Rilindja Demokratike
23 korrik 1992
Përshëndetja e z. Sali Berisha
I nderuar zoti Andriessen, Të nderuar kryetarë të delegacioneve. Shkëlqesi ambasadorë, Zonja dhe zotërinj, Kam kënaqësinë e madhe dhe nderin e veçantë t'Ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësuesve ... se në historinë e vështirë të vendit tonë. Dua t’ju siguroj se mbledhja e Grupit - 24, për herë të parë është Brukselit në Tiranë dhe kushtuar problemeve të Shqipërisë, është një ditë jashtëzakonisht inkurajuese dhe obliguese për ne. Unë jam i bindur se kjo konferencë do t’ju japë juve mundësinë të përqëndroheni në rastin e Shqipërisë, ndërsa ne do të na bëhet e mundur të paraqesim problemet tona, t’ju informojmë mbi çka po bëhet nga ana jonë për zgjidhjen e tyre si dhe të kërkojmë ndihmën tuaj për mbështetjen e përpjekjeve që kemi bërë dhe do të bëjmë. Në fillim të prillit të kaluar ne filluam ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut, ndonëse e dinim se do ta kishim më të vështirë se kudo tjetër. Kjo sepse vendi ynë për gjysmëshekulli ishte subjekt i diktaturës më të egër komuniste, i izolimit më të thellë dhe i varfërisë ekstreme. Vetëkuptohet se këto faktorë e bëjnë Shqipërinë një rast të veçantë, Trashëgimia e saj përfaqësohet nga një ekonomi e shkatërruar, praktik[a] centraliste, obstruktive dhe mbeturina të diktaturës që përje- përjetuam. Pikërisht për këto arsye gjatë periudhës së tranzicionit Shqipëria i është dashur të kërkojë shuma të konsiderueshme të asistencës emergjente nga ana e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo asistencë na është dhënë me bujari. Por, fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet tona për t’u shkëputur sa më parë, për t’u bërë të vetëmaftueshëm sa më shpejt, ne përsëri kemi nevojë për këtë lloj ndihme. (vijon në faqen 4)
nderin e veçantë t’ju uroj mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësuesve të vendeve të Grupit - 24 të Komunitetit Evropian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. Dua gjithashtu t’ju shpreh mirënjohjen time vendeve dhe qeverive tuaja, sikundër të gjitha institucioneve ndërkombëtare për ndihmën e çmuar që na kanë dhënë, pa të cilën ne nuk mund të arrinim fitoren politike të 22 marsit, nuk do mund të ndodhte sot këtu në këtë konferencë, e cila do të shënohet si një ngjarje e veçantë dhe shpresëdhënëse-
Fjala e z. Andriessen
— NE JEMI GATI TË GARANTOJMË USHQIM DHE ILAÇE PËR MUAJT QË DO TË VIJNË — — DESHTIMI I REFORMËS NË SHQIPËRI ËSHTË I PAKONCEPTUESHËM. — — MBËSHTES TËNTHËNIEN E Z. BERISHA SE SHQIPËRIA ËSHTË RAST I VEÇANTË. NE E KEMI TRAJTUAR SI TË TILLË DUKE I AKORDUAR SHUMËN MË TË LARTË TË NDIHMËS PËR FRYMË QË E KEMI DHËNË NDONJË VENDI — Vendosja në Shqipëri e një sistemi të bazuar në liritë politike dhe ekonomike është një burim kënaqësie për të gjithë ata të cilët e vlerësojnë lirinë. Zgjedhjet e lira dhe të drejta bënë të mundur kthimin e Shqipërisë në familjen e popujve demokratikë dhe konfirmuan se edhe asaj i përkasin ato vlera të përbashkëta për të gjithë sot. Është ndër për mua hapja e këtij takimi së bashku me presidentin Berisha, përkushtimi i të cilit për reformën politike dhe ekonomike ka fituar respekt dhe admirimin të përgjithshëm. Po liria është një fushë e brishtë. Shumë kohë dhe përkujdesje duhen përpara se ajo të lulëzojë dhe të japë frutet. Ndërkohë populli ka nevojë për ushqim, strehim, shërbim shëndetësor dhe mbi të gjitha punë produktive, me të cilën do të mbajnë familjet e tyre dhe do t’i ndihmojnë në rindërtimin e vendit. Vështirësitë dhe vuajtjet që populli shqiptar po përballon tani janë të patolerueshme. Pikërisht për këtë jemi sot këtu. Përfaqësuesit e vendeve të industrializuara ... Përfaqësuesit