06/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 dhjetor 1992

PERFUNDOI MBLEDHJA E KESHILLIT KOMBETAR TE PARTISE DEMOKRATIKE

REFORMA EKONOMIKE DHE POLITIKE TE THELLOHET MË TEJ. PRIVATIZIMI, PROÇES KYÇ I REFORMËS. PPSH - TE DALE NE GJYQIN E HISTORISE. POLITIKA E JASHTME E SHQIPËRISË, POLITIKE THELLESISHT KOMBETARE. GRUPI PARLAMENTAR I PD, DUHET TË JETË AI I 22 MARSIT. Djn në mesditë mbylli punimet e des më të madh ndaj ishin caktol afatin optimal 20 mbledhja e zgjeruar e këshillit kombëtar dhe grupit parlamentar të PD. Në seancën e djeshme, u zhvilluan diskutime të shumta, lidhur me të gjitha problemet emergjente të ekonomisë dhe reformës z. Petrit Karakula veçoi zgjidhjen urgjente të problemit të pronësisë mbi tokën dhe privatizimin e ndërmarrjeve bujqësore. z. Azem Hajdari kërkoi kushte më të favorshme të punës së deputetit dhe reformë rrënjësore në organet e drejtësisë. z. Agron Çika duke kritikuar disa ministra për neglizhencë në reformën administrative, u ndal në korrupsionin ekonomik të ashtuquajturit «klani Kapo» apo Firma «ADA...» duke kërkuar përkrahje për komisionin e kontrollit të shtetit në luftën e organizuar ndaj korrupsionit. Ai kërkoi kujdes më të madh ndaj ishin caktol afatin optimal 20 janar 1993 për zgjidhjen e gjithë problemeve të ngritura dhe pikërisht zgjidhjen e reformës në drejtësi, zgjidhjen e problemit të pronësisë së tokave, përmirësimin e punës së grupit parlamentar, shtrirjen e gjerë të afarizmit, zgjidhjen e problemit të pushtetit lokal si dhe kontakte rezultative të deputetëve me elektoratin e problemeve e tyre. Diskutantët të shumtë, aprovuan unanimisht rezultatet e vizitës së delegacionit shqiptar në Arabinë Saudite duke theksuar se politika e jonë e jashtme është politika e hapjes dhe e interesave të gjera kombëtare. U hodhën poshtë sulmet e klaneve të caktuara që injorojnë gjithçka duke iu përshtatur sulmeve të Sebastianos në Greqi dhe Millosheviçit në Beograd.

