12/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 dhjetor 1992

GJYQI I SHKODRËS-

gjyq mes diktaturës dhe demokracisë Kanë kaluar më shumë se 200 ditë nga gjakderdhja e Shkodrës, ku gjykatën kërkstejtë i përjetën pafajshëm shoku im i demonstratave të atëhersit Arben Broci. Që atëherë enigma dhe pluhuri i harrësës mbuloi drejtësinë shqiptare të dominuar nga komunistët, kurse sot gjyqi i tejshtrë hap siparin e vet, kundër 5 të pandhurve, të akuzuar si kaltalizatorë moralë dhe ligjorë të krimit. Fill pas 2 prillit, gazetari Rudolf Marku pat shkruar një skenar tragjik të ngjarjes që quditërisht iu la harrësës. Por kurrsesi s’duhet harruar se dy nga të akuzuarit e Rudolfit, Xh. Dymylja dhe C. Tacit, janë sot në bangën e të akuzuarve, duke legjitimuar artikullin e atëhershëm të RD. Të flashesh për një gjyq, duhet të respektosh moment aktuale të krimit dhe vetë gjendjen shoqërore të të akuzuarve. Ishte 31 marsi 1991, dita e fitores së komunisteve. Entuziazmi i komunisteve për fitoren ishte shumë i madh sidomos kjo në qytetet kryesore të vendit, ku dominonin demokratët. Shkodra kishte rëndësi të veçantë për këtë sepse ishte tepër e ekspozuar si rreth antikomunist, kështu që komunistët e kishin Shkodrën «në dritën e syrit». Në këtë kuptim drejtuesit e rendit dhe mbi të gjitha drejtuesit e Partisë së Punës, ishin të gatshëm të hakmerreshin me çdo metodë mbi demokratët e rrëzuar në zgjedhje. Kështu shpjegohet shoqëria në momentet e krimit mes C. Tacit dhe Xh. Dymyles. Kështu shpjegohet gadishmëria e drejtuesve të Tiranës për të dërguar telegram paralajmërimi (nënkupto: kërcënimi). Shkodrës kështu shpjegohet vrasja pafaj e katër dëshmorëve dhe dizinformimi i bërë nëpërmjet RTV. Kështu shpjegohet edhe vetë qëndrimi i deputetëve komunistë të cilët nuk pranuan të ngrihen në këmbë, për të nderuar me 1 minutë heshtje të rënët. E gjitha kjo ndodhi sepse gjurmët e krimit nuk ishin vetëm në Shkodër, por ato ishin në vetë Këshillin Presidencial të Ramiz Alisë, i cili harmonizonte lëvizjet antidemokratike të fëhshejes së krimit. Një kryetar dege si C. Taci, i tejshpallur si enverist i djathtë, me prirje jo vetëm antidemokratike, por edhe nacionale (ndarje jug - veri), me eksperiencë pune me «grupe armiqësore» e terror në Kukës e më pas në Shkodër, nuk kishte si të hezitonte apo të përdorte minimumin e tolerancës në masakrën e 2 prillit. Armatoja e ushtarakëve është dhënë pikërisht me urdhër të tij dhe të Xh. Dymyles. Vetë replikat e mosbesimit mes C. Tacit dhe Dilaver Papares, në sallën e gjyqit, vetë qëndrimi përseri ekstremist pa pikë morali i të akuzuarit Taci në gjyq, të bindin për pafajshmërinë e tij në rolin tepër negativ në ngjarjet e 2 prillit. Ushtarët dhe policët që qëlluan, kanë qenë ndër më të besuarit e PPSH, ndryshe s’ka se si t’u besohët atyre snajperët, se si të mos regjistrohet emri i atyre që i bësuan këto armë tepër të rëndësishme, se si atyre iu dha rruga e lirë për të emigruar jashtë shtetit, se si ende në sallën e gjyqit nuk përmendet nga të pandehurit emri i tyre. Kush tjetër veç duetit Taci-Dymylja ka kompetenca aq të mëdha (për atë kohë), për ta dhënë urdhër të qëllohet mbi turmën? Pse e gjithë tragjedia ndodhi pikërisht përpara KP të rrethit, ku ndodheshin të dy të pandehurit? Si u zhduk kamera e fshatës së filmimit dhe kush e siguron sot se është dëgjuar me të vërtetë filmi i regjistruar? Pse ky duet kriminelësh dolën nga portat e prapme të ndërtesës, pa evidentuar autorët e krismave të snajperëve dhe armëve të tjera policore, që qëllonin? Pse ata barbarisht hartuan lajmin e TV, dhe mund të besohët se në moment ata nuk kanë raportuar për gjithëçka në Tiranë? Pse u fshehën telegramet e H. Shutyt dhe eprorëve të tjerë të Tiranës dhe pse heshtuesja u lejua të fillonte aktivitetin e vet hetimor pikërisht pas 4 ditëve të masakrës? Secili veç C. Tacit është deklaruar në shtyp gjatë kohës së arrestimit. Edhe kolegu i tij Dymylja ka heshtur, ndërkohë që të tjerët janë munduar antilligjërisht të justifikojnë vetveten dhe të dënojnë organet e drejtësisë.. Gjyqi i Shkodrës nuk është thjesht një proces analizë për 4 viktima të pafajshme, por ai është gjyqi mes diktaturës që po dështon dhe demokracisë paqësore që po rilindte, në këtë kuptim, faji i të pandehurve të gjyqit nuk ka të bëjë me shpërdorim detyre, por me genocid, të hapur. fshjehje dhe organizim të krimit. Ç’ka përbën argumentat e nevojshme për t’u dënuar si fajtor administrativ legalë dhe ilegal të masakrës së 2 prillit. Korresp i «RD»

