SEKRETARI BRITANIK I SHTETIT DAGLAS HERD VIZITON SHQIPËRINË
Të shtunën vonë në mbrëmje mbërriti në Shqipëri për një vizitë zyrtare Sekretari britanik i Shtetit, Daglas Herd. Ai kthehej nga Beogradi ku kishte zhvilluar disa takime rreth situatës së rëndë në ish - Jugosllavi. Gjatë orëve të paradites së ditës së diel, D. Herd u takua me Presidentin e Republikës, Sali Berisha, Kryeministrin, Aleksandër Meksi, ministrin e Shëndetësisë, Tritan Shehu dhe mbajti një konferencë të shkurtër shtypi.
Në orën 10,00 z. Herd u takua në Kryeministri me z. Meksi. Kryeministri ynë i shpjegoi Sekretarit britanik të Shtetit se ndërprerja e marrëdhënieve gjatë e marrëdhënieve dypalëshe nuk e pengoi prezencën britanike në Shqipëri me historianë, kulturën dhe gjuhën e saj. Madje, britania ka qenë prezente në Shqipëri dhe me futbollin e saj, tha me humor z. Meksi.
Pasi e njohu mikun anglez me situatën ekonomike në Shqipëri të ndjeshme dhe domosdoshmërinë e qeverisë për reformën ekonomike, z. Meksi preku problemin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën të ndryshme. Ai u përqendrua në investimeve dhe në emigracion e organizuar. Kryeministri, Aleksandër Meksi, shprehu gjithashtu gatishmërinë e qeverisë për gjetjen e çështjeve të 68 ushtarëve anglezë që kanë rënë gjatë luftës së fundit në vendin tonë.
Z. Daglas Herd tha se sot marrëdhëniet po rifillojnë mirë. Ai shprehu interesimin e Britanisë për të bashkëpunuar me Shqipërinë. Rreth problemit të krizës në Ballkan e ish - Jugosllavi, ai tha se qeveria shqiptare duhet të jetë la-
(Vijon në faqen 4)
(Foto DITAN KABA)
Kriminelëve do t’u vëmë përpara diktaturën e ligjit
— PRESIDENTI BERISHA MES FAMILJEVE TË VIKTIMAVE NË FUSHË - KRUJË —
Të shtunën pasdite, presidenti i Republikës së Shqipërisë, prof. dr. Sali Berisha bëri një vizitë në qytetin e Fushë-Krujës, i cili më datë 14 korrik përjetoi një ngjarje të rëndë e të trishtuar, si rezultat i ndeshjes me armë të një bande kriminale me organet e ruajtjes së rendit, ku midis të tjerash gjetën vdekjen edhe dy të rinj krejt të pafajshëm.
Në fillim presidenti Sali Berisha shkoi në familjen e Selman e Nasibe Lalës, për t’i ngushëlluar për vajzën e tyre Heroinën, 19 vjeçare, e cila mbeti viktimë në këtë përleshje. Dhimbja juaj, u tha prindërve të Heroinës, presidenti Sali Berisha, është e madhe. Me këtë dhimbje jeton i gjithë qyteti i Fushë-Krujës dhe e gjithë Shqipëria. Vdekja e saj është e rëndë, por duhet me u mbajt. Ne do t’u tregojmë vendin kriminelëve. Ashtu siç luftuam ndaj diktaturës, do të dimë të luftojmë për të rivendosur rendin dhe qetësinë.
- Më keni nderuar shumë - zoti president, - tha Selman Lala. Paçi faqen e bardhë. Më duket se vajzën e kam të gjallë. Nuk do t’u
(Vijon në faqen 4)
Zoti Eduard Selami në Kavajë dhe në Korçë
Populli heroik i Kavajës mblodhi këto ditë në një miting madhështor në sheshin e qytetit.
