16/12/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 dhjetor 1992

Presidenti i Republikës SALI BERISHA në selinë e NATO-s

Dje u nis për në Bruksel presidenti Berisha, i cili me ftesë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Manfred Vërner do të vizitojë selinë qendrore të kësaj organizate. Vizita parashikon bisedime me zotin Vërner, dhe një fjalim në Këshillin e Atlantikut Verior të përbërë nga përfaqësuesit e 16 vendeve aleate.

POLITIKA E GENOCIDIT DHE ABUZIMET ME THESARIN

(Sipas bisedës me përgjegjësin e grupit hetimor të çështjes penale në ngarkim të ish-udhëheqësve të lartë partiakë e shtetërorë, zotin Marenglen Rrapi). Me vendim të Gjykatës së rrethit Tiranë, çështja penale në ngarkim të Nexhmije Hoxhës dhe Kino Bushelit u shkëput nga çështja penale në ngarkim të ish-udhëheqësve të tjerë të lartë partiakë e shtetërorë. Dosjet - hetimoret te dy të pandehurve të sipërpërmendur, pas përfundimit të hetimeve, i kanë kaluar gjykatës për shqyrtim dhe gjykim. Po me çështjen penale në ngarkim të ish-udhëheqësve të tjerë partiakë e shtetërorë, ç’po bëhet? A po punon hetuesia për të faktuar me prova konkrete politikën e genocidit që ata kanë ushtruar mbi një masë shumë të madhe njerëzish? Po për abuzimet, vjedhjet e shpërdorimet e thesarit a janë administruar prova konkrete që vënë para përgjegjësisë penale këta pushtetarë të lartë komunistë? Për të gjitha këto probleme zoti Marenglen Rrapi na shpjegoi sa vijon: Gjatë kësaj kohe grupi i hetimit ka kryer veprime të shumta hetimore në tre drejtime kryesore për hetimin konkret të kësaj çështjeje. Janë pyetur shume dëshmitarë në rrugë të ndryshme të vendit, kryesisht ish-drejtues e të përpjekur politikë, përfaqësues të cilëve janë siguruar prova të cilat dokumentojnë atë politikë kriminale të genocidit të ushtruar mbi këtë masë të madhe njerëzish krejt të pafajshëm. Këto prova konfirmojnë në veçanti ankthuesit e të paligjshme të kryera nga këta ish-udhëheqës të lartë partiakë e shtetërorë, të cilat në vendin e parë nuk mbështeten në asnjë akt ligjor; kanë urdhëruar arbitrarisht për masa dënimi e ndëshkimesh për një shtresë të popullit, e cila, natyrisht, është pjesë përbërëse e kombit. Kështu, konsiderohen instrumenti dhe dobësimi i masave administrative e familjare të të dënuarve për agjitacion e propagandë, mohimi i të drejtave e grave për arsimim, keqtrajtime nëpër burgje shpesh groteske, shfrytëzimi i punës në kushte të hapur në burgjet e shtetit në fuqi. Këto diskriminime dhe goditja kundër të gjithë lirive e të drejtave të njeriut, duke bërë asgjë të paligjshme, janë kryer vetëm me urdhër të shtetit; kanë urdhëruar arbitrarisht për masa dënimi e ndëshkimesh për një shtresë të popullit. — DHËNËN DHE INTERVENOHEN QINDRA-MIJËRA SHTETAS NË KUNDËRSHTIM TË HAPUR ME KUSHTETUTËN E FUQI — BËHET SHKATËRRIMI TOTAL I TË GJITHA INSTITUCIONEVE FETARE (MË 1967) NË NJË KOHË QË KUSHTETUTA QË ISHTE NË FUQI GARANTONTE LIRINË E BESIMIT. — U GRABITEN ARI ME DËNUHEN MIJËRA QYTETARËVE. — KA DIFERENCA TË MEDHA MES SASISË SË PRODHUAR DHE ASAJ TË DEPOZITUAR TË ARIT DHE ARGJENDIT. — NË VITET 1988-1990, ME SHKREMSA TË FALSIFIKUARA, NE EMËR TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE EKSPORTOHET NJË SASI PREJ DISA TONESH ARI, NË KUNDËRSHTIM FLAG-RANT ME KUSHTETUTËN. ... Për të gjithë këtë probleme zoti Marenglen Rrapi na shpjegoi sa vijon: Gjatë kësaj kohe grupi i hetimit ka kryer veprime të shumta hetimore në tre drejtime kryesore për hetimin konkret të kësaj çështjeje. Janë pyetur shumë dëshmitarë në rrugë të ndryshme të vendit, kryesisht ish-drejtues e të përpjekur politikë, përfaqësues të cilëve janë siguruar prova të cilat dokumentojnë atë politikë kriminale të genocidit të ushtruar mbi këtë masë të madhe njerëzish krejt të pafajshëm. Këto prova konfirmojnë se veprimet antikushtetuese e të paligjshme të kryera nga këta ish-udhëheqës të lartë partiakë dhe shtetërorë, të cilat në vendin e parë nuk mbështeten në asnjë akt ligjor; kanë urdhëruar arbitrarisht për masa dënimi e ndëshkimesh për një shtresë të popullit, e cila natyrisht është pjesë përbërëse e kombit. Kështu, konsiderohen ... ... të Kushtetutës i thuhej se janë të garantuara të gjitha liritë e shtetasve. Për këtë çështje jo vetëm hetimet përkatëse se kur ka filluar ky veprim, sa shpenzime janë bërë, cili është udhëheqësi i këtij veprimi antikushtetues etj. Gjithashtu po evidentohet rasti të shkeljeve ligjore për veprat në kufi, ku dihet në maj të vitit 1990, ndryshon në kodin juridik i kalimit të kufirit, nga tradhti e lartë ndaj atdheut në vepër penale ordinere. Ish-drejtuesit e MPB, edhe pas këtij ndryshimi të nocionit juridik mbi kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror, nuk nxorën asnjë akt ligjor apo nenor që të rregulluar këto veprime që së e sa si shtetase përmes veprave në kufi. Në këtë çështje penale, siç dihet, do të hetohet edhe problem i thesarit të shtetit dhe konkretisht i veprimeve dhe abuzimeve të llogarive dhe deponimeve të vlerave dhe metaleve të tjera me vlerë. Hetimi në këtë hallkë përfshin tre aspekte. Ato të dokumentimit real të sasive së floririt që prodhoheshin e kishim marrë përfundshëm nga pjesë të madhe të popullit shqiptar, për gjatë periudhës 1945-1956. Për këtë çështje kemi administruar shkresat ku përmendet miratuar i shtetit për përdorimin e dënimit dhe torturave ndaj perso-... Kjo çështje ka qenë administrim i shtetit, vjedhje, keqpërdorim... Për më tepër, në këtë kohë janë bërë shumë veprime, hetimi ka vazhduar ... Me anë të Këshillit të Ministrave, janë miratuar duke bërë shkelje të ... të gjitha ... Letimi vazhdon... ANDREKE GJINI

