PS në gjykimin e shifrave
- Sa më shumë afrohet dita e zgjedhjeve aq më shumë u bien trumbetave liderët e PS dhe gazetaret e «ZP». Parulla. Deklarata. Demagogji. Mbi të gjitha spikat njëra: Partia Socialiste është partia më e madhe. Po çfarë tregojnë statistikat? Duke lexuar artikullin e mëposhtëm arrin në përfundimin: «Zotërinj, gënjeni për mos e kaloni masën!»
Është e njohur braktisja që i bëjnë PP bashkë me të edhe PS, 20 mjekë nga më të njohurit e Shqipërisë në komplekset e spitaleve të Tiranës.
Në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike «Vojo Kushi» nga 20 antarë të PP (S), kanë mbetur rreth 3-4 të tillë. Ndërkohë që PD ka rreth 40 antarë.
Në Ndërmarrjen Hidrogjeologjike, nga rreth 14 antarë tani rezultojnë 8 antarë të PS, përballë 49 të PD.
Në Ndërmarrjen Gjeologjike Tiranë nga 70 anëtarë të PP(S) tani numërohen rreth 50 dhe njëkohësisht vazhdon braktisja e metejshme e shoqëruar bile edhe me djegie demonstrative të teserash të PS... Këtu PD ka 70 anëtarë.
Në fshat, atje ku PS pretendon se ka bazën e vet, eksodi është edhe më spektakolar. Në fshatin Bërryl nga rreth 27 anëtarë të PP(S), kanë mbetur 13. Nga këta teserat e PS i kanë 2-3 vetë, kurse të tjerët nuk do ta përfaqësojnë PS dhe do të votojnë rër PD. Këtu PD ka 86 anëtarë.
Në Mazrek nga 18 anëtarë të PP(S), evidentat tash tregojnë rreth 12 të tillë, ndërkohë që shumica e tyre po e kundërshtojnë anëtarësimin në PS, duke u larguar përditë. PD këtu ka 30 anëtarë.
(Vijon në faqen 2)
IMAZHI I FITORES SE PS NE ZGJEDHJE
Një fitore si e Pirros
Fitorja në zgjedhje e PS duhet të nënkuptojë, së pari fitimin e shumicës së vendeve në parlamentin e ardhshëm dhe së dyti krijimin e një qeverie vërtet socialiste, pasi partitë opozitare e kanë deklaruar që nuk bëjnë aleancë me PS.
Le ta nisim nga pika e dytë. Pyetja është e thjeshtë. A është e aftë Partia Socialiste të krijojë një qeveri që të ketë besimin e popullit por edhe të Amerikës e Evropës për ta nxjerrë Shqipërinë nga kjo gjendje e mjeruar ekonomike? Ndryshe, a duhet të fitojë Partia Socialiste në zgjedhje. Një njeri me mendje të kthjellët thotë: Jo, sepse Partia Socialiste është... trashëgimtare e denjë politike e morale e PP, e asaj partie që i solli Shqipërisë dëme të pallogaritshme ekonomike e politike. Jo sepse përvoja e qeverisë komuniste NANO Nr. 1 dhe NANO Nr. 2 është tepër e hidhur që populli t’i besojë një qeverie socialiste NANO Nr. 3. Jo, sepse kjo është edhe dëshira e djathtërës mizera refugjate, të cilët me lot në sy e me zërin që u dridhet kërkojnë të votojnë edhe ata për demokracinë. Jo, sepse kjo është dhe amaneti i dëshmorëve të demokracisë: i Arben Brocit me shokë, që dha jetën për të mos lejuar që murteja e kuqe të shkaktonte vuajtje të reja popullit shqiptar. Jo sepse besimi, pra, edhe ndihma që mund të ketë një qeveri socialiste nga Evropa dhe Amerika ka qartë në vizitat duraboshe të F. Nanos në maj 1991 e aq më tepër sot kur ky besim nuk ekziston. Për këtë mjafton të kujtojmë deklaratat e qeveritarëve të lartë italianë, gjermanë, francezë etj., e së fundi edhe fjalët e ambasadorit amerikan. Të gjitha këto të çojnë në përfundimin se socialistët nuk mund të fitojnë shumicën e vendeve në parlamentin e ardhshëm. Kjo bëhet aisoma më e besueshme kur mendon se më 31 mars megjithëse terrorin e organizuar shtetëror në qytete e veçanërisht në fshatra, PP mezi arriti të sigurojë vetëm 66 përqind të votave. Në këtë kushte lind pyetja; Çfarë kupton me fitore në zgjedhje Partia Socialiste, kur me siguri që nuk mund të marrë shumicën e vendeve në parlamentin e ardhshëm dhe kur opozita është një bllok i vetëm? PS nuk quan fitore në zgjedhje marrjen e shumicës së votave por diçka tjetër dhe pikërisht fitimin e mbi 1/3 së tyre. Në rastin e mbi 1/3 aritmetika e PS është e thjeshtë: të propagandojë me të gjitha forcat fitoren në zgjedhje, të cilën ajo vetë e di që nuk e ka, për të fituar në pakën mbi 1/3 e votave që t’i japë mundësinë të marrë pjesë në qeverinë politike të vendit. Përsë në këtë mënyrë PS kërkon një fitore morale si Pirros! PETRQA SHQOMO
«ZP» jashtë ndi...ma v e ndërkombëtare
Opinione
Nuk gjen paragraf e faqe të «ZP» ku të mos flitet për ndihmat e mëdha ekonomike që do t’i japë bota Shqipërisë, në qoftë se në zgjedhje do të fitojë PS.
