- Pëllumb Bataj përballë Genc Rulit dhe Gramoz Pashkos -
Dita e gjyqit kundër të pandehurit Pëllumb Bataj, për shpifje e fyerje botërisht ndaj të dëmtuarve Gramoz Pashko e Genc Ruli, po shtyhet gjithnjë e më tepër.
Përveç kësaj, në disa organe të shtypit po deformohet e vërteta në lidhje me shkaqet e zvarritjes së këtij procesi. Për të informuar saktë lexuesin morrëm kontakt me drejtuesit e organeve gjyqësore të rrethit të Tiranës dhe u kërkuam atyre dokumentacionin që vërteton ditët e takimit të të dy palëve në sallën e gjyqit dhe kush prej tyre ka munguar në seancat paraprake.
I pandehuri Pëllumb Bataj dhe të dëmtuarit Gramoz Pashko dhe Genc Ruli janë thirrur për t’u dëgjuar paraprakisht më dt. 11.02.1992. Në këtë datë G. Pashko u paraqit me pak vonesë dhe u lut të shtyhej dëgjimi i tij për shkak se do të shkonte me shërbim jashtë shtetit. Më 24. 2. 1992 u bë ballafaqimi i parë i të pandehurit me të dëmtuarit akuzues dhe pas kësaj u caktua seanca gjyqësore në datën 5.03.1992. Të pandehurit iu shpjegua e drejta që ka për t’u mbrojtur me avokat. Ai mori përsipër se do të zgjidhte vetë një avokat.
Më datën 5.03.1992, i pandehuri deklaroi se kishte zgjedhur si avokat Maksim Haxhiun, por ky i fundit nuk u paraqit sepse, sipas tij, ishte i sëmurë. Për këtë shkak seanca u shty për datën 13.03.1992. Në këtë datë nuk u paraqit G. Pashko, sepse ndodhej me shërbim në Vlorë, për fushatën elektorale. Seanca tjetër gjyqësore u hap më 26.03.1992, por nuk u zhvillua, sepse përsëri mungoi avokati M. Haxhiaj, pa ndonjë arsye.
Gjyqi u shty për datën 2.04.1992. Kjo seancë u zhvillua në rregull. U dëgjuan pjesëmarrësit në proces, u morën prova të tjera, por nuk përfundoi, sepse nuk u paraqit Luçie Doçi.
Më 9. 04. 1992 u paraqit Luçie Doçi, e cila u mor edhe ajo e pandehur, e, në bazë të ligjit, iu dha afat për t’u mbrojtur. Ajo deklaroi se do të mbrohet me avokat të cilin do ta zgjidhte vetë. Për këtë shkak seanca gjyqësore u shty për datën 18.04.1992.
Në këtë datë e pandehura Luçie deklaroi se do të mbrohej nga avokati M. Haxhiaj i cili ishte i pranishëm, por në këtë seancë nuk u paraqit i pandehuri Pëllumb Bataj, pasi ishte shtruar në spital.
Pritet dalja e tij nga spitali që të vazhdojë procesi.
MESAZHI I DEPUTETIT
Fshati përballë reformave ekonomike
Komisioni i Kuvendit Popullor për Bujqësinë dhe Ushqimin, në mbledhjen e tij të datës 21.4.1992, pasi analizoi me shqetësim gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet aktualisht bujqësia dhe fshati dhe me qëllim që të përshpejtohen masat që duhen marrë për përmirësimin e kësaj gjendjeje, e quan të domosdoshme të tërheqë vëmendjen e Parlamentit dhe Qeverisë mbi sa vijon:
SE PARI: Fshati dhe bujqësia e vendit janë në gjendje paralize të plotë. Reforma për privatizimin e tokës aktualisht është pezulluar. Në disa zona të vendit toka nuk është ndarë sipas ligjit. Në shumë zona të tjera ndarja është ndërprerë sepse fshatarët presin se çfarë do të bëjë Parlamenti i ri dhe Qeveria demokratike. Në mjaft fshatra vërehen edhe tendenca për të rikthyer ndarjen në kufijtë e vjetër, ndërsa mjaft ish pronarë të tokës bëjnë presione të ndryshme ndaj fshatarëve për të mos marrë tokën që i jep komisioni i fshatit.
