Ç’është PS e parë me synin e një njeriu të zakonshëm paparti?
PS - si bijë e vetme dhe e dashur e PP, trashëgimi prej saj shumër gjëra, por më kryesorja ajo trashëgoi një «armatë të tërë» anëtarësh të ndershëm e të devotshëm. Trashëgimia e kësaj «armate tërë anëtarësh» u bë tamam si bëhej trashëgimia e çifligjeve në kohën e carizmit rus: çifligari trashëgonte (ose blinte) çifligun me çdo gjë të tundshme e të patundshme që përmbante - duke përfshirë në radhë të parë bujkrobët muz’hikë. Kështu u kandisën edhe komunistët e devotshëm, duke përfshirë edhe ata të oreve të para - kaluan «kalim kapitali» nga njëra magazinë në tjetrën. Pjesa e anëtarëve të partisë të zhgënjyer nga vijа e partisë dhe e udhëheqjes së saj, e braktisi atë. Një pjesë tjetër braktisi PS sepse nuk pati besim te «rinovimi» i saj dhe nga «udhëheqja e re» nismëtare e Kongresit të 10-të. Pavarësisht ç’thotë PS, përbërja e partisë është heterogjene dhe brenda saj ka rryma të ndryshme që përcaktohen nga roli që ka luajtur anëtarët e partisë gjatë ushtrimit të diktaturës komuniste, nga pozitat dhe privilegjet që kanë patur në të kaluarën, nga roli që luajnë sot e që kanë ndërmend të luajnë nesër. Pjesa më e madhe e këtyre të privilegjuarve të djeshëm, me mar sat që po merr sot Qeveria Demokratike do të kthehen në të paprivilegjuar. Ja, pra kjo do të jetë shkëputja e të paprivilegjuarve që trumbeton se do të mbrojë e përkrahë PS - anëtarët e saj dhe gjirin e tyre. PS pretendon se është për ekonominë e tregut që do të thotë për kapitalizmin veçse thekson se është për socializmin... demokratik. Sikur të ishte PS në pushtet (ruana Zot-) cila do të ishte rruga që do të ndiqnim: do të shkonim drejt kapitalizmit apo drejt socializmit demokratik? Ky lloj socializmi nuk ekziston në asnjë vend të botës. Pra për të shkuar aty ku don PS përsëri do të marshojmë nëpër rrugë të pashkelura. Do mos me «fener në dorë» - që të ndriçojmë rrugën botës e të na ndjekë nga pas! Tani po në ndërtë kapitalizmin dhe sipas PS me t’a ndërtuar do ta shkatërrojmë që të ndërtojmë socializmin? Po ç’e ndërtojnë kot gjersa do t’a prishim? Pas Kongresit të parë PS pretendon se «që të realizohet qëllimi i PS për transformime ekonomiko-sociale të thella duhen programe konkrete, programe veprimi, programe të qarta, të argumentuara, bindëse, si do të del konkretisht ...» kryhet privatizimi... «Dhe me të tjera: «këto e të tjera si këto, të përpunuara mirë e të shkençerisht, mbi logjikën e ekonomisë së tregut dhe të përshkruara fund e krye nga një politikë e ndjeshme sociale ku njerëzit të shohin qartë e të binden se kështu mbarohen e realizohen më mirë interesat e tyre jetike në kushtet e shoqërisë kapitaliste - kjo është e duhet të jetë alternativa e socializmit demokratik». Dhe në mbyllje: «Pa këtë përgatitje, pa e përpunuar gjithçka mirë, në nivel kombëtar e në nivel lokal, në kuadrin e gjithë ekonomisë, pa i propaganduar programet e rrugëzgjidhj-
Pavarësisht qëthotë kryma privilegjet që kanë patur në të kaluarën, nga rol që luajnë sot e që kanë ndërmend të luajnë për të mirën e tyre, nga interesat që kanë për vete e familjen për sot e për perspektivën.
Sidogoftë, është e qartë se nga «armata» e trashëguar 84-90 për qind ishin të privilegjuar në kohën e diktaturës. Më konkretisht: në totalin e kuadrove të aparateve qendrore komunistët zinë 67,2 për qind, në ato të organizatave të masave 73,6 për qind, deputet në kuvendin popullor 87.3 për qind në këshillat popullore 64.8 për qind, në këshillat e Frontit 67,4 për qind, gjyqtarë e ndihmës gjyqtarë 76,9 për qind etj., e po t’ju shtojmë edhe kuadrot e KQ, të KP të rretheve, institucioneve të PP me 100 për qind komunistë etj. bëhet e qartë shifra 85-90 për qind. Dhe po t’u shtojmë këtyre edhe pjestarët e familjeve që prindërit e privilegjuar i vunë në poste e pozita të privilegjuara numri i anëtarëve e simpatizantëve të PS formon atë masë njerëzish prej 30 për qind që votoi për PS në zgjedhjet e 22 marsit. do të delët konkretisht nga gjendja e rëndë, si do të ecin industria e bujqësia: si do të - e gjithë ekonomisë, pa i propaganduar programet e rrugëzgjidhj-
- KOMUNISTO - SOCIALISTËT PO LUFTONJË SIPAS «REVOLUCIONARIS ENVERIANE DHE MËSIMVE TË FATOS NANOS, QË TË RIFITOJE PARAJESËN DHE PRIVILEGJET E HUMBUR.
