01/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 nëntor 1992

PARTIA DEMOKRATIKE PUNON PËR T’I REZISTUAR KOHËS

Partia Demokratike qysh me krijimin e saj, solli në jetën tonë politike një moral të ri politik që paralizoi dogmën, moralin e korruptuar të Partisë së Punës, duke sjellë një frymë të re të konceptimit praktik, një vizion real për jetën, shoqërinë, njeriun, lëvizjen shoqërore deri te ndërtimi i shtetit demokratik. PD në themel të punës dhe ndërtimit të saj ka vënë dialogun e hapur, tolerancën, mendimin e lirë, komunikimin e sinqertë me popullin. Ajo, duke qenë një parti demokratike e standardit evropian, nuk punon nën rogoz si PP (S), nuk mban misterin partiak në ilegalitet, nuk i tremb njerëzit me vendimin e fshehtë të partisë, siç vepron sot PS prej së cilës shqiptarët kanë një përvojë tragjike. Partia Demokratike, duke besuar te shpirti njerëzor, i krijon atij hapësirën e nevojshme të ruajtjes së individualitetit, të manifestimit të lirë të mendimit, të ideve, të koncepteve të tij që rrjedhin nga përvoja e tij njerëzore. PD nuk mendon kurrë që t’i renditë anëtarët e saj në rresht sipas disiplinës së hekurt komuniste siç vepron PS, parti e cila, jo vetëm nuk i lejon të shfaqen këto norma të demokracisë evropiane në gjirin e vet, por, për fatin e saj të keq, këto e futin i keqinterpreton kur i zbaton PD për të riorganizuar e forcuar vetveten. Partia Demokratike nuk i bën thirrje popullit «Përpara për fitore të reja» siç vepron PP (S) dhe, ndërkohë, fshihet gjendjen e rëndë të vendit, situatën e ngrirë të Partisë. Ajo, (PD) nuk do të lejojë kurrë praktika që zvetënojnë lidhjet e drejtpërdrejta me njerëzit. Ajo nuk do të tërhiqet kurrë në një parti deklaratash siç është PS, në një parti ilegale siç është PS, në një anomine siç është PS, në një parti të çorientuar dhe pa jetë, siç është PS. Partia Demokratike është një parti e fuqishme me njerëz të rinj, ide të reja dhe mesazhe të fuqishme shoqërore. Ajo është një parti që e zotëson i gabimeve të bëra. Megjithatë duhet thënë se PD nuk ka asnjë njollë korrupsioni siç është zhytur thellë Partia Socialiste. Partia Demokratike ka një bazë nisjeje të ndritshme, siç është lëvizja studentore me intelektualët më të shquar shqiptarë në krye, kurse PS ka një bazë të errët bolshevizmi, diktature, mediokriteti. Partia Demokratike me parimet dhe rregullat e saj organizative nuk do të lejojë lulëzimin e burokracisë, kurse PS ka një burokraci 50-vjeçare të përfaqësuar nga enverizmi i bazës së saj (kujtoni vetëm enveristët dhe kryetarët e PK nëpër rrethe) që e kanë në gjak burokracinë, korrupsionin, hatërllëkun, hakmarrjen. Partia Demokratike punon për t’i rezistuar kohës dhe këtë e sheh edhe të përpjekjet për të forcuar rregullin dhe disiplinën. Ky angazhim i PD, këto përpjekje të saj për të riorganizuar të gjitha strukturat partiake, çka e bëjnë atë akoma dhe më të fuqishme, veçanërisht në aspektin kohor, perspektiv e kombëtar janë përjetuar me dhëmbje nga Partia Socialiste. Kjo tregon se PD është në rrugë të mbarë, se angazhimi serioz i saj në drejtim të zotërimit të kaheve të reja të zhvillimeve politike në Shqipëri është i mjaft i arsyeshëm. Është për të ardhur keq kur «ZP» dhe PS paragjykojnë këtë orientim cilësisht të ri të PD, «RD», kur ka trajtuar çështje të organizimit të degës së PD të Kuçovës, është nisur nga qëllime krejt demokratike, që janë cilësi të partive bashkëkohore evropiane. Por «ZP» përpiqet që kritikën e arsyeshme që bëjmë ne për këtë degë, t’i tipizojë si karakteristika të PD në tërësi, nisur nga parime të ulta politike, nga pozita banale, primitive, bolshevike. U kujtojmë se parimi leninist që kur kritikohej një organizatë partie në nënkuptohej tërë partia, kur kritikohej një komunist, nënkuptohej tërë nomenklatura e komunistëve, as që mund të imagjinohet më në një rend demokratik. ...nd, shtatën e njerëzve... me njerëzit. Ajo nuk do të tërhiqet ilegale siç është PS, në një parti anonime siç është PS, në një parti të orientuar dhe e mesazhe të fuqishme shqërore. Ajo është një parti që e zotëron terrenin politik shqiptar me forcën dhe lëvizjen e saj, me gjallërinë dhe potencialin vital, të cilat shfaqen atë nga të gjitha partitë e reja demokratike të Evropës Lindore. Vetë historia historike e 22 marsit bën që PD të jetë një rast i rrallë në historinë moderne të Evropës, shembull real i një organizimi të papërsëritshëm në lëvizjen demokratike botërore. PD është një parti moderne që punon për t’i rezistuar kohës dhe këtë e sheh tek orientimi intelektual, te potenciali i tyre njerëzor, të vendosura e normave, të drejta në jetën e saj organizative, tek korrigjimi... ...tikat e arsyeshme që bëjmë në tërësi, në një parti të ulta politike, nga pozita banale, primitive, boshllëqe. U kujtojmë sa pari leninist që kur kritikojnë një organizatë parlamentare, nëkpuhtoejnë tërë parti, kur kritikohen një komunist, nëkpuhtoejnë tërë nomenklatura e komunizmit, asë që mund të imagjinohet më në këtë rend demokratik. Por, siç duket, kështu po rinovohet PS, duke ruajtur jo vetëm strukturat, udhëheqjen, parimet e sjelljes, por më keq akoma, duke shpallur psikologjinë e vet të ngurtë si njësi matëse edhe për të tjerët. Megjithatë duhet thënë se PD nuk do ta ndërpresë për asnjë çast riorganizimin e vet. Kjo është një kërkesë që flet për dimensionet bashkëkohore të PD, që e bëjnë atë t’i rezistojë së ardhmes dhe zhvillimit shoqëror e politik në Shqipëri. MUJE BUÇPAPAJ

