08/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 nëntor 1992

FORCIMI DHE RESPEKTIMI I LIGJSHMËRISË EKONOMIKE

Objektivi i policisë financiare: Këto ditë në Ministrinë e Ekonomisë dhe të Financave zhvilloi punimet aktiv i zgjeruar i shërbimit të Policisë Financiare, i cili bëri analizën 9-mujore dhe përcaktoi detyrat që i dalin për të ardhmen. Në raportin e mbajtur me këtë rast u evidentua përkushtimi i punonjësve të kësaj policie për të siguruar forcën zbuluese kontrolluese e parandaluese ndaj veprimeve antilligjore që dëmtojnë interesat e shtetit e të individit. Kështu si 9-mujor në shkallë republike janë marrë 30474 vendime gjobash e sekuestrimesh me vlerë prej 234617 650 lekësh. Sasia më e madhe e gjobave dhe sekuestrimeve i takon ushtrimit të veprimtarisë private pa leje e cila zë 26 për qind të kundërvajtjeve ose 5.1 milionë lekë. Mirëpo të gjitha këto shifra vlejnë vetëm për raporte pasi në fakt lekët nuk u janë marrë kundërvajtësve. Kështu, me përjashtim të degëve të policisë financiare Gjirokastër, Has, Sarandë, Peshkopi, Kavajë, Durrës, degët e rretheve të tjera kanë shifra alarmuese arrestimesh. Kruja për shembull ka arrestuar vetëm 13 përqind të gjobave të sekuestrimeve Tirana 14 përqind, Lushnja 23 përqind etj. Shifra të tilla flasin për formalizëm e mungesë përgjegjësie të këtyre degëve. Si një organizëm relativisht i ri, në policinë financiare, vihen në qendër subjektive të cilat e kanë origjinën sa te mungesa e njohjes së ligjit, aq edhe te penetrimi i disa financare veçanërisht lipset të jetë më të çliruara nga këto mentalitete. Ndryshe privatizimit do t’i bëhet rruga me vështirësi. Punonjësi i policisë financiare nuk mund të jetë si ai që shkon për të kontrolluar me paragjykime e me xhelozi. Punonjës i mirë është ai që shkon për të kontrolluar me mendimin e sinqertë se nuk do të gjejë shkelje. Ky punonjës do të jetë gjithmonë i mprehtë nga privati. Edhe gjoba, edhe sekuestruar duhet të jenë të mbështetura fort në ligj dhe të jenë në shuma të mëdha vetëm rastet kur janë të përsëritura. Nëse çdo ditë do të kthehem me xhelozi për ata që pasurohen atëherë nuk kemi të bëjmë me një polici financiare, por me një bandë të terrorit ekonomik. Bashkërendim i punëve: polici financiare, kontroll shteti... Edhe pse nga disa diskutantë u tha se disa organe të tjera fiskale po hyjnë në kompetencat e policisë financiare mendimi i përgjithshëm ishte për bashkërendim të këtyre organeve, konkretisht të degës së tatimeve doganave dhe kontrollit të shtetit. Shtimi i aktivitetit privat e ka bërë të domosdoshëm rritjen e cilësisë së kontrollit. Kjo sidomos në pikat doganore. Atje përsëriten veçanërisht kode bagëtish, kalim kontrabandë të cigareve nxjerrja jashtë kufijve të ndihmave ushqimore karburantëve peshkut etj. Por më shqetësuese ka qenë kalimi ditët e fundit i drogës nga pika doganore e Kakavijës për në Greqi, e cila nuk ka kap nga organi. Simet që dalin nga rrethe përkatëse si dhe dhanë mendime të vlefshme për punën në të ardhmen. Ja disa prej tyre: Dega e Gjirokastër, Kemi organizuar punën me dy turne. Me ndërgjegje nuk kemi vepruar ndaj atyre që shesin mallra të shportës me çmime të liberalizuara. Nuk ka bileta transporti. Një pasagjeri i jepen 10 bileta me vlerë të vogël për të plotësuar vleftën e plotë të shpenzimeve të udhëtimit. Të huajt që vijnë në Gjirokastër e kanë vështirë të këmbëjnë valutën. Veprimtaria kryesore private bëhet në rrugë pasi ata që kanë blerë dyqanet nuk kanë kapital. Osman S̆afa, Durrës: Mallrat e ndihmave humanitare që kontrollojmë