29/11/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

29 nëntor 1992

VEPËR E MADHE NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR

- Fjala e Presidentit të Republikës, zotit Berisha në mitingun në sheshin e Flamurit Zonja dhe Zotërinj, Vëllezër dhe motra, Miq të nderuar, Bashkëkohës të mij kudo që jeni, Gëzuar festën, ditën e madhe të historisë sonë, ditën e flamurit, ditën e çlirimit, 28 Nëntorin, ditën e fitores së madhe. Në historinë e kombeve pavarësia padyshim është më e madhe: Tetëdhjetë vjet kanë kaluar nga ai akt historik dhe koha gjithnjë ka madhëruar, shkëlqimin e asaj shkëndije të zjarrtë që burri i madh i kombit ndezi në Vlorën e lirisë për të ndriçuar përgjithmonë mbarë kombin shqiptar. Tetëdhjetë vjet më parë delegatët nga të katër anët e vendit, nga jugu dhe veriu, nga Dibra dhe Prishtina, nga Korça e Manastiri, Gjirokastra dhe Çamëria, Kavaja dhe Durrësi rendën si «maratonakom» për në Vlorën e Ismail Qemalit, duke bartur në shpirt e në mendje mesazhin e madh të idealit të pavarësisë. Për Shqipërinë kish ardhur ora historike. «Feniksi», shqiptar do të shkundte hirin e kohërave tragjike e do të fluturonte ngadhënjimtar. Rroftë Vlora! Ngritja e flamurit dhe Kuvendi i Vlorës, shkëputën Shqipërinë nga nata e gjatë osmane dhe hodhën themelet e shtetit të ri shqiptar. Ky shtet ishte produkt i përpjekjeve të mëdha politike, ushtarake, kulturore e shpirtërore të një kombi të martirizuar nëpër luftëra. Pavarësia e Shqipërisë ishte rezultat direkt i kryengritjeve vigane çlirimtare të viteve 1908-1912 që nga Kosova martire dhe mbarë Shqipëria shkundën: në Evropë dhe botë, mesazhin shqiptar të çlirimit dhe mbërritjes. Shqiptarët të gjithë u bashkuan rreth idealit të madh të pavarësisë. Shteti shqiptar e thirri në skenën e trazuar ballkanike domosdoshmëria objektive për të unifikuar një komb të shpërndarë, për të bashkuar të gjitha trojet e copëtuara në një të vetëm e për të ecur ma hapin e kombeve të zhvilluara. Përmes shtetit që doli nga ai kuvend historik u kristalizua filozofia dhe ideologjia e mendimtarëve të rilindjes sonë kombëtare. Në këtë etapë të re historike, Shqipëria po hynte me identitetin e fizionominë e vet, me kulturën, gjuhën e letërsinë e zhvilluar të Rilindjes kombëtare, me vetëdijen e një kombi të zgjuar e trim. Në piedestalin e kësaj ngjarjeje monumentale qëndrojnë burrat e shquar të kombit shqiptar: Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Vehbi Hoxha e Isa Boletini, Luigj Gurakuqi e Mihal Grameno, Babë Dudë Karbunara e Hasan Toptani e shumë të tjerë. Ndër përjetët e tyre dhe veprës së tyre të mëarshë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall në një kohë të zymtë trazirash ballkanike. Perandoria osmane po tërhiqej zvarrë në drejtim të lindjes, dhe fanitjet shoviniste u lëshuan mbi territoret e vendit tonë. Gjysma e trojeve shqiptare mbeti jashtë kufijve për të kënaqur ambiciet e tyre grabitqare duke shënuar kështu njërën prej padrejtësive më të mëdha që historia e Evropës ka njohur ndonjëherë. Zonja dhe zotërinj, Jo shumë vjet pas shpalljes së pavarësisë një mënyrë e madhe pllakosi Shqipërinë. Trupat nazifashiste pushtuan vendin, robëruan kombin. Shqiptarët edhe kësaj radhe u ngritën me armë në dorë, me trimëri dhe sakrifica të jashtëzakonshme në mbrojtje të lirisë. Lufta Nacionalçlirimtare i renditi shqiptarët në anën e koalicionit të madh antifashist dhe i nxori ata fitimtarë nga një luftë botërore. Dhjetëra dhe vafzat e Shqipërisë që luftuan dhe ranë në këtë luftë janë ndërtuar dhe do të nderohen gjithmonë. Ata luftuan për një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Diktaturën komuniste e vendosën në grup aventurierësh dhe kriminelësh politikë, ndërsa lufta çlirimtare solli lirinë, prandaj ju ftoj të brohorasim ndër përjetë martirëve të luftës Nacionalçlirimtare të kombit shqiptar. Miq të dashur, Edhe ky shekull për ne shqiptarët ka qenë në terrës i vështirë, i mbushur plot me