Mbërriti në vendin tonë një delegacion ekspertësh i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i FMN, z. MISHEL KAMDESY
Dje në mesditë mbërriti në vendin tonë për një vizitë pune 3 ditore një delegacion ekspertësh i kryesuar nga drejtori ekzekutiv i FMN, zoti Mishel Kamdesy.
Për të pritur delegacionin në aeroportin e Rinasit kishin dalë Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha, Ministri i Punëve të Jashtme, zoti Alfred Serreqi, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, zoti Genc Ruli, anëtarë të tjerë të Qeverisë si dhe parlamentarë.
Korresp. i «RD»
PA QETËSI PUBLIKE NUK KA REFORMË NË SHQIPËRI
Fjala e Presidentit Sali Berisha në takimin me ushtarakë të lartë të MRP -
Takimi me ju më jep kënaqësinë që t’ju shpreh falënderimin e thellë për të gjitha arritjet që keni shënuar ju forcat e Rendit Publik në Shqipëri gjatë kësaj periudhe.
Dua gjithashtu të falënderoj me këtë rast për kontributin e çmuar që dhatë në ardhjen e demokracisë në Shqipëri. E vërteta e pamohueshme është se policia shqiptare, forcat e rendit, nuk u reshtuan nga ana e diktaturës, por me këmbëngulje me shpirtin e tyre demokratik, ato u rreshtuan nga ana e demokracisë dhe me veprimet e tyre ata bënë të mundur në një kohë të shkurtër zhvillimin normal të 3 zgjedhjeve të lira, në Shqipëri. Dhe nuk ka dyshim që në këtë proces ju keni patur dhe keni meritën e veçantë. Pra ju, jo vetëm teknikisht siguruat për aq sa ju takonte zhvillimin normal të zgjedhjeve, por në qindra e mijëra shqiptarë jemi dëshmitarë se ju ishit në favor të zhvillimit normal të tyre. Fakti që këto 6 muaj krimi i organizuar, djeja, kaosi është dominuar plotësisht nga ju, tregon qartë se ato i organizonte pushteti i vjetër dhe jo policia. Policia përkundrazi luftonte dhe lufton kundra tyre. Gjatë kësaj periudhe, që nga janari e deri tani, forcat e rendit kanë humbur policët Festim Hoxha, Shkelqim Ku[...]
inspiron në të gjithë veprimtarinë tuaj. Kjo u arrit gjithashtu se ju e vendosët në shërbim tuaj, në idealet tuaja, domosdoshmërinë e reformës. Dhe praktikisht është e admirueshme mënyra se si ju keni përqafuar reformën, duke nxjerrë jashtë radhëve tuaja ata, të cilët komprometojnë forcat e rendit, duke ndryshuar platformën tuaj. Pikërisht, vetë reformimi dhe ndryshimi ju dha mundësinë që të shndërroheni në një institucion të fuqishëm të shtetit juridik, në një institucion të fuqishëm të demokracisë shqiptare. E rëndësishme është në kuadrin e detyrave tuaja vetëreformimi. Është e domosdoshme që në procesin e reformës ju të synoni rritjen e cilësisë, ekzistencën ndaj vehtes, përkushtimin. Polici është pasqyrë e vendit: Ju duhet ta dini mirë se polici pasqyron vendin, rendin, popullin e tij. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme figura e tij, sjellja e tij, përkushtimi i tij. Një polic me qëndrim jo të rregullt akuzon gjithë qytetin, prandaj duhet të forcojmë shumë disiplinën në radhët e policisë. Dhe ata që në të vërtetë nuk mund t’i nënshtrohen reformës, le të shkojnë të qetë në detyra të tjera private, sepse uniforma ka privacionet e veta. Ju i keni nënshtruar një instrumenti të fuqishëm demokratik dhe të shtetit juridik, dhe duhet t’ju them se shteti i së drejtës ka një thelb, dhe ky thelb është barazimi i ligjit me të drejtën. Në qoftë se ligji dhe e drejta janë dy, shteti nuk quhet shteti i së drejtës. Në këtë drejtim ju, duke mbrojtur ligjin keni mbrojtur të drejtën themelore të qytetarëve, keni mbrojtur liritë e tij. Lirina e pronës, që është esenciale, jetike, për të gëzuar të gjitha liritë e tjera.
