- Fatkeqësisht PS do të mbesë parti pa tru -
Përkrahja e menjëhershme që iu bë manifestit të 182 intelektualëve tregon se mendja, intelekti, truri i kombit është me opozitën.
Asnjë parti, cilado qoftë ajo, nuk mund të «marrë» intelektualë me forcë vetëm për faktin se duhet që t’i ketë në gjirin e saj patjetër. Pavarësisht nga dëshira e çmendur e PS për të pasur, anëtarë të sa njerëz të shquar e me reputacion, fakti është që njerëz të tillë atë e kanë braktisur me kohë. Dhe si rrjedhojë kur truri nuk punon, trupi duhet të vdesë. Aq më tepër të forcohet kjo bindje kur dëgjoheja (truri) i PS nuk arrin të kuptojë mesazhin e paqes, së mirëkuptimit të manifestit të 182 intelektualëve.
Për të kuptuar e për t’u bindur të gjithë se me kë janë intelektualët e vërtetë shqiptarë ju ftojmë të lexoni në faqen 3.
PS PREDIKON DISFATIZËM DHE VDEKJE
ANAKRONIZËM
PS PREDIKON DISFATIZËM DHE VDEKJE
- Fundi i komunizmit është i njëjtë me ilin dien e kombit. Një parti e mumifikuar nuk mund të garantojë asnjë të ardhme -
Në një nga artikujt e ditëve të fundit «Zëri i popullit» na bën zbulimin e madh se në Shqipëri «vetë koha ka mbetur pezull dhe gjithçka po drejtohet drejt vdekjes». Në Shqipëri, në të vërtetë, koha po ecën me shpejtësi të paimagjinueshme pak më tepër se një vit më parë, po hidhen tej dekada që ngurtësuan shpirtin e mendimin, zhvillimin ekonomik e kulturor. Një ekuilibrim fatal, që shtron në fund të fundit problemin «po bëhemi apo po shpërbehemi si komb?» Ata vazhdojnë kështu të «harrojnë» se kombi ka ekzistuar e do të ekzistojë pavarësisht nga ideologjitë që i përkafon apo i imponohen atij, pavarësisht nga sistemet shtetërore e regjimet. Spekulimi me fatet e kombit ka qenë arma më e preferuar e demagogëve për të ngjallur konfuzion e për të paraqitur jo thjesht si të paqena por edhe si të dëmshme arritjet e mëdha të shoqërisë sonë në rrugën e demokracisë dhe vetë këtë rrugë ta paraqesin si perspektivë e të errët. Kështu, sipas «Zërit të popullit» në Shqipëri «të gjithë ngrënë supet sikur rruga që kemi përshkuar deri tani t’i ndajë udhëheqësit në në të...
Miting i madh në sheshin «Skënderbej»
Me rastin e mbylljes së fushatës elektorale sot, me datën 20.3.1992, në orën 16, në sheshin «Skënderbej» do të zhvillohet një miting i madh i qytetarëve të Tiranës.
Do të marrin pjesë drejtuesit kryesorë të PD si dhe të ftuar. Pas mitingut do të jepet një koncert festiv me pjesëmarrjen e artistëve më të njohur të vendit.
JU ENI INTELEKTUALET VOTOI PER [pjesa e poshtme e figurës e prerë]
TAKIM ME ZGJEDHESIT
JU JENI INTELEKTUALET E VERTETE QË VOTONI PER PS
NANO
PS
(Shkrimi në karikaturë: “Bujar Kapeshiu”, 32?)
TAKIM ME ZGJEDHESIT (Nga BUJAR KAPEXHIU)
Ne të gjithë jemi vëllezër
- Mesazh nga takimet e z. Berisha me banorë të rrethit të Kavajës -
Entuziazmi i njerëzve në këto kime ishte ndoshta më i madhi i parë më sot. Pamja festive e krijuar të bënte të mendoje se kishte dalë në ditën e fitores së demokracisë mbi komunizmin e socializmin.
Entuziazmi i njerëzve në këto kime ishte ndoshta më i madhi parë më sot. Pamja festive e krijuar të bënte të mendoje se kishte dalë në ditën e fitores së demokracisë mbi komunizmin e socializmin. Me dhjetëra makina vargëzonin gjatë rrugës Kavajë - Rrogozhinë duke valvitur flamuj kombëtarë e ata të PD. Atmosfera e jashtëzakonshme nuk ta jepte mundësinë që të paraqesësh këto takime në trajta kronike. Populli pret prej vitesh ditën e lirisë, Mbrojtjen e të drejtës. Dhe këto ditë populli shqiptar i Kavajës si e gjithë Shqipëria kërkon të shprehet besimin dhe dëshirën e tij për fitoren e Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së, z. Berisha, takimin e parë e zhvilloi në fshatin Lekaj. Fjala e tij shoqërohej nga brohoritjet e pandërprera nga thirrjet e gjindra vetëve: Votat tona janë për ju! Liri Demokraci etj. Z. Berisha u bëri thirrje gjithë fshatarëve të ndershëm dhe atyre të gënjyer nga shpifjet e PS që të mos e përserisin gabimin e 31 marsit, por të votojnë për opozitën demokratike, për vetën e tyre, për familjet e tyre, për gjithë Shqipërinë. Në fund të takimit disa fshatarë përpara gjithë manifestuesve hodhën poshtë vesat e PS, veprim që u prit me brohoritje të gjithanshme.
