11/09/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 shtator 1992

PS - AS POZITË AS OPOZITË!

PS - AS POZITË AS OPOZITË! Pas 22 marsit besohej se e humbura përjetësisht (PK, PP) PS, do të ruante pozicionin e opozitës në spektrin politik të pluralizmit shqiptar. Këtë e pranoi shtypi i saj, vëzhguesit e huaj, vetë piramida drejtuese e PS, por, çuditërisht, vetëm 126 ditë më pas, kur elektorati me votë solli pozita të reja lokale të PS, ish-partia pushtetmbajtëse për 45 vite me radhë, papritur u vetëshpalli rivale pozitare, duke kërkuar revansh të hapur me egon e pushtetit. Deputetët socialistë, sidomos ata «të pavarurit», trumbetuan me «argumenta» politikënash, idenë e koalicionit mes pozitës dhe opozitës, edhe pse vetëm një vit më parë një koalicion i tillë dështoi me turp. Pasojat e Qeverisë së Stabilitetit, jo vetëm që s’janë eliminuar ende, por do të duhen vite të bëhet një gjë e tillë. Veç terapive globale në ekonomi, kulturë e fusha të tjera të veprimtarisë shoqërore, ajo inkurajoi një valë të paparë dhe të pallogaritshme shkatërrimesh, djegiesh, grabitjesh, e «sidomos korrupsioni ekonomik. Për kabinetin Bufi - Pashko, aludohet e flitet hapur për korrupsion e megjithatë asnjëri prej tyre nuk i është dhënë ende drejtësisë. Gjë të tranzicionit socialistët fituan pozitat kyçe të ekonomisë, garanci që i bën sot ata optimistë në kërkesën ultimative, për koalicion bashkëqeverisës. Përvoja e demokracive botërore ka raste të një veprimi të tillë porse me kushte e faktorë socialë e politikë të ndryshëm me ne. Idenë e bashkëqeverisjes e inkurajoi krahu i «moderuar» në PD, i cili, me veprime dhe platforma politike opozitare të majta, krijoi turbullime gjykimi në mbartë opinionin demokratik. Nuk duket rastësi, (sepse askush s’është aq i verbër, as i shurdhër) që platforma e bashkëqeverisjes hartuar nga liderët socialistë dhe «ZP», sundon plotësisht «Mocionin» famëkeq të një grupi intelektualësh në PD, si R. Peshkëpia me kompani. Me të gjitha... [vazhdon jashtë kufirit të imazhit] ...tet, egoja për sundim, smira e karrierës, dëshira për ruajtjen e privilegjeve,.. u bënë katalizatorë të PS, në hartimin me ngut të idesë së bashkëqeverisjes. Vetëm formalisht, koalicioni demokratiko - komuniste - do të ishte fatalitet dhe shkelje e vullnetit të popullit, i cili më 22 mars ua dha pushtetin demokratëve me urrejtjen masive ndaj komunizmit dhe misionarëve të tij. Ndërsa praktikisht ky koalicion do të ishte një gremim e për ekonominë dhe kulturën shqiptare, ku korrupsioni do të bëhej më masiv se në vendet e tjera të demokracive lindore. Drejtës ideës së bashkëqeverisjes PS përdori çdo mjet lufte dhe ideje. Veç deklarimeve të gjata në shtyp e parlament, veç nxitjes së konfrontimeve në PS dhe organizatat e saj, veç sulmeve të ashpra ndaj presidentit dhe qeverisë, ajo përdori edhe armën më të rrezikshme - revoltën, organizuar si në Poliçan, në ditët e fundit të gushtit ’92. Duke shfrytëzuar varfërinë e popullit të thjeshtë të Poliçanit, misionarët e F. Nanos, predikuan «front jugor kundër qeverisë Meksi», «terrorizëm të Berishës ndaj tyre», përkrahë parlamentarizmin në çdo veprim të tyre. Përfshi edhe mbajtjen peng të dy oficerëve të DRP të rrethit etj. Falë maturisë qeveritare dhe reagimit të popullit demokrat në çdo rreth, ngjarjet e Poliçanit u mbyllën me njollën e zezë të dëshmit të përpjekjeve socialkomuniste, që valvitnin portretin e E. Hoxhës, duke treguar përsëri në parlament se ata nuk heqin dorë nga lufta ligjore dhe antiligjore për marrjen e pushtetit politik, me çdo kusht. Kështu, pra, socialistët të dëshiruar nga vapa e plazhit, s’janë më as pozitë, as opozitë, ndaj duke preferuar të luajnë rolin e të «pavarurve» në politikën shqiptare, njëlloj si Islami me shokë. Dhe kjo e «pavarur» që populli me votën e tij e vari për vdekje më 22 mars, kryen balet politik, duke u deklaruar njëherë si opozitarë, njëherë si pozitë... [vazhdon jashtë kufirit të imazhit] pozitarë, duke mos harruar në fund të thotë se është konstruktive (kupto destruktive...!) Ish-pozita, sot opozitë e droguar me vaksinat e karrierës së pushtetit, ndoshta ushqen nostalgji për PD dhe lojën e saj jashtëligjore, pasi edhe vetë, me e qetë dhe më aktive tregohet në veprime të jashtëligjshme sesa në të ligjshme. Pastë fatin e saj! ... i cili, me veprime dhe forma intelitualësh në PD, si R. Peshkëpia me kompani. Megjithatë u desh të dilnin në skenë të «pavarurit» si doc. Islami, që ideja e bashkëqeverisjes të përcaktohej si platformë dhe PS të mos ishte më një opozitë e mirëfilltë politike, por një forcë kolosale e pushtetit ekonomik, në pushtetin politik, të koalicionit demokratik. Si është e mundur që PS të ngopet me 126 ditë opozitë dhe të kërkojë pozitën? Si është e mundur që PS, e rrëzuar nga pushtimi 50-vjeçar, vetëm për 5 muaj, të lakmojë përsëri piramidën shtetërore? Etja për pushtet...

