Rrethi vizitës së Presidentit Berisha në Slloveni
Presidenti Sali Berisha, që ndodhet për vizitë zyrtare në Slloveni, theksoi se rajoni i Kosovës, ku shumica e popullsisë është me origjinë shqiptare, është i çmilitarizuar për të ndaluar një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit që ka mbubtur në gjak për më shumë se një vit e gjysmë në ish-Jugosllavi.
Presidenti Sali Berisha, që ndodhet për vizitë zyrtare në Slloveni, theksoi se rajoni i Kosovës, ku shumica e popullsisë është me origjinë shqiptare, «është çmilitarizuar për të ndaluar një zgjerim të rrezikshëm të konfliktit që ka mbubtur në gjak për më shumë se një vit e gjysmë në ish-Jugosllavi». Duke folur në një konferencë për shtyp, Berisha foli për një kontroll ndërkombëtar mbi Kosovë dhe mbi Maqedoninë fqinje. Ai theksoi se edhe lufta në Bosnjë duhet të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të dyfishojë përpjekjet e tij (për frenimin e formacioneve paraushtarake serbe).
Presidenti slloven Milan Kuçan; nga ana e tij, theksoi se një nga arsyet kryesore të krizës që ekziston në ish-Jugosllavi është «Beogradi po kërkon që të zgjedhë çështjen kombëtare serbe mbi bazë të konceptit të Serbisë së Madhe. Sllovenia dhe Shqipëria janë të mendimit se nuk do të ketë paqe dhe stabilitet në rajon deri sa të mos lindë një Serbi demokratike forcë e të cilës nuk përfaqësohet vetëm nga një ushtri e madhe», theksoi Kuçan.
(ATSH)
PËR NJË NYTJE ME TË MADHË NDAJ INVESTITOREVE TË HUAJ
Duke u nisur nga përvoja e historisë së ekonomisë botërore bëhet e qartë se proteksionizmi nuk është aspak forma që i duhet Shqipërisë sot.
Është e vërtetë që Shqipëria është hapur mjaft ndaj botës dhe as nuk mund të bëhen krahasime me dy vjet më parë (për të mos folur për disa vjet më parë) por a mund të themi se kemi bërë të gjithçka duhet? Ekonomia shqiptare në kushtet e krizës së thellë mund ta gjejë shpëtimin në privatizimin immediat të saj, privatizim i cili nga ana e tij është i lidhur domosdoshmërisht me futjen e investimeve të huaja. Shqipëria ka faktorë të shumtë që do të nxisnin ardhjen e investitorëve (por që pak bëhet për t’i reklamuar në botë) sidomos vjeljen e një vendi të pasur dhe me potenciale të shumta të pashfrytëzuara. Në këtë aspekt Shqipëria do të ishte ëndrra e çdo kapitalisti, do të ishte Eldoradoja në mes të Evropës. Po atëherë përse investitorët nuk po «vërshëllen» drejt Shqipërisë? Sigurisht Shqipëria nuk është Amerika e para 200 vjetëve dhe shqiptarët nuk janë lehtëkuptues, por ama jemi në një sot kemi nevojë për vendin dhe paratë, për investimet e të huajve prandaj duhet këtu ta ofrojmë, t’u bëjmë edhe «ëshime» për të nxitur ardhjen e tyre. Shpesh është diskutuar problemi i dhënies së tokës, është diskutuar dhe abuzuar me faktin nëse toka duhet shitur apo jo. Historia na jep shembuj kur vende të ndodhura në kushtet e Shqipërisë e kanë dhënë tokën dhe një pjesë të ndërmarrjeve dhe falas vetëm e vetëm që atje të investohet. Në të njëjtën mënyrë është vepruar në ato vende fillimisht dhe me tatimet. Rezultatet sot janë fantastike. Gjendja e buxhetit të shtetit sot mbase nuk na lejon të veprojmë edhe ne me të njëjtat forma, por të paktën në këto drejtime të proçedohet në mënyrë të tillë që investitorët të ndjejnë më tepër siguri dhe në këto drejtime. Nuk është e lehtë që dikush të investojë në një terren që nuk është i tij apo të marrë përgjegjësinë financiare të investojë në ndërmarrjet tona industriale (sidomos në ndërmarrjet e mëdha). Nga shumë prej investitorëve kjo konsiderohet një aventurë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që në krijimin e lehtësirave të tilla të mos merren parasysh asgjë. Mendimi im është që përparësi, për disa arsye, u duhet dhënë investitorëve të huaj, sidomos për të investuar për krijimin e një turizmi cilësor (si rrjedhojë dhe krijimin e një infrastrukture moderne). Ekonomia shqiptare duhet të fillojë të lëvizë më shpejt, duhen vende pune që dhe shqiptarët të ndjejnë shijen e fitimit për punën e tyre të kujtojnë që ekonomia e tregut nuk është vetëm «asistencë». Për këtë le të krijojmë sa më shumë lehtësira investitorëve të huaj nga ana jonë. pa u trembur se «do të na marrin Shqipërinë». Këto koncepte janë të papranueshme për ekonominë e tregut.
