PËRSHËNDETJE E PRESIDENTIT SALI BERISHA DREJTUAR EFEKTIVIT TË OPERACIONIT «PELIKAN»
Kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi shkoi në kampin e operacionit «Pelikan», për të dorëzuar një mesazh përshëndetjeje të Presidentit të Republikës Sali Berisha, drejtuar efektivit të këtij operacioni, me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Në mesazh ndër të tjera thuhet se është kënaqësi e qëllim i veçantë që në emër të popullit shqiptar, të Qeverisë së parë demokratike të Shqipërisë dhe në emrin tim personal t’u dërgoj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të nxehta juve, familjeve tuaja dhe nëpërmjet jush popullit mik e vëlla italian. U takoi juve misioni fisnik dhe angazhimi shumë i çmuar dhe i respektuar, në barrën që morët përsipër për t’i qenë pranë e për të ndihmuar popullin tonë në hapat e para, shumë të vështira, që duhet të bëntë për mbijetesë, për rimëkëmbje e për reformë ekonomike shpëtimtare. Në mesazh pasi vlerësohet lart puna vetmohuese e efektivit «Pelikan» theksohet se veprimtaria e këtij operacioni ka patur e ka një vlerë të lartë, si një mision i vërtetë miqësie midis dy popujve tanë. Vizita e Presidentit Italian Luigi Skalfaro, që do të bëjë këto ditë, do t’i japë impuls të ri marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në fushat politike, ekonomike, kulturore në interes të të dy popujve dhe të paqes e të sigurisë në Rajon. Mesazhi mbyllet me fjalët «Gëzuar festat! Ju uroj nga zemra shëndet, lumturi e gëzim në familje e në jetë!
Komandanti i operacionit «Pelikan» Gjeneral Brigade Karlo Caci, tha se ky mesazh përshëndetjeje është një shenjë miqësie e mirënjohjeje për punën që ne po bëjmë në Shqipëri. Shpërblimi më i mirë për ne është mirënjohja e popullit shqiptar, është dhe kjo letër e presidentit Berisha. Me këtë rast, përfundoi ai, dëshiroj t’i uroj Presidentit Berisha, popullit shqiptar suksese në vitin ’93.
(ATSH)
Shtrëngim duarsh me Evropën Demokratike
- Presidenti i Republikës Italiane OSKAR LUIXHI SKALFARO sot viziton Shqipërinë -
- Me vendosjen e demokracisë, Shqipëria po forcon lidhjet natyrore me Evropën -
Sot mbërrin në vendin tonë Presidenti i Republikës Italiane, Oskar Luixhi Skalfaro. Kjo është vizita e parë zyrtare që një president i Italisë bën në Shqipëri.
Vizita e Skalfaros është një eveniment tepër i rëndësishëm për ne jo vetëm në aspektin historik por edhe në atë politik e ekonomik.
Oskar Luixhi Skalfaro është një nga figurat më të respektuara të skenës politike italiane dhe botërore. Karrierën e tij politike ai e ka filluar shumë herët më parë në Partinë Demokristiane, por zgjedhja si President i Republikës Italiane, në një moment kur jetojmë politikën në Itali ishte në krizë, është, padyshim, një sukses i tij si personalitet. Skalfaro ishte i vetmi nga kandidatët për president që me 25 maj të këtij viti mori mbështetjen e të gjitha forcave politike parlamentare. Zgjedhja e tij si President zgjidhi njëkohësisht krizën politike ku kish hyrë Italia mbas zgjedhjeve.
Sot Skalfaro është angazhuar në një aktivitet intensiv brenda Italisë për zgjidhjen e problemeve kyçe të këtij vendi si lufta kundër Mafias dhe ripërtëritja e ekonomisë. Skalfaro njihet, gjithashtu, si një president mjaft aktiv në politikën e jashtme ku vendin kryesor e zë mbështetja e plotë për Evropën e Bashkuar.
