30/10/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 tetor 1992

Në interes të paqes në rajon dhe të marrëdhënieve dypalëshe

- Bisedime në Ministrinë e Punëve të Jashtme - Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme Alfred Berreqi mbërriti në Tiranë ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë Zdenko Shkraballo. Pasdita në ministrinë e punëve të Jashtme u zhvilluan bisedime midis delegacionit shqiptar dhe delegacionit kroat. Në fillim Serreqi shprehu kënaqësinë që takohet me kolegun e tij fqinj dhe shtoi se «e kaluara tyre profesionale si mjekë, besoj se do të jetë një element që do ti shërbej frymës së mirëkuptimit në bisedimet tona». Ai vuri në dukje se kjo vizitë do të jetë në dobi të paqes në rajon e të forcimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë e Kroacisë. Ndër temat kryesore të dialogut ishte kriza në ish-Jugosllavi. Lidhur me këtë Serreqi theksoi qëndrimin e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e saj definitive në rrugë paqësore, zgjidhje që të jetë e pranueshme për të gjithë palët dhe popujt e ish-Jugosllavisë. Ai afirmoi edhe një herë se Shqipëria kundërshton ndryshimin e menjëshëm me dhunë të kufijve dhe se nuk do të rreshtë përpjekjet e saj për zgjidhjen me mjete politike të problemit të Kosovës, për plotësimin e kërkesave të ligjshme të përfaqësuesve të saj. Ministri kroat bëri një ekspoze të gjerë të situatës në ish-Jugosllavi, të gjendjes në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Duke folur për problemin e Kosovës ai tha se «jemi për auto-nominë e vërtetë të Kosovës. Në paqen në rajon e të forcimit të marrëdhënieve të luftës dhe për këtë na duhet bashkëpunimi me Shqipërinë». Nga të dy palët u shkëmbyen mendime edhe për statusin e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Kroaci. Shqiptarët në Kroaci - tha Shkraballo janë qytetarë të ndershëm dhe ne kemi respekt për ta. Gjatë bisedimeve u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kroacisë në fushën ekonomike, në industrinë energjitike në naftë në transport si dhe në fushat të tjera me interes të ndërsjelltë. (ATSH)

Mbrojtja e respektimi i të drejtave të njeriut - PREOKUPIM PERMANENT I TË GJITHËVE

Mbrojtja e respektimi i të drejtave të njeriut -PREOKUPIM PERMANENT I TË GJITHËVE - Mesazhi i Presidentit SALI BERISHA drejtuar Kuvendit Popullor - Të nderuar deputetë. Jam informuar rregullisht për punimet e Kuvendit Popullor dhe me kënaqësi konstatoj se ekzis­ton preokupimi i të gjithë deputetëve për të mira­tuar ligje të atilla të cilat që­ndrojnë në bazë të institucioneve tona demokratike. Këto di­ve ju ristrukturuat Komisionet e Kuvendit Popullor dhe jam i bindur se strukturat e re e kë­tyr Komisioni do bëjë të mun­dur që Kuvendi Popullor dhe deputetët të kryejnë me su­kses detyrën e tyre fisnike. Por me këtë rast, nëpërmjet këtij mesazhi, pasi jam marrë vesh edhe me kryetarët e gru­peve parlamentare, do më le­joni t’ju propozoj që pranë Kuvendit të ngrihet edhe një Komision apo grup i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, i për­bërë nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare. Të gjithë jemi të ndërgjegj­shëm, që kur filluam luftën për demokraci, kishim si qëllim kryesor të realizonim liritë e individit në një shoqëri të li­rë e demokratike. Natyrisht në këtë fushë janë arritur rezul­tate të mëdha. Qytetarët shqip­tarë gëzojnë sot të gjitha liritë dhe të drejtat themelore të individit si liritë e mendimit dhe shprehjes së tij, lirinë e mbledhjes dhe organizimit, lirinë e besimit dhe atë, të pro­nes. Po kështu, pushteti në të gjitha nivelet funksionon në për­puthje me ligjin kushtetues; në Shqipëri janë të garantuara pa­varësia e pushtetit gjyqësor, të drejtat e pakicave kombëtare dhe këto të gjitha vlerësohen shumë nga qytetarët shqiptarë. Por këto rezultate janë për­shëndetur edhe nga mbarë opinioni demokratik ndërkom­bëtar. Mirëpo mendoj se, mbro­jtja dhe respektimi i të drejta­ve të njeriut jo vetëm në sho­qërinë postdiktatoriale, në të cilat demokracia duhet të zhvillohet dhe mësohet njëkohësisht, por edhe në vendet me tradita demokratike janë dhe duhet të mbeten preokupim permanent i qytetarëve, parlamentit, qeverisë, Presidentit, etj. Nga ana ime ju garantoj se tani dhe në të ardhmen do të përdor të gjithë kompetencat e mia që respektimi i dokumentave ndërko­mbëtare në këtë fushë, si Akti final i Helsinkit, Karta e Pari­sit, Dokumenti i Kopenhagenit, etj, të jenë edhe në të ard­hmen në qendër të veprimta­risë së shtetit të ri demokra­tik shqiptar, në mënyrë që qytetarët shqiptarë dhe ata mino­ritarë të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë që ju përka­sin konform këtyre dokumenta­ve të rëndësishme. Me shpresë se sugjerimi im do të merret në konsideratë, ju uroj punë të mbarë në detyrën tuaj fisnike. Me respekt SALI BERISHA PRESIDENT I REPUBLIKËS