SE DYTI: Në shumicën e ish kooperativave bujqësore nuk ka përfunduar vlerësimi dhe ndarja e pasurisë dhe fshatarët kanë mbetur pa asnjë burim të ardhurash. Ndarjen e pasurisë e pengon në radhë të parë fakti se shumica e ish kooperativave bujqësore janë debitore ndaj shtetit. Nga ana tjetër në jo pak prej tyre janë vërejtur veprime të parregullta e spekulime nga kryetarët e anëtarë të tjerë të komisioneve të vlerësimit, që kanë marrë për vete ose favoritet e tyre pjesën e luanit, ndërsa fshatarëve u kanë lënë kockat.
SE TRETI: Fshatarët kanë mbetur pa mjete për të punuar tokën. Ndërmarrjet e Mekanikës bujqësore janë organizuar plotësisht në shumicën e rretheve. Në këtë situatë disa traktoristë po spekulojnë në kurriz të fshatarëve duke mos respektuar tarifat e shtetit.
(Vijon në faqen 2)
Rifillojnë punën
Këto ditë, disa nga ndërmarrjet e sektorit të Ushqimeve, i kanë kthyer rreth 80 përqindësisht dhe po i gëzojnë rifillimit të punës.
Kështu, kanë dhënë sasitë e para të prodhimit fabrikat e makaronave në Shkodër, Durrës, Korçë, Përmet, Peqin, Vlorë, Peshkopi dhe Tiranë. Me kapacitet të plotë po punon edhe fabrika e nisështes në Korçë. Pritet së afërmi të fillojë prodhimin edhe ajo e Shijakut.
Është siguruar lënda e parë dhe po punohet për ecuri të mbarë të punës në repartet e prodhimeve të biskotave dhe lokumeve në Tiranë, Durrës dhe Vlorë.
Të një natyre tjetër janë vështirësitë në degët e prodhimit të pijeve. Është siguruar lënda e parë, nuk mungon as gatishmëria e punëtorëve.
«PUSHTETI I KATËRT»
PROFESIONI I GAZETARIT NË NJË GJENDJE TURPI!
Nuk është aspak e vështirë të kuptosh se në Shqipëri aktualisht diçka nuk shkon mirë: ka filluar larja e hesapeve ndaj atyre që «mendojnë ndryshe», por, megjithë demokracia i pranon të gjithë, në esencë kjo s’është gjë tjetër, veç një frymë revanshiste në ngritje.
Revanshizmi duket hapur në shtypin tonë. Gazetat, të ndodhura përpara dy alternativave - të pasqyrojnë momentin në të cilin jeton populli shqiptar, apo të bëhen arenë dyluftimesh mes spektrit që po mbron jetën e një fejeje të sëmurë nga leucemia. Besoj se sot shtypi ynë s’e quan më RAI-n televizioni reaksionar e antihuman!
Shtrohet pyetja: Kështu do të vazhdojnë të dalin gazetat? Në vazhdofshin kështu, atëherë artikujshkruesit e një vendi demokratik nuk janë demokratë, sepse ata nuk përfaqësojnë vullnetin e shumicës, për egoizmin dhe injorancën e tyre personale. Në vazhdofshim kështu, populli mund të quhet i «rak-
dy alternativave - të bëhen arenë dyluftimesh mes dy artikujshkruesish për fatin tonë të keq, kanë zgjedhur alternativën e dytë.