... shqiptarë ... por ama jemi ne që sot kemi nevojë për ndihmën dhe paratë, për investimet e të huajve prandaj duhet diçka tu ofrojmë, t’u bëjmë edhe dëshira, nëse toka duhet shtitur apo dhënë me qera. Që me daljen e programeve të PD komunistët u çorën duke thirrur se PD po e shet Shqipërinë të huajve. Po sot, ç’duhet bërë, t’i qëndrojmë ende teorive enveriste në një kohë që his-
G-24 do të mblidhet në Tiranë
Në radhë të ditës - ndihma për bujqësinë shqiptare. -
«Strategjia për zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri dhe kërkimi i donatorëve për të financuar programe prioritare që do të caktohen nga qeveria shqiptare, do të jenë në qendër të mbledhjes së G-24 në Tiranë, që do të zhvillohet nga 18-20 nëntor», i tha Galim Kora, i ngarkuar me zbatimin dhe koordinimin e programit PHARE pranë ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit, gazetarit të ATSH-së.
Në këtë mbledhje, që do të hapë perspektiva të reja zhvillimit dhe modernizimit të bujqësisë sonë, do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga PNUD-i, FAO, Banka Botërore, Komiteti i Evropës etj.
(ATSH)
Pritje në selinë e Partisë Demokratike
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Eduard Selami u takua dhe zhvilloi bisedime me deputetin e parlamentit Evropian dhe deputetin Gjerman zotin Sigmund Heller.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, zoti Eduard Selami u takua dhe zhvilloi bisedime me deputetin e parlamentit Europian dhe deputetin Gjerman zotin Sigmund Heller. Parlamentari Gjerman theksoi dëshirën dhe synimin që më marrëdhëniet midis PDSH dhe Partisë Popullore Europiane të intensifikohen më tej. Ai i përcolli kryetarit të PDSH zotit Eduard Selami përshëndetjet personale të sekretarit të përgjithshëm të partisë popullore Europiane (Partitë e 12-dhjetëes Europiane) zotit Tomas Jansen dhe dëshirën e kryetarit të parlamentit Europian zotit Egon Klepetch. Ai shprehu gjithashtu dëshirën e kontakteve më të afërta midis Demokristrianëve Gjerman dhe Partisë Demokratike Shqiptare.
Pasi falënderoi mikun Gjerman kryetari i PDSH theksoi rëndësinë që jep PD kontakteve dhe bashkëpunimit me Partinë Popullore Europiane dhe Demokratianët Gjermanë, dhe u shpreh se jemi të gatshëm t’i përgjigjemi pozitivisht kërkesave për intensifikimin e marrëdhënieve e ndërshtarjake. Më tej biseda u përqëndrua në shkëmbimin e mendimeve lidhur me konkretizimin e kontakteve si dhe të gjendjes në Shqipëri dhe në rajon.
Në takim merrnin pjesë edhe sekretari i PD zoti Tomor Dosti dhe antari i kryesisë zoti Leka Toto.
