03/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 qershor 1992

MIKU I SHQUAR I SHQIPËRISË ZOTI DEMIREL, VIZITON VENDIN TONË

— NËNSHKRUHET TRAKTATI I MIQËSISË SË MIRË E I BASHKËPUNIMIT SHQIPTARO — TURK. — ZOTI DEMIREL E VLERËSOI SHQIPËRINË SI «VEND VËLLA». — TURQIA SI MIKE E VËRTETË DO T’I JAPË 50 MILIONË DOLLARË KREDI SHQIPËRISË PËR QËLLIME URGJENTE. — «E KEMI PËR NDER TË NDAJMË GJITHSHKA BASHKË» — DEKLARON KRYEMINISTRI TURK. — «SHPRESOJ SE DHUNA NUK DO TË ZBRESË NË KOSOVË, POR NË RAST SE ZBRET SHQIPËRIA DO TË KETË MBËSHTETJEN E TURQISË» — DEKLARON GJITHASHTU ZOTI DEMIREL. Eshtë e natyrshme që pas çdo vizite të presësh rezultatet. Ne po citojmë vetëm presidentin e vendit tonë, gjatë konferencës së shtypit të përbashkët me kryeministrin Demirel: «Kam kënaqësinë e madhe, t’ju konfirmoj se vizita në Shqipëri e mikut të shquar të Shqipërisë dhe mikut tim, zotit Sulejman Demirel, përfundoi me sukses shumë të madh...». Marrëveshjet e arritura në të gjitha fushat, në ato ekonomike e shkencore, politike e ushtarake e konfirmojnë më së miri këtë. Ky do të jetë fillimi i një bashkëpunimi afatgjatë, që do të konkretizohet më tej gjatë këtij muaji me fillimin e punëve të komisioneve mikste shqiptaro-turke. Turqia, si mike e vërtetë e vendit tonë, theksoi se do t’i japë 50 milionë dollarë Shqipërisë që t’i përdorë për të rifilluar punën në industrinë e paralizuar nga mungesa e lëndëve të para. Një ndihmë humanitare urgjente do të vijë brenda javës së ardhshme. Ndërkohë, u reja ekonomisë shqiptare e do të punësojë shumë njerëz. Si vend Ballkanik, edhe Turqia i ndjek nga afër zhvillimet në ish-Jugosllavi dhe është e shqetësuar për shkeljen brutale të të drejtave të njeriut. Mendimi i përbashkët ishte se është pikërisht politika serbe e Milosheviçit faktor destabilizues në ish-Jugosllavi, Ballkan e më gjerë. Në këtë kuadër, të arriturat u mund të lej ojnë barbarizmat e tipit mesjetar. Aq më tepër se implikimet në ish-Jugosllavi mund të sjellin shqetësime jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë. Një tjetër mirëkuptim midis dy palëve ishte procesi i njohjes së republikave të ish-Jugosllavisë. - Shqipëria, theksoi z. Berisha e quan të drejtë që vendim turk në njohjen e republikave, si dhe përkrah njo- hjen e Maqedonisë si republikë e pavarur. Natyrisht që Republika e Shqipërisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar respektimin e të gjitha të drejtave të shqiptarëve që banojnë atje. - Shpresohet se marrëveshjet do të arrihen gjatë vizitës së presidentit Gligorov në Tiranë. Marrëveshja ushtarake midis dy vendeve është një tjetër hallkë e rëndësishme në rrugën e miqësisë. Asistenca teknike, modernizimi i strukturave ushtarake ekzistuese, mbështetja e Turqisë për ta inkuadruar vendin tonë në NATO janë disa nga pikat e rëndësishme të bashkëpunimit ushtarak, që për vetë kushtet në të cilat ndodhet gadishulli ynë, janë të domosdoshme. Në takimet e bisedat midis delegacioneve të të dy vendeve u konfirmua edhe një herë qartë se çdo gjë do të konkretizohet së shpejti dhe se do të shkëmbehen vizita të ndërsjella të nivelit të lartë, çka do të forcojë miqësinë tradicionale midis popujve tanë miq. Suksesi i vizitave të fundit të shumë personaliteteve nga Evropa e SHBA, tregon pa ekuivoke se vendi ynë tashmë gëzon një përkrahje të gjithanshme ndër- Turqia, si mikë e vërtetë e vendit tonë, theksoi se do të japë 50 milionë dollarë Shqipërisë që të përdorë për të rifilluar puna ardhshme. Ndërkohë, u arrit në mirëkuptim politik për të gjitha problemet që shqetësojnë Shqipërinë e Turqinë, gjë që do të shprehet në shkëmbimin e shpeshtë të delegacioneve të të gjitha niveleve. Ministri turk Premtoi se do të nxisë investimet turke në Shqipëri, gjë që do t’i japë impulse të… … për gjthçka që po bëjnë, si dhe shprehru të lirohet një sasi vai fushat. … të gjithanshme ndërkombëtare, falë fillimit të funksionimit të një shteti demokratik, që respekton të drejtat e shtetasve të vet e detyrimet ndërkombëtare. Me këtë rast i urojmë mirëseardhjen edhe presidentit të Turqisë, që do të vizitojë së shpejti vendin tonë. ARBEN RUJ…

