BOTA DEMOKRATIKE ËSHTË ME PD
Dalja e opozitës së shumëpritur shqiptare ishte një eveniment për të gjitha forcat progresive shqiptare, të shqiptarëve të Kosovës, të diasporës si dhe për të gjithë forcat demokratike botërore dashamirëse të Shqipërisë.
Tashmë dihet mbështetja që personalitete si Kadare, Qosja, Rugova Demaçi, Bukoshi, Pipa, Basha, Bejkeri, Kohl, Andreoti, Mejxher, Xhimi Karter, Demireli parlamentare europianë kongresmenë amerikanë dhe funksionarë të lartë të të gjithë shteteve perëndimore. Si p.sh. ministri i transporteve të Italisë, zoti Granini, sekretari i shtetit Gjerman, ambasadori amerikan në Shqipëri etj., pa harruar në asnjë mënyrë intelektualët tanë të shquar që morën pjesë aktive në proceset demokratike. Ata 182 intelektualë që firmosën atë manifest dhe dhjetra dhe qindra të tjerë që e përkrahin dhe po e firmosin këtë manifest.
Në vazhdën e kësaj mbështetje lexoni në faqen 4.
PD DHE PS NË FUSHATËN ELEKTORALE
Temperatura politike në këto ditë të vështira të dimrit të fundit të totalitarizmit në Shqipëri po ngrihet me shpejtësi.
Fushata elektorale, në zhvillim të plotë, ka si protagonistë dy forcat më të mëdha politike të vendit PD e PS. Ndonëse ende të pamesuar me lojën e luftës politike dhe rregullat e demokracisë, njerëzit, siç edhe ata që nuk do të votojnë për opozitën nuk ka pse ta ndjejnë veten të dëshpëruar. Rendi i demokracisë u takon të gjithëve. Në këtë rrafsh krijohen kushtet e përshtatshme për një pajtim të vërtetë kombëtar. Dalangdalë PD po i bën të ndërgjegjshëm njerëzit që në demokraci punë ajo merrte 126 lekë të vjetra nga kooperativa. A ka shfrytëzim më shtazarak? A ka bej, aga apo Lujgj në botë që t’i ketë marrë shpirtin fshatarit si komunistët tanë? Dhe njëherë profesori guxon të trembë fshatarin tonë sot me një shfrytëzim të mundshëm të ardhshëm kur nuk ka nxjerrë nuk do të ketë të humbur. Si i përgjigjet PS këtij mesazhi? Në të gjitha nivelet e kësaj partie po bien sirena alarmi: PD do të sjellë fashizmin! Në këtë propagandë mungon tërësisht argumenti. Thuhet se PD goditi, si dikur Enver Hoxha, Pashkon, Rulin, Zogajn. Të gjithë ata që e besuan këtë fabul u habitën kur panë Pashkon kandidat për deputet në Vlorë, Rulin në Gjirokastër ndërsa Zogajn në listën proporcionale. Ndërkohë nuk dihet në ç’listë është Spiro Dede. Thuhet se PD do t’i japë tokën bejlerëve e agallarëve. Kushdo që e merr në dorë platformën elektorale të PD-së të botuar në të faqet gazete nuk e gjen askund këtë fjalë. Është interesant fakti që e gjithë zhurma bëhet për 3,7 përqind të tokës së kultivuar të dikurshme (shih Raportin në Kongresin 1 të PKSH, 1948), që sot i takon të jetë më pak se 2 përqind. Thuhet se PD do të sulmojë fshatarët dhe interesat e tyre sepse Burbotën bëjnë po këtë punë në Francë më 1815. Ky paralelizëm historik bëhet nga një historian i cili operon me absurditetet. Analogjia është e lahtitur. Nëse mund të ketë diçka të ngjashme me Burbotën e gati 200 vjetëve më parë sot në Shqipëri, ata janë komunistët. Në kohën e mbretit fshatari francez ishte bujkrob i një aristokrati e njëkohësisht i sovranit. Në kohën e Enver Hoxhës e të Ramiz Alisë bujku shqiptar ishte rob i diktatorit të madh dhe i diktatorëve të vegjël që formonin treshen: kryetar këshilli – kryetar kooperative-sekretar partie. PS kërkon të trembë fshatarin me gogolin e një diktature imagjinare. Cilët janë ata që e bëjnë këtë? Përqartësim po japim një shembull. Në Baldushk një kooperativiste kishte normën ditore të përgatitjes e të paketimit të një sasie farërash alfalfa, të tillë që afisht në treg 90000 lekë të vjetra. Për këtë nuk ka nxjerrë një fjalë të vetme për trajtimin kafshëror të tij, në një të kaluar fare të afërt. PS ofron një program ekonomik utopik: shartimin e ekonomisë së tregut me ekonominë e centralizuar