05/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 prill 1992

FITORE E MADH E DEMOKRACISË

FJALA E z. PJETER ARBNORI NË SESIONIN E PARË TË PARLAMENTIT Nderin e madh për të hapur punimet e Parlamentit të Parë Demokratik të Pasluftës unë nuk e quaj si më bëhet mua, por të gjithë demokratëve që kanë vuajtur burgjeve, internimeve e mërgimeve, të gjithë të përmendurve kurve, të gjithë martirëve të çepokës më të errët që kaloi At-dheu ynë. Në emër të nënave e motrave tona që jetuan me tristim, në emër të fëmijëve tanë të rritur me të keq, falënderoj-demonstruesit e parë, falënderoj studentët që dhanë shkëndijën e demokracisë. 22 Marsi qe një festë e trefishtë: erdhi pranvera, erdhi demokracia dhe pas një thërrësire të gjatë reshì një shi i lëhtë. i bekuar që këndlli bimësinë në fushë e në mal duke shpëlare ngjyrësh edhe murtajën komuniste. Pas gjysmës shekulli harrese nga bota ne i kthyem sytë nga Zoti dhe Zoti na pa me dritën e vet. Pas fitores së madhe të demokracisë asgjë e tmerrshme nuk ndodhi, as do të ndodhë! Populli ynë u tregua i pjekur, i matur dhe e kaloi këtë pikë kthesë me një qetësi të admirueshme. Kjo qe fitorja e të gjithëve, edhe e atyre që kujtojnë ka nder dhe dinjitet, atij nuk i ka munguar zelli për punë, i ka munguar vetëm liria. Parlamentit tonë i bie barra që në vend të antiliberizmit të ndërtëojë një shtet juridik, një shtet ku dimensione e lirisë njerëzore të përputhen me Kartën e Helsinkit dhe të Parisit. Parlamenti duhet të udhëhiqet nga toleranca, kundër ndjenjës së hakmarrjes, kundër revan-shit. Mjaft nënë janë veshur me të zeza deri sot; duhet të punojmë që rrëfbat e zisë të mos i veshin nëna të tjera. Është fat i madh që Parlamenti i Parë Demokratik është i larminshëm është fat edhe më i madh që në Parlament ekziston një opozitë. Do të ishte fatkeqësi kombëtare që partia fitimtare t’i merrte të gjitha votat, të mbetej pa kundërshtarë. Atëherë ajo do të ishte kundër-shtare e vetvetes. Opozita duhet të luajë rolin e paqyrës ndaj partisë së shumicës. Sa më e lëmuar të jetë pasqyra aq më besnik do të jetë shëmbëllimi. Kjo është në dobi të të dyja palëve. Kështu edhe opozita mund të ndihmojë konkretisht që parlamenti të ecë në rrugë të mbarë për të mirën e kombit traditën e Demokracive të Mëdha Perëndimore që kanë provuar se liria dhe përparimi janë një binom i pandarë. I uroj Parlamentit të ri punë të mbarë në krijimin e shtetit juridik modern sipas standardeve të sotme si kusht për të vendosur rendin dhe qetësinë, për t’i hapur rrugën progresit ekonomik e shoqëror, bashkimit me Evropën, për të zgjidhur çështjen kombëtare në bazë të frymës së Helsinkit dhe Parisit. Ja faleminderit!