Zyra e shtypit dhe informacionit të PD
Tiranë 9. 11, 1992
Shpërndahen artikuj ushqimore
Sipas një informacioni të marrë në seksionin e tregtisë të Bashkisë së Tiranës nga zonja Violeta Sino, për muajin nëntor po shpërndahen artikujt e shportës në sasinë që vijon:
Gjalpë 2300 kv. 2 kg për familje; oriz 172 tonë, 500 gram për frymë; vaj 370 tonë, 700 gr për frymë. Mbetën problem disa çrregullime lidhur me kriteret e shpërndarjes për të cilat qytetarët duhet të marrin gjithë pranë njësive administrative (në godinat e ish-rajoneve përkatëse).
Punohet për përmirësimin e rrjetit elektrik
Për përmirësimin e furnizimit me energji elektrike të qytetit të Tiranës është bërë një studim sipas të cilit do të ndërtohen 95 kabina. Prej këtyre janë në proces 78 dhe janë përfunduar 16 kabina shtyllore. Në 6 raste ka dalë pronari i truallit e për këtë arsye janë ndërprerë punimet. Po kështu nga 34 linja (6 deri në 10 kilovolt kabëll-ajror, janë përfunduar 12 linja; janë në proces 4, ndërsa 18 prej tyre janë bllokuar për mungesë të bazës materiale.
Në NB Marikaj punonjësve nuk u jepet kompensimi!
Edhe pse me vendim të Këshillit të Ministrave që punonjësve t’u jepet masa e kompensimit për artikujt e shportës, në NB Marikaj punëtorët ende nuk e kanë marrë atë. Qyprësin drejtuesit e kësaj ndërmarrjeje(!?)
Maratonë gjyqesh pa fund...
Që para një viti 11 punonjës të një merkato-
Që para një viti 11 punonjës të një merkatoje në NFP-nr. 1 kanë hedhur në gjyq ndërmarrjen, pasi duke qenë në 80 përqind, drejtoria ua ka shitur merkaton disa punonjësve të tjerë. Gjykata e rrethit nuk u dha të drejtë, ndërsa ajo e Apelit rrëzoi vendimin e gjykatës së rrethit. Dje u gjykua çështja në Gjykatën e Kasacionit, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit duke ia kthyer edhe një herë çështjen kësaj të fundit. Siç kuptohet gjykatat prej një viti vazhdojnë lojën: Kalon s’kalon» në kurriz të punonjësve. Çfarë tregon kjo maratonë gjyqesh? Paaftësi të këtyre gjykatave apo diçka tjetër(!?)
Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme
Ngjarja e fundit në Maqedoni, e shprehur në dhunën e policisë maqedonase kundër shqiptarëve etnikë që jetojnë e punojnë në Shkup, nën pretekstin dhe kundër të ashtuquajturës «kontrabandë të cigareve», është pritur me shqetësim të madh nga mbarë opinioni shqiptar.
Popullsia shqiptare në Shkup, megjithëse në mënyrë të qetë e korrekte demonstroi kundër dhunës që e përdor ndaj të riut 14-vjeçar, bashkëkombas i tyre; u gjend përballë një përdorimit të armëve nga zjarri dhe gazit, llojrshtë të forcave policore maqedonase, ku qenë vdekjen e katër qytetarëve, nga këta dy shqiptarë dhe njëri akoma i paidentifikuar, u plagosën rreth tridhjetë dhe u arrestuan mbi katër... Qeveria shqiptare proteston në mënyrën më energjike ndaj këtij veprimi dhe e vlerëson atë si një akt antidemokratik që bie ndesh me rrjedhat demokratike aktuale në Evropë e më gjerë. Në një kohë kur flakët e luftës kanë përfshirë Bosnjë-Hercegovinën dhe rrezikohen që ato të shtrihen edhe në Kosovë e më tej, ky akt ndez më tej zjarrin në rajonin tonë dhe u shërben qëllimeve të mbrapshta të qarqeve të caktuara shoviniste maqedonase. Në të njëjtën kohë, ai u jep krahë qarqeve serbomëdha në krimet e tyre në Bosnjë-Hercegovinë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë. Akte të tilla spostojnë gjithashtu vëmendjen e opinionit botëror nga këto krime të shovinizmit serb, dhe shpresojnë nga qeveria maqedonase të çojë shkaktarët dhe t’u japë atyre dënimin e merituar. Në të kundërt, kjo do të dëmtonte marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni; nuk do t’i shërbente përmirësimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe do ta ngarkonte më tej situatën tashmë të tensionuar në rajonin e Ballkanit.
