06/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 qershor 1992

PS në sulm frontal, si po i përgjigjemi?

Siç po bëhet e qartë PS është hedhur në sulm frontal, me të gjitha tarmanet e borisë, me të gjitha mjetet, mënyrat e armët e saj të trashëguara apo të reja, për të na e bërë sa më të vështirë, të pamundur rrugën drejt stabilizimit të vendit, rimëkëmbjes dhe përparimit, zbatimit të plotë të programit e të reformave demokratike në politikë dhe ekonomi. Ajo don t’ia shkurtjojë ditët, ta bëjë stinore edhe qeverinë e z. Meksi, edhe fitoret që arritëm më 22 mars. Komisaret e saj të rinj e të vjetër, të armatosur me një përvojë 50-vjeçare të demagogjisë dhe manipulimit si dhe me mësimet largpamëse të shokut Fatos Nano, nëpër errësirë si lakuriqët e natës apo skutat si ilegalë tjerrin rrjetën gjigante të merimangës ku duan të mbërthejnë popullin dhe demokracinë. Po ngrejnë organizata apo celula të reja, edhe atje ku fshesa e demokracisë i fshiu ato të mëparshmet dhe ligjërisht nuk duhet të veprojë asnjë parti. Në qoftë se në si PD jemi zhvendosur nëpër lagje, PS po krijon organizata të saj në qendra prodhimi e dikastere. Kështu ka bërë p.sh. në Tiranë në Kombinatin e Autotraktorëve, Uzën mekanike që dikur kishte emrin e diktatorit, në uzinën «Dajti» etj. Sipas një skenari të hartuar nga mjeshtra të vjetër skenarësh ata do të kenë si «mision historik» shkatërrimin e atyre pak ndërmarrjeve apo reparteve që kanë shpëtuar nga valët e mëparshme të tajfuneve komunisto - socialiste, për të mos u vënë kurrë në punë, nxitjen dhe përhapjen e grevave që të shkaktojnë deri krizë qeveritare e zgjedhje të reja etj. Ka të dhëna se në përforcim të taboreve socialiste janë vënë edhe djemtë e vajzat të Enverit dhe Nexhmijes si dhe disa pipilje të ish-bllokmenëve të tjerë. Pas protestave me shkrime e me gojë, ata janë hedhur edhe në «aksione revolucionare». Në këtë kryengjitë ata po përpiqen të shfrytëzojnë edhe vështirësitë e trashëguara apo të reja, krizën ekonomike, inflacionin, rritjen galopante të çmimeve, padurimin e popullit që kërkon e pret një kthesë shumë të shpejtë. Po degët e sek­sione­t tona, si po reagojnë? Mjaft prej tyre vazhdojnë të jenë të mbërthyera nga euforia e fitores së 22 marsit, dhe po tregohen çuditërisht shehirikë dhe inaktivë. Në Durrës p.sh., PS ka arritur të frymëzojë e të nisë disa greva, theksi politik i të cilave shihet lehtë, por kundërveprimi i degës së PD të këtij rrethi është minimal. Vetëm nëpër ndërmarrje — nuk ka më seksione, por në to punojnë shumë anëtarë e dashamirës të PD, të cilët mund t’i parandalonin dhe paralizonin veprimet destruktive të forcave ekstremiste, të parinovueshme të PS, mund të bënin për vete njerëzit e lëkundur apo të predispozuar për t’u angazhuar për bindje të thellë në interes të PS. Në qoftë se e ndihjen veten të paaftë për ta kryer vetë këtë detyrë, mund të informonin e kërkonin ndihmë në kryesinë e degës. Kjo klimë e mungesës së mobilizimit maksimal vihet re edhe në degë të tjera si në Tiranës, Shkodrës, Krujës, Elbasanit, Beratit, Fierit, Lezhës, Kavajës etj. Shprehje të kësaj gjendjeje të pajustifikueshme, që mund të na kushtojë shumë janë edhe të metat e dobësitë në disiplini- (Vijon në faqen 2)