E nderonin këtë popull me pjesëmarrjen e tyre veç kryetarit të PD, z. Eduard Selami, edhe z. Pjetër Arbnori, kryetar i Kryesisë së Parlamentit, deputetja Rushen Golemi, zotërinjtë Tomor Dosti e Dylber Vrioni, Sheshi u mbush me brohoritje entuziaste për PD nga mijëra e mijëra njerëz, nga një popull i tërë. Ndërmjet dyshitave të ngritur lart do të dallojë ato të fëmijëve dhe do të kuptojë lehtë se Kavaja s’mund të njohë më kthim prapa, se për të s’ka rrugë tjetër, veç asaj të demokracisë. Me brohoritjeve e mori fjalën zoti Eduard Selami: «Kushdo që t’i jetë mirënjohës Josif Budës, partitë të demokracisë. Kavaja është djepi i demokracisë së sotme, mbështetja e saj e përhershme, ku diktatura mori goditjet e para...». Pushteti lokal, theksoi ai, është jetik për demokracinë, e cila duhet të vendoset patjetër dhe në këtë nivel për të dëbuar korrupsionin dhe anarkinë. Ne i dimë problemet e ashtu siç dimë edhe shkaqet e tyre, ashtu si jemi të bindur që do t’i kapërcejmë së bashku. Ne ju premtojmë se bota na ndihmon dhe në këto tre muaj na kanë dhënë më tepër ndihma se në gjithë kohërat. Premtuam qetësi dhe rend dhe përmirësimi i tyre është i pamohueshëm, premtuam çrrënjosjen e komunizmit dhe Partia Komuniste e nxorrëm jashtë ligjit. Rruga që kemi nisur është rruga e progresit, e përparimit kombëtar.
Sërish optimizëm, besim e brohoritje për PD. Kavaja e di se PD bën gjithçka, se ajo i ka dhënë provat e guximit, të përkrahjes dhe të vlerave. Këto respekt të Kavajës e ndjen z. Pjetër Arbnori kur deklarohet se - po ta them atë qytetari i bën ... po aq heroike, do të doja që ky qytet ... Kavaja është qyteti i Kavajës, Kavaja që ai na tregoi i bindshëm në të dalë ...». Kavaja për çibanë të kuq. Besa ... përkrahur plotësisht.
U vendimi i parlamentit që me iniciativën e 30 deputetëve të PD nxorri jashtë ligjit PK. Dhe s’kish përgjigje më të mirë se avokacionet në popull dhe në këtë ambient të bukur entuziast, kur zoti Skuqi lep lajmin e gëzuar: me përpjekjet e qeverisë dhe presidentit janë siguruar fondet për të filluar punë të gjitha ndërmarrjet e rrethit të Kavajës. Tashmë optimizmi është i veçantë, i shoqëruar me perspektivën e së ardhmes. Një shoqatë humanitare gjermane i dhuron Kavajës një shtëpi fëmijë apo spital. Dhe e meriton, Kavaja, natyrisht, ashtu si Shkodra, Tirana, dhe e gjithë Shqipëria. Në fund, zonja Golemi, e emocionuar përshëndet nënat kavajase që i rritën e i mëkuan bijtë e tyre me dashurinë për Shqipërinë e demokracinë.
Më datën 18.7.1992, Deza e PD të Korçës, me rastin e fushatës së zgjedhjeve organizoi një takim festiv në Pallatin e Sportit, ku mori pjesë kryetari i PD të Shqipërisë zoti Eduard Selami, sekretari zotit Tomorr Dosti dhe zonja Rushen Golemi. Në mes të një entuziazmi të madh të pjesëmarrësve takimin e çeli kryetari i Degës së PD të Korçës, zoti Petrika Minga. Ai foli për fitoren e demokracisë në rrethin e Korçës, Partia Socialiste, vazhdon refuzuesi, me komisariat e saj të vjetër dhe të rinj është hedhur në një ofensivë të tmerrshme shpifjesh e mashtrimesh sikur nuk është vetë ajo përgjegjëse për gjendjen katastrofale ku e futi Shqipërinë. Populli i Korçës nuk mashtrohet më sepse fatet e tij i ka lidhur me demokracinë, prandaj në zgjedhjet lokale votat do t’ia japë Partisë Demokratike.
Pastaj e mori fjalën kryetari i PD të Shqipërisë zoti Eduard Selami, i cili midis të tjerave tha: «Ne kemi rënë një vit e gjysmë që kemi filluar së bashku rrugën e demokracisë dhe gjatë kësaj kohe janë bërë ndryshime të mëdha. A- kështu, as optimistët nuk mund të shihkonte në mendje kur filluam këtë rrugë, që në vendin ku të fluturonte koka për një fjalë goje, do të vinte kjo ditë që liria të institucionalizohej, do të vinte një ditë kur bllokmenët do të ishin përpara gjyqit dhe PK do të nxirrej jashtë ligjit.