BOTA E ZHVILLUAR MBËSHTET QEVERINË TONË DEMOKRATIKE

Nuk dua të ndalem tek vizita historike e Bejkerit, pikërisht sapo sundimi komunist gjysmëshekullor pranoi të qeveriste vendin bashkë me partitë opozitare. Veç dua të nënvizoj, se atë na të paharruar kur qeveria njëngjyrëshe e zotit Nano u zëvendësua nga ajo e stabilitetit, ambasadorët e SHBA-së, të Gjermanisë e disa shteteve të tjera të fuqishme, prisnin të jepnin lajmin. Dhe menjëherë erdhi Gensheri. Shqipëria u pranua edhe në KSBE. Bashkë me atë siç shihej, që në ato çaste, nisën ndihmat humanitare me të cilat ende po jeton një popull i tërë të cilin PPSH-ja dhe PS-ja e çuan në mjerim. Por qeveria e stabilitetit ishte përsëri gjysmake, sepse drejtohej komunistët me emrin socialistë. U desh të fitonte demokracia dukshëm e bujshëm si në asnjë vend tjetër të Evropës, që bota e zhvilluar menjëherë të afrohej për ta ndihmuar Shqipërinë e re. Kjo për faktin se demokracia me politikën e saj të jashtme ka fituar simpatinë e autori t e tëve më në tërë botës. Rezultatet e kësaj diplomacie, e këtij suksesi të veçantë, po duken hapur ende pa mbushur dy muaj nga dita kur u krijua qeveria e zotit Meksi, ekipi i ri i drejtimit të shtetit shqiptar. Menjëherë arriti kryeministri i Greqisë fqinjë, zoti Micotaqis me shumë specialistë e personalitete, me qëllim që ta ndihmojë konkretisht demokracinë në Shqipëri. Erdhi ai burrë shteti dhe mik i afij vendi ndaj të cilit komunistët shqiptarë gjysmëshekulli volën vetëm vrer, herë herë duke i acaruar së tejmi marrëdhëniet tona. Zoti Micotaqis tha boterisht se do ta ndihmojnë vendin tonë dhe Greqia do ta mbështesë në të gjitha instancat europiane ku ajo bën pjesë. Kjo për vaj vjetale. Nuk po përmendim temën e bashkëpunimit, sepse ajo kërkon planifikim dhe do të vijë me kohë. Mjaft që rruga është hapur dhe diplomacia e demokracisë sonë të brishtë po ecën me shpejtësi në të. Dhe bota e vlerëson, sepse programi i qeverisë së zotit Meksi, siç pohon Igelbergeri dhe zëvendëssekretari i Thesarit të shtetit të SHBA-së, zoti Robson, është shumë i mirë dhe i fuqishëm. Prandaj ata bënë thirrje që populli duhet ta mbështesë atë e të mos tregohet i paduruar në kapërcimin e dhimbjeve të periudhës së tranzicionit e të mos bëjë në kurthet e ZP-së ose të simotrës së saj «Koha jonë», që pyet: «Deri kur qeveria nuk do të jetë në gjendje t’i japë fund varfërisë së...?» kur varfërinë e sollën pikërisht ata që kanë pafytyrësinë dhe akuzojnë. Në këto ditë të vështira kur përcaktohet e ardhmja jonë, për të ndihmuar popullin, presidentin dhe qeverinë e parë demokratike të Shqipërisë, erdhi edhe kryeministri i Turqisë, zoti Sulejman Demirel. Erdhi si vëllai që kërkon të ndihmojë vëllanë dhe jo vetëm ekonomikisht, por edhe për të siguruar paqen në Ballkan. Për Serinë Turqia gjatë doren e vet për vëllezërit shqiptarë dhe të jetë e bindur që s’ka për t’u zhgënjyer, sepse afaristët turq do të kenë përfitimet e tyre si të gjithë të tjerët qofshin ata amerikanë, gjermanë, italianë, grekë apo francezë. Rezultati i kësaj vizite: 4 marrëveshje dhe një kredi prej 50 milion dollarësh. Në të ardhmen bashkëpunimi do të zgjerohet. Në këto dy muaj diplomacia jonë e re brohoritetreshtën Berisha, Meksi, Sereqi (bashkë me