Mbi personalitetin e OSKAR LUIXHI SKALFAROS

Karriera politike e Oskar Luixhi Skalfaros qe 25 maj i këtij viti, u gjodh nga Asambleja e deputetëve President i Republikës Italiane, filloi shumë shpejt. Sic kemi bërë të ditur, Presidenti Italian, Skalfaro, do të vijë në Shqipëri më datën 18 dhjetor 1992, në një vizitë zyrtare. Karr iera politike e Oskar Luixhi Skalfaros qe 25 maj i këtij viti, u gjodh nga Asambleja e deputetëve President i Republikës Italiane, filloi shumë shpejt. Ai ka lindur në Novara më 9 shtator të vitit 1918 dhe filloi veprimtarinë e tij në Partinë Demokristiane si President i dioqezës së Novarës, fillimisht në organizatën e Rinisë Mashkullore dhe, pastaj në lëvizjen «Veprimi Katolik». Gjatë periudhës së luftës clandestine me 1943-1945, punoi për të ndihmuar të burgosurit antifashistë dhe familjet e tyre. Në vitin 1945, pasi mbaroi studimet për drejtësi, filloi detyrën si prokuror pranë gjykatës speciale të apel it të Novarës dhe të Aleksandrisë. Hyrja e Skalfaros në jetën politike përkon me rritjen politike të figurës së Alkide de Gasperi, nën mësimet e të cilit u formua një gjeneratë e re udhëheqësish demokristianë. Në vitin 1946 zgjidhet anëtar i Asamblesë Kushtetuese dhe do të vazhdojë të jetë gjit(h)mon deputet i zonës Torino - Novara - Vercelli deri në zgjedhjet e 5 prillit 1992. Në vitin 1954 Skalfaro hyn në qeverinë Fanfani si zëvendësministër i Punës. Pas kësaj, me njëherë emërohet zëvendësministër në kryesinë e Këshillit të Ministrave të qeverisë Sheba. Nga viti 1959 dhe deri në vitin 1962 mbulon detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme. Gjatë qeverisë së Moros më 1957 dhe asaj të Leonës më 1968, është ministër i Transporteve. Në vitin 1972, emërohet ministër i Arsimit në qeverinë e Andreotit. Kurse nga viti 1976 deri më 1983 ishte zëvendëspresident i Dhomës. Nga viti 1983 deri më 1987, Skalfaro mbuloi detyrën e Ministrit të Punëve të Brendshme. Kjo kohë detyra e fundit qeveritare, që ai pati, deri në momentin, kur me krizën e qeverisë Kraksi, ish-presidenti i atëhershëm i Republikës, Françesko Kosiga, i besoj detyrën e formimit të qeverisë, detyrë të cilën ai e refuzoi për shkak të vështirësive politike që paraqiste. Pas zgjedhjeve të 24 prillit, ish-presidenti i Dhomës, Oskar Luixhi Skalfaro, u gjodh me 25 maj kësaj viti President i Republikës. (ATSIN)