Presidenti Berisha dhe kryeministri Meksi presin mikun maqedonas

Vizitë e Presidentit Gligorov në Shqipëri Presidenti i Republikës, z. Sali Berisha, priti në selinë e tij Presidentin e Republikës së Maqedonisë, z. Kiro Gligorov dhe personat që e shoqëronin. Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë e tij për këtë vizitë, i uroi mikut mirëseardhjen dhe theksoi: «Dy vendet tona historikisht kanë ditur të gjejnë gjuhën e përbashkët, të ndihmojnë njëri-tjetrin edhe në kohëra të hershme kur parimet demokratike nuk kanë ekzistuar, por ekzistonin parimet e fqinjësisë. Kurse sot, ekzistojnë parimet e demokracisë që i ndihmojnë dy vendet tona të afrohen edhe më shumë. Unë kam ndjekur me shumë interes zhvillimet në vendin tuaj dhe më vjen shumë mirë që Maqedonia diti të ruajë ekuilibrin, por dua t’ju siguroj se, edhe para njohjes së republikave të tjera, kam insistuar kudo që shteti i pavarur i Maqedonisë është kusht për stabilitetin në Ballkan.» Zoti Gligorov e falënderoi Presidentin Berisha për mikpritjen, shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në Tiranë dhe ndër të tjera tha: «I kam pritur me padurim rezultatet e zgjedhjeve dhe, kur mësuam se situat[?] me rezultat të thellë, thamë se në faqe e historisë së vjetër të Ballkanit u kthye dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për një bashkëpunim të ri që kemi sot. Presidenti Berisha u shpreh se në këtë të përpjekemi të krijojmë një hapësirë demokratike që të shtrihet nga Adriatiku në Detin e Zi. Ai theksoi dhe vendosmëri e një angazhimi për bashkëpunim ekonomik në të gjitha fushat (rruga Egnatia, transporti, portet). Më pas, zoti Berisha u ndal me problemet e komunitetit shqiptar që jeton në Maqedoni. «Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë faktor stabiliteti për shtetin Maqedonë. Ai kërkoi që shqiptarët në Maqedoni të njihen si element shtetformues dhe të integrohen me të drejta të plota në shtetin e Republikës së Maqedonisë duke parë edhe mundësinë e ndryshimit të Kushtetutës, e cila duhet të sanksionojë barazinë me të drejta të komunitetit shqiptar. Mbasi foli për qëndrimin e pushtetit të ri demokratik të Shqipërisë ndaj pakicave, zoti Berisha kërkoi që shqiptarët në Maqedoni të kishin mundësi më të gjera për t’u arsimuar në gjuhën e tyre dhe që emisionet në gjuhën shqipe të zinin një vend më të madh në stacionet e radios së Maqedonisë. Presidenti Berisha shprehu qëndrimin e Shqipërisë për Kosovën për të cilën duhet marrë parasysh se përpara Helsinkit ka qenë pjesë kushtetuese e Jugosllavisë dhe kërkoi zgjidhjen e marrjes së Rugovës në Konferencën e bisedimeve për Jugosllavinë. Presidenti Gligorov nga ana e tij theksoi se, Maqedonia është atdhe i të gjithë qytetarëve të saj. Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe kjo arrihet me tolerancë dhe durim. Populli maqedonas dhe komuniteti shqiptar do të rrojnë së bashku në barazi të plotë. Më pas ai ra dakord për problemet e komunitetit që i shtroi Presidenti Berisha, por, theksoi ai, pozitiv do të jetë qarkullimi më i madh dhe i lirë i personave të të dy vendeve. Gjithashtu u ra dakord që të studiohet sa më parë çështja e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë dhe maqedonas. Ndërsa për problemin kosovar ai ishte dakord me Presidentin Berisha dhe tha që për Kosovën nuk zgjidhet kriza Jugosllave. Kosova duhet të zërë vendin që i takon. ★ ★ Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dr. Aleksandër Meksi, priti në selinë e Kryeministrisë që e shoqëronin. Ishtë i pranishëm edhe zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Bujqësisë dhe Ushqimit, z. Rexhep Uka. Kryeministri Meksi, pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri, foli për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ai theksoi domosdoshmërinë e forcimit të bashkëpunimit në fushat politike, ekonomike dhe njerëzore në mënyrë që t’i shërbejnë interesave reciproke dhe marrëdhënieve në të mirën dypalëshe në të ardhmen. Duke folur për mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve, ai përmendi fushat e zgjerimit të marrëdhënieve në sektorin e industrisë, të buj- (Vijon në faqen ...) Rritet numri i ndërmarrjeve që rifillojnë punën