vështirësi, luftra, copëtime, përpjekje, pushtime dhe përsëri sot kombi shqiptar ndodhet para provave dhe sfidave të mëdha. Armiqtë i të cilëve kërkon nga të gjithë shqiptarët kurajo të madhe, vendosmëri të madhe, përkushtim dhe mençuri dhe, mbi të gjitha unitet të vërtetë. Natyrisht nuk ka dyshim se për një komb dhe një vend çdo kohë dhe moment përbën një të vlefshëm dhe të rëndësishëm, por do të thosha se momentet e fillimit dhe mbarimit janë të një rëndësie të jashtëzakonshme, sepse ato përcaktojnë rrjedhën dhe ecurinë jo vetëm të viteve, por edhe të shekujve të tërë. Pra ne sot përjetojmë kohërat e vështira dhe sfiduese të mëdha, por ne sot pas shpalljes së pavarësisë kemi kaluar të gjitha ... [teksti vijon në kolonën ngjitur] ... dhe luftëtarët të shquar të rënë në luftërat për liri, pavarësi e mbrojtje e trojeve kombëtare gjatë viteve 1845-1920». Grupet artistike të shtëpisë së kulturës të qytetit dhanë një montazh muzikor-letrar kushtuar Ditës së Flamurit. llojmë dhe mësojmë demokracinë, iniciativën e lirë, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut, dhe unë jam i bindur se ne do të dimë të përdorim liritë e fituara, të dominojmë kohën tonë, të çojmë Shqipërinë drejt Evropës së qytetëruar. Sot për herë të parë në historinë tonë shumë shekullore forcat dhe kohërat janë në anën e demokracisë. Detyrat për ne janë të mëdha. Të vuajtur nga fati dhe historia, ne na duhet që patjetër të shpëtojmë që të fitojmë kohën e humbur. Nul duhet ta harrojmë se në rast se fillimi i kësaj shekulli shqiptarët i gjeci të pushtuar, fundi i këtij shekulli duhet të gjeci ata të lirë, zotër të fateve të tyre. Zonja dhe zotërinj, Sot Shqipëria dhe shqiptarët ndodhen para një prove tjetër të madhe, të zgjedhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Ne jemi të vendosur me politiken tonë të hapur t’i kontribuojmë paqes dhe stabilitetit në rajon. Ne dëshirojmë miqësi dhe bashkëpunim me fqinjët tanë. Shqiptarët në Ballkan, kudo që janë luftojnë dhe përpiqen sot për një shoqëri demokratike dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare. Kosova ato janë të vetmit banorë të Evropës që përjetojnë pushtimin e egër serb. Fallangat e Sllobës dhe të Millosheviçit po i kërcënojnë me flakët e një lufte çliruese, kurse ato me një përmbajtje, tolerancë dhe vendosmëri, të admirueshme kërkojnë të drejtat e tyre njerëzore dhe kombëtare. Në Maqedoni shqiptarët po japin ndihmesë të madhe në stabilitetin dhe pavarësinë e fqinjës së sotme. Unë jam i bindur se Evropa vlerëson lart qëndrimin e shqiptarëve, kontributin e tyre në pasqyrimin e një luftë ballkanike. Shqiptarët shpreson dhe beson se komuniteti ndërkombëtar do të jani sensibilizuar ndihmën e tij në parandalimin e konfliktit në Kosovë dhe zgjidhjen drejt të çështjes së shqiptarëve. Ajo nuk kërkon ndryshim kufijsh, Ajo është e vendosur që me durim dhe pa u lodhur të punojë për parandalimin e konfliktit, por gjithashtu kërkon se kurrë nuk do të tolerojë pastrimin etnik të shqiptarëve nga viset e tyre shekullore. Ajo gjithashtu ka insistuar dhe insiston se pa zgjidhjen e drejtë të problemeve të shqiptarëve, respektimin e plotë të të drejtave të tyre kombëtare dhe njerëzore në përputhje me parimet e KSBE, kriza në rajon nuk mund të zgjidhet. Zonja dhe Zotërinj, Në vijmë në 89 vjetorin e pavarësisë së gjendur përpara para sfidave dhe provave të mëdha, zgjidhja e drejtë e të cilave do të jetë vendimtare për ne dhe brezat që vijnë. Unë jam i bindur se ne do jemi së bashku në lartësitë që kërkojnë ato dhe kjo para së gjithash, sepse ne sot kemi më të lirë se kurrë, më të vendosur dhe më të mençur se asnjëherë. Në këtë rrugë të vështirë dhe me sakrifica të reja ne nuk jemi vetëm. Vende dhe popuj bujarë na kanë ndihmuar dhe po na ndihmojnë më shumë se asnjëherë. Me lejoni me këtë rast, që në emrin tuaj, të ju shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë atyre vendeve, popujve, qeverive, organizatave dhe individëve që në këtë periudhë