21/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 tetor 1992

«Faktikisht Shqipëria kudo po aplikon një qëndrim konstruktiv»

- NGA TAKIMI I PRESIDENTIT BERISHA ME ZOTIN GALBRAJT - Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti të dërguarin e Komisionit të Jashtëm të Senatit Amerikan, zotin Peter Galbrajt. Në këtë takim u diskutua gjatë për krizën në rajon dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara. Presidenti Berisha theksoi se politika e shtetit shqiptar dhe e forcave politike shqiptare është parandalim i konfliktit. Faktikisht Shqipëria kudo po aplikon një qëndrim konstruktiv. Ne mbështesim plotësisht qëndrimin e Presidentit Rugova dhe të forcave politike shqiptare në Maqedoni, të cilat morën pjesë në qeveri. Ne konsiderojmë hap pozitiv vendosjen e dialogut midis Presidentit Rugova dhe Kryeministrit Panic dhe të mirëpresim suksesin e grupeve të punës të krijuara për zgjidhjen e problemeve të ngutshme. Ky sukses do të ulte tensionin, do të normalizonte një farë mase jetën e shqiptarëve e do të krijonte kushte për arritjen e statusit politik të Kosovës. Presidenti Berisha shprehu qëndrimin e Shqipërisë, që një zonë e demilitarizuar e nën kontrollin e Kombeve të Bashkuara, do të ishte një hap tjetër për parandalimin e konfliktit. Në takim, nga zoti Berisha u shprehën edhe nevojat e Shqipërisë për ndihma të shumta ushqimore, financiare e teknike.

A MUND TË EKZISTOJË UNITETI NË RADHËT E PS?

