«GJYQI I SHKODRËS akuzon viktimat apo të pandehurit?»
E VËRTETA ZHYTET, POR NUK MBYTET
«GJYQI I SHKODRËS akuzon viktimat apo të pandehurit?»
Sipas bisedës me avokatin zgjoi
NAFIZ BEZHANI
Sërish bie sipari dhe përgatitet të rifillojë gjyqi i Shkodrës; odiseja e gjatë e të cilit nuk arriti kurrsesi të bëjë të largëta ngjarjet e dhimbshme të 2 prillit të 1990. Jo vetëm në opinionin publik të Shkodrës, por më gjerë sot vërtitet si kryefjalë pyetja; «Kush i vrau demonstruesit e Shkodrës?». Gjithsesi për të përgatitur përgjigjen e kësaj pyetjeje kanë punuar jo pak; por mbi 23 hetues dhe 16 prokurorë. Rezultati? Atë mbetet ta konfirmojë ky gjyq i ri; që ka në përpara dy alternativa të mundshme; Të gjejë fajtorët e vërtetë dhe të përgatitë ndëshkimin e tyre ose: „Nuk do të dëshironim që ky gjyq të ketë «kokat turku».
Sidoqë të zhvillohen ngjarjet mjaft pika të errëta vihen re qysh tani; sidomos në përcaktimin e aktakuzës. Është fakt që ende në aktakuzë kanë mbetur formulime të ish-Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës e të Ministrisë emnake të asaj kohe. Ende harrohet kohë për ta quajtur «lëvizjen e Shkodrës» «një lëvizje separatiste që u zhvillua në parrullën „Shkodra-Republikë“ kur sot e gjithë ditën ajo është dhe mbetet një lëvizje spontane; një revoltë kundër padrejtësive e mizerjes ku e katandisi PPSH vendin tonë. Në faqen 5 të aktakuzës p.sh. thuhet: «Ata (demonstruesit) u shtuan me mijëra vetë duke hedhur parrulla „Shkodra-Republikë“ (këtë e kanë përsëritur disa herë). Nga forcat e rendit vazhdohej të qëllohej me armë; kurse demonstruesit me gurë; gjatë së cilës u vra edhe B. Bishanaku dhe u plagosën 57 qytetarë të tjerë. Fundi i faqes 5 thotë; «U hodhën parrulla; „Tirana ra“, Komiteti Qëndror i PPSH-së u pushtua».
Përse duhen të gjitha këto? Për të justifikuar veprimin e policisë? Nuk del nga asnjë dëshmi një gjë e tillë. Hartuesit e aktakuzës kërkojnë të akuzojnë viktimat me këto formulime; apo kërkojnë të akuzojnë të pandehurit që janë në bangën e të akuzuarve?
Në faqen 7 paragrafi i tretë për të pandehurin B. Dymylya thuhet: «ai qëndroi përseri indiferent, (!) duke u bashkuar në heshtje me veprimet e policisë». Si mund të thuhet «indiferent» për sekretarin e parë të KP; për komandantin e shtabit të mbrojtjes së rrethit; kur ai në orën 10 ka kërkuar armatën për t’u kundërvënë popullit; si mund të thuhet «indiferent» kur edhe pas orës 13.30; kur u vranë dhe u plagosën rreth 60 vetë; Xh. Dymylya shkon në DPB e kërkon të mos lejohet të vihet në duart e demonstruesve godina e KP? Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që në KP të vihet një mitraloz e të vrasë kush të dalë përpara.
