10/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 dhjetor 1992

Për punën propagandistike kërkohet angazhimi i të gjithëve

Partia Demokratike qysh me krijimin e saj ka tërhequr në radhët e veta shumë intelektualë. Mijëra të tjerë janë me bindje dhe qëndrime simpatizante dhe veprimtarë të saj. Por është shqetësues fakti se angazhimi i tyre në favor të PD dhe të demokracisë në përgjithësi shpesh ka një spektër të ngushtë: mbrojtjen në debate, pjesëmarrjen në mitingjet masive gjatë fushatave elektorale dhe dhënien e votës. PD ka nevojë për mendimin dhe aktivitetin e tyre jo vetëm gjatë 2-3 muajve që zgjasin fushatat elektorale por vazhdimisht, çdo ditë. Më shumë se kurrë tani kur ajo është përpara një sprove tepër të vështirë dhe historike, kur ka marrë përsipër të kryejë dhe të kurorëzojë me sukses reformën, kalimin e vendit në ekonominë e tregut në kushtet që nuk i ka asnjë vend tjetër i Evropës Lindore. Këtë barrë nuk mund ta mbajë deri në fund mbi supe vetëm presidenti, parlamentari dhe qeveritarët tanë, drejtuesit dhe punonjësit e aparatit të partisë në qendër dhe në bazë. Për shpërndarjen e mendimit të Partisë luan rolin e saj «Rilindja Demokratike». Natyrisht ka vend për vërejtje dhe kritika, se jo gjithmonë është ecur me ritmin dhe cilësinë e duhur. Por duhet thënë se barra e propagandës intensive të partisë, nuk mund të mbahet vetëm nga redaksia, nga forcat e saj krijuese gazetareske, që shpesh, kanë qenë të detyruara të botojnë në një numër edhe 2-3 shkrime e që punojnë e jetojnë në kushte të vështira, me mungesa në mjete e pajisje si dhe në shtrehtim. Partia jonë ka një Këshill Kombëtar prej rreth 100 vetësh, qindra drejtues në rrethe, 82 deputetë, shumë titullarë dhe drejtues në dikastere. Të shfletojmë koleksionin e «RD» qysh nga numri i parë: Mund të numërojmë me gishtërinjtë e dorës ata që kanë botuar në faqet e gazetës sonë. Disave gazeta u është dashur vetëm për reklame gjatë fushatave elektorale ose për të botuar njoftime të thjeshta. Mijëra intelektualë janë kthyer plot shkrime si të pabotueshme ose u janë zhveshur nga kalimi i kohës. Po thuaj të gjithë kryetarët e degëve të partisë në rrethe u kemi thënë disa herë të shkruajnë vetë rregullisht apo të caktojnë një intelektual që të angazhohet si korrespondent i gazetës sonë, por deri tani na janë përgjigjur vetëm Shkod ra, Lezha, Kavaja, Laçi, dhe Berati. Mendojmë se kjo është shprehje e vlerësimit minimal dhe e mungesës së organizimit të një informacioni operativ dhe bashkëkohor midis të gjitha hallkave të partisë. A është e justifikueshme që një rreth si Durrësi, me një potencial të madh e cilësor intelektual, nuk gjen apo «zbulon» akoma një njeri që të mbajë lidhje me «RD»? Vlerësimi apo injorimi i paket për punën propagandistike nëpërmjet gazetës shprehet edhe në mosangazhimin e degëve për shpërndarjen e gazetave tona jo vetëm në fshat, por edhe në qytete. Krejt ndryshe ndodh me «ZP», për të cilën nga PS në qendër dhe në rrethe ka shqetësim dhe kujdes për ta furnizuar me shkrime dhe për ta shpërndarë kudo. Gazeta jonë do të jetë një tribunë e hapur jo vetëm për anëtarët e PD, të afërm ose jo, por edhe për të gjithë intelektualët e pavarur, me bindje e qëndrime afar partisë sonë. Natyrisht, disa prej tyre nuk mund të jenë në union të plotë, në çdo çështje me ne. Kjo është, në fund të fundit, shprehje e demokracisë. Diversiteti i mendimeve për një problem le t’i shërbejë ndezjes së zjarrit të një debati demokratik, shkencor, konstruktiv, të cilin ne do ta mirëpresim dhe nxisim. Kjo është në të mirë të gazetës, por edhe të tërësimit, zbërthimit, kuptimit dhe zgjidhjes së problemeve. Për t’u bërë gazeta jonë, ashtu siç e kërkojmë të gjithë, tribunë e një debati të tillë, është e domosdoshme dhe urgjente që për të të shkruajnë jo vetëm gazetarët rojtartë por edhe të gjithë drejtuesit e partisë në qendër dhe bazë, anëtarët e grupit parlamentar, intelektualët e pavarur. Mbi të gjitha, të mos harrojmë se shkrimet bëhen dhe botohen në gazetë edhe nga të tjerë, për të trajtuar problemet me të cilat ndeshemi. tonë parlamentar, shtetarët, e të gjitha niveleve. Po të realizohet kjo, gazeta jonë do të bëhet me siguri më cilësore, më e pasur me informacion, problematikë, gjini e zhanre publicistike më e lexueshme, më e dobishme, XHEVAT MUSTAFA ... në dikasteret. Mund të numërojmë në gjithëtrinjta sonë. Disave gazeta u është dashur vetëm për reklamë gjatë fushatave elektorale ose për të botuar një replike mbrojtëse kur sulmohen nga shtypi socialist. Me t’ia arritur qëllimit nuk e kanë parë më derën e redaksisë sonë. Disa mund të justifikohen se në fillim nuk kanë gjetur klimë të ngrohtë në redaksi, apo se nuk u është botuar një shkrim. I sigurojmë se klima është krejt tjetër dhe se secili nga ne u ... ... në 100 ... të ... Pe- ...

