15/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 prill 1992

RUSH DUHET T’I PRIJË RISTRUKTURIMIT DEMOKRATIK

Në kthesat e mëdha historike gjithmonë përvijohen dy elementë themelorë: shkëputja e së vjetërës dhe ndërtimi i së resë. Në përgjithësi ata prirës që janë të aftë të realizojnë elementin e parë quhen «destruktivë» ndërsa të tjerët që ristrukturojnë të ardhmen, quhen «konstruktivë». Në shkrimin e tij të botuar ditën e diel, më 12 prill 1992 në gazetën «Drita», me titull «Intelektualët dhe demokracia», prof. dr. Kristo Frashëri analizon me mprehtësinë e studiuesit profesionist rolin dhe rëndësinë e politikaneve të secilës kategori duke vënë theksin në nevojën e ngutshme të angazhimit të «konstruktivëve» në etapën e tanishme të revolucionit tonë demokratik. Ndarja në etapa «destruktive» e «konstruktive» e një transformimi shoqëror është konvencionale. Përgjithësisht ato ruajnë këtë renditje ndonëse ndërthuren me njëra-tjetrën. Në të njëjtën kohë njerëzit që u prijmë etapave të tilla kanë karakteristika dalluese të veçanta. Zakonisht, ashtu siç shprehet edhe profesor Kristo Frashëri, të parët shquhen për guxim kulturës, ndërsa të dytët, për urtësi e kulturë të gjerë. Kështu për shembull, heroi i bashkimit të Italisë, Xhuzepe Garibaldi, ishte trim e i papërkulur, me aftësi të spikatura «destruktive» për të realizuar atë detyrë të madhe historike të dhënies fund të copëzimit të vendit. Pas asaj etape, krejt natyrshëm ai u tërhoq dhe skenën politike itali- ane e dominoi konti «konstruktiv» Kavur, i cili hodhi themelet e shtetit modern italian. Megjithatë historia jep edhe shembuj të tjerë, ndonëse më të rrallë, që të dyja grupet e cilësive, t’i zotërojë një njeri i vetëm. I tillë ishte Mustafa Qemali. I suksesshëm në fushën e luftës dhe po aq bindës e brilant në organizimin e Turqisë moderne. Pra, precedentët historikë nuk japin gjithmonë zgjidhje të vetme. I rëndësishëm për një rend demokratik është krijimi i mundësive të plota për këdo që të shpalosë aftësitë e tij. Por kjo nuk arrihet menjëherë. Duhet kohë për organizimin e të gjitha institucioneve demokratike që do të bëjnë të mundur ushtrimin e kapaciteteve intelektuale. Aktualisht në kemi për intelektualët tanë pak a shumë atë pasqyrë që formuloi rendi çlirimtaror komunist. Është thënë shpesh se duhen afruar intelektualët cilësorë të cilëve u duhen besuar edhe përgjegjësitë e mëdha. Por, në këtë rast ka diçka që nuk mund të lihet mënjanë. Krahas aftësive profesionale, ristrukturimi i një rendi shoqëror kërkon guxim qytetar. Kush ia thotë Sali Berishës apo Azem Hajdarit, Eduard Selamit apo Arben Imamit që të vihen në krye të lëvizjes studentore- SKËNDER SHKUPI (Vijon në faqen e 2-të) qy-vazhdojë të përparojë drejt një stabiliteti politik dhe prosperiteti ekonomik. Greqia, e cila vlerëson lart tradicio-nale të miqësisë dhe të bashkëpunimit me Shqipërinë, Evroropë në populli juaj do të shpëltoje integrimin e saj në Evropë dhe populli juaj do të vazhdojë me Shqipërinë, Me respekt dua të përsëris edhe një herë besimin tonë se minoriteti grek në Shqipëri do të luajë rol në urën e miqësisë e të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Zgjedhja juaj shënon një etapë historike në marshimin e Shqipërisë drejt demokracisë. Formuloj urimet më të zjarrta për shpejtimin e vënies në jetë të reformave për të cilat KONSTANDIN MICOTAQIS Kryeministër i Greqisë

«Prandaj ta dhashë votën time -n» (!)