Përpara pak ditësh u ndodha në spitalin kirurgjik, pavionin e doktor Besim Elezit, për të vizituar një mikun tim. Atje, në një dhomë, në një ambient kriminal, ishin shtruar tre burra dhe... një vajzë rreth 12 vjeç. Vajza po shuhej dalëngadalë. Atë e ka kafshuar gjapërinj në këmbë dhe tani infeksioni i ka shkuar deri në bark, pasi nuk ka pasur antihelm për sëmundjen e saj në spitalet tona. Duke parë këtë të vajzë fshati, që edhe për t’u ushqyer hante nga pakot që iu vinin tre pacientëve të dhomës, mendova: në vend që shtypi të luftonte që në faqen e parë për të shpëtuar jetën e kësaj vajze fatkeqe, merret me polemika dhe fyerje personale: Turp për dhe gjithë ne! Do dëshiroja t’iu kujtoja këtu se fati i njeriut nuk është sheshemi i parë i gazetarë të vërtetë. Të shtunën në kalo një nga komisionet më popullore në RAI-2 filloi pikërisht me kërkesën e bërë nga drejtuesi i emisionit, popullit italian që të ndihmojnë për të vazhduar të dalin gazetat? Në Në vazhdofshim kështu, populli mund të quhet i “rraktisur nga shtypi dhe kjo mund të quhet pa ekzagjerim 1 katastrofë kombëtare, pasi, siç dihet, shtypi demokratik quhet ndryshe edhe “pushteti i katërt”. Pse duhet ta lëmë pa këtë pushtet popullin shqiptar? Kujt i intereson?
Ka ardhur koha ta shohim me sy katastrofën kombëtare dhe të përpiqemi të ndërtomë diçka e jo të shkatërrojmë më tej. Duke u ndalur në një shembull konkret, do dëshiroja të shtroja pyetjen: Pavarësisht se si mendojnë disa nga në Kadarenë, është më mirë të shkatërrohet përmes denigrimi një talent i tillë apo të luftojmë për të zbuluar dhe afirmuar talente të tjerë të këtij kalibri? Dhe këtë pyetje e shtroj për botën shqiptare në përgjithësi.
Duke parë kaosin që krijohet në shtyp, frymën e revanshizmit në ngritje, mendoj se gazetarit duhet t’ju mblidhen në një konferencë të tyre kombëtare urgjente, për të shprehur profesionin e tyre fisnik nga ky pozicion i turpshëm që i kanë vënë të tjerët, përfshi këtu edhe qeveritë e një-pas-njëshme, aq më shumë ligjin e shtypit në Parlament.
PIRAMIDA SHTETËRORE
- Vetëm demokracia do ta çojë Shqipërinë drejt mirëqenies, drejt përparimit, drejt Evropës -
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se qeveria e re po merr sot mbi vete një barrë tejet të
rëndë: luftë korrupsioni, drejtësi në gjykimin e problemeve duke u udhëhequr kurdoherë nga kërkesat më të shtetasve. Çdo hezitim në këtë drejtim, do të ishte me pasoja të rënda për vetë demo-
SHTETËRORE
- Vetëm demokracia do ta çojë Shqipërinë drejt mirëqenies, drejt përparimit, drejt Evropës -
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se qeveria e re po merr sot mbi vete një barrë tejet të rëndë, përballimi me sukses i së cilës s’ka si të mos cilësohet për vendin tonë si misioni më i rëndësishëm historik të paktën i gjysmës së dytë të këtij shekulli.
- drejt Evropës - merr sot mbi vete një barrë tejet të rëndë, përballimi me sukses i së cilës s’ka si të mos cilësohet për vendin tonë si misioni më i rëndësishëm historik të paktën i gjysmës së dytë të këtij shekulli. Vështirë të gjenden ndokund regjime totalitare që të kenë kaq fashuar e çoptuar kaq në mënyrë të pameshirshme vendin e tyre sa diktatura enveriane Shqipërinë. Plagët që na la diktatura janë të mëdha, ato i ndeshim në të gjitha sferat e jetës por më shumë dhimbën në ekonomi, ku thuajse ka pushuar çdo lloj aktiviteti. Pas më se 1 viti kolapsi dhe kaosi të përgjithshëm, ne kushtet e mungesës së shtetit, të paralizës së ligjit e të organeve dhe të organizmave që duhej t’i dilnin atij zot, në kushtet e rrënjës së kriminalitetit, të pasigurisë së jetës e të pronës së qytetareve, sot shtrohet pyetja: Cilat janë detyrat parësore të qeverisë që e c’mësa duhen marrë për përballimin e tyre?
