05/07/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 korrik 1992

Mbledhje e Këshillit të Ministrave

Në mbledhjen që u zhvillua më 1 korrik, nën drejtimin e kryeministrit A. Meksi, Këshilli i Ministrave shqyrtoi dhe miratoi një paketë projektligjesh që kanë të bëjnë me plotësimin e përkryerjen e sistemit të taksave e të tatimeve në Republikën e Shqipërisë. Në këtë paketë prej shtatë projektligjesh, gjashtë prej tyre parashikojnë ndryshime e plotësime në ligjet ekzistuese «Për sistemin e taksave», «Për tatimin mbi fitimin», «Për tatimin mbi qarkullimin e mallrave», «Për akcizat», «Për tatimin mbi të ardhurat e personave fizikë në sektorët privatë të tregtisë, artizanatit e shërbimeve të tjera» dhe «Për administrimin e tatimeve e taksave». Ndryshimet që propozohen në projektligjet përkatëse diktohen nga synimi për ta përmirësuar më tej sistemin e taksave e të tatimeve në përputhje me reformën ekonomike me kërkesat e ekonomisë së tregut, dhe duke u bazuar në përvojën që ofron legjislacioni i huaj. Njëkohësisht ato do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave të buxhetit shtetëror duke zbatuar deficitin buxhetor, që është një objektiv prioritar i programit të qeverisë. Projektligjet e paraqitura parashikojnë ndryshime në masën e taksave dhe taksa të reja nacionale e lokale, analoge me ato që kanë vendet e tjera evropiane. Këtu, për shembull parashikohen taksa për kalimin e kufirit shtetëror me avion, për pajisje me dëshmi aftësie për drejtim automjet, për shfrytëzimin e lëndëve drusore etj. Gjithashtu parashikohen ndryshime në tatimet mbi të ardhurat për ndërmarrje të degëve të ndryshme të ekonomisë, vëndëra ulet masa e këtij tatimi për personat fizikë që merren me veprimtari tregtare, artizanate e shërbime të tjera me qëllim që të stimulohet aktiviteti i tyre. Projektligji «Për disa ndryshime në ligjin», «Për akcizat» parashikon ndryshimin e akcizave për disa artikuj dhe parashikon akciza e për disa mallra të tjera si pije të buta e freskuese, ujë mineral e të gazuar, energji elektrike dhe alkool për shitje. Projektligjet, me qëllim që të nxiten investimet dhe veprimtaria e firmave të huaja, parashikojnë masa favorizuese në politikat tatimore. Kështu, firmat me kapital të huaj ose të përbashkët, kur u shtrijnë veprimtari mbi dhjetëvjeçare nuk paguajnë tatim mbi fitimin për periudhën 1992-1995 dhe për tre vitet pasardhës paguajnë 50 për qind të tatimit. Projektligji «Për tatimin mbi të ardhurat personale» është një akt i ri ligjor, i cili parashikon tatim mbi të ardhurat personale si paga, shpërblime nga punë të dyta, të ardhura nga dhënia me qira ose shitje e pasurisë së patundshme. Nga ky tatim përjashtohen të ardhurat që rrjedhin nga pagat deri në 2000 lekë në muaj. Në vazhdim, Këshilli i Ministrave miratoi disa vendime. Vendimi «Për sistemin e tregut valututor», i cili përcakton që kursi i këmbimit të lekut me valutat e huaja vendoset sipas kërkesës dhe ofertës. Këmbimi do të bëhet vetëm nga personat fizikë e juridikë të pajisur me licensë nga Banka e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi të gjitha pagesat do të kryhen me lekë. Qeveria, gjithashtu, vendosi që deri në miratimin e ligjit për asistencën sociale të shtyhet afati i pagesës së përkrahjes sociale nga qendrat e punës, në nivelin që është sot. Në vendimin «Për liberalizimin dhe rritjen e çmimeve të blerjes të disa produkteve bujqësore blegtorale», përcaktohet që çmimet e blerjes maksimale do të jenë: grurë i butë 850 lekë - kv, panxhar sheqeri 110 lekë-kv, luledielli 1200 lekë-kv dhe oriz i pazhveshur 1520 lekë - kv. Çmimet e blerjes të mishit, qumështit, misrit, fasules, sojës, duhanit dhe ullirit liberalizohen. Vendimi përcakton që gjatë periudhës së korrjeve deri më 31 korrik 1992, grumbullimi i grurit do të bëhet me 350 lekë - kv. Duke filluar nga 1 gushti fshatarësisë do t’i paguhet diferenca deri në 850 lekë - kv. Këshilli i Ministrave mori gjithashtu një vendim për shpenzimet e nevojshme për pagesën e komisioneve të ndarjes së tokës. Drejtoria e shtypit dhe e informacionit pranë Këshillit të Ministrave

