Përgatitur për «RD» nga Maikëll Ganton (Michael Ganton)
Ruajtja e Demokracisë
Për mbi 40 vjet popullit shqiptar i thuhej se jetonte në një vend të mrekullueshëm dhe që e kishte të gjithë botën. Ata, madje, instruktosheshin të mbronin atë nga një sulm i cili nuk ishte kurrë në rrezik.
Në të vërtetë, siç e di gjithë bota, tani Shqipëria dhe populli shqiptar u katandisën në standardin më të ulët të jetesës në Evropë dhe të privuar nga të gjitha të mirat që gëzonin popujt e tjerë në Evropën perëndimore. Elementi i vetëm i pranueshëm nga çka thoshte regjimi pararendës është se në themel Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me një histori të gjatë dhe krenare dhe një popull të ngrohtë e miqësor. Ajo ka një potencial të pasur dhe mund të jetë tërheqëse, për njerëz nga mbarë bota. Ajo çka asaj i nevojitet dhe meriton është rasti të tregojë se çfarë mund të bëjë.
Në 1992 populli shqiptar zgjodhi një qeveri demokratike dhe për të parën herë pas shumë vitesh, populli është në fuqi. Demokracia e re, me shumë ndihmë nga të tjerët mund të bëhej më në fund anëtare e plotë e Bashkimit të Komunitetit Evropian, duke i dhënë popullit të vet rastin e arritjes së standarteve më të larta të jetesës, që ai meriton.
Por, për një demokraci duhet të kujdesesh ta edukosh me gjithë kujdesin e një nëne ndaj fëmijës së saj të porsalindur.
Armiku komunizëm, pothuajse është shkatërruar. Ka ngelur akoma në zemrat dhe mendjet e disave besimi se shteti është më i rëndësishëm se sa populli. Ata duke të paaftë të kuptojnë se shteti është populli.
Për shqiptarët e vetëdijshëm dhe largpamës nuk duhet të ketë më çështje të dy anëve opozitare – një dhe armig – por një komb i një populli që, disa shprehin opinione të ndryshme. Disa janë demokratë, disa socialistë, disa liberalë dhe ka të tjerë me pikëpamje akoma të paqëndrueshme dhe të ndryshueshme.
Por, pikësëpari ata janë shqiptarë. Shqipëria dhe populli duhet të jenë e para, konsideratat personale dhe partiake të dytat.
Politikanët shqiptarë, si të tjerët në çdo sektor të jetës, po gjejnë rrugën e tyre në demokracinë e re. Kjo nuk është e lehtë. Shumica e atyre që janë mesatarë në 40 vitet e fundit duhet të harrohen. Duhet të fillojë era e re e tolerancës dhe e mirëkuptimit. Populli duhet të ketë durim me politikanët e vet; politikanët duhet të kenë durim me popullin e tyre që është i dëshpëruar, të ehohin dobínë e letuariat në demokraci. Ata e duan këtë në një «dje». Ajo do kohë. Kjo nuk bëhet me ditë, javë ose muaj. Kjo mund të dojë edhe vite.
Liria e sagjetur e fjalës ka çuar natyrisht në ekstremizëm në shumë fusha, veçanërisht në politikë. Kjo është e paevitueshme pas 40 vjet disiplinë pa shkak dhe privim. Përgjigjja ndaj shumë problemeve në Shqipëri, sot i duket disa njerëzve, sulmimi publikisht i atyre me të cilët ata nuk janë dakord, të kërkojnë vetën pikëpamjet e veta, rrugën dhe zgjidhjet e veta.
Të sulmosh është e thjeshtë – një përgjigje e thjeshtë për ata që janë të paaftë të mendojnë, që i mungojnë aftësitë. Duhet kurajo, aftësi dhe kuptueshmëri për të bërë një kritikizëm konstruktiv, i cili, ndërsa kupton pikëpamjet opozitare, prezanton një argument të fortë dhe bindës.
Në qoftë se demokracia nuk është shprehur dhe mbrojtur me fuginë dhe sensibilitetin e argumentit dhe mbi të gjitha tolerancën, ajo do të fishket dhe aspektet më të këqija të ekstremit socialist do të fitojnë dhe kjo është vetëm një hap i vogël drejt komunizmit.
Dhe çdo shqiptar e di çdo të thotë kjo.
Shqipëria do të jetë urë miqësie midis Evropës dhe botës Islamike
- DEKLARON MINISTRI I JASHTËM ALFRED SERREQI -
Shqipëria, si një shtet ku bashkëjetojnë në harmoni njerëz të besimeve kryesore fetare, si një vend ballkanik, evropian e mesdhetar, përfaqëson një urë miqësie midis Evropës dhe botës islamike, që do të shërbejë lidhjeve midis feve, kulturave dhe qytetërimeve, - theksoi ministri i Jashtëm Alfred Serreqi në një deklaratë për ATSH-në. Ai e bëri këtë deklaratë në prag të Sesionit të 6-të të jashtëzakonshëm të Konferencës Islamike të ministrave të punëve të Jashtme, që do të zhvillohet punimet nga 1-2 dhjetor në Xhedah të Arabisë Saudite.