Ne po ballafaqohemi sot me shkatërrimin ekonomik - 47-vjeçar të komunizmit, shkatërrimin moral dhe korrupsionin. Ironia qëndron në faktin se ata që i mbollën këto për 47 - vjet, sot, kur qeveria demokratike ka vetëm tre muaj jetë, na kërkojnë neve llogari. Llogarinë do të kërkojë populli me rrugë demokratike ndaj tyre.
Në këtë tre muaj që u premtuam rendin, atë e stabilizuam, ne u premtuam luftën për çrrënjosjen e komunizmit, atë po e bëjmë, ne u premtuam ndihmat dhe lidhjet me botën, atë po e bëjmë, në që u premtuam ekonominë e tregut, po e bëjmë reformën. Ne jemi të bindur në rrugën e re të reformës që është rruga e bashkimit me Evropën moderne. Ne, tha zoti Selami, nuk pranojmë asnjë alencë me PS që është vazhduesja e PPSH!
Korça ka qenë qendra e kulturës, mirëqenies dhe progresit. E tillë do të bëhet ajo sepse mundësitë të pakufizuara progresi e afron periudha e re. Është kënaqësi për mua t’ju prezantoj kandidatin për kryetar bashkie në qytetin e Korçës një prej veprimtarëve të para të demokracisë, intelektualin e ri zotin Gjergj Gjinka.
Pastaj fjalën e mori kandidati për kryetar bashkie zoti Gjergj Gjinka, i cili u tha zgjedhësve të tij se bashkia e re e Korçës me punën e saj do t’i ngjisë këtij qyteti me tradita në nivele bashkëkohore të progresit sepse ajo e meriton dhe i ka të gjitha mundësitë.
Pastaj përshëndetën sekretari i PD të Shqipërisë z. Tomorr Dosti dhe zonja Rushen Golemi. Në fund këngëtari Sherif Merdani dha një koncert i cili u duartrokit nga të pranishmit.
BEHAR FEJZULLAI
LORENC LIGORI
A mund të shërbehet kombit kështu?
Në gazetën “ZP” lexova për vizitën e kryetarit të PS në Greqi dhe që pjesërisht mori vesh për përmbajtjen e bisedimeve të tij me Andreas Papandreun, djalin e ish-kryeministrit Papandreu, në kohën e të cilit është kryer genocidi kundër çamëve.
Në gazetën “ZP” lexova për vizitën e kryetarit të PS në Greqi dhe që pjesërisht mora vesh për përmbajtjen e bisedimeve të tij me Andreas Papandreun, djalin e ish-kryeministrit Papandreu, në kohën e të cilit është kryer genocidi kundër çamëve.
Takimet e bisedat midis politikanëve miq apo jo, janë sa të vjetra aq edhe të rëndomta. Në takime e biseda të tilla çdo palë mbron interesa të caktuara partiake, politike, shtetërore, kombëtare. Në takimin me Papandreun z. Nano nuk di se ç’interesa mbrojti. Për një gjë jam i sigurtë: ai nuk i mbrojti interesat tona kombëtare. Kjo del edhe nga shkrimi në “ZP” ku theksohet se PASOK-u sheh «tek Partia Socialiste e Shqipërisë aleaten tonë të vetme në Shqipëri»! (Nënvizimi im, B. H.)
Veçëm këto fjalë mjaftojnë të nxjerrin në dritë fytyrat e vërteta antishqiptare të Andreas Papandreut, PASOK-ut dhe të bashkëbiseduesit të tij, z. F. Nano. Këtu nuk përmend PS e Shqipërisë, meqë nëse në kohën kam mjaftueshëm anëtarë të saj, që janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për të mirën e kombit tonë.
Në fjalët e mësipërme del se z. Papandreu i merr nëpër këmbë ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe ëndërron të rivendosë ekuilibrin e prishur të së kaluarës e pse jo boshllëkun Athinë-Beograd-Tiranë, duke vënë si pikësynim realizimin e ëndrrave të vjetra të monarkive greko-serbe.
Rishqeloi i madh ka lënë disa aksioma lidhur me politikën e jashtme. Një ndër to është «Miku i armikut tim është armiku im». Duke marrë parasysh se Millosheviçi, Qosiqi e shokët janë miq të Papandreut, i cili edhe në këtë periudhë kur e gjithë bota e dënon Serbinë, është përkrah saj, Qosiqi e shokë janë armiq të përbetuar të kombit tonë, në s’mund t’i presim asgjë të mirë prej tij dhe as të krenohemi për fjalët që thotë Papandreu për PS.