FORCA E PARTISË EDHE TE QENDRIMI NDAJ GABIMEVE

Është e pamundur të gjesh një njeri që nuk ka gabur në jetë. Nuk e kam fjalën për fajet të rënda, por për gabime të jetës së përditshme. Dhe është i zgjatur ai që nuk përsërit gabimin e parë. Pra, paralizon veten dhe nxjerr mësime. Po kështu është e pamundur të gjesh një parti politike, qoftë edhe më e vogla, që të mos ketë bërë gabime. Në rastin konkret ka rëndësi se çfarë gabimesh janë dhe, kryesorja, qëndrimi i vetëdijshëm mbahet ndaj tyre. Në rast se quhen gabime, demos dhe do të ndreqen. Ka qenë një herë e një kohë një parti me emrin PKSH, ose dhe PPSH, që, ndonëse pati një jetë nga nëntori i vitit 1941 deri në çlirimin e vitit 1991, si në zë dhe gjithmonë rënë mezi pranë «ndonjë» gabim, kur ato i nisi që në zanafillë. Ç’i solli komunistëve shqiptarë qëndrimi euforik, aspak autokritik i drejtuesit të përjetshëm të saj, Enver Hoxhës? Që të mos pranonë gabimet e deri fjeq, deri sa erdhi puna që të shpërthehej siç u shpërbë. Megjithatë demi ishte kolosal, sepse rrënoi mbi shpatullat e një populli që u martirizua. Kohë më parë botova një shkrim në «RD»-ku, midis të tjerave, ngrija problemin e disa gabimeve që po bëheshin për emërimin e kuadrit. Qëllimi, të ndihmoja demokracinë dhe popullin. Se, po të ndihmosh këto të dyja, vetvetiu ke ndihmuar Partinë Demokratike. Nuk më kish shkuar mendja se për atë që kisha bërë edhe gabimet që mund të jenë bërë në këtë kohë, sidomos për të nxjerrë në drejtim kudo njerëzit më të aftë, më të ndershëm, më të përkushtuar ndaj demokracisë dhe detyrave të reformës, e pra, një parti e cila kyç në fillimet e saj ka guximin të pranojë kur gabon për diçka, asaj i takon e ardhmja, atë parti populli e mbështet. Dhe jo vetëm që partia e pranon gabimin, por ngre edhe problemin e korrigjimit të shpejtë të tij. Po pse lindën gabimet. E thjeshtë fare: sepse përvoja në punën e kuadrit nisi nga e para. Demokracia nuk ka dosjet e PPSH, nuk ka një Mihal Bisha, i cili kalonte si nëpër vrimën e gjilpërës ajkën e të përzgjedhurve komunistë për t’i emëruar në Komitetin Qendror, diplomacia dhe vendet e çmuara të nomenklaturës së lartë. Madje, këta specialistë të njohjes së biografive të njerëzve deri tek stërgjyshi, i rretheshin dhe nëpër ndërmarrjet më të vogla. Në kërkesën e shpejtë për emërimin e një sërë kuadrosh demokracia n’ gjenë c partitur dhe pa përvojën e domosdoshme administrative. Në këto rrethana edhe gabime janë të kuptueshme. Veçse populli nuk t’i fal as ato. Prandaj kur njihen, kur pranohen si gabime dhe kur pohohet se duhet të ndreqen, atëherë populli të beson dhe të fal. Doemos, në rast se s’do të përsëriten më, me që gabimi gjithmonë duhet bërë mësim. Përveç kësaj gabimet vijnë edhe pse nuk jemi zhveshur nga ... të rekomanduar njeriun tënd, mikun, shokun... Dëmi i bërë demokracisë dhe popullit. Veç po të mbahej e mbyllur kjo praktikë, po të diskutohej gabimi, vetëm brenda sferës së lartë të partisë e të mos i thuhej hapur popullit, dëmi do të qe i madh. Ai do të krijonte kushte për të kaluar edhe në gabime të tjera, sepse njerëzit e pafajshëm (dhe të tillë gjen kudo) do të mundonin: «Po, të vendosë kështu, se nuk e bën çështje pazari gabimin Partia Demokratike!» Kur ai i di që gabim kalon jo vetëm përmes gjykimit të popullit, por edhe të partisë, do të matet shumë herë për ta bërë. Kush është i zgjatur dhe, për sa më parë ta bëjë kurë. Ndryshimi është i ndodhte si me rastin e PPSH ose dhe të PS. Pse përpuned PPSH, do të pysë dikush. Sepse në vazhdim e nënës që e lindi pa vështirësi fare, në një kongres me duartrokitje për baba Enverin, PS vazhdon t’i fshehë gabimet e saj. Së pari, që gabimi rëndë duke pranuar krijimin si parti e re nga kongresi i një partie të diskredituar dhe përgjegjëse për katastrofën kombëtare. Se shumicën e anëtarëve të ditëve të para të saj e mori po nga partia mëmë, duke ndërruar vetëm teserat. Se mbahet gazetën po me atë emër dhe numër rendor. Se nuk pati guximin të ngrihej kundër PPSH dhe veprës antishqiptare të diktatorit. Se reformat i kërkoi të çala deri sa këmbënguli si shumë për pronësinë shtetërore të tokës. Se