Veriu dhe Jugu i një pike!

«[?]», malli revanshizmin krahinor

RRITET NUMRI I NDËRMARRJEVE QË RIFILLOJNË PUNËN

Siç informohemi nga Engjëll Jaho, specialist në seksionin e industrisë të Komitetit ekzekutiv pluralist të rrethit të Durrësit, shembullin e ndërmarrjeve të para që kanë rifilluar veprimtarinë prodhuese po e ndjekin edhe të tjera, megjithëse furnizimi me lëndë të para nuk është në sasinë dhe rregullin e duhur. Kështu qysh prej tri javësh janë pjesërisht në punë Uzina e elektrodave, Fabrika e mobiljeve, URT, fondderia në UMB, linja e shufurit në uzinën e pesticidëve, uzina e plastikës. Po bëhen përpjekje që ndërmjet ndihmave me lëndë të para dhe porosi nga Komuniteti Evropian të rifillojë së shpejti punën edhe NPV në Durrës dhe Shijak. Këto janë edhe fryt i përpjekjeve këmbëngulëse të drejtuesve të këtyre ndërmarrjeve, që duke mos pritur që gjithçka t’u zgjidhet dhe të vijë nga qeveria, me iniciativë dhe vetëmprim kanë siguruar në vend apo jashtë lëndë të para apo treg shitjeje. Por si në Durrës dhe në të gjithë vendin ka shumë drejtues që vazhdojnë t’i mbajnë sytë nga dega, qidlli dhe telefoni. Korresp. i «RD»

Ceremoni e dorëzimit të dekoratës «Nënë Tereza»

Siç njofton zyra e shtypit dhe informacionit pranë Presidencës, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në mbështetje të nenit 28, të ligjit «Për dispozitat kryesore kushtetuese», dekoron me urdhrin «Nënë Tereza»: 1) Petrit Haxhi Llafiu (pas vdekjes) 2) Zef Margjinaj (pas vdekjes) 3) Xhon Artur 4) Bas Solanë 5) Bill Hamilton 6) Xhon Van Venen. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, Kryeministri Aleksandër Meksi, Ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ai i Arsimit Ylli Vejsiu, deputetë të të gjitha grupeve parlamentare etj. Ndodhej dhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm e fuqiplotë i Italisë në Republikën e Shqipërisë, Torkuato Kardili.

«Mëkatet» e Nolit të madh!

Fan Noli iu ngul si gozhdë në tru dështimi fatal i Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924. Negativiteti i një mekrifimtari letrarë-artistikë e punë letrare, ai ka gjetur herë pas here kohë të bëjë analizën e shkaqeve dhe të faktorëve të brendshëm e të jashtëm që e mbytën që mbushur 6 muajt të joshjen e parë të demokracisë në Shqipëri. Nga kjo analizë ai ka nxjerrë me objektivitet shkaktarët e gabimet e veta, që për t’u rrënuar më shumë, i quan mëkate. MËKATE QË LAHEN NË PERR. Kështu ai cilëson gabimet e tij të rënda. Në këtë grup ai fut mëkatet të parë pazotësinë për të krijuar një shtab liderësh demokratikë e patriotë me zemër e ai, të aftë e të ndershëm. Ai kishte në atë kohë Nolin përreth njerëz që i plotësonin këto kushte, bile themelore për një qeveritar. Naty­risht, Pop nga figura, në zënje, njëfuqishëm apo besimi terruar, mungesa e përvojës qeveritare, apo nga që ishte më shumë reformist sesa radikal, Noll u rrethua nga një tufë pseudodemokratësh, apo demokratësh stinorë, të cilëve, fatkeqësisht, u besoi shumë më tepër se sa meritonin. Ai i vlerësoi nga fjalët e bukura, nga deklaratat dhe jo nga veprat konkrete, nga ato që bënin hap-pur apo pas kulisave. Një mëkat tjetër që Noli mendonte se mund ta lante në ferr është pazotësia e tij për intriga. Noli, që kishte përkthyer kryeveprat e Shekspirit të mbushura me intrigantë mizorë e intriga makabre, në jetëve të tij reale ishte idealist, nuk i njihte mirë e thëllë njerëzit e jetës reale shqiptare. Ai ishte edhe Othello, edhe Hamlet, edhe Brut përpara Jagove, Laerteve dhe Luc Pellavë që e rrethonin. Kur Noli pa tymin dhe flakën (Vijon në faqen 2)

