28/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 nëntor 1992

IDEALI KOMBETAR dhe SHTETI SHQIPTAR

Shteti në ide E shënojmë 80-vjetorin e shtetit të pavarur shqiptar, të Shqipërisë, por ende nuk e shënojmë përvjetorin e idealit shtetëror gjithë shqiptar. Historia nuk na e ka ofruar ende këtë mundësi. Historia e popullit shqiptar është kronikë martirike e popullit që e paguan shtrenjtë pozitën gjeostrategjike si popull i Perëndimit për atë në Lindje dhe si popull i Lindjes për atë në Perëndim, që e kanë bërë vatrën në udhëkryqin më të ngarkuar të planetit nga vazhdimisht kanë kaluar pushtues të nisur në Perëndim dhe pushtues të nisur në Lindje, që vazhdimisht e kanë rrahur besime ideologji dhe politika të ndryshme, që është pasuruar shpirtërisht nga kulturat e të dy anëve,, por është rrezikuar nga interesat e tyre të kundërta. Në historinë e popullit shqiptar, prandaj, është e shpeshtë lufta për çlirim: për çlirim të tokave shqiptare, për çlirim të popullit dhe krijimin e një shteti të pavarur. Shteti ynë ka qenë administrativisht i ndarë në katër vilajete dhe të rrezikuara prej pretendimeve territoriale të shteteve fqinje, bashkimi shqiptar i popullit që u takon tri feve, atërhe të drejtuara prej tri qendrave jashtë Shqipërisë, republika si trajtë e pushtetit, ngritja e përshtatshme fetare e popullit. Shteti i projektuar në programin e Rilindjes sonë Kombëtare është shtet i krijuar mbi parimin e shtrirjes etnike, gjuhësore dhe kulturore të popullit, domethënë mbi parimin mbi të cilin janë ndërtuar shtetet kombëtare e evropiane prej kohës së Revolucionit të Madh Francez. Për të kanë shkruar vjershëtarët më të shquar të Rilindjes, De Rada, Dara i Ri, Naimi, Çajupi, Fishta e Asdreni dhe sidomos publicistët më të dalluar të Rilindjes, Vaso Pasha dhe Sami Frashëri. Ata e përshkruajnë identitetin e tij gjuhësor dhe kulturor, historik dhe gjeografik. Shqipërinë e pamjes së tyre e përbëjnë të gjitha trojet etnike në të cilat shqiptarët edhe sot janë popullatë e vetme a shumicë dërrmuese, plus trojeve në të cilat shqiptarët ishin popullatë-shumicë në kohën e tyre, por në të cilat diplomatikisht me Fuqitë e Mëdha evropiane. Po kjo, megjithatë, nuk është arsyeja e vetme pse shqiptarët janë kombi i vetëm ballkanik - me përjashtim të Maqedonasve që atёherë nuk njiheshin komb - që nuk arrijnë ta sendërtojnë as për së afërmi programin kombëtar, që e kishin bërë gati dyzet vjet më parë. Arsyet janë më të shumta dhe janë të jashtme e të brendshme. Lëvizja Kombëtare Shqiptare, në krahasim me lëvizjet kombëtare të popujve të tjerë ballkanikë, pak a shumë, është e vonuar. Elita muslimane politike dhe kulturore shqiptare me vonesë krijon largesë prej Turqisë, kurse elita politike e kulturore ortodokse me vonesë krijon largesë prej Greqisë. Në politikën kombëtare shqiptare, që është në trajtim e sipër, nuk është krijuar ende vetëdije e plotë, kritike dhe diplomatike, mbi natyrën e marrëdhënieve të kombeve dhe të shteteve, mbi rolin dhe politikën e Fuqive të Mëdha, mbi interesat e tyre kundërshtimore qoftë në Ballkan, qoftë në kontinent E rrezikojnë polikanë të vendit që nuk do të ngurronin ta zvogëlojnë edhe më tepër se ç’është e zvogëluar prej fqinjëve, vetëm që të bëhen vetë të parë. E rrezikojnë varfëria, në të cilën kishin katandisur tokat shqiptare nën pushtimin osman, lokalizmi ekonomik, kulturor dhe dialektor, klerikalizmi kohë pas kohe i ashpërsuar, hakmarrjet fisnore, mentaliteti i patjekaluar i bajraktarit, lufta e ashpër politike e grupeve dhe partive, që ndonjëherë merr karakter të luftës lokale