e vendeve të industrializuara ndihma e të cilëve është e koordinuar nga komisioni evropian në Bruksel, kanë ardhur në Tiranë të sigurojnë popullin shqiptar për mbështetjen dhe solidaritetin dhe të bien dakort se si mund ta ndihmojnë atë. Ndërkohë 24 vendet që përfaqësohen këtu i kanë kushtuar 725 milion ECU ose 900 milionë dollarë Shqipërisë kryesisht për ndihmë humanitare por edhe për asistencë teknike. Komuniteti dhe vendet e tij anëtare kanë siguruar 80 për qind të kësaj asistence. Por akoma më shumë është e nevojshme, Mesazhi i grupit 24 ndaj popullit shqiptar është se ne jemi gati të ndihmojmë kapërcimin e problemeve të cilat peshojnë kaq rëndë në një vend i cili ka vuajtur së tepërmi. Ne jemi gati të garantojmë në muajt që do të vijnë ushqim dhe ilaçe dhe të sigurojmë mjetet (Vijon në faqen 4)
Fjala e z. Aleksandër Meksi
...het deficit[i] buxhetor si dhe reformat e çmimeve, tregtisë, kursit të këmbimit e reformat monetare. I kërkojmë vendeve të G-24 të mbështesin programin tonë kur të diskutohet nga bordi i FMN-së. Programi ynë i stabilizimit do të përputhet me reformat radikale strukturore. Në këtë këndvështrim, jemi të vendosur të krijojmë një ambient të tillë ku iniciativa private të jetë thelbi i aktivitetit ekonomik e ku qeveria të ketë vetëm një rol bazë rregullues. E dimë se formimi i njëj ek[o]nomik për më se një gjysmë shekulli si dhe shkatërrimi gjatë dy vjetëve të fundit kanë qenë kaq të thellë sa që nuk është i mundur kalimi i lehtësisht i periudhës së tranzicionit. As nuk presim që kjo periudhë të jetë e shkurtër. Për këtë arsye jemi duke ecur në mënyrë të vendosur drejt stabilizimit të ekonomisë sonë dhe mobilizimit të potencialit që ka Shqipëria me qëllim që të shkurtojmë periudhën e krizës. Megjithatë, në këtë situatë emergjente na nevojitet ndihma juaj në fushat e mëposhtme: 1. Ushqimi: Megjithëse sektori bujqësor i është përgjigjur pozitivisht liberalizimit të çmimeve, përsëri është larg arritjes së plotësimit të nevojave tona ushqimore. ...Ne më pak se katër muaj qeveria jonë ka rivendosur sundimin e ligjit. Parlamenti ynë ka avancuar në mënyrë të shpejtë në përcaktimin e bazës ligjore të shoqërisë sonë demokratike të re e të lirë. Në fakt, këtë të diel, do të realizojmë një raund tjetër zgjedhjesh të shkallës kombëtare. Këtë radhë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal. Për më tepër, jemi duke ndërmarrë një reformë themelore në administratën publike ... në mënyrë që praktikat e saj t’i përshtasim me ato të një shoqërie civile dhe një ekonomie tregu. Qeveria jonë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për krijimin e themeleve të një ekonomie tregu moderne. Kemi rënë dakord me personelin e Fondit Monetar Ndërkombëtar për një paketë të fuqishme masash 12-mujore për stabilizim, që përfshin reduktime radikale të shpenzimeve dhe rritjen e taksave në mënyrë që të zvogëlo-
peria me qëllim që të sigurojmë përudhën e krizës. Megjithatë, në këtë situatë emergjente na nevojiten ujqësor arritjes së plotësimit të nevojave tona ushqimore. Çrregullimi i shkaktuar nga privatizimi (që tashmë është realizuar 80 për qind), mungesa e inputeve si dhe mungesat në sistemin shpërndarës, po vazhdojnë të pengojnë sektorin bujqësor për realizimin e një prodhimi të mjaftueshëm. Me qenë se konsumi ushqimor faktikisht ka pesuar rënie, rënia e mëtejshme e prodhimit të artikujve ushqimorë bazë
(Vijon në faqen 4)
Në vend të një kujtese për zgjedhjet Përgjegjësia që po merr përsipër... «i, «militant» i «socialistëve»
Pluralizmi është i shenjtë. Ajo që provon shenjtërinë e tij është pikërisht mundësia për të halfaquar të gjitha palët mundësia për të konkurruar qoftë edhe mashtrimi përballë së vërtetës.