- Nano tani kërkon të mashtrojë dhe anëtarët e partisë së tij. - «Uniteti socialist», pasojë vetëm e demokracisë komuniste në PS - - Nano tani kërkon të mashtrojë dhe anëtarët e partisë së tij. - «Uniteti socialist», pasojë vetëm e demokracisë komuniste në PS - «Lënia pas dore» e PS prej Internacionales Socialiste, përjashtimi që mori Nano gjatë misionit të tij të shtetësisë nëpër Evropë, si dhe vlerësimet negative të institucioneve dhe organizmave të ndryshme ndërkombëtare ndaj PD, por, sidomos, konfirmimi që FMN i bëri faktit, se e vetmja alternativë që do të përkrahë bota për zgjidhjen e krizës në Shqipëri është alternativa që po zbaton qeveria demokratike, janë goditjet më të rënda që mori PS vetëm në kohët e fundit prej botës demokratike. Logjika më e thjeshtë do të bindte dhe socialistët më naivë të pakëtën për atë që «diçka nuk shkon me PS e sotme», që diçka duhet ndryshuar. Por udhëheqësit e PS «nuk e kuptojnë», një gjë të tillë dhe jo vetëm kaq, por, sipas taktikave të vjetra, mblohdën «organizatat bazë», ku, sipas direktivave nga lart, «i sqaruan» anëtarët e partisë lidhur me situatën jo të këndshme ku ndodhet PS. Të padobluar me mashtrime, pasi u përpoqën të mashtrojnë opinionin brenda e jashtë, sot «larteve» të PS nuk u ngelet gjë tjetër veçse të mashtrojnë dhe anëtarët e tyre. «Evropa do të na pranojë, mos u shqetësoni, është vetëm çështje kohe» - është thënë në mbledhjet e organizuara së fundmi me anëtarët e bazës së PS. Po pse u duhet të mashtrojnë dhe anëtarët e tyre? Pse nuk u thonë të vërtetën, atë që mjaft politikanë ua kanë thënë në sy drejtueseve të PS? Arsyet janë të thjeshta, e vërteta është e hidhur për shumë nga drejtuesit dhe deputetët e PS. Bota ka bërë më se të qartë se përderisa në PSSH do të vazhdojnë të bëjnë pjesë elementë që i kanë shërbyer regjimit të mëparshëm diktatorial që presin … … vave të tij «PS do ta bindë botën për të kundërtën, kur të marrë pushtetin. Kjo qeveri nuk e kalon dimrin». Këto janë fjalët që u janë thënë ecia-listëve në mbledhjet e fundit. Bile në këto mbledhje nuk kanë munguar as direktivat se si duhet të punojë çdo anëtar i PS për të sjellë «rrëzimin» e qeverisë. Pra sipas metodave ramiziste, Nano kërkon të bindë anëtarët e tij se, pavarësisht nga njerëzit që drejtojnë PS dhe pavarësisht nga politika destruktive që ajo ndjek, mjafton që ata të marrin pushtetin dhe bota do të ndryshojë qëndrimin e saj!! E vërteta është që në radhët e PS dhe deputetëve të saj ka intelektualë që arrijnë të dallojnë politikën dhe rolin negativ të partisë së tyre në vend dhe jashtë. Ata shohin se figura dhe qëndrimet e disa udhëheqësve dhe parlamentarëve të PS janë të dëshluara, por vazhdojnë të tregohen në «unitet» me ta, duke u komprometuar për hir të këtij uniteti fals. Tashmë nuk është sekret që brenda PS divergjencat po thellohen, që pakënaqësia ndaj drejtuesve të saj është rritur. Nano, për të rritur dobilitetin ndaj partisë së tij, afron me metoda të ndryshme të rinj dhe intelektualë. Disa prej tyre u afruan me shpresë se PS do të ndryshonte drejtim. Disa u joshën nga postet dhe karriera e deputetit. Kështu Nano kërkoi të krijojë një parti amalgamе ku enveristi i palogjikë të punojë me intelektualin. I bindur se «forca» e partisë së tij qëndron tek enveristët e flaktë, Nano u mundua që të krijonte një lëvizje, një fasadë intelektualësh që do të mbulonte bërtamën enveriste të PS. Por, se sa e hollë, delikate e parëndësishme është kjo lëvizje, … e ka treguar largimi i pazhurmshëm i ndonjë ish-drejtuesi nga PS, po e tregojnë veprimet e ndërmarra në zonat ku më 26 korrik fitoi PS. Në krye pothuaj të gjithë atyre komunave e bashkive janë vënë ish-vullnetarët e Enverit. Por, edhe në qendër ajo që mbizotëron është fryma militante komuniste. Mbizotërojnë ata që kërkojnë të marrin revanshin, shpresojnë në rrëzimin e qeverisë demokratike. Ata që, e vetmja demokraci që njohin, është diktatura e proletariatit. Deri kur do të vazhdojnë intelektualët që për hir të «karrierës politike» ose për ndonjë motiv tjetër të shkelin mbi reputacionin e tyre, për më tepër kur intelektualët janë të parët që kuptojnë më mirë se kushdo se në situatën ku ndodhet vendi, puna dhe jo lufta e pandershme për karrige është e vetmja zgjidhje që duhet sot. EDI PALOKA se fundi ta drejtueseve të PS? Arsyeja është e thjeshtë, presin vetëm të marrin revanshin, përderisa politika e PS do të drejtohet me format dhe bindjet staliniste që zotërojnë sot atë parti, asnjë njohje nuk do të ketë për PS. Sigurisht që fakte të tilla nuk mund të thuhen përderisa ata që drejtojnë politikën e PS janë pikërisht elementët në fjalë, pra, unëlet ’tu thonë anëtarëve të tyre që «bota nuk na pranon pa na hequr ne». Ata do të preferonin të nxirrnin nga thellësia e shpirtit fjalët «kapitalistë të mallkuar», për të cilat do të gjenin me siguri mbështetjen e enveristëve që përbëjnë shumicën e PS (një «socialist» nga këta të fundit gjatë një takimi lidhur me faktet e mësipërme, i tha autorit të këtij shkrimi se: «as nuk duhet bota», mbeti të shtonte vetëm mbiemrin «kapitaliste»). Sidoqoftë, Nano nuk dorëzohet. Sipas direkti-

