ZOTI PJETER ARBNORI TAKOHET ME SHQIPTARË ME BANIM NE GJERMANI
Klubi «Kaçaniku» - 90-ë bashkaku me degën e LDK-së në Këln, organizuan një takim të shqiptarëve me banim në Gjermani me zotin Pjetër Arbnori.
Ishin të ftuar edhe zotit Xhezair Zaganjori, ambasador i Shqipërisë në Gjermani, akademiku Mark Krasniqi nga Kosova, zoti Nik Gjelo[s]hi, nënkryetar i Qeverisë së Kosovës, etj. Hyrja e zotit Pjetër Arbnori u përshëndet me duartrokitje të shumta nga rreth 300 vetë që mbushin sallën.
Pas përshëndetjes së zotit Marjan Tunaj, kryetar i LDK-së për degën e Këlnit; fjalën e mori zoti Arb[n]ori; i cili foli për ndryshimet e rëndësishme politike në Shqipëri; ecurinë e reformës; për ligjet e shpejta; të aprovuara nga Kuvendi Popullor mbështetjen e fuqishme që jep. Shqipëria për zgjidhjen e drejta të çështjes së Kosovës dhe atë që shqiptarëve të tjerë që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni; në Mal të Zi; etj. Më pas; e mori fjalën zoti Mark Krasniqi. Në fund; zoti Pjetër Arbnori; zoti Krasniqi; zoti Zaganjori dhe zoti Gjelo[s]hi iu përgjigjën pyetjeve të shumta që bëheshin të pranishmit. Takimi që zgjati rreth 3 orë ishte shumë i përzemërt.
(ATSH)
KARAKTERI KOMBETAR DHE LIGJOR I REFORMES NE USHTRI
Reforma në ushtri, si pjesë e reformës demokratike, po vazhdon sipas logjikës së kohës duke pasur në qendër çështjen kombëtare dhe përvojën e ushtrive demokratike perëndimore.
Ajo filloi me bllokun e ligjeve, ç’ka solli vendosjen e gradave, statusin e ushtarakut, ligjet për departizimin, dhe për shërbimin ushtarak. Këta bëjnë që ushtria nga një partiake të jetë plotësisht kombëtare.
Me dashakeqësi e pa përgjegjësi këto ndryshime cilësohen «luftë klasash», «larje hesapesh» etj., Gati 80 për qind e atyre që janë vendosur në krye të komandave të divizioneve e brigadave kanë qenë anëtarë të KQ të PP. Askush nuk paragjykon për Baki Shehun se ka qenë sekretar komiteti partie divizioni apo deputet i PS. Po kështu në Shkodër, të gjithë e dinë se Flamur Muça, që u bë komandant divizioni është baxhanak me Shaqir Vukajn apo ka qenë anëtar i PP. Askush nuk i vuri në kandar një këto punë. Anëtarë të PP kanë qenë Bajram Konomi, Asllan Bushati, Sheme Kosova e plot të tjerë që u bënë komandantë divizionesh e brigadash në sajë të mendjes, dijes e ndershmërisë. Askush nga ish-anëtarët e PP nuk ndi[e]n ftohtë në ushtri. Sot ushtarët tanë e kanë të qarë se i përkasin kombit e jo partive. Çdo tentativë për shpifje, trillime e insinuata për ta tërhequr ushtrinë në lojën politike është sa e rrezikshme aq dhe antikombëtare. Kur ushtria i vjen një urdhër që ndalon futjen në repart të shtypit partiak pa dallim dhe për shkelësit përcaktohen masa, ky zbatu[i]m i ligjit duhet përshëndetur. Por disa i ha meraku dhe shpifin deri në marrëzi. «Po lirohen oficerë se lexojnë “ZP”! Përse nuk jepet fakti kush u lirua, cila komandë e propozoi?