E pra, ky nuk është indiferentizëm. Këtu kemi të bëjmë me shtrembërime të realitetit. Nuk mund të pajtohesh me një formulim të tillë të aktakuzës e aq më pak të pajtohesh me përmbajtjen e faqes 8 paragrafi i dytë ku thuhet: «Të gjitha këto qëndrime e veprime në vazhdimësi e të lidhura midis tyre tregojnë për atë; që; ndonëse nuk e dëshironte vdekjen e 4 qytetarëve dhe plagosjen e 57 të tjerëve, me ngjarjet e lejua... (Vijon në faqen 3)
kur sot e gjithë ditën ajo ishte dhe mbetet një lëvizje spontane; një rezultat Në fazën e mijëra vetë duke u hedhur parulla rendit vazhdohej të qëllohej me
Nëse është kështu; zotërinj të formulimit të aktakuzës; atëherë kemi të bëjmë me ndryshim të cilësimit të figurës së krimit; gjë që do të thotë se formulimi i akuzës në fillim dhe në fund të aktakuzës…
(Vijon në faqen 3)
NGA KUVENDI POPULLOR
8 DHJETOR - DITA E RINISË SHQIPTARE - E HËNË
Java e punës nuk u hap si zakonisht në orën 17. Pas rreth një orë mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit, u vërtetë u kryetarët e grupeve parlamentare, me konsensus u vendos që Kuvendit t’i paraqitet si rend dite, programi i mëposhtëm:
1. Me propozimin e Presidentit një projektligj për shpalljen e datës 8 dhjetor Dita e Rinisë Shqiptare.
2. Të bëhet votimi për Prokurorin e Përgjithshëm.
3. Mocioni për Ministrinë e Punëve të Jashtme.
4. Projektligji për një ndryshim në ligjin «Për çmimet dhe tarifat».
5. Projektligji për privatizimin e banesave shtetërore.
6. Projektligji për krijimin e Bankës Italo-Shqiptare.
7. Seanca e pyetjeve për Kryeministrin.
8. Seanca e pyetjeve me Drejtorin e Përgjithshëm të RTV.
9. Kërkesa e grupit parlamentar të PD për zëvendësimin e deputetëve që janë larguar nga PD.
Ndërkaq pati diskutime nga deputetë të ndryshëm, ku u ngrit shqetësimi dhe u kërkua që në Kuvend të vijnë urgjentisht projektligjet e kthimit të banesave ish-private, kompensimit të ish-pronarëve të tokave; problemi i telefonave të deputetëve për lidhjen për shtypin dhe problemi i RTV, për problem e bashkëjetesës mes tri feve etj. Gjithashtu, u propozua që Kuvendi të shpallë sa më shpejt edhe festat fetare.
Pas miratimit të rendit të ditës, u kalua në diskutimin e propozimit të Presidentit për shpalljen e 8 dhjetorit, Dita e Rinisë Shqiptare.
Në emër të PSD, deputeti Laço bëri vërejtje që propozimi me vlerë të tillë duhet t’i paraqitet në kohën e duhur Kuvendit dhe jo me kaq ngut. Pasi bëri vërejtësimet lidhur me këtë ditë, ai u shpreh se grupi i PSD miraton në parim dhe në nen për projektligjin me këtë propozim.
Në emër të grupit të PS, deputeti Ulqini revokoi historinë e rinisë komuniste gjatë LNÇL. Ai shprehu rezervën dhe «xhëlozinë» përse Presidenti nuk mori për këtë propozim mendimin e të dy forumeve rinore, por vetëm të një njeriu. Deputeti Ulqini shprehu rezervë edhe për procedurën e shqyrtuar.
Dita e 8 dhjetorit, u shpreh në emër të grupit të PD deputeti Ali Spahia nuk zbeh asgjë nga his-toria e popullit tonë, por pikërisht në këtë ditë ajo mori një kujtim të ri. E ftoj Parlamentin përfundoi ai ta miratojë njëzëri këtë propozim të Presidentit.
Pas fjalës së deputetit Lika në lidhje me këtë ngjarje pati një replikë të shkurtër mes tij dhe deputetit Ulqini.
Ndërkaq projektligji që shpall 8 dhjetorin - DITË E RINISË SHQIPTARE u miratua njëzëri.
Me shumicë votash më pas u miratua edhe kandidatura e zotit Alush Dragoshi si Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.
Me kaq seanca i mbylli punimet.
E martë
— MOCIONI ME MINISTRINË E PJ ANULLOHET PËR DEFEKT TË TV... —
Teksa deputeti socialist Bashkim Zeneli nisi leximin e mocionit të grupit parlamentar të PS për Ministrin e Punëve të Jashtme regjia e studios së TV, që po regjistronte seancën, njoftoi për defekt teknik. Seanca ndërpritet për gjysëm ore, kohë kjo që nuk mjaftoi për eliminimin e defektit. Në këto kushte seanca e paraditës nuk i vazhdoi dot më tej punimet.