Shfaqjet burokratike RREZIK PËR DEMOKRACINË

Shfaqjet burokratike RREZIK PËR DEMOKRACINË Lexoja këto ditë një shkrim në gazetën «RD» ku autori me të drejtë pyeste: a ka burokraci në demokraci? Me shembullin që përdorej në shkrim kjo pyetje merrte përgjigjeje pozitive, ndërsa lexuesi rrëgënçhet e s’ka si të mos pyesë: vërtetë burokracia do të na ndjekë përsëri si hije nga pas? Në jetën e përditshme populli ballafaqohet me situata nga më të ndryshmet. Rrëzuam një pushtet të vjetër, po ndërtuojmë një pushtet të ri, me njerëz të rinj. Sa u përngjajnë ata kërkesave që dikton koha? Le të ndalemi konkretisht duke dhënë edhe disa shembuj. Një nga problemet më të mprehta që shqetësohen sot çdo qytetar ka të bëjë me nivelin e jetesës. Në fund të fundit, sot shtrohet çështja a do të mundet qytetari ynë të përballojë jetesën e shtrenjtuar në kuadrin e fillimit të reformës? Për të lehtësuar sadopak dhimbjet shteti ka bërë llogaritë përkatëse për t’i dhënë secilit «rriskun» e vet, duke filluar nga i vobekti që nuk ka asnjë të ardhur e deri tek ai që ka dalë në asistencë. Këto janë sanksionuar në ligje. Por ... E di ti se shteti me ligj të ka garantuar kompensimin e bukës për vete dhe për fëmijët, kur ke më pak se 0.5 dynymë për frymë? - Jo, nuk e di. Pse, a është e vërtetë kjo? - E di ti se edhe grave shtatzëna që kanë qenë në kooperativë, bujqësore u takon shpërblim? - Po kooperativat u shkrinë! Ku jepen shpërblime të tilla? - E di ti se ai që s’ka fare të ardhura trajtohet nga shteti me ndihmë ekonomike, plus kompensimit për produktet e shportës? Në dhomën ku ishim ra qetësia dhe, nga mënyra se si më vështronin shtatarët, vura re se asnjëri nga ata nuk i njihte këto ligje e nuk kishte përfituar prej tyre! E pra, shteti ka nxjerrë ligje të tilla favorizuese që për fat të keq populli nuk i di, ndërsa disa burokratë të rinj vazhdojnë të sjellin njerëzit vërdallë duke u krijuar plot kokëçarje, pse jo, edhe duke i mbushur me mllelle ndaj qeverisë. Shtrohet pyetja: qeveria, a duhet ta quajë veten të larë duke nxjerrë vendime? Sa e njeh ajo ... gjendjen poshtë në bazë? Të mos harrojmë, aparati burokratik e ka zvarritur qytetarin e akretë me vite zyrave të pushtetit pa i dhënë rrugëzgjidhje. Eshte jashtë logjikës të hasen mendësi të tilla edhe sot. Fshatari Kol Jaku, nga Rubiku, është ankuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe të ushqimit se ish-pronari i tokës e kërkonte duke i kërkuar që të heqë domosdo banesën atje ku e ka ndërtuar e që, sipas tij, pushteti lokal në Mirditë ia pask a lënë spontanitetit zbatimin e ligjit për tokën. Në përgjigje të kësaj letre me të drejtë ministri, z. Rexhep Uka, i ka dhënë (Vijon në faqen 4)

E vërteta mbi Qytetin «Studenti»

- Intervistë me drejtorin z. GJIN PROGNI - Pyetje - z. Drejtor është folur dhe vazhdon të flitet shumë për Q. «Studenti» për gjendjen dhe situatën atje. Disa dhe kanë spekuluar shumë dhe e kanë politizuar mjaft. Ç’mendoni për këtë? Përgjigje - Është për të ardhur keq që lufta politike në Shqipëri të ndizet dhe përplaset shpeshherë ashpra i bëjnë në Q. «Studenti». Unë personalisht mendoj se kjo luftë në kurriz të studentëve siç shoh, është askujt, përkundrazi. Pyetje - Kush është gjendja e vërtetë e Q. «Studenti» ose më saktë cila janë ndryshimet që janë bërë për përmirësimin e kushteve? Përgjigje - Që të flasësh për përmirësimin e gjendjes duhet të kesh të njohur opinionin se në gjendje u la Q. «Studenti» rreth 10 milion shkatërrime u bënë në 6, jo mençea i jetësore dhe për këtë metodë) u duhet të mbahet për përgjegjësi dhe drejtoria e administrimit të vjetër. Pra, në duhej që brenda një periudhe të shkurtër të investohej në gjitha dhomat, ku- për të përballojë jetesën e shtrenjtë në kuadrin e fillimit të reformës? Për më tepër, propo- në qendër të tyre u paraqitën si ekstremë në vlerësim ndaj qeverisë. Këto ditë në Tazrakh të Mirditës si zakonisht në këtë rast, muhabeti shkoi atje ku u dhemb të gjithë, te gjendja ekonomike. Fjalët demokratizëse, njerëzve tanë u është zgjidhur gjuha: - Kjo qeveri, kështu siç po vepron, nuk e ka të gjatë, - e nisi bisedën njëri nga dasmorët. - Pse flet kështu? - iu kthye. Ç’përveçta ka populli nga ndërrimi i qeverive? Sigurisht bashkëbiseduesi nuk iu përgjigj direkt pyetjeve, por filloi nga argumentet: Qeveria na e shet grurin me 3 mijë e ca lekë, kurse ne s’kemi lekë ta blejmë, s’kemi tokë, s’kemi... - Dale, - i them, ti je në punë? - Po. - Sa tokë ke? - Me shifrat që shpjeqoi nuk i takonte as 0.5 dynym për frymë.