90 MILIONË dollarë ndihma nga KE

- Gjysma e kësaj shume do të lëvrohet menjëherë, gjysma tjetër në fillim të vitit 1993 - KE në këtë mënyrë vlerëson ecjen e reformës ekonomike në Shqipëri - Evropa vlerëson politikën e jashtme të shtetit tonë të kryesuar nga Presidenti Berisha - Evropa zhbllokon paraprakisht e pseudodemokratëve për izolim të Shqipërisë - Gjysma e kësaj shume do të lëvrohet menjëherë, gjysma tjetër në fillim të vitit 1993 - KE në këtë mënyrë vlerëson ecjen e reformës ekonomike në Shqipëri - Evropa vlerëson politikën e jashtme të shtetit tonë të kryesuar nga Presidenti Berisha - Evropa zhbllokon paraprakisht e pseudodemokratëve për izolim të Shqipërisë Në këtë dimër të vështirë Evropa tregoi edhe njëherë se shqiptarët nuk do të jenë të vetmuar në rrugën drejt guximait të tyre historik për paqe, progres dhe mirëqenie ekonomike. Evropa tregoi në këtë mënyrë se sakrificat e mëdha të popujve të vet do t’i vlerësojë me realizëm, do t’i mbështesë me potencialin e saj të madh ekonomik dhe financiar. Shprehja e këtij angazhimi serioz e Komunitetit Evropian ndaj proceseve demokratike në Shqipëri dhe vlerësimit të ecurisë së reformës ekonomike, gjeti vlerësimin e vet në marrëveshjen e nënshkruar me 10 dhjetor nga ministri i Ekonomisë dhe Financave të Shqipërisë z. Gene Ruli dhe zëvendëspresidenti i Komunitetit Evropian z. Cristoferson. Realísht KE kishte vendosur më përpara për akordimin e 90 milion dollarëve ndihmë për vendin tonë, për të mbuluar deficitin në fondin e pagave, bursë z. Ruli dhe Cristoferson [tekst i palexueshëm] nënshkruan marrëveshjen që lejoi lëvrimin e kësaj shume, përkatësisht gjysmën e kësaj shume menjëherë dhe pjesën tjetër në fillim të vitit 1993. Ky akt tregon se Evropa është e shqetësuar për ecurinë normale të dyti Evropa vlerëson punën dhe orientimin e Qeverisë tonë, e politikave tanë në këtë periudhë të vështirë ekonomike. Kjo bën që populli ynë të shoh më me optimizëm të ardhmen e tij, ta besojë dhe ta mbështesë qeverinë e tij, njerëzit e kësaj qeverie që po drejtojnë reformën në rrethana të vështira jo vetëm ekonomike, por edhe historike. Kjo do të thotë se Evropa jo vetëm e vlerëson politikën e shtetit tonë të kryesuar nga Presidenti Berisha, si një politikë e zhborun nga parimet moderne evropiane por e vërteta, si një politikë e buron nga parimet moderne evropiane por edhe e mbështet atë si të drejtë dhe bashkëkohore. Ky akt ndihme i KE për popullin shqiptar, i bën aq të pavlera dhe qesharake qarjet e politikanëve të AD se me pjesëmarrjen e Shqipërisë së anëtarë e Konferencës Islamike, ajo do të izolohet nga Evropa, i bën aq të foshnjore përkufizimet e disa analistëve mediokër, dhe mendësi komuniste në vendin tonë, se miqësia me popujt arabë do ta ngushtojë rrethin e miqësisë dhe aleancës me popujt e kontinentit tonë, njëkohësisht