Mesazh i socialistëve për zgjedhjet lokale:
TË FITOJE 50 PER QIND E ME SHUME !
Mesazh i socialistëve për zgjedhjet lokale: TË FITOJE 50 PER QIND E ME SHUME ! Edhe pse kanë kohë që socialistët shqiptarë (ish-PPSH e marrë të ri) propagandojnë se kanë lidhje me këtë e me atë parti të majtë evropiane, realiteti tregon se vetëm Partia Socialiste e Italisë dërgoi një përfaqësues. A thua të tjerët nuk u ftuan, apo ende ata ata gabojnë duke i quajtur ish-Kominist?! Të mos harrojmë Partinë Socialiste të Hungarisë, sepse ajo është si binjake me PS tonë. Pra, ka ndërruar vetëm emrin. Po kështu dhe Partia Socialiste e Bullgarisë, të cilat dërguan delegatë e tyre. Përjashtim bën PASOK, me të cilin lidhjet e socialistëve tanë janë të mira. Pra, ku vajti tërë ajo zhurmë për prestigjin ndërkombëtar të PS, kur njerëzit prishnin shtëpi dhe vinin. Sepse kongresi u mbajt në një kohë kur prof. Doktor Sali Berishën, ish-kryetarin e PD tani në postin e Presidentit të Shqipërisë, e priti Xhorxh Bushi. Por, le të kthehemi tek analiza e raportit dhe e diskutimeve të ditës së parë, sepse në të dyten për të fituar dyert e kongresit u mbyllën. Në raportin e kryetarit të pakomprometuar, socialistë të rinj, me bindje bashkëkohore. Por, ky zë u tretë, siç duket, në shkreterëtie, me që përseri zotin Nano doli kryetar i kësaj partie të re me një trashëgimi kaq të vjetër. Ajo u duk edhe në mënyrën e hartimit të raportit si dhe të diskutimeve të disa liderëve, të cilët kategorikisht u ngritën kundër reformave të Partisë Demokratike. Kjo nuk kërkeka gjë tjetër veçse një parti që përfaqëson monizmin e ri njësiktaturë të ditës e deri nuk mungoi ndonjëri ta quante PD parti fashiste. Lind pyetja: pse? Sepse kërkon të ndërtojë ekonominë e tregut, se po heq 80 përqindshin në mënyrë administrative, se po heq nga drejtimi socialistët, disa dhe të paaftë, se po bën politikën e dyerve të hapura (lexo: të shyqyera), se po ul dinjitetin tonë dhe kërkuar ndihma nëpër botë. (!) Do të bashkohemi me cilindo kritikë në rast se për kundërshtimet PS do të jepte edhe rrugët se si Shqipëria do të dilte nga vështirësitë ku e futi PPSH-PS që e la me një borxh të pakomprometuar, socialiste të rinj, me bindje bashkëkohore. Pra, ul dinjitetin tonë dhe kërkuar ndihma nëpër botë. (!) e la me një borxh të ... me ndonjë firmë private me drejtor Sali Berishën, Eduard Selamin, Azem Hajdarin, Blerim Çelën apo Aleksandër Mekshin. Dhe jo se nuk munden e nuk dinë, por se duan më shumë Shqipërinë. Ndërsa socialistët duan dhe kënaqen me mjerimin e saj që të përfitojnë nga zhgenjimi. Arsyeja, E tha qartë një diskutant: se pushteti lokal ka në dorë drejtorët e emërimet që të kemi njerëzit tanë në këto detyra. Pra, shiko, njerëzit e tyre dhe jo Shqipëria të ketë zhvillime të tjera që të ... Në Kongres u kalua krejt në heshtje disfata e 22 marsit. Në një kohë që ajo ishte në pushtet dhe PPSH një vit më parë i fitoi zgjedhjet duke përbërë maxhorancën parlamentare, nën drejtimin e zotit Nano, PS, e bija e PPSH nuk mori dot as 30 përqind të elektoratit. Kush ka pak logjikë këtë e shikon si disfatë të madhe. Ashtu siç e panë edhe republikanët humbjen e tyre, ndonëse kurrë s'kanë patur pushtetin si komuniste. E megjithatë për të mos rënë barra mbi udhëheqjen, për ta ruajtur të paprekur prestigjin e saj, u guajt... quajt sukses edhe aq sa u arrit thua se sot në Shqipëri drejtojnë socialistët! Dhe