14/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 nëntor 1992

Presidenti Berisha paraqiti ngushëllimet për vdekjen e Dubçekut

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, paraqiti ngushëllimet në ambasadën e Republikës Federative Çeke e Sllovake për vdekjen e Aleksandër Dubçekut, liderit të famshëm të „Pranverës së Pragës“ të vitit 1968, i cili ka luajtur një rol të spikatur në lëvizjen popullore demokratike të vitit 1989. Presidenti Berisha, që u prit në ambasadë nga ambasadori i Republikës Federative Çeke e Sllovake, Indrih Mandjak shënoi në librin e hapur me këtë rast: „Zoti Aleksandër Dubçek, me kurajon dhe me mënçurinë e tij inspiroi gjenerata të tëra për një Evropë Lindore të lirë dhe demokratike“. Gjithashtu paraqitën ngushëllimet e tyre në ambasadën e Republikës Federative Çeke e Sllovake, Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Alfred Serreqi, deputetë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme etj. Paraqitën ngushëllimet e tyre edhe titullarë dhe funksionarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë. (ATSH)

«Shqiptarët e shprehën që në lëvizjen demokratike dëshirën e tyre për të shkuar drejt EUROPËS»

Dje mbërriti në vendin tonë z. MIGUEL MARTINEZ, President i Asamblesë të Këshillit të Europës - Seminar mbi «Çështje të procedurës parlamentare» me parlamentarët shqiptarë, organizuar nga delegacioni i Këshillit të Evropës - Në vazhdën e vizitave të personaliteteve të larta të politikës evropiane e botërore, dje mbërriti në Shqipëri Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës z. Miguel Angel Martinez. Martinez i lindur në Madrid në vitin 1940 në rininë e tij do të ishte një nga veprimtarët kundërshtarë të Frankos, si i tillë do të burgosej. Më vonë ai ka milituar në rrethet e lëvizjes socialiste dhe asaj social-demokrate të Spanjës. Ai ka patur disa poste të rëndësishme në organizata ndërkombëtare laburiste dhe ka qenë kryetar i parë i zgjedhur i Byrosë Evropiane Kordinues të Organizatës Ndërkombëtare të Rinisë. Nga viti 1972 deri 1974 ka qenë n-kryetar i Këshillit Drejtues të Qendrës Evropiane të Rinisë dhe të Fondacionit Evropian të Rinisë. Pas vdekjes së Frankos z. Martinez u kthye në Spanjë dhe u aktivizua në Partinë socialiste spanjolle nga e cila u zgjodh deputet në vitet 1977, 1979, 1982, 1986 dhe 1989. Anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga viti 1983 u zgjodh dhe n-kryetar i Asamblesë. Nga ajo kohë z. tem nga vendet e Evropës Lindore e Qendrore që ka patur favorin e marrjes së statusit të të ftuarit special. «Fjala e z. Berisha në Asamblenë Parlamentare», - vazhdoi z. Haller - është e paharrueshme dhe bëri një përshtypje të madhe tek parlamentarët. Kjo fjalë shoqëroi dhe kërkesën e paraqitur nga Ministri i Jashtëm për anëtarësinë në Këshillin Evropian. Z. Haller gjithashtu theksoi se KE i kupton të gjitha problemet politike, ekonomike e sociale të vendit tonë dhe kërkon t’i bëjë të qartë qeverisë, parlamentarëve dhe popullit shqiptar se ato probleme zgjedhjen vetëm me punë «ne - tha ai - do t’u ndihmojmë me sa të mundemi». Lidhur me pranimin në Këshillin Evropian z. Haller bëri të ditur se Asambleja është shumë e kujdesshme në