i bën barbar dhe thellësisht antidemokratike, koordinacionet e paraqkoshme të disa qarqeve [teksti vazhdon jashtë kuadrit]. shovene në Ballkan për gjëja pozicionim të rrezikshëm kundër fqinjëve të politikës së shtetit tonë demokratik. Përfundimisht KE vlerëson orientimin politik të shtetit tonë, si të drejtë dhe të pranueshme nga ky organizëm i madh i potencialit të ekonomisë, zhvillimit dhe jetës. Dhe për këtë populli ynë i është vazhdimisht mirënjohës bujarisë dhe demokracisë evropiane. ---------------- MUJË BUCAPAJ për të mundur deficitin në pagave, kurse z. Ruli tha: „Cristoferson rënshkruan marrëveshjen që lejon rishikimin se Evropa është e preokupuar për ecurinë normale të proceseve ekonomike dhe politike në Shqipëri duke e parë atë si një partner serioz që punon me korrektesë të madhe dhe përkushtim mbarëpopullor për të dalë nga kthetrat ku e shtyu Shqipërinë regjimi komunist. KE me këtë gjest bujarie solli tek ne një mesazh shprese në inkurajimin se pari Qeverinë tonë demokratike për të vazhduar me konsekuencë rrugën e reformës (si kusht i vetëm i kësaj ndihme prej 90 milion dollarësh) dhe së

Mbledhje në Kryesinë e PD

Më 10.12.1992 u mbajt mbledhja e kryesisë së PDSH. Në këtë tubim pune u analizuan detyrat në vijim të problemeve që u ngritën në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, lidhur me reformën në tërësi dhe veçanërisht në fushën e drejtësisë. Korresp i «RD»

Takim pune e degës së PD të Tiranës

Më 9.12.1992 u mbajt mbledhja e degës PD së Tiranës. Ishte mbledhja e parë pas Konferencës. Në këtë mbledhje u vu theksi në intensifikimin e punës së partisë, në forcimin e lidhjeve të degës me seksionet dhe anëtarët e thjeshtë me qëllim që të vijë më shpejt dhe më qartë zëri i anëtarëve të partisë dhe i elektoratit demokratik të pasqyrohet në tërësi veprimtaria e degës. Për këtë qëllim u krijuan 6 komisione në të cilat marrin pjesë të gjithë anëtarët e degës, duke vënë për çdo komision nga një përgjegjës. Këto do të grumbullojnë në rreth vetes intelektualë, aktivistë e dashamirës të Partisë Demokratike. Më tutje u vu theksi në atë që në tërë veprimtarinë tonë të punojmë me një program të detajuar mirë. «Në konkluzion të fundit» u nënvizua gjallërimi i punës së Partisë me qëllim që Tirana të thotë me forcë fjalën e saj, dhe të ndikojë pozitivisht në tërë jetën e vendit e në tërë politikën e Partisë Demokratike. Në këtë Konferencë [teksti vazhdon jashtë kuadrit] u përcaktuan edhe 6 komisione si më poshtë: Komisioni i Fshatit i Reformës dhe i Aritmit; i Propagandës së Partisë, i Reformës Administrative; i Reformës së Organizimit dhe i Marrëdhënieve me shoqatat e ndryshme politike. Në fund ublodhja e degës së Tiranës zgjodhi nënkryetar Zotin Njazi Kosorvastin dhe sekretar zotin Shaban Memia. ---------------- DYLEJMAN KARAJ

Cilët janë KRIMINELËT?

