15/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 tetor 1992

Mos luani me studentët zotërinj të «ZP»

Problemet e studentëve nuk zgjidhen me artikujt e paskrupullt të «ZP». — Në kohën që qeveria zgjidh problemet e pagës së borxheve të studentëve «ZP» vazhdon me mashtrime dhe këtë herë në emër të studentëve. Problemet e studentëve, të Qytetit «Studenti»... Shumë është shkruar e folur për to sidomos ditët e fundit. Edhe një ditë më parë «ZP», kish bërë një artikull tjetër për «problemet» e studentëve. Nga shkrimi duket sikur ka vetëm «një dëshirë të mirë» që studentët të shprehin problemet me gojën e tyre, por në të vërtetë si për çdo gjë bëtohet në «ZP», qëllimi i këtij shkrimi është të nxjerrë sa më shumë, të hedhë baltë mbi çdo gjë pozitive që po bëhet Gazetari i «ZP» që e mori mundimin e u ngjit deri në Qytetin «Studenti», të kish hyrë dhe nëpër godina për të verifikuar; në se gjendja e përgjithshme është ashtu si e paraqet si ajo studentë që ka gjetur ai (do ishte më mirë me mirë të përmendte dhe ata studentë që nuk pranuan as të flasin me gazetar të «ZP»), të ishte takuar dhe me përgjegjësit e godinave me drejtuesit e Qytetit për të paraqitur sa më realisht gjendjen. Të gjitha këto hynë në etikën profesionale. Sigurisht gazetarët e «ZP», e dinë mirë këtë. Vijon në faqen 4)

A MUND TË KETË ZGJEDHJE TË REJA NË PARTI PA PRANIME TË REJA?

Ndërtimet organizativ dhe ligjeve e rregullave të përgjithshme mbi të cilat ngrihet një parti, nuk mund t’u shmanget as PD e brenda këtij parimi universal, siç është ai i pranimeve të reja në radhët e një partie çka përbën një proces normal, ka vepruar edhe PD. Por ndërsa «RD» boton vazhdimisht lista të gjata të pranimeve të reja në radhët e PD e kryesisht intelektualë krijues të fushave të ndryshme të shkencës dhe artit në Tiranë, nëpër degët e PD së shkreteve, nuk ngjet gjë këtë. Duke e pyetur një drejtues partie (që ndodhej në prag të konferencës së degës së PD) se a kishte bërë pranime të reja në radhët e partisë së vet, ai na u përgjigj negativisht. Vërtet PD ka një numër të madh anëtarësh të zjarrtë, që kanë një shpërndarje të madhe në çdo skaj të Shqipërisë, të cilat i kanë kontribuar organizimit të partisë së vet, por kjo nuk duhet parë si e dhënë përgjithmonë. Një parti ka nevojë për frymën e re njerëzore, që vjen vazhdimisht në raport me zhvillimet politike e sociale, prej këtij duke e vlerësuar atë si domosdoshmëri, nuk mund të vështrohet si një pakujdesi, por si një mungesë serioziteti në punën e seksioneve, si një shfaqje burokracie. Rreth PD, vërtetë i afrohi dhe afron njerëzit, pra edhe anëtarët e saj, një ideal i madh shoqëror, siç është liria dhe demokracia, afirmimi njerëzor dhe ardhmëria, vërtetë këto anëtarë kanë një pasion dhe përkushtimi shembullor ndaj vijës së partisë, rezzatimi historik të saj, por është e pafalshme që disa drejtues seksionesh apo degësh, të ngushtojnë partinë, të bllokojnë pranimin e reja, duke mosi afruar njerëzit. Aktualisht në terrenin politik veprojnë shumë parti dhe të gjitha kërkojnë anëtarësimin e vet, duke bërë një propagandë të fuqishme. Do të thosha se nuk është në këtë mënyrë që të mos konsolidojë radhët e veta, të mos i shtojë ato, të mos propagandojnë politikën e vet siç duhet. Është tjetër alternativa historike e PD që i afron vetvetiu njerëzit, dhe duhet ta kuptojmë se dobet e degëve të PD. Një parti punon çdo ditë dhe atë çast që ndërpret ballafaqimin politik ajo humbet një anëtar, zhyghen një tjetër. Sot nga radhët e PD, veçanërisht nga kryesitë e saj nëpër degët e rretheve, janë larguar shumë drejtues me detyra shtetërore, bile në ndonjë rast thuajse e gjithë kryesia. Ky shembull jo vetëm që ka ndikuar negativisht brenda opinionit partiak dhe jashtë tij, por ka lënë degët e partisë pa drejtim thuajse katër muaj. Kjo e bën të domosdoshme çështjen e pranimeve të reja në PD, veçanërisht me anëtarë të rinj nga shtresat intelektuale, të cilët do t’i kontribuojnë organizimit dhe drejtimit të PD. Pranimi e reja duhen parë si procese jetike të partisë, si detyrim i saj. Formalizmi në këtë aspekt do të reflektojë në punën e partisë në të ardhmen. Prandaj nuk mund të ketë zgjedhje të reja në parti, pa pranimet të reja. MUJË BUÇPAPAJ