- VËLLEZËR FSHATARË, MOS HARRONI SE DEMOKRACIA JU BËRI ZOTËR TË VETES, TE TOKËS, TË BAGËTIVE, TË FRYTEVE TË DJERSIS SUAJ, QË PO I SHIJONI QYSH TANI. SE SHPEJTI AJO DO T’JU JAPË MË SHUMË.
politike dikta duan rimëkë teres kombi jve. qeverin me a yhet në nxitë integrim në U- sot ata qartë adhtarë eve në rituar vitin e kushte- për eun! O UPL
Dita e 16 korrikut 1992 padyshim do të hyjë në historinë e parlamentit tonë pluralist demokratik dhe të demokracisë.
NE MBLEDHJET E PS THIRRET «PARTI-ENVER»
Rastësisht u gjenda në një mbledhje, apo «miting», që zhvilloi PS në lagjen 52 Tiranë. Mbledhja zhvillohej në shesh të hapur e për... këtë arsye tërhoqi dhe vëmendjen e të tjerëve. Disa të rinj, duke parë moshën e thyer të të pranishmëve, menduan se ishte një mbledhje e PKSH të saponxjerrë jashtë ligjit. Kur filloi të fliste i deleguari, u mor vesh që ishin të rinovuarit e PS dhe jo komunistët. I deleguari, pasi tha ato që i lexon çdo ditë në «ZP», shpreh bindjen se këtë herë populli nuk do të gënjehet dhe do të votojë për PS. E ardhmja, u tha ai 60-vjeçarëve (me gjithë respektin për të moshuarit), na përket ne. Ju duhet të votoni pa diskutim për PS e jo vetëm kaq, por të vini dhe familjet dhe miqtë të votojnë për PS, vazhdoi i deleguari. Ndërkohë, disa nga të rinjtë që ndodheshin rrotull, të ngacmuar nga kjo «mbledhje e hapur», filluan debatin. Është e kotë të them që vëmendja e të pranishmëve u përqëndrua tërësisht në këtë debat dhe askush nuk e dëgjoi më të deleguarin. Puna arriti deri aty sa disa nga «të rinovuarit», të ngacmuar nga debati, por ndoshta edhe nga ndonjë faktor tjetër, mbledhja u zhvillua menjëherë mbasi televizioni transmetoi seancën e Parlamentit ku PK u nxorr jashtë ligjit) filluan të brohorasin «Parti-Enver!». Mbase e kuptuan shpejt, ose i deleguari u bëri ndonjë shenjë dhe ata ndaluan, por ja që «gabimi» u bë. Në fakt nuk është për t’u vënë faj atyre. Përse: të gjithë ishin mbi 60 vjeç dhe shumë prej tyre kanë qenë propagandues të flaktë të mësimeve të E. Hoxhës «në mbledhjet e lagjeve». Fajin e kanë deputetët e PS që ua bënë mbledhjen sallatë të gjërëve duke dalë në mbrojtje të PK në parlament
«PARTI-ENVER»
dhe dëgjoj duke dalë në mbrojtje të PK në parlament, (në propozimin e bërë nga deputetët e PS mbi mbajtjen e ligjit që diskutohej ishin hequr fjalët ku thuhej «nuk lejohet formimi i partive enveriste», siç ishte propozuar nga deputetët e PPD). Është e qartë që një parti (PKSH, PPSH, PSSH) që e dreqi sipas situatës, është vështirë ta ndjekësh në politikë. Veteranët e kësaj partie tashmë janë mësuar me dredhat e udhëheqjes së tyre e cila «miqtë e mëdhenj- rusë, kineze e jugosllavë i dënonte si armiq, i «komandonin legjendar» e nxirrte spiun e agjent... Pra, veteranët mbase menduan se udhëheqja e tyre e drodhi qëndrimin ndaj «udhëheqësit të lavdishëm», kështu që për
NDIHMAT E SHPERNDARA NGA OPERACIONI «PELIKAN»
Gazetari ynë Genc Tirana mori kontakt me ambasadorin Italian në Tiranë, z. Torkuato Kardili për t’u informuar rreth sasisë e përgjithshme të ndihmave që ka shpërndarë në Shqipëri ushtria italiane nëpërmjet operacionit «Pelikan» gjatë këtyre 10 muajve (25.9.91-7.9.92). Krahas ndihmës së qeverisë italiane këtu po japim dhe ato të komunitetit Evropian dhe ndihmat ndërkombëtare qeveritare, të cilat gjithashtu janë shpërndarë nga operacioni «Pelikan».
