Opinione
DASHURIA E POPULLIT PËR FATOSAT E ENVERIT
- Monolog he dialog: Fatos - popull -
Pyetje: Në cilin shtet do të mbështetet PS-ja po fitoi në zgjedhje?
Përgjigje: - Në forcat tona dhe shtetin shqiptar.
Pyetje: Ç’mendim keni për vrasjet në Shkodër?
Përgjigje: - Vrasje politike me probleme fetare. Unë i di vrasësit, fej(a) po e përçan popullin.
Pyetje: - Mendimi juaj për mesazhin e Andreotit dërguar PD-së?
Përgjigje: - Andreoti është i parëndësishëm. Ai s’do të marrë pjesë në qeverinë e ardhshme italiane.
Pyetje: - A e deklarata e të huaj?
Përgjigje: - Nanon vazhdoj me deklarata të tjera:
- Qeveria amerikane i ka tërhequr vëmendjen ambasadës së saj në Tiranë për qëndrimin e saj ndaj PD-së.
- Në Gjermani ka shumë lypsa sa dhe të varfër. Njërit prej tyre unë i dhashë cigare...
Pyetës se ju jeni me xhepa të shpuar, si do të bëni rimbëkëmbjen ekonomike, shoku Fatos lu përgjigji: E vënë me bast se kush ma më shumë lekë në xhep? -Ti, - u përgjigj pyetësi, - se ke vjedhur. Ndërsa pyetës pyetës pa lekë vetëm të moshuar në sallë, shoku Fatos iu përgjigj:
«S’ka gjë, këta janë baballarët e të rinjve».
Pyetjes të dinlogut Fatos - popull në Berat.
* * *
Në ish-organin e KQ të PP
(Vijon në faqen 4)
VËLLEZËR FSHATARË!
LIGJI I TOKËS DO T’U JAPË FSHATARËVE TË DREJTA TË PLOTA PËR TA TRASHËGUAR ATË, PËR TA DHËNË ME QIRA, PËR TA DHURUAR, PËR TA LËNË PENG, DUKE LEJUAR SHITBLERJEN E TOKËS BUJQËSORE VETËM PËR SHTETASIT SHQIPTARË
«NE DO TË FITOJMË»
- Mesazh i fuqishëm nga mitingu i Partisë Demokratike me rastin e fillimit të fushatës elektorale
- Perëndimi do të investojë në Shqipëri kur ajo të ketë një qeveri demokratike — mesazh nga Anglia nëpërmjet z. Xhefri Pati —
Më dt. 26. 2. 1992, në mesditë, në stadiumin kombëtar «Qemal Stafa»-Partia Demokratike organizoi një miting festiv me rastin e fushatës elektorale.
Përveç rreth 15 mijë anëtarëve dhe dashamirësve të PD merrnin pjesë edhe kryetari i PD. prof. dr. Sali Berisha, sekretari i PD Eduard Selami, anëtarët e komisionit drejtues të PD, Rexhep Uka, e Blerim Çela, si dhe nënkryetari i Partisë Konservatore të Anglisë dhe deputet në parlamentin Anglez, zoti Xhefri Pati.
Mitingun e hapi kryetari i PD për degën e Tiranës, prof. dr. Ylli Vejsiu, i cili, pasi foli shkurtimisht për rëndësinë e fushatës elektorale të 22 marsit, ia dha fjalën prof. dr. Sali Berishës.
Derisa ngjitet në tribunë zoti Berisha shoqërohet me duartrokitje entuziaste dhe me thirrjet «Li-ri-Demokraci», «Do fitojmë apo jo? Po, Po», «Poshtë komunizmi», «E duam Shqipërinë pa Ramiz Alinë».
Zgjedhjet e 22 marsit, - tha në fillim të fjalës së tij zoti Berisha, - do të shënojnë fitoren përfundimtare të demokracisë në Shqipëri, realizimin e ëndrrave dhe idealeve për të cilët shqiptarët pritën, vuajtën gjysmën shekulli nën thundrën komuniste.
PD është e bindur se zgjedhjet e ardhshme do të fitojë, sepse ajo paraqitet sot para popullit shqiptar, para frontit demokratik ndërkombëtar si një parti që bashkohet krejtësisht në parimet e Helsinkit.
