29/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 shtator 1992

SHTETI EKZISTON, POR SI VEPROJNË?

Të mbajë shënim Kryetari e bashkive dhe qeveritarët. Fushata elektorale për zgjedhjet lokale tanimë ka përfunduar. Populli me vullnet të lirë votoi për atë forcë politike që mendon se do të jetë bartëse e interesave legjitime të tij për të sotmen dhe për të ardhmen. Është koha për t’iu kthyer punëve e halleve që kemi përpara. Që punët të ecin mirë, në krye duhet shteti ligjor aq shumë i ëndërruar dhe i premtuar nga Partitë politike. A kemi shtet...? Ka, thonë ca zëra! Jo nuk ka, dëgjohen zëra të tjerë! Përderisa... Antinjerezore për të ngopurin... njerëzore për të uriturin Problemi më pikant i mijëra njerëzve, banesa. Pikërisht, këtu, në këtë plagë të jet dë të dhimbshme anarkistit bëjnë kërdinë. Doni fakte. Dritaret e qindra, loja e kungulleshkës bëhet me banesat shtetërore. Me ato që i ndërtoi shoqëria, për shoqërinë, që shumësreshi i kanë marrë me ane të një autorizimi, pa zënë me dorë qoftë edhe një tullë. 1. Qytetari H. E. në rrugën «M. Gjollesha» ka 2 apartamente. Në njërin banon e tjetrin e ka magazinë mallrash për dyqanin e tij. Po ta pyesësh të thotë, Ky është gjyshesa a i njerkës. Hajde e merr vesh po deshe. 2. Në rrugën «M. Grameno» e njëjta tablo nga V. J. Po këtu, burri e grua në Gjermani. Ato për fatin e tyre të mirë nuk kthehen më. Banesa e tyre në pronësi të kësaj qeverie legjitime që është duke u vërtetuar... komshinjve. 3. Të tjerë, një shtëpi me qera për të huajt, një tjetër për banesë për vete. E njëjta familje. Se si i bëjnë, qofshin ato që janë. Derisa nuk ka shtet, nuk ka ligje – u lumtë, – thonë njerëzit që i shohin përditë. Të tjera fakte mund të dini ju ... deri tani, tek ne tregti të ndershme bëjnë dy kategori. Të parët janë fshatarët. Prodhimet e tyre ato i vërtetojnë. Çmimet i kanë 10 për qind mbi çmimin nator të mallit të prodhuar. Fitimi i tyre i ndershëm, i merituar. Të dytët, ato që i sjellin nga jashtë shtetit. Në verësi të mundit që bëjnë meritojnë të fitojnë. Ndonëse këtu ka edhe abuzime. Tek tregtarët e tjerë të të gjitha llojeve kontrolli të jetë i ashpër, përveç dokumentave, deri në ... Abuzuesit të dënohen me gjobë të ... nxjerrin syte, nuk i sheh. Dën kur do të jetë kaq i mefshtë shteti, ligji? Parqe e lulishte, për banaka e bagëti Mjedisi për rreth nesh si mos ... (vijon në faqen 2)

Presidenti Berisha në Kuvajt

Me ftesë të Emirit të Kuvajtit, janë të lajmeve «KUNA», presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe delegacioni që e shoqëron arritë në Kuvajt. Me ftesë të Emirit të Kuvajtit, janë të lajmeve «KUNA», presidenti i Shqipërisë, z. Sali Berisha, dhe delegacioni që e shoqëron arriti në Kuvajt. Presidentin e shoqëruan në aeroportin ndërkombëtar të Kuvajtit nga Emiri sheiku Xhaber El Ahmed Al Sabah, Princi trashëgimtar dhe Kryeministër sheiku Saad Al Abdullah Al Sabas dhe zyrtarë të lartë të shtetit. Po sipas agjencisë kuvajtjane të lajmeve «KUNA», Emiri i Kuvajtit shtroi një darkë për nder të kryetarit të shtetit shqiptar. Për të shoqëruar presidentin shqiptar është krijuar një komision nderi i kryesuar nga Ministri i Naftës, dr. Abdulla al Rubah. Në delegacion bëjnë pjesë edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financës zoti Genc Ruli, Ministri i Energjetikës dhe Minierave zoti Abdyl Xhaja, Drejtori i Përgjithshëm i Radiotelevizionit zoti Skënder Buxhapi si dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Po dje na njofton ATSH-ja e cila i referohet agjencive kuvajtjane të lajmeve «KUNA», presidenti Berisha pat një qëndrim të shkurtër në aeroportin e Nikosias të Qipros. Atje ai u prit nga presidenti qipriot Jorgos Vasilius dhe personalitete të tjera të larta. Gjatë bisedës që u zhvillua midis presidentit Berisha dhe presidentit qipriot Vasilius u prekën aspekte të ndryshme të marrëdhënieve midis dy vendeve sidomos mundësia e zhvillimit të tregëtisë midis Shqipërisë dhe Qipros, mundësia për punësim sezonal të shqiptarëve në Qipro për ndihmë teknike në Shqipëri në fusha të ndryshme të ekonomisë si dhe ura dakord për shkëmbime delegacionesh nga të dy vendet.