«Ne e konsiderojmë këtë fakt, tha në vazhdim ministri, si një objektiv me rëndësi të veçantë të politikës sonë të jashtme. Ne do të ndjehemi të lumtur të japim sadopak kontributin tonë në afrimin dhe mirëkuptimin e popujve me kultura, tradita e besime të ndryshme».
Një nga pikat e rendit të ditës të këtij sesioni do të jetë edhe gjendja në Bosnjë-Hercegovinë. Lidhr me këtë ministri Serreqi vuri në dukje se «delegacioni shqiptar d’i shprehur qëndrimin e tij të përsëritur, duke dënuar genocidin e Serbisë kryesisht ndaj popullsisë autoktone me besim islamik, që kryhet nën justifikimin e luftës kundër fundamentalizmit islamik, gjë që nuk është e vërtetë, ashtu siç është krejt e pabazë i akuzuar shqiptarët e hershëm të vetëmbrojtur e akuzonin popullsinë shqiptare në Kosovë për aplikim të fundamentalizmit islamik».
Në vazhdim të deklaratës së tij Serreqi tha se «ekzistenca në vendin tonë e një komuniteti vital mysliman shqiptar, ku më tepër se 70 për qind e popullsisë i përket besimit fetar islamik, dhe lidhjet e tij tradicionale me botën islamike, kanë qenë dhe janë faktori të rëndësishëm për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe vendeve islamike. Në këtë kuadër, ne e presim me kënaqësi dhe e vlerësojmë si një ngjarje të shënuar pranimin e Shqipërisë, në këtë sesion, si anëtare me të drejta të plota dhe organizatë së Konferencës Islamike. Ndihma dhe solidariteti i vendeve dhe i popujve miq që përfaqësohen në këtë organizatë, dhe në përgjithësi i Komunitetit Evropian, janë të domosdoshme për ne», - përfundoi deklaratën e tij ministri i Jashtëm Serreqi.
ATSH
Nga konferencat e PD në rrethe
MALLAKASTËR
Të enjten më 26.11.1992 në pallatin e kulturës të qytetit të Ballshit zhvilloi punimet konferenca e dytë e degës së PD të rrethit të Mallakastrës.
Në konferencë morën pjesë delegatë nga seksionet e PD të fshatrave dhe të qytetit, të ftuar nga shoqata e parti të ndryshme. Gjithashtu morën pjesë z. Maksim Konomi dhe z. Pëllumb Malaj, përfaqësues të Komitetit Drejtues të PD.
Raportin në emër të degës e mbajti z. Maksim Begaj, i cili bëri një analizë të thellë pune si bërë gjatë një viti dhe pasqyroi të mirat dhe të metat që ishin shfaqur.
Në Konferencë u bënë shumë pyetje konstruktive dhe u dhanë përgjigje nga z. Maksim Konomi, Pëllumb Malaj dhe Maksim Begaj.
Në fjalën përshëndetëse z. Pëllumb Malaj tha se ristrukturimi i PD është një kërkesë e brendshme e vetë rritjes, është vlerësim për çka kemi bërë dhe përgjegjësi për të ardhmen. Partia Demokratike kërkon të ketë në gjirin e saj njerëz të ndershëm të pastër, antikomunistë e demokratë të vendosur, sidomos intelektualë të përgatitur e të paimplikuar në sistemin totalitar.
(Vijon nga faqja 2)
Takim i përfaqësuesëve të PD me përfaqësues të AD-së
Ditën e hënë, në datën 30 nëntor 1992, me kërkesën e partisë Aleanca Demokratike, u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të kësaj partie, zotërinjve Arben Mal[i?]ami, Shahin Kadare Blendi Fevziu dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike Ali Spahija dhe përfaqësuesve të AD-së, duke i motivuar këto me gjendjen e vështirë aktuale të vendit dhe respektimin e etikës gazetareske. Përfaqësuesit e PD kërkuan propozime konkrete. Në përgjigje të kësaj, përfaqësuesit e AD diskutuan lidhur me deputetët e përfaqësuesit e AD diskutuan lidhur me deputetët e kësaj partie si dhe me artikuj të shtypit të PD kundër tyre. Përfaqësuesit e PD u shprehën... (Vijon në faqen 3)
ME TITULLIN «PIKTOR E SKULPTOR I MERITUAR» DEKOROHEN:
Ditët e fundit, kryesisë së Shoqatës dhe kryetarit të saj, zotit Zihni Haskaj, i është drejtuar me një letër ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i RF të Gjermanisë në Tiranë dr. Klaus Follers, në të cilën thuhet:
«Zoti President dhe Kancelari i Gjermanisë më janë lutur që të falenderoj përzemërsisht Shoqatën e Miqësisë Shqipëri - Gjermani, veçanërisht për mbështetjen dhe besimin që kanë treguar miqtë tanë për rrugën e bashkimit Gjerman».