Por pluralizmi do të goditet për vdekje nëse prej tij do të fitonin po ato forca që bëjnë ç’është e mundur që ai të mos vinte. Pluralizmi do ta komprometonte demokracinë nëse ai nuk do të sillte ndryshime në procesin e zhvillimit të saj. E kujt do t’i duhej një pluralizëm, sikur militatat dhe nëpunësit të mbeteshin po ata, sikur në Sigurimin e Shtetit të mbeteshin po ata, sikur policinë e jashtme ta bënin ata që humbën edhe në politikën e brendshme?
A është PPSH po ajo forcë e vjetër që u vu kundër ndryshimeve? Them pakëz, sepse:
Le të shohim «zërin e saj», «ZP». Vazhdimisht në të është kundërshtuar vendosja dhe veprimi i ish-opozitës. A nuk morën ata në fushatë blerëmonë? A nuk u bë ajo shpallësen e emrave të atyre që do të punësonte e të duheshin ruajtur me gjak?
Tërë «bota» ishte kundër PPSH dhe «ZP», dhe ata prapë në të tyrën. Kundër rrymës! Po kështu, edhe pasi pagoi 50 lekë dhe ndryshoi emrin në P. Socialiste, «ZP» mori në mbrojtje eshtrat e ish-diktatorëve dhe disa të varrosurve pa të drejtë ligjore në Varrezat e Dëshmorëve. Aty u shpall gëzimi i socialistëve për «pezullimin» e ndihmave nga Komuniteti Evropian, kur dy ditë më vonë u muar vesh se gjëja e shtrenjtë i ka këmbët të shkurtëra.
Sidomos kohët e fundit, sidomos pas pezullimit (!) të P. Komuniste (enveriste) socialiste zunë përsëri pozicionet e vjetra të puniste. Siç duket u bindën që ndryshe nuk mund të fitojnë dot, si socialistë nuk i beson dot njeri! O burra, të fitojmë si komunistë!
A e kupton, paskësaj përgjegjësinë që merr ti, militant I PS? A e kupton përgjegjësinë që hedh mbi shpinë, ti aktivist ende i pasqaruar i PS? A e kupton se ç’vështirësi hedh mbi jetën tënde, të fëmijëve dhe të atërmve të tu, nëse do të ndahesh pushteti qendror nga ai lokal?
Prapë besoni në përrallat e rinovimit. Prapë doni të përgatitni zhgënjime të reja? A nuk e shikoni se ata janë jashtë mode? A nuk e ndjeni hapjen e Shqipërisë ndaj Botës dhe ansjellat, ndihmat e Botës ndaj nesh? Kur më parë, në drejtim të Shqipërisë dhe të halleve të saj, janë drejtuar kaq përkujdesje dhe ndihma? Përse, vallë, druhesh nga të bërit zot i tokës dhe gëzimeve të djersës sate? Përse kërkon të lesh në shpinë të fëmijëve të tu barrën e mallkimit e komunizmit që tashmë ka emër tjetër?
Thirri edhe një herë ndërgjegjes, ti, aktivist anëtar militant i P. Socialiste! Kujto ato që kanë ndodhur këto 50 vjet dhe atëherë do ta gjesh veten fjalë për fjalë të fëmijëve të tu. Nesër, ku të gjitha punët do të kenë dalë në dritën e diellit, dhe kur të vërtetat do shpalhen, si do të ndjehesh?
«ZP» është gati tua dredhë prapë, ty edhe fëmijëve të tu. Ajo do të dalë prapë pa përgjegjësi. Po ty, ç’të mbetet ty paskësaj?