për hir të «zhënjimit» të madh të popullit nga premtimet e PD-së, gati u quajt fitore e arritur rezultati i pritshëm i zgjedhjeve të reja. Harrojnë se populli, edhe në qoftë se konstaton në emërimin e ndonjë kuadri ngjutje ose gabim, s’ka pse, siç thotë fjala e urtë: «Për inat të sime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë», sepse drejtuest komunist-socialistë i provon për 50 vjet. Ndonjë i lëkundur le t’ua japë votën. Demokracia e duhen votat e demokratëve të vërtetë dhe njerëzve të ndershëm. Vlerësojnë drejt të gjitha përpjekjet e mëdha që po bëhen për ta ngritur pak nga pak në këmbë Shqipërinë. Por ajo nuk mund të ngrihet, siç propozojnë socialistët, vetëm me miqësi të madhe e të veçantë vetëm me Italinë, Turqinë e Greqinë. Nuk kemi asnjë kundërshtim që me këto vende të vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin. Por, s’ka pse të harrojmë edhe SHBA e s’do vend tjetër, që po na ndihmon dhe duhet të na ndihmojë. Përndryshe, bëjmë po në mendësinë kulturuese të PPSH. Nuk e kuptojmë që të keqe shikon zoti Nano në bashkëpunimin me SHBA; apo pse ky shtet demokratik nuk mund ta pranojë si socialiste evropiane PS e Shqipërisë, sepse s’është e tillë. Këtë e tregoi edhe mosardhja e delegacioneve nga vetë Evropa, ose qoftë edhe nga Internacionalja Socialiste. Ata, zotërinj ju njohin ç’jeni.
tek analiza e raportit dhe e diskrimeve sfiduar veten e kongresit u mbyllën. Në raport nuk dëgjuam as edhe një herë emrin e Enver Hoxhës dhe klikës së tij, goftë edhe për të mirë. Sepse, për të keq, kurrsesi zoti Nano, nxënës besnik i zonjës Hoxha, i ngritur në postin e kryeministrit nga Zoti Ramiz Alia dhe më vonë të kryetarit të PS, sapo PPSH u ngrys me emrin që kishte dhe u gdhi me emrin PS. Do të thotë dikush se s’ka pse të merret aq me të kaluarën. S’është ashtu. Ajo është një e kaluar që na la me shekuj pas, duke bërë edhe sa e sa krime monstruoze. Dhe të mbash kongresin e parë të partisë e të mos përmendësh fare reputacionin e nënës nga lindë, do të thotë që ti ende ruan nostalginë për të që ti nuk ke bërë bash tërësisht popullore dhe ndërkombëtare, pa në zemër e shpirt ruan idhullin për Enverin dhe epokën e tij famëkeqe. E megjithatë, delegatë i Partisë Socialiste Italia ne e mori si krejt të PS shqiptare. Siç duket ky zotni mbase nuk e dinte që nga 12 vetët të presidiumit të kongresit, zoti Nano, zoti Spiro Dede, zoti Gramoz Ruçi, zoti Namik Dokle e deri te zoti Servet Pëllumbi kanë qenë kuadro me rëndësi ose kanakarë të familjes Hoxha, të cilët guditerisht zbatuan shërbjen proverbiale «Vdiq mbreti, rroftë mbreti». Dhe vetëm për këtë na gënxan të tjerë, të rinj, socialiste të vërtetë. Do të kujtosa kujtosa socialit të dy euro-socialistëve, të cilët në kongres dhanë me bujshëm për të mos u zgjedhur më funksionarët e lartë të PP SH, ata njerëz që janë mëndësuar qëndronin vetëm në karrige të larta, kur PS ka nje—
tek analiza e raportit dhe e diskrimeve vetëm në karrige të larta, kur PS ka nje
Do të bashkohesha me cilëndo mbi 500 milionë dollarë. Sepse, kur mohon, siç na mësonte marksizëm-leninizmi, duhet edhe të pohosh. Ndryshe bie në nihilizëm, siç ka rënë aktualisht zoti Nano me partinë e vet. Asnjë ide si mund të hiqet 80 përqindshi, por thuhet vetëm se po hiqet në mënyrë administrative. Më duket se ai po hiqet siç dhe u vu, po me të njëjtën mënyrë. Ku qëndron e keqja në heqjen apo në mbajtjen e tij?