të vështirë i qëndrinë Shqipërisë dorën e miqut dhe të miqësisë. Unë i garantoj të gjithë ata se ne shqiptarët i çmojmë dhe i duam miqtë dhe se i përmbahemi gjithnjë parimit se për të patur miq duhet të jesh vet i tillë. Vëllezër dhe motra shqiptarë kudo që jeni, ju bëj thirrje të mos harroni se sot ne jemi më të bashkuar se kurrë sepse, të vogla dhe dëshirore janë ato që na ndajnë. Të mëdha dhe të përjetshme janë ato që na bashkojnë. Në vërtet jemi të grupuar sot në parti të ndryshme, por të gjitha ato na bashkojnë tek liria dhe frutet e lirisë njerëzit nuk mund t’i ndajnë. Lidhjet e lirisë janë më të forta. Uniteti ynë qëndron pra tek liria. Po humbëm unitetin kemi humbur lirinë. Profili lirisë! Vërtet ne sot kemi fe të ndryshme, por të gjitha ato na bashkojnë tek Zoti. Unitëti ynë qëndron pra tek Zoti dhe ni vel-dësh që në Shqipëri të ketë disa fe. Vullneti i tij qofte me ne gjithmonë. Vërtet në këtë ditë na ndajnë kufij detra, oqeane por ne na bashkon gjaku dhe shumështi i nënës shqiptare ndërim nënave tona. Ne na bashkon shpirt i, sepse kombi është njëjlloj si individi, trupin mund edhe të ja u copëtosh, por shpirtin jo kurrë, shpirti është i pandashëm, shpirti është i përjetshëm. Rroftë kombi shqiptar. Ne na bashkon flamuri kuq e zi, flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, ai është i shenjtë, në çdo qelizë të tij pasqyrohet shpirti i një martiri. Nderim dëshmorëve të kombit. Pra, mbi të gjitha ne na bashkon Shqipëria, dheu mëmë i të gjithë shqiptarëve, tempulli ynë, Rroftë Shqipëria. Le ta bëjmë pra të gjithë së bashku që me dëshirën tonë, me mençurinë, tonë, me ndihmën e miqve, me vullnetin e Zotit të japim Shqipërisë pamjen e shpresave tona dhe të fëmijëve tanë të realizojmë idealet tona qytetare për një Shqipëri zonjë në gjirin e kombeve të zhvilluara. ... flamurit që parashikon një Shqipëri të lirë, demokratike e paqësore. Ky është flamuri i Shqipërisë, i dha ekzistencën. Kjo datë ishte kurorëzimi i luft rave dhe përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për të patur shtetin e vet të lirë dhe pushtuesit e huaj, të u-bëhëqur dhe të drejtuar nga shqiptarët, Me tej zoti Meksi nënvizoi se, në të njëjtën kohë, kjo është një fitore gjysmake, sepse në shtetin e ri shqiptar të ... ... rr a të ndëruar shqiptarë që me trimëri e nder, me shpatarizëm e me diplomaci shënuan më 28 Nëntor 1912, shpalljen e Shtetit të pavarur e demokratik, 28 Nëntor i vitit 1912, 80-vjetorin e të cilit festojmë, është një ditë e madhe në historinë e kombit shqiptar. Ngjarja e Flamurit në Vlorë i dha emrin e vet të lirë të mbrojtur nga pushtuesit e huaj, të udhëhequr sepse në shtetin e ri shqiptar të ... ... e ekonomike, ushtarake dhe kombëtare. Përpjekjet titanike të rilindasve dhe të demokratëve të mëdhenj të kombit, ëndrrat e atyre që ngritën me guxim flamurin kombëtar në Vlorë, i shfrytëzoi diktatura komuniste. Komunizmi i mori popullit shqiptar fenë, lirinë, pasurinë. Errësira gjatë gjysmë shekullore komuniste, e ndau shtetin shqiptar nga kombet e përparuara të Evropës, e ndau vendin e bekuar nga Perëndia për natyrën e bukur e të pastër, hodhi valle kriza ekonomike, papunësia, varfëria, injoranca në dëmtimin e shtetit. Me tej zoti Meksi nënvizoi se të gjitha këto ... ... pikën nuk arriti asnjëherë të konsolidojë pozitat e veta politike, gjysmë shekullore komuniste, e ndau Shqipërinë hodhi valle kriza ekonomike, papunësia, varfëria, injoranca në dënjtimin këto ... Duke përfunduar ai tha se, Shqipëria është kthyer në një vend demokratik që po ndërton në të gjitha aspektet shtetin juridik dhe synon të rreshtohet me dinjitet përkrah vendeve të demokracisë perëndimore. Duke u udhëhequr nga parimet e njohura botërore të demokracisë, po zbatojmë reforma të thella në të gjitha fushat e jetës. Një Shqipëri e fortë nga ana ekonomike, një Shqipëri e vërtetë demokratike bëhet garanci për zgjidhjen e drejtë dhe të shpejtë të çështjes kombëtare, bashkimin kombëtar. (ATSH)