Për ndihmat shkruan e diskuton kryetari i partisë, zoti Fatos Nano. «Ison» po për ndihmat ia mban edhe zoti Servet Pëllumbi. Ndihmat janë në qendër të diskutimeve edhe kur takohen me elektoratin zotërinjtë Ruçi, Dede, Dokle, Dobrovoda etj. Dhe kanë të drejtë të flasin me këtë gjuhë. Jemi në fushatë elektorale... Pas zgjedhjeve ndryshon pllaka. Në qoftë se nuk ndihmon bota, kjo jo për faj të PS. Ajo e ka bërë punën e saj: ka propaganduar për ndihmat. Psh askush nga radhët e saj nuk gjen përgjegjësi. Parashikohet aty letër, pajisje, makina shkrimi, kompjutera etj. Deri tani kanë ardhur 20 tonë letër. Këto ditë priten të vijnë edhe 100 tonë të tjera
Nga ky program është përjashtuar gazeta e vetme e përditshme, organi i PS «Zëri i popullit». Pse? Në mirë se kushdo e dinë drejtuesit e «ZP».
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nëpërmjet ambasadës së tyre kanë një program të madh për të ndihmuar ecurrinë e shtypit shqiptar. Parashikohet që së shpejti të fillojë puna për ndërtimin e një shtypshkronje. Janë shpërndarë kompjutera, laboratorë fotografikë, magnetofona dhe pajisje të tjera. Këto ditë ambasada
toratin zotërinjve Ruçi, Dede, Dokle, Dobrovolca etj. Dhe kanë radhët e PP dhe më vonë të PS nuk ngriti ndonjë akuzë ndaj zotit Fatos Nano, që, duke qenë kryeministër, vajti dhe erdhi nga Londra duarbosh.
Veçse të habit fakti që për ndihmat nga bota flasin edhe gazetarët e «ZP». Ndodh kjo pikërisht në kohën kur kjo gazetë, organ i PS, është përjashtuar nga ndihmat ndërkombëtare në fushën e gazetarisë. Le të gjykojmë me gjuhën e fakteve.
Disa javë më parë, një fondacion amerikan hartoi një program ndihmash për shtypin shqiptar.
Edhe nga ky program është lënë mënjanë gazeta më e vjetër, organi i Partisë Komuniste në vitet e luftës, organi i Partisë së Punës në vitet e ndërtimit të socializmit dhe organ i Partisë Socialiste në këto ditë të ndërtimit të shoqërisë kapitaliste, gazeta “Zëri i popullit”.
VËZHGUESI
Takim i zotit Sali Berisha me zotin Xhefri Pati
Ditën e hënë në aeroportin e Rinasit arriti një delegacion i Partisë Konservatore Angleze i kryesuar nga Z. Xhefri Pati, N/Kryetar i kësaj partie dhe deputet në Parlamentin Britanik.
Delegacioni u prit në aeroport nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe sekretari i kësaj partie Z. Eduard Selami. Ata patën një takim në selinë e PD. Në fjalën e tij Z. Sali Berisha e falënderoi z. Xhefri Pati për mbështetjen që Partia Konservatore dhe Parlamenti Britanik i (Vijon në faqen 4) fjalët e tij. By nga më të rëndësishmet e tij «Mbi zgjedhjen komplekse të ndërtimit të socializmit fle fsheht në RPSSH» (me bashkautor) dhe tjera teza e disertacionit të tij «Probleme të përsosjes së planifikimit në bujqësi» e karakterizojnë tamam docentin Pati. Pikërisht ky shkencëtar i duhet akoma P(P)S që në petkun e të paangazhuarit të vetëqetë nga njëra qeveri shqiptare në tjetrën dhe në detyrën e zv-kryeministrit të firmosë si ua do puna ustallarëve të tij. Një prej tyre është edhe ajo e ndarjes së pronave të PP. Me vendimin 402 dt. 1. 11. 91 «Për ndarjen e mjeteve kryesore që kanë qenë në përdorim të PPSH» përcaktohej që komitetet të PS në re-
Metamorfoza e zotit Pepa
- Zv. kryeministri firmos e vulos si dëshirojnë ustallarët e tij -
Thonë që Zydhi është një komunist-socialist pa të meta në xhep. Të tjerë e cilësojnë si intelektual të paangazhuar dhe talent madje e glorifikojnë si numrin një në fondacionin e shkencave ekonomike bujqësore.