Por, qëllimi është vetëm mohimi i së resë, përparimtares. Mundësisht çorditja sa më e madhe e njerëzve për të vazhduar sa më gjatë legata e Shqipërisë. Në kohën që edhe socialistët, po të ishim shqiptarë të vërtetë duhet të ishin interesuar për rrugëzgjidhjet më të mira, ata i gëzohen zhënjimit të madh të popullit, si thamë të tërë në kongres për të fituar sa më shumë vota në zgjedhjet lokale. Madje proklamuan me zotin Nano se synojnë të fitojnë 50 përqind të kandidaturëve të tyre për kryetarë të komunëve e të bashkive. Diçka të këtij shfijër e quan në 70 përqind! Le të fitojë po t’i doj populli, veçse jo duke u gëzuar nga «zhënjimi» por, duke ofruar alternativa konkrete të zhvillimit. Po ato nuk i kanë sepse s’qenë të zotët t’i bënin kur kishin pushtetin. Po, një gjë bëjnë mirë: përfitimet e tyre vetjake si ish-bllokmenët dhe pasuesit e tyre të qeverisë së stabilitetit që iu turrën tregtisë së përfitimeve private. Mos harroni se një firmë private mori rrënjë, u bë dhe ish-muzeu «Enver Hoxha» me drejtor zotin Spiro Dede. Epo ne nuk di—
e la me një borxh zotin Spiro Dede. Epo ne nuk di—
Hija e DIKTATORIT nanuris NANON
Nano në tubimin e quajtur në mënyrë spekulative si Kongres i parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë, në shumë drejtime na kujtoi pozitat dhe pozat aktorëske e groteske të ish-diktatorit famëkeq, duke u reklamuar si politolog e arkitekt i një ekonomie të re socialiste, i politikës së jashtme, aleancave e konjukturave, i manovrimeve të shumta me pohime e mohime kategorike në emër të patriotizmit, pavarësisë e sovranitetit të Shqipërisë.
Dhe tashmë botërisht se sa ka «kontribuar» partia që ka trasheguar ai nga Enver Hoxha, Ramiz Alia e të tjerë, përfshirë edhe vetë atë për të vënë në pikëpyetje ekzistencën e atdheut e të kombit.
Asnjë fjalë nuk shqiptoi dot Nano për bëmat e gjëmët e Enver Hoxhës e të klikës së tij antikombëtare. Nuk i bën zemra. Është e kuptueshme kjo. Ai dominohet plotësisht nga hija e diktatorit të vdekur, madje deri në kuptimin e shprehjeve e të mendimeve që i ka të huazuara prej tij me besnikëri komuniste, me qëllime po aq të mbrapshta, shkatërruese. Fitorja e parë e madhe e demokracisë në Shqipëri është çlirimi i saj nga burgu gjigand i telave me gjemba, hapja ndaj botës pa asnjë paragjykim dhe dhënia fund ngujimit të detyruar të shqiptarëve brenda ferrit burg të komunizmit. Nano kërkon të hedhë baltë mbi të. Në Kongres ai, midis të tjerave deklaroi: «Ne dënuam politikën e vetizolimit, por kjo s’do të thotë që Shqipëria të bëhet urë apo pre e diktatit të të tjerëve». Ne jemi për «politikën e dyerve të hapura», hapur jo për atë «të dyerve të shavëra». Njëlloj si Enver Hoxha dikur, që, për të përligjur izolimin e plotë e tragjik të Shqipërisë deklaronte se nuk do të hante dyert për të hyrë këtu «derri dhe dosa, me brekë apo ba brekë». Kështu politikën konstruktive të hapjes jetike të Shqipërisë ndaj botës ai e stigmatizon me një fjalor e mendësi të vjetër, si një Shqipëria e hodhi poshtë së bashku me diktaturën. Njëlloj si Enver Hoxha, Nano spekulon me ndjenjat e shenjta të atdhedashurisë të popullit tonë. Origjinalë të qëndrimeve të tilla mund të gjenden me bollëk në arkivat e ideologjisë nacionalsocialiste ose më qartë të asaj naziste, të përqafuar me zell nga pushteti komunist.
Duke i veshur politikës së jashtme të shtetit demokratik shqiptar lloj-lloj parametrash jorealë dhe denigrues Nano, midis të tjerave, paraqet si argument bindës mendimin sipas të cilit «Jo-të e «papriturat» të Greqisë, Turqisë dhe të shteteve të tjerë për të njohur republikën e Kosovës tregojnë se në politikën tonë të jashtme nuk mbizotërojnë realizmi, por pasionet amatore». Nano harron se shteti demokratik shqiptar ndjek politikën e tij të pavarur dhe se respektuar e mbrojtur interesat kombëtare e nor nëkënaqësisht edhe qendrimet e të tjerëve, duke mos llogaritur kurrë interesat e botës së jashtme.