NE TË GJITHË VENDIN U FESTUA ME MADHESHTI 80 VJETORI I SHPALLJES SE PAVARESISE

Mbledhje jubilare në Vlorë Me rastin e 80-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, të premten pasdite në Pallatin e Sportit të qytetit të Vlorës, u organizua një mbremje jubilare. Për të përkujtuar e nderuar ditën e shënuar të 80-vjetorit të Pavarësisë në këtë ceremoni merrnin pjesë banorë të qytetit, bashkë-atdhetarë nga diaspora, nga Kosova, deputetë, përfaqësues të partive, politike, të komuniteteve fetare, të organizatave të ndryshme, titullarë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. E nderuan këtë ceremoni Presidenti i Republikës, Sali Berisha, kryetari i Kryesisë së kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Mbremja jubilare u çel me një moment solemn: të gjithë të pranishmit në sallë u ngritën në këmbë dhe kënduan sëbashku Himnin Kombëtar. Kryeministri Meksi, që mbajti fjalën e rastit, i uroi në fillim gëzuar festën gjithë popullit shqiptar, popullit martir të Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi e në vise të tjera të ish-Jugosllavisë, shqiptarëve të Çamërisë dhe shqiptarëve të diasporës. Më tej ai, tha se dëshiroj që fjala ime të jetë një nderim për plakun e madh të Vlorës, Ismail Qemalin, për Luigj Gurakuqin, për Isa Boletinin dhe për të gjithë ata burra të nderuar shqiptarë që me trimëri e nder, me shqiptarizëm e cilit festojmë, është një ditë e madhe dhe në historinë e kombit shqiptar. Ngritja e Flamurit në Vlorë dha emrin Shqipërisë dhe hap porsa krijuar, u përfish vetëm gjysma e trojeve, për shkak kjo të synimeve agresive të fqinjëve dhe të politikës jo të drejtë të fuqive të mëdha. Fitorja e Pavarësisë erdhi si pasojë e betejave vendimtare të kombit tonë në pjesën e dytë të shek. të XIX-të dhe në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të XX-të. Ishte pikërisht lëvizja e Rilindjes sonë Kombëtare që projektoi dhe realizoi shtetin shqiptar, në themel të cilit do të dishim vetëdija kombëtare, gjuha, kultura, historia, pra elementë e parime të rëndësishme të njohura të integrimeve të shteteve e kombeve moderne të Evropës. Krijimi i shtetit shqiptar, ky ideal i madh i rilindasve, i cili u realizua me 28 Nëntor të vitit 1912, kërkoi dhe do të kërkonte sakrifica të mëdha njerëzore, të cilat populli shqiptar i bëri në emër të kombit të vet, si një nga kombet më të lashtë të Evropës. Ai tregoi se populli ynë ka forcën dhe shanset që ta bëjë Shqipërinë të shqiptarëve, kudo ku ata jetojnë. Duke vazhduar më tej, kryeministri Meksi tha se historia e shtetit shqiptar, pas shpalljes së Pavarësisë, është e mbushët e mbushur me ngjarje tragjike dhe dramatike, është historia e një shteti të pastabilizuar, që njohu fillimisht principatën, republikën demokratike, monarkinë, pushtetin fashist dhe diktaturën e egër komuniste. Shteti shqiptar nuk arriti asnjëherë të konsolidojë pozitat e veta politike, ekonomike, ushtarake dhe kombëtare. Përpjekjet titanikë liritë ekonomike, dhe të drejta politike, i izoloi për 50 vjet. Mbi të gjitha diktatura komuniste, e cila për gjysmë shekulli ndau Shqipërinë nga Evropa. Komunizmi i cili na la një trashëgimi të varfër dhe katastrofike në ekonomi, shoqëri, kulturë e politikë, për të ndërtosh ekonominë në një vend të prapambetur si Shqipëria, duhet kohë, duhet kulturë, duhet përpjekje, duhen edhe shumë sakrifica. Por ne ju futëm kësaj pune, nënvizoi kryeministri Meksi dhe mendojmë se jemi në rrugë të mbarë. Reformën tonë ekonomike e mbështesim mbi modelin që na rekomandon Fondi Monetar Ndërkombëtar, sepse sot ky është i vetmi model që zbatohet në të gjitha vendet e Evropës Lindore, në shumë vende të Azisë, të Amerikës Latine dhe të Afrikës. Më tej zoti Meksi u ndal në disa nga treguesit kryesore të reformës ekonomike që zbaton sot Qeveria Demokratike. vend demokratik që po ndërton të gjitha aspektet shtetformuese perëndimore. Duke u