2 Prill 1991 në kujtesë...

2 prilli ndodhi në Shkodër. Atý padurueshëm në jetën e këtij populli. ku PD fitoi dukshëm. Por mund të ndodhte kudo, kudo ku shtrihej diktatura. Kutia kishte këndin e fshehtë të votimit, por sapo dilje prej saj do të ndjeje gjymtyrët e makinës së dhunës. Më 2 prill 1992, pasi hodhën votën për PD, qytetarët dolën për të gëzuar edhe atëherë, siç u bë edhe më 23 mars të 1991! Por, një vit më parë. ndaloheshin grumbullimet! Nuk ishte si në Romën e lashtë! Në Romë ishte bërë zakon - s’mbahet mend qyshkur, shkruan Plutarku - që në rast se një qytetar i akuzuar nuk paraqitej në gjyq, atëherë njerëzit e popullit i shkonin pranë shtëpisë dhe e zgjonin që pa gdhirë me trumpetà. Që ai të shkonte vet në gjyq...! Kështu ndodhte në Romën e lashtë, por jo tani në kohët e qytetëruara. Atëhere populli ka pasur të drejtën e grumbullimeve dhe qeveritarët (shekuj më parë!) i toleronin këto grumbullime! Kurse sot më 2 prill 1991, në Shkodër e kudo në Shqipëri... zërin e trumpetave romake e përcillnin krismat e pushkëve! Populli ftonte me anën e vënës dhe të grumbullimeve përpara Komitetit të PPSH, shtëpisë së fajtorit Komunizëm, largimin e tij nga skena e jetës së përgjithshme ... këtij populli. Të katër ata dhe dhjetëra të plagosur u bënë dëshmitarë të pakthyeshëm të trokitjes së demokracisë. Provuan me jetën e vet se ende kishte e pamjaftueshme vota e hedhur kundër komunizmit, ende... Ikja përgjithnjë e hijeve të pushteteve dhe monumenteve të ruajtur nga ligji i paligjshëm, pranimi i pluralizmit, e drejta e fjalës së lirë pa qenë të lira të drejtat njerëzore, nevoja për të dhënë edhe më tej jetë njerëzish, provonte se ishte ende prill... Një vit më pas, një prill më vonë, pranvera demokratike s’ka si të mos i kujtojë lulet e para të pranverës së shkuar. Sikur t’i kishim, sikur të mos ishin këputur ashtu siç ndodhi, tinezisht, sikur... Sikur të dilnin edhe ata të katërt për të festuar 23 marsin 1992 duke u gdhirë. Le të mos binin në sy si martirë të Shkodrës së 2 prillit, le të ishin mes anonimëve të tjerë, mjaft që të ishin... Demokracia është fryt që ta u takon të gjithëve. Ajo nuk kërkon sakrifica të tilla si ajo e djemve të Shkodrës loce. Martirizimi e detyronte diktaturën. Nuk guxojmë të themi: ata janë gjallë, ata e kanë hedhur votën, edhe më 22 mars...! Nuk mundim kështu... Nuk mundim të harrojmë jetët e tyre! 2 prilli 1991 u përjetësua prej jetëve të tyre. Për të mos u harruar. Për të na kujtuar. F. M. Populli ftontë me anën e votës Komunizëm, largimin e tij nga skena e jetës së përgjakur shqiptare. Demokracia kishte hapur gjyqin e saj demokratik. Arben Broci, Bujar Besanakut, Naim Kryeziu, Besnik Ceka ishin dëshmitarët e parevokueshëm se komunizmi ishte bërë

TAKIM MIQËSOR: BERISHA - DE MIKELIS

Më 3 prill mbërriti në Tiranë Ministri i Jashtëm italian z. De Mikelis. Prej këndej Ministri i Jashtëm italian shkoi në qytetin e Durrësit dhe në një nga mjediset e Komitetit Ekzekutiv u prit dhe zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Zotin Sali Berisha. Në bisedimet që u zhvilluan merrnin pjesë edhe deputetët e Partisë Demokratike Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Bashkim Kopliku dhe Genc Ruli. Ndodhej edhe ambasadori italian në Shqipëri Torquato Cardilli. Mbas përfundimit të takimit zoti zëvendës Berisha e De Mikelis dhanë një konferencë shtypi në prani të gazetarëve shqiptarë dhe atyre italianë që shoqëronin ministrin De Mikelis në Shqipëri. Duke e marrë fjalën zoti Berisha tha se: Ky është takimi i parë dhe më i rëndësishëm që opozita shqiptare ka zhvilluar që pas zgjedhjeve të 22 marsit. Duke shprehur kënaqësinë për këtë takim me z. De Mikelis, Berisha theksoi se do të shohim të gjitha mundësitë për një bashkëpunim intensiv midis dy vendeve tona, ndërkohë ai i shprehu edhe falënderimet ... Në lidhje me raportet e Shqipërisë me Amerikën dhe me vendet evropiane, Zoti Berisha tha: Mendoj se ju duhet t’i kuptoni shqiptarët, pas një izolimi gjysëm shekullor SHBA kanë qenë në mendjen e shqiptarëve simbol i lirisë ashtu siç ka qenë Amerika për të gjitha vendet e Europës pas Luftës së II Botërore. Marrëdhëniet me Europën s’ka se si të mos jenë të ngushta pas fitores së demokracisë dhe ska se si shqiptarët të mos duan të bashkohen me Europën kur ëndrra e çdo shqiptari është të bashkohet me Europën Një nga mundësitë më reale për këtë është edhe lidhja me Italinë si fqinj i yni. Unë dua të shtoj, u tha gazetareve zoti De Mikelis, se nuk është e nevojshme të krijohen gjëra që nuk ekzistojnë. Italia nuk është xheloze për faktin se vendet e tjera europiane apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më afër shqiptarëve. Ne mendojmë se të gjitha vendet demokratike duhet t’i rrinë pranë Shqipërisë natyrisht lidhjet me Italinë janë më të favorshme nga afërsia gjeografike dhe historike e të dy vendeve. Pas një vizite tek trupat e operacionit «Pelikan» ministri i Jashtëm italian De Mikelis u largua nga vendi ynë. ZAMIRA KOLECI Takimi me delegacionin e PD, me mikun Berisha, deklaroi se de Mikelis, ishte shumë i rëndësishëm e i ngrohtë dhe i dobishëm. Në emër të qeverisë italiane ai shprehu pastaj kënaqësinë për rezultatet e zgjedhjeve si nga pikpamja e transparencës, korrektësisë që u zhvilluan që janë një shenjë e pjekurisë demokratike të arritur në Shqipëri. Kënaqësia jonë e madhe do të E ai i shprehu edhe falënderimet ministrit italian për ndihmën e madhe që qeveria e tij dhe Italia i kanë dhënë vendit tonë gjatë kësaj periudhe të vështirë. Unë kam shumë shpresë përfundoi z. Berisha se edhe në të ardhmen ato do të forcohen dhe se Shqipëria do të shohë gjithmonë tek Italia mundësinë e madhe për tu integruar në Europë.