Në zbatim të kësaj politike zhvillohet dhe vizita e Skalfaros në vendin tonë. Shqipëria, si një vend evropian me tradita e kulturë tërësisht evropiane, qeveria demokratike zbaton politikën e hapjes ndaj botës demokratike. Rezultatet pozitive të kësaj politike tashmë janë të pakontestueshme. Prania e Shqipërisë në mjaft nga organizatat ndërkombëtare politike, ekonomike e ushtarake, krijimi i lidhjeve të forta dypalëshe me shtete si SHBA, Italia, Gjermania e mjaft shtete të tjera evropiane, lëvizja e lirë e biznesmenëve, turistëve dhe, përgjithësisht, e të huajve si dhe shumë e shumë fakte të tjera, flasin për sukseset e politikës së jashtme që ndjek sot shteti shqiptar e, veçanërisht, Presidenti Berisha. Një nga treguesit e domethënës të kësaj politike janë vizitat e shumta të personaliteteve të shquara ndër të cilat vizita e Presidentit Italian zë padyshim një vend nderi.
Tashmë dihet ndihma e madhe që Italia i ka dhënë dhe po i jep Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Si një nga shtatë vendet më të industrializuara e më të zhvilluara të botës dhe si vend evropian, Italia duke u gjendur më pranë Shqipërisë dhe gjeografikisht, mori përsipër një detyrë që i kalon shkallët e humanizmit e shtrihet në ndjenjat miqësore midis dy popujve, atë të ndihmës ndaj Shqipërisë.
Shqipëria dhe Italia janë dy vende që historia i ka afruar gjithmonë. Duke qenë dy popuj me kulturë të lashtë evropiane dhe lidhjet tona kanë qenë në të forta që në lashtësi e, më pas, në mesjetë (në një nga qendrat e Romës është një shesh që quhet sheshi «Shqipëria» e aty ndodhet dhe një monument i Skënderbeut mbi kalë) duke arritur në ditët e sotme. Në Itali banojnë mijaf shqiptarë që kanë vajtur aty 500 vjet më parë, por dhe disa muaj më parë. Nuk mund të lihet pa përmendur dhe operacioni «Pelikan» që ka ndihmuar, gjithashtu, në raporte miqësore midis dy vendeve.
Vizita e Skalfaros padyshim do të forcojë më shumë marrëdhëniet miqësore midis shteteve dhe popujve shqiptar e italian, si dhe do të jetë një hap tjetër i rëndësishëm në integrimin e Shqipërisë me Evropë. Me rastin e vizitës së mikut të respektuar sot, njërit prej shefave të Tiranës (përpara Sta
Zoti Pjetër Arbnori priti miqtë francezë
Një bisedë e ngrohtë miqësore e konstruktive u zhvillua midis kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori dhe dy personaliteteve franceze, zotit Zhan Fransua Denio dhe admiral Anolenko, parlamentar francezë.
Pas një ekspozije që zoti Arbnori bëri për situatën e problemeve tona parlamentare, për raportin e forcave politike në Kuvend dhe punën intensive për krijimin e një legjislacioni demokratik bashkëkohor, gjatë bisedës u fol për thellimin e proceseve demokratike dhe pengesat që hasin këto procese nga disa forca politike, të cilat synojnë destabilizimin e vendit, veç të tjerash edhe nëpërmjet dezinformimit publik.
Në takim mori pjesë dhe ambasadori i Republikës Franceze në Shqipëri, zoti Zhak For.
(ATSH)
NGA VIZITA E MINISTRIT TONË TË ARSIMIT NË ROMË
- Zoti Vejsiu pritet nga Papa Xhovani i II -
- U vendos nënshkrimi i 3 shkollave me fondet e bashkësisë Sant Exhidio -
Ministri ynë i Arsimit, Ylli Vejsiu, më datën 13 dhjetor 1992 bëri një vizitë në Romë, me ftesë të Komunitetit Sant Exhidio.
Ai u prit nga monsinjor Palia, me të cilin zhvilloi një bisedë të ngrohtë e miqësore, lidhur me hartimin e programit për ndihmën prej 120 milion lira italiane që Komuniteti Sant Exhidio do të vërë në dispozicion për shkollat në Shqipëri. Sipas këtij programi, do të kontribuohët për ndërtimin e ... vani. I kërkoi zotit Vejsiu që të transmetojë Presidentit të nderuar, zotit Sali Berisha, përshëndetjet dhe detyrën e presidentes së Demokracisë Kristiane Italiane.