Presidenti BERISHA, priti LORDIN OUEN dhe SAJRUS VENS

Bashkëkryetarët e Konferencës së Pages për Jugosllavinë, Lordi Ouen dhe Sajrus Vens u pritën në presidencë nga Presidenti i Republikës Sali Berisha, i cili pasi u shpreh mirëseardhjen, vlerësoi kontributin e kësaj konference dhe bashkëkryetarëve të saj për masat dhe propozimet e marra për Jugosllavinë si: vendosja e zonës moëfluturuese mbi Bosnjë; vënia e armëve nën kontroll etj. Më pas biseda u përqëndrua mbi Maqedoninë dhe zhvillimet politike në këtë vend. Presidenti shprehu mbështetjen për qëndrimin konstruktiv të forcave politike shqiptare në këtë vend. Stabiliteti i kësaj republike - u tha në bisedë - është në interes të Ballkanit dhe të Evropës. Në lidhje me Kosovën Presidenti Berisha shprehu mbështetjen për Presidentin Rugova. Ai theksoi se duhen ndërmarrë hapa konkrete dhe energjik nga Komuniteti Europian për pengimin e përhapjes së konfliktit në këtë zonë. Kështu Kosova do të duhet të vijë në mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Një situatë e qetë në rajon do të mundësonte zgjidhjen e statusit të Kosovës duke respektuar të drejtat njerëzore. Lordi Ouen dhe Sajrus Vensi shprehën mirënjohjen për pikpamjet dhe shqetësimet e shqiptarëve. Gjithashtu ata shprehën angazhimin e tyre për arritjen e një zgjidhje paqësore të pranueshme. Në fund bashkëbisedimi u përqëndrua rreth zgjedhjeve federale të dhjetorit dhe mundësisë së pjesëmarrjes së shqiptarëve në to. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANË PRESIDENTIT.