E vërteta mbi Qytetin «Studenti»

maj janë ly­er 15 godina, 3 menca, 2000 m² dhoma, mbi 200 m² d‍yer. Është bërë rikonstruksioni i plotë i godinave 28-29, 20-21 dhe 22-23 që kanë qenë në gjendje të vajtueshme, është asfaltuar rruga për te godinat 22-23. Janë vendosur 180 lavamane të rinj, janë futur në përdorim 9000 çarçafë të rinj, 6000 batanije, mbi 2000 karrike, 80 dollapë, ku janë lëvruar 14 milionë lekë. Pra, siç shihet dhe nga shifrat puna e kryer është relativisht e madhe. Pyetje - Zoti drejtor në bazë të shifrave që më dhatë ju del se punonjësit e Q. «Studenti» kanë punuar jashtë orarit të punës për të përballuar një volum pune të tillë po ashtu dhe ua kanë marrë shpërblim për një gjë të tillë? Përgjigje - Jo, ata s’kanë marrë shpërblim për këtë punë dhe bile i tregoj e tyre janë shumë të ulta shpesht ato janë dhe nën kufijtë e asistencës. Pyetje - Po ju zoti Progni sa e keni rrogën? Përgjigje - Unë marr 13500 lekë në muaj. Dhe gjithë po-

E vërteta mbi Qytetin «Studenti»

radoksale që kam 2 muaj që punoj dhe nuk kam marrë akoma rrogën e parë (rrogë e cila është e barabartë me drejtorët në qendrat e tjera studentore kur dihet se ato janë më të vogla se kjo). Gjithë Republika e Shqipërisë ka 26 godina, vetë Q. «Studenti» ka 29 godina. Dhe kur rrjedhimisht kanë më pak probleme se ky qytet. Pyetje - Çfarë gjëje tjetër të rëndësishme mendoni ju se është bërë në Q «Studenti»? Përgjigje - Është larguar përfundimisht ushtria nga Q. «Studenti» dhe në ish-komandën e ushtisë që është në Q «Studenti» po ndërtohet furra e bukës me kapacitet rreth 8000 frymë. Pra, pas njëfarë kohe Q. «Studenti» do të marrë bukë të freskët nga furra e tij. Pyetje - Zoti Progni kush mendoni ju se janë problemet më të rëndësishme në fushën e organizimit? Përgjigje - Problem mjaft i mprehtë është ai i 5 ndërmarrjeve. Ndërmarrje të veçanta, puna e të cilave varet nga njëra-tjetra dhe që të gjithë i shërbejnë studentëve, por që varen nga dikastere të ndryshme. Kjo bën që në si ndërmarrje të vuajmë mbi kurriz pakorrektësinë dhe paaftësinë e tyre, p. sh. ndërmarrja e ujit herë pas herë përben një problem mjaft të rëndësishëm, por që nuk varet nga drejtoria që unë përfaqësoj. Po kështu dhe energjia elektrike. Pyetje - Kemi marrë vesh se keni patur probleme që kanë shkaktuar eri në gjykatë për personat e huaj të strehuar në Q. «Studenti» përcaktësisht në godinat 13 dhe 18-të, si qëndron ky problem ju lutem? Përgjigje - Q. «Studenti» ka një rregullore dhe një status në të cilin nuk lejohet që personat e huaj që nuk janë studentë dhe s’janë pedagogë. Konkretisht në godinën 18 ka shumë persona të strehuar që s’janë pedagogë (godina 18 vendi i strehimit të pedagogëve) por që kanë profesione të ndryshme, punojnë në dikastere, në punë të tjera etj, duke lënë jo rrallë dhe pedagogët jashtë. Normalisht këta persona duhet të lirojnë godinën dhe m’u duket absurde që puna ka shkuar deri në gjykatë. Mendoj se në demokraci duhen respektuar ligjet dhe nuk është aspak e drejtë që ata ta vazhdojnë të qëndrojnë atje, kur vërshimi i studentëve sivjet ka qenë i madh dhe Ministria e Arsimit vazhdon të sjellë akoma studentët. Intervistoi: I. DIZDARI