Rilindja Demokratike
21 mars 1992
ARDHSH E BARDHË DEMOKRACI
- Mesazh nga mitingu më madhështor në historinë e kryeqytetit tonë -
20 mars 1992. Ora 15.30.
Stafeta madhështore, entuziaste e demokracisë, që nisi në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë një muaj më parë, pasi ngriti pesë qindra mijëra zemra në Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tropojë, Përmet, Lezhë, Mat, Krujë, Patos, Kavajë, Kukës, Fushë - Arrëz, Shkodër, Dibër, Rrëshen, erdhi përsëri në Tiranë. Këtë herë në sheshin “Skënderbej”.
Nga shumë njerëz dëgjon pyetjen: Sa vetë mund të jenë mbledhur?
Disa japin me bindjen shifrën 100 mijë, disa të tjerë edhe 150 mijë. Megjithatë nuk na intereson shumë saktësia në këtë rast. Mbi të gjitha të marrimanden entuziazmi dhe siguria e patundur e pjesëmarrësve për fitoren e
Jugosllavi dhe kudo gjëkësë ne nuk do të pushojmë së luftuari kurrë për realizimin e idealeve kombëtare, për bashkimin e shqiptarëve. Dua gjithashtu të garantoj të gjithë ata që nuk do të votojnë për ne se do t’i respektojmë si vëllezër.
Z. Sali Berisha e mbylli fjalimin e tij me thirrjet: RROFTË SHQIPËRIA! RROFTË DEMOKRACIA! RROFTË POPULLI SHQIPTAR! RROFTË EUROPA!
Pas HIMNIT KOMBËTAR e motrën fjalën Z. Eduart Selami, Z. Selaudin Bekteshi, Z. Azem Hajdari etj.
Nga ky miting madhështor, entuziast Tirana i dha ahë gjithë Shqipërisë dhe botës mesazhin e shumëpritur për fitoren e opozitës demokratike më 22 mars. Por prej kësaj dite na ndajnë edhe 48 orë. Janë jashtëzakonisht pak po të kemi parasysh 50 vjetët që kemi duruar nën diktaturën komuniste.
Të presim të gjithë që më 23 mars të vërshojmë shesheve për të festuar fitoren tonë të madhe historike.
XHEVAT MUSTAFA
…etjen: Sa vete marramendin entuziazmi dhe siguria e patundur e pjesëmarrësve për fitoren historike të PD dhe opozitës mbi komunizmin.
Ora 16.
Tani sheshi «Skënderbej» ka marrë pamjen e një deti në batica. Kur në tribunë dalin kryetari i PD, prof. Dr. Sali Berisha, sekretari i PD Eduard Selami, nënkryetarët e PD Azem Hajdari, Arben Imami, Gramoz Pashko, dhe udhëheqës të tjerë të saj, ngrihen në çast dallgë të fuqishme duartrokitjesh, ovacionesh, pankartash, flamurësh.
Mitingun e hapi me një fjalim të shkurtër kryetari i PD për degën e Tiranës, prof. dr. Ylli Vejsiu. Kur ai njofton se do të përshëndesë pjesëmarrësit, Z. Sali Berisha entuziazmi i njerëzve arrin pikën më kulmore. Për gati një vit e gjysmë emri dhe figura e tij kanë hyrë thellë në zemrat e shumicës dërrmuese të popullit të Tiranës, të gjithë Shqipërisë, të qindra mijë shqiptarëve në diasporë apo në emigracion.
Z. Berisha e nisi fjalimin e tij duke iu drejtuar të gjithë pjesëmarrësve me pyetjen: Besoj se të gjithë jemi dakort të bohorasim Gezuar fitoren!
Kori vigan popullor iu përgjigj me tërë forcën e zërave FITORE! FITORE! Partia Demokratike - vazhdoi më poshtë Z. Berisha - vjen përapara jush sot e bindur se është në sintoni të plotë me ëndërrat, dëshirat dhe aspiratat tuaja: Deviza jonë është: «DEMOKRACI DHE PAQE! PAQE DHE DEMOKRACI».
Në këtë ditë të madhe të gjithë sytë e Shqipërisë janë tek ju tiranas demokratë. Me mendjen tuaj, me luftën tuaj, me përpjekjet tuaja dhe të gjithë shqiptarëve ju po çlironi Shqipërinë nga okupacioni komunist. Partia Demokratike ju garanton juve të drejta njerëzore, shoqërinë demokratike të vërtetë, tundinë e klasave, paqen sociale, bashkimin, vëllazërimin midis njerëzve, në emrin tuaj dua t’ju drejtohem atyre që nuk kanë vendosur akoma se kujt t’ia japin votën të bashkohen me ne, të votojnë për demokratët. Ata nuk janë komunistë, ata janë shqiptarë. ZOTI i bekofte!