NË ARDHJEN NË ROMË
- Zoti Vesiu pritet nga Papa Xhovani i II -
- U vendos ndërtimi i 3 shkollave me fondet e bashkësisë Sant Exhidio -
vani. I kërkoi zotit Vesiu që të transmetojë Presidentit të ndëruar, zotit Sali Berisha, përshëndetjet e tij më të ngrohta dhe nëpërmjet tij i transmetohen popullit shqiptar ndjenjat e tij të larta të simpatisë.
Ministri Ylli Vesiu, u takua në Selinë e Ministrisë së Arsimit të Italisë me ministren e këtij dikasteri, prof. Roza Ruso Iervolino, e cila në Shqipëri. Sipas këtij programi, do të kontribuohet për ndërtimin e 3 shkollave në Shqipëri, ndërtimi i të cilave do të fillojë në janar e vitit të ardhshëm.
Ylli Vejsiu, u prit në një vizitë private nga Papa Xhovani i II. Gjatë takimit, zoti Vesiu e njohu me gjendjen e shqiptarëve në Shqipëri, Hirësia e tij, Papa Xho-
ndërsa, dikasteri, prof. Roza Ruso Iervolino, e cila të fillojë në janar e vitit të ardhshëm.
Ylli Vesiu, shqiptarëve në Shqipëri, Hirësia e tij, Papa Xho-
janë kryen edhe detyrën e presidentes së Demokracisë Kristiane Italiane.
Ndër të tjera ministrja Iervolino deklaroi gatishmërinë e plotë të saj për një mbështetje të programuar të strategjisë për ndërhyrjen në sektorin e edukimit që ministri ka në mbend të zbat[?] në Shqipëri.
(ATSH)
650 mijë dollarë ndihmë për zonat e përmbytura
- Konferencë shtypi -
Komisioni i Komunitetit Evropian akordoi shumën prej 500.000 EKU (afro 650.000 dollarë) si ndihmë emergjente për popullsinë e prekur nga përmbytja në zonën veri-perëndimore të Shqipërisë.
Ky kontribut i komunitetit Evropian në ndihmë të viktimave të kësaj katastrofe natyrore është pjesë e ndihmës së madhe që Komuniteti i jep Shqipërisë.
Kjo ndihmë përfshin nga njëra anë shpërndarjen e ilaçeve e cila do të kryhet nga FARMACISTËT PA KUFI dhe ana tjetër shpërndarja e rreth 5000 pakove prej 30 kg me ushqime dhe rreth 1000 sobave për ngrohje dhe gatim që do të kryhet nga CARITAS.
Shpërndarja do të bëhet në bashkëpunim me qeverinë dhe do të fillojë menjëherë.
Arrogancë komuniste edhe në sallën e gjyqit
Gjyqi i Shkodrës po vazhdon prej kaq ditësh dhe ne, gjithnjë e më shumë, po gjendemi para skenave irrituese.