Politikë e hapjes, politikë e hapave konkretë

Fjala e Presidentit Berisha në Këshillin Kombëtar të PD Unë mendoj se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur në një moment të rëndësishëm për të bërë bilancin e punës së Qeverisë Demokratike. Duhet të kuptojmë se pas 50 vjetëve në terr, tani i jemi ekspozuar dritës, i jemi ekspozuar botës. Por, gjithashtu, duhet ta pranojmë se, në rast se nuk do të zhvillohemi shpejt, nuk do të kemi në dorë fatin tonë për të ardhmen. Vetëm zhvillimi i shpejtuar do të sigurojë integritetin tonë kombëtar, Partia Demokratike, me votëbesimin që mori në parlamentin shqiptar, është përpjekëse për ato që ndodhin në Shqipëri. Me këtë rast dua të theksoj se ka të meta dhe dobësi të mëdha. Ç’po ndodh? Kemi hyrë në reformën ekonomike dhe ajo i ka mundësitë të ecë më mirë. Ne kemi siguruar fonde, por qeveria e PD duhet t’i shfrytëzojë më mirë. Duhet të krijojmë një qendër qeveritare që të ndajë impulsët. Qeveria duhet të jetë më kompetente në ndarjen e tyre në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, Ministria e Ekonomisë duhet të paraqesë planet e zhvillimit, afatet e zhvillimit. Shqipëria ka rezerva financiare, ka edhe projekte zhvillimi, por kjo financë nuk po shkon me përparësitë e caktuara atje ku duhet. Problemi i pushtetit lokal është mjaft përcaktues për zhvillimin e reformës. Unë nuk jam dakord të mbajmë më shumë pushtet se duhet. Ne jemi të interesuar që pushteti lokal të funksionojë normalisht dhe për këtë problem unë do të angazhohem seriozisht. Aktualisht kanë dalë shumë probleme lidhur me borxhet e ndërmarrjeve, të cilat duhet të zgjidhen. Këtë ... [teksti vazhdon jashtë kornizës] A mund ta mohojë Shqipëria këtë realitet? Natyrisht që jo! Kjo do të ishte aventurë. Shqipëria, duke qenë vend me popullsi në shumicë muslimane, në Evropë, duhet ta përdorë këtë realitet në interes të politikës së vet dhe të gjithë rajonit. Vjet parlamenti ynë ka votuar pro pranimit të Shqipërisë si anëtare vëzhguese e Konferencës së Vendëve Islamike. Kurse këtë vit dhe pikërisht këtë ditë ne bëmë vetën hapin e dytë, atë të pranimit të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota në këtë Konferencë. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, një akt i madh afrimi i vendit tonë me mbi 1.4 miliardë njerëz dhe mbi 50 shtete, me të cilat kemi lidhje të shumta historike, ekonomike, politike, shpirtërore. Kam besim të plotë se ky akt do të kuptohet drejt dhe do të mbështetet nga të gjithë ata që e duan Shqipërinë dhe zhvillimin e shpejtë të saj. Ajo ju anëtarësua në këtë konferencë me klasuzolën se pranon vetëm dokumentet apo çështjet që s’bien ndesh me kushtetutën tonë. Shqipëria, jo vetëm që nuk pëson një imponim apo kushtëzim që çon interesat e saj, por, përkundrazi, ajo siguron përkrahjen politike dhe ekonomike të një organizmi shumë të fuqishëm, siç është Konferenca Islamike. Në qoftë se ndokujt i vret veshin fjala islamike unë i rikujtoj se kjo nuk përputhet me traditën e madhe të tolerancës fetare në Shqipëri. Kam deklaruar dhe po deklaroj prapë se do të loja atë ku janë katër të krishterë, të ngrihet një kishë dhe aty ku janë 4 muslimanë të ketë një xhami. Respektin ndaj feve të ndryshme e konsideroj kusht për funksionimin e shtetit dhe shoqërisë demokratike. Në Shqipëri nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë diskriminim fetar. Vizitën e parë zyrtare ky shtet e kam bërë në Vatikan, Kemì ftuar dhe [Pjesa e sipërme e tekstit është prerë.] ...të caktuar më shumë pushtete ndërmarrjeve, të cilat duhet të zgjidhen menjëherë. Po kështu preokupante është bërë edhe çështja e ndihmave dhe ushqimeve të shportës. Megjithëse ndihmat po vijnë, dyqanet po mbeten bosh. Pra, ka defekte në furnizimin e popullsisë dhe këtu duhet të ndalen organet nëkatëse për të kontrolluar gjendjen realisht. Shqipëria ka marrë gjatë këtyre 2 muajve të fundit ndihma ushqimore më shumë se kurrë ndonjëherë. Privatizimi është baza e suksesit të demokracisë dhe të reformës. Ne duhet të punojmë që të kontribuojmë në krijimin e tregtarëve të rinj, kapitalistëve të rinj. Unë nuk jam dakord