Në rrethanat e krijuara ku çdo gjë ndoshta do të duhej të fillonte nga zero është e domosdoshme që qeveria në punën e saj të karakterizohet në çdo moment nga 3 tipare të rëndësishme; ndershmëria, përkushtimi, urtësia. Kjo sugjeron që e njëjta frymë të përcillet sa më parë në të gjithë sistemin kapitalar të piramidës shtetërore. Ndërshmëri do të thotë kurdoherë nga kërkesat e ligjit. Përkushtimi parakupton përbetim ndaj idealeve të demokracisë, ndaj kërkesave të reformës, por në të njëjtën kohë kërkon po aq e ndoshta më shumë se deri tash trimëri, guxim e papërkulshmëri në kryerjen e detyrës. Ndërsa urtësia është e lidhur ngushtë me mençurinë dhe kreativitetin në kërkim të rrugëve rezultative në raportet e brendshme e të jashtme.
Respektimi i kërkesave të mësipërme do të thotë që puna të fillojë menjëherë gradualisht e me përgjegjësi në të gjitha dikasteret dhe hallkat e varura prej tyre. Sepse është e qartë që reforma është e përgjithshme dhe në këtë kuptim secili dikaster ka për të projektuar dhe zbatuar reformën e vet. Megjithatë ka disa drejtime në të cilat vëna sa më parë në udhë të mbarë e punëve është emergjente, sepse kushtëzon ecurinë e përgjithshme me ritme të kënaqshme të krejt reformës.
1. Detyra e parë e qeverisë është sigurimi hap pas hapi i rendit dhe i qetësisë. Kjo imponon që nga dy faktorë tepër të rëndësishëm. Se pari nga kërkesa e përgjithshme pavarësisht nga bindjet politike, shtresëzimet shoqërore e kulturore, për të garantuar jetën, pronën dhe aktivitetin e gjithanshëm e të lirë me pasoja kërcënuese për vetë demokracinë tonë, ende të brishtë. Së dyti, masat për vendosjen e rendit e të autoritetit të ligjit diktohen nga nevojat e tërheqjes masive të kredive, investimeve dhe kapitalit të huaj në vendin tonë. Pa rend e qetësi asnjë investitor e kreditor nuk do të pranojnë të rrezikonte. Në këto kushte lind nevoja që nga njëra anë të zbatohet me rigorozitet ligji, ndërsa nga ana tjetër ligji ekzistues të plotësohet e të forcohet në mbrojtje të të drejtave të shtetasve.
Tek ne jo rrallë herë është konfundu demokracia me anarkinë, sidomos gjatë këtij viti të fundit. Kjo shpjegohet, veç të tjerash, edhe me faktin se në kushtet e diktaturës, sa më e fortë të jetë dhuna, aq më e madhe bëhet dëshira për liri e demokraci, por kjo nuk do të thotë se ecën në raport të drejt me të edhe niveli i kulturës demokratike. Konceptet “Dëshirë për demokraci” dhe “kulturë demokratike” nuk janë e njëjta gjë, ndërmjet tyre nuk mund të vihet matematikisht shenja e barazimit. Sa më e egër të jetë diktatura, aq më e thellë është hendeku.
(Vijon në faqen 3)
AZEM HAJDARI
KY ËSHTË VETËM FILLIMI...!
Më datën 25.4.1992 Zëvendësdrejtori i Policisë Financiare z. Sokol Hyseni thirri në Drejtorinë e Policisë Financiare Kryetarin e Degës së Policisë Financiare të Tiranës z. Dilaver Bengasi dhe i komunikoi urdhërin e Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, z. Genc Ruli, për shkarkim nga detyra e Kryetarit të Degës së Policisë Financiare të Tiranës dhe lirim nga Policia Financiare.
Ky është vetëm fillimi i reformës administrative në strukturat e policisë financiare.
Për një emigracion të organizuar dhe legal
Këto ditë erdhi në gazetën tonë zoti Alexander Casella, përfaqësues i programit të Informacionit për emigracionin në Shqipëri.