DIK ÇENEJ DHE KOLIN PAUELL U DËRGOJNË MESAZHE MINISTRIT TË MBROJTJES DHE SHEFIT TË SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË

Gjatë vizitës, që bëri këto ditë në vendin tonë një delegacion amerikan, i solli Ministrit të Mbrojtjes një mesazh miqësie: Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, Dik Çenej, në letrën që i dërgon zotit Safet Zhulali, ndër të tjera i shkruan: «Shpreh konsideratat e SHBA-së, të cilat shprehin interesin e tyre të punojnë me Ministrinë tuaj, duke u dhënë asistencë forcave të armatosura të Shqipërisë, për modernizimin gjatë periudhës së tranzicionit, për një institucionim dhe kontroll civil, që i shërben mbrojtjes së demokracisë». Ne kemi filluar tashmë të fusim Shqipërinë në programin tonë të arsimit «Ishtarale ndërkombëtar dhe përgatitjes». Në gjithashtu parashikojmë që këtë vit të realizojmë programin e kontakteve ushtri - ushtri, në shpresojmë që tani nga kushtet të planizojmë në Shqipëri vizita të grupeve të ekspertëve ushtarakë në fushën të ndryshme për të mundësuar dhënien e eksperiencës së tyre tek oficerët dhe ushtarët tuaj. Unë shpresoj gjithashtu që Shqipëria do të ketë avan[t]azhet për të përfituar nga oferta shumë paleshtë e bazuar në anëtarësimin në Këshillin e Bashkëpunimit të Atlantikut Verior.» Kryetari i shtetit të Shtabëve të përgjithshëm të SHBA-ve, Kolin Pauell, me letrën që i dërgon shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë, Gjeneral Lejtnant, Ilia Vashos, shkruan: «Vlerësoj ecurinë e modernizimit të ushtrisë suaj, krahas procesit të demokratizimit dhe prosperitetit të vendit tuaj. Është koha kohë e shtatshme të fillojmë marrëdhëniet ushtarake dypalëshe dhe mirëpresim propozimet tuaja për bashkëpunim». (ATSH)

Vazhdon gjyqi i Shkodrës

Më 2 prill në Shtabin e Përgjithshëm është hartuar një urdhër për nxjerrjen një qytetin e Shkodrës të tankeve të shoqëruara nga trupat e këmbësorisë, urdhër që nuk është firmosur nga ish-ministri i atëhershëm — — Seanca e ditës filloi me 1 orë e gjysmë vonesë për arsye të zgjatjes së paparashikuar të takimit të djeshëm mes avokat Bezhani dhe të pandehurit D. Papare, si dhe të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të pandehurit Çapajev Taci. Që në fillim i pandehuri A. Shyti protestoi për mospraninë e televizionit dhe mos transmetimin prej tij të seancës. Edhe i pandehuri Gjek Çelaj dhe avokati Adem Klosi theksuan kërkesën që televizionit të transmetojë seancën. Kryetari i trupit gjykues u bëri të njohur se ai nuk kishte dijeni mbi arsyet e mostransmetimit të kësaj seance nga Televizioni, dhe plotësoi se Radioja po e transmetonte drejtpërdrejt. Po në fillim të kësaj seance, avokati mbrojtës i Çapajev Taci, i bëri të njohur kryetarit të trupit gjykues faktin se klientit të tij i ishte bërë presion nga dy punonjës të policisë, veprim ky, që e lente të dyshonte për një provokim. (Vijon në faqen 4)