të heqim ankandin, por të japim kredi njerëzve të ndershëm e kështu duhet të veprojmë. E rëndësishme në të ardhmen e shtetit tonë dhe të kombit tonë është ndjekja e një politike të jashtme kombëtare, bashkëkohore dhe të qëndrueshme. Dua të theksoj se politika e shtetit tonë është politikë e hapjes dhe e hapave konkretë. Në këtë periudhë ne e kemi hapur vendin në rrethet më të botës si vend i lirisë dhe i demokracisë. Mirësisht, në këtë periudhë ne i paguajmë haraç politikës së jashtme antikomuniste boshjke, që bën armiq gjithë botën, që fyu e mallkoi gjithë botën. Në politikën e jashtme ne kemi synuar hapa konkretë. Imazhi i rremë dhe zhurma nuk na intereson. Megjithatë, ne kemi nënshkruar dhjetëra marrëveshje të rëndësishme duke realizuar një politikë të jashtme, në themel të së cilës qëndron interesi kombëtar. Problemi kapital për Shqipërinë është shpëtimi e zhvillimi. Për këtë ne duhet të zgjedhim të gjitha rrugët për të zhvilluar sa më parë vendin tonë. Ne jemi një vend thellësisht evropian dhe Shqipëria do të jetë anëtare e të gjitha organizmave politike dhe ushtarake të Evropës. Shqipëria është anëtare e KSE-së, anëtare e Nismës së Detit të Zi, FMN, Bankës Botërore Evropiane, dhjetëra organizma dhe organizata të tjera evropianeperëndimore. Ajo do të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe, së shpejti, edhe në NATO dhe kështu të jetë anëtarësuar dhe në Komunitetin Evropian. Pra, është absurde të mendosh se ky vend me të gjitha këto lidhje të fuqishme perëndimore, se po të krijojë lidhje të tjera, lidhund ekonomike, se po të krijojë lidhje të tjera, lidhund ekonomike, se po të krijojë lidhje të tjera, lekund çështjen e tij evropiane. Evropa në politikën e madhe dhe se do të lidhja ku janë katër të krishterë, të ngritët një kishë dhe aty ku janë 4 myslimanë të këtij e parë zyrtare si kryetar shteti e kam bërë në Vatikan. Kemi ftuar dhe do ta presim me kënaqësi dhe respekt të madh Atin e shenjtë. Panën në Shqipëri. Atyre që u bien burive të përçarjeve fetare do t'u mbetet nderi i aktit që ndërmarrin, sesa të bëri nuk do të dëgjoj as shkalla e pallatit e jo më lagjia apo qyteti. Politika e Shqipërisë do të jetë një politikë e pavarur që do të synojë afrimin dhe integrimin e saj me Evropën, afrimin dhe miqësinë e saj me të gjitha vendet miq dhe vëllezër në botë. Antërësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike ka dhe një rëndësi të madhe në rrafshin ekonomik. Këtë vend janë një potencial shumë i madh burimesh financiare. Pasuritë dhe investimet e tyre kanë begatuar dhe lulëzuar shumë vende të botës. Jam i bindur që investimet e tyre në Shqipëri janë në interes të Shqipërisë. Ne, pra, nuk duhet të bëjmë pre e politikës antikombëtare. Është domethënës fakti që edhe nga xhetet e vendeve më të fuqishme çerëtojnë nga fondet e vendeve të Konferencës Islamike. Atëherë, pse të mos përfitojë edhe Shqipëria e varfër? Ata kanë një bankë, njësoj si Banka Botërore. Nga kjo Bankë do të marrim kredi për zhvillimin. Por, a mund të ndikojë problemi fetar në politikën tonë? Natyrisht që jo. Të gjithë e dimë se diktatura komuniste pati shpallur armiq me të mëdhenjtë, pas SHBA. Vatikanin dhe Arabinë Saudite dhe kjo dihej se përse bëhej. Situata në rajon është mjaft e tensionuar. Ne kemi kërkuar që vëzhguesit evropianë të jenë të pranishëm sa më parë në Kosovë. Flota jonë po bashkëpunon me Flotën e KE për kontrollin e embargos ndaj Serbisë. Ne po bëjmë dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të shmangur gjakderdhjen dhe për të evituar konfliktin në rajon. Mendoj se zhvillimet e fundit janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite dhe vizita në Egjipt shënojnë një etapë të re në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve tona. Gjatë këtyre vizitave ftoiva për të vizituar Shqipërinë Mbretin e Arabisë Saudite, Princin e Kurorës, Presidentin Mubarak dhe Kryeministrin egjiptian dhe ata i pranuan ftesat me kënaqësi. Duke përfunduar, edhe njëherë ju bëj thirrje që të shpejtojmë ritmet e punës dhe se cili të matet me përgjegjësitë e mëdha që shtron koha para nesh. [Shkrimi vazhdon.]