Nga veprimtaritë në rrethe

KORÇË

— KORÇË — Në kuadrin e 80-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në qytetin e Korçës u organizua konkursi i fjalës artistike «Me pushkë dhe penë për Mëmëdhenë» në shtëpinë e ushtarakëve dhe një koncert i madh në pallatin e kulturës «Vangjush Mio». Në bibliotekën «Thimi Mitko», u organizua një sesion jubilar me rastin e këtij përvjetori, ku mori pjesë edhe kryetari i Bashkisë të qytetit Gjergji Gjinko.

BURREL

— BURREL — — Në mbledhjen jubilare të organizuar të premten me rastin e 28 Nëntorit nga Bashkia e qytetit të Burrelit, ndodhej edhe kryetari i këshillit bashkiak, Ali Zeneli etj. Fjalën e rastit e mbajti kryetari i Këshillit të rrethit të Matit, Hamdi Beshku. Në kumtesat që u mbajtën me këtë rast, u hodh dritë e u sollën fakte të reja mbi kontributin e popullit matjan gjatë periudhës së Pavarësisë. Gjithashtu pjesëmarrësit u njohën me vendimet e ditëve të fundit të Kryesisë së Këshillit të rrethit për shpalljen dëshmor të atdheut të 100 bijve të kësaj krahine me motivacionin «Udhëheqës popullor dhe luftëtarë shtëpisë së kulturës të qytetit dhanë një montazh muziko-letrar kushtuar Ditës së Flamurit.

DURRËS

— DURRËS — Më 27 nëntor, në sheshin kryesor të Durrësit, u organizua një ceremoni për të përkujtuar përvjetorin e 80-të të ngritjes së Flamurit në këtë qytet. Fjalën e mbajti kryetari i Këshillit të rrethit, Myfit Kodra. Pastaj, nën tingujt e Himnit Kombëtar, u organizua ceremonia e ngritjes së Flamurit. Në sallën e teatrit «Aleksandër Moisiu», Këshilli i rrethit dhe Bashkia e qytetit organizuan një mbledhje jubilare, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i rendit, Bashkim Kopliku. Mbi rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe në historinë e popullit tonë dhe kontributin e Durrësit në lëvizjen për liri dhe pavarësi, foli kryetari i Bashkisë, Tomorr Golemi. Pjesëtarëve të familjeve të disa patriotëve demokratë durrsakë iu dorëzuan urdhëra e medalje, si dhe titulli «Mësues i Popullit». Për të pranishmit u dha një program artistik.

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË