Dr. RUGOVA: Shpresojmë që në zgjedhjet e 22 marsit të fitojë PD
Dr. BUKOSHI: I kemi ofruar dhe i ofrojmë përkrahje të plotë kësaj fitoreje
Po japim të plotë tekstin e reportazhit, të shkruar nga Elez Biberaj e të transmetuar pardje nga «Zëri i Amerikës»:
Në një zhvillim të jashtëzakonshëm për personalitetet më të njohura të Kosovës kanë deklaruar publikisht mbështetjen për Partinë Demokratike Shqiptare dhe partitë e tjera të opozitës. Siç duket të bindur se komunistët shqiptarë tashmë janë të paaftë për ta qeverisur vendin, udhëheqësit kosovarë kanë frikë se fitorja e komunistëve në zgjedhjet e ardhshme do të kishte pasoja katastrofike për vendin dhe për mbarë kombin shqiptar. Ata janë të bindur se fitorja e Partisë së Punës sot Partia Socialiste, do të çonte në thellimin e mëtejshëm të krizës, ndërsa fitorja e Partisë Demokratike do të çonte në rivendosjen e rendit e të qetësisë dhe në shtimin e mbështetjes së gjithanshme për Shqipërinë nga vendet demokratike. Në krijimin e një përkrahjeje të tillë kosovarët janë ndikuar edhe nga ngjashmëritë midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialiste të Serbisë të kryesuar nga Slobodan Millosheviçi. Përveç kësaj kosovarët janë të zhgënjyer nga fakti se mjetet e informacionit të kontrolluara nga komunistët nuk u kanë kushtuar vëmendje të dukshme
(Vijon në faqen 2)
«Y jet» e PS-së
SHKELQIMI DHE RËNIA E ZOIT NANO
«Y jet» e PS-së SHKELQIMI DHE RËNIA E ZOIT NANO Për dhjetë vjet z. Nano u përpunua në laboratorët e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste. Aty gëzonte besimin e plotë të shoqes Nexhmije. Benjamini i saj i binte kryq e tërthor Evropës. Hartonte leksione ekonomike. Ga- nga lideri i PP me këtë deklaratë: «E vlerësojmë Enver Hoxhën për vitet e Luftës, për performën agrare, për industrializimin e vendit, për arsimin e kulturën». Politikisht dhe diplomatikisht me mendje të hollë ashtu siç e vlerësonte edhe trakti i shpërndarë… Gatoi mekanizmin e ri ekonomik. Foli edhe për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta. Kudo u formua bindja se shoku Fatos Nano ishte ekonomisti më i madh i përgatitur në epokën e socializmit. Por, kjo ishte vetëm pjesa e dukshme e ajsbergut. Shoqja Nexhmije kishte përgatitur diçka tjetër. Pritjet vetëm koha e përcaktonte. Dhe koha erdhi. Viti ’91 duhet konsideruar si viti i shkëlqimit të z. Nano. Një herë sekretar shteti dhe dy herë kryeministër i qeverive të përgatitura nga Partia e Punës. Pas një skenari të përgatitur me mjeshtëri nga rallë Tosi mori drejtimin e Partisë Socialiste në Kongresin e 10-të të Partisë së Punës. Nga nga ky moment humbi ekonomisti dhe doli në skenë politikani. Një politikan i ri i veshur me petkun e Institutit të Marksizëm-Leninizmit. Zonja Nexhmije kërkonte duart. Beniamini i saj doli në krye. Dhe Fatosi është me karakter; nuk i harron bamirësitë. Në Konferencën e parë të PS e mohoi trashëgiminë Hoxhën për vitet e luftës, për reformën agrare, për industrializimin e vendit, për arsimin e kulturën». Politikën dhe diplomat i shpërndarë në prag të zgjedhjeve të 31 marsit të vitit të kaluar. ...Por shkëlqimi i zotit Nano nuk zgjati për shumë kohë. Tani i erdhi radha rënies së karrierës së tij. Më shpejt se kushdo këtë e kuptoi populli. Po sjellim dy fakte. Guxoi z. Nano të shkonte në Tropojë. U zhgënjye nga pritja që i bëri populli. Në paktën pesëqind mijë besim. Në takimin që bëri akademiku Rexhep Qosja në Shkodër nuk shkoi vetë, por dërgoi një mesazh. Mesazhin nisi ta lexojë zoti S. Stanka. E gjithë salla shpërtheu në (duartrokitje)?... Jo, zoti Nano, por në thirrje: «Nuk e durojmë më hipokrizinë». «Largohuni nga podiumi»... Shenja të këqija në prag zgjedhjeje. Një vit më parë zoti Nano me zi u bë deputet në raundin e dytë të zgjedhjeve. Këtë radhë mund ta shpëtojë vetëm proporcional... Paterica për një shkëlqim të rremë, pas rënies së vërtetë.