Mbasdite punimet vazhduan me pikën tjetër të rendit të ditës; diskutimin e projektligjit për një ndryshim në ligjin «Për çmimet dhe tarifat».
Korresp. i «RD».
Mbledhje e ministrave të jashtëm të bashkëpunimit ekonomik të Detit të Zi
Më 10 dhjetor, në Antalia të Turqisë do të zhvillojë punimet Seancë i Parë i Mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Ky përfaqëson një nis-më rajonale bashkëpunim të një grupi vendesh, shumica e të cilave sapo kanë hyrë në rrugën e ekonomisë së tregut. Shqipëria është anëtare themeluese e BEDZ-it, që fillimi kryesor i të cilit është realizimi i një shkallë më të lartë të integrimit të ekonomisë së këtyre vendeve në ekonominë botërore.
(ATSH)
Tirana plotësoi detyrat vjetore të të ardhurave të buxhetit
Rrethi i Tiranës këto ditë njoftoi për plotësimin e detyrave vjetore të të ardhurave të buxhetit nga sistemi fiskal.
Lidhur me këtë, kryetari i degës së tatimeve të rrethit, Luan Pustina, njofton: Të ardhurat e rrethit të Tiranës në buxhetin e shtetit përfaqësojnë rreth 24 për qind dhe kjo shifër vjen vazhdimisht në rritje. Nga subjektet shtetërore dhe private gjatë 6 mujorit të dytë u arrit arkëtimi i të ardhurave, si rezultat i kompletimit të zyrave të personelit të tatimeve. Si rrjedhojë e efikasitetit të punës së bërë niveli i të ardhurave të buxhetit të shtetit në këtë rreth janë rritur 15 për qind nga sektori privat, kundrejt 7 për qind, që ato ishin në fund të 6 mujorit të parë. ardhurat e të ardhurave, të ardhurat e të ardhurave, të ardhurat e të ardhurave, të ardhurat e të ardhurave. Nga subjektet shtetërore dhe private derdhet në buxhet të parashikuara për vitin 1992 janë të tejkaluar me mbi 100 milion lekë. Detyrat janë realizuar e tejkaluar në të gjithë zërat. Kështu, tatimi mbi qarkullimin është tejkaluar 1 për qind akxizat 48 për qind, tatim-fitimi 27 për qind. indeks i vogël 23 për qind po kështu dhe taksat etj. Në mënyrë të (ATSH)
ftoi të vitit 1992.
Si rjedhojë e efikasitetit të punës së bërë në nivel të të ardhurave e qind nga spektori privat, kundrejt 7 për qind, që ato ishim në fund të 6 mujorit të parë. Detyrimet e të ardhurave janë shlyer si nga subjektet shtetërore edhe nga ato private. Për korrektësi në shlyerjen e detyrimeve janë dalluar veçanërisht drejtoritë e përgjithshme energjetik ndërmarrja e prodhimit të birrës, firmat private «Al-babul», «Eurokol» «Almat» etj.
(ATSH)
Konferencë për zhvillimin e akuakulturës në Mesdhe
Më 7 dhjetor në Tiranë filloi punimet e radhës Konferenca e MEDRAP-II (Projekti i zhvillimit të akuakulturës për rajonin e Mesdheut), organizuar nga FAO dhe PNUD-i.