TË NDERSHMIT NUK SHQETËSOHEN NGA DEKLARATA E Z. ARSHI PIPA

Se kush është Arshi Pipa e ka treguar vetë puna e tij. Por, që të përfundojë një shkrim në faqen e parë të «ZP»-së të korrikut me fjalinë: «Prandaj këto lloj intervistash shqetësojnë njerëzit e ndershëm», nuk e imagjinojmë dot. Pse? Sepse zoti Arshi Pipa në intervistën e dhënë në aeroport, pas kthimit prej kaq vitesh mërgimi, tha prezi dhe me bindje që bllokmenët ose më qartë, të gjithë ata që kanë përpjekur, por, përkundrazi, deri në refare mase disa e përkrahën, të tjerë e mbështesin plotësisht. Mos harroni, zotërinj socialistë, se ju vetë, të detyruar nga presioni i madh i popullit, i arrestuat një pjesë të bllokmenëve, ish-anëtarë të Byrosë Politike. Po ju shkua deri aty ku nuk prekën interesa i disa të tjerëve, që janë edhe më përgjegjëse se varësit e tyre. Ju latë pa i kërkuar llogari zotit Ramiz Alia. Jo për shumës...

SQARIM i Z. Azem Hajdari

- Nuk jam i shqetësuar aspak nga disa politikanë të vegjël pseudodemokratë që më sulmojnë pas shpine me metoda komuniste. - Nuk jam prononcuar deri tani rreth zhurmës spekulative që po bëhet ndaj meje, mbasi u përpoqa të siguroj së pari informacionin e saktë dhe të nevojshëm. Duke mësuar për deklaratat dhe komentet bëra i qartë ato absurde, dashakeqe, të rrezikshme dhe që kanë për qëllim goditjen e personit tim, të Partisë Demokratike dhe të demokracisë në Shqipëri. Unë erdha në SHBA për një specializim me dijení dhe miratimin e plotë të Presidentit të Republikës, të grupit parlamentar të PD, e Kryetarit të PD, z. Eduard Selami, të dy nënkryetarëve të PD, zotërinjve Arben Imami dhe Ali Spahia si dhe të elektoratit që unë përfaqësoj. Aktualisht po ndjek një kurs intensiv të gjuhës angleze, si dhe jam i ftuar nga Partia Republikane, Partia Demokratike Amerikane dhe nga Instituti Hoover Palo Alto i Kalifornisë, i cili është një nga institutet më të mira të SHBA për specializimin në fushën politike. Deklaratat e insinuaatat ilegale, dhe ilegale që janë shprehur për mua gjatë zgjedhjeve lokale, jo vetëm që demtojnë rëndë demokracinë, por për nga stili janë të tipit të kulluar komunist dhe neokomunist dhe janë traditë shqiptare për të goditur tjetrin