Konferenca shtypi e përfaqësuesit të Maqedonisë

Dje më dt. 14.10. 1992 paradite, fillim fatin historik shpesh herë zoti Viktor Gabor, përfaqësues i të përbashkët mes dy popujve ta-Maqedonisë në Tiranë, dha një në Përveç këtyre shkaqe e konferencë shtypi për mjetet e rrethoit, fqinjësisë dhe ballafaqimi informacionit në Shqipëri, lidhur me probleme konkrete bëjme disa përpjekje të reja në në këtë popujt tanë të mirëkupto-zvillimin e marrëdhënieve shqi-hem, duke larguar çdo gjë nega-ptaro-maqedonase. ... [teksti i mëtejshëm i dukshëm pjesërisht, i prerë nga skaji i poshtëm]

Konferencë shtypi e përfaqësuesve të Maqedonisë

Dje më dt. 14.10.1992 paradite, film fatin historik shpesh herë zoti Viktor Gabor, përfaqësues i të përbashkët mes dy popujve ta-Maqedonisë në Tiranë, dha një re. Përveç këtyre shkaqet e konferencë shtypi për mjetet e rritorit, fqinjësisë dhe ballafaqi-informacionit në Shqipëri, lidhur me probleme konkrete bëj-me disa përpjekje të reja në në që popujt tanë të mirëkupto-shvillimin e marrëdhënieve shqip-hen, duke larguar çdo gjë nega-taro-maqedonase, tive dhe jo normale që mund të Zoti Gabor, duke e hapur kon-shfaqet. Me këtë rast, vazhdoi ferencën e shtypit, kujtoi qysh në zoti Gabor, ne duam të përshëndesim vendimin e qeverisë shqip-tare që lejoi përfaqësinë tonë të punojë në Tiranë. Këtë fakt për-faqësuesi maqedonas e quajti si një kontribut të palës shqiptare për të krijuar një klimë mirëkuptimi dhe paqeje në rajonin tonë. Përfaqësia jonë, theksoi ai, pu- (Vijon në faqen 2)

TIRANA sot, perspektivë e afërt dhe e largët

Krijohen firma të reja Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, NN «Banesa» dhe «Ko i Insarium Ballkan» e Sofjes kanë dakord për krijimin e firmës së përbashkët «TISOKO», e cila do të ketë aktivitet ndërtimor. Fillimisht është kontraktuar që të dy palët të kontribojnë me një kapital prej 300 mijë dollarë secila që do të shërbejë si bazë për fillimin e aktivitetit. Kjo ndërmarrje do të përballojë kërkesat për ndërtime vetjake dhe shtetërore si banesa, hotele, njësi tregtare infrastrukture etj. Siç shpjegoi drejtori i NN «Banesa» z Sula Hamzai kjo ndërmarrje është e gatshme të fillojë punën sapo të jetë miratimi nga dikasteri përkatës. Filloi funksionimi i strukturave të reja të pushtetit lokal Këto ditë filloi funksionimi i strukturave të reja të pushtetit lokal sipas strukturës nr 1 ligjet 5 6 7 në përbërje të ish-rajonit të 1 2 3 4 në përbërje të ish-rajonit të 5 6 7 në përbërje të ish-rajonit nr 2 lagjet 8 9 10 11 nga Këshilli Bashkiak. Kështu në përbërje të ish-rajonit nr 3 janë lutur kryetarët për zgjedhjen e ankesave e problemeve të ve të tyre të drejtohen sipas ligjeve përkatëse në të godinat e ish-komiteteve ekzekutive të rajoneve. Bashkia e Tiranës jep ndihmë falas për 500 familje Sipas një informacioni të marrë nga z Gugaş Muci specialist në seksionin e furnizimit të popullit pranë Bashkisë rreth 500 familjeve pa të ardhura filluan të marrin ndihmë në të holla në vlerë 430 lekë të reja për kryefamiljarin dhe 320 lekë për çdo pjesëtar të familjes në ngarkim. E gjithë kjo ndihmë bëhet pjesë në fondin e përgjithshëm prej 600 mijë lekësh që Qeveria ka dhënë për Tiranën për këtë vit. Ndihma në të holla do të vazhdojë të jepet rregullisht çdo muaj. Nëse konstatohet se këto të holla dikush i merr jashtë kritereve të përcaktuara personi përgjegjës detyrohet të kthejë 5 fishin e shumës së marrë padrejtësisht.