Në emër tuaj garantoj vëllezërit tanë që jetojnë e tyre…
Nesër
— dita e shumëpritur. Ka kohë që kemi ecur drejt kësaj dite, herë duke uvarur e herë duke i dhënë dorën njeri-tjetrit. Ka kohë që kemi punuar e luftuar për këtë ditë, herë duke sulmuar e herë duke u tërhequr. Ndryshe ajo nuk do të vinte. Kjo ditë gjithnjë ka ekzistuar në veten tonë, herë si një ëndërr e dëshirë e herë si një përshpirtje e thirrje e fuqishme. Ndryshe ajo nuk do të vinte. Erdhi pikërisht pse e deshëm kaq shumë, pse u vajtëm deri në dhimbje për të. Ndryshe ajo do të ishte një paspas-nësër e largët. Por ajo erdhi. Ajo është vetëm pak orë larg. Është vetëm deri nesër. E gëzofshim pra të gjithë së bashku ditën e shumëpritur të lirisëdemokracisë. Nesër — fundi i diktaturës. Fitorja e demokracisë do të shënojë fundin e diktaturës. Diktatura gjithnjë është e egër. Por tash ajo i ngjanë tigrit të plagosur. Ka kohë që diktatura në Shqipëri është plagosur nga pak e për ditë, ndaj përditë e më shumë është bërë më e egër. …ser. Për herë të parë të ardhshëm mund të vendosim vetë, pa asnjë detyrim, pa asnjë ndrydhje e kompleks. Për herë të parë do të votojmë për demokracinë e vërtetë. PP gjithnjë thoshte se po votojmë për demokracinë, për lumturinë më të… …reja, duke rëndur përkrah, shoqeve të saja në Evropë e botë. Ndaj po e presim me padurim, megjithëse ajo është fare afër. Ajo është larg vetëm deri nesër. E gëzofshim të gjithë së bashku këtë ditë. MEHILL TANUSHI
Nesër — dita e shumëpritur.
Është egërsuar pikërisht pse ka marrë plagë vdekjeprurëse, ndaj egërsinë e kapërdinë në vetvete. Nesër ajo do ngordhë siç mund të ngordhë një tigër, por nuk do të vdesë, sepse ajo ka njerëz që shpirtëra dhe të njëjtat po t’ia presësh të tërë do t’i mbijnë. Ruhuni pra o njerëz të mirë nga kjo sëmundje kanceroze. Mos i besoni edhe kur flet me zërin e engjëllit!
Nesër fitore — e demokracisë.
Shpesh fati i popullit tonë është i mvarur nga dikush tjetër, nga një mbledhje, nga një vendim, por asnjëherë nga një kuvend i madh popullor siç do të jetë nesër. Për herë të parë të ardhmen tonë do ta vërtetë. PP gjithnjë na madhe në botë. Kështu na thotë dhe tani që ka veshur lëkurën e PS. Por ajo s’ka më fuqi të na ngrejë. Tashmë populli ka dalë nga kthetrat e saj. Tashmë populli e din që tigri është tigër edhe kur flet me zërin e engjëjt. Ndaj nesër nuk do të jetë më dje.
Nesër — siguri për mijëra të nesërme.
22 marsi do të jetë dita më e shënuar e këtij populli. Dita kur do të vuloset fati i mijëra ditëve të ardhshme. Që nesër e tutje do të jemi zot të vetes dhe të mundit e djersës tonë. Që nesër e tutje Shqipëria do të veshë nga pak e për ditë robën e reja, duke rendur përkrahë këtë ditë.
MEHILL TANUSHI
AT THE POLLS! WHITENESS SOARS, PEACE, JOY, ABUNDANCE CALM, DIGNITY RISES, BROTHERHOOD, HAPPINESS BLOSSOMS, UNITY—THE FUTURE! DARKEN THE COOPS, ANGUISH, RANCOR, THE BOSS, DISLOYALTY, DECEPTION, DIVISION, THIEVERY OVER ME AND [unclear] EVERYONE ABANDONS CRAWL, RIDICULOUS CHRONICLE PS P.S NANO MILO SHI HEY! HORTI [signature of cartoonist illegible]
Në VOTIME!
FLUTURON BARDHËSIA,
PAQJA, GEZIMI,
BOLLEK'U
QETËSIA,
LARTËSOHET DINJITETI,
VELLazëria,
AEROHET LUMTURIA,
BASHKIM-ARDHMERIA!
NXIJNË
TE KULLOT,
ANKTHI, GËNDESHTRA, KAPOSI, PABESIA,
MASHTRIMI, PERÇARJA, HAJDUTËRIA
PA MBI E SHOKE GJITHUSHI I BRAKTIS
ZVARITENQESHARAK KRONIKE
PS
P.S
NANO
MILO SHI
HË! HORTI
[firmë karikaturisti e palexueshme]
PËRSE DUHET TË VOTOJMË PËR PD?
PD kërkon të heqën subvencionet në ekonomi.
PS kërkon mbajtjen e tyre, pra, ekonominë të falimentuar.
PD kërkon liberalizim të plotë të ekonomisë.