(ATSH)
NGA KUVENDI POPULLOR
- DEKLAROHET AKTPADIA NDAJ PARTISË SË PUNËS - TË ENJTEN - SEANCË KUSHTUAR PROBLEMEVE BALLKANIKE DHE TË KOSOVËS -
- E HËNË -
Të hënën mbasdite Kuvendi Popullor filloi punimet në seancë plenare, e cila u drejtua nga kryetari i Kryesisë, zoti Pjetër Arbnori.
Çështjeve të rendit të ditës të mbartura nga javët e kaluara iu shtuan edhe projektligji «Për një ndryshim në ligjin «Për çmimet dhe tarifat», emërimi i Prokurorit të Përgjithshëm, mocioni me Ministrin e Arsimit, i caktuar për ditën e enjte, si dhe një propozim i Komisionit për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, për një seancë me praninë edhe të ministrit të Punëve të Jashtme, ku të diskutohet për problemet ballkanike e në mënyrë të veçantë për problemin e Kosovës. Edhe kjo seancë parashikohet të zhvillohet ditën e enjte. Gjithashtu parashikohet të shqyrtohet edhe kërkesa e zotit Nafiz Bezhani për dorëheqje nga posti i anëtarit të Gjykatës së Kasacionit.
Pas paraqitjes së këtij programi pune të javës 1 nëntor-3 dhjetor u miratuan ... dhe propozime.
Pasi u miratua rendi i ditës, zoti Arbnori lexoi një deklaratë të Asamblesë Kombëtare të Turqisë drejtuar Kuvendit Popullor, ku shprehet shqetësimi ndaj përpjekjeve të re të rrezikshme të racizmit dhe ksenofobisë dhe kërkohet përkrahja nga vende të ndryshme në luftën kundër tyre.
Sipas rendit të ditës, punimet më tej vazhduan me diskutimin e projektligjit: «Për disa ndryshime në ligjin 7516, dt. 7.10.1991 «Për sin...
(Vijon në faqen 3)
Letër kolegëve të «ZP»
Për dy ditë në gazetën tuaj keni botuar protesta për «padrejtësitë» e mëdha që po ju bëhen. Dhe i është drejtuar me letër dhe gjithë kryeministrave të Evropës; ku shprehet siç se: vimek ju me këtë letër...
për t'ju sjellë një «zhgënjim të madh që s'ka të bëjë vetëm me ne, por dhe më vetë demokracinë në Shqipëri». Është fjala për disa nga zyrat që u janë marrë në katin e tretë godinës suaj, zyra të cilat u janë dhënë disa subjekteve të tjera.
Ju keni të drejtë të ankoheni kudo (është fjala për të drejten juridike, jo atë morale) për «padrejtësitë» që u bëhen, por më parë do ishte mirë të shihnit me gjendjen e gazetës së partisë në pushtet.
Edhe me zyrat që ju kanë mbetur pas «padrejtësisë» së madhe që ju bëni qeveritarët e sotëm – ju keni më tepër se dyfishin e zyrave të «RD»-së po kështu për të gjitha mjetet e tjera. Në redaksinë e «RD»-së punohet me po ato kushte e aty punohej me filmimet e saj, bile dhe më keq. Mos duhet të drejtohemi edhe ne botës?! Po organet e tjera të shtypit si janë?!
Ju shkruani se «veprimet e sotme të pushtetmbajtësve ndaj nesh, të kujtojnë ç'pro... e tipit bolshevik «dhe harroni që ka një ndryshim të madh me këtë rast. Godina juaj nuk është pronë e juaja.
Edhe ish-bllokmenët u ankuan pranë organizmave ndërkombëtare për «padrejtësitë» që ju bënë duke i nxjerrë nga shtëpitë «e tyre». Bëhuni më realistë kolegë. Mos lajtoni të manipuloheni për qëllime egoiste partiake. Në raport me të gjitha organet e tjera të shtypit shqiptar ju sërish jeni, në të gjitha drejtimet, më të privilegjuar. Mos bëni «shumë zhurmë për asgjë». Nuk është serioze.
Redaksia e «RD»
Paraliza ligjore dhe kolapsi i ndërtimeve
Avashllëku me të cilin po ecet me miratime e ligjeve ndoshta më shumë se asnjë fushë tjetër po e vuan ajo e ndërtimeve.