«REFORMA NË USHTRI - DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE DHE IMPERATIV I KOHËS»

DISKUTIM I GJERË PËR REFORMËN NË USHTRI

Ndihma mjekësore nga Egjipti

Këto ditë, ambasadori i Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë Ahmed Nabavi Isa, i dorëzoi ministrit të Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes së Mjedisit të Shqipërisë, Tritan Shehu një sasi barnash mjekësore

PSE Dokle ULET PARA Nanos NË PARLAMENT?

Shpesh, në ambientet e parlamentit por edhe jashtë tij, është folur për pozicionin e kryetarit të grupit parlamentar të PS, në parlament. Thonë që «PS është me fat që ka gjetur një njeri si Dokle, të cilin e nxjerr përpara për çdo problem». - Është e vërtetë që ai luan përpara për çdo problem». Dokle hidhet përpjetë si i pickuar për çdo fjalë që thuhet nga deputetët e PD dhe replikon deri me zhurmat e karrigeve që vijnë nga njëra anë. Ai antitezë me Doklen, qëndri­mi i Nanos dukej disi i çuditshëm. Ai është gjithnjë i heshtur dhe rrallë e ngre dorën për të kërkuar fjalën. Por, «sekreti» u zbulua. Në seancën e mbasdites të së martës gjatë një deklarate të bërë nga deputeti Çepeli i PD, Dokle me gjithë nxitimin, ngriti e ulte dorën me veta. Por, dale pak: dikush mbas Dokles pëshpëriti, ndërsa Dokle vetëm përsëriste me zë të lartë, fjalë për fjalë ato që i thuhej. Këtë fakt në atë seancë ia vuri në dukje Dokles dhe kryetari i parlamentit, i cili i tha se «deri dje nuk kish pasur nevojë për sufler». Dokle, i cili nuk mund të qëndrojë pa replik u përgjigj «flak për flakë». Veçse tha të vetmet fjalë që mund të thonte: Sufleri qëndron përpara dhe jo prapa. Dhe kishte plotësisht të drejtë. Zoti Arbnori nuk i vuri emrin e përshtatshëm kur e quajti sufler, sepse vërtet sufleri qëndron përpara aktorit dhe është i parëndësishëm në ballancë me të. Dokle pra nuk është sufler, ai është tellalli i Nanos dhe këtë rol nuk e ka për herë të parë. Nga tellalli i Partisë Në antitezë me Doklen, qëndron mi heshtur dhe bën e gjithnjë, ngrinte e ulte dorën me padurim sa të mbaronte deklarata. Me të mbaruar deputeti Çepeli, Dokle u i pickua dhe nxorri menjëherë një kundërdeklaratë, të cilën pastaj filloi ta pasurojë me fjalët e tij. ... qëndron përpara dhe po prapa. Dhe është plotësisht të drejtë. Zoti Ar- është mjaft i cuditshem, bënor nuk i vuri emrin e përsh-ta, ashtu sikur e quajti sër, sepse vërtetë sulleri qëndron përpara akto-rët nuk është sullfer, ka për herë të parë. Nga tellalli i Partisë si kryeredaktor i «ZP». Dokle mori postin e tellallit të Nanos si krye-tar i grupit parlamentar të PS. E. P.