socialiste. Këto dy sisteme përjashtojnë njëri-tjetrin. Mbrojtja sociale e të varfërve në Suedi apo Zvicër u bë e mundur vetëm pas dhjetëra vjetësh zhvillimi të pastër kapitalist kur individët (e për pasojë edhe shteti) arritën të pasurohen deri në atë shkallë sa të bëjnë të mundur atë politikë sociale që vihet në jetë sot në ato vende. Shqipëria i duhen shumë vite zhvillimi kapitalist që të arrijë atë stad. Me një qeverisje demokratike, të paktën 10-12 vjet, sipas ministrit gjerman të ekonomisë zotit Ridel. Zoti Nano ngul këmbë që kjo mund të arrihet qysh sot. Parashtrimi i pikëpamjeve dhe vetë fushata elektorale e PS bëhet me një agresivitet të skajshëm. Manifesti «PS do të fitojmë» i botuar në «ZP» në hapjen e kësaj fushate është një shembull antikulture ku fyerjet, sulmet dhe grricjet ishin tejet irrituese. Ndërsa ne e megalomanisë së të verbuar i kishte bërë autorët të thonë mazrëzira. Aq e madhe është kjo agresia sa zoti Nano guxoi ditën e hënë të sulmojë në TV edhe të 182 intelektualët e shquar që formuluan thirrjen «Atheu na thërret». Edhe në këtë këndvështrim rezultati negativ në zgjedhje do të ishte për PS një kurë e domosdoshme e tepër e dobishme në terapi e rinovimit. Ndofta vetë ata do të kuptonin se ç’vlera kanë dhe ku e përse gabojnë. Ndofta do të reflektonin për të ardhmen, në mënyrë që më 1996 të vinin në zgjedhjet parlamentare si e majtë e vërtetë europiane e jo si karikaturë e saj.
Shqipëri po ngrhitet politike dhe rregullat e demokracisë, njerëzit, në përgjithësi, po orientohen drejt, pa rënë viktima të fasadave propagandistike.
Ç’mësazhe sjellin këto dy parti në fushatën e tyre elektorale?
PD, si partia më e madhe e vendit, mbart mbi vete përgjegjësinë historike të vendosjes, të konsolidimit dhe të zhvillimit të demokracisë në Shqipëri. Fryma thellësisht demokratike ndjehet në konceptimin e vetë luftës politike si skena e ballafaqimit të programeve, e debatit pa paragjykime, e logjikës së argumentit dhe e prirjes për një paqe sociale, për një bashkëpunim e pajtim kombëtar.
PD këmbëngul në ndërtimin e një ekonomie tregu të mirëfilltë sipas modelit të demokracive perëndimore. Ajo i përmbahet parimit të vendosjes së marrëdhënieve të lira ekonomike, të njerëzve të lirë, të një vendi të lirë. Roli i shtetit në jetën ekonomike do të jetë tepër i reduktuar. Ai do të ushtrojë funksionin e arbitrit që respekton me fanatizëm ligjin, pra rregullat e lojës që luhet me përfitim të dyanshëm ndërmjet punëdhënësit (firmave private) dhe punonjësit (që mbrohet nga sindikata).
PD e konsideron pronën të shenjtë. Afirmimi i pronës është afirmim i dinjitetit të njeriut. Shtet i pasur është vetëm ai që ngrihet në këmbë nga qytetarë të pasur, pra pasurimi i njerëzve mbetet shqetësim i vazhdueshëm për PD-në. Puna kolosale e njerëzve tanë që do të investohet në ndërtimin e Shqipërisë moderne do të kryhet me kënaqësinë më të madhe prej tyre sepse leva e Arkimedit do të jetë fitimi. Nxitja për të ndryshuar jetesën, për të qenë më mirëmen, për të lumturuar familjen është motiv themelor për një punë me përkushtim. PD-ja ka të gjitha dyert e saj të hapura.
Në rast se shumica dërrmuese e PD janë shprehur me gjuhën e qartë të demokracisë se pas 22 mar-
INVESTITORËT E HUAJ NUK DUAN TË KENË TË BËJNË ME NJË QEVERI QË KA PO ATO NGJYRA SI TË MËPARSHMET
Kam ardhhur për ti shprehur Partisë Demokratike përshëndetjet e mbështetjen e Bashkimit Kristian - Demokrat Gjerman (CDU) dhe të Kryetarit të saj Kancelarit HELMUT KOHL-
Intervistë e zotit Klaus Byler, deputet i Bashkimit Kristian-Demokrat në
DUAN TË KËNË TË BËJNË ME NJË QEVERI QË KA PO ATO NGJYRA SI TË MËPARSHMET
Intervistë e zotit Klaus Byler, deputet i Bashkimit Kristian-Demokrat në parlamentin gjerman, deputet në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropianoperëndimor.