zotërinë e drejtimit të shtetit tonë demokratik dhe të PD-së) kanë arritur aq …nje, dhe mik i afërt ndaj të cilit komunistët shqiptarë gjithsesi kanë votë vetëm vler, herë herë duke i acaruar së tepërmi marrëdhëniet tona. Zoti Micotaqis tha botërisht se do ta ndihmojmë instancat evropiane ku ajo bën pjesë. Kjo është një ndihmë plus atyre mijëra e mijëra shqiptarëve me viza ose pa viza që janë punësuar aktualisht në Greqi si dhe e të tjerëve të cilët do të punësohen atje përmes emigracionit të kontrolluar. Të mos harrojmë edhe vizitën e zotit Gensher e pak më vonë të delegacionit të ekspertëve që premtol ai. Si sukses i kësaj politike do parë vizita e Presidentit Berisha në Strasburg si dhe ajo e zotit Meksi me kolegët e tij, i cili u shtrua në bisedime konkrete të frytshme. Diplomatët perëndimorë konstatuan se shqiptarët kanë kapacitet dhe nuk janë ata të imazhit të keq të cilin e kishin krijuar diplomatët komunistë me vetizolimin e tyre dorizhotesk. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe vizita e zotërinjve Rexhep Uka dhe Genc Ruli në SHBA, si dhe biseda e tyre televizive për bisedimet e suksesshme me organizmat përkatëse, të cilat janë të gatshme të ndihmojnë Shqipërinë dhe që sanksionuan dhe shifrat përkatëse, në bazë të programeve që janë bërë. E gjithë kjo punë intensive po kryhet krahas projeksioneve të shumta që kjo qeveri i çonë po përgatit për të patur një legjislacion bashkëkohor, në të cilin do të mbështetet reforma ekonomike. Por vargu i sukseseve të diplomacisë së ekipit tonë të vazhdon me ritme të paimagjinueshme. Sapo u ndamë nga zoti Igleberger, i cili, duke u njohur me situatën ku e la komunizmi socializmi popullin, mënjeherë dha 10 milionë dollarë fotesë për ndihmë ushqimore, kryesisht misër, sepse afaristet Në këto dy muaj diplomacia jonë e re me protagoniste thërshen Berisha, Meksi, Serreqi (bashkë me zotërinjtë arritur aq evenimente sa monizmi nuk i realizoi dot gati për 50 vjet. Jo vetëm kaq, por edhe presidenti maqedon zoti Kiro Gligorov vjen për vizitë në Shqipëri. A nuk janë tërë këto fakte një inkurajim për të gjithë ne dhe jo vetëm për ndihmën e bashkëpunimin ekonomik, por edhe për zgjidhjen e drejtë e në mënyrë paqësore të çështjes shqiptare? Kur bota perëndimore shtroi problemin që Shqipëria të afrohet në aleancën e Atlantikut Verior, prej nga buron dhe NATO-ja? Asnjëherë, sepse ne qemë mbyllur në kullën e fildishtë si Osa Kuka dhe ndërtonim bunkerë e muzeume për diktatorin, duke shpenzuar djersën dhe gjakun e popullit. Ndërsa si rezultat i diplomacisë sonë të re, i qëndrimit të qeverisë së parë demokratike, zoti Igelberger bëri propozimin konkret që SHBA do ta shtronte problemin për afrimin e Shqipërisë në atë aleancë. Doemos edhe një grip po të kalosh, kërkohet një kohë për ta rimarrë veten mirë. E jo më të jesh në shtratin e agonisë, siç e gjeti demokracia vendin, gjërat nuk mund të ndryshojnë me shkopin magjik. Veç ama tërë kjo diplomaci e suksesshme, tërë këta personalitete që po vijnë, këto bisedime dhe ndihma konkrete, do të na çojnë drejt zhvillimit, drejt shërimit të plagëve të thella e vdekjerurës që na la monizmi. Domosdo duhet pak kohë. Kush humb durimin ai nuk e ndihmon si veten dhe demokracinë. GURI DHIMO