Më 16 dhjetor Presidenti Berisha do të vizitojë selinë qendrore të NATO-s

Zëdhënësi i Presidentit njofton se më datën 16 dhjetor 1992, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, viziton Selinë Qendrore të NATO-s. Zëdhënësi i Presidentit njofton se më datën 16 dhjetor 1992, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, viziton Selinë Qendrore të NATO-s, i ftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i kësaj organizate, zoti Manfred Werner. Vizita parashikon një bisedim me zotin Werner, një fjalim të pasuar nga diskutimet në Këshillin e Atlantikut Verior të përbërë nga përfaqësuesit e 16 vendeve aleate, si dhe një drekë e shtruar nga zoti Werner për nder të Presidentit Berisha. (ATSH)

Presidenti Berisha përshëndet ndërhyrjen ushtarake në Somali

Në një deklaratë për shtypin, lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Somali, zëdhënësi i Presidentit theksoi se, Presidenti Berisha e përshëndet këtë hap. Në një deklaratë për shtypin, lidhur me ndërhyrjen ushtarake në Somali, zëdhënësi i Presidentit theksoi se, Presidenti Berisha e përshëndet këtë hap të komunitetit ndërkombëtar të mandat uar nga Këshilli i Sigurimit të KB-së, i cili është vendimtar, për të evituar kaosin tragjik të këtij vendi dhe për të siguruar shpërndarjen normale të ndihmave humanitare. «Shpresoj, - tha Presidenti Berisha, - se Somalia, e cila ka ngjashmëri me Bosnjën, nëpërmjet kësaj ndërhyrjeje do të mund të gjejë paqen e brendshme aq të domosdoshme për çdo vend». (ATSH)

Politika e shtetit shqiptar ndaj Maqedonisë është ajo e fqinjësisë së mirë dhe e miqësisë