pas shpine, janë metoda e shpifjes të mjaftueshme të raport në e reformën. … U. PD … janë disa të sh… U bë thirrje atyre që kanë bërë deklarata në adresën time t’i revokojnë ato, mbasi nuk i shërbejnë aspak demokracisë. Personalisht kam qenë dhe jam mbështetës i qeverisë demokratike dhe i Presidentit Sali Berisha. Sa të kthehem do t’i përvishem sërish punës dhe aktivitetit tim intensiv politik në mbështetje të thellimit të demokracisë në vendin tonë. Bota ndjek me vëmendje fushatën për zgjedhjet lokale në Shqipëri. Ajo është mrekulluar me rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme dhe tani i pret këto si shpëtimin përfundimtar të Shqipërisë nga komunizmi. Për elektoratin tim, për miqtë e mi, për bashkëpunëtorët e mi politikë, nëse ata ndiejnë se unë duhet të kthehem e të ndreqes kursin respektiv, unë jam i gatshëm ta bëj atë në çdo moment. Unë jam deputet në zonën elektorale ku populli më dha votën mbi 90 për qind. Për besimin që ka ai për mua, unë jam gati të bëj gjithçka. Shpreh bindjen se edhe në këtë qëndrim timin të shkuar në SHBA do të bëj takime e prezantime me personalitete të rëndësishme amerikane për përkrahje ekonomike dhe politike, për gjendjen e vështirë që ndodhet Shqipëria sot. Gjithashtu, në qoftë se gjatë kohës që unë ndodhem në Amerikë do të mbildhet Konferenca e Jashtëzakonshme e Partisë Demokratike, unë do të jem në këtë Konferencë. Jam i bindur se e ardhmja dhe disa zhvillime jo të favorshme, ta forcojnë Partinë Demokratike si forcën më kryesore politike të vendit, e cila u shqua në luftën e saj kundër komunizmit dhe do të shquhet edhe në ndërtimin e shtetit ligjor dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi. Gjithashtu i rekomandoj ndonjë servil ose pseudodemokrat, që duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë që kemi mund të infiltrojnë nëpërmjet PD në ndonjë post dhe nuk pushtet ose edhe në ndonjë post drejtues se kohët e këtyre tipave sangulindë do të ikin shumë shpejt. Gjithë kohën që unë ndodhem në Amerikë do të kem kontakte të shpeshta nëpërmjet zyrës së informacionit të Partisë Demokratike dhe do t’ju përcjell të gjitha takimet dhe prezantimet që do të bëj si dhe mesazhet e mia.