Në dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet me Maltën dhe vendet e tjera të Mesdheut

- Nga takimi i Presidentit Berisha me zotin De Marko - Jam i kënaqur që erdhët përsëri në Shqipëri, - i tha Presidenti Berisha në takimin që bëri me ministrin e jashtëm të Maltës, zotin Guido De Marko. Malta është një vend mik që ka mbështetur proceset demokratike në Shqipëri. Ne të Mesdheut. Më pas Presidenti i njohu miqtë me ecurinë e reformës në vendin tonë, me arritjet e qeverisë demokratike dhe u ndal në problemin e Ballkanit dhe konkretisht të Kosovës. Ai shprehu edhe njëherë qëndrimin e tij që vendet e Komunitetit ndërkombëtar duhet të ndërmarrin masa konkrete të reja për parandalimin e konfliktit në Kosovë. Zoti Guido De Marko tha se, i kupton pikpamjet dhe qëndrimet tona për problemin e Kosovës. Eshtë turp për Evropën - vazhdoi ai - që lufta në Bosnjë-Hercegovinë po vazhdon, por do të ishte dhe më tepër turp nëqoftëse se ajo do të shtrihet në Kosovë. Ai u ndal gjithashtu në mbështetjen konkrete që mund t’i japë Malta Shqipërisë dhe konkretisht në kërkimin e naftës, në specializim dhe kualifikim, në emigracion, në gjetjen e rrugëve dhe mundësive për sigurimin e kredive për tregti në Shqipërinë, turizëm etj. Në takim u diskutua edhe për mundësinë e bashkëpunimit të vendeve të vogla, në krijimin e institucioneve të tilla për të inkurajuar bashkëpunimin midis të dy vendeve, për bashkëpunimin e vendeve mesdhetare etj. (ATSH)

SHPREHET DËSHIRA PËR FORCIMIN E MARRËDHËNIEVE DYPALËSHE

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ministrin e Jashtëm, të Kroacisë, zotin Zdenko Shkraballo. Zoti Berisha, pasi i uroi mirëseardhjen ministrit kroat, i theksoi dëshirën e Shqipërisë për të forcuar me të gjitha mënyrat marrëdhëniet, shkëmbimet e procesit integrues midis Shqipërisë dhe Kroacisë. Në këtë plan u fol për institucionalizimin e kontakteve qeveritare, për nënshkrimin e një marrëveshjeje miqësie e bashkëpunimi, për hapjen e shpejtë të ambasadave në Tiranë e në Zagreb, për linja detare midis porteve të dy vendeve e për projektin e një autostrade përgjatë Adriatikut li- [prerë] Ministri i Jashtëm, Shkraballo, shprehu gjithashtu vullnetin e qeverisë kroate për të bashkëpunuar sa më ngushtë me Shqipërinë. Gjithashtu, ai tha se, me komunitetin shqiptar në Kroaci nuk ka asnjë problem dhe Kroacia mbë-[prerë]