EDHE PARTINË SOCIALISTE DO TA NDIHMOJMË AMERIKA
NJOFTIM MBI SHTYRJEN E VIZITËS NË SHQIPËRI TË KRYEMINISTRIT ITALIAN XHULIO ANDREOTI
Nënkryetari i Internacionales Kristiandemokrate, që ka në anëtarësinë e saj 75 parti nga gjithë bota, senatori italian z. Bernasola, njoftoi me telefon kryetarin e PD, z. Sali Berisha se kryeministri italian z. Xhulio Andreoti shtyn Vizitën e tij dhe do të vijë në vendin tonë pas zgjedhjeve për t’u takuar me një qeveri demokratike.
Arsyeja e shtyrjes së kësaj vizite që ishte planifikuar më 21-22 shkurt, është se kryeministri demokratian nuk dëshiron që vizita e tij të mund të interpretohet gjatë fushatës elektorale si përkrahje për pushtetmbajtësit e so- partia e tij dhe qeveria e z. Andreoti përkrahën përfundimisht vetëm forcat demokratike dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri.
Nënkryetari i Internacionales Kristiandemokrate senatori Bernasola, i kërkoi z. Berisha të informojë për këtë vendim anëtarët dhe simpatizantët e PD dhe opinionin demokratik shqiptar.
Kryetari i PD, z. Berisha, i kërkoi z. Bernasola t’i transmetojë përshëndetjet e përzemërta z. Andreoti dhe të sigurojë se pas zgjedhjeve ai do të pritet në Shqipëri si një mik i shquar i vendit tonë.
Shoku Zyhdi ruan pronat e PS
Qeveria e Stabilitetit pakëson pronat e PS. Qeveria e Punës ia shton.
Qeveria e kryesuar nga ish-kryeministri Ylli Bufi nxorri vendimin për vlerësimin e mjeteve kryesore të partive.
Vendimi Nr. 402, datë 4.11.1991 i jep 10 zyra, 3 autovetura dhe sallën e godinës të ish-komitetit drejtues të Partisë Socialiste dhe asnjë fjalë për partitë e tjera në rrethin e Matit.
Lidhur me këtë veprim jo të rregullt ne protestuam energjikisht. Një letër e Këshillit të Ministrave Nr. 2625, datë 13.11.1991 sanksionon 5 zyra dhe 1 autoveturë për Partinë Socialiste.
Por, për çudi, një letër e mëvonshme e Këshillit të Ministrave... (Vijon në faqen 2)
Bullgaria nën goditjet e PSSH
«ZP» zbulon «lidhjet» e fshehta Sofie-PD - Në Bullgari, sipas të dhënave të marra nga «TANJUG»-u, ka filluar «Gjuetia e shtrigave», kundër socialistëve - «ZP» pohon se «Bullgaria është shtet fashist»!
Në kryeartikullin e «Zërit të Popullit» të datës 12 shkurt 1992, me titull «Skenari i PD dhe Bullgar» goditet krejt papritmas një vend mik dhe të cilit shqiptarët kanë ushqyer gjithmonë simpati të veçantë.
Qysh në titull, lexuesi befasohet nga mënyra tërësisht-leniniste e konceptimit të problemit.
Le t’i analizojmë akuzat sipas radhës që ka ndërtuar z. Ulqini, sekretar i PS për Tiranën.
Akuza e parë: Shtrohet në trajtën e një pyetjeje retorike: «Ç’ka ndodhur, çfarë urdhëri ka ardhur, ç’skenar po përsëritet që PD u detyrua të ndryshojë tonin e gjuhën tani në prag të fushatës elektorale?» Në vijim jepet shpjegimi i qartë që Bullgaria i jep udhëheqjes opozitare shqiptare dhe drejton PD.
Akuza e dytë: Opozita bullgare ka përdorur dredhi spektakulare për të ardhur në pushtet. Ajo është shumë e egër në fillim, pastaj u zbut në fushatë për t’u egërsuar sërish pas fitores në zgjedhje..
Akuza e tretë: Opozita bullgare gënjeu popullin se nuk do t’ua jepte tokën çifli-
(Vijon në faqen 4)
Deputetit Petrit Llaftiu iu dha mes dhimbjesh lamtumira e fundit
Dita e dielë e datës 16.2.1992 qytetin e Shijakut nuk kish si të mos ishte e veçantë.
Kishin shkuar gjashtë 24 orësh që kish rrahur për herë të fundit zemra e madhe e këtij ndërtuesi dhe aq të ndershmit, deputetit Petrit Llaftiu.