kur hyjnë në Durrës i shohim më pas në treg. Me këto mallra të përvetësuara padrejtësisht konkurohen tregtarët e vërtetë e të ndershëm. - Në tregun e lirë tregtarët nuk kanë licensë, - Policia financiare duhet të pajiset me uniformë dhe armatim. Niko Rrapi, Korçë: Nga pika doganore, futet sheqer jashtë standartit me përmbajtje kloruri. Doganarët duhet t’i nënshtrohen një kursi të paktën dymujor. Kryetari i degës Laç: - Në Milot një njësi ushqimore nuk kthejnë lekët e mallrave të shportës. Ato i detyrohen shtetit me shumën 800 mijë lekë, kemi kompetencë të ngatërruara e të dubuluara me kontrollin e shfrytëzimit të automjeteve. Bardhok Prenga Mirditë: këmbë kryetari i PDSH, zoti Eduard ... Duke e marrë fjalën në konferencë, ... të domosdoshme jo vetëm të ecet më shpejt, por edhe të shihen rezultatet më të mira e të së ligjit, aq dhe të penetrimi disa punonjësve të pandërgjegjshëm të cilët i mundon ndjenja e xhelozisë për privatizimin. Fakti që nga 554 ankesa të shqyrtuara si 9-mujor 11 përqind e tyre janë quajtur të drejta nga organet eprore, tregon se shqetësimi është real. Ta mësojmë privatimin dhe të stimulojmë privatizimin. Pikërisht në këto shqetësime e vuri theksin fort edhe z. Genc Ruli, ministër i Ekonomisë dhe i Financave. Njerëzit tha ai, nuk ndryshojnë njësoj me ligjet. Për inerci ata do të vazhdojnë të veprojnë sipas mentaliteteve të rrezikuara prej vitesh. Puna është që këto mentalitete t’i shkulum gradualisht. Si në të gjitha vendet e Lindjes edhe te ne, të çdo njeri prej pesë nesh, që nga ai njeriu thjeshtë e gjer në ministri e më lart është një farë mentaliteti antikapitalist. Kontrollorët e poli- kontrollit. Kjo sidomos në pikat doganore. ALe përserish verën e kodeve ushqimore karburanteve Greqi, e cila nuk u kap nga dogana. 200 milionë lekë të shtetit në duar të privatëve (!) Një nga shqetësimet që u suall në takim ishte edhe fakti që shitësit që tregtojnë mallrat e shportës, nuk arkëtojnë lekët e grumbulluara. Kështu në shkallë vendi sot në duart e privatëve janë rreth 200 milionë lekë të cilat i përkasin të shtetit për mallrat e shitura të shportës. Natyrisht këtu nuk bëhet fjalë për neglizhencë të këtyre punonjësve të tregtisë por lekët e vjeura nga artikujt e shportës ja punonjësve të tregtisë për lekët e vjeura nga artikujt e shportës ja në një kredi e mirë e paligjshme që u hyn shumë në punë privatëve. Po nëse ata shkelin më të dyja këmbët aktet ligjore nëse ata kontribuojnë në bastisjen e arkës së shtetit, dikush duhet t’u thotë «ndal» këtyre veprimeve. E kjo është policia financiare. Diskutime Shumë kryetarë degësh të rretheve që diskutuan sollën shqetë- të cigareve nxjerrja jashtë kufijve të ndihmave ushqimore karburanteve Greqi, e cila nuk u kap nga dogana. Bardhok Prenga Mirditë: - Uzina e Bakrit në Rubik po na hap telashe. Ajo grumbullon bakërishtë nga individë, të cilët të nisur nga interesi i fitimit, shkakërojnë linja telefonash, elektro-motorë të stacioneve, të pompimit etj. për të marrë telin e bakrit. Pra vjedhin nga shteti dhe i shesin shtetit! - Banka nuk pranon të arkëtojë gjobat tona. Kryetari i degës Ballsh: - Në sektorin e naftës ka korrupsion. Eduart K. Elbasan: - Janë shkelur ndërmarrjet tregtare, ndërsa mjetet e xhiros së tyre tani përdoren nga privatët. - Vaj në huaj, grup shokësh, secili me makinën e tij, i shesin këtu në Shqipëri dhe pastaj largo-het të gjithë në një makinë. Kjo bëhet për t’iu shmangur taksës doganore. Për të gjitha këto shqetësime ngritura u debatua gjatë dhe u nxorrën edhe detyrat konkrete. ZEF LLESHI