«Çështja Pashko»-diskutime në parlament

Z. Pashko ka të drejtë të shprehet në atë që ndien e mendon por, po atë të drejtë kemi edhe ne, të themi atë që ndiejmë e mendojmë. Unë nuk dua as ta gjykoj e as ta dënoj z. Pashko. Nëqoftëse nuk jemi në unison, ka një opinion të gjërë që na ndëgjon e na gjykon. Por e ndiej për detyrë si deputet, si qytetar, t’i kujtoj disa gjëra. Së pari, ai flet në antideklaratën e tij për transparencë, por vetë nuk ka asnjë lloj transparence. Mesa shohim z. Pashko paska qenë i njohur me konstantime dhe shumë gjëra befas 1 zbraz sot. Këtu nuk i kemi dëgjuar në grup parlamentar apo në seanca. Së dyti, duhet t’i kujtoj z. Pashko se nuk mund të luhet dot e nuk mund të mbahen fjalime të bukura për Vlorën sepse Vlora gjëndet me fjalime këtu për lavdinë e saj dhe për historinë e saj. Jo vetëm z. Pashko, por gjithkush në Shqipëri e ndien veten shumë të vogël përpara Vlorës. Vlora di të dallojë cilët janë politikanët e cilët demagogët. Mund t’ju them se Vlora e njeh z. Pashko që nga «çeku i bardhë» e deri te deklarata e sotme për një diktaturë të re që pa frikë na kujton ato klithmat e z. Mysliu që shikonte gjak. Së treti, duhet t’i kujtoj edhe njëherë z. Pashko ato zhvillimet që i quajti antihumane si i krishterë. Po, si i krishterë flet ai, si politikan hesht. Ne nuk kemi ardhur këtu për ndonjë konsil kristar. Nuk kemi ardhur si të krishterë. Kemi ardhur si politikanë. Në qoftë se eshtrat e atit të z. Pashko u çuan në një varrezë dinitoze, eshtrat e babait tim nuk dihet se ku janë, i kam varrosur dikush, apo i ka lënë në fushë ajo diktaturë e egër, ai pushtet makabër. Për këtë hesht z. Pashko. Unë nuk kam folur ndonjëherë. (Vijon në faqen e 2-të) … shkrim në «RD»-ku, midis të tjera, të ndihmosh kë- të dyja, vetvetiu ka ndihmuar Partinë Demokratike. Nuk më kish shkruar mendja se për atë shkrim dilush nga lart do të bëhej dhe vërejtje. Fjalët më erdhën, sado që asnjë presion e «këshillë» nuk pata. Pra, ishte vetëm një mendim ose këshëtu gjykonin disa. Thashë me vete: «Pse kështu, a nuk e kuptojnë se duhet çdo gabim ta kapim që në embrion, sepse s’mund të ketë parti në botë që të mos gabojë?» M’u kujtuan rastet e monizmit komunist dhe sikur u qetësova, sepse problemi që ngrija unë qe një vogëlsi para fajëve të tyre. E megjithatë doja me gjithë shpirt që demokrati të reflektonin. Dhe çasti erdhi. M’u bë zemra mal, kur Eduard Selami, udhëheqësi i PD, në aktivin e Këshillit Kombëtar po… subjektivizmi, nga shoqëria e së murmë, tarafet e hatëret, që ishin shtruar këmbëkryq në jetën tonë. Në gjatë viteve të socializmit fitimtar! Nuk është lehtë të luftosh vetëveten për të qenë demokrat i kulluar, kur kaq vite u mësuam me bëmat e komunizmit dhe kur sot e kësaj dite shuma socialistë kanë përfituar nga ajo praktikë konkrete. Disa kanë çuar fëmijët e të afërmit e tyre jashtë shtetit me studime e punësime me format më të ndryshme, sepse kanë pasur mundësi kontaktesh me afaristë ose nëpunës të tjerë me rëndësi, që u kanë dhënë ndonjë bursë, ndonjë strehë. Tundimi