qytetare. E të tjera. I lindur në dhembje të mëdha, me plagë gjeografike dhe demografike, shteti i ri shqiptar e nis jetën si invalid, që kërkon të mbahet me paterica të huaja. Është Shqipëri autonome nën sovranitetin e Sulltanit. Është principatë autonome sovrane e neutralë nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Që të mbahet e të bëhet subjekt ndërkombëtar shpallet principatë kushtetuese, sovrane dhe trashëgimore nën një princ të huaj - në një princ Vidin! Që mbi interesat e tyre kushtetimore qofshin në Ballkan, qofshin në kontinent në përgjithësi, as mbi rolin e shqiptarëve në kuadrin e këtyre marrëdhënieve. Me një fjalë: në politikën kombëtare ende nuk bëhet vlerësimi real i pozitës ballkanike dhe evropiane të popullit shqiptar. Në jetën kombëtare, kur më pak e kur më shumë, veprojnë disa faktorë qëndrorë siç janë hyerja e hapësirës ekonomike dhe kulturore për shkak të ndarjes në vilajete, ndikimi frenues i klërët të varur prej qendrave fetare jashtë atdheut, mungesa e një qendre informative kombëtare, pamundësia e mobilizimit gjithëkombëtar. Barra e lëvizjes nuk është e shpërndarë njëlloj të gjitha shtresat shoqërore, që janë trajtuar. Shumë tregtarë, teksa pasurohen, zhvendosen prej atdheut dhe shkojnë në Stamboll apo në qendra të Ballkanit e të Lindjes së Afërme. Inteligjencia, sado veprore, edhe është e pakët, edhe është e shpërndarë në diasporë, prandaj edhe ndikimi i saj në popull është më e ngadalta se çdo të ishte po të jetonte në truallin shqiptar. Fshatarësia mobilizohet ngadalë në përpjekje kombëtare jo për shkak të politizimit të pamjaftueshëm, po për shkak të mungesës së forcës së organizuar që do të mund ta mobilizonte shpejt. Për të gjitha arsyet e sipërthëna, Lëvizja Shqiptare ka karakter gjithëkombëtar më shumë në ide se sa në veprim. Nuk ka dyshim se komploti ballkanik dhe, në përgjithësi, sllav, është shkaku kryesor pse shqiptarët nuk arrijnë ta sendërtojnë, siç u takonte, programin e tyre çlirimtar kombëtar më 1912, por nuk ka dyshim se edhe dobësia e faktorët shqiptar - organizimi i tij i mangët, mobilizimi i pamjaftueshëm, veprimi, kryesisht, krahinor politik dhe sidomos, luftarak - është shkaku plotësor pse populli shqiptar nuk arrin ta mbrojë Kosovën prej pushtimit serb në një kohë kur në popullatën kosovare kishte thjeshtë rreth 5 përqind serbë. ar të planetit nga vazhdimësit kanë kaluar pushtuese anëve, por është tërhequr të tokave prej sovranitetit të huaj - bizantin, sllav, osman, për çlirim të gjuhës prej dogmës latine në kisha dhe prej dogmës osmane në xhami; për çlirim prej sovranitetit të huaj - bizantin, sllav, osman, vijë kur prej njërës e kur prej anës tjetër që vijë si ideologji, e bëhen mashtrim, që vijnë si politikë e bëhen pushtim. për shtetin, si mbrojtje kolektive e qenies dhe e përparimit të popullit, si mundësi e jetës në liri dhe e pushtimit të domethënies më të lartë të jetës historike. Në historinë e popullit shqiptar, prandaj, lufta është humbur dhe është fituar: është humbur tragjikisht, kur popullin shqiptar e ka pushtuar Perandoria Otomane dhe është fituar, kur populli shqiptar është çliruar prej saj. Në historinë e popullit shqiptar, prandaj, lufta për shtetin është humbur dhe është fituar edhe sa herë të tjera deri në ditët tona dhe është humbur a është fituar qoftë si luftë fizike, qoftë si luftë politike. Lufta për shtetin shqiptar, si kornizë gjeografike dhe kushtetuese, juridike dhe politike e kombit shqiptar, megjithatë, ende nuk është fituar. Betëja më e rëndë dhe më e përgjegjshme për shtetin e popullit shqiptar është bërë në