Suksesi i reformave në Rusi është i rëndësishëm për të gjithë Evropën

TIRANË Suksesi i reformave në Rusi është i rëndësishëm për të gjithë Evropën Takim i Presidentit Berisha me ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri z. Nerubajllo Ne e konsiderojmë suksesin e reformave demokratike në Rusi të një rëndësie shumë të madhe jo vetëm për Rusinë dhe demokracitë e reja lindore, por për të gjithë Evropën dhe botën - theksoi Presidenti Berisha në takimin që pati me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Federatës Ruse në Shqipëri zotin Viktor Nerubajllo. Në këtë takim u diskutua gjithashtu mbi perspektivat e bashkëpunimit midis dy vendeve të cilat po përjetojnë vështirësi të ngjashme në rrugën e ndërtimit të ekonomisë së tregut dhe të iniciativës së lirë. Ambasadori rus e njohu Presidentin Berisha me përpjekjet që po bën Presidenti rus dhe qeveria ruse për thellimin e mëtejshëm të reformës ekonomike dhe me dëshirën e tyre për të zhvilluar marrëdhëniet me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ai theksoi se po punohet për arritjen e një traktati mirëkuptimi dhe miqësie i cili do të mund të nënshkruhet në Moskë nga presidentët e të dy vendeve. Nga ana e tij Presidenti Berisha theksoi se po ndjek me vëmendje të madhe ecurinë e reformave demokratike në Rusi dhe se ai mbështet fuqimisht përpjekjet e Presidentit Jelcin dhe të qeverisë ruse për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre reformave. Në shprehimin - tha ai - se Presidentin Jelcin do ta përkrahin të gjitha forcat reformatorë demokratike dhe kemi bindjen se reformën ekonomike dhe politike që po zbaton ai nuk do të mund ta pengojnë forcat konservatore dhe nacional-komuniste ruse. Në këtë drejtim ishte shumë inkurajuese edhe përkrahja që Presidenti i tanishëm Bush dhe ai i para-sagjahur Bill Klinton si dhe qeveritë e tjera po i japin Rusisë. Presidenti Berisha theksoi gjithashtu se nga ana e Shqipërisë do të bëhen përpjekje të gjithanshme për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe pranoi me kënaqësi ftesën për të shkuar në Moskë.