LETËR E KANCELARIT KOL DERGUAR ZOTIT BERISHA

- Qeveria gjermane mbështet fuqimisht qeverinë Shqiptare - Presidenti i Republikës, Sali Berisha, këto ditë ka marrë një letër nga Kancelari Federal i Republikës Federale Gjermane, Helmut Kol. Në letër midis të tjerash thuhet: Shumë i nderuar zoti President! Republika Federale e Gjermanisë po e ndjek procesin e vështirë të reformave në Shqipëri me interes të madh dhe me simpati të madhe. Qeveria federale e mbështet fuqimisht qeverinë Tuaj lidhur me zbatimin e reformave të nevojshme politike dhe ekonomike. Pas zgjedhjeve të para demokratike në vendin Tuaj, - vazhdon më tej letra, - po zbatohen në mënyrë të fuqishme disa projekte konkrete. Gëzohem për faktin se sivjet mund të sigurohen 25 milionë marka gjermane për ndërtimin ekonomik të vendit tuaj. Një arritje tjetër e gëzueshme e vëllit të fundit ka qenë përfundimi i marrëveshjes midis Gjermanisë dhe Shqipërisë mbi shkëmbimin e punonjësve. Marrëveshja parashikon mundësinë e pranimit të një shume prej deri në 500 punonjësish çdo vit me qëllim të përmirësimit të njohurive të tyre të gjuhës si dhe të kualifikimit të tyre të mëtejshëm profesional. Sapo të jetë arritur ky maksimum do të shtohet automatikisht sipas marrëveshjes numri i punëmarrësve të pranuar çdo vit deri në 1000. Përveç angazhimit të saj të konsiderueshëm dy-palësh Qeveria Federale po interesohet gjithashtu palëshëm për afrimin e Shqipërisë me Komunitetin Evropian dhe për përfshirjen e vendit tuaj në masat përkatëse të tij. Mund t’ju siguroj se ky qëndrim do të mbetet i pandryshuar edhe në të ardhmen. Midis të tjerash Qeveria Federale është angazhuar me këmbëngulje për dhënien e një ndihme të bilancit të pagesave si dhe një ndihmë të re ushqimore. Në përfundim të letrës Kancelari Helmut Kol siquron Presidentin Berisha edhe një herë se fati e Shqipërisë e ka shumë për zemër. Shpresoj - përfundon ai - se do të arrijmë të gjejmë një kontribut për zgjidhjen e problemeve që shtrohen përpara jush. Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit.

U kthye në Atdhe delegacioni i PD

Dje u kthye në Tiranë delegacioni i Partisë Demokratike i kryesuar nga Kryetari i Partisë z. Eduard Selami, në përbërje të të cilit ishin edhe zëvendëritë Tomor Dosti, Rexhep Uka e Artan Hoxha. Delegacioni mori pjesë në takimin e zhvilluar në Pezaro të Italisë prej Partisë Demokratike Italiane me rastin e Festës tradicionale të Miqësisë. Zyra e shtypit dhe informacionit të PD.

Ç’po ndodh në Përmet?