DOMOSDOSHMËRI HISTORIKE DHE IMPERATIV I KOHËS»

- Merr pjesë Presidenti i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Sali Berisha. - Për të diskutuar për një thellim të mëtejshëm të reformës në ushtri, Ministria e Mbrojtjes organizoi një takim me kuadro drejtues të efektivave të ushtrisë dhe të dikastereve të tjera ushtarake. Merrnin pjesë Presidenti i Republikës, Sali Berisha, Kryeministri Aleksandër Meksi, ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali e drejtues të tjerë të qeverisë, të ftuar nga partitë politike të vendit. Gjithashtu merrte pjesë edhe i dërguari i NATO-s në Shqipëri, kolonel R. E. Abaz, atasheu ushtarak turk, kolonel Denis Jashilmak dhe përfaqësues të tjerë ushtarakë të ardhur posaçërisht me këtë rast. Në fjalën e tij, ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, tha se «reforma në ushtri është vazhdim i zbatimit të programit të qeverisë demokratike për një transformim rrënjësor të krejt jetës së vendit. Kjo reformë, tha ai, nuk është çështje e një grupimi njerëzish apo dhe individësh të veçantë, por edhe në interes të kombit dhe të atdheut. Me këtë hap synohet të bëhet një kapërcim i prapambetjes së trashëguar nga e kaluara dhe të përshpejtohet integrimin e ushtrisë shqiptare në gjirin e ushtrive moderne evropiane». Në vazhdim, zoti Zhulali theksoi se «politika e mbrojtjes do të bazohet në një konsensus të forcave politike, sepse ushtria nuk është një forcë e një partie të vetme, por është e krejt vendit. Presidenti i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura zoti Sali Berisha, tha: «Mendoj se ky diskutim është vazhdim i mëtejshëm i ideve të ushtarakëve të shquar, të cilët domin një shtyri tjetër. Ata e paskan shprehur mendimin e tyre, por sakrificat që ata kanë nuk u shuan. E vërtetë është se në shumicën dërrmuese të ushtarakëve të Shqipërisë ardhja e pluralizmit solli koncepte më të përparuara për ushtrinë. Ky është edhe shkaku pse ushtria nuk pranoi të qëndronte më në krah të diktaturës, por mbështeti proceset demokratike. Ushtarakët, ndonëse aspak të privilegjuar, e pritën jashtëzakonisht mirë demokracinë. Ata patën mençurinë e madhe që në fillimet e pluralizmit, ndërmjet të gjitha partive zgjodhën Shqipërinë. Ideja e një ushtrie tjetër, e një ushtrie të re, është ide e madhe, është ide që ka të bëjë me rolin historik dhe detyrat e saj në sistemin demokratik. Kjo është ide e kalimit nga ushtria e mbyllur në ushtrinë e hapur, në ushtrinë e bashkëpunimit, në ushtrinë e disiplinës. Rifeksioi se ç’ka diktaturë është një shtet ushtarak. Se kalojmë buron edhe tendenca e reformës në ushtri për një vendosur shtetin e së drejtës. Ushtria do t’i përgjigjet politikës së jashtme të Shqipërisë dhe kësaj do të jetë një institucion i së drejtës dhe i shtetit demokratik në