Për gjithçka bëni ju keni admirimin tonë të plotë

NGA VIZITA E NËNSHKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT, LORENC IGELLBERGER. Të shtunën bëri në Shqipëri një vizitë pune në nënsekretari amerikan i Shtetit, Lorenc Igellberger në krye të një delegacioni që përfaqëson departamente të ndryshme amerikane. Ai u prit në takime të veçanta nga presidenti shqiptar, Sali Berisha, kryeministri Meksi, ministri i Punëve të Jashtme, Serreqi e personalitete të tjera qeveritare. Qysh në takimin e parë, Igellbergeri theksoi se qeveria shqiptare gëzon “admirimin të plotë” për gjithçka që po bën, si dhe shprehu mendimin amerikan për vazhdimin e ndihmave humanitare dhe të asistencës teknike për vendin tonë. Në këtë kuadër së shpejti do të lirohet një sasi vaji vegjetal prej dhjetë milionë dollarësh. E rëndësishme është se SHBA premtojnë se do të ndihmojnë në takimin e grupit të 24-ve, që Shqipëria të përkrahet në të gjitha drejtimet. Njëkohësisht do të mbështetet anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin Konsultativ të Atlantikut Verior, organizëm ndërkombëtar që siguron konsultimin e qeverive të vendeve të Evropës lindore me ato anëtare të NATO-s. Sigurisht që pas vizitës së Bekerit qershorin e kaluar, Igelbergeri është personaliteti zyrtar më i lartë i SHBA që vizitoi Shqipërinë dhe që shumë gjëra të arritura në parim midis Shqipërisë dhe SHBA-së do të konkretizohen së shpejti në të gjitha fushat. GENC TIRANA