Mundësi intelektuale për të kontribuar

A mundet TV të realizojë «raunde» debatesh të ndryshme? Ka më së dy vjet që opinioni i gjerë shqiptar është përfshirë nga ethet e «tifozllëkut» politik. Ndukosh mund të thotë se ky «tifozllëk» ka rrënjë. Natyrisht, por ama interesi është përsëri në shkallën sipërore. Këtë e vërteton më së miri, ndjekja pasionante gjë një orët e vona të natës sidomos e debateve parlamentare, që transmetohen në TV. Por nuk është fjala vetëm për debatet politike. Duke ecur nëpër këtë alternativë të pashkelur historike, një opinion i tillë është interesuar në njohë «enigmat» e së panjohurës. Dhe në këtë rrugë këto të saponisur, jo vetëm politikë, por shumëcka është e panjohur. Dhe natyrisht, për t’i ndihur kohët më kaq probleme, mundësitë më efektive i ka TV. E pra, është mendimi që TV ynë të realizojë para kamerave debate mes specialistësh, politikanësh e intelektualësh të shquar të fushave të ndryshme për tema e probleme të ditës, pra, diçka të përfartë me «tribuna politike», «ekonomike», etj. Mendojmë se, edhe nga ana e mundësive teknike, realizimi i këtyre emisioneve do të paraqiste më pak vështirësi për TV, se ndonjë kategori tjetër emisionesh. Biseduam për këtë problem me drejtorin e përgjithshëm të RTV, zotin Skënder Buçpapaj, dhe ai na tha se edhe ata e kanë pasur në fokus një mendim të tillë, por, kur ka ardhur puna për realizimin konkret, në një moment të caktuar nuk kanë gjetur impjenjimin dhe predispozicionin e duhur nga ana intelektuale (politikanë) të cilëve janë drejtuar (!). Megjithatë, interesimi intelektual për këtë nuk mungon, Këtë e vërteton më së miri prezenca e përditshme imponuese e intelektualëve nëpër redaksitë e gazetave tona. Kurse para kamerave debatit i tyre do të ishte një kontribut më efektiv për të ndihmuar edhe me zgjidhje optimale të «nyjeve» të shumta të ditëve tona. Ky sugjerim le të shërbejë si një thirrje për rakordim mes imponimit, predispozicionit të intelektualëve dhe atij të TV... RAKIP SULÇE

Pritje nga ambasada Turke

Të enjten më 29 tetor në hotel «Dajti» ambasadori i Turqisë në vendin tonë, z. Ernekol, dha një pritje-koktej me rastin e 69-vjetorit të themelimit të Republikës Turke. Në pritje mori pjesë dhe Presidenti i Shqipërisë z. Berisha. Morën pjesë gjithashtu anëtarë të qeverisë, trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, parlamentarë, përfaqësues të partive politike dhe të ftuar të tjerë. Pritja krijoi një ambient të këndshëm miqësor. Korçë, i «RD»

Koktej nga ambasada rumune

Më 30 tetor, me rastin e «Ditës së Ushtrisë Rumune», ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rumanisë në Shqipëri, zoti George Micu, organizoi një koktej në Qendrën Kulturore të Ushtrisë Shqiptare në Tiranë. Në koktej merrnin pjesë zv/kryeministri dhe ministri i Rendit, zoti Bashkim Kopliku, ministri i Arsimit zoti Ylli Vejsiu, përfaqësues të partive politike dhe të shtypit. Merrnin pjesë gjithashtu përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë. Pritja kaloi në një atmosferë miqësore.

Mbërriti në Shqipëri presidenti i Bosnjë - Hercegovinës Alija Izetbegoviç

Dje, bëri një vizitë në Shqipëri presidenti i Bosnjë-Hercegovinës Alija Izetbegoviç. Ai u prit në aeroportin e Rinasit nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe personalitete të tjera më të larta të shtetit.