shekullin XV nën udhëheqjen e Skënderbeut, por beteja historikisht më vendimtare për shtetin e kombit shqiptar është bërë në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit XX. Shteti e sotëm shqiptar që, megjithatë, nuk përputhet me idealin shtetëror shqiptar, ia detyrojmë Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare që shtetin shqiptar më parë e ka ndërtuar në ide dhe në mënyrë që, mandej, ta ndërtojë edhe në jetë. Rilindja Kombëtare Shqiptare është lëvizje e filluar si përpjekje për rilindjen shpirtërore dhe kulturore të popullit, që me kohë bëhet revolucion dhe ideologjinë, në moralin dhe në politikën e tij. Ajo është lëvizje për krijimin e popullit kulturor si kusht shtetëror. Integrimin kombëtar, aq të nevojshëm për krijimin e shtetit, ajo e bën me gjuhën dhe me kulturën, me historinë dhe me idealin e shtetit, ashtu edhe siç janë bërë integrimet e shtetit, por edhe integrimet e kombeve moderne në Evropës. Rilindja e shqiptarëve oriental parimin sipas të cilit populli pa vetëdije kombëtare është trup pa eshtra, kurse populli pa shtet është kandë për shtete të huaja shtetërore. Rilindja Kombëtare është lëvizje që e bën ashtu programin e parë kombëtar shqiptar për sendërtimin e të cilit, në mënyrë të organizuar, lufton organizata e parë politike gjithëkombëtare, e lidhja shqiptare e Prizrenit. Synimet kombëtare të kësaj organizate janë: ruajtja e tërësisë së tokave shqiptare grafike e neutrale nën një princ të huaj - në një princ Vidin! Që të bëhet shtet sa më i rregulluar institucionalisht dhe politikisht herë bëhet më i mirë për nënshtetasit e herë për sundimtarët! Bëhet republikë demokratike, por brenda një kohe të shkurtër përfundon në demokraci të shtypur. Demokraci - thuhet - ka pasur në Athinë në kohën e Perikliut, por edhe atëherë ka përfunduar në ostrakizëm! Bëhet republikë shqiptare, që dy vjet më vonë përfundon në monarki parlamentare! Bëhet monarki që pas disa vjetësh përfundon nën pushtetin italian! Është e qartë: shteti shqiptar nuk e kishte pushtuar idealin me shtrirjen e vet në trojet etnike dhe nuk mbërrin ta pushtojë idealin as me cilësinë dhe qëndrueshmërinë e rregullimit të brendshëm. Por, pavarësisht pse është territorialisht e cenuar, siç është dhe pavarësisht pse politikisht është e paqëndrueshme siç është, Shqipëria prej shtetës së saj dhe, madje, prej krejt shqiptareve përjetësohet si faktor i integritetit kombëtar, i qenies dhe i përparimit të tyre. Ajo e garanton vazhdimësinë historike dhe e garanton identitetin gjuhësor, kulturor, shpirtëror të popullit shqiptar në kohën që vjen dhe jo vetëm brenda kufijve të saj. Ajo, më në fund, është shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Në të mund të gjenë strehimin, kur bëhet mot i keq, jo vetëm ata që banojnë në të përherë, por edhe ata që në të nuk banojnë. Sa herë të shtohet terrori serb, malazias, maqedonas a grek mbi shqiptarët e mbetur nën sovranitetin e tyre, Shqipërisë do t’i rritet shumë numri i banorëve. Të gjithë ata do të mund të falen njësaj: Shqipëri! të qofsha falë, tö kam Nënë e me kë Djalë! Megjithëse Shqipëria e krijuar më 1912 nuk mund të përfaqësojë idealin shtetëror gjithëshqiptar të projektuar gjatë Rilindjes Kombëtare, sot mund të thuhet: sikur të mos ishte Shqipëria, populli shqiptar si i tillë do të kishte fat historik tragjik: do të pësonte, ndoshta, fatin e kurdëve. Qenia e Shqipërisë së 1912-shit, megjithatë, do të thotë qenie e mundësisë historike që të bëhet Shqipëria e të gjitha trojeve shqiptare, në të cilat shqiptarët janë popullatë e vetme apo shumicë dërrmuese.