KONGRESI I PARË I NËNSHKRIMIT TË DESHTIMIT

PS po e trumbeton me zhurmë kongresin e saj të parë. Nuk ka asnjë shans nga koha kur në pushtet ishte ajo me shumicën e deputetëve në Kongresin e 10 të PPSH, thotëkronika «Parti Enveri, Parti Ramizi». Ata shfaqen tani si të reja, pra nye ashtu siç kanë qenë prej kohësh. Në Kongresin e saj të parë ata u bënë ballë përballë me njëra-tjetrën, por mes tyre përplasjet nuk munguan. Ata u përpoqën të imponohen, por… … 16 Byroja Politike. Nuk guxuan as të ndahen dot nga veprat diktatoriale e Enver Hoxhës. Por, ama, e quajtën veten parti e re, Zoti Fatos Nano shtrëngoi duart me simpatizantët e flaktë socialistë e porsalindur nga mëma PPSH. Përmes këtij truku anakronik PPSH kërkon të zgjasë jetën e vet me emër të ri. Kërkoi të mbante pushtetin dhe e mbajti duke arritur të manipulojë me krijimin e Qeverisë së Stabilitetit. Kjo qe qeveria Nano (sot larguar nga skena edhe pa i aprovuar mirë, gjatë një viti të gjithë agoninë e Shqipërisë socialiste, shumë nga liderët e saj ku qenë e ku s’qenë nisën të rrëmbenin pushtetin ekonomik. Ata arritën deri në pasuri me që dyshohen se janë abuzivë, e që tani do të nisë kontrolli i asaj periudhe. Ata, me parlamentarët e tyre, nënshkruan një vetëdiskreditim, sepse thuajse për problemet më jetike të popullit që i ngrinte Partia Demokratike, kundërshtonin. Ata shpalosën edhe herë paaftësinë dhe injorancën e tyre. E megjithatë pushtetin e donin. E ndjenin që po u rrëshqiste, sepse populli po anonte nga demokracia por… Më…më parë partia nga lindën dhe farefisi me shokët e miqtë… (Vijon në faqen 3)

Rendi në veprim

Arrestohen autorët e krimit të Libofshës Mënjëherë pas njoftimit mbi kryerjen e krimit tragjik në Libofshë të Fierit, Ministri i Rendit zoti Kopliku shkoi në vendin e ngjarjes ku bisedoi me familjarët e viktimave si edhe me dëgën e Fierit. U muarën masa urgjente. Si rezultat i tyre dy autorë të krimit tashmë janë kapur. Hetimet vazhdojnë. Zërat pa kontrolluar të njerëzve të pa informuar apo keqdashës që kërkojnë të ftojnë kaos politik në mënyrë spekulative dule akuzuar Ministrinë e Rendit në mënyrë të ndryshme për hir të destabilitetit do të ishte mirë të reflektojnë objektivisht më parë.

Vazhdon të vijë ndihma ushqimore nga Komuniteti Evropian

Sipas të dhënave që na dha z. Jolanda Kuçuçi, punonjëse në zyrën e përfaqësuesit të Këshillit të Ministrave, në portin e Durrësit vazhdon me intensitet të lartë shkarkimi i mallrave ushqimore që kanë ardhur si ndihma nga Komuniteti Evropian. Është arritur të përpunohen në ditë 2000-2500 tonë. Këtu janë shkarkuar dhe po përhapen 5080 tonë pluhur qumështi i ardhur nga RF Gjermane. Përfundoi shkarkimi i 122 300 tonëve grurë nga anijet «Falistia» dhe «Shanon», ndërsa vazhdon puna në anijen «Kopa» lina Wierck që ka sjellë 10500 tonë grurë. Më 1,6 dhe 12 qershor do të vijnë tri anije të tjera me grurë. Pritet të vijnë dhe 5000 tonë miell. Sasira të mëdha vaj ulliri janë grumbulluar në portin italian të Ravenës. Dërgimin e tyre në Shqipëri deri tani e ka penguar edhe kriza qeveritare e zgjatur në Itali. Nga Ministria janë të Lidhjeve Ekonomike me Jashtë, ka një interesim më të madh e këmbëngulës jo vetëm për vajin, por edhe për sapunin, orizin etj. «Korresp. i RD.»