PD do t’i fitojë zgjedhjet sepse ajo i dallon me luftë e përpjekje të përbashkëta me të gjitha forcat demokratike në Shqipëri që brenda një viti t’i rikthejë shqiptarëve liritë themelore të individit.
PD, - theksoi më poshtë zoti Berisha, - do të fitojë se ajo u rikthen shqiptarëve lirinë e pronës private, pa të cilën nuk mund të gëzohet asnjë liri tjetër politike. PD do të fitojë sepse ajo ka besim min e mbare forcave demokratike në Shqipëri, por ajo u provua e dhe në arenën ndërkombëtare si forcë kryesore politike, e cila mund ta integrojë Shqipërinë në të gjitha strukturat ushtarake, politike, ekonomike, sociale të Europës së qytetëruar.
PD do të fitojë sepse ajo është e bazuar në ideologjinë kombëtare, ajo përzuri njerëz e përgjithmonë për në stepat e Rusisë Lenini e Stalini.
PD do të fitojë sepse ajo i ka mbajtur dhe i mban premtimet, sepse shumica e atyre, që në këto frikën e terrorit më 31 mars 1991 votuan për PP, sot janë rreshtuar me forcat demokratike.
PD do të fitojë sepse do t’i krijojë punëtorit kushtet e punës së lirë, e cila është treguar gjithnjë superiore mbi punën e detyruar.
PD do të fitojë zgjedhjet e ardhshme sepse ajo është e vetmja forcë politike, e cila e ka me sinqeritet dhe të realisojë pajtimin kombëtar.
Ne, - nënvizoi kryetari i PD, z. Berisha, - po luftojmë dhe të gjithë së bashku do të rikthejmë shqiptarët vlerat e tij kulturore.
Ne do të krijojmë demokracinë për të gjithë.
Pasi u bëri thirrje forcave demokratike në Shqipëri që në këto fushatë elektorale të tregojnë dinjitetin qytetar, kulturën dhe dialogun, tolerancën, argumentin e ti kemi së armë kryesore për të fituar përfundimisht te demokraci. z. Sali Berisha në fund theksoi:
- Deviza jonë ka qenë dhe mbetet: Ne demokratët nuk ka të vunuar, rruga e lirisë është e hapur për të gjithë.
Pastaj e mori fjalën nënkryetari i Partisë Konservatore Angleze z. Xhefri Pati i cili ndër të tjera tha:
Miqtë e mi shqiptarë;
- Më 22 mars ju keni të ardhmen e fatit tuaj në duart tuaja. Dera po hapet për ju, për të hyrë në demokraci. E drejta juaj është që të jetoni si shqiptarë të lirë dhe pa tirani e shtypje.
Shqipëria ka qenë e njohur si një vend tragjik e i humbur, me njerëz të burgosur brënda kufijve të këtij vendi.
Tani miqtë tuaj në Europën Perëndimore presin kthimin tuaj në familjen Evropiane të kombeve. Vetëm ju mund të vendosni për këtë. Asnjë i huaj nuk mund të vendosë për ju.
Ju keni zotin Berisha një udhëheqës të shquar. Unë do të doja të shihja një njëri si ai në vendet e tjera ish-socialiste.
Sali Berisha ka bërë shumë njerëz miq të Shqipërisë gjatë udhëheqjeve të tij jashtë, sidomos në Angli. Çështja që do të vendoset më 22 mars është krejt o qartë, Shqipëria ka nevojë për investime perëndimore për të nxjerrë ekonominë nga kriza e për të rritur standartin e jetesës.
Por Shqipëria do t’i ketë investimet perëndimore kur ajo të ketë një qeveri demokratike, të zgjedhur lirisht dhe pa mbeturinat e regjimit komunist e kripto-komunist.
Mesazhi për zgjedhjet e 22 marsit është i qartë si kristali: Besojini z. Berisha dhe votoni të gjithë për të e partinë e tij. — përfundoi z. Xhefri Pati.