PËRGJËGJËSHTRIM
I ZËDHËNËSIT TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Në një deklaratë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes thekson:
«Burimet e mirëinformuara, bëjnë të ditur se në kanale të ndryshme të Beogradit, është transmetuar lajmi sikur «ushtria shqiptare po vendos trupa tankiste në artilerinë e rëndë në kufi me Jugosllavinë». Në lidhje me këtë, bëjmë të ditur se opinioni brenda dhe jashtë Shqipërisë është i njohur me faktin se ushtria shqiptare është në fazën e ristrukturimit të saj, në bazë të programit të qeverisë demokratike. Në këtë kuadër po realizohen zhvendosje të disa forcave e mjeteve ushtarake, duke synuar përqëndrimin e tyre në kazermat.
Deklarojmë gjithashtu se, duke (Vijon në faqen 3)
Gjyqi i Shkodrës do të fillojë para datës 20 nëntor
NGA KUVENDI POPULLOR
Të hënën paradite, me porosi të Kryesisë së Kuvendit Popullor, një grup deputetësh, përfaqësues të grupeve parlamentare, shkuan në takim me Presidentin e Republikës, zotin Berisha, për t’i shprehur atij shqetësimin e Kuvendit për fatin e gjyqit të Shkodrës.
Zoti President u deklaroi deputetëve se po punohet me imp...”,
shqetësimin e Kuvendit për fatin e gjyqit të Shkodrës.
«...gurimin e detyrueshëm të mbajtësve të mjeteve motorike për përgjegjësinë ndaj personave të tretë». Interperlanca me ministrin e Ekonomisë dhe Financave, kërkuar nga grupi parlamentar i PJS, do të zhvillohet ditën e enjte mbasditë, kurse mocioni i po këtij grupi me ministrin e Punëve të Jashtme do të zhvillohet në datën 19 nëntor 1992. Gjithë sa më sipër, së bashku edhe me diskutimet rreth raportit të paraqitur nga komisioni i përkohshëm i simboleve, për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe për krijimin e komisionit të përhershëm për të drejt...” drejtat e njeriut, sipas propozimit të Presidentit, përbën atë çka kryetari i Kryesisë së Kuvendit, zoti Pjetër Arbnori, paraqiti si pro- (Vijon në faqen 3)
Sociale-... [pjesë e prerë] ... duke ... në Demo... hyrë në ... respektuar ...
... në seancat plenare të javës në vazhdim, pra nga data 9 deri në 12 nëntor pritet të shqyrtohen projekt-ligjet e mëposhtme: 1. Për miratimin e marrëveshjes për bashkëpunimin në fushat e përgatitjes ushtarake, teknike dhe shkencës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë. 2. «Për miratimin e Protokollit të programit të veprimit të përbashkët shqiptaro-turk». 3. «Për një ndryshim në ligjin ...
... një grup deputetësh, përfaqësues të grupeve parlamentare ... (vijon në faqen 3) 4. «Për disa ndryshime në dekretin nr. 7458 dt. 22. 1. 1991 “Për drejtë përjetën e grevës”. 5. «Për disa ndryshime në ligjin nr. 4624, dt. 24. 12. 1969 “Për sistemin e ri arsimor”. 6. «Për disa ndryshime në ligjin 7516 dt. 7. 10. 1991» «Për sinasatat në Republikën e Shqipërisë». 7. «Për prefekturat». 8. Dekret i Presidentit: «Për si-