Pra mbrojtja e ligjit dhe mbrojtja e së drejtës në shtetin e së drejtës janë e njëjta gjë. Prandaj mund t’ju them me shumë kënaqësi se kemi arritur në një kohë të shkurtër, që kuptimin e termit policia ta ndryshoni krejtësisht. Polici sot pasqyron ...
…limin tyre. Fakti që këto 6 muaj krimi i organizuar, degjja, Festim Hoxha, Shkëlqim Kuqi, Kol Frroku, këta janë dëshmorë të demokracisë, ata prehen në altarin e lirisë të martirëve të popullit tonë, prandaj edhe unë ju ftoj ju t’i përkujtojmë me një minutë heshtje. Shumë të tjerë u plagosën, dhe u dëmtuan, por fakti është se në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, në mbrojtje të pronës e të pasurisë, ju arritët në një kohë të shkurtër të tregoni se në Shqipëri do të vendoset rendi dhe qetësia, se shqiptarët nuk janë anarkistë, por janë një popull që e do rregullin, janë një popull që e do stabilitetin, një popull që e njeh dhe e respekton ligjin. Dua t’ju rikujtoj se më 22 mars pas fitores së madhe historike, e cila vërtet pati jehonë në të gjithë Europën dhe botën, analistët, dashamirësit dhe institucionet demokratike, shtronin një pyetje: a do të jenë në gjendje shqiptarët të ndërtojnë një shtet juridik, shtetin e së drejtës, apo do t’i sundojë mafia, korrupsioni, kaosi dhe anarshia? Jam shumë i gëzuar që sot mbas 6 muajsh përgjigjen përfundimtare të parët e dhatë ju, forcat e rendit dhe vërtetë me sakrificë të mëdha dhe me përkushtim të madh, arritët të tregoni se këtu korrupsioni, krimi, mafia dominohen nga forcat e ruajtjes së rendit. Dhe jeni të vendosur të mbroni të drejtat e qytetarëve, jeni të vendosur të mbroni ligjin. Dhe kjo u arrit, sepse në radhë të parë ju e dini njeriun, e çmoni njeriun dhe është pikërisht dashuria për njeriun për të drejtat e tij ajo që ju shtyn ose ju mbron të liritë e tij. Lirinë kemi arritur në një kohë të shkurtër, në kombinim e termit politik ta ndryshoni krejtësisht. Polici sot padhshim është një i dashur për qytetarët, sepse në 18 të gjii- dha drejtimit ai i mbron ata. Dhe sa më shumë t’i ndihmoni ju ata, aq më shumë do t’ju duan qytetarët. Kështu që roli i policisë sot është krejt tjetër. Rrallë mund të gjendet ndonjë vend tjetër ku polici të urrehet dhe bekohet si në Shqipëri. Nuk ka popull që të ketë më moral krimin. vjedhjen dhe aq më pak populli shqiptar. Prandaj ju duke u përleshur me krimin dhe vjedhjen, ndihmoni qytetarët dhe keni admirimin e tyre. Në veprimtarinë tuaj është shumë e nevojshme të dominoni profesionalizmin. Sot Shqipëria ka me qindra e mijëra intelektualë të cilëve mund t’u bëni thirrje, t’i angazhoni, t’ju ndihmojnë, sepse ka sektorë të tërë shkencorë të cilët mund të bashkëpunojnë me ju, për të rritur nivelin shkencor të punës, por para së gjithash është e domosdoshme të luftoni për të fituar njohuri të reja. Krimi ndryshon sot, ka dinamikë krejt tjetër. Natyrisht faktor kryesor është varfëria, por ekzistojnë edhe faktorë të tjerë, të cilët ndërhyjnë dhe i japin një zhvillim atij. Në të ardhmen do të dalin probleme më të mprehta, trafiku i armëve, droga, në të gjitha këto raste ju duhet të përdorni metoda shumë më të sofistikuara për të dominuar krimin e për ta zbuluar atë. Është fakt i pamohueshëm që në veprimtarinë tuaj keni arritur që zbulimin e tyre ta rrishni në masën (vijon nga faqja 4)
Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të vizitojë Shqipërinë
Zyra e Shtypit dhe e Informacionit pranë Presidentit bën të ditur se në një letër të kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Miguel Angel Martinez drejtuar Presidentit Berisha, zoti Martinez njofton për një vizitë të tij në Shqipëri më datë 12-15 nëntor.