- PS e mbërthyer nga ethet e revanshizmit - D E K L A R A T Ë Presidentit të Republikës z. SALI BERISHA; Kryetarit të Kuvendit Popullor z. PJETER ARBNORI Kryeministrit z. ALEKSANDËR MEKSI Drejtuest socialistkomunistë në Përmet, pasi norën me vota të diskutueshme shumicën në Këshillin e Rrethit, po ndërmarrin menjëherë një varg veprimesh arbitrare, një pjesë e të cilave përbën shkelje të rënda ligjore. Nuk e kemi fjalën për zgjedhjen tërësisht socialkomuniste të Kryesisë së Këshillit, të arrutur nëpërmjet mekanizmit të votës. Ajo është e drejta e tyre. Por me këtë veprim socialkomunistët kanë ndërmarrë veprime të pështyshme e tendencioze të punonjësve të të gjitha niveleve, pa ardhur ende kundar ligjor e kompetencat përkatëse. 1. Brenda disa ditësh, pa u miratuar struktura organizative e aparatit të Këshillit të Rrethit ka bërë shumë shkarkime e emëri- (Vijon në faqen 2) Ekonomi freku po me paga të përafërta??

Ekonomi tregu po me paga të përafërta??

Socialistët me fjalë e pranojnë ekonominë e tregut, që do të thotë ekonomi kapitaliste, madje një konkurrencë të fuqishme. Por, kur vjen puna që këtë ekonomi po nis të zbatojë qeveria demokratike, menjëherë hidhen në sulm e bëjnë zhurmë, si po rrodhën konkretisht këto ditë me çështjen e rritjes së pagave të punonjësve të institucioneve buxhetore. Dihet që nga kjo rritje do të përfitojnë jo vetëm ministrat e drejtorët e drejtorive dikasteriale, por më shumë se ata arsimtarët e arsimtare dhe mjekëve e personelit përkatës. Dhe ata, të ndruar zotërinj të propagandës socialiste, nuk janë nëpunës të lartë shtetërorë. Apo vallë mos doni që nëpunësit ose dhë arsimtarët të paguhen në mënyrë shekullore, siç janë paguar nga sistemi monist për 50 vjet? Edhe atëherë dih ejnë se sa vuanin ata: larg familjes, nëpër rrugëtim, por të 680-700 lekëshi ishin kur edhe një kapter merrte më shumë se ata dhe shumë më shumë po të llogarisnim edhe veshje ose periudhën kur merrnin ushqime plus. Po ju heshtët dhe jo vetëm atëherë. Kur kishit shumicën absolute në Parlamentin e parë pluralist ishit ju që propozuat dhe aprovuar rrogat e ushtarakëve. Dhe sa ata filluan të merrnin nga 2000-3000-4000 lekë, në një kohë që edhe presidentët ose kryeministrit merrnin një pagë më të vogël se rrogat që u shërbenin. Kjo ishte...sa paradoksale, aq dhe qesharake. Kurrsesi s’mund të merret një roje i thjeshtë më shumë se pedagogët e shkollave të mesme, ato të universitetit ose shkencëtarët me tituj e grada shkencore. Po ju e realizuat atë vetëm e vetëm që ushtrinë ta kishit si mbështetëse për në votime. Megjithatë shumica e ushtarakëve votuan për demokracinë, sepse më shumë se rojet e ushtrisë Shqipërinë. Dhe tani keni gojë t’ua zini në fyt rrogat e shtuara (dhe kaq është pak) arsimtarëve dhe mjekëve, të cilët nuk kanë asnjë burim tjetër fitimi, përveç fare pak prej tyre që mund të ushtrojnë aktivitete private. Qeveria demokratike bëri shumë mirë që mori këtë vendim dhe mundësisht të mos i lerë rrogat e kësaj armate nëpunësish me kaq, por në të ardhmen edhe t’i ... prapë, sepse vendi ka nevojë për njerëz të ditur dhe jo për roje me paga stratosferike. Ashtu si heshtët për ushtarakët, keni heshtur tërë jetën për padrejtësitë e sistemit socialist të pagave. Po ju kujtoj një rast. Në një kryesi fronti bloku, një nga anëtarët, njeri i ndruar kishte qenë partizan dhe punëtor në uzinën «Traktori». Pensioni i doli 700 lekë (sepse kishte qenë edhe oficierë pa shkollë). Plus kësaj merrte edhe 100 lekëshin e Luftës Nacionalçlirimtare (më shumë të drejtë) dhe si rezultat ky njeri, (Vijon në faqen 2)