NDIHMA TË QEVERISË ITALIANE
Sheqer 88 824 tonë
Sapum detergjent 7 998
Miell 22 276
Oriz 7 902
Grurë 33 000
Vaj 16 199
Fasule 3 212
Gjalpë 2 398
Mish 13 192
Qumësht pluhur 3 042
Vezë (66 691 000) (k) 4.334
Shuma 147 767 tonë
NDIHMA TË KOMUNITETIT EVROPIAN
Miell 13 192 tonë
Drithëra 1 269
Grurë 44 343
Gjalpë 196
Qumësht pluhur 2 044
Makarona 381
Sheqer 837
Vaj 147
Shuma 64 409 tonë
NDIHMA NDËRKOMBËTARE JO QEVERITARE
Miell Gjer. 2 263 tonë
Fasule SHBA 227
Gjalpë SHBA 838
Grurë SHBA 1 409
Maf. didaktike CDE 255
Vaj Zvicër 60
Ilaçe veshje Itall 289
Mat. shkollore Itall 222
Libra Itall 1 400
Ushq. të ndryshme, Itall 1 804
Lëndë plastike Itall 380
Shuma 9 147 tonë
Shuma e përgjithshme e dorëzuar 221 823 tonë
TË DHËNA TË TJERA
1) Operacioni «Pelikan» është 1 impjenjuar deri 30.9.92
2) Automjete të përdorura: 475
3) Kilometra të përshkuara: 5 788 105
4) Orë fluturimi me helikopter: 1 042 për 660 tonë materiale
5) Persona të zënë në punë: 800
6) Anije të shkarkuara: 85
7) Mjekë ushtarakë të zënë në punë: 12
8) Infermierë: 4 neoniferë dhe 6 vullnetarë
9) Ndërhyrje mjekësore të bëra: 100 443
10) Vlera mjekësore të shpërndara falas: 1 200 milion lireta
Partia Komuniste NXIRRET JASHTE LIGJIT
Partia Komuniste
NXIRRET JASHTE LIGJIT
- KORRIGJOHET NJE PADREJTESI E PS.
- PLOTESOHET NJE KERKESE MBAREPO-PULLORE
- DEMASKOHET KEQ PS E «RINOVUAR»
Dita e 16 korrikut 1992 padyshim do të hyjë në historinë e parlamentit tonë pluralist demokratik dhe të demokracisë. Vendimi për nxjerrjen jashtë ligjit të PK ishte i shumëpritur nga mbarë forcat demokratike në vendin tonë dhe u përshëndet si një fitore e re e PD dhe e demokracisë, si shprehje e vendosmërisë së PD për çrrënjosjen e plotë të komunizmit dhe për të plotësuar të gjitha aspiratat dhe dëshirat e popullit. Ai u thith me shpejtësi nga shumica e agjencive të lajmeve në Evropë dhe kontinente të tjera.
Shqipëria - një nga viktimat më të mançkruara të komunizmit, ku ai u bë simbol i inkuilizicionit e genocidit masiv, i traditës kombëtare dhe donkishotizmit në politikë dhe ekonomi, në prapavijën e parë të epokës së demokracisë «hakmërret» pamëshirshëm ndaj kuçedrës që e tmerron për 50 vjet. Populli ynë, ndoshta më shumë se të gjithë, ka të drejtë, të jetë tmerruar e trembur sa të mos dojë t’i dëgjojë as emrin komunizmit dhe flamurtarëve të tij më të betuar, Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe bashkëpunëtorëve të tyre të vjetër, të mbledhur nëpër qelitë e burgut apo në zyrat e PS nën maskën e «socialistit».
Me 22 mars, me votën e tij, populli un hoqi të drejtën komuniste të mbronin veten në parlamentin e ri, por, ashtu siç pritej, këtë mision, e morën përsipër me dëshirë dhe bindje të plotë vazhduesit e tyre të denjë «socialistët e rinovuar» me strategun e tyre largpamës, Fatos Nanon në krye. Dhe u takonte. Në fund të fundit, PS është vazhdim i drejtpërdrejtë i PK dhe PP. Ajo trashëgon prej saj jo vetëm pjesën më të madhe të anëtarëve, por edhe «thesarin» e përvojës 50-vjeçare, pasuri të tundshme dhe të patundshme.