Pakësimi numerik i ushtrisë si problem mbarevropian për shkak që dhe po ndodh edhe te ne. Legjislacioni mbi shërbimin ushtarak, ku shërbimi i detyrueshëm u ul nga 24 në 15 muaj dhe zbori nga 9 ditë në vit, 7 ditë në 2 vjet, bëjnë që sa e kuadro të bëjnë në këto raporte. Ideja është e qartë, sasia enveriane të zëvendësohet me cilësinë moderne. Prandaj pakësimi numerik, si kërkesë e kohës, nuk është punë partish.
Sulmi që i bëhet reformës në ushtri se po hiqen në rrugë «kuadro të përgatitur» bëhet me inat partiak, pa argumente. Deri dje habiteshim se ç’do të hekurani Isaj, me plehun e çakmakët. Po tani që Fatmir Zana, me ushtrinë që s’e di nga bie, mohav[e] të mëdha, bëri që të largohej nga ushtria vendimi që u mor për nxjerrjen në rezervë të grupit Enver Kristo Thomollari, ish-kryetar i shoqatës së Enverit dhe Vaskë Ziu, demokrat-i i mirëfilltë. Ndërsa trajtimi financiar nga 1800-2600 lekë në muaj është tepër human. Kaq nuk marrin mësueset e fshatit, as tipografët që i grin plumbi. Zbatimi i zblotë i statusit nuk u bë jo vetëm për xhepat e zbrazur të Qeverisë, por ai ka nenin 16 që përcakton disa pika të tij (ato të trajtimit financiar do të zbatohen me daljen e ligjit për sigurimet shoqërore). Do të ecim me ligj apo me Maliq?
Ushtria po punon me ngarkesë të plotë e kuadrot e saj po realizojnë me përkushtim detyrat e atdhetarisë e të gadishmërisë. Semundja e rrënimit të armëve, e filluar para 10 vjetësh po shërohet. Shkohet drejt vendosjes së disiplinës e rregullit ushtarak, drejt uljes së largimit pa leje. Në ushtri po bëhet
(Vijon në faqen 2)
Misioni vlerësues i OKB-së për të drejtat e njeriut takohet me anëtarë të komisionit të ligjeve
Një mision vlerësues i OKB-së për të drejtat e njeriut, me qendër në Gjenevë, që po viziton vendin tonë, i kryesuar nga zoti Krajk Mokhiber, u takua me anëtarë të Komisionit të Ligjeve të Kuvendit Popullor.
Në takim, kryetari i Komisionit të Ligjeve, zoti Zef Brozi, para-sh[?]troi punën e bërë nga Kuvendi për miratimin e një legjislacioni sa më bashkëkohor, që siguron sa më realisht të drejtat e njeriut. Gjithashtu ai theksoi nevojat tona aktuale, që mund të plotësohen nga institucionet e specializuara ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut.
Zoti Mokhiber shprehu gatishmërinë për të ndihmuar në mjaft drejtime, si me kurse specializimi, literaturë, këshillime, leksione, etj. Shkëmbimi i mendimeve midis deputetëve dhe anëtarëve të misionit, ishte i dobishëm dhe konstruktiv.
Kryetari RUGOVA përgëzon KLINTONIN
Qendra për Informim e Lidhjes Demokratike të Kosovës njofton se zoti Ibrahim Rugova i dërgoi telegram përgëzimi, në të cilin thuhet:
Zoti President; ju urojmë përzemërsisht zgjedhjen tuaj për kryetar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Jemi të bindur se ardhja e juaj në krye të shtetit, që është (lider i demokracisë dhe lirisë), është fitore e një brezi të ri dhe frymë e re në politikën amerikane dhe botërore.
Shpresojmë se SHBA-të, nën udhëheqjen tuaj, do të vazhdojnë të përkrahin çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
SHBA do të mbështesi përsëri SHQIPËRINË
Një zyrtar i lartë amerikan pohoi se, megjithë ndryshimin e administratës amerikane, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin qeverinë demokratike të Shqipërisë.