FAJE SHQIPTARESH

Duar të liga shtrihen të ndezin zjarrin e madh. Me fitila të shkurtër dy cape lart e me fitila të gjatë që vihen shkëndijëzaf nëpër kanoçet jashtë kufirit. Ashtu siç u dogjën qinda depo për të fshehë gjurmët e vjedhjeve të ndryra të bëra veç ca orë më parë, ashtu edhe Shqipëria rrezikon të bëhet në një përleshje vëllavrasëse për të djegur gjithçka, krimet dhe dëshmitë, të sillitur dhe të sfiltësit. Kjo bëhet me dy mënyra që dukën për ditë: së pari, duke trasnferuar me ngut barrën e fajit mbi supet e brishta që u ofruan t’u japin udhë halleve të shtetit dhe së dyti, duke u përpjekur t’i bëjnë mëkatarë edhe ata që vuajtën. Fajë, fajë, fajë... Kështu, të përballur nga ndjesia e fajit, kokulur këmbëbën tregojë në heshtje e në një urtësi të habitshme pasdiktatoriale, anëtari i Byrosë Politike që kulakun, hetuesi mizor me atë që u rrit e u zbardh në burg. E pra, rrutë është Por, kur u bë shoshitja? Kur u arrt afolti kombëtar? Kur e zgjati dorën Zoti nga lartësia e qiejve dhe shpëtoi? (Ta kam fajin?...) Dhe, a duhet të mbajë vetëm të gjithë të përbaltur? Kujt i interesojnë fajet? Njerëzit nuk i duan shënjtorët e gjallë, për natyrën e përbashkët njerëzore ata janë të padëshirueshëm se sa bëjnë më turp. Prandaj në të njëjtat raste vdesin të kryqëzuarit, të djegur, të vrarë nga gurët e xhelatëve. I ydesim, pastaj i ndërtojmë të gjallë ata na bindin, me diçkitë që të mësojmë. Nuk është e vështirë të tradhtosh, por e ka ndershmërinë e tradhtarit të bashkuar ... Faje shqiptare. Ato u ... ... rësin e Madhe e fajësojnë edhe administratorët e rinj të Shqipërisë. Këta kanë përherë, të drejtë por duhet të vijë një ditë sa më e shpejtë, që edhe kjo lojë të mos ketë jetë. Le të vijë ajo ditë e bukur kur fajet të mos transferohen dot më! Asnjë punonjësi i Sigurimit nuk ka fytyrë të kërkojë që gjyqet të fillojnë me bashkëpunëtorët e vjetër mizorë, kur vetë Sigurimit, nuk i ka hyrë ferrë në këmbë. Po përse atëherë kërkohen fajet e shqiptarëve që jetuan në ultësirat e ferrit, që i lëruan fushat, u ndërtuan fshat, u ndërtuan lagjet moderne e ngritën gurë përmbi gurë në këtë gjysmë shekulli? Që shqiptarët të mos e ngrenë dot kokën, të mos e ngrenë dot zërin, të mos e flasin dot barazisë e popujve, të mos ... E ndjejmë fajin prindërit që ... ndruan gojëkurun me fëmijët e tyre. Ego ti absolv(o)! E ndjejmë fajin ata që lanë shokët t’u gjykohen nëpër mbledhje. U deshën mirë papafajësinë, por nuk u ngritën dot përkrah e i lanë të ndëshkohën. Ego ti absolvo! E ndjejmë fajin intelektualët nga të cilët, për shkak të lartësisë së studimeve pritej dritë skarim e rrugëdhëpje. Ata nuk u patën dot stolin e heroit dhe tani shpirtërat e sodit janë dhembje e zili në faqet e enciklopedive heronjtë e shumtë që, në rrjedhën e ngjarjeve, bëjnë më shumë dhehumë. Ego ti absolvo! E ndjejmë fajin punëtorët e thjeshtë, që ndërtuan piramidën e Gjallëksojit të Madh, skulptën gurët monumentave të ... ... varur, nga guri i fajit. E ndjejmë fajin prindërit që ... ... (Vijon në faqen 2)

Konferencë shtypi për SIDEN

Të martën në një nga mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes së mjedisit u dha një konferencë shtypi për gazetarit e «Mas-Medias». Zëv/ministri Bosim Nuri informoi gazetarët e pranishëm lidhur me tablonë e SIDË-s në vendin tonë. Ai tha se deri tani nga analizat e kryera në laboratorët tanë akoma s’ka raste infektimi nga SIDA. Më tutje në kuadrin e Konferencës Kombëtare për SIDË-n, që do të mbahet në Tiranë nga 29 shtatori deri më 1 tetor 1992, shtrohen nevojën që organizatat tonë të informacionit e sensibilizojnë opinionin tonë rreth kësaj epidemie vdekjeprurëse. Në vazhdim u bisedua edhe me doktor Mema Boçi etj. Gazetarët e pranishëm bënë shumë pyetje për origjinën e kësaj sëmundjeje, shtrirjen e saj në botë, vendet më shumë të infektuara etj. U pyet edhe për masat që duhet të marrin organet e ndryshme kolektivat pedagogjike ndër shkolla, lidhur me sqarimin e opinionit tonë, me mënyrën e shfaqjes së kësaj sëmundjeje dhe mundësitë e mbrojtjes nga SIDA. SKËNDERMAN [?]

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË Viti II i botimit Nr. 190 E premte, 11 shtator 1992 Çmimi 3 lek Del çdo të martë, të mërkurë, të enjte, të premte e të shtunë