- Jo gjithshka duhet pritur me shopkin magjik - Deputeti u qarkua prej zgjedhësve të vet sapo arriti në qytetin e tyre. Njerëz të moshave të ndryshme, të sugjerimeve dhe ankesave të ndryshme. Midis tyre kishte që kërkonin prej deputetit zgjidhjen e halleve që fare mirë mund t’ua zgjidhte, dhe duhej ta bënte një gjë të tillë, pushteti lokal, por kishte edhe nga ato që do të merrnin rrugë pas fillimit të punës së Qeverisë qëndrore. Njerëzit kanë shqetësimet e tyre dhe kur ato bëhen të pazgjidhshme, qoftë edhe përkohësisht, ata dik u ankohen: Deputeti për ta është kontakti i parë dhe më i rëndësishëm me Qeverinë, me Shtetin. Por ajo që binte në sy më tepër ishte se pjesa dërrmuese e ankesave që qarkuan deputetin FARUK MYRTAJ (Vijon në faqen e 2-të)

KËSHILLI I MINISTRAVE I KRYESUAR NGA ZOTI ALEKSANDER MEKSI

1. Zv. kryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit 2. Zv. kryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Rendit 3. Sekretar i Përgjithshëm 4. Ministër i Financave dhe Ekonomisë 5. Ministër i Punëve të Jashtme 6. Ministër i Drejtësisë 7. Ministër i Industrisë, Burimeve Minerale dhe Energjetikës 8. Ministër i Tregtisë dhe Ekonomik me Jashtë 9. Ministër i Mbrojtjes 10. Ministër i Transporteve dhe Komunikacionit 11. Ministër i Ndërtimit, Strehimit dhe Rregullimit të Territorit 12. Ministër i Shëndetësisë dhe Ambientit 13. Ministër i Arsimit 14. Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 15. Ministër i Turizmit 16. Ministër i Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë 17. Kryetar i Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë 18. Kryetar i Komisionit të Kontrollit REXHEP UKA BASHKIM KOPLIKU VULLNET ADEMI GENC RULI ALFRED SERREQI KUDRET ÇELA ABDYl XHAJA ARTAN HOXHA SAFET ZHULALI FATOS BITICKA ILIR MANUSHI TRITAN SHEHU YLLI VESIU DHIMITËR ANAGNOSTI OSMAN SHEHU DASHAMIR SHEHI MAKSIM KONOMI BLERIM ÇELA

Telegrame urimi dërguar prof. dr. Sali Berishës me rastin e zgjedhjes së tij president i Republikës