Këshilli Kombëtar i PD vlerëson vizitat e Presidentit Berisha në Arabinë Saudite dhe Egjipt

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar më datën 4-5 dhjetor 1992 në Tiranë, në të cilën morën pjesë edhe grupi i deputetëve të PD dhe anëtarët e Qeverisë Demokratike, duke analizuar vizitat e delegacionit shqiptar të kryesuar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha, në Arabinë Saudite dhe Egjipt, i vlerësoi ato mjaft të suksesshme. Këshilli Kombëtar në mënyrë unanime e vlerësoi pozitivisht politikën tonë të jashtme duke e cilësuar atë si më produktive gjatë këtyre muajve të drejtimit të qeverisë sonë. Këshilli Kombëtar vlerësoi lart rolin e Presidentit Berisha në drejtim të hapjes së Shqipërisë të prezantimit të saj në botë dhe të afirmimit të shtetit tonë në organizmat evropiane dhe botërore, në nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me këto vende e organizata të cilat shpejtojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe integrimin sa më parë e dinjitoz të saj në Europë. Këshilli i cilësoi si dashakeqe dhe antikombëtare disa zëra që e përpiqen të keqinterpretojnë politikën tonë të jashtme, që mbetet një politikë thellësisht kombëtare, demokratike, evropiane. Korresp. i «RD»

Deklaratë e zëdhënësit të Presidentit

Në lidhje me shënimin e djeshëm në «Zërin e Popullit» ku insistohet se Presidenti Berisha u prit në Egjipt jo me nderet që i takonin; zëdhënësi i Presidentit komenton si më poshtë: Në lidhje me shënimin e djeshëm në «Zërin e Popullit» ku insistohet se Presidenti Berisha u prit në Egjipt jo me nderet që i takonin; zëdhënësi i Presidentit komenton se gjatë vizitës së Tij në Slloveni ashtu edhe gjatë vizitës në Egjipt; Presidenti Berisha u prit nga homologët e vet me të gjithë respektin; nderimet e masat që u rezervohen kryetarëve të shteteve gjatë vizitave të tyre; Por duhet ditur se protokolli tradicional i shumë vendeve parashikon pritjen kryetarëve të shteteve në selitë presidenciale të Presidentëve ftues; Duke i mjuaruar me qëllim këtë fakt; autori anonim i «Zërit të Popullit»; nëpërmjet shkrimit të tij nuk shpreh veçse rrugëçarinë politike; mospasjen e etikës publicistike si dhe mungesën e plotë të respektit qytetar për shtetin e përfaqësuesit më të lartë të tij; Në këtë mënyrë synohet të krijohet një atmosferë penguese për forcimin e marrëdhënieve bilaterale midis Shqipërisë dhe Egjiptit e Sllovenisë; të cilat me vizitat e fundit janë ngritur përherë të parë në nivelin që duhet të ishin; GËNC POLLO

Kur nuk ndihet përgjegjësia...

a) Kush i ka disiplinuar njerëzit në punë? Ndërgjegjja apo frika? b) Ulje e aftësisë teknike apo mungesë kontrolli? c) Ekonomia e tregut dhe centralizimi i ekonomisë Populli ka thënë: «Jo, ça e!» E parë në këtë këndvështrim e keqja që për të bërë keq... [pjesa e poshtme e rreshtit është e palexueshme] dhe përpjekja madje e...