- Unë shoh integrimin e shqiptarëve në jetën politike e strukt urat e shtetit të Maqedonisë si kontribut të bashkësisë shqiptare për stabilitetin e demokracisë në Maqedoni; - deklaroi Presidenti Berisha në grupin deputetësh shqiptarë të Parlamentit të Shkupit. NGA VIZITA E DEPUTETËVE SHQIPTARË NGA MAQEDONIA Politika e shtetit shqiptar ndaj Maqedonisë është ajo e fqinjësisë së mirë dhe e miqësisë Presidenti Berisha pret deputetët shqiptarë nga Maqedonia - Unë shoh integrimin e shqiptarëve në jetën politike e strukturat e shtetit të Maqedonisë si kontribut të bashkësisë shqiptare për stabilitetin e demokracisë në Maqedoni; - deklaroi Presidenti Berisha në grupin deputetësh shqiptarë të Parlamentit të Shkupit. Ai shprehu vlerësimin e tij për rolin konstruktiv të partive politike e parlamentare shqiptare; si dhe për pjesëmarrjen e tyre në qeverinë maqedonase. së mirë dhe e miqësisë. Marrëdhëniet midis dy vendeve kanë përparuar shumë gjatë 8 muajve të fundit dhe ne jemi të vendosur për t’i thelluar ato. Duke qenë të ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanoset Maqedonisë në mozaikun e sotëm ballkanik; ne jemi për përparësinë e integritetin territorial të saj. Ne për rëndësim vendimin e OKB-së për vendosjen e helmetkaltërve në këtë Republikë. Gjithashtu; vlerësojmë shumë edhe qëndrimin e qeverisë së Maqedonisë për një rregjistrim të popullsisë nën mbikqyrjen ndërkombëtare. Presidenti Berisha përsëriti qëndrimin e Shqipërisë se kushtetuta aktuale e Maqedonisë duhet ndryshuar në mënyrë që të japë bashkësisë shqiptare vendin që i takon. Maqedonia duhet të jetë një shtet i qytetarëve të vet. Ai vlerësoi arritjet që janë bërë muajt e fundit në hapjen e disa klasave paralele shqipe. Por; - theksoi Presidenti - unë e shoh krijimin të natyrshme hapjen e një Universiteti shqiptar në Shkup. (ATSH)

Peshqeshi i «Espinozëve» shqiptarë

NË LABIRINTHET E KORRUPSIONIT — 17 vagonë me 185 ton mbetje ekologjike në Bajzë — — Dëm ekonomik që arrin shumën 60 mijë dollarë — — Ministria e Bujqësisë para detyrës për të transferuar atë në vendorigjinë — Një e vërtetë e hidhur, një tren me 185 ton pesticide të papërdorshme e të skaduara, të degjeneruara në mbetje të rrezikshme pasi ka bërë një rrugë të gjatë, ka disa muaj që është gozhduar në stacionin hekurudhor të Bajzës. Janë pesticide të dhuruara nga firma gjermane SCHMID CRETAN. Bllokimi i kësaj sasie është bërë pasi më parë kanë ardhur asi të tjera të cilat kanë mbetur stok si rezultat i humbjes së vlerës së përdorimit. Po cilët janë negociatorët e kësaj dhurate. Le të rifreshohemi proces-durës së mundimshme të sigurimit të saj. Gjithçka nisi në muajin gusht të vitit 1991 kur përfaqësuesi i atëhershëm tregtar i ambasadës sonë «e Bon, Pirro Trebicka, kontaktoi me përfaqësues të firmës së lartpërmendur të cilët janë treguar bujarë e kanë ofruar 1000-2000 ton pesticide falas. Nëpërmjet të dhënave të dërguara nga Ministria e Lidhjeve Ekono-mike me Jashtë ish-kryespecialisti i mbrojtjes së bimëve në Ministrinë e Bujqësisë Neyton Kodra, specialistja e Eksimagrons Alma Leli si dhe z. Pirro Trebicka i kanë konfirmuar firmës lëvrimin e një sasie prej 487 ton pesticide të specifikuar në 6 lloje. Më pas, në muajin tetor përfaqësuesi ynë tregtar ka kërkuar autorizim për të konfirmuar edhe (Vijon në faqen 4)