Ky program është pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit. Zoti Casella na sqaroi se ky program për Shqipërinë, ka si objektiv të informojë popullsinë shqiptare rreth problemeve të ndryshme të emigracionit si dhe të sigurojë nga vendet e Evropës perëndimore kuota legale punësimi dhe emigrimi. Disa vende janë dakord tashmë për këtë. Kryesore është që të ndalohet dhe të përcillet rruga eksodëve që po vënë ilegalë, por edhe krijojnë një nam të keq për shqiptarët. Zoti Casella bisedimet kanë sipas z. Casella bisedimet kanë qenë të mira dhe të frytshme në disa vende për të pritur e punësuar punëtorët shqiptarë. Por duhet bërë një punë e madhe për t’i informuar njerëzit se si duhet vepruar për të ikur jashtë shtetit. Për këtë qëllim kjo organizatë do të ngrejë një zyrë këtu në Tiranë për të organizuar këtë emigracion legal dhe për të informuar njerëzit për çdo gjë që lidhet me punësimin jashtë shtetit. Do të ketë gjithashtu kurse gjuhë specializimi teknikë etj. Kjo do të krijojë lirinë e të lëvizurit sipas ligjeve. Por, në se zoti Casella, liria që të dalësh nga vendi apo shtet për jetë nuk është liri për të lëvizur. Në fund apo shtëpi tjetër. Ne, tha ai, do të bëjmë çmos për t’ia arritur qëllimit tonë.
Aktualisht, për shqiptarët nuk jepet më shtrim publik, prn, theksi është tek emigracioni ekonomik, tek punësimi. Një problem tjetër është edhe legalizimi i emigrantëve shqiptarë që janë jashtë pa dokumente. Qeveria italiane është e gatshme për të gjetur një zgjidhje për këtë qëllim, por duhet gjetur një mekanizëm që të funksionojë sa më mirë.
Shpresojmë që të arrihet një nivel i tillë si ai i Hungarisë apo i Çekosllovakisë që qytetarët shqiptarë të lëvizin lirisht me dokumente për 3 muaj në Evropën perëndimore.
Këto që përmendëm më sipër janë shkurtimisht qëllimi dhe objektivi i kësaj organizate. Për të bërë sa më të efektshme dhe më të prje punën e saj, i titoli të gjithë lexuesit e “Rilindjes Demokratike” të shkruajnë letra drejtuar redaksisë sonë për probleme konkrete rreth çështjeve të emigracionit. Këto letra do të bëjnë të mundur një informim më të saktë dhe më utilitar nga ana e kësaj organizate për ata që duan të punësohen jashtë shtetit. Letrat si bashkë me përgjigjet e duhura nga Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, do të botohen në një rubrikë të veçantë të gazetës sonë. I mirëpresim të gjitha letrat tuaja për çfarëdolloj problemi.
ARMAND SHKULLAKU
Dy plotësime në Komisionin Drejtues të PD-së
Para pak ditësh u mblodh Komisioni Drejtues i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Sekretari i PD u zgjodh z. Tomor Dosti, ndërsa nënkryetar z. Ali Spahia.
Revan shizmi duket hapur në shtypin tonë. Gazetat, të ndodhura përpara dy alternativave - të pasqyrojnë momentin në të cilin jeton populli shqiptar, apo të bëhen arenë dyluftimesh mes dy artikujshkruesish për fatin tonë të keq, kanë zgjedhur alternativën e dytë.
Telegram urimi
Kishës Autoqefale Shqiptare, Shkëlqesisë së tij, Mitropolit Anastas Eksark Patriarkal në Shqipëri, Tiranë.
Kishës Autoqefale Shqiptare,
Shkëlqesisë së tij, Mitropolit Anastas Eksark Patriarkal në Shqipëri, Tiranë.
Me rastin e ditës së shenjtë të Pashkëve është kënaqësi e veçantë që në emrin tim personal dhe të gjithë popullit shqiptar t’Ju dërgoj përgëzimet tona më të sinqerta dhe urimet më të ngrohta Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoks të Shqipërisë.
Zoti qoftë me ne.
SALI BERISHA
President i Republikës së Shqipërisë