Sot, s’n kuptoj unë, para kombit tonë qëndrojnë dy çështje parësore, që kërkojnë zgjidhje. Një është çështja kombëtare, strumbullari i së cilës është zgjidhja e çështjes së Republikës së Kosovës, pavarësimi dhe njohjes ndërkombëtare të saj. Pikërisht këtë zgjidhje nuk e dëshiron as Millosheviç dhe as Papandreu. Çështja e dytë e madhe e jona është rimëkëmbja shpirtërore, ekonomike, kulturore, arsimore, artistike, sportive etj, lidhur me thellimin e proceseve demokratike dhe fitoren e plotë të rendit demokratik në Republikën e Shqipërisë. Millosheviçi e Papandreu janë në një llogore edhe këtu. Ata nuk dëshirojnë që të zgjidhet kjo detyrë.
- Dukë u mbështetur në të vërtetat e mësipërme si shqiptar mi lind ky dyshim: «Mos vallë z. F. Nano është futur në rrugën e B. Hoxhës lidhur me zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare?» Mos vallë ai për hir të interesave të tij vetjake të ruajtjes së kolltukut bën tregti me interesat tona kombëtare?
Këto pyetje ia drejtoj PS. Ajo e ka për detyrë të çmojë dhe vlerësojë veprimet personale të udhëheqësve të saj të veçantë.
Për të gjithë është e qartë se Republika e Shqipërisë nuk është
dhe e të ba- ni i lë- A JRAMI i fuqi- e javës e Mage- imi qe- rket se ohet ne hema progressive, e dhe përafqë gjenë tas- veri Nba- pasur apo par- romb e keta e mund (ATSI)
REFORMA NË USHTRI ËSHTË E PAPATUESHME ME NOSTALGJITË
Ushtria e pranoi reformën jo për oportunitet. Por që me shkurtimin e parë që u bë në strukturat e ushtrisë, pati mjaft reagime.
Ushtria e pranoi reformën jo për oportunitet. Por që me shkurtimin e parë që u bë në strukturat e ushtrisë, pati mjaft reagime: Reaguan disa nga ata që reforma i preku. Diku u bënë debate, diku u shkruajt ndonjë artikull, diku u mboll ndonjë peticion me nënshkrim kolektiv, diku u botua edhe ndonjë humor bajat. E, pa dyshim, tentativa e largimit me anije nga Sazani kërkon të përligjë preludin e veprimit konkret. Kujt i shërbejnë këto? Ushtrisë jo se jo, Demokracisë gjithashtu jo. Dhe megjithëse ushtria jonë tashmë është e depolitizuar dhe e depërtizuar, jo rrallë përdoret si korpus delikti për ndonjë forcë politike. Është për të ardhur keq se, për këtë qëllim përdoren disa oficerë “të depërtizuar dhe të depolitizuar”, ndonjë syresh edhe me gradë të shoqëruar me prapashtesën “në lirim”.
Një thirrje rrënqethëse në shtypin e paraditshëm nuk mund të mos bësojë. Një «depolitizuar dhe i depërtizuar» në një organ partiak nënvizonte: «Ku po e çoni ushtrinë, zoti President». Nuk dua të dimensionoj probleme, të cilat specialistët ushtarakë mund t’u përgjigjen më cilësisht. Por sinqerisht them që mendja e gjithsecilit që lexon se quhet e gabuar nxjerrja në lirim e pesëdhjetë vjeçarëve vetëm për hir të flokëve të bardha, të eksperiencës që kanë e të faktit se «njohin labirintet e Ministrisë së Mbrojtjes».
Jo, zotërinj! Sot, më shumë se kurrë, në ushtri kërkohet paqe,
(Vijon në faqen 3)
VËLLEZËR E MOTRA
T’I JAPIM GODITJEN E FUNDIT KUCEDRËS KOMUNISTE
VËLLEZËR
E
MOTRA
T’I JAPIM GODITJEN E FUNDIT
KUCEDRËS KOMUNISTE
31 Marsi: I hoqi suvanë ndërtesës së shëmtuar komuniste!
22 Marsi: Shëmbej katet e sipërme të të privilegjuarve socialistë
26 Korriku: Do të jetë tërmeti që do t’i shkulë ata nga themelet