Takim me parlamentarët shqiptarë

Grupi i deputetëve shqiptarë të parlamentit maqedonas u takua pardje me përfaqësues të grupeve parlamentare të Kuvendit Popullor. Në këtë takim mes vëllezërish e kolegësh u shkëmbyen mendime për zhvillimin e proceseve demokratike në të dy vendet për rolin e parlamentarëve në miratimin e ligjeve dhe veçanërisht për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Deputetët shqiptarë të parlamentit maqedonas vlerësuan punën e deritanishme të Kuvendit Popullor këmbënguljen e re që është krijuar këtu dhe kërkuan që Kuvendi Popullor dhe shteti shqiptar të luajnë një rol më të madh për ndërkombëtarizimin e çështjes kombëtare. Ata theksuan se ne jemi të vonuar dhe këtë vonesë duhet ta mbu-shim duke koordinuar veprimtarinë tona. Ata kërkuan gjithashtu njohjen e popullsisë shqiptare të Maqedonisë si element shtetformues. Deputetët gjithashtu vunë në dukje domosdoshmërinë e hartimit të një programi të përbashkët për zgjidhjen e çështjes kombëtare shtruan nevojën e organizimit të konsultimeve dhe takimeve të vazhdueshme në këtë drejtim.

Gjyqi i Shkodrës ngriti siparin e tretë

Dje në Shkodër Dje paradite, rreth orës 9 në gjykatën e rrethit Shkodër, u hap çështja penale në ngarkim të të pandehurve Hajr edin Shyti, Çapajev Taçi, Dilaver Papare, Gjek Çela dhe Xhemal Dymyle. Trupi gjykues me kryetar zotin Qazim Gjonaj, anëtarë Vat Vula dhe Xhevahir Çelaj deklaron të hapur gjyqin duke lexuar aktakuzën në ngarkim të të pandehurve si më poshtë: «Duke qenë drejtues i MPB, degës së PB Shkodër dhe në Shtabin Drejtues të Ministrisë së Brendshme, kanë vepruar me ndërgjegje në kundërshtim me ligjin dhe detyrat përkatëse, dhe ndonëse e kanë parashikuar rrezikshmërinë e veprimeve të mësipërme të tyre, sidomos të pasojave të rënda që mund të vinin, me ve- tëdije i lejuan në 2 Prill në Shkodër, ku u vra 4 qytetarë, u plagosën 57 të tjerë, u dogjën dhe u shkatërruan disa objekte shtetërore me një dëm prej 3 milion e 760 mijë e 183 lekë, si dhe pasojë të tjera të rënda. Krime këto të parashikuar nga neni 84 a, b, d e 106 dhe 13 të Kodit Penal. Në veçanti i pandehuri Hajr edin Shyti ka falsifikuar një dokument zyrtar pasi i parapërgatit në të rrethanat të krerëve, vepër kjo e parashikuar nga neni 110 i KP». Pastaj, për rreth 7 orë seanca vazhdoi me dë-nëshmia e të pandehurve Hajr edin Shyti dhe Çapajev Taçi. Seanca tjetër e gjyqit fillon sot në orën 8.00.

Z. Tritan Shehu takohet me përfaqësues nga Irani

Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit, Tritan Shehu pati një takim me funksionarë të Ministrisë së Shëndetësisë të Iranit. Ai u paraqiti atyre gjendjen e sistemit tonë shëndetësor dhe masat që po zbatohen për ristrukturimin e tij. (Vijon në faqen 3)

Dorëzohen dekoratat “PISHTAR I DEMOKRACISË”

Me rastin e 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë; Presidenti i Republikës Sali Berisha; dekoroi me medaljen «Pishtar i Demokracisë» me motivacionin «Për kontributin që ka dhënë në lëvizjen studentore të dhjetorit dhe vendosjen e demokracisë në Shqipëri»; Azem Hajdari; Alma Bendo; Arben L... Këni; Shënasi Ramën; Pandeli Majkon; Myflar Gjanën; Arben Sulën; Ilir Dizdarin; Bardhyl Ukamen; Tatalin Malyshtyn dhe Pal Serreqin. Dekorata u dorëzuan në kok-tejin që u organizua dje në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës; me dt. 8.12.1992; pa-radite.