«RD»: - Zoti Byler ç’ndryshime vini re në Shqipëri që nga vizita juaj e fundit?
Byler: - Për herë të parë e vizitova Shqipërinë si vëzhgues ndërkombëtar gjatë zgjedhjeve të 31 marsit. Së dyti erdha në shtator me ftesë të Partisë Demokratike dhe përsëri i ftuar nga kjo Parti erdha tani në mars.
Tashmë në vizitën e tretë, përseri i ftuar nga PD-ja, vij pak javë para zgjedhjeve parlamentare të vendit tuaj dhe ajo që konstato-va unë me kënaqësi është ndryshimi politik jo vetëm në qytete, gjë që për mua ishte e qartë që para një viti, por edhe në fshatra. Pata mundësi të udhëtoj në zona të the-
(Vijon në faqen 4)
Korrupsion në stanin Socialist
Për dijeni: shokut Nano
Para pak kohësh gazeta jonë botoi shkrimin me titull «Adil + Farudin + Fatos = Iliria Holding». Duke u futur nëpër labirintet e firmës «Iliria Holding» në shkrim thuhet se Fatos Nano, kryetar i Partisë Socialiste, në rolin e tij të mëparshëm si sekretar i Këshillit të Ministrave dhe më vonë dy herë kryeministër, e ka pajisur presidentin e firmës, Hajdin Sejdia, me kartë autorizime, njëri prej të cilave e caktonte këtë president si këshilltar ekonomik, komercial e financiar dhe i linte dorë të lirë për të hyrë në bisedime me firma të tjera të huaja për depozitim e përpunim nafte etj. Po me autorizim të shokut Fatos Nano, Hajdin Sejdia ka marrë tri vila nga drejtoria e pritjes me tarifa shumë të ulta. Nevojëzimeve se këto gjëra shoku Fatos i ka bërë kur ishte komunist dhe ende nuk kishte marrë teserën e socialistit.
Ndërkohë Iliria Holding ka lidhur një kontrat: me Bankën e Shtetit për marrëdhënie me Jashtë, firmosur nga shoku Shkëlqim Cani, (anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste dhe kandidat për deputet i kësaj partie), për krijimin e një banke të përbashkët shqiptaro-zvicerane, me objektet të gjitha llojet e afarizmit bankar, financiar, këshillimor dhe tregtar të brendshëm dhe të jashtëm. Kryetari dhe zëvendëskryetari i qeverisë (Fatos Nano dhe Shkëlqim Cani) kanë mbajtur qëndrim inkurajues ndaj «Iliria Holdingut», edhe pse janë vënë në dijeni për problemet që kanë të bëjnë me kredibilitetin e firmës. Kështu Shkëlqim Cani, në datat 3. 9. 1991; 12: 3: 1991 dhe 3: 5: 1991 është vënë në dijeni me shkrim nga aparati i Këshillit të Ministrave por nuk
(Vijon në faqen 2)
Mit ing madhështor në Patos
Të hënën, në orën 15.30, rreth 30 mijë banorë të qytetit të Patosit e Fiertit u mblodhën në një miting entuziast të organizuar nga dega e PD në Fierit dhe nën-dega e Patosit. Merrte pjesë edhe nënkryetari i PD, Prof, Dr, Sali Berisha anëtari i komisionit drejtues dhe kandidati për deputet i PD në këtë zonë Mitro Cela etj.
Në tribunë u prit me një stuhi duartrokitjesh e korin vigan të thirrjeve: «Votat tona janë për ju», «Liri-Demokracia» etj.
Dita kur Shqipëria do të ndahet përfundimisht nga komunizmi, dita e 22 marsit, kur do të votojnë për Shqipërinë e vërtetë demokratike, për idealet fisnike të kombit tonë është fare pranë theksoi në fillim të fjalës së tij z. Berisha. Ne kemi besim se naftëtarët fierakë e të Patosit që shfrytëzuan barbarisht nga diktatura e kuqe do të votojnë për tyre, për një jetë më të mirë. M-
(Vijon në faqen 2)
Çështja Brokaj
– 400 ton me ndihma ushqimore dhe ilaçe nga Franca i përpin vorbulla e afërmit të kuq në Vlorë.
– Një pakujdesi e vogël në dokumentacion zbulon një abuzim të madh –
(LEXONI NË FAQEN 2)