këtë pikë dhe pranimin bëhen mbas vëzhgimeve dhe hetimeve të shumta dhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të njeriut që është instrumenti kyç i KE-së. Megjithatë, siç sqaroi më tej poshtë z. Haller, statusi i sotëm i Shqipërisë është një përparagj-tjetër për hyrje në KE. I ftuari i statusit special merr pjesë në Asamble dhe ka të drejtën e fjalës «kjo është shumë e rëndësishme» theksoi. Në bazë të popullsisë, Shqipëria i takojnë 4 vende në parlament kur ajo të jetë anëtare me të drejta të plota (pra dhe me të drejtë vote). Sot me statusin që gëzon Shqipëria ka 3 vende. «Unë dua të them se ju nuk jeni të vonuar bile ardhja e Presidentit të Ministrit të Jashtëm në Strasburg do të thotë që ju jeni prezent tani në Asamble». Më pas anëtarët e tjerë të delegacionit mbajtën referatet e tyre. Kështu z. Jaakko Hissa këshilltar i zyrës së Klarkut të APKE (PACE) mbajti referatin mbi kushtet e anëtarësisë: demokracia parlamentare, të drejtat e njeriut dhe shteti juridik, Mbas dreke z. Miguel Martinez mbajti një fjalë përshëndetëse në parlamentin shqiptar. «Seminari do të vazhdojë me referatet e z. Hano Hartig Administrator kryesor dhe sekretar i Komitetit Drejtues për të Drejtat e Njeriut, lidhur me konventat kryesore të Këshillit të Evropës. Më pas z. Gian Paolo Castenet[t]o punonjës i APKE foli mbi rolin dhe strukturat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Mbas dite Kryetari i Asamblesë së Këshillit të Evropës z. Martinez zhvilloi takime me Presidentin Berisha. EDI PALOKA kombëtare të Rinisë. Nga viti 1972 deri 1974 ka qenë nën-kryetar Këshillit të Evropës nga viti 1983 u zgjodh dhe nënkryetar i Asamblesë. Nga ajo kohë z. Martinez ka ushtruar disa detyra në disa komitete të Asamblesë deri sa në maj të vitit 1992 u zgjodh unanimisht kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Me rastin e vizitës së z. Martinez, po dje në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve, me parlamentarët shqiptarë, u zhvillua një seminar mbi «çështje të procedurës parlamentare». Seminari drejtohej nga anëtarë të delegacionit të Këshillit Evropian. Në hapje të seminarit kryetari i Parlamentit shqiptar z. Arbnori mbajti një fjalë mirëseardhjeje ku ndërmjet të tjerash theksoi se vizita e z. Martinez dhe ky seminar i organizuar me këtë rast do ti shërbejnë bashkëpunimit të mëtejshëm të Parlamentit shqiptar me Asamblenë e KE. Më pas e mori fjalën z. Bruno Haller zv-Klark i Asamblesë Parlamentare të KE (PACE) i cili pasi shprehu kënaqësinë për praninë e tyre në Shqipëri dhe për seminarin që siç theksoi ai «është i pari që po zhvillohet në Shqipëri por jo i fundit», bëri një hyrje ku foli mbi historikun, strukturat dhe veprimtarinë e Këshillit të Evropës. Pasi përmendi dëshirën e popullit shqiptar për të shkuar drejt Evropës, dëshirë që siç tha z. Haller u duk në përballat e para të lëvizjes demokratike në Shqipëri, u theksua se ky seminar është një shenjë tjetër e daljes nga izolimi pas rrëzimit të diktaturës komuniste. Ndërmjet të tjerash z. Haller qartësoi se janë disa vendet që kanë kërkuar anëtarësinë në Asamble. Disa prej tyre janë pranuar me statusin e të ftuarit dhe Shqipëria është vendi i parë dhe i ve-