PS kërkon kontroll shtetëror të ekonomisë, premisë për diktaturë të tipit të ri, sepse në një ekonomi të drejtuar, jetojnë mirë drejtuesit.
PD kërkon rikthimin e banesave pronarëve.
PS-PP nuk e përmend fare në program sepse i quan pronë të sajat.
PD kërkon dhe merr përsipër shlyerjen e borxhit.
PS-PP që e krijoi këtë borxh nuk e përmend fare, sikur u ka borxh populli.
PD kërkon të ndërtojë një ekonomi të lirë tregu.
PS kërkon të ndërtojë (shkatërrojë) një ekonomi tregu me përmasa sociale, kinëzëria.
PD kërkon të ndërtojë atë që ka ndërtuar Europa sot.
PS kërkon të ndërtojë atë që nuk e ka ndërtuar askush deri sot. Eksperiment pas eksperimenti.
Le të votojmë për atë që e shohim dhe e prekim, për Europën. T’i lemë mënjanë ëndrrat utopike komunisto-socialiste.
THIRRJE E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE
THIRRJE E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE PROF. DR. BERISHA
Partia Demokratike u drejtohet të gjithë anëtarëve, të gjithë simpatizantëve të saj që këto tre ditë që kanë mbetur të intensifikojnë veprimtarinë e tyre elektorale në çdo fshat, në çdo shtëpi, në çdo lagje dhe në çdo qytet. Ajo u kërkon degëve, seksioneve e kandidatëve për deputetë të saj që të marrin masa të gjithanshme për kontrollin e rreptë e rigoroz të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Ata duhet ta shumëfishojnë këtë kontroll duke dërguar vëzhguesit e tyre në çdo qendër votimi. Ata duhet të qëndrojnë pa u larguar në qendrat e votimit derisa të përfundojë votimi dhe numërimi i votave. Gjithashtu aktivistët e PD duhet të rrinë rreth qendrave të votimit për të mos lejuar asnjë skhelje të rregullësisë së zgjedhjeve. Anëtarët e komisioneve të Qendrave të votimit e vëzhguesit e marrin nga një kopje të firmosur e të vulosur të procesverbalit të rezultateve të votimit. Dokumentet me rezultatet e votimit duhen të shoqërohen rrugës nga aktivistë të PD o njerëz të caktuar prej tyre.
Po kështu PD u bën thirrje të gjithë të rinjve e të rejave, të gjithë atyre që nuk kanë marrë letërnjoftim a pasaportë të insistojnë të nxjerrin në mungesë të këtyre dokumentave një certifikatë lindje të lëshuar nga zyrat e gjendjes civile e të votojnë me të. Ju bëjmë thirrje të rinjve ushtarë që në rast se u mungon libreza ushtarake apo letërnjoftimi të insistojnë pranë komandave të tyre për tu pajisur nga komanda me një vërtetim me fotografi. Gjithashtu çdo qytetar duhet të kontrollojë nëse emri i tij është regjistruar në listat e votimit. Nuk na lejohet të harrojmë se çdo mosvotim është votë për socialistët, është humbje për demokracinë. Në këto raste nuk ka vend për asnjë mëdyshje. Të gjithë duhet të luftojnë për një fitore sa më të thellë të reduktojmë sa më shumë rezultatet e PS. Gjithashtu PD porosit aktivistët dhe simpatizantët e saj që të marrin masa urgjente për ndriçimin e qendrave të votimit meqë social-komunistët me siguri do të përdorin makinacionet dhe manipulimet e tyre për të krijuar terrin në kohën e numërimit të votave, duhet të pajisen me qirinj e fenerë ose me mjete të tjera në mënyrë që ndriçimi të jetë i plotë.
Partia Demokratike denoncon shpifjet e përhapura nga socialistët se vend e ader refugjatët shqiptarë nëpërmjet njerëzve të tyre në ambasadat tona se gjoja me fitoren e opozitës dhe me vendosjen e demokracisë në Shqipëri vendet strehuese do t’i kthejnë ata në Shqipëri. P.D. ju siguron se rezultatet i zgjedhjeve dhe fitorja e demokracisë nuk do të influencojë aspak negativisht gjendjen e emigrimit e tyre.
PD u bën thirrje të gjithë intelektualëve shqiptarë të cilët në këto tre ditë vendimtare për Shqipërinë duhet të lëshohen në një fushatë elektorale të mirë, të ekuilibruar, të qetë, të ndershme për të shpjeguar edhe një herë rëndësinë që ka për popullin shqiptar vota e 22 marsit që do të jetë votë për demokracinë. PD u bën thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të saj që rezultatin e 22 marsit ta presin me qetësi, ta presin me gëzim, ai do të jetë fitimtar. PD do të njohë rezultatin e zgjedhjeve, dhe do të bëjë çmos që pavarësisht çdo lloj manipulimi çdo lloj kurthi që ka synim t’i prishë klimën politike.
PROF. DR. SALI BERISHA
KRYETAR I PARTISË DEMOKRATIKE
Tiranë, 19.3.1992.