Veriu dhe Jugu i një pikë!

«ZP» ngjall revanshizmin krahinor. Shkelësit e ligjit gjojnë tribunë lek «ZP»! 300 kilometra vijë ajrore Veri - Jug, dyfish më pak Lindje - Perëndim! Përmasa të një pike në rruzullin tokësor. Dhe, megjithatë troket përcarja, vendase apo e huaj dhe Shqipëria e padashur, provon prapë e prapë unikalitetin. Tani po habemi me botën dhe «ZP» ka shpresën se ndarja, përcarja, nën pushtetin e ri, demokratik, mund të ngjitet; së edhe bota i ka problemet Veri - Jug (!), së edhe bota po ndien se democracia në Shqipëri po shkelet nga që Veriu po rrëmben pushtetin e deridjeshëm të Jugut, se... gjysma e pikës po tretë gjysmën tjetër! I kujt ka qenë shteti! I jugut, është nëntëdhjetë si «ZP», përderisa pranon se tashmë ka lindur dyshimi se shteti po bëhet i Veriut! Realiteti padyshim është tjetër gjë: shteti e pushteti, duke mos qenë i Veriut, nuk ka qenë as i Jugut. Enver Hoxha, Mehmet Shehu e Hysni Kapoja nuk përbëjnë dot Jugun e Shqipërisë. Ndryshe duhet pranuar që, sëpaku, pushteti i ushtruar prej tyre ka qenë vullnet i gjysmës së vendit dhe kjo nuk është pak (!). As kjo gjysmë e vërtetë nuk është e vërtetë sepse, përpara së të ushtrohej dhuna komuniste - klasore në Veri, ajo u ushtrua së pari e pakrahasueshme për nga egërsia në Jug. Mbëmra të caktuar braktisën fshatrat, «për arsye shtetërore» dhe populluan Tiranën, pra, kaluan gjeografikisht, ne gjysmën tjetër të pikës shqiptare. Si do t’i konsiderojmë më tej këta përfaqësues të Jugut?! Zoti Kastriot Islami, vetëm sa e thërret «xhindi», krahinorizmin, ai nuk merr përsipër të shërojë të sëmurin! Ai vetë është edhe nga Jugu edhe nga Veriu, edhe pushtet - humbur edhe deputet, pra pushtetar. Nëse Shqipëria ka dy gjysma, atëherë pse nr. 1 i shtetit duhej të vinte patjetër gjeografikisht përseri nga Jugu?! A s’kishte paskajë të drejtë Veriu të ndjehej i harruar?! Paçka se zhvillimet demokratike kurresesi nuk mund të projektoheshin së pari në hartat dhe pastaj... Pas nr. 1, «nordik», kokëfortësisht vjen nr. 2, dhe ai është «mesdhetar», nga Jugu, kryeministër, jo pak për ta gëzuar pushtetin vetëm të Veriut. Nr. 3 Pjetër Arbnori, kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor. Kush nuk do të pranonte se ai, përpara se të quhet i lindur në Shkodër, duhet quajtur banues në burg që e bënë banor dhe përfaqësues të të gjithë Shqipërisë? Ekujbilibër nuk prishen as një caste, po të numërohen ministrat nga dy gjysmat e pikës. Por, ai që e njeh mirë Shqipërinë do ta pranonte gjithashtu se Veriu është i paneglizhueshëm, si truall i mbetur i varfër, i pa zhvilluar, plot potenciale të fshehur. Jugu me kufijtë tradicionalisht më të hapur me botën, me kurbetin, më i shpallur në fushat e strukturat e ndryshme të jetës së vendit, pra i aftë të jetë pranishëm kontribuesin e vet. Të dyja pjesët plotësojnë harmonishëm të tërën. Duket sikur fjalën «pushtet», gazeta «ZP» dhe vetë PS e barazon me fjalën dhunë, kushedi, përse, kushedi... Sikur është Veriu, për shembull, ta identifikonte kështu fjalën pushtet, me taku i ish-pushtetmbajtësve (dë rastësisht janë nga...), do kishte shumë arsye! Themi kështu se, çuditërisht, po «ZP» merret në mbrojtje një armiqësitë (tani po lëje), i cili, sipas autorit të shkrimit, Zeqir Lushaj, deklaroka: «Po të duan, le të vijë të ma marrin armën». «ZP»-së tribunë e rebeluesve të rendit, të cilët nilës-pasnesër mund të përsëritën Libofshën, dhe dukëditurist, i jashtëligjshëm] armatër është nga Veriu, jo nga Jugu...! S’duket gjeografia flet i hyn në hise politikës. Aq më shumë demokratikësi!