Kërthiza e botës dhe do t’i imponojë asaj qëndrimet e veta ose do të lëshojë mbi të mallkimet e fyra prej rrugaçi. Ai kërkon të fusë pyka midis Shqipërisë dhe miqve të saj duke thurur e thurur aleanca imagjinare sipas orekseve të tij e pse jo edhe të aleatëve socialistë të Veriut Si duhet të jesh realist sipas Nanos? Si duhet të mos jesh amator e pasionant në politikë. Nëse ne njohja e republikës së Kosovës kualifikohet e tillë, atëherë e kundërta domethënë mosnjohja e saj, na del realiste, profesioniste, e urtë! A duan shërbim më të mirë armiaqët shekullorë të kombit shqiptar, shovinistët e Beogradit? A nuk u ngulët kështu, një thikë pas shpine vëllezërve tanë të një gjaku në Kosovë e në trojet e tjera shqiptare në Jugosllavi? Enveri e varrosi çështjen kombëtare, problemin kosovar. Nano, njëlloj si ai manovron, por në fund të fundit objektivisht kryen të njëjtat shërbime të zeza. E bën këtë në mënyrë të ndërgjegjshme apo për skenozhi partiake, për naivitet politik apo në vazhdë të një manie, shlyerje e borxhi, apo ka këtu, diçka tjetër – gjithsesi, në rezultatin përfundimtar asgjë nuk ndryshon.
Fatos Nano është ai që kur ishte kryeministër dështoI me turp në çështjet e tij në botë në politikën e jashtme e shqetësonte si duket politika e suksesit, e integrimit të Shqipërisë në botën e qytetëruar. Sidoqoftë, ai nuk ka asnjë të drejtë morale apo edhe profesionale të akuzojë demokracinë, të lëshoje shigjeta helmë e veriste në adresë të saj. Populli thotë «fara mbjell do të korrësh». Askush nuk i ka faj Nanos për korra e tij nuk qenë në nuk i janë zbatuar. Përgjegjësinë për këtë e ai duhet ta gjejë në genet që frymëzojnë politikën dhe ideologjinë e partisë së tij dhe atë vetë si lider të saj. Humbaret e zbraza ai nuk mund t’i mbushë me qëndrime të papërgjegjshme e spekulime politike, duke na i servitur ato si bereqet.
Demokracia i jep të drejtë Nanos të pozicionohet si të dojë. Por ajo, pavarësisht nga ambiciet dhe dëshirat e tij, i jep të drejtë gjithashtu qeverisë shqiptare të zgjedhur në rrugë të ligjshme e demokratike, të ndjekë me konsekuncë politikën e saj të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet ballkanike pa përjashtim, të mbrojë interesat e popullit dhe të kombit shqiptar duke u shtuar vazhdimisht miqtë Shqipërisë kudo në botë. Dvert e këshillës së izoluar komuniste demokratike i ka shëruar përfundimisht, zoti kryetar i PP(S) Ju mund të keni nostalgjitë tuaja. Keni të drejtë të ëndërroni parajsën e humbur. Kjo është fatkeqësi për ju dhe partinë që drejtoni. Në këtë fatkeqësi populli shqiptar nuk mund të marrë pjesë dhe as të ju shprehë ngushëllimet e rastit. Përballojeni edhe këtë si komunistët, duke e kthyer mbrapsht në forcë, edhe nëse ju ka mësuar Enveri.
Mbledhje e Këshillit të Ministrave
Të shtunën paradite, nën kryesinë e Kryeministrit Aleksander Meksi, u zhvillua mbledhja e Këshillit të Ministrave në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan një paketë vendimesh që kanë të bëjnë me fillimin e reformës ekonomike dhe u panë rrugën marrëveshjeve të bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, me Bankën Botërore dhe me Komunitetin Evropian.
Vendimi për ndryshimin e tarifave të shërbimeve postare dhe të telekomunikacionit përcakton rritjen e këtyre tarifave për popullin dy herë ndërsa për përdoruesit e tjerë 3,5 herë (tarifat postare) dhe 1,5 herë (tarifat e telekomunikacionit). Me vendimin për ndryshimin e çmimit të shitjes me pakicë të energjisë elektrike, ky çmim për përdoruesit jofamiljarë rritet nga 0,6 në 1,2 lekë për kilovat-orë. Çmimi i energjisë elektrike për popullin mbetet i pandryshuar.
Ndryshojnë gjithashtu çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve, vajrave lubrifikante dhe të nënprodukteve të tjera të naftës. Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e artikujve. Kështu, benzina 45-50 oktan bëhet 12 lekë për litër, benzina 65-70 oktan 18 lekë, benzina 96 oktan 40 lekë, gazoli 12 lekë për litër etj. Ndërsa nënproduktet e tjera si vaji, graso, alkool etj. rriten rreth 2 herë. Nuk ndryshon çmimi i vajgurit për popullatën.