Në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga 18 vende anëtare të këtij projekti, si dhe nga Universiteti «Stirling» i Skocisë. Gent i Belgjikës dhe Instituti Haki i Hungarisë. Projekti MEDRAP ka 10 vjet që funksionon ndërsa Shqipëria është anëtare që prej pothuajse 2 vjetësh. Konferencën e hapi drejtori i Drejtorisë së Peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë dhe të Ushqimit, Aleksandër Flloko, i cili është edhe koordinator kombëtar i peshkimit në projektet e MEDRAP II. Në konferencë do të mbahen bëjë analizën vjetore të MEDRAP-II dhe do të projektojë drejtimet më të rëndësishme për akuakulturën për vitin e ardhshëm. Detyrat e konferencës kanë rëndësi edhe për vendin tonë, për harmonizuar strategjinë kombëtare të peshkimit me interesat integrale të Komunitetit Evropian, pjesë e të cilit është edhe rajoni i Mesdheut. (ATSH)
Nga konferenca e PD-së në rrethe
Konferenca e dytë e degës së PD-së të Lezhës, që u mbajt këto ditë, në qendër të punimeve të saj pati riorganizimin e PD dhe njerëzit sjellën e më shumë intelektualëve në parti e në drejtim të saj. Duke e vlerësuar këtë si një kërkesë që ka të bëjë me konsolidimin e partisë dhe me vetë ardhmërinë e saj në raportin që mbajti kryetari i degës, zoti Gjergj Gjomi a analizua në gjithë kompleksitetin e vet antarsimi në PD i njerëzve të ditur, i simpatizantëve më të përkushtuar të saj.
- Megjithëse në degën tonë më se 300 antarë janë me arsim të lartë u deklarua në konferencë, do të qe e mirë e domosdoshme që në drejtim dhe në krejt jendën e saj të sundojë mendimi intelektual ç’ka, së bashku me vullnetin e mirë do të sigurojë ecurinë e reformës ekonomike dhe politike që po kërkohet të bëhet.
Folës të ndryshëm që e morën fjalën, lidhur me fatkeqësinë e përmbytjes së disa fshatrave, vlerësuan gatishmërinë e qeverisë, të ushtrisë e të organeve të ruajtjes së rendit, çka ka patur një ndikim pozitiv e lehtësues për banorët e këtyre zonave, që casset e para të ngjarjes. Zoti Agron Çika, anëtar i Këshillit Drejtues të PD-së që mori pjesë në mbledhje bëri vërejtje se po anashkalohen problemet kryesore që shqetësojnë njerëzit; privatizimi i plotë i tokës, rimbëmi i pushtetit ekonomik prej zyrtarëve të kuq. Me të njëjtin shqetësim, oratori foli për rrënje-
(Vijon në faqen 4)
Presidenti Berisha na jep një përvojë
E kemi fjalën për dëshirën, gadishmërinë dhe rregullat e tij për zhvillimin e konferencave të shtypit.
Me të drejtë këto ai i vlerëson si bashkëbisedime me frytshmëri të dyanshme; për të si President duke thithur drejtpërdrejtë dhe në mënyrë operative shqetësimet më të mëdha kombëtarë dhe ndërkombëtarë të gazetarëve të bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme; për organet e shtypit që përfaqësojnë; duke u dhënë atyre dhe mundësinë për të njohur dhe pasqyruar shpesh dhe me transparencë opinionet personale dhe qëndrimet zyrtare të personaliteteve më të lartë shtetëtorë të vendit.
Duke u shndërruar në bashkëbisedime të ngrohta dhe të çiltra, kjo e ka bërë Presidentin Berisha autoritetin më të afërt me gazetarët e komunikueshëm me gazetarët. Por kjo përvojë pozitive nuk ka mbetur vetëdijen dhe nuk po ndjek nga gazetarët tanë, shumica e tyre edhe pse po bën mos… në krye të diskutimeve nuk kanë zhvilluar asnjë konferencë shtypi. Është një odise jadë të arrish të takosh disa prej tyre; sepse ose janë jashtë shtetit ose janë të mbytur nga mbledhjet dhe telefonatat, dosjet; pritjet; e shumta. Përse vallë këta shtetarë qëndrojnë kaq larg dhe kaq të ftohtë ndaj gazetarëve? Punonjësit e shtypit kanë shumë pyetje për tu bërë dhe shumë shqetësime personale apo mbarëqeverore për tu përcjellë. Në konferencat e shtypit vërtet do të jenë si në provime të vështira; por kompetenca e lartë në njohjen e problemeve të sektorëve dhe drejtimin dhe transparencën në paraqitjen e tyre; do t’i nxirrnin faqebardhë.
Duke u referuar edhe përvojës së huaj; në radhë të parë asaj evropiane; gazetarët e kanë bërë si rregull; por e koordinuar edhe e detyruar që të dalin të paktën një herë në muaj përpara medieve dhe në ndërthuratave të tyre gazetarë.