Një vit më parë më 2 prill 91, në selinë e PD në Tiranë arrin një telegram urgent nga kryetari i degës së PD të Shkodrës Pjetër Arbnori. Si në çdo telegram fjalët ishin të pakta. «Këtu të vrarë, shokët tanë. Arben Broci, duke u përpjekur të shpërndanë te popullin e irrituar për fi- [pjesa tjetër e tekstit jashtë kuadrit]. Opinion nga salla e gjyqit Për fatin e së vërtetës «RD»: Nga çka dini për ngjarjen e 2 prillit dhe nga çka po shikoni në këtë seancë gjyqësore ç’mendoni për fatin e së vërtetës? fitoren absurde të komunizmit më 31 mars merr plumbat mbas shpine. Nuk e di pse mu kujtuan këto raste. Shihja fytyrat e akuzuarve në gjyqe e nuk arrija ta mposhtja urrejtjen. Mbase nuk është shumë demokratike kjo që po shkruaj, por janë ndjenja që burojnë në çast dhe unë nuk mund t’i frenoj. Ata thanë se janë të pafajshëm. Dhe jo vetëm kaq por ma përsëritnin me të madhe (nuk njoh fjalë tjetër për të shprehur atë që guxojnë të shprehin kriminelët) arrijnë të quajnë edhe sot viktimat fajtorë. O zot, sa do mëshirëmadhe që të jesh, mos më lejo që fjala demokraci tu shërbejë kriminelëve për të hedhur hirin e harresës mbi gjakun e pafajshëm. Hairedin Shyti ish-zëvendësministër i Brendshëm, guxon që krimet politike të kryera me urdhër të tij dhe qeverisë të tij (që ai i mbulon sot) ti paraqesë si diçka të ligjshme, normale. A mund të durohet kjo? Ai, bile; gu- demokratë pse nuk i qëndrojmë parimeve mbi të drejtat e njeriut. Nuk dua të shkruaj për „argumentet“ që ai sjell në sallën e gjyqit lidhur me telegramet e tij dhe të Gramoz Ruci ku flitet për „armiq“, fitore e suksese të Partisë së R. Alisë por diçka tjetër më përmend. Ai tha se fjalën armik e kish përdorur për të huajt që kishin shpërndarë dollarë në radhun dhe dy të zgjedhjeve. Dihet që në raundin e dytë dy parti ishin në balotazh: PD dhe PP e Nanos. Atëherë, për kë i kishin shpërndarë dollarët «armiqtë» për PP apo PD? Në radhët e të pandehurve mund të shohësh personazhe tragjikomike, kriminelë të bindje si H. Shyti dhe servilë të trembur si shefi i policisë së Shkodrës në atë kohë. Kryetari i gjyqës luan rolin e të paditurit dhe të pafajshmit. Po kush janë kriminelët? Vetëm ata policë që qëlluan? Jo! Sigurisht që jo! Ata që janë në bankën e të akuzuarve na kanë gjak borxh por jo vetëm ata. Edhe këlyshë të tjerë që u kë so shpeshim mbas fjalës „ne zbatojmë urdhrat“ si dhe fajtorët e vërtetë ata që dhanë urdhërat të tillë që rrinin sot në heshtje si R. Alia, F. Nano, G. Ruçi. (Vijon në faqen 4)

Për fatin e së vërtetës

«ED»: Nga çka dini për ngjarjen e 2 prillit dhe nga çka po shikoni në këtë seancë gjyqësore mendoni për fatin e së vërtetës? «ED»: çka po shikoni në këtë seancë gjyqësore mendoni për fatin e së vërtetës? PAULIN PALI, sekretar i shoqatës antikomuniste «13 dhjetori 1990»: - Mendoj se fajtorët nuk ka për të dalë ndonjëherë, pasi ka kaluar një kohë e tërë. Edhe sikur të gjendshin, fajtorët ata nuk do të pranonin gjë, sepse në vendin tonë, ndërkaq, kanë ndodhur shumë e shumë ndryshime. (Vijon në faqen 4)

Ku janë SNAJPERËT?