U MBLODHI KËSHILLI KOMBËTAR I PD

Pardje u mblodh Këshilli Kombëtar i PD, i pari pas zgjedhjeve të 22 marsit. Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i Partisë Demokratike, Dr. Sali Berisha. Fitorja e 22 marsit, tha ai, ishte konkretizim i idealeve dhe aspiratave të të gjithë demokratëve për ’u ndarë nga komunizmi. Populli ynë e meriton një fitore të tillë dhe dëshmoi pjekurinë e tij demokratike, si rrallë popull tjetër, në lindje të Europës. Fitorja ishte tiparet e saj të cilat përcaktuan suksesin në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Në popull ekziston besimi se PD mund të stabilizojë rendin dhe krijimin e biznesit për investimet. Tam në themel që kemi pranuar pak, por kjo nuk do të thotë se vetëm janë dëtyrimet ndaj popullit. Ndërtimi i shtetit demokratik i zbret veprimet dhe iniciativat tek individi. Sistemi i vjetër i mesoi njerëzit të prisnin nga lart e të pyesnin: Ç’do bëni për ne? (?). Ne nuk kemi zhvillim të planifikuar, ndonse kjo s’do të thotë se qeveria prej këtyre lehtësohet. Puna e saj merr trajta të tjera në ekonominë e tregut. Pastaj e mori fjalën z. Eduard Selami, nënkryetar i PD. Shpresat e njerëzve duhen realizuar. Nuk është fati i PD por fati i gjithë Shqipërisë, tha ai. Sukseset provuan që vendimet e Këshillit Kombëtar kanë qenë të drejta. Ai theksoi rolin e veçantë të dr. prof. Sali Berishës në këtë fitore. Më tej, z. Eduard Selami shtroi problemin e propozimeve për postin e presidentit (bashkë me zgjedhjen e kompetencave të tij), kryesisë së Kuvendit Popullor, kryeministrit dhe kryesisë së grupit parlamentar të PD. Z. Azem Hajdari qartësoi domosdoshmërinë e rritjes së të drejtave të presidentit në kuadrin e republikës parlamentare, kur dihet se PD ka të drejtën të ushtruar të pushtetit që i dha me votim populli. PD premton se do të ndërtojë Qeveri të ndershme, theksoi z. Hajdari. Më të u kalua në propozimet dhe miratimet konkrete të kandidaturave. Në fund z. Arben Demeti njoftoi për mbledhjen e be shprejti të një konference të jashtëzakonshme të PD, për të zgjedhur kryetarin e ri të PD dhe disa probleme të tjera. Korros. 1 «RD»