Në Bashkinë e Tiranës, edhe pse ka kohë që është organizuar drejtoria urbanistike, të 25 specialistët e saj i sheh të rrinë dhe të merren me; nga ana tjetër, paralel me të; një ent tjetër projektues; ZUP-i; vazhdon të mobilizojë, duke tras... gjithë inventarin dhe dokumentacionin e nevojshëm teknik.
Kur i pyet specialistët e rinj të drejtorisë së urbanistikës për aktivitetin e tyre ata nuk dij... të thonë: veç ngrejnë supet e të bëjnë me kuptim se s'kanë gjë tjetër. Ndërsa ndër... me titull me të madhin ...
... të cilin është folur e shkruar shumë; mëson edhe diçka të re që për dikasterin përkatës ...
është e vjetër; se me dekret të Presidentit të Republikës nr.225 date 11;6;92 është shpallur dekreti nr. 5747 datë 29.6.78: «PËR HARTIMIN DHE ZBATIMIN E PLANEVЕ RREGULLUESE TË QYTETEVE DHE FSHATRAVE».
Pra; që nga ai moment është përcaktuar çdo lloj aktiviteti projektues:
... të mbuluar sa më shpejt ...
... ka ngarkuar Ministrinë e Ndërtimit; Strehimit dhe të Rregullimit të Territorit që brenda 6-mujorit të parë të hartojë ligjin e ri dhe ta paraqesë për miratim; Mirëpo; çuditërisht; kanë kaluar edhe 5 muaj nga gjysma e vitit dhe projektuesit ende rrinë me gjithë një gjëjë. Mund të themi një pjesë e një afatshmërie; por përpara vendimit të Qeverisë të gjitha rrëzohen! Është e tepërt të themi se vendimet nxirren; për t'u zbatuar; jo ...
... tjera që duhen parë. Themi kështu pasi midis enteve projektuese vihet re një mungesë e theksuar bashkërendimi: E shtatë e vërtetë se ato po shkojnë drejt rrugës së privatizimit; por ligja duhet të rregullojë disa procedura fillestare. Edhe ...
... për projektim; ndërkohë që plot institucione të tjera i kanë këto me tepër e madje; të siguruara me subvencione nga shteti; është jashtë logjikës që këto materiale për qëllime fitimi t'ua shesin enteve shtetërore; Kështu; në Bashkinë e Tiranës inxhinieria Kejda Lulo u ankua se nuk kanë asnjë planimetri të qytetit të Tiranës; Ata që kanë sot origjinalet e vjetra në arkivë na i shesin aq sa ne s'jemi në gjendje t'i blejmë; Kjo jo vetëm që s'duhet lejuar; por unë mendoj se materialet e arkivave me karakter kombëtar; nuk ka pse t'i mbajë e aq më tepër t'i shesë një institucion privat; Ato duhet të kalojnë shtetit; dhe vetëm ai të ketë të drejtë t'i administrojë mbi to;
ZEF LAÇI
Dekorime me tituj të lartë
Në kuadrin e 80-vjetorit të Pavarësisë me dekret të Presidentit Sali Berisha u dekoruan me tituj të lartë «Artist i Popullit» dhe «Artist i Merituar» disa prej figurave më të shquara të artit shqiptar.
ME TITULLIN «ARTIST I POPULLIT» DEKOROHEN: Andrea Shankjet, Lec Shllaku, Kujtim Spahivogli (Pas vdekjes), Kristaq Sotiri (Pas vdekjes), Kristaq Papargjiri (Pas vdekjes), Gjon Mili (Pas vdekjes), Dhora Leka, Vangjush Furrxhi, Mihallaq Luarasi, Gjergj Vlashi, Neco Muho (Pas vdekjes), Tonin Harapi (Pas vdekjes), Zihni Berati (Pas vdekjes).
ME TITULLIN «PIKTOR I POPULLIT» DEKOROHEN: Simon Rrota (Pas vdekjes), Zef Kolomba (Pas vdekjes) dhe Vladimir Jani.
ME TITULLIN «ARTIST I MERITUAR» DEKOROHEN: Agim Shuke (Pas vdekjes), Behet Nelku (Pas vdekjes), Gaqi Vishi (Pas vdekjes), Pirro Sava (Pas vdekjes), Aleko Prodan, Sherif Merdani, Eli Luarasi, Pavlina M[a?]ni, Andi Qezari, Mario Ashiku, Spiro Uruni, Hysen Biza, Shpëtim Shmili, Astrit Cerma, Vitore Salaku.
ME TITULLIN «PIKTOR E SKULPTOR I MERITUAR» DEKOROHEN:
NJOFTIM
Me kërkesën e palëve pjesëmarrëse në proces, Gjykata e rrethit Lezhë njofton:
«Çështja penale në ngarkim të Zoti Nikollë Lesi u pushua në bazë të rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale.
KRYETARE E GJYKATËS
MDJERIME DELISHTI