Në të dy proceset gjyqësore të zhvilluara në Shkodër, si në të vijmin ashtu dhe në atë që po zhvillohet këto ditë, është bërë fjalë për disa snajperë të vendosur në pikat më dominuese. Qëllimi i tyre dihet. Dihet gjithashtu edhe numri i tyre si dhe emrat. Vetëm një gjë nuk dihet: Pse mungojnë sot ata në sallën e gjyqit? Nëse nuk janë për në bankën e të akuzuarve, a do të dalin të paktën si dëshmitarë? Z. LL.

Kryeministri Meksi u përgjigjet pyetjeve lidhur me funksionimin e pushtetit lokal

Pardje në Kuvendin Popullor u organizua një seancë pyetjesh me kryeministrin Meksi për problemet e pushtetit lokal. Duke iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga deputetët e grupit parlamentar socialist zoti Meksi që në fillim sqaroi për rreth reformën në organet e pushtetit lokal qeveria ngriti një grup pune i cili në bashkëpunim edhe me specialistë të huaj organizoi seminare e konsulta për hartimin e ligjit përkatës. Parimi kryesor i këtij ligji të miratuar është autonomia dhe vetëqeverisja lokale. Por kuptohet pushteti lokal në kushtet e mungesës edhe të përvojës nuk mund të ngrihet e funksionojë perfekt për një kohë të shkurtër. Ndaj nga ana e Qeverisë po bëhen përpjekje për përsosjen e ligjit për organet e pushtetit lokal dhe për vënien në eficencë të plotë të këtij pushteti. Kryeministri iu përgjigj rreth 25 pyetjeve, të cilat kanë të bëjnë me kompetencat e pushtetit lokal, pavarësinë e tyre nga organet qendrore, ndarjen e pasurisë midis bashkive, rretheve e komunave krijimin e drejtorive për probleme të caktuara në rrethe, problemet e buxhetit, emërimin e sekretarëve të komiteteve etj. Në përgjigje të këtyre pyetjeve zoti Meksi tha se nuk mendoj se organet e pushtetit lokal janë të bllokuara, pavarësisht nga ndonjë aludite që vihen re. Ne po punojmë për përsosjen e mëtejshme të tyre duke organizuar seminare rajonale e kombëtare për këto probleme. Pas përgjigjeve të kryeministrit deputetët që kishin bërë pyetjet parashtruan vërejtjet e tyre. Deputeti Brokaj tha se Qeveria centralizoi shtetin dhe bllokoi pushtetin lokal për ta patur më të lehtë qeverisjen. Janë nxjerrë mjaft urdhëresa e vendime që bien në kundërshtim me ligjin. Paralizimi i organeve të pushtetit lokal ka ardhur nga mosndarja e kompetencave. Kufizimet në kompetenca duhen bërë vetëm me ligj. H. Lalaj tha se qeveria merr kompetenca që nuk i ka patur edhe më parë. Thuhet se toka është ndarë në rreth 90 për qind të sipërfaqes, kjo nuk është e vërtetë. Reforma ekonomike nuk mund të realizohet pa pashkëken e këshillit e pushtetit qendror me atë lokal. Sh. Çani tha se me kri-