Të zgjedhurit nën emrin e PD duhet të zbatojnë programin e saj

KONFERENCA E DYTE E PD DIBER MERR PJESE ZOTI EDUARD SELAMI KONFERENCA E DYTE E PD DIBER MERR PJESE ZOTI EDUARD SELAMI Në qytetin e Peshkopisë u mbajt konferenca e dytë e degës së PD Dibër. Në konferencë merrnin pjesë kryetari i PD të Shqipërisë, zoti Eduard Selami, sekretari i kësaj partie, zoti Tomor Dosti, ministri i Mbrojtjes zoti Safet Zhulali, deputet i zonës përfaqësues nga forcat e tjera politike dhe sindikatat e pavarura si dhe përfaqësues nga partitë shqiptare të Maqedonisë. Konferenca në analizën e punës njëvjeçare të degës pasi vlerësoi arritjet e kësaj dege në dy fushatat e zgjedhjeve dhe në riorganizimin e degës së PD Dibër u ndal në shqyrtimin e raportit midis të zgjedhurve të PD dhe vetë PD të zgjedhurit në emrin e PD që nga deputetët, ministrat e deri te niveli lokal e kudo janë pjesë e veprimtarisë së saj, e s’mund ta konsiderojnë veten të shkëputur nga platforma e programit të PD. Sepse në fund të fundit, populli me 22 mars dhe 26 korrik votoi në radhë të parë për PD dhe programin e saj. Duke folur për ecurinë e reformës dhe të privatizimit, zoti Selami vuri në dukje se reforma, megjithëse është në ndërmarrje mjaft e vështirë dhe me guximshme ka filluar dhe po duken shenjat e para të ndryshimeve. Megjithatë është e shihen rezultatet më të mira e të thellohet puna në drejtim të privatizimit, krijimit të kushteve për investimet e huaja dhe sistemit të drejtësisë. Është duke ecur mjaft ngadalë lufta kundër korrupsionit dhe dëshmën dhe të sotëm, sepse organet e drejtësisë janë akoma të pa-reformuara. Po kështu, duke mos qenë parti e ish-pronarëve dhe e ish të shpronësuarve është e pajustifikueshme të krijohen tensione sociale sepse akoma nuk është bërë ndonjë gjë serioze, për të njohur të drejtat e ish-pronarëve si të tokës ashtu dhe në fushat e tjera brënda programit të PD, i cili vend për një zgjidhje të drejtë dhe sociale të këtij problemi. Konferenca zgjodhi kryesinë e re të degës si kryetar i saj, me shumicë votash u zgjodh zoti Mirush Mati. Zyra e shtypit dhe informacionit të PD

Konferencë shtypi e Partisë «Aleanca Demokratike»

Dje në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, në një parti e sapoformuar, Aleanca Demokratike, dha një konferencë shtypi. Merrnin pjesë gazetarë, deputetë të PS dhe të tjerë. Fillimisht zëdhënësi i kësaj partie bëri një përmbledhje të programit që do të zbatojë kjo parti ku ndërmjet të tjerash u theksua se PAD do të angazhohet për paqe e drejtësi sociale, për luftë të ndershme politike, për një shtet ligjesh, për një zgjedhje të kontradiktave të sotme me dialog për zabtimin e reformave institucionale, ekonomike e kulturore. «Aleanca Demokratike, - u tha më poshtë - respekton statusin aktual politik dhe institucionet le-gale të dala nga zgjedhjet e 22 marsit. Ajo do të jetë një opozitë konstruktive». Më pas përfaqësuesit e PAD, iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve. Pyetjes nëse grupi parlamentar i PAD është konsultuar në elektoratin për formimin e këtij grupi Al-imami iu përgjigj se ata janë votuar në zona una-nominale «e përveç kësaj ne i kemi dhënë emrin ish-partisë sonë. Pra ato vota që ka marrë PD i ka marrë dhe për shkak të emrit tonë» dhe ligjërisht nuk ndalohet kalimi nga një grup parlamentar në një tjetër. Lidhur me qëndrimin ndaj programit të PD për të cilin ish anëtarët e PD, sot anëtarë të PAD,

Nga debatet në Kuvend

Më së fundi - Simbolet të papolitizuara! - Dita e flamurit po afron! - Për hir të së vërtetës, duhet thënë se ka diçka që nuk shkon: megjithëse në fund të mijëvjeçarit të dytë të erës sonë ne akoma diskutojmë për autenticitetin e simboleve kombëtare. E pra, ditën e enjte paradite në seancë plenare Kuvendi ynë Popullor dëgjoi raportin e komisionit të përhershëm të simboleve, mbajtur nga nënkryetari i tij, socialisti Xhevat Lloshi. Qysh në fillim, po themi se ky komision gjen tani nuk ka bërë një punë serioze, bile nuk kishte arritur akoma të kthjellohej, apo të konceptonte se çfarë barre kishte marrë mbi supe: atë të përcaktimit të simboleve kombëtare(?) apo të simboleve shtetërore, sepse dihet që tjetër gjë është shteti dhe tjetër gjë kombi shqiptar! I hapërdarë edhe në tre republika të tjera, pa përmendur kufijtë e tjerë, pa për- asporës... Dhe edhe prej këtij (Vijon në faqen 4)