AKTIV I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD
- PD do të paraqesë në zgjedhjet e 22 marsit një grup dinjitoz për deputetësh për deputetë —
Të enjten, në sallën e ISTN në kryeqytet, u mblodh Këshilli Kombëtar i PD për të miratuar listën e kandidatëve të PD në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Ai drejtohej nga kryetari i PD, prof. dr. Sali Berisha, sekretari i PD Eduard Selami dhe nënkryetarët e saj Arben Imami dhe Azem Hajdari.
Me qëllim që PD të përfaqësohet në këto zgjedhje me një grup parlamentar më cilësor e më dinjitoz dhe të zbatohen kritere sa më demokratike, kandidatët u propozuan nga seksionet dhe u miratuan nga degët pas diskutimeve të gjera dhe votimeve të fshehta. Listat e paraqitura nga degët u diskutuan në Komisionin Drejtues të PD, i cili në përputhje respektoi propozimet e aktivëve të degëve. Vërejtjet e propozimet e reja të tij u nënshtruan një diskutimi të gjerë e konstruktiv në aktivin e Këshillit Kombëtar.
Është synuar që në zonat më të diskutueshme ku më 31 mars PD mori më pak vota, në zgjedhjet e reja të jenë si kandidatë figura më të shquara udhëheqëse intelektuale të saj, njerëzit më me personalitet e reputacion në të gjithë vendin.
Korresp. i «RD»
RD, 102, 29 shkurt 1992
Z. Alia censuron
Menjëherë pas intervistës sensacionale e tronditëse të z. Xhon Mekgou, ashtu siç pritej, i pari kundërveproi presidenti ynë i nderuar, Ramiz Alia. Me dorën e zëdhënësit e me mendjen e vet disajavësh bëri atë deklaratë që na bind se ai është i vendosur të mbrojë me çdo kusht e çmim interesat e vjetra e të reja antikombëtare e mafioze të elitës udhëheqëse komunistë-socialiste. Është plotësisht e qartë se ai e ka të pamundur t’i tradhtojë bashkëpunëtorët e tij të vjetër e të rinj. Zbulimi i bëmave e gjëmave të tyre, veçanërisht tani në prag të zgjedhjeve të reja, kur humbja e PD do të jetë e pashmangshme e të dërmuese do të shënonte edhe diskreditimin dhe fundin e tij të turpshëm, por plotësisht të merituar.
Sipas zakonit të vjetër enverian, edhe me këtë deklaratë zoti President synon të vrasë me një gur dy zogj: edhe z. Xhon Mekgou, që me sa duket e don popullin tonë më shumë se ai dhe shokët e tij, edhe gazetarit kurajoze e të ndershëm të RTSH. Nuk ka edhe faji. Për 3-4 dekada ka qenë censori numër një e me vigjilencë të gjithë shtypit dhe propagandës sonë armiku më i egër i fjalës dhe i mendimit të lirë e të vërtetë. Punonjësit e RTSH për mbi 30 vjet kanë qenë
(Vijon në faqen 2)
ILLUSTRA! ILLUSTRА, BOJAGATI!...
CRAXI
PS
«Arnavut»
Karikaturë nga BUJAR KAPEXHIU
Gazeta «Bashkimi» e plagosur për vdekje
- Intervistë e publicistit Mehmet Elezi dhënë sekretarit të kolegjiumit të gazetës sonë Skënder Skëpuni —
Pyetje: Këto ditë u kumtua se Këshilli drejtues i «Bashkimit Kombëtar Shqiptar» ka vendosur që gazeta «Bashkimi», nga e përditshmja e dalë dy herë në javë në një javë dhe ka emëruar një kryeredaktor të ri. Si e gjykoni këtë vendim?
Pyetje: Këto ditë u kumtua se Këshilli drejtues i «Bashkimit Kombëtar Shqiptar» ka vendosur që gazeta «Bashkimi», nga e përditshmja në një të dalë dy herë në javë dhe ka emëruar një kryeredaktor të ri. Si e gjykoni këtë vendim?
Përgjigje: Mbledhja që u bë në redaksinë për të dhënë këtë njoftim ngjante me një ceremoni funerale. Të gjitha kokat ulur dhe zërat të shuar.