DEKLARATË E QEVERISË SHQIPTARE

Më 30 maj 1992 Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi për embargo të plotë ekonomike ndaj Serbisë dhe Malit të Zi. Sipas rezolutës përkatëse të gjitha shtetet anëtare të OKB-së do të ndalonin importin në territorin e tyre të të gjitha mallrave dhe produkteve nga Serbia dhe Mali i Zi, si dhe lidhjet ajrore me këto dy republika të ish-Jugosllavisë me përjashtim të rasteve humanitare. Nëpërmjet kësaj rezolute Këshilli i Sigurimit vendosi gjithashtu që të ngriheshin mjetet financiare, pasuritë si dhe fondet financiare e llogaritë e bankave të Serbisë e të Zi jashtë vendit, të reduktohej niveli i ambasadave dhe konsullatave serbe e malazeze, të ndaloheshin pjesëmarrja në garat sportive ndërkombëtare, si dhe të pezullohej bashkëpunimi shkencor-teknik si dhe shkëmbimet kulturore me këto dy republika të ish-Jugosllavisë. Qeveria shqiptare vazhdimisht ka shtruar nevojën e sanksioneve sa më të forta kundër Serbisë e Malit të Zi, si përgjegjësite kryesore për tragjedinë që po ndodh aktualisht në hapësirën e ish-Jugosllavisë. Për këtë arsye ajo e përkrahu fuqimisht rezolutën e fundit të Këshillit të Sigurimit dhe është e vendosur për zbatimin e plotë të saj, e ndërgjegjshme se kështu do të mund të kontribuohet bindshëm në dënimin e agresorit e sigurimin e paqes në rajon. Në këtë kontekst Qeveria shqiptare shpreh edhe një herë vendosmërinë e saj për të mos toleruar asnjë rast kur shtetasit shqiptarë apo firma të caktuara private, nëpërmjet veprimtarive të tyre, kërkojnë të nxisin qarkullimin e mallrave me origjinë nga Serbia dhe Mali i Zi, aq më tepër kur ato dalin si përfaqësues të palës shqiptare. Veprimtari të tilla do të konsiderohen si kundër veprim i qëllimshëm të shtetit shqiptar për të zbatuar rreptësisht rezolutën e Këshillit të Sigurimit mbi sanksione ekonomike ndaj Serbisë dhe Malit të Zi dhe për pasojë do t’i nënshtrohen kontrollit të përshtatshëm të organeve shtetërore si dhe vendimit të tyre përkatës.