Zoti President, Sapo mësova me gëzim të madh zgjedhjen tuaj në postin më të lartë të Republikës. Ky eveniment paraqet një pikë të rëndësishme zgjimi në historinë e kombit tuaj dhe shënon mbylljen përfundimtare të një periudhe të gjatë izolimi, duke favorizuar riintegrimin e plotë të Shqipërisë në gjirin e Evropës. Jam i sigurtë që bindjet tuaj demokratike do të jenë për popullin tuaj udhëheqja më e mirë në rrugën që Shqipëria sapo ka filluar të ecë. Italia, që ndjehet thellësisht e lidhur me vendin tuaj me një numër arsyesh historike e gjeografike, do të vazhdojë, zoti President, aksionin e saj të mbështetjes ndaj popullit shqiptar me sigurinë që raportet bilaterale do të vazhdojnë të jenë të frytshme. Dua t’ju paraqes, zoti President, ndjenjat e konsideratës sime më të lartë. FRANCESCO KOSIGA President i Republikës Italiane Me rastin e zgjedhjes suaj President i vendit unë dëshiroj t’ju përcjell ju përgëzimet e mia më të nxehta dhe urimet e mia më të mira për progresin, prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik shqiptar; si edhe sukses në misionin tuaj të lar-të dhe në jetën tuaj personale. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj Shqipëria do të përshpejtojë vazhdojë e cila vlerëson lart urat tradicionale të miqësisë dhe të bashkëpunimit me Shqipërinë, për inat të situatës aktuale delikate të jetës politike dhe ekonomike të vendit tuaj në mbyllje të një periudhe të gjatë diktature. Në të njëjtën kohë jam i sigurtë që imponimi i juaj për futen e plotë të Shqipërisë në Evropë do të kuro-zohet me sukses dhe Italia do të bëjë të shkuarën e mundur çdo pengesë e mundur që kjo të arrihet në një kohë sa më të shkurtër. Duke kujtuar akoma mikpritjen e përzemërt të cilën më ofruat në Durrës, ju dërgoj urimet më të mira. XHANI DE MIKELIS Ministër i Jashtëm i Republikës Italiane Shumë i nderuar zoti President, Në ju përshëndesim shumë përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si president i parë demokratik në Shqipëri. Ne e dimë që kjo kjo detyrë është e lidhur me shpresat e mëdha dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të ju dhënë përkrahjen tonë si edhe nga ana e qeverisë austriake. Zoti President, Të nesërmen e zgjedhjes suaj si President i Republikës së Shqipërisë është kënaqësi për mua t’ju dërgoj përshëndetjet e mia më të nxehta në emër të Bashkimit për Republikën dhe në emrin tim personal. drejt demokracisë. Formuloi urimet më të zjar-ju aspironi. Nga ana tjetër, kam bindjen se, nën drejtimin tuaj, Shqipëria do të kontribuojë në mënyrë të vendosur në rivendosjen dhe ruajtjen e paqes në Ballkan, kusht esencial për stabilitetin evropian. Duke përsëritur përshëndetjet e mia, ju lutem të besoni, zoti President, në shprehjen e konsideratës sime shumë të lartë. ALOIS MOK Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskancelar i Austrisë Shkëlqesi, Është kënaqësi e veçantë për mua t’i transmetoj Shkëlqesisë Suaj përgëzimet e mia më të sinqerta dhe urimet më të mira për zgjedhjen Tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Konstatoj me kënaqësi të madhe se zhvillimet politike në Shqipëri tregojnë preferencën e popullit shqiptar për demokracinë dhe besoj se marrëdhëniet tradicionale, të ngushta dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen akoma më shumë gjatë periudhës që Shkëlqesia Juaj do të jetë në këtë post të lartë. Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë. TURGUT OZAL President i Republikës së Turqisë Në emër të Komisionit të Komunitetit Evropian dëshiroj t’ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme të këtyre ditëve, që u zhvilluan të lira dhe të drejta, u bënë inkurajim për të gjithë ata që interesat e popullit shqiptar i kanë në zemër. Zgjedhja juaj është konfirmim se procesi demokratik në Shqipëri rrënjë të thella në Shqipëri. Ju lutem pranoni sigurimet e mbështetjes së vazhdueshme të Komunitetit Evropian për reformat politike dhe ekonomike në Shqipëri si dhe urimet më të mira për ju për shumë detyra sfiduese që drejtoni. ZHAK DELOR President i Komisionit të Komunitetit Evropian Bruksel Me rastin e zgjedhjes suaj të shkëlqyer si President i Republikës së Shqipërisë ju shpreh përgëzimet e mia të nxehta. Rezultati i zgjedhjeve të fundit, të përgjithshme e direkte, shënon një kthesë në vendin tuaj, gjë që nuk mungojnë të afrojnë atë gj-thnjë e më shumë me vendet e tjera evropiane. Ju uroj sukses të plotë me ushtrimin e mandatit tuaj. CATHERIRE LALUMIER Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Evropës Shumë i nderuar zoti President, Për zgjedhjen tuaj si kryetar të shtetit shqiptar ju uroj përzemërsisht. Zgjedhja juaj është një riprovim i iniciativave për një demokratizëm të shpejtë të Shqipërisë, sikundër edhe në pah edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Me personin tuaj ndryshi-met demokratike do të zbatohen edhe në krye të shtetit. Gëzohem për bisedën tonë gjatë vizitës sime të ardhshme në Shqipëri dhe ju uroj detyrën tuaj të vështirë dhe me shumë përgjegjësi. Mbarësi dhe suksese! HANS DIETRICH GENSHER Ministër i Jashtëm i R.F. të Gjermanisë I dashur zoti President, Ishte kënaqësi e madhe kur mora vesh zgjedhjen tuaj President i Shqipërisë dhe për këtë ju dërgoj përgëzimet e mia të ngrohta. Ju tani do të merrni përgjegjësira të mëdha në një kohë kur vendi juaj po ecën në rrugën e reformave politike dhe ekonomike. Ju jeni në dijeni se I ndërmerrni këtë gjë me urimin e mirë të qeverisë sime dhe të popullit amerikan dhe se ne do të përpiqemi t’ju ndihmojmë në këtë rrugë. Fat të mbarë! Me përshëndetjet e mia personale të ngrohta. Me sinqeritet XHON E. ROBSON Zëvendëssekretari i Thesarit Ju uroj zgjedhjen President të Republikës së Shqipërisë. Jam i bindur se marrëdhëniet midis dy shteteve tona do të zhvillohen në bazë të parimeve të miqësisë dhe bashkëpunimit, në dobi të shteteve dhe popujve tanë dhe paqe e stabilitetit në rajon. KIRO GLIGOROV Kryetar i Republikës së Maqedonisë Shkëlqesi, Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, është kënaqësi për mua t’ju dërgoj përgëzimet e mia të ngrohta dhe përshëndetjet e mia të nxeh-ta dhe urimet e mia për sukses në kryerjen e funksioneve tuaja të reja. Përfitoj nga ky rast i gëzuar për t’ju shprehur predispozi-cionin tim për të punuar bashkë me ju në përforcimin e marrëdhënieve të miqësisë dhe të bashkëpunimit që ekzistojnë midis dy vendeve tona. Me konsideratë të lartë MOHAMED BOUDIAF President i Komitetit të lartë të Shtetit të Republikës Algjeriane Demokratike dhe Popullore Është kënaqësi shumë e veçantë për mua t’ju dërgoj, në emër të popullit dhe të qeverisë senegaleze, si dhe në emrin tim personal përshëndetjet tona më të nxehta për zgjedhjen tuaj të shkëlqyer në krye të Shqipërisë. Urimi im më i madh është që gjatë mandatit tuaj të shoh zhvillimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona miq, më një bazë paqeje dhe drejtësie. Me konsideratë shumë të lartë, ABDOU DIOUF President i Republikës së Senegalit Takimet tona të shumta dhe në veçanti bisedimet që patëm disa ditë më parë në Durrës më kanë konfirmuar opinionin që ju jeni personi më i përshtatshëm për të udhëhequr Shqipërinë në mes demokracisë. Shkëlqesi, Me rastin e zgjedhjes suaj si President i Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh juve, në emër të qeverisë dhe popullit të Seishellëve, përgëzimet tona të sinqerta. Kam besimin se lidhjet e miqësisë që ekzistoj-në midis dy vendeve dhe popujve tanë do të forcohen më tej në interesin tonë të ndërsjellë. Me konsideratën më të lartë, FRANCE ALBERT RENE President i Republikës së Seishellëve