REAGIM «PAVARËSIE» NDAJ PLURALIZMIT

NIKOLLË LESI: «..., kur gjërat janë bërë më komplekse me pluralizmin politik, desha të hyja plotësisht në radhët e Partisë së Punës i bindur në drejtësinë e saj...» Lexoni më poshtë: Kërkesë Autobiografike për pranimin në parti Quhem Nikoll Lesi, Nikoll Pal Lesi. Kam lindur më 6 gusht 1963 në fshatin Spiten. Pasi mbarova shkollën 8 vjeçare në Spiten vazhdova shkollën e mesme «Hidajet Lezha» në qytetin e Lezhës dhe përfundova në vitin 1981. Më pas m’u dha dhe drejta të ndjek studimet në fakultetin e Shkencave të natyrës në Tiranë, në degën e fizikës. Gjatë viteve studentës kam qenë sekretar i komitetit të rinisë të degës. Më pas anëtar i Komitetit të Rinisë degës të UT dhe gjatë dy viteve të fundit kam drejtuar këshillin e qytetit «Studentin» detyrë, të cilën jam përpjekur ta kryej mirë. Mbërova studimet në vitin 1987. U emërova në shkollën 8 vjeçare të Zhejmentit si mësues i fizikës. Vazhdova deri më 22 shkurt 1988. Nga kjo datë deri më sot vazhdoj të punoj në detyrën e redaktorit të gazetës «Koha Jonë», organ i Komitetit të Partisë së Rrethit. Gjatë kësaj kohe jam përpjekur të punoj mirë, të nxjerr shkrime sa më cilësore dhe objektive. Megjithatë, kam pasur edhe oshilacione, të cilat më çuan deri atje sa që organizata, e Partisë e aparatit të Komitetit të Partisë të Rrethit të më japi vërejtje të rëndë. U përpoqa ta shlyej këtë masë dhe si fakt i kësaj pune në sesionin e kthesës, ishte edhe vendimi i organizatës së partisë në fjalë që vendosi për të hequr masën. Pas kësaj periudhe kam botuar artikuj e reportazhe të një cilësie mbi mesataren në shtypin qendror si dhe artikuj të rinj në gazetën lokale. Mbrotja para komisionit të Lartë të Atestimit të gazeta-

Në Ballsh, tek Mallakastriotët

THJESHTËSI... THJESHTËSIT... Një njoftim për një edri papritur. Pas disa minutash udhëtonim jash-të qytetit, tutje drejt përëndimit, drejt detit... Afron ora e drekës. Jemi në makinën në udhëtim e sipër. Lideri i partisë nxjerr nga çanta bukë dhe tre feta djathë. - Ja ta hamë së bashku - thotë njëri. E buzëqaz. Dhe e ndajmë të tre Tomori, Afrimi dhe unë. Tek e hanim ashtu më shumë shije, mendja na shkoi tek thjeshtësia komuniste- aq e propaganduar nga ish-udhëheqësit e kuq. Mendoni për një çast ç’drekë madhështore e priste Nr. 2 të PPSH: zëqesë si fjala vjen R. Alinë; S. Stefanin, M. Myftiun, apo shokun Pali kur shkonin në një aktiv, takim a konferencë jashtë Tiranës. (Aq sa populli krijoi bejte si kjo: «Dilni qengja nga kanali, se na iku shoku Pali». Sa i gjatë ishte karvani i makinave që i përcillte, sa sigurimsa vigjilonin rrugës tej e mbanë, se mos hanin ndonjë plumb ballit nga populli që «i donte dhe e donin shumë», sa pompozitet fals, pa bu-kë...! Ndërkohë makina jonë e vetme ecte lirshëm, mes për mes My-zeqe demokratike e më tutje kodrave të Mallakastrës për në Ballsh, tek mallakastriotët e mirë e punëtorë.