Vendimi «Për fillimin e disa masave të programit të reformës ekonomike» ka të bëjë me hapu mjaft të rëndësishëm të reformës ekonomike: liberalizimin e politikës monetare e valutore dhe atë të tregtisë së jashtme. Sipas këtij vendimi, do të ndryshojnë përqindjet e interesave të depozitave bankare dhe të kredive, duke iu përgjigjur ecurisë së inflacionit dhe kërkesave të tregut, do të zbatohet një sistem i lirë i kurseve të këmbimit të valutave të huaja, në bazë të kuotave ditore të tregut valutor. Këtë politikë valutore e drejton Banka e Shqipërisë.
Po në këtë vendim ligjërohet liberalizimi i regjimit të tregtisë së jashtme. Sipas tij, hiqen licencat dhe kontrollet sasiore për pjesën më të madhe të mallrave për eksport. Bëjnë përjashtim vetëm ato mallra ushqimore që hyjnë në grupin e ndihmave ushqimore, nga jashtë dhe disa mallra të një rëndësie të veçantë, hiqen kufizimet dhe licencat e importit, me përjashtim të mallrave që kanë lidhje me interesat e sigurisë të vendit dhe me mbrojtjen e mjedisit, hiqet monopoli i të gjitha organizmave shtetërore në tregtinë e jashtme.
Këto vendime do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 1992.
Në vazhdim qeveria miratoi projektligjin për disa ndryshime në ligjin «Për sanksionimin e mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë, të veprimtarive private dhe të privatizimit». Sigurohet u theksua në mbledhje, praktika dhe përvoja botërore, si dhe domosdoshmëria e nxitjes së privatizimit në ekonomi, kanë evidentuar nevojën e një ligji të ri, më të plotë e më të përshtatshëm. Për hartimin e tij po punohet në bashkëpunimin me ekspertë të Komunitetit Evropian. Ndërkohë ndryshimet që parashikon projektligji synojnë që të zgjidhen disa probleme që ka nxjerrë përvoja e deritanishme dhe t’i japin një shlyje procesit të privatizimit e të investimeve. Ndryshimi thelbësor që propozohet ka të bëjë me dhënien e truallit për ndërtime personale fizike e juridike vendas e të huaj. Projektligji parashikon që personat fizikë e juridikë vendas të kenë të drejtën e rishitjes së trojeve. Për personat fizikë e juridikë të huaj trualli për ndërtim do t’i jepet me qira me një afat deri në 99 vjet, nga 49 që ishte më parë. Shitja e tokës për ndërtime për personat fizike e juridike të huaj, do të fillojë kur të plotësohet legjislacioni përkatës për procedurat e shitjes. Projektligji parashikon detyrime për respektimin e destinacionit për të cilën merret trualli, të afateve të ndërtimit etj. dhe sanksionet në rast se këto shkelen.
Në vazhdim qeveria miratoi vendimin për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore dhe privatizohen dhe të nivelit të qirasë për objektet që u jepen në përdorim të tretëve. Në bazë të këtyre kritereve është synimi për një vlerësim sa më të plotë e më real të pronës shtetërore që shitet ose është pjesë e kapitalit të shoqërive të përbashkëta. Vendimi përcakton se ky vlerësim do të bëhet mbi bazën e bilanceve kontabël dhe nga komisionet që do të ngrihen në ndërmarrje e institucione shtetërore. Shitja e pronës shtetërore do të bëhet nëpërmjet ankandit, vlera e përcaktuar e pronës shtetërore që do të privatizohet do të jetë minimal në të cilin do të nisë ankandi.
Gjithashtu në këtë mbledhje u miratuan edhe disa vendime të tjera.
Drejtoria e shtypit dhe informacionit pranë Këshillit të Ministrave.
Presidenti i Republikës Sali Berisha, priti ambasadorët e Francës dhe të Britanisë së Madhe
Më 22 qershor, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, priti në takime të veçanta ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës Franceze, Jacques Faure dhe ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Mbretërisë së Britanisë së Madhe, William Hiller, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, të cilët paraqitën letrat kredenciale.
Në ceremonitë e dorëzimit të letrave kredenciale, merrnin pjesë Ministri i Punëve të Jashtme Alfred Serreqi, drejtor i Ministrisë së Punëve të Jashtme Artur Kuko dhe të tjerë.
Ambasadorët shprehën respektin e tyre diplomatik të ambasadave të Francës dhe Britanisë së Madhe.