Kombinati Ushqimor «nuk prodhon» birrë për Tiranën?!

Në çdo lokal që të futesh, në Tiranë do të gjesh vetëm birrë të «jashtme». E megjithatë në kryeqytet funksionon një fabrikë birre që prodhon jo pak nga kjo lloj pije. Po ku shkon ajo në realitet? Jo! Një sasi e mirë shitet në Tiranë veçse konsumatorët nuk e dinë një gjë të tillë, sa ata pinë birrë Tirane paguajnë e bëjnë për birrë bullgare. Gjithë «sekreti» është tek shishet të cilat pasi janë përdorur një herë me birrë importi etiketa e tyre shet shtrenjtë edhe birrën e Tiranës.

Shpërndahen produkte ushqimore

Sipas të dhënave të marra në kg për furnizimin të popullit pranë Bashkisë dhe konfirmimit nga z. Isuf Duka, specialist në Ministrinë e Tregtisë së Brendshme, kanë ardhur rreth 1250 ton qumësht pluhur prej të cilit 600 ton janë planifikuar për Tiranën çmimi prej 75 lekë kg ka bërë që ai të mbetet stok, për këtë arsye po bisedohet edhe në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave që kjo sasi e ardhur të shitet rregullisht çdo muaj. Po kështu nga sasia e përgjithshme prej 1900 tonë mish, e ardhur nga ndihmat e Komunitetit Evropian Tiranës i garantohet dy muaj furnizim. Mishi është më 30 për qind dhjamë dhe do të shpërndahet në kuti 25 kilogramëshe. Po kështu janë kontraktuar e pritet të vijnë në nëntor 2100 tonë gjalpë.

DEKLARATË e shoqatës atdhetare politike «Kosova»