REFORMA DO TË NA ÇOJË NË EUROPË

Fjalimi i presidentit Berisha para banorëve të Dibrës Pritja e ngrohtë që ju bë më bëri është një obligim i madh. Unë ju garantoj juve se do kërcej asgjë për të ndihmuar Dibrën si dhe çdo familje shqiptare në këtë mënyrë që sëbashku të ndërtojmë Dibrën demokratike dhe Shqipërinë demokratike. Ne filluam reformën dhe duhet t’u them se reforma është padyshim njëra prej arritjeve më të mëdha në historinë e këtij kombi. Reforma është rrugë e vështirë për të dalë në dritë, programi i saj është ai që do të na çojë në Evropë, drejt begatisë, drejt përparimit, do të bëjë që në të gjithë Shqipërinë demokratike, për të cilën luftuam të gjithë. Por kjo reformë është e vërtetë se kalon nëpërmjet sakrificash dhe dhimbjesh. U liberalizuan çmimet dhe këtë duhet ta kuptojmë të gjithë se kjo është vetëm një qëllim: që të shtohet prodhimi. Historia e zhvillimit ekonomik botëror ka treguar dhe tregon se rrugë e vetme, stimul madhor i shtimit të prodhimit është rritja e interesit dhe kjo rritje bëhet nëpërmjet rritjes së çmimeve dhe jo me emulacion. Pra, a do të thotë kjo se rritja e çmimeve për jetën e njerëzve. Unë u kërkoj këshilltarëve të komunave, bashkive të Dibrës e të gjithë Shqipërisë, që sa më shpejt të regjistrojnë familjet e pambrojtura aty ku janë, se e përsëris edhe njëherë, nuk është shteti ai që nuk siguron bukën, fëmijët dhe ilaçet për shtetasit e tij. Prandaj sa më shpejt të regjistrohen këto familje. Dhe ata ta dinë se unë do të jem me ta, me hallet e tyre dhe shteti do t’i marrë në mbrojtje. Ne nuk do të rrimë të mbrojturi, së përkrahuri ata, të cilët janë në papunësi të përkohshme. Së dyti, pas kësaj ne do të shohim të gjitha mundësitë që të japim ndihma ata që janë në asistencë, sepse ata janë pjesë që janë prekur më shumë nga reforma. Ne do t’i ndihmojmë pra, që t’i identifikojmë ata, t’i regjistrojmë. Ju garantoj se shteti dhe qeveria do të gjejnë mënyra për t’i mbrojtur ata, për t’ju lehtësuar jetesën. Se treti, asistenca duhet të përfshijë të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve jo rentabël. Sot reforma po has në vështirësi serioze nga drejtues të ndërmarrjeve, sepse ata duhet të praktikojnë ligjin e ndërmarrjeve. Ligji i ndërmarrjeve është ... ... Ndersa, autobuzet e Tiranës, të kenë në Laprakë në fushën e ... të ndihmojë. dhe dhimbjesh. U liberalizuan çmimet dhe duhet ta kuptojmë të gjithë se kjo kishte e çmimeve nuk krijon telashe? Jo. Rritja e çmimeve, po e them që tani ka krijuar tension, ka krijuar problem në shumicën e familjeve shqiptare. Atëherë është detyrë e pushtetarëve, është detyrë e të gjithëve që tashti të tregojmë një përkujdesje të veçantë. ... pjesë që janë prekur nga inflacioni dhe rritja e çmimeve pra, që të do të gjejnë mënyra për t’i mbrojtur ata, për t’ua lehtësuar jetesën. Së treti, asistenca duhet të përfshijë të gjithë pensionet e ndërrmarjeve ndërmarrjeve. Ligji i ndërmarrjeve është ligji themelor i ekonomisë së tregut. Të gjithë punëtorët e ndërmarrjeve jo rentabël kanë më me leverdi të dalin në asistencë se sa të punojnë (vijon në faqen 2)