Drejtori i Agjencisë Amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar, Ronald Roskens, tha se ndihmat amerikane për Shqipërinë do të vazhdojnë. Në vijim ju sjellim përmbledhjen e një interviste që dr. Roskens i dha korrespondentit tonë Elez Bi- programi i ndihmave të jashtme amerikane është përkrahur gjithnjë nga të dy partitë kryesore politike të Shteteve të Bashkuara. Javën e kaluar z. Roskens vizitoi Shqipërinë, ku zhvilloi takime me udhëheqësit e atij vendi, përfshirë presidentin Berisha. Ai tha se qeveria demokratike e Shqipërisë ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt demokratizimit të shoqërisë shqiptare dhe kalimin nga ekonomia e qendërsuar në një ekonomi të tregut të lirë. Dr. Roskens tha se në asnjë vend të Evropës lindore nuk janë ndërmarrë reforma aq themelore brenda një afati të shkurtër sa në Shqipëri. Zoti Roskens tha se ndihmat amerikane për Shqipërinë janë përqëndruar në tri fusha: Një ndërtimin e institucioneve demokratike, reformimin e ekonomisë dhe kalimin e saj nga një sistem i qendërsuar në një sistem të tregut të lirë dhe në përmirësimin e standarteve të jetesës. Agjencia amerikane për Zhvillimin Ndërkombëtar ka dërguar në Shqipëri ekspertë të ndryshëm, tha ai, në përpjekje për të ndihmuar qeverinë në përpilimin dhe miratimin e ligjeve të reja dhe për t’i dhënë Shqipërisë këshilla në fushën ekonomike. Zoti Roskens vlerësoi lart vendosmërinë e qeverisë demokratike si dhe të popullit shqiptar për zbatimin e reformave të vështira, por të domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë.
Ku banon në arrest shtëpiak, DIKTATORI RAMIZ ALIA?
Djali im 14 vjeçar është nxënës i shkollës «20 Vjetori i Pavarsisë».
Në atë pellg e kalon dhe kohën e lirë duke luajtur me shokë. Një mbasdite tek po bisedonim në familje për fatin e diktatorit R. Alia, ai u hodh dhe tha: Bab[i], R. Alia ndodhet në pallatin e parë të Lanës! (quhen edhe pallatet e «italianëve» sepse janë ndërtuar në kohën e pushtimit fashist të vendit tonë). Aty janë dhe dy policë me automatik që e ruajnë! Fjalën e parë dhe … Fjalinë e parë edhe e besova, kurse e dyta më futi në dyshime. Megjithatë s’bëra zë. Të nesërmen në mbrëmje u nisa të verifikoj. Pallatin e dija ku bënte, por rrugës po mendoja: Cili pallat të jetë vallë i pari? I pari gjatë rrjedhës së Lanës apo në drejtim të kundërt? Befas mu kujtua thënia popullore: «Kush pyet gjen Stambollin» prandaj vazhdova i qetë rrugën. Pas pak arrita në pallatin e parë gjatë rrjedhës së Lanës. Pyeta një djalë mbi biçikletë që kishte ndalur përbri një rrapi. Ai më tha se ai ishte pallati që kërkoja dhe se diktatori banonte në hyrjen e fundit, kati i dytë. Iu afrova hyrjes. Asnjë polic! I rashë përsëri pallatit për të parë hyrjen nga mbrapa. Ajo ishte e goditur me dërrasa. Dhe përsëri asnjë shenjë polici. Shejtani! tashmë me vete për djalin. Më paska gënjyer ose paska bërë shaka me mua! Për të siguruar ngjita shkallët. Kur, papritur, pashë dy policë me automatik ndër duar. S’e dhashë veten, por iu afrova dhe me ndrojtje i përshëndeta: Policët ma kthyen përshëndetjen pa e prishur terezinë. Ky qëndrim i tyre ma shtoi guximin dhe