Dhe tash sjellim ndërmend me nostalgji kontaktin tonë të fundit me të: ishte një FAX i shkruar nga dora e tij me një shkrim të vështirë e të shqetësuar si vetë ngjarja që përshkruante në të. I adresuar zyrës së informacionit të PD dita dy para fatkeqësisë. Ai kërkonte të niseshin urgjentisht shoferat për 14 mause me ndihma që prisnin në Trieste. Nga thelbi i zemrës dhe shpirtit human thërriste: «Janë dhurata për popullin. Nxitoni!...»
Nuk mund të mos kujtojmë transmetimet tona nga puna në Parlament, ku ju kemi përcjellë edhe diskutimet e thjeshta plot filozofi popullore që mbartnin mendimin demokratik e korigjues ent të deputetit të PD, Petrit Llaftiu. Ndërsa sot, për fatin e keq e të hidhur, po shkruajmë kroni-
(Vijon në faqen 2)
«ZP» NË SULM
MUSA DOBROVODA DHE TANJUGU
Ose kopja dhe origjinali
Druze Musa Dobrovoda (pseudonimi «Ulqini»), një nga udhëheqësit kryesorë të Partisë Socialiste që me sa duket përfaqëson «ajkën» e inteligjencies socialiste në këtë parti, në shkrimin e tij të famshëm me titull «PD dhe skenari bullgar» dhe nëntitull «Kopja dhe origjinali» i referohet në dy paragrafë agjencisë jugosllave (serbosllave) të lajmeve Tanjug.
Pavarësisht se druzhe Dobrovoda nuk e përmend, nuk është e vështirë të merret vesh se lajmi i cituar kishte si burim agjencinë Tanjug të datës 7 shkurt.
Musai thërret në ndihmë Tanjugun. So mos është hera e parë që komunistët shqiptarë kërkojnë ndihmë në Beograd. Druzhe Dobrovoda duket se ka të lehtë të bëjë këtë punë, sepse, siç duket, i vjen në ndihmë edhe mbiemri. Falënderojmë «shokun» Dobrovoda si sidomos për nëntitullin, i cili i shtohet shumë, i qartë: Unë jam kopja, origjinali gjendet në Beograd. Hvala druzhe Dobrovoda!
LISTAT E ZEZA TË PARTISË SOCIALISTE.
Po t’u referohemi deklaratave, sqarimeve dhe komenteve të zëdhënësit të Partisë Socialiste, si dhe të fletushkave «Zëri i popullit» dhe «24 orë» në listat e zeza të kësaj partie deri tani kanë hyrë:
1. Ambasadori amerikan W. Ryerson
2. Akademiku prof. dr. Rexhep Qosja
Këta të dy për shkak se nuk kanë lejuar që gjënjeshtrat e fabrik uara në «Pallatin e Endrrave», na falni, në Komitetin Qendror të PPSH, na falni, në Komitetin Drejtues të PS, t’i hanë edhe të tjerët.
3. Dr. Ibrahim Rugova
Për shkak se ka deklaruar se mbështet fitoren e opozitës në zgjedhjet e ardhshme.
Kaq deri tani. Pritet që së shpejti në këtë lista të futen edhe:
4. Adem Demaçi
Për shkak se në intervistën e fundit dhënë «Zërit» të Prishtinës ka deklaruar se «Unë do të votoj për PD».
5. Xhulio Andreoti,
Për shkak se njoftoi anulimin e vizitës së tij në Shqipëri javën e ardhshme dhe që ajo të mos interpretohet si mbështetje për socialistët. Zoti Andreoti e bëri të qartë se Italia mbështet fitoren e opozitës demokratike në zgjedhjet e ardhshme.
Harrruam të citojmë se në këtë lista figuron prej kohësh edhe...
6. Shkrimtari Ismail Kadare, i cili, në një intervistë dhënë gazetës «Zëri i rinisë» disa kohë më parë, zellin e PS për të mbetur në pusht-
(Vijon në faqen 4)
NDIHMA ËSHTË KONKRETE!
VOTONI PËR DEMOKRACINË! PARTINË DEMOKRATIKE DHE ALEATËT E SAJ I MBËSHTESIN EVROPA DHE AMERIKA!
PD DHE OPOZITA DO TA ÇOJNË KOMBIN DREJT QETËSISË, DEMOKRACISË E PASURIMIT
- Kryeministri i Italisë, Xhulio Andreoti, shtyn vizitën e tij në Shqipëri pasi nuk dëshiron të takohet me pushtetmbajtësit.
- Kryetari i LD të Kosovës, Ibrahim Rugova, deklaron se po të ishte qytetar i kësaj gjysme të shtetit shqiptar do të votonte për PD-në.
- «ZP» jep njoftimin se «Zëri i Amerikës» është shndërruar në «Zëri i Sali Berishës» që e përkthyer shqip nga punistja do të thotë se SHBA është me ne.
EDHE PARTINË SOCIALISTE DO TA NDIHMOJMË AMERIKA
NDIHMA ËSHTË KONKRETE!