KONFERENCË SHTYPI e presidentit boshnjak ALIJA IZETBEGOVIÇ DHE presidentit të SHQIPËRISË SALI BERISHA

Në deklaratat për shtypin, Alija Izetbegoviç midis të tjerash se erdha në Shqipëri për të vendosur marrëdhëniet për të ardhmen midis Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës. Tani ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie midis dy shteteve tona. I pyetur nëse ekziston rreziku i zgjatimit të konfliktit në Kosovë, Alija Izetbegoviç iu përgjigj se ky rrezik ekziston realisht dhe nga Sanxhaku në Kosovë mund të përhapet në Ballkan. Prandaj duhet të bëjmë ç’është e mundur për të evituar shtrirjen e konfliktit. Ndërsa presidenti Berisha, pasi vlerësoi rëndësinë e kësaj vizite teksole së Bosnjë, bëri përqasjen një shqetësim për mbarë njerëzimin, atëherë funksionojnë kampe përqendrimi, funksionojnë barbari... ...të ligjet e egërsisë njerëzore, Më tutje, presidenti Berisha, shprehu besimin se populli i Bosnjë-Hercegovinës, nën drejtimin e zotit Izetbegoviç, në këtë luftë të drejtë, do të ketë ndihmën më konkrete të komunitetit ndërkombëtar. Duke theksuar se lufta e atjeshme synon një pastrim etnik, presidenti Berisha vazhdoi se, bora perëndimore do të jetë më e energjike, më aktive, duke mos lejuar thellimin e hendekut që nuk është në interes të askujt. Është e domosdoshme që për Bosnjën të merren masa më energjike sikundër është e domosdoshme që të merren masa konkrete për të parandaluar zgjerimin e konfliktit i cili ka në bazë pastrimin etnik. Zhvendoja e tij në Kosovë do të kishte të njëjtat qëllime.

T [tekst i prerë] kjo është... [pjesë e palexueshme]

VËZHGIM mbi leximin e gazetave në Tiranë

VËZHGIM mbi leximin e gazetave në Tiranë Anketë e realizuar nga studentë të degës së gazetarisë në UT

NJOFTIM

Ditën e shtunë gazeta jonë nuk do të dalë për arsye teknike të shtypshkronjës. Shpresojmë dhe kërkojmë që nga drejtorla e saj të merren masat që ky rast të mos përsëritet më. REDAKSIA

Mbi leximin e gazetave në Tiranë

Anketë e realizuar nga studentët e degës së gazetarisë në UT Nga vëzhgimi mbi gazetat në Tiranë del se shumë lexues kërkojnë një ndryshim rrënjësor në paraqitjen e gazetave. Rreth 73 për qind e të anketuarve do të preferonin leximin e gazetave të paravura në vend të atyre partiake. 31 për qind e të anketuarve kërkojnë që të pasqyrohen më shumë informacione të brendshme të tilla që kanë të bëjnë me ekonominë dhe krimin. Të tjerët kërkojnë rritjen e informacionit ndërkombëtar, aktiviteteve kulturore nga bota dhe humor. Shumë lexues mendojnë se edhe në ato gazeta që merren më shumë me politikë nuk ka një vijë ndarëse midis faktit dhe komentit. Më shumë se 60 për qind e të anketuarve mendojnë se gazetat shqiptare janë të pasakta, ndërsa 52 për qind nuk kanë besim te gazetat. Vëzhgimi është bërë mbi lexues që i lexojnë gazetat vazhdimisht, ku 47 për qind lexojnë në katër apo më shumë gazeta në javë. Sipas këtij anketimi del se «RD» e blejnë më shpesh 33,9 për qind, ndërsa «ZP» as 20,5 për qind. Ky vëzhgim hulumtues është bërë nga studentë të degës së gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Studentët e zhvilluan atë për dy orë në tetë pika të qytetit ku shiten gazetat e përditshme të qytetit. 250 lexuesve të gazetave u janë bërë dhjetë pyetje që kanë të bëjnë me blerjen e gazetës dhe mënyrën e shtypjes së tyre. Rezultatet e vëzhgimit nuk duhet të merren si shumë të sakta dhe shkencore, por për të dhënë një vizion për mendimet e opinionit mbi punën e gazetave këtu. Në qoftë se keni nevojë për një informacion më të gjerë mbi rezultatet e vëzhgimit, kontaktoni Ned Coli në Universitetin e Tiranës, degën e gazetarisë me telefon 241-09.