sigurinë. Zgjata cigaret. Njëri polic e pinte cigaren, jo si i ndezëm ato biseda rrodhi shtruar. Njëri prej policëve nga Kavaja e tjetri nga Shkodra. Të dy mezi prisnin që diktatori të arrestohej sa më shpejt. Bisedova lirshëm me policët përreth 5 minuta. Përpara se të largohesha hodha shikimin nga dera e apartamentit ku ndodhej i izoluar diktatori. Gjesh klitha nga habia: Në mbishkrimin e mbythyer në derë lexova: Familja Maruf Haxhimuri. Pra ja ku na banoka në arrest shtëpiak diktatori! Tek krusku i vajzës së tij të madhe! Tek ish zëvendës dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës. U ndava nga policët duke ju lënë porosi qytetare që të bënin kujdes për diktatorin. Sapo dola nga hyrja e pallatit vështrova me qëllim lart. Në sfondin e qirinjve qiellorë numërova gjashtë dritare të mëdha me grila plastmasi ngjyrë kremi, qëndër ndanin njërin apartament nga tjetri: (Eh, sa i përhapur ishte ky lloj plastmasi i jashtëm në vilat e nomenklaturës së kuqe!). Një llogari e thjeshtë dhe dilte se arshusku na paska banuar dhe banoka në një apartament prej pesë dhomash dhe një guzhinë. E çfarë domoshe! E çfarë guzhine! Ec e mos fol po të duash! Ec e mos kritiko qeverinë demokratike dhe parlamentin për ngadalësi në veprime! HAJDA[R?] Z: DANGELLIA Kandidat i shkencave
PARTI ME MANDATE
PARTI ME MANDATE TË VJEDHURA (?)
PARTIA DEMOKRATIKE
DEKLARATA
E KANDIDATIT PËR DEPUTET TË PARTISË DEMOKRATIKE
Duke pranuar kandidaturën për deputet të Partisë Demokratike, në përgjegjësinë time personale, deklaroj si më poshtë:
• Ne jetën time personale, në marrëdhënie në punë dhe në shoqëri nuk kam qenë njeri i korruptuar.
• Nuk kam qenë i dënuar për krime ordinere.
• Nuk jam implikuar ndonjëherë në veprimtarinë informative në favor të sigurimit të shtetit, apo organeve të diktaturës lidhur me çështje politike.
• Nuk kam dëshmuar në gjyqet politike, në dem të të akuzuarve.
• Nuk kam qenë funksionar i aparatit drejtues të Partisë në Punë, në forumet e larta të saj.
• Nuk kam qenë funksionar i lartë i aparatit shtetëror, monist në nivel dhe në qender nga (zv/ kryetar Komiteti Ekzekutiv ose zv/ Ministër o lart).
• Marr përsipër të ushtroj aktivitetin tim si deputet profesionist që do të nënshtrohem disiplinës dhe vendimeve të grupit parlamentar të PD (me përjashtim të çështjeve të koshiencës, si aborti etj)
KANDIDATI PËR DEPUTET I PD
Ridvan Peshkëpia
Sarandë 20.2.1992
P.S.
Është kjo një deklaratë standarde, që është firmosur nga gjithë ata që me 22 mars 1992 konkurojnë për deputetë në emër të PD me të tjerë dhe nga ne, të cilët tani paraqiten në emër të partisë së re të quajtur “Aleanca Demokratike”, e cila sot lop të partën konferencë të saj shtypi...; dhe, të ... përbën një paradoks fenomenal, duke na e paraqitur si një parti parlamentare?!
S’e shihset edhe nga fakti-milja e mëspërme, disa nga kushtet e deklaratës janë shkelur patupëshit. Por pa folur për të drejtën morale të këtyre njerëzve (deputetëve) me “frak” të ri, a nuk do ta lejontë PD-në e drejta ligjore për të bërë një mandat o saj e për t’i zëvendësuar ata me deputetët e vet të listës?...
Kështu do të zhbëhej edhe paradoksi “parti parlamentare”...