Kjo vizitë do të jetë një hap tjetër në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë e Këshillit të Evropës. Vendi ynë ka statusin mik pranë këtij Këshilli dhe gjatë vizitës së Presidentit Berisha në Strasburg në maj të këtij viti, iu kërkua anëtarësia e plotë në këtë forum evropian.
Nga punimet në parlament
Miratohet Projekt — Ligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Evropian për tregtinë dhe bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik.
E përpiluar prej të plotfuqishmëve të palëve në fjalë dhe konkretisht: për Shqipërinë nga zoti Genc RULI; Ministër i Financave dhe ekonomisë; për Komunitetin Ekonomik Evropian dhe nga Jaoa de Deus PINHERIO, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë - Kryetar në përmjet i Këshillit të Komunitetit Evropian dhe nga Frans ADRIESSEN; Nënkryetar i Komisionit të Komunitetit Evropian; më së fundi; pas gati 5 muajve pritje; Konventa në fjalë «morrti» në Parlament(!):
Miratimi i projektligjit prej dy nenesh për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje jetike për Shqipërinë u bë dje në seancën plenare të paradites së punimeve të Kuvendit Popullor pas një diskutimi modest dhe përgjigjeve të pyetjeve të deputetëve nga specialistët përgjegjës.
Sipas nenit 21 të Marrëveshjes ajo do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë pas datës në të cilën palët kontraktuese do t’i njoftojnë njëra-tjetrës se procedurat ligjore të nevojshme për këtë qëllim janë plotësuar.
Pastaj; punimet e seancës vazhduan me paraqitjen dhe diskutimin e projekt-ligjit «Mbi Policinë Elektrike» të paraqitur nga Qeveria. Krahas variantit që parashtrohte projekt-ligji, gjatë diskutimit për këtë problem u sugjeruan edhe dy variante të tjera, në njërin prej të cilëve propozohej që kompetencat e kësaj policie të ushtroheshin në kuadrin e policisë financiare, kurse në tjetrin sugjerohej që ajo të vepronte në kuadrin e një dikasteri në varësi të Ministrisë së Industrisë së Burimeve Minerare. U ra dakord që, me qëllim që të dilej në një variant të vetëm, të bëhej paraprakisht diskutimi i varianteve në fjalë në grupet parlamentare së bashku edhe me projektligjin «Për pyjet dhe policinë pyjore»; për të kaluar pastaj në diskutimin e tyre në seancë plenare, e cila çelet sot paradite në orën 10.
Korresp. i «RD»
Bashkarisht do të bëjmë një shtëpi të të gjithë shqiptarëve
Ditën e premte më 2 tetor 1992 në shtëpinë e kulturës në Përmet, dega e PD organizoi një aktiv me anëtarë të PD dhe intelektualë të pavarur që kanë dhënë kontribut dhe e ndjenë apel[in] e demokracisë për ta mbështetur fuqimisht atë.