Por njeriut në fund të fundit i flet vepra. Dy nga më të rëndësishmet e tij «Mbi zgjidhjen komplekse të ndërtimit të socializmit në fshat në RPSSH» (me bashkautor) dhe «Tjera teza e disertacione të tij që docentin e këtij fakulteti në universitetin e Tiranës. ... dhe të japësh 10 zyra, 2 automjete, salla e pleniumit me gjitha pajisjet e tjera dhe që të gjitha këto pa pagesë. Nuk kaluan dy javë dhe me shkresën 2625 dt. 13.11.91 firmosur nga z. Pepa komiteteve të PS u jepen deri 5 zyra e një automjet. Kalon muaji, bie Qeveria e Stabilitetit dhe Zydhi përsëri si zv kryeministër i qeverisë teknike firmos shkresën tjetër me nr. 2691 dt. 30.12.91 ku urdhëron që komiteteve të PS t’u jepen 10 zyra, dy automjete dhe një sallë mbledhjeje. Të bën përshtypje metamo- bëhen përshtypje metamorfoza pushtetore e këtij komunisti pa tesere për të privilegjuar PS-në dhe diskriminuar gjithë forcat e tjera politike. Në shkrimin e fundit z. Zhy[d]iu thotë se vendimi është marrë në konsultim me komitetet pluraliste të rretheve. Duam të dimë cili është ai komitet pluralist rrethit që e ka miratuar këtë gjë. Mos vallë identifikoni kryetarët punistë të këtyre komiteteve me vete komitetin? JEMIN GJANA sekretar i degës së PD, Pogradec
Bir Selmani i nënës...
AGJITACION E PROPAGANDE
- Ambasadori i Republikës Çeke dhe Sllovake ndërhyn! -
Pasi ia treguan vendin Gafrit dhe i vunë kufirin tek thana ambasadorit të SHBA në Tiranë, madje të gjithë ambasadasë amerikane; pasi paralajmëruan Andreotin të ketë mendjen e të mos përzihet në punët e brendshme të vendit tonë, liderët e PS nuk ia këputën gjumit të vetëkënaqur. Menjëherë ata treguan se janë gjithnjë vigjilentë dhe se armiku kushtodogë, ngaqë, siç nuk e ka pasur të lehtë të veprojë në kohën e të ndjerit Enver Hoxha, nuk do të ketë kurrë të lehtë të veprojë kundër socializmit në Shqipëri.
Këtë herë në shënjestër është vënë ambasadori i Republikës Çeke dhe Sllovake, apo siç i bie shkurt “Zëri i popullit” duke treguar mungesë njohurish politike, gjeografike e gjuhësore, ambasadori i Çeki-Sllovakisë. Për zhvendosjen e PS, “Zëri i popullit”, për të arritur në vendimin e tri partive kryesore të opozitës demokratike për paraqitjen e kandidatëve të përbashkët në disa zona në zgjedhjet e ardhshme, «u deshën, ndoshta, edhe udhëzime nga miqtë e jashtëm. Para disa ditësh, vashdon «ZP», ambasadori i Çeki-Sllovakisë e pyeste liderin e PD - ç’po bëni për koalicionin me partitë e tjera?». Kështu, pas një pyetje fare të thjeshtë, socialkomunistët tanë janë në gjendje të vlerësojnë se qëndron një udhëzim!
Të shkretët! Nuk janë mësuar të ecin kurrë me këmbët e tyre, të gjykojnë me mendjet e tyre, të vendosin sipas bindjeve të tyre.
B. T.
Lajmëritë
Në datën 27 shkurt në orën 10 zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike
Kryesia e PD
Sot në orën 12.00 në stadiumin «Qemal Stafa», bëhet një miting festiv me rastin e hapjes së fushatës elektorale. Marrin pjesë drejtuesit e PD dhe shumë artistë dhe humoristë të shquar.
Partia Demokratike, Dega e Tiranës
FITORJA E OPOZITËS DEMOKRA-TIKE ËSHTË URDHËR I KOHËS
(Intervistë e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë gazetarëve Mitro Çela e Filip Çakuli gjatë një takimi miqësor në Paris)
-Opozita më në krye Partinë Demokratike është e vetmja forcë që i takon e ardhmja.