Mos shoh hallet e kullj popull!!! Mos e ndërprit udhën e demokracisë!
Zbatimi i ligjit siguron qetësi DEMOKRACIA ËSHTË VULLNET I LIGJIT
Cilët destabilizojnë rendin? Në bazë të ligjit 7566, datë 25.5.1992, neni 14, paragrafi i katërt, ku thuhet: «Lejohen forcat e Rendit të bëjnë kontroll për armëmbajtje pa leje...»
- Cilët destabilizojnë rendin? - Në bazë të ligjit 7566, datë 25.5.1992, neni 14, paragrafi i katërt, ku thuhet: «Lejohen forcat e Rendit të bëjnë kontroll për armëmbajtje pa leje...» u bë kontroll në disa persona për të cilët ishte dhënë se mbanin armë pa leje. Si rezultat i këtij kontrolli u ndaluan këta persona;
1. Hysni Jashar Milloshi (ish-kryetar i PKK).
2. Sokol Spiro Koleka (një nga hetuesit më të spikatur në diktaturë).
3. Florian Tekl Kolaneci (ish-oficer i SHIK-ut).
4. Solo Philo Duka (ish-oficer i SHIK-ut).
5. Dylber Qemal Dhramo (ish-oficer) iu gjet revolver i tipit TT.
Pra, siç shihet, të gjithë janë ish-ushtarakë që nuk donin t’i lëshonin armët nga duart.
Shqyrim për «ZP» dhe të «interesuarit» e tjerë...
Gjatë diskutimit të ligjit për armët, parlamenti u ndal gjatë, sepse njëri nga paragrafët bënte ndëshme procedurën e kontrollit të banesës. Pati mendime në parlament që dënimi për armëmbajtje pa leje të shkojë mbi 10-15 vjet. Përfundimisht u vendos minimumi i vendimit, 5 vjet, por, duke patur parasysh rrezikshmërinë shoqërore të krimit, parlamenti vendosi të lejojë forcat e Rendit të bëjnë kontroll për armëmbajtje, në trup, në shtëpi, në lokal, e kudo. Ligjet i bën parlamenti, kurse forcat e Rendit do t’i zbatojnë edhe kur nuk i pëlqen armiqve të «ZP», e cila e merr në mbrojtje destabilizuesin e rendit, ata që shkelin ligjshmërinë dhe kërcënojnë demokracinë.
«RD»
900 MILLION DOLLARS IN AID FOR ALBANIA
900 MILIONE DOLLARE NDIHME PER SHQIPERINE
280 DOLLARE PER FRYME, SHIFER ME E LARTE SE PER CDO VEND TJETER EUROLINDOR
Bota po na ndihmon, tani është detyra jonë të ndihmojmë vetëveten duke votuar edhe këtë herë për PD
LAJMËRIM
Ditën e enjte, dt. 23 korrik 1992, në orën 11, në Pallatin e Kongreseve, kryetari i PD Eduard Selami do të zhvillojë konferencë shtypi.
TIVE TË VOTIMIT GJYKONI E VENDOSNI — VËLLEZËR E MOTRA! PËRPARA KUP-SIPAS MENDJES DHE INTERESAVE TUAJ — JO TË PS E «ZP», QË JU KA GËNJYER PËR 50 VJET.
— POPULL SHQIPTAR, MOS U MASHT-RONI, KUCEDRA KOMUNISTE 50 VJEÇARE, NUK MUND TË BËHET PËR 4 MUAJ ENGJE-L — DUKE VOTUAR PËR PD JEPNI KO-LLUSHIJA QË DIGJET PËR SHQIPËRINË —
NTRIBUTIN TUAJ PËR FITOREN E PLOTË TË DEMOKRACISË, PËR REALIZIMIN ME SUKSES TË REFORMËS. PËR T’U INTEGRU-AR SA MË SHPEJT NË EVROPË, NËDËRSA PS I BON VOTËN PËR TA NDALUR KËTË PROCES, PËR KTHIM PRAPA, PËR T’I RIFITUAR PABESINË E PRIVILEGJET E HU-MBURA. — ALTERNATIVA E PD ËSHTË ALTE-RNATIVË MBARË KOMBËTARE.