Shteti i gjysmës së Kombit

Krijimin e shtetit shqiptar në kufijtë etnikë lut... (teksti në fillim të paragrafit është i prerë në fotografi) ...tarakisht e bëjnë të pamundshëm shtetet fqinjë, të cilat në luftat ballkanike pushtojnë Çamërinë, Kosovën dhe Shqipërinë Perëndimore. Shteti i ri shqiptar ka 740 mijë banorë, por jashtë tij mbesin 802 mijë shqiptarë: 622 në brezin etnik dhe 190 mijë në brezin anësor. Shteti i ri shqiptar ka rreth 28 mijë km2, por jashtë tij mbesin rreth 29 mijë km katrorë, të trungut etnik të banuar me shqiptarë si popullatë e vetme a shumicë dërrmuese e tyre. Krijimi i shtetit shqiptar prej më pak se gjysmës së kombit, dhe prej gjysmës së trojeve etnike është e kuptueshme pse e përjashton edhe zgjerimin e të papritur të popullit shqiptar. Për këtë arsye 28 nëntorin kombi shqiptar e kremton si Ditë të Flamurit, po jo edhe si Ditë të Pavarësisë. popullit dhe prej gjysmës së trojeve etnike është e ngadhënjimi i politikës ballkanike të Rusisë, e cila ishte e interesuar për copëtimin etnik të Ballkanit, me qëllim që konfliktet e ardhshme etnike në hapësirat e tij t’i shfrytëzojë në luftën e politikës dhe Krijuesit e programit kombëtar të Rilindjes sonë janë të vetëdijshëm se për krijimin e shtetit shqiptar, më në fund, si edhe për krijimin e shteteve gjithmonë dhe gjithkund, do të duhen përpjekje dhe sakrifica të mëdha. Për më tepër, ata besojnë se përpjekjet për krijimin e shtetit shqiptar do të jenë të gjata e me mundime, sepse bëhen në një kohë në të cilën, siç thotë Sami Frashëri, «Kombet janë si peshqit që hanë njëri-tjetrin. Mjerë kush është i dobët. Ato do të jenë përpjekje aq më të mundimshme, sepse bëhen kundër një pushtuesi të fortë. Shpresën e tyre në arritjen e qëllimit e ushqen besimi në drejtësinë hyjnore që sjell disfatën e pushtuesve dhe fitoren e të pushtuarve, po edhe më tepër besimi në vendosmërinë e popullit që të çlirohet prej zgjedhës së huaj. Në përpjekjet për krijimin e shtetit shqiptar është me rëndësi se politika kombëtare, krahas ndjenjës dhe vetëdijes kombëtare e të shquar edhe interesin shtetëror, në të cilin, domos, përmbahen interesat kombëtare shqiptare. Ashtu e bën shtetin ideal mobilizues në jetën kombëtare. Rilindja Kombëtare përfundon me krijimin e shtetit shqiptar, më 28 nëntor 1912. Ideja e saj, ndërkaq, e mbijetojnë këtë vit dhe mbijetojnë se shteti shqiptar nuk bëhet ashtu siç ishte parashikuar në programin e saj dhe siç ishte e drejta.

Shteti · monarki

E krijuar në fund të një lëvizjeje të pandërprerë afër 70-vjeçare, Shqipëria - shtet nuk stabilizohet lehtë dhe nuk bëhet shpejt ajo që duhet të ishte: mbrojtje kolektive e qenies së popullit shqiptar. Dhjetë vitet e saj të parë janë vite të peripecive. Shumë vështirësi i dalin përpara dhe shumë rreziqe i kanosen prej ditës së lindjes. E rrezikojnë armiqtë e jashtëm dhe e rrezikojnë budallallëqet e brendshme! E rrezikojnë fqinjët ballkanikë, veçanërisht Serbia e pushtues Kosova dhe trojeve shqiptare në Maqedoninë e sotme, do të donte të pushtojë edhe Shqipërinë Veriore dhe Greqia që, po Çamërinë, do të donte të pushtojë edhe Jugun e Shqipërisë.

Shteti · diktaturë

Mundësia e krijimit të Shqipërisë etnike është ar... (teksti në fund të faqes është i prerë) ...syeja kryesore; sado jo e vetme; pse në vitet e Luftës së Dytë Botërore shqiptarët më tepër se kurrë përpara në historinë e tyre përballohen politikisht (vijon në faqen 6)

TIRANË 1912 • 28 NËNTOR • 1992

Hymni Kombëtar

Hymni Kombëtar Rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim të gjithë atje duke u betuar të lidhim besën për shpëtim Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor kush është burrë nuk frigohet po vdes, po vdes si një dëshmor.

GEZUAR FESTEN KOMBETARE

Ditën e madhe të Pavarësisë!