është i madh, sepse vende të tilla pune të japin lehtë-sira, jetike, Prandaj shtyhesh për… … hen, duhet bërë më-sim. Se reformat i kërkoi të gjitha Se iu kundërvu demokracisë dhe, për të mos u zgjatur, më se fundi, sepse nuk qe në gjendje dhe nuk realizoi thellë gabimet e saj për disfatën që pësoi në zgjedhjet e 22 marsit, por, në Kongresin e saj të parë i quajti ato sikur të ishte arritur ndonjë sukses. Kjo është «transparenca» e tyre, ndërsa transparenca e vërtetë është ajo e Partisë Demokratike e cila, edhe pse po bën çmos për ta nxjerrë vendin nga izolimi dhe shkatërrimi ekonomik i trashëguar, ka guximin dhe pranon edhe ato pak gabime në emërimin e njerëzve. Nuk është as vonë dhe nuk janë të papariparueshme. Parti të tilla populli kërkon dhe atyre u beson. … po nga partia mëmë, duke ndërruar vëtem teorinë. Se mbajti si shumë për pronësinë shtetërore të tokës. u beson. … kut me fjalinë: «Prandaj këto lojë pas kthimit prej kaq vitesh mërgimi, tha preazi ata që kanë përgjegjësi për krimet e rënda politike dhe të fundit, ky ishte edhe një premtim që demokracia bëri kur nisi luftën për çrrënjosjen e komunizmit në Shqipëri. Doemos një intervistë e tillë fikëson cilindo që në emër të diktaturës së proletariatit ka tejkaluar caqet e ligjit ose ka hartuar ligje të shkruara e të pashkruara për të masakruar një popull të tërë. Ndërsa të pafajshmit, viktimat dhe njerëzit që kanë ulur kokën e kanë kryer detyrat brenda rregulloreve të asaj kohe, gjyqim e bëjnë të qetë. Ndërgjegjja ata nuk i bren, se janë të pastër. Prandaj nuk shqetësohen nga kjo kërkesë e studjuesit të… … Politike. Po ju shkuat deri aty ku nuk prekej në interes i disa të tjerëve, që janë edhe më përgjegjës se vartësit Alia. Jo për shumë, por të paktën për pesë vjetët e drejtimit të tij ai duhet të flasë. Në ato pesë vjet kanë ndodhur vrjaset në kufi, vrasjet enigme të 2 korrikut 1990, eksodet masive si dhe mori një impuls të madh degjenerimi ekonomik i suitës së Bllokut, madje më dukshëm e më shumë se në kohën e diktatorit. Dhe, a nuk duhet të përgjigjet ky njeri ashtu si cilido që mban mbi shpatulla urdhëra për krime nga më të ndryshmet? Pse shqetësoheni ju për këtë? Pse u dashka shqetësuar dhe Parlamenti për një intervistë të tillë, kur zoti Pipa nuk tha të japin llogari ata që nuk janë fajtorë? Këtu nuk është çështja për hak- (Vijon në faqen 2)

Nderim për Kujtim Spahivoglin

- 60 - vjetori i lindjes dhe 5 - vjetori i vdekjes - Me datë 1 korrik në mjedisin pranë pishinës së Teatrit Kombëtar, në një atmosferë të ngrohtë e të këndshme artistët tanë përkujtuan 60 vjetorin e lindjes dhe vjetorin e vdekjes së aktorit, regjisorit, pedagogut dhe personalitetit të kulturës tonë Kujtim Spahivoglit. Ceremoninë në të cilën merrnin pjesë rreth 300 vetë e hapi aktori Timo Flloko. Pas tij folën aktorë, ish studentë dhe miq të Kujtimit. Aktorët Ferdinand Radi dhe Fitim Makashi zbuluan një bust të punuar nga Fatos Kola, kushtuar Kujtim Spahivoglit. Kjo mbrëmje e bukur dhe emocionuese u mbyll në orën 22 e tridhjetë. KORESP I «RD»