-Është e vetmja shpresë e Shqipërisë. E vetmja rrugëzgjidhje dhe i vetmi shans.
-Kam besim se të gjithë do ta kuptojnë këtë gjë.
PYETJE: Ju si shkrimtar jeni lidhur shpirtërisht me Atdheun e ç’ka e dëshmon edhe vepra juaj. Tani që jeni larg Shqipërisë si i mbani lidhjet me të?
PËRGJIGJE: Ka shumë mënyra për të mbajtur lidhjet me vendin tënd. Disa janë të dukshme e disa jo. Lidhet e dukshme janë letrat, telefonat, takimet, intervistat. Lidhja tjetër, ajo e padukshmja, është një nivel tjetër, do të thosha më superiore. Ajo njëmendësohet edhe kur mungojnë letrat e telefonat. Kjo lidhje, në rastin tim mbetet letërsi.
PYETJE: Ta bëjmë pyetjen e parë sepse ka zënë brenda dhe jashtë vendit tonë që thoni se Kadareja e ka braktisur Shqipërinë. Në vazhdim të pyetjes mund të na thoni diçka rreth veprimtarisë suaj në interes të kombit?
PËRGJIGJE: Nuk dëshiroj të bëj publicitet asnjë përpjekim të bërë për Shqipërinë. As që është nevoja për një gjë të tillë. Unë bëj atë që do të bënte çdo shqiptar normal. Meqenëse mundësitë e mia janë shumë më të mëdha se të një shqiptari të zakonshëm, edhe ajo që bëj është më e rëndësishme. Këtu s’është vendi as për mendjemadhësinë e as për modestitë shtirur. Është thjesht një e vërtetë. Që të flas më konkretisht: përveç punës sime si shkrimtar, që do të ishte e mjaftueshme për ta patur ndërgjegjen të qetë se diçka ke bërë për vendin tënd, përpiqem të bëj më tepër. Ndoshta në të ardhmen do të botoj shënimet e përdithshme si edhe letërkëmbimin tim me shumë personalitete e shefa shtetesh, çka do të pasqyrojë një pjesë të jetës sime jashtë letërsisë. Mendoj se përveç të tjerash Shqipëria ka nevojë do të ketë nevojë për një histori të gjatë për njohje. Njohja nuk është as luks, as lavdi. Njohja është një dimension vital për vendin tonë. Pa të Shqipëria nuk mund të ketë jetë normale në familjen e popujve.
PYETJE: Është për t’u ardhur keq, por sot në Shqipëri egziston një mani që jo rrallë shndërrohet në histeri kolektive për të denigruar e shkatërruar vlerat që u mbeten të kombit. Si e gjykoni këtë marrëveshje kolektive?
ne histori të kombit. Si e gjykoni këtë marrëveshje kolektive?
PERGJIGJE: Psikoza e rrënimit tregon dobësinë e një kombi. Le ta pranojmë që kombi shqiptar në kohën e sotme ka rënë në depresion të përkohshëm. Mendoj se është një sëmundje sa e shpjegueshme aq dhe kalimtare. Pas depresionit do të vijë rilindja.
Psikozat kolektive janë të studi[uara?] ende pak, e aq më pak ato të komunizmit. Ka shumë faktorë që i nxitin. Demokracia është si një diell i fortë mbi një trup të pamësuar. Rrezatimi i tij nxit komplekse nga më të papriturat. Njerëz që gjerë dje dukeshin normalë, befas gjenden të ndryshuar. Hapën orkes[e?] të panjohura, pasione dhe mllefe të ndryshura. Krah[a?]ash fanatikërisë shpërthen egoizmi, etja e tërbuar për karrierë, për liderizëm, për famë. Duk[e?] një çast se të gjithë po rëmbejnë
(Vijon në faqen 4)
- VOTONI PËR PD, PËR DEMOKRACI DHE LIRI, PËR DREJTËSI DHE BARAZI PËRPARA LIGJIT
- DUKE VOTUAR PËR PD VOTOJMË PËR NJË JETË MË TË SIGURTË, PËR NJË TË ARDHME MË TË MIRË
Lajmërime
NJOFTIM
Kryesia e PD-së dhe këshilli botues i gazetës «Tribuna Demokratike» sqarojnë se numri 3 i gazetës «Tribuna Demokratike» ka dalë pa autorizimin dhe kontrollin e këshillit botues.
Disa nga materialet e botuara janë jashtë vijës së PD dhe janë futur thjesht me dëshirën e gazetarit Mujo Bucpapa. Ai ka atakuar nga pozicione personale disa anëtarë të këshillit drejtues të PD-së.
Kryesia e Degës së PD-së të Tiranës dhe këshilli botues i «Tribunës Demokratike» i kërkoj falje lexuesve për nivelin e këtij numri!
Kryesia e PD në Tiranë