Veprimtari FRANKO - SHQIPTARE

Një mesazh urimi me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë dërguar z. Sali Berishës nga Presidenti Fransua Miteran, i bashkëngjitur me veprimtari të shumta që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri dëshmon konkretisht për një ecuri të re intensive të përpjekjes së traditave të miqësisë së hershme midis popullit shqiptar dhe atij francez. - Një mesazh urimi me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë dërguar z. Sali Berishës nga Presidenti Fransua Miteran, i bashkëngjitur me veprimtari të shumta që po zhvillohen aktualisht në Shqipëri dëshmon konkretisht për një ecuri të re intensive të përpjekjes së traditave të miqësisë së hershme midis popullit shqiptar dhe atij francez dhe për rritje të nivelit të marrëdhënieve midis dy vendeve. Fjalët e përmendjes dhe të urimit të shprehura në mesazh për të patur sukses në detyrën e vështirë para së cilës gjendet Shqipëria për të hedhur bazat e një Shqipërie të re, për të vënë e zbatuar për këtë qëllim reforma të thella ekonomike e sociale, dhe urimi që lidhjet e miqësisë dhe të besimit të bashkojë dy vendet të intensifikohen dhe të jenë në të ardhmen për ta ndihmuar Shqipërinë në këtë vepër marrin më tepër kuptim në kontekstin e kalendarit të veprimtarive të përbashkëta franco-shqiptare të ditëve të fundit. Dje filloi në Tiranë seminari tradicional me temën «Hiperontia dhe ëmbëlsimi arterial», organizuar nga shoqata mjekësore France - Shqipëri. Në (Vijon në faqen 2)

QORSOKAKU

Për të gjykuar tamam për atë ç’ka po gjykohet këto ditë në Shkodër dhe jo vetëm në Shkodër (opinionit shqiptar e më tej po i përcillet përmes masmedias) na duhet që shpesh të kthehemi në ditët e prillit ’91. Në mëngjesin e 2 prillit ’91, kam parë me sytë e mi para godinës së ish-KQPSSh një skenë domethënëse: I tharta të „partisë së R. Alisë“, oficerë, sigurimsa, etj. ndën ethet e «fitore»-s kishin kaluar gati në skizofreni e në veprime pavlloviane. Disa prej tyre, bile, lu hakërryen disa aktorëve të Teatrit Popullor (ai që lëshin simpatizante të PD), që po kalonin aty pari, duke iu vërsulur e gati sa s’u zhkyen mënget e bluzave e fustaneve. E pra, në rrëhana ta tulla deliri e ithtarie kanë vepruar e urdhëruar edhe drejtuesit e asaj kohe të partisë dhe qeverisë së Ramiz Alisë. Këtu për këtë telegramin e 1 prillit të Hajredin Shytti dërguar degëve të PB në rrethe, përcakrlin zyrtaro delirant të tij për fitoren me 2-3 të partisë së R. Alisë dhe sidomos frazën „...tu tregojmë vendin

qëllimi final i të pandehurve

e duhur armiqve dhe keqbërësve». Në kontekst të të gjithave sa përshkruam më sipër, do të mjaftonte vetëm kjo frazë për të deklaruar logjikisht të përfunduar gjyqin e Shkodrës. Teoria e «dhënies së mësimit», është ajo që ka udhëhequr pushtetarët e asaj kohe. «Druri zbut arinën e jo njeriun» dhe forca duket të vepron- të pikërisht mbi ata që kishin nevojë për «dhënie mësim», pra mbi simpatizantët e PD dhe forcat të tjera demokratike, që nuk e pranuan fitoren me 2-3 të partisë së R. Alisë. De fakto këta kishin «armiqtë» dhe keqbërësit—sipas frazeologjisë zyrtare të të zotit Shyti dhe jo nji shpjegim qesharak që al dha në gjyq. Pra, në ato ditë të tensionuara, logjika e «fitimtarëve» e pranonte e legjitimonte dhe ishte përgatitur për një «përplasje» e «fortë» qofte edhe me përdorimin e armëve. Për këtë flet qartë gjuha e atyre pak fjalëve pushtetartë «betuar nëpër arkivat e ish-zyrave të tyre mini- (Vijon në faqen 4)

NË KUVENDIN POPULLOR

Kryeministri Meksi u përgjigjet pyetjeve lidhur me funksionimin e pushtetit lokal (Vijon në faqen 3)