Ditën e premte më 2 tetor 1992 në shtëpinë e kulturës në Përmet, dega e PD organizoi një aktiv me anëtarë të PD dhe intelektualë të pavarur që kanë dhënë kontribut dhe e ndjenë apelin e demokracisë për ta mbështetur fuqimisht atë. Në aktiv mori pjesë dhe zoti Tamor[?] het shkatërrimit atëherë kurrë tyrja. nuk mund të ndërtojmë tempujt Lin e begatisë. Kur në demokraci të kemi shpallur luftë totale komunizmit, duam të shkatërrojmë strukturat ligjore e organizative të tij në emër të mbrojtjes kundër shkatërrimit dhe e kundër korrupsionit. Kjo ... Po spekulloshet shumë me zgjedhjet e 26 korrikut. Unë do të thosha se më 26 korrik ne fituam në mënyrë të jashtëzakonshme si dhe më 22 mars 1992, kur fituam pushtetin politik. Të fitosh 60 për qind në një grupim demokratik ... si grupim demokratik pasi disa kohë më parë ke bërë liberalizimin e çmimeve të bukës, miellit etj të heqësh shportën në shumë artikuj është diçka e madhe, kur kurbat e opinionëve pra dhe e votimeve lëvizin jo vetëm me muaj por edhe me javë. Përmeti i Frashëllinjve demokratë duhet të kthehet tek ajo traditë ku është dhe nderi i tij. Prandaj duhet të zgjidhni një shtab pune që të punojë me devocion për ristrukturimin e PD dhe të sjellë një hop cilësor për ta bërë PD një parti të standardeve europiane, kur ne jemi si Parti vëzhguese Permanente të Bashkimit Demokratik Europian. Përfundoj zoti Dosti. Më tej në aktiv u bënë dhe pyetje dhe diskutime. Në fund u ngrit shtabi që do të merret me ristrukturimin e PD. Shtabi menjëherë u rrit në 40 intelektualë dhe kryetar i tij u zgjodh z. Theodhoraq Vangjeli. DASHNOR M. FRASHERI
kontribut dhe e ndjenjë mori pjesë dhe zoti Tomor Dosti, sekretar i përgjithshëm i PDSH.
Aktivin e hapi zoti Edmond Theodori, sekretar i degës PD. Sekretari i përgjithshëm i PD zoti Tomor Dosti, duke shprehur dëshirën që të bashkëbisedonte me intelektualë të të gjitha grupimeve politike sepse PD është një parti e hapur që shtron në kuvendin për ndërtimin e Shqipërisë demokratike gjithmonë probleme të dimensioneve gjithëkombëtare, theksoi se kjo na jep të drejtën përsepari ne të ftojmë intelektualët që të kontribuojnë fuqimisht në jetën politike ekonomike dhe shoqërore: Vetëm me kontributin maksimal, me aftësi e përkushtim ndaj idealeve demokratike do të ndërtojmë një Shqipëri që për këto 4 vjet të mandatit të parë të qeverisë demokratike nuk është vetëm e PD. Shqipëria është mbi të gjitha parti dhe ndërtohet prej të gjithë shqiptarëve. Se në rast se shumekush ndërton dhe shembush i gëzo-…
Kur në demokratët i kemi shpallur luftë totale komunizmit, duam të shkatarrojmë strukturat ligjore e organizative të tij në emër të mbaresisë kundër shtepresisë, dhe jo kundër komunisteve të masakruar mendërisht nga indoktrinimi. Është e kuptueshme ata që e ngritën komunizmin në piedestalin e ndërtuar me trupa njerëzish të vrarë në mënyrë komuniste do të japin llogari deri para gjyqit historisë, ashtu siç po del dhe vetë komunizmi para gjyqit historik të filozofisë botërore. Flitet shumë se PD me marrjen e pushtetit nuk ka bërë ende asgjë të dukshme. Unë do të thoja se janë bërë shumë, në këto 5 muaj. Të ndërtohesh shkatërrimet e 47 vjetëve në kaq kohë dhe t’i ndërtosh përsembar mjaftojnë që duhet kohë. Qeveria u inagrua në të gjitha forumet ndërombëtare. Parlamenti po punon me ritme të shpejta madje dhe në kushtet kur përballë ka një opozitë destruktive dhe jo konstruktive siç është socialkomunista PP(S), që me strategjinë e përcaktuar të përmbysjes së pushtetit demokratik përçudnojë demokracinë dhe duan ta paraqesin atë si një diktaturë më të keqe… e
Në Bashki do të sjellim njerëz të rinj në moshë dhe në mendime
INTERVISTË ME ZOTIN SALI KELMENDI, KRYETAR I BASHKISË SË TIRANËS
- Zoti kryetar! Si duken për Bashkinë e Tiranës Parlamentit miratoi status 18 vjeçant. Menjëherë mbas kësaj u mblodh këshilli bashkiak i cili veç të tjerash aprovoi edhe strukturën organizative të pushtetit lokal. Një shqetësim më i hollësishëm nga ana juaj rreth kësaj strukture do të ishte me interes për opinionin?