INORANCA KURRË NUK ËSHTË ARGUMENT

U trishtuan kur lexuam në «Bashkimi» fragmentin pamfletik me titull «Letër ekonomikut» ... U trishtuan kur lexuam në «Bashkimi» fragmentin pamfletik me titull «Letër ekonomikut» ku Haxhiu ... shkrimtarin ... Sallo. Ai duket se ka gënjyer ... Na u kujtuan ... Kur dikush tenton të përfa...

Politikë e uljes së tensioneve, e dialogut dhe mirëkuptimit

- Fjala e zonj Berisha me kuadro të pushtetit dhe të Ushtrisë - Në këtë takim Presidenti lidhur me politikën e jashtme theksoi: Në funksion të interesave kombëtare, të reformës, të integrimit të Shqipërisë në Evropë dhe ndërtimit të një shoqërie demokratike, është edhe politika jonë e jashtme. Gadishulli ynë banohet nga popuj që me kulturën, krijimin dhe mendjen e tyre i shndërruan këto treva në djep të qytetërimit europian. Por gadishulli ynë është gjithashtu i fatkeqësish i mbushur dhe me atavizma shovinistë, qëndrime regresive dhe me drama të mëdha. Në Bosnjë sot, si asgjëkund tjetër në botë ekzistojnë Ausvie, vriten fëmijë, gra e njerëz të pafajshëm si rezultat i politikës shoviniste serbe. Është në nderin dhe detyrën e të gjitha forcave politike dhe qeverive të Ballkanit, të adoptojnë një politikë që të parandalojë përhapjen e konfliktit dhe të ndihmojë në shuarjen e tij aty ku ndodhet. Është detyrë e tyre të sigurojnë paqen dhe stabilitetin, sepse këto janë jetësore si për shqiptarët ashtu edhe për popujt e tjerë. Politika jonë synon uljen e tensioneve, vendosjen e dialogut dhe mirëkuptimit. Ne, dhe të gjitha forcat politike shqiptare në Ballkan jemi dhe do të jemi për zgjidhje paqësore të kontradiktave, mosmarrëveshjeve dhe problemeve që ekzistojnë. Në këtë kuadër ne zhvillojmë takime dhe një dialog të vazhdueshëm me fqinjët tanë, vendet e Komunitetit Evropian dhe SHBA. Ne çmojmë dhe vlerësojmë shumë ndihmën e madhe që vendet e Komunitetit Evropian në tërësi dhe Italia në veçanti i kanë dhënë Shqipërisë gjatë kësaj periudhe. Ne jemi gjithashtu mirënjohës SHBA të Turqisë, dhe vendeve të tjera për mbështetjen politike dhe ekonomike që na kanë dhënë. Kjo ndihmë ka qenë e një rëndësie të jashtëzakonshme për fitoren e demokracisë dhe konsolidimin e saj në vendin tonë. Ne çmojmë e vlerësojmë ... ... komunitetit Evropian, KSB-së, OKB-së për zgjidhjen e krizës së ish-Jugosllavisë. Këto ditë mblidhet në Londër Konferenca për ish-Jugosllavinë. Qeveria shqiptare shkon atje e vendosur për të dhënë ndihmesën e saj në zgjidhjen e problemeve komplekse që ajo ka marrë përsipër. Ne jemi tepër të interesuar për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të pranueshme. Pas bisedimeve konfliktit kërkohen shqiptarët më shumë se të tjerët. Shqipëria nuk kërkon ndryshimin e kufijve, por vetëm një zgjidhje që të respektojë të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të cilat sipas parimeve të Helsinkit, parakuptojnë edhe të drejtën për vetëvendosje. Për ne, Federata e krijuar nga Millosheviçi ka në vetvete krizën dhe konfliktin që shpërbën federatën e mëparshme, sepse për të gjithë është e qartë se kriza e Jugosllavisë federative filloi në Kosovë dhe prej andej u përhap në zonat e tjera. Prandaj ne shpresojmë dhe besojmë se Konferenca e Londrës do gjejë zgjidhje që nuk kërcënojnë dhe nuk sakrifikojnë interesat e asnjë populli. Ne jemi të vendosur të japim ndihmesën tonë në këtë drejtim. Për këtë qëllim ne kemi përkrahur dhe mbështesim pavarësinë e shtetit të Maqedonisë. Ne përgëzojmë Z. Paniç në Tiranë. Ndokush mund të ketë përgëzuar dje Paniç në Tiranë dhe si erdhi ai në vizitë private apo në udhëtim privat. Emri në këto raste pak më intereson. Unë e quaj atë dialog dhe dua dhe të bëj të qartë për të gjithë se diplomacia e izolimit, e plaçit dhe e «njëjtit» ka marrë fund njëherë e mirë. Ajo do zëvendësohet me diplomacinë e dialogut, të hapave konkrete dhe të bashkëpunimit. Ne jemi të interesat tona kombëtare, por sepse ne ... për të mbrojtur, për të mbrojtur dhe do të mbrojmë (vijon në faqen 2)