Shqipëri. Politika jonë e jashtme është politikë e paqes dhe e stabilitetit. Në përpjekjet të jemi të bindur se të gjitha kontradiktat që karakterizojnë sot situatën në rajon do të zgjidhen përmes rrugës së dialogut e mirëkuptimit. Është e vërtetë e pamohueshme se sot jetojmë një situatë tepër të tensionuar ballkanike, por Shqipëria do të përpiqet që përmes politikës së saj të shmangë konfliktin. Njëkohësisht ajo nuk lejon në asnjë çast të preken fitoret e demokracisë në Shqipëri dhe të cënohet integriteti i vendit. Është e domosdoshme që reformën ta thellojmë për të krijuar një ushtri moderne të bazuar në artin shkencor ushtarak dhe principeve të tjera demokratike me burim Kartën e Helsinkit dhe të akteve të tjera ndërkombëtare të së drejtës. Në këtë drejtim edhe lidhja e bashkëpunimit i ushtrisë sonë me ushtritë e vendeve fqinje dhe të organizmave të NATO-s përbëjnë një fakt inkurajues, për të thelluar reformën e nisur. Vendosja e lidhjeve me NATO-n, pakt i cili ka qenë dhe mbetet garanci e paqes dhe demokracisë, është një ngjarje me rëndësi për ushtrinë tonë. Në po përpiqemi të integrohemi sa më shpejt në këtë organizëm të fuqishëm, pasi edhe e meritojmë, sepse shqiptarët asnjëherë nuk e kanë konsideruar NATO-n si një rrezik për lirinë e popujve dhe se Shqipëria ishte e para që braktisi Traktatin e Varshavës midis vendeve të tjera të Evropës Lindore. Ndërkohë që procedurat e anëtarësimit në NATO do të vazhdojnë, ne nga ana jonë nuk do të shkëputemi lidhjet dhe bashkëpunimin me të. Për rrjedhojë të kushteve në të cilat po jetojmë, është e kuptueshme që ne do të shkurtоjmë shpenzimet për ushtrinë, por kjo s’do të thotë se ne do të ulim kështи, aftësinë mbrojtëse të vendit. Përkundrazi e tërë kjo reformë konsiston në rritjen e aftësisë mbrojtëse dhe të modernizimit sa më të shpejtë të ushtrisë. Nuk mund të ketë një ushtri të fortë në një vend të varfër, dhe me një ekonomi të dobët, prandaj duhet që të stabilizojmë ekonominë tonë. Na reformën që po bëjmë në ushtri është shumë e rëndësishme që oficerët tani të mësojnë artin e vërtetë ushtarak, artin e ideologjizuar dhe dijenjtë në shkollën ushtarake të jenë në një nivel të lartë. Jam shumë dakord që shkolla ushtarake të jetë e një shkalle me Universitetin në rrafshin e përgjithshëm plus artin ushtarak, i cili do të jetë kriter bazë për pranimin dhe vlerësimin e oficerëve të rinj. Reforma në ushtri po ecën suksesshëm në kuadrin e krejt reformës në Shqipëri. Pas fitores së 22 marsit një fitore e madhe e demokracisë është foleja që po krijon reforma në lokomën e sëcilit, fole e cila po rritet vazhdimisht duke konsoliduar kështu bazat e demokracisë në Shqipëri. Reforma në ushtri garanton para së gjithash çuarjen përpara të demokracisë dhe të modernizimit e përparimit të saj. ATSH