TRE OBSIONE

— PRONËSIMI — VEÇANTI — Për çështjen e tokës Në vendin tonë privatizimi i tokës është i veçantë. Me termin i «veçantë» ndoshta është abuzuar kohë e fundit, ndërsa për pronësimin ky term jo, vetëm që i qëndron kohës, por është legjitim. Problemet e pronësimit të tokës, që tek ne nuk ngjasojnë me ato të vendeve të tjera, nuk mund të kuptohen pa njohur kushtet konkrete të vendit. Për këtë ja vlen të rreshtojmë një deklarog argumentash që krijojnë bindje për kënaqësi mbarëkombëtare. 1. Në krahasim me vitin 1945 toka e punuar është rritur 2.5 herë, por edhe toka «improduktive» e shkallëzuar, e gërryer, e zënë nga qendrat e banimit nga veprat e infrastrukturës është rritur më shumë se 3.5 herë. Tani kjo kategori tokës nuk i takërtën e bilancit të gjithë vendit. 2. Rritja demografike është 3.5 herë, por në disa zona fushore dendësia është rritur më shumë se kaq. 3. Numri i familjeve në fshat është shtuar 6-8 herë. 4. Fshatarësia zë afërsisht 70 për qind të popullatës, ndërkohë kur vendet e tjera kanë 10-30 përqind, kurse vendet e zhvilluara evropiane 3-8 për qind. Ky fakt shqiptar, pasojë e «socializmit fitimtar», përbën një paradoks të pakapërcyeshëm në raport me Evropën përsa i përket njohjes së ish-pronësisë. 5. Edhe pse çdo zonë fshatare ruan zakone, kanune, ligje dhe mendësi të caktuara për tokën, nuk do t'i falet askujt jo të kërkojë, por as të mendojë për fshatarin shqiptar pa tokë. Historikisht fshatari ka patur tokë, me ligjin e ndarjes së tokës ai mori, ka dhe do të ketë tokë. Vetëm me humbjet, aparatitkët dhe ish-funksionarët e komunismit të planit të shtetit të burokratizuar kanë përfituar fshatarin pa tokë. 6. Nostalgjia për tokën, për pronën e shtëpisë është e veçantë, por nostalgjia vetëm për një pajë, si tepër të vogël, mbetet e verbër. Tek shumica nostalgjia pronësore shndërrohet në të drejtë humane, mbas kombëtare, në favor të atij që me... [vijon në faqen 2]

17-18 nëntor në Shqipërinë e veriut krahas dëmeve materiale dhe humbjeve në njerëz na dha disa mësime e na zbuloi disa mangësi të cilat po nuk u evidentuan dhe eleminuan në kohë do të na sjellin fatkeqësi të tjera. Në radhë të parë kjo përmbytje tregoi se shqiptarët sado i varfër [vijon në faqen 2]

AMBASADA E EGJIPTIT INFORMON:

Për dijeni «ZP» dhe gjithë opinionit tonë Në lidhje me lajmin mbi vizitën e Presidentit Berisha në Egjipt botuar më 5.12.92 në faqen e parë të gazetës «ZP», nën titullin «Presidenti Berisha e pret në aeroportin e Kajros Ministri i Bujqësisë i Egjiptit», do doja t'ju informoja për sa më poshtë: Aktualisht Presidenti i Egjiptit nuk i pret miqtë në aeroportin e Kajros. Kryetarëve të Shteteve u bëhet një pritje formale me të gjitha nderet në Pallatin Republikan, sidomos në rastin e vizitave zyrtare. Presidenti Berisha u prit në aeroport nga zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Bujqësisë Ai është gjithashtu Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Kombëtare, Partia sunduese sot në Egjipt. Presidenti Berisha u prit zyrtarisht në Pallatin Republikan në Kajro nga Presidenti Mubarak si President i Shqipërisë. Është për të ardhur keq që gazeta «ZP» të përdorë marrëdhënie dyparëshe midis Shqipërisë dhe Egjiptit në këtë moment si material në konfliktin ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. AHMAND NABAWISSA Ambasador i Egjiptit