Deklaratë për shkeljet e të drejtave në Kosovë

Në Kosovë, që është pushtuar nga qeveria serbe e dhunës, janë shkelur rëndë të drejtat kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve; Janë ndaluar mësimet shqipe në shkollat fillore, në shkollat e mesme dhe në Universitetet; Janë ndaluar mjetet e komunikimit në shqip, është ndaluar programi në RTV Prishtina dhe është ndaluar e vetmja gazetë e përditshme në shqip, Rilindja; Janë plaçkitur apo përdhosur vlerat kulturore shqiptare: gjetjet arkeologjike, dokumentat e historisë kombëtare, janë nxjerrë librat shqip nga bibliotekat; Janë rrezikuar të gjitha veprimtaritë botuese e kulturore në shqip, në kufi të bllokimit të tyre tërësisht; Krjusët letrarë e kulturorë, janë rrezikuar ekzistencialisht dhe janë kërcënuar fizikisht; dhe për shfaqje të mendimeve e të pikëpamjeve kanë keqtrajtuar e burgosur. Duke parë që, kultura shqiptare në Kosovë dhe kruesit e saj po pësojnë një genocid kulturor PEN-i shqiptar u drejtohet asociacioneve ndërkombëtare dhe PEN-it ndërkombëtar që të ndërmarrin hapa që të mbrojnë këtë kulturë të rrezikuar. PEN - KLUB-i shqiptar TIRANË-PRISHTINË

Mesazh urimi

Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj në postin e lartë të Presidentit të Shqipërisë, Jeni presidenti i parë i një epoke të re dhe uroj që të keni sukses të plotë në aksionin tuaj për ta bërë Shqipërinë të lumtur, të pastër, të kultururar dhe humane. ISMAIL KADARE