Egjipti

Aħ-med kryesisht antibiotikë eti, që qeveria e Egjiptit ia dhuron popullit shqiptar në këtë periudhë të vështirë të tranzicionit. (ATSH)

Qemal Dracini i jepet medalja «Miku i Demokracisë»

Në Universitetin «Luigj Gurakuqi» të Shkodrës u zhvillua një sesion jubilar kushtuar intelektualit shkodran, Qemal Dracini, vëllai 45 vjet më parë në qelitë e sigurimit të shtetit. Në këtë veprimtari merrnin pjesë edhe kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori etj. (ATSH)

Patatet e ardhura nga Greqia-stok në frigorifer

Të duket si paradoks që shteti u ka siguruar qytetarëve patate të importit me 8 lekë kilogramin e, megjithatë, mjaft prej tyre vazhdojnë t'i blejnë në tregun e lirë me 25 lek kilogramin. Të duket si paradoks që shteti u ka siguruar qytetarëve patate të importit me 8 lekë kilogramin e, megjithatë, mjaft prej tyre vazhdojnë t'i blejnë në tregun e lirë me 25 lekë kilogramin. Ndodh kështu pasi, edhe pse frigoriferi është i furnizuar bollshëm me këtë artikull, njësitë e tregtimit nuk venë të furnizohen (!) Një vëzhgim i bërë këto ditë në njësitë e Tiranës flet qartë për këtë neglizhencë të shitësve dhe për mungesë kontrolli nga ana e zyrtarëve të pushtetit lokal. Në njësinë nr. 309 pranë stacionit të trenit, edhe pse mjaft qytetarë prisnin për patate, në dyqan nuk kishte gjendje. Po kjo dukuri vërehet edhe në njësinë 1. Njësia nr. 322 nga 700 kg që ka planin, ka tërhequr vetëm 200, njësia nr. 13 nga 788 kg ka tërhequr vetëm 392 etj. Më e rrëndë paraqitet gjendja në mensat e spitaleve të kopshteve e të çerdheve. Nëse qytetari nuk e gjen në njësinë e caktuar ai vetë e blenë pataten më shtrenjtë, ndërsa në spitale, në kopshte e në çerdhe, të sëmurët dhe fëmijët rrinjë e presin ç't'u çojë administrata. Kështu Ndërmarrja e mensave, që furnizon këto institucione, nga 200 tonë që ka planin ka tërhequr vetëm 40 tonë patate. Po kështu drejtoria e mensave nr. 1, që furnizon studentët edhe pse ka në plan 60 kv, ka tërhequr vetëm 6 kv. Por ka edhe më keq: drejtoria e mensave dhe 3 nga 40 kv të planit nuk ka tërhequr asnjë gram! Ndërsa thuhet se për furnizimin e njësive tregtare nuk qenkan të interesuar shitësat, mbasi patatja ka çmim tavan, për ndërmarrjet e mensave nuk sillet asnjë argument veç neglizhencës në punë të drejtuesve të atjeshëm. Edhe dikasteri përkatës nuk del i larë. Ai ka bërë një plan për furnizimin e popullatës me patate, por, si po e ndjek atë? Në frigorifer, në Tiranë, ka gjendje rreth 800 kv patate të cilat rrezikohen të prishen. Shteti interesohet dhe sjell patate nga Greqia deri në frigorifer, kurse si drejtues nuk është gjendje t'ua çosh qytetarëve për t'i konsumuar duke i lënë të prishen. Kjo është e pafalshme. ZEF LESH[I?]

DE MARKO në Korçë

I ftur nga kryetari i Bashkisë së qytetit të Korçës, Gjergji Glinko, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Maltës, zot. Kudo De Marko dhe personat e tjerë që e shoqërojnë, bënë një vizitë në këtë qytet. Zoti De Marko takua me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Korçës, si dhe vizitoi shkollën e ulët të ndërtimit, e cila vitin e ardhshëm, e financuar nga Malta, do të kthehet në shkollë të mesme të gjuhës angleze. (ATSH)

NJOFTIM

Instituti i Sigurimeve (INSIG) ka nevojë për punonjës me këto kërkesa: 1. Juristë e ekonomistë, me notë mesatare mbi 8, që njohin mirë gjuhën angleze, dhe me moshë nën 35 vjeç. 2. Punonjës për marketing, me arsim të lartë, me notë mesatare mbi 7,5, me moshë nën 35 vjeç. 3. Linguistë që kanë mbaruar për gjuhë angleze, nën 35 vjeç dhe me një gjuhë të dytë perëndimore. 4. Rcvizor, me specialitet financiar nën 40 vjeç, me përvojë pune mbi 3 vjet. Për natyrën e punës kandidatët e pikave 1,2 dhe 4 duhet të jenë meshkuj. Të interesuarit të paraqesin dokumentat që vërtetojnë kriteret e mësipërme, si dhe një dokument nga qendra e punës ose nga fakulteti për aktivitetin e tij gjatë kësaj periudhe. Paraqitja e dokumenteve bëhet brenda datës 10 nëndor 1992, pranë Institutit të Sigurimeve me adresë: bulevardi «Dëshmorët e Kombit», Nr. 3 Tiranë. INSTITUTI I SIGURIMEVE