INTERVISTE ME KRYETARIN E TRUPIT GJYKUES, QAZIM GJONAJ

Pyetje: Pas 6 ditë gjykimi të çështjes, a mendoni se është ndriçuar plotësisht ngjarja e 2 prillit dhe personat e implikuar në të? Përgjigje: Përsa i përket përgjegjësisë së të pandehurve, i ish-drejtues të forcave të rendit, ajo është ndriçuar. Përsa i takon pjesës tjetër, që është dhe ndriçuar, për ekzekutorët - personat fizikë që kanë kryer vrasjet, ajo është e pandriçuar, pasi akoma nuk dihet se cilët nga policët kanë përdorur armët mbi të plagosurit dhe të vrarët. Pyetje: A ka falsifikime në procesverbalet e mbajtura nga hetuesia siç ka pohuar një i pandehur, dhe në dëshmitë konstatojnë kritika juaj e ashpër e shprehura gjatë zhvillimit (Vijon në faqen 4)

Nya gjordiane e dy prillit të Shkodrës ...

Është mesnatë e datës 11 dhjetor. Shkoi edhe një ditë dhe e vërteta mbi ngjarjen tragjike të 2 prillit nuk do të sheshohet. Pra, edhe një ditë tjetër ani pse ka kaluar një vit e më shumë nga ajo ditë ogurzezë. Edhe sa do të zgjasë ky gjyq, i pari që zhvillohet në ditët e demokracisë? Në fillim ishte dy fjalorë, dy të pandehur dhe disa dëshmitarë. Tani, në bangën e të akuzuarit, janë më shumë se dy të pandehur dhe numri i dëshmitarëve sa vjen e rritet. Në njoftimet e fundit thuhet se është kërkuar si dëshmitar edhe Ramiz Alia, ish-udhëheqësi i lartë i shtetit shqiptar, i cili jo vetëm ka heshtur për masakrën e 2 prillit të Shkodrës, por me të gjitha mjetet është përpjekur ta trajtojë atë si një incident të zakonshëm. E vërteta që do të dalë në dritë nuk do të lërë pa përgjegjësi fajtorin e madh, i cili ka kohë që i ka lënë në baltë vartësit e tij. Xhemal Dymi-Jonlaj, Çapajev Taci, Gjek Çelën e të tjerë që kanë akuzuar drejtuesit. Tani që edhe Ramiz Alia po thirret si dëshmitar i kësaj ngjarjeje, jo për seancën e radhës por për të ndihmuar organet e drejtësisë për të zbuluar të vërtetën, askush nuk ka pse të quditet, sepse është pikërisht Ramiz Alia me veglat e tij që projektoi vrasjet në veri, në qytetin e kurorëzuar me të vrarët e Shkodrës, plojën e demokracisë. Ndarja e Shkodrës nuk është aspak e shkëputur nga krejt praktika puniste për të mbrojtur pushtetin me çdo mjet. Prandaj ajo do parë në thellësi, deri atë ku ndoshta do të lindë nevoja për një gjyq të domosdoshëm kundër ish-Partisë së Punës, e cila e kishte në praktikën e saj dhunën e terrorin. Të pandehurit për ngjarjen e 2 prillit, të akuzuar për vrasje, janë maja e piramidës së natës së Shën Bartolomeut që kishte projektuar Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi, i cili udhëhoqi mban lecionne në Parlament për drejtësinë (?). Fjala është për të nxjerrë në shesh një të vërtetë më rrënjësore për të ardhmen, sepse në gjakun e Arban Brodit dhe të martirëve të tjerë është e bashkuar shpresa për vazhdimësinë e demokracisë. Përndryshe zgjidhimi do të sjellë pasoja të papajtueshme për njerëzit, për demokracinë, për kombin. Nëse vërtetë të akuzuarit nuk kanë faj, ose at’here ata janë të kontradiktorë në shoqërime e tyre? Përse nuk tregojnë se nga i kanë marrë urdhërat për të filluar masakërën e cila, me sa duket, ishte projektuar si shembulli frikë për të gjithë vendin me qëllim që të frenohej vrulli i demokracisë? Gjyqi i Shkodrës, kjo nyje gjordiane, duhet të zgjidhet me forcën e së drejtës duke vënë në bangën e të akuzuarit të gjithë ata që sadopak ndikuan për këtë ngjarje dhe të dënojnë pa asnjë kompleks fajtorët që janë sot në bangën e të akuzuarit. E vërteta duhet të dalë sa më shpejtë bere vonë. BUJAR SELENICA