[...], për t’u deklaruara apo të pëndekuar, «ZP», si organ dhe si fletë gazetash, zyra mbi tokë dhe tunele e labirinthe nën tokë etj. etj.
Debati në parlament u shndërrua me të drejtë nga deputetët tanë në një gjyq publik ndaj komunizmit si teori dhe sistem, si dogmë dhe praktikë. Por kjo u dogji shumë Fatosit dhe shokëve të tij si mund t’i nënshtrohej ligjit në jetë? Si mund të flitet aq ashpër në sytë e tyre për mësuesin e tyre të madh dhe të padekshëm, Enver Hoxha? Si do t’i durojnë këto zemra e plagosur rëndë e shoqes Nexhmije? Çeta e vogël e socialistëve, në unitet të plotë marksist-leninist vendosi të vetësakrifikohej për të mbrojtur emrin dhe veprën e Enverit. Ata u treguan avokatë mbrojtës tepër të zellshëm dhe të pasionuar, por nuk mund t’u ecë. Fatos Nanon nuk e kemi parë më ngushtë se pardje. I shkonin djersët e ftohta sa nga vapa e korrikut dhe ca nga prushi i keqardhjes dhe inatit. Sëkëlldinë e madhe e shprehte me «ufe» dhe «pufe», me gjeste të ngërdheshjes tepër të natyrshme për cinizmin e tij të lindur. Kur erdhi çasti i votimit, revoltën ndaj demokracisë dhe devotshmërinë ndaj komunizmit dhe Enverit që i dhanë aq shumë, që e bënë të kyçështë tot, ai e shprehu duke u larguar në mënyrë teatrale nga salla e parlamentit. Por demokracia bën dhe do të bëjë atë që don populli edhe Fatos Nanon dhe shokët e tij. Me shumicë votash flamurin e jashtëligjshme. Kuptohet, edhe fletushka e saj që i bën sfidë dhe tallje demokracisë me himnet dhe fotografitë e Enver Hoxhës, demonit më të përbindshëm të popullit tonë, diktatorit më të pashpirt, tradhtarit më monstruoz të vendit të tij. Ndërsa vlonte debati, shumica e socialistëve i mbanin gjatë të ngujuar sytë te fotografia e Komandantit, në faqen e parë të organit miloshian «Zëri i së vërtetës». Eh, sa kujtime të paharrueshme u ngjalli ajo fotografi! Ndër veshë u gjëmonte edhe zëri i tij, «Shokë komunistë, apo socialistë, bashkohuni me radhë të shtrënguara për të mbrojtur me çdo çmim e sakrificë emrin dhe veprën time!»
XHEVAT MUSTAFA
Hapa në drejtim të emigracionit të organizuar
Intervistë me z. AVENIR KIKA, drejtor i Drejtorisë së Emigracionit në Ministrinë e Punës, Emigracionit, Përkrahjes sociale dhe të Përndjekurve politikë
(Vijon në faqen 2)
Pyetje: Është folur edhe më parë për emigracionin e organizuar angazhuar për të krijuar atë mjet ekonomik për formë të plotë organizimi ky institucion mori vetëm në qeverinë e re demokratike, Duka fillimisht për krijimin dhe funksionimin e kësaj drejtorie.
Përgjigje: Drejtoria e emigracionit ka filluar veprimtarinë e saj me krijimin e Ministrisë së Punës, Emigracionit, Përkrahjes Sociale dhe të Përndjekurve Politikë, në përbërje të kabinetit të zoti Meksi. Kishte kohë që në Shqipëri ishte ndjerë nevoja për një ministri të tillë, por kabinetet e mëparshëm qeveritarë arritën deri në krijimin e një kabineti të punës dhe të përkrahjes sociale, e cila, natyrisht, nuk arriti dot të zgjidhë hallet e shumta që kishte dhe ka vendi ynë në drejtim të punës, të emigracionit, përkrahjes sociale dhe të përndjekurve politikë. Kështu që Shqipëria si gjithë vendet evropiane përëndimore tashmë e ka një ministri të tillë. Në përbërje të kësaj ministrie funksionon edhe drejtoria e emigracionit, e cila merret me problemet e emigracionit të organizuar shqiptar mbi bazën e marrëveshjeve ndërqeveritare, Megjithatë me legjislacionin e ri, ministria jonë, ashtu si dhe ministritë e tjera, do të liberalizojë iniciativat private të individëve apo firmave të ndryshme, të cilat konform ligjit do të lejohen të veprojnë në drejtim të organizuar e të drejtim të punësimit të punëtorëve tanë jashtë shtetit. Kështu që në një të ardhme të afërt, sipas ligjit të ri që parashikohet të aprovohet së shpejti, organizatat shtetërore, private dhe individëve, të