Në Shkodër ndihet një erë realiste

- Konferenca e dytë e degës së PD Shkodër MERR PJESE KRYETARI I PD Z. EDUARD SELAMI - Në 11 nëntor u zhvillua konferenca e 2-të e PD, dega Shkodër. Në këtë konferencë ishin edhe kryetari i PDSH z. Eduard Selami, zëvendëritë Arbnori, Spahia dhe Hysenbegasi nga Kryesia e PD. E ndërronin konferencën me pjesmarrjen dhe përshëndetjet e tyre përfaqësues nga partitë politike në rreth, nga shoqatat e të përndjekurve politikë dhe shoqata të tjera, sindikatat e pavarura etj. Do të veçonja përshëndetjen e zonjës Ana Fa- na përfaqësuese e shoqatës së dhunuesve të gjakut për nga ngarkesa emocionale: „...janë anëtarët e kësaj organizate që vraponin te spitali, që dëgjonte e plagosur të 2 prillit të ngriheshin sërish në këmbë. Raportin kryesor në emër të degës së PD të rrethit e mbajti sekretari i degës z. Uruçi, i cili bëri një pasqyrë të punës 1 vjeçare të partisë në rreth. Më pas u procedua me pyetje, diskutime dhe pas sugjerimeve u kalua në votime. U mirёprit dhe dorëheqja e z. Spahia nga propozimi për në Këshillin drejtues në favor të zonjës Lili No- ci. Në konferencë përshëndeti kryetari i PD z. Eduard Selami i cili midis të tjerash tha: Takimet në Shkodër i kam cilësuar si pozitive sepse kam ndjerë një erë realiste, që fryn nga e djathta që unë mendoj se i duhet Shqipërisë. Dikush këtu pyeti nëse PD është zhvendosur nga e djathta pas 22 Marsit...? PD nuk është zhvendosur nga e djathta dhe mendimi im është se ajo duhet të vendoset djathtas as- (Vijon në faqen 4)

SE SHPEJTI NEXHMIJE HOXHA NE GJYQ

- Intervistë me zotin Marenglen Rrapi, përgjegjës i grupit hetimor - Pyetje - Përse u vonua kaq gjatë ky proces hetimor? Përgjigje - Ndër detyrat që kishte caktuar Gjykata për plotësim hetimesh, është arritur në konkluzionin se hetimi për të paditurën Nexhmije Hoxha është bërë i plotë. Ndërsa për të pandehurin Kino Buxheli u pa e nevojshme, se duheshin bërë veprime plotësuese për aktivitetin e tij të paligjshëm. Pyetje - Kur ishte gati dosja hetimore në ngarkim të të dy të pandehurve? Përgjigje - Si hetim çështja është përfunduar që më 12 tetor dhe në bazë të ligjit, ju dërgua Prokurorisë për miratim. Nga 31 tetori deri më 10 nëntor dosja është mbajtur në Prokurorinë e Rrethit të Tiranës. Pyetje - Opinioni ynë, por edhe ai i jashtëm, pret me interes dal- (Vijon në faqen 2)

Ish kryeministrat e PPSH (PS) refuzojnë të flasin?!

- Kërkohet të zbulohet çështja penale për problemin Hajdin Sejdia - Televizioni Shqiptar përmes një emisioni shumë të errët na njohu mirë me problemin e çështjes Hajdin Sejdia për të cilën «Rilindja Demokratike» qe, prej kohësh, ka insistuar qëndrimin të rreptë. Por në të njëjtën kohë, pse primitivë «u lejojnë PPSH-ja përmes qeverisë së stabilitetit. Fundin e këtij mashtruesi e nënshkroi ish kryeministri i qeverisë teknike, zoti Vilson Ahmeti, Prandaj dhe ai pranoi të jepte intervistë në televizion, duke sqaruar saktë e me logjikë vendimin që u mor ndaj të famshmes «Iliria Holl-ding» dhe zotit Sejdia. Por po në këtë emision u njoftua se ish kryeministrat e PPSH dhe të PS, zbulimta Adil Çarçani, Fatos Nano dhe Ylli Bu-f[i?] refuzuan të intervistoheshin. Si është e mundur? Mos vallë kujtojnë se çështja Sejdia do t'i kalojë «historisë», kur plagët që hapi ai mashtrues janë të mëdha e të freskëta? Po kush e pruri Hajdin Sejdinë si «pasanik» të madh dhe përfitues të gjendjes ekonomike katastrofike të Shqipërisë? PPSH-ja në kohën e ish kryeministrit Çarçani. A ishte direkt me iniciativën e njohjen personale të tij apo me rekomandimin e ... (vijon në faqen 2)