«Ne nuk jemi për luftën, por nuk e njohim as nënshtrimin»

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor; zoti Pjetër Arbnori priti grupin e parlamentarëve shqiptarë nga Maqedonia. Ardhja e grupit tonë në Shqipëri; u tekua në bisedë; megjithëse e vonuar; ishte mjaft e dobishme. Në fjalën e tij; koordinatori i grupit parlamentar shqiptar; zoti Mehmet Halili tha se ne funksionojmë si një grup i vetëm parlamentar në parlamentin maqedon; edhe pse jemi përfaqësues të partive të ndryshme. Në punën tonë si deputetë kemi arritur ende pak; por ne kemi dëshirë e vullnetin e duhur për të mbrojtur interesat e realizuar të drejtat legjitime të popullsisë shqiptare. që ne përfaqësojmë. Me shumicën e votave deputetët maqedon i hedhin poshtë propozimet e gjykimet tona racionale dhe miratojnë ligje diskriminuese për shqiptarët duke nisur që nga Kushtetuta e re e Maqedonisë — tha deputeti Mersin Pollozhani por ne nuk do të rrëhemi nga rruga jonë për të fituar opsionet që shqiptarët në Maqedoni të njihen si element shtetformues. Në fjalën e tij zoti Arbnori tha se ne jemi për fqinjësi të mirë e marrëdhënie miqësore me Maqedoninë. Një dëshirë e tillë është edhe e shqiptarëve që banojnë në trojet e tyre në Maqedoni prandaj zgjidhja e drejtë dhe në kohë e kërkesave të tyre që janë në përputhje të plotë me aktet ndërkombëtare; do të krijonte një atmosferë mirëkuptimi e miqësie midis dy vendeve tona. Ne jemi për lëvizje e dialog por kjo nuk do të thotë pasivitet e tërheqje nga të drejtat njerëzore e kombëtare. nënshtrimin. Këtë logjikë e është rrënjosur në zemrën e çdo shqiptari duhet ta ketë mirë parasysh shovinismi agresiv serbomadh që ende rënkon etshëm për një kasaphanë të re si ajo e Bosnjes në Kosovë e gjetkë.

«Problemet ndër etnike në rajon mund të zgjidhen në rrugë paqësore»

«Jemi të gëzuar që ardhja jonë koincidoi me datën e fillimit të lëvizjes studentore e cila shpejtoi ardhjen e demokracisë në Shqipëri»; tha zoti Mehmet Halili dhe e mori fjalën në emër të grupit të deputetëve shqiptarë nga Maqedonia në një takim me kryeministrin shqiptar zotin Aleksandër Meksi. Në vazhdim ai i shpjegoi zotit Kryeministër problemet e shumta të Maqedonisë dhe veçanërisht të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. «Një problem kyç tha ai; është njohja e republikës së Maqedonisë së pavarur… sepse nga mënyra se si do të zgjidhet ky problem varet edhe e ardhmja e shqiptarëve në Maqedoni të cilët deri tani nuk kanë gëzuar të drejtat si gjithë të tjerët”. Zoti Ismet Ramadani kryetar i grupit parlamentar për marrëdhënie me jashtë informoi për qëndrimin paqësor dhe të duruar të shqiptarëve dhe përpjekjet e politikaneve shqiptare në Maqedoni për të sqaruar opinionin ndërkombëtar lidhur me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Pasi vlerësoi qëndrimin e shqiptarëve të Maqedonisë si një qëndrim të drejtë e paqësor zoti Aleksandër Meksi tha se vetmja rrugë e drejtë për zgjidhjen e problemeve ndëretnike e ndërnacionale është rruga paqësore dhe ajo e dialogut dhe se njohja e republikës së Maqedonisë duhet të bëhet nëpërmjet respektimit të të drejtave të shqiptarëve dhe të së drejtës shtetformuese. Ai u tha parlamentarëve se në të ardhmen mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve do të jenë më të mëdha ndërsata tani ka mundësi të ketë shkëmbime më të shumta informacioni përmes gazetave të botohen në gjuhën shqipe në të dy anët e kufirit.