Më pas, gjithsht në një atmosferë entuziaste, z. Berisha u mbajti një takim të veçantë in fshatin Gosë, ku përsëri qindra njerëz për të dëgjuar mesazhin e PD, 5 ditë përpara fitores përfundimtare. Mitingun e hapi kryetari i Komitetit Pluralist, i cili më pas la dha fjalën dr. Sali Berishës. Ndër të tjera kryetari i PD tha: Burat, gratë, të rinjtë e të moshuarit e këtij vendi lanë pas të kaluarën dhe nisën një rrugë të re, atë të demokracisë. Lumnë pas pufën e klasave për të shkuar drejt vëllazërimit, dashurisë për njëri-tjetrin. Mesazhi i PD dëshmoj se në këtë rrugë janë mashtruar nga PS e ta braktisën atë parti. PD garanton se edhe ata që me 22 mars nuk do të votojnë për PD me 23 mars do të jenë përsëri vëllezërit tanë. Por, shtoi z. Berisha, kam vetëm një lutje: të gjithë atat ta përshëndesin fitoren tonë.
(Vijon në faqen 2)
RAJONI I PATOSIT NË IMAZHIN E DEPUTETIT
- Pjesë nga programi elektoral i kandidatit për deputet,
Zoti është treguar shumë dorëshëlëshuar me rajonin e Patosit. Nëntoka është e pasur me naftë. Mbi tokë rriten ullinj. Qytetet dhe fshatrat e botës që kanë vetëm njërën nga këto pasuri, janë ndër më të begatshmit. Patosi noton në varfëri.
Rajoni ka 2100 të papunë. 2000 kërkesa për apartamente banimi. Rrënjët i ka në naftë, por i mungon ngrohja e ndriçimi. Çdo ditë jep 150 mijë dollarë, por nuk gjenden fondet për të ngritur një furrë buke dhe për të furnizuar me ujë.
Kjo është trashëgimia e viteve të diktaturës. Administratorët e kësaj pasurie kolosale nuk kanë menduar kurrë për njerëzit e këtij rajoni por vetëm për veten e tyre.
Po demokracia? Edhe pse në algimet e saj i ka dhënë rezultatet e saj Rajoni i Patosit ka 3200 emigrantë. Shumica në Greqi. Ka edhe në Itali e në Gjermani. Djemtë nga emigracioni e kanë gjallëruar jetën. Rrugëve qarkullojnë 180 automjete private. Qindra frigoriferë, makina larëse, magnetofonë pajisje të tjera janë futur në familje.
Me besim tek demokracia, duke luftuar që rajoni i Patosit të jetë i pavarur nga rrethi i Fierit; kam hartuar këtë Program elektoral.
1. Tani po punohet për të hartuar kontratat o huaja për shfrytëzimin e naftës në tokë. Unë do të luftoj që çdo kontratë të ketë anklesë për problemet sociale. Firmat e huaja duhet të marrin përsipër ndërtimin e ujësjellësve në qytet dhe fshatra, ndriçimet, ngrohjen dhe ngritjen e fshatrave turistike për punonjësit e naftës dhe sektorëve të tjerë të ekonomisë. Synimi im është që të mos përsëritet më ajo praktikë, kur dhënia e koncesioneve në dët lirima të huaja, nuk u shoqëruan me kërkesa sociale për qytetet e Shqipërisë.
2. Do të mbështes propozimin e Shoqatës së Specialistëve Shqiptarë të Naftës që të përfshihen edhe kërkimet në det. Kjo është domosdoshmëri, sepse nga të ardhurat që do të përfitohet nga nxjerrja e naftës dhe gazit në det, do të gjenden fondet për ndërtimin e teknologjisë ekzistuese në tokë.
3. Brenda muajit gusht 1992 do ta lidh rajonin e Patosit me katër qytete evropiane. Me Rovenën (qendër nafte) në Itali, me Kili qytet në veri të Gjermanisë, me Sarajevën, kryeqytet i Bosnjë-Hercegovinës me Trikallën, qytet në Greqi. Këto ditë, dy punonjës të komitetit ekzekutiv të Patosit do të shkojnë në Trikalla për të vendosur lidhjet e para me bashkinë e këtij qyteti.
4. Brenda muajit mars do të instalohen dy furra buke turke. Do të vijë edhe një furgon për shpërndarjen e bukës. Ndërkohë, në bashkëpunim me një firmë italiane do të përfundojmë ndërtimin e furrës për pjekjen e bukës.
5. Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë u siguruan pajisjet e nevojshme për maternitetin e braktisur në Patosin e Vjetër. Po për Patosin e Vjetër, brenda muajit prill 1992 do të sigurohet një autoambulancë. Në marsin e kaluar në një bindëm në ace dhe pajisje për mjekësinë. (Vijon në faqen 2)
POPULL SHQIPTAR!
DITA E SHUMËPRITUR E FITORES ERDHI. 22 MARSI DO TE SHENOJE FUNDIN E DIKTATURES DHE VENDOSJEN PERFUNDIMTARE TE DEMOKRACISE NE SHQIPERI.
VOTONI PER PD DHE OPOZITEN SEPSE KESHTU VOTONI PER TE ARDHMEN TUAJ TE LUMTUR!