Në themel të kësaj çështjeje qëndronte shkaqe financiare. Nuk ka para për të subvencionuar gazetën, s’paguan kush kuota. Por, a duhet të vrite puna deri këtu? Nga pikëpamja formale mbase «Bashkimi Kombëtar» e kishte të drejtën për këtë vendim, sepse emri ka gazeten «e vet». Por nga pikëpamja morale mendoj se jo. Gazeta «Bashkimi» ishte një pasuri e gjithë kombit, jo vetëm e organizatës «BK». Është gazetë më jetëgjatë e vendit, më e madhe e përditshme, topartikull. «BK» vërtet e ka subvencionuar, por ky subvencionim është bërë me paratë që ka paguar gjithë populli në formën e kuotacionove, pastaj, m’ytura si u veprua,
(Vijon në faqen 3)
ANULLOHET OPERACIONI «FSHESA»
Me ftesë të nënkryetarit të Bashkisë së Athinës, zotit Anxhelo Mos’honas, deputet i parlamentit grek, nga Partia Demokratike e Re, bëri një vizitë në Greqi nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Azem Hajdari.
Gjatë bisedës z. Azem Hajdari vlerësoi deklaratën e dhënë nga kryeministri grek, zoti Mitsotakis, se Greqia është për një politikë të hapët me Shqipërinë dhe për një bashkëpunim ekonomik në të ardhmen, pas fitores së forcave demokratike në Shqipëri.
Zoti Azem Hajdari shprehu shqetësimin e Partisë Demokratike lidhur me operacionin «Fshesa», duke e konsideruar atë si një operacion që nuk është i denjë për një vend me tradita demokratike, siç është Greqia.
Nga ana e tij, zoti Mos’honas shprehu keqardhjen për këtë operacion. Por këto ditë ky operacion është ndërprerë. Aktualisht në Greqi, theksoi zoti Mos’honas ndodhen afro 150.000 shqiptarë të angazhuar në punë. Problemet e krijuara në mes të shqiptarëve kriminaliteti në mes të tyre, vjedhjet nga ana e disa shqiptarëve, prishën qetësinë publike në Greqi, gjë që shkaktoi reagim të opinionit dhe presion mbi qeverinë.
Zoti Azem Hajdari shprehu shqetësim.
(Vijon në faqen 3)
Bota po kthehet nga Shqipëria
XHIMI KARTER
Unë fuqimisht inkurajoj të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve të 31 marsit. Pavarësisht nga bindjet politike, çështja e demokracisë duhet të avancohet në qoftë se ço person ushqen privilegjin e tij për të votuar.
Ju uroj përshëndetjet më të mira për një sukses të plotë. Bota do të jetë duke ju ndjekur me shpresë të sinqertë se të gjitha zgjedhjet do të marrin pjesë lirisht dhe ndershmërisht në votime.
MARS 1991
XHEJMS BEJKER
«Në fillim të këtij muaji, në këtë Parlament, dr. Sali Berisha më foto të vërtetë Shqipërinë dhe unë erdha sa më shpejt që pata mundësi. Kam ndjerë dhe privilegjin që të përshëndes këtë Parlament. Më rivendosjen kohët e fundit të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona dhe me vizitën time sot këtu unë i them popullit të Shqipërisë: Amerika po kthehet te ju!
«Në emër të Presidentit Bush dhe në emër të popullit amerikan, unë kam ardhur midis jush që t’ju them «liria» juaj rezultatë. Më në fund ju jeni të lirë të thoni atë që dëshironi, më në fund ju jeni të lirë të shprehni atë që dëshironi, më në fund ju jeni të lirë të ushtroni besimin tuaj.
QERSHOR 1991
XHON MEJXHER
Unë shpresoj shumë me do të jemi të aftë të ndërtojmë lidhmërisë Partisë Konservatore dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë. Partisë Konservatore kemi dhënë, Po shpresoj se reformë. Unë do të më ftojë ndihmë të mund të përcaktohen në kuadër të tregtisë dhe politikës politike, i cili, si e dini, do të jetë i fondacionit të ri të ndihmës.
DHJETOR 1991