DEKLARATË

Neve protestojmë vendimin e Patriarkut Ekumenikal në Stamboll që një prift me kombësi Greke të bëhet Kryepeshkop i Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Në bazë të statuseve të Kishës Autoqefale Orthodokse Shqiptare, në të kaluarën, të gjithë klerikët përmanent, prej kryepeshkopit dhe deri te famulltarët, kanë qenë Shqiptarë. Klerikët e huaj që janë tani në Shqipërinë janë pritur me mirë-njohje për ndihmën që po japin duke rindërtuar Qishën Orthodokse në përputhje me historinë tonë të veçantë, me traditat dhe identitetin tonë, të cilat diktojnë që kryetari i Qishës Orthodokse Shqiptare të jetë me kombësi Shqiptare. Letra kredenciale e Peshkopit Anastasios Yannoulatos me datë 3 Qershor 1991, premton se puna e tij në Shqipëri, si një i dërguar i veçantë ekleziastik, do të ishte e kufizuar në kohë dhe në detyra deri sa të rivendosej Qisha Autoqefale Orthodokse Shqiptare. Neve mendojmë se për të qenë Qisha Orthodokse Shqiptare vetëqeverri-se dhe e pavarur (autoqefale) është e domosdoshme që klerikët sidomos kryepeshkopi të jetë me kombësi dhe nënshtetësi Shqiptarë. Neve përkrahim një vendim nga qeveria Shqiptare të refuzojë dhe të ndalojë emërimin e një kleriku me kombësi Greke si kryepeshkop i Qishës Orthodokse Shqiptare. Neve nxitim Presidentin e Shqipërisë, Presidentin e Parlamentit Shqiptar, dhe Kryeministrin e Shqipërisë të përkrahim thirrjet e Kishës Auto-qefale Orthodokse Shqiptare. Për më tepër neve u kërkojmë atyre besnikëri për betimin që kanë bërë në lidhje me zyrën e tyre se do të ndërtojnë, do të kujdesen dhe do të mbrojnë ligjet e Kombit Shqiptar të cilat sigurojnë historinë fisnike dhe sakrificat e Orthodoksisë Shqiptare. 30 Korrik 1992. Shumë i Nderuar At Artur Lio-lin, Kancelar Arkëkanal Shqiptar Orthodoks në Amerikë Prof. Sami Repishti Prof. Nicholas Pano Prof. Peter Prifti Tonin Mirakaj Sefi Protopapa Shumë i nderuar At Spiro Pagi I nderuar At Mihal Sotir I nderuar At Dennis Schutte

Të militojmë në radhët e PD

Nga dita në ditë intelektualët përparimtarë të vendit tonë, po binden se PD është sot forca më e madhe politike dhe e vendosur për të çuar deri në fund realizimin e reformave ekonomike. Nisur nga ky fakt ne, intelektualët e poshtëshënuar, jemi krenarë që po ndjekim shembullin e kolegëve tanë të nderuar; për të milituar në radhët e PD. Me respekt: Alush Lezha - farmacist; Aqif Gjokuta-KSHM; Eduard Gjika - KSHM; Gjergji Çau shi - KSHM; Gjergji Belbo-KSHM; Gjergji Vreto-Radiolog; Kastriot Dauti - KSHM; Krenar Preza - KSHM; Liri Pema - KSHM; Myslim Hysi - otjatër; Vladimir Gjata - KSHM; Rexhep Bregu - Docent; Arben Lasku - Biokimist; Luljeta Çakërri - KSHM