Të shpresojmë se këta do të ndodhë edhe tek ne; me të gjithë shtetarët tanë të lartë,
XHEVAH MUSTAFA
Gjatë këtij muaji
Pritet të vijnë në Tiranë:
Në shkëmbim të vizitës që bëri në Poloni Ministri i Transporteve z. Fatos Bitincka në shtator të këtij viti, këto ditë pritet të vijë në Tiranë Ministri i Transporteve dhe Ekonomisë Detare të Republikës së Polonisë z. Zbigniew Jovareski.
Kjo vizitë ka si qëllim konkretizimin e fushave të bashkëpunimit ku do të hartohet e miratohet teksti përfundimtar i marrëveshjes qeveritare për transportin, detarë e veçanërisht do të studiohet mundësia e bashkëpunimit të kantierëve detare të dy vendeve tona.
Gjatë këtij muaji do të vijë në Shqipëri ministri slloven i transporteve dhe i komunikacionit z. Marian Krajnc; për të nënshkruar marrëveshjen e transportit detarë midis dy vendeve.
Z. IL
Përgjigje artikullit të botuar në ZP ..
Në dt. 5.12.1992, nga Kryetari PS Fier.
Në lidhje me akuzat që bëhen në artikullin e botuar në gazetën Zëri i Popullit të datës 5 dhjetor 1992 nga kryetari i Partisë Socialiste të Fierit, këshilltari juridik pranë Presidentit Theodhori Solla, sqaron se ato janë të pabazuara.
(Vijon në faqen 4)
NJOFTIM
1, Në periudhën nga 09 Nëndor deri në 05 Dhjetor, me kërkesën e Komisarit të Jashtëzakonshëm për ndihmat e emergjencës i ngarkuar nga Qeveria Shqiptare, «Pelikanik» ka transportuar:
— ORIZ —
2156 ton. në magazinat shtetërore të: Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës, Kukësit, Çorovodës, Vlorës, Sarandës, Bulqizës, Peshkopisë, Korçës, Tiranës, Pogradecit, Kuçovës, Pukës, Elbasanit, Lezhës, Beratit, Skraparit, Fierit, Lushnjës, Kavajës, Mallakastrës, Shijakut, Bilishtit, Shkodrës, Koplikut, Peqinit, Fushë Krujës, Laçit, Rrëshenit, Matit, Delvinës, B. Currit, Durrësit.
— SHEQER —
4572 Durrësit, Librazhdit, Kolonjës, Krujës, Pogradecit.
— GRURË —
4711 ton. në magazinat shtetërore të: Tiranës, Shkodrës, Vlorës, Durrësit, Bulqizës, Peqinit, Laçit, Kavajës, Lushnjes, Fushë Krujës, Brrylit, Korçës, Rrëshenit.
— VAJ —
1414 ton. në magazinat shtetërore të: Corovodës, Ersekës, Durrësit, Matit, Pukës, Tiranës, Kuçovës, Mallakastrës, Peqinit, Beratit, Librazhdit, Koplikut, Elbasanit, Fierit, Rrëshenit, Vlorës, Shkodrës, Kukësit.
— MALLRA TË NDRYSHME —
150 ton. në magazinat shtetërore të:
Korçës.
Duke përshkruar me mjetet e veta 533.238 km. Shumica e mallrave të transportuara nga fillimi prej «Pelikanit» është 305.734 ton.
2. Pranë Poliklinikës së Durrësit dhe pranë Spitalit të Vlorës, është mjeksorë të «Pelikanit», në bashkëpunim me mjekët shqiptarë, kanë kryer 6347 ndërhyrje mjeksore.
3. Pjesa përbërëse e helikopterëve ka zhvilluar 49 orë fluturimi që përmbajnë:
— Transportimin për shërbimin pranë Poliklinikës të Barit, të Z. ILIR RASIM ELEZI, i ndërlikuar në një aksident automobilistik;
— Shpëtimin e 4 banorëve në zonën e përmbytur të LEZHËS;
— Transportin e ushqimeve të emergjencës për popullsinë e LAÇIT dhe të GALLATËS të izoluar për shkak të përmbytjes ndodhur me datë 18 nëntor 1992.