- Unë mendoj se proceset e ristrukturimit të aparatit të Bashkisë, janë vonuar, në krahasim me rrjetet e tjera. Arsyet ka qenë se, si e përmendet edhe ju, parlamenti voton për një farë kohe miratimin e statusit të Bashkisë. Megjithatë kjo nuk na ka penguar që të punojmë për të përmirësuar këtë strukturë për të qenë në strukturë organizative ve sa më efikase. E rëndësishme është të theksoj se procedurat ndjekura janë mirëpritur nga të gjitha forcat politike. Gjykoi nga ana e partive po tregohët seriozitet e përkushtim për riorganizim e këtij pushteti, veçanërisht nga ato përfaqësues si Partia Demokratike, Partia Socialiste, Social-demokrate, Republikane etj.
Në mbledhjen e këtyre ditëve ne avancuam duke konsoliduar më tej strukturat e pushtetit. Kështu ngritëm komisionet basë serave përkatëse, miratuam rregulloren e brendshme, zëvendës kryetarët z. Gëzim Kallëku dhe Ramazan Drita, strukturën e bashkisë dhe në bazë të kësaj u strukturua dhe ngritëm aparatin.
- Cila është struktura e Bashkisë në vija të përgjithshme?
- Unë do ta prek në tre momente që kam parasysh. Tirana është kryeqytet ku punon Presidenti, Qeveria, Institucionet e ndryshme kërkimore, studimore; ka një jetë private të gjallërishme e cila vazhdimisht rritet, ka një rend publik në përmirësim me probleme të mëdha si dhe në rreth qe kërkon një punë mendore me të thelluar, një organizim shkencor më të lartë si në rreth të tjera.
Mendimi i ekonomisë së tregut e i biznesit në Tiranë ka nivel të tillë që komandojnë jetën edhe të qyteteve të tjera të vendit: Ne këtu quajmë duke bashkëpunuar edhe me qeverinë, bashkia e Tiranës do të konceptohet si një ndërmjetëse midis një qytetari dhe qytetit tjetër të madh. Për rrjedhojë struktura e kësaj bashkie do të ketë siç thamë në fillim, tre nivele kryesore që janë; drejtoria të cilën e ka diktuar por që do ta ketë edhe bashkia sepse punonjësit e specialitet e ndryshëm të këtij aparati do të komunikojnë me ndërmarrjet dhe institucionet, por do të kryejë edhe vetë studime lidhur të institucioneve. Përveç drejtorisë do të kemi siç e kemi edhe vende të tjera, seksione dhe një zyra. Pra shkurt struktura do të jetë: drejtori-seksion-zyra.
- A mendoni se duke suprimiuar rajonet, bashkia do të mund të mbulojë gjithë volumin e punës?
(Vijon në faqen 8)
Af aristë belgë në vendin tonë
- Legjislacioni jug na jep siguri të investojmë me shpejtësi -
Një delegacion belg i drejtuar nga presidenti i Dhomës së Tregtisë belgo-shqiptare, zoti Zhak Ti…ermann që nga 30 shtator po vi… delegacionit bëjnë pjesë biznesmenë të degjuar të fushave të rëndësishme, të cilët po bisedojnë mbi mundësinë e një investimi sa më të shpejtë dhe të organizuar. Zëvendëspresidenti i Dhomës, avokati i njohur zoti Lombard u shpreh se tashmë legjislacioni shqiptar e gjykimi demokratik dhe të liberalizuar, çka na jep mundësinë të investojmë pa frikë dhe me shpejtësi. Në përbërjen e dhomës së tregtisë belgo-franceze bëjnë pjesë 41 firma private. Gjatë qëndrimit në vendin tonë delegacioni pati takime edhe me personalitete të ndryshme qeveritare si dhe politike të vendit.
GUXIM KOJELI