Shpallet Republika Autonome Irredenta e shqiptarëve në Maqedoni

Radio-Kroacia njofton se u shpall Republika Autonome Ilirida e Shqiptarëve etnikë në Maqedoni. Kuvendi për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni me seli në Tetovë shpalli Republikën Autonome Ilirida. Në Territorin e Republikës autonome Ilirida hyjnë komunat Kumanova, një pjesë e Shkupit, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra. Struga dhe vendbanimet e popullsisë shqiptare nga komunat e tjera, të cilat sa i përket elementit ekonomiko-gjeografik sipas kriteriumeve të Dokumentit të Hagës që gëzojnë e duhet të përfshihen në territorin e kësaj republike. Kështu thuhet në arsyetimin e Kuvendit të Autonomisë territoriale e politike të nënshkruar nga kryetari i Kuvendit Xhulis Fejzullahu. Konformë këtij akt, Kuvendi propozoi edhe ndryshimin e kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në 3 i kushtetutës së Maqedonisë duhet të plotësohet me një aline të re, të cilën do të përcaktojnë se në kuadrin e Republikës së Maqedonisë është Republika Autonome Ilirida, Ndërkaq, në pjesën e dytë të kushtetutës së Maqedonisë pika 4 propozohet të inkorporohet dispozita me të cilën garantohet mëvetësia e Republikës Autonome Ilirida në qeverisjen ekonomiko-financiare, në organizimin bankave, në planifikimin hapësinor si dhe në disponimin e begatisë natyrore dhe me vlerat kulturore e me vlerat e tjera në territorin e Republikës Autonome Ilirida. Në fund të propozimit për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë thuhet se kuvendi i kësaj Republike nëse nuk e aprovon propozimin për ndryshimin e kushtetutës së Maqedonisë dhe nëse nuk i përcakton dhe garanton kërkesat për autonomi politiko-territoriale të shqiptarëve në Maqedoni do të detyrohemi që të avancojmë përcaktimin tonë politik në përputhje me të drejtën natyrore etnike e historike të popullit shqiptar për vetvendosje.

Lajmet e ditës RAMIZ ALIA JEP DOREHEQJEN

Kërkohet punë për qeverinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të interesuarit të paraqesin kërkesën dhe të dhënat në adresën: Davit Herold, 5345 Forney Road, Dallas, Texas 75227 U.S.A.

PRANVERA E BEKUAR E POPULLIT SHQIPTAR

fitoreve të admirueshme. Kjo qe fitore e të gjithëve, edhe e atyre që kujtojnë se kanë humbur. Shpejt ata do ta kuptojnë se ka diell për të gjithë, se do të jenë më të lirë në demokraci se sa në regjimin e vet, mjaft që të nënshtrohen ligjit e të mos kërkojnë privilegje. Nuk ka ndodhur më kot që kombi shqiptar ka mbijetuar në shekuj. Shpirti i tij i madh ka ditur t’u bëjë ballë me durimin e vetëmohimit të njëpasnjëshëm dhe të dalë i ripërtërirë. Le t’i vërtetojmë botës se jemi një komb që meriton të përkrahët pas një paralize të gjatë, të Evropës dhe Bota e qytetëruar do të shkojnë se sa shpejt do t’i heqin patericat dhe do të ecim në një hap me to. Populli ynë nuk është lypës, ai

Urinë për Bajramin

Me rastin e Ditës së Bajramit të Madh kam kënaqësinë t’ju uroj nga zemra gjithë muslimanëve të Shqipërisë dhe të diasporës, kudo që ndodhen: «Për shumë mot e gjithmonë gëzuar Festën e Bajramit të Madh»! Për herë të parë pas fundit të diktaturës komuniste, e cila qe armiku më i egër i fesë, besimtarët muslimanë festojnë në liri e demokraci ditët e tyre të shenjta, të politikës së saj ka vënë edhe Partia Demokratike në themel ringjalljen dhe ruajtjen e traditave të përkatësive fetare të nëpërkëmbura. Ajo garanton se do t’i mbështesë pa rezerva fenë, moralin dhe ligjin, elementë themelorë këto për pajtim dhe bashkimin kombëtar. Me përulje dhe adhurim ndaj Zotit të Gjithësisë kam besim se të gjithë së bashku do t’u futemi punëve të shumta që na presin, për zhvillimin e përparimin e gjithanshëm të Atdheut dhe për të bërë popullin të pasur e të lumtur si gjithë bota e qytetëruar. Prof. dr. SALLI BERISHA kryetar i Partisë Demokratike