Drejtuar PARLAMENTIT, PRESIDENTIT, QEVERISË, Tiranë Drejtuar PARLAMENTIT PRESIDENTIT QEVERISË Tiranë Kryesia e Shoqatës Atdhetare Politike «Kosova» duke analizuar kërkesën «Për një politikë të re ndaj çështjes së Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare jashtë kufijve politike të shtetit shqiptar» drejtuar Kuvendit Popullor më 24,05,1991 deklaron me kënaqësi se ajo filloi të gjejë zbatim pas fitoreve së 22 Marsit 1992 nga Partia Demokratike, Në politikën e jashtme Parlamenti dhe Qeveria ka vepruar pranë shteteve dhe në organizmat ndërkombëtare në mbështetje të zgjidhjes të drejtë të çështjes kombëtare shqiptarëve të Kosovës dhe të fitimit të të drejtave kombëtare e demokratike të të gjithë shqiptarëve në Kosovë e Çamëri. Kanë mbajtur qëndrim të drejtë ndaj aleatëve, armiqve, objektivë të bashkimit kombëtar, duke pasur kriter bazë e orientuar qëndrimin që mbajnë shtetet e tyre ndaj kombit shqiptar. Shteti shqiptar ka mbrojtur të drejtën e bashkimit gjithçkombëtar të shqiptarëve në rrugë paqësore e demokratike me mjetet politike e dialog me palët e interesuara, në përputhje me dokumentat themelore të së drejtës ndërkombëtare, të Kartës së OKB-së, të aktit final të Helsinkit, të dokumentave të KSBE-së etj. pa cenuar zhvillimin e proceseve demokratike në Ballkan, në Evropë e më gjerë. Shteti shqiptar ka shpallur botërisht se nuk do të rrijë indiferent dhe asnjëanës në rast shkeljesh të rënda e popullit shqiptar në Kosovë e në trojet tjera shqiptare në ish Jugosllavi, por do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbështetjen gjithkombëtare, për të parandaluar një veprim të tillë çnjerëzor. Shteti shqiptar ka marrë e po merr të gjitha masat ligjore që çështja e Kosovës të mos jetë monopol i ndonjë grupi të veçantë për marrëveshje e bisedime fshehurazi syve të opinionit publik. Ajo është bërë çështje gjithkombëtare e gjithëpopullore. Gjithashtu janë bërë përpjekje për të parandaluar praktikat për të shkaktuar probleme e tragjedi brenda vendit sa herë afrohet e bëhet prezent tragjedia e përgjithshme, për si alibi për mos angazhimin për zgjidhjen e çështjeve e saj. Në Shqipëri kërkojnë «ZP» ngjallin ndasi e mos besim midis pjesëve të kombit. Shteti shqiptar po vepron me të gjitha mjetet a për të edukuar në popull frymën e dashurisë për vëllezërit e vet për të njohur kufirit për të ndjerë e njohur hallet si dhe për të lehtësuar kontaktet njerëzore duke ngulur këmbë për këtë vazhdimisht pranë shteteve fqinjë. Po luftohet me këmbëngulje për të rrëmekëmbjen shpirtërore dhe ekonomike të vendit. Procesi i demokratizimit dhe zbatimi i reformës ekonomike kanë filluar të rritin besimin në popull për një jetë të ardhme e të sigurtë e të begatë. Rruga e privatizimit të shpejtë të ekonomisë në të gjitha degët shpejt do t’i japë frytet e veta. Po kështu lufta kundër mbeturinave të komunizmit e forcave destabilizuese. Anëtarët e shoqatës atdhetare politike «Kosova» shprehin besim të plotë në zbatimin me sukses të reformës dhe politikën e jashtme të shtetit shqiptar, politikë e mirfilltë në dobi të interesave kombëtare dhe e mbështetur në fuqi qimit. Radhazi u bëjnë thirrje mbarë shqiptarëve brenda e jashtë kufijve politikë artificiale të vitit 1913 që të mbështesin proceset e demokratizimit të plotë të vendit dhe të zbatojnë politikën e brendshme e të jashtme të shtetit shqiptar. Kryesia e Shoqatës Atdhetare Politike «KOSOVA» kryetar kríter kombit shqiptar. Shteti shqiptar ka deklaruar botërisht se e mbështet dhe e njeh Republikën e Kosovës dhe inkurajon shtetet e tjera për ta njohur atë. Në rrethanat e tanishme në shenjë të përkrahjes së të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, ai ka rishikuar qëndrimet e mbajtura e gjithpopullore. bëhet prezent tragjedia e përgjithshme, si alibi për mos angazhimin për parandalimin e zgjidhjen e saj. Janë marrë e po merren masa ligjore që dënojnë të gjitha ata individë grup forca politike që vendit dhe të zbatojnë politikanë e brendshme e kryetar MURAT GJONBALA Tiranë 10,10,1992

NJOFTIM

Më datë 9 tetor 1992 u hodh shorti i «Llotarisë RD - 2» në prani të një komisioni të përbërë nga zotërinjtë: 1. Luan Malt ezi - Kryetar (Drejtor pranë Arkivit të Shtetit) 2. Mehmet Elezi - anëtar (gazetar pranë gazetës «Bashkimi») 3. Bashkim Trenova - anëtar (Kryeredaktor i gazetës «RD») 4. Xhevat Mustafa - anëtar (Sekretar kolegjiumi në gazetën «RD») 5. Adem Durma - anëtar (Afarist) 6. Halim Agimi - anëtar (Administrator i gazetës «RD») 7. Kasem Seferi - përfaqësues i Komisionit Qendror të Llotarive pranë Ministrisë Financave dhe Ekonomisë. Nga shorti rezultuan këta numra fitues: a) Çmimi i parë Nr. 189.172 = fiton lekë 56.000 b) “ “ i dytë Nr. 142.687 = “ “ 34.000 c) “ “ i tretë Nr. 125.071 = “ “ 7.000 e) Çmime të katërta Nr. 067.528 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 017.642 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 198.645 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 017.779 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 182.482 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 225.020 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 031.472 = “ “ 3.300 “ “ Nr. 174.711 = “ “ 3.300 Nga shorti në përfundim të gjithë numrat e biletave të pashtuara. Shënim: 1. Kategoria 200.000 biletave të parashikuara e shifrën 40 për qind e tyre. Për këtë arsye dhe çmimet fituese u caktuan në raport me biletat e shitura. 2. Personat që posedojnë biletat fituese të paraqiten në Mirëbërësi e gazetës «RD», Rruga «Abdi Toptani» Vokshi Nr. 49 Tiranë. NGA KOMISIONI I «LLOTARISË» «RD 2»