Të gjithë e kemi vënë re se të pandehurit, ata që akuzohen si kriminelë, guxojnë të flasin për popullin sikur ai të jetë forcë destruktive që u bë dhe shkaktare e ngjarjes së 2 prillit. Në depmonimin e tij të parë H. Shyti do të pyeste me cinizëm: «Ç’forca ishin këto që nuk ishin të PD? Policia i dinte, ishin ato forca që shkaktëronin e digjnin». Pra, populli, studentët dhe nxënësit e mbledhur përpara KP ishin forca që shkaktërronin e digjnin ose, në qoftë se do të lejohej të shprehesha me fjalorin që H. Shyti dhe kapot e tij përdornin në atë kohë, këto ishin «forca destruktive, huligane» etj. Edhe në bankën e të akuzuarve kriminelët nuk mund ta ndërronin gjuhën. Ata vazhdojnë të flasin sikur i kanë armët përreth në një dorë, sikur nuk mbas 22 marsit ’91 por mbas 31 marsit ’90 kur ulërinin «urra» për fitoren e PP, «partisë së Alisë». H. Shyti u kërkon llogari dëshmitarëve për veprimet që kanë kryer më 2 prill, Çapajev Taci bërtet se ia ka prokuror. Ai që quhet Gjekë bën dhe ironinë në sallë të gjyqit, ndërsa shefi i policisë, Dilaveri, pasi përdridhet dhe gati sa shtotë se atë ditë ka qenë në krah të demonstruesve, papritur nxjerr dhëmbët si shokët e flet për grumbullime të paligjshme, për «ngjarje» ose «A nuk menduat ju si politikan që kjo do të pengonte hetimet? A nuk përbën kjo një tallje me atë gjyq? Dhe mbas kaq ditësh H. Shyti vazhdon të quajë shkaktar dhe fajtor popullin sepse të ndaluarit. Që ata më pas paskan liruar, ishin pikërisht nga populli dhe jo nga kriminelët që kryen vrasjet, pra nga policia.
Pra H. Shyti akuzon PD që ka kërkuar të lirohen njerëzit e ndaluar nga populli, sepse kështu e ndalua penguar zbulimi i fajtorëve! Po ja, le ta pranojmë si të vërtetë këtë patupërsi. Një organ si dega e brendshme në atë kohë, mos vallë merrte urdhra nga PD? Duke e ditur që kishte ndodhur një krim, si mund të liroheshin ata, e sipas Shytit, ishin fajtorë; vetëm me një kërkesë të thjeshtë të PD? A nuk e zbatonin ligjin këta që në sallë të gjyqit, nga fillimi deri tani, kanë folur vetëm për zbatimin të ligjit? E pra; të lirosh dikë që dyshohet të jetë fajtor, do të thotë të shkelësh ligjin. Kur ishte fjala për të shpërdorë me dhunë dhe për të shënuar mbi popullin ata «vepronin sipas ligjit»; ndërsa, kur ishte fjala për të kapur fajtorët, ata e toleruan ligjin dhe këtë e bënë «për hir të PD-së»!
A do të lejohen kriminelët të flasin ende me ne dhe me popullin e Shkodrës?
Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
BIBLIOTEKA KOMUNALE
TIRANË
Me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
NGA KUVENDI POPULLOR
- KRIJIMI I BANKËS SË PËRBASHKËT ITALO-SHQIPTARE - SUKSES I QEVERISË DHE I BANKËS SË SHQIPËRISË -
«Krijimi i Bankës së Përbashkët Italo-Shqiptare është sukses i Qeverisë dhe i Bankës së Shqipërisë» - u tha pardje në Kuvendin Popullor, gjatë shqyrtimit të projektligjit përkatës.
Gjatë diskutimit në parim kryetari i Komisionit të Ekonomisë e Financës, Jemin Gjana, duke folur edhe në emër të grupit parlamentar të PD-së, vuri në dukje se Banka e Romës ka vënë në dukje se Banka e Italisë për bankën tonë, por është edhe një mbështetje për realizimin e reformës ekonomike në vendin tonë.
Në emër të grupit parlamentar të PS-së, A. Angjeli uroi që marrëveshje të tilla të kemi edhe me banka të tjera, si dhe bëri vërejtje e sugjerime për statutin; tatimet etj.
Deputetët votuan të 22 nenet, me redaktimet përkatëse dhe më pas e miratuan projektligjin në tërësi.
MIRATOHET PROJEKTLIGJI «PËR BIRËSIMIN E TË MITURVE NGA SHTETAS TË HUAJ DHE PËR DISA NDRYSHIME NË KODIN E FAMILJES».
Shqyrtimi në parim opinionin tonë në lidhje me abuzimet; ndërsa, fjalën për kriminalitet për çështjet e birësimeve të të miturve e morën nga shtetas të huaj (birësimi ndërvendës), pranaj, në kushtet e reja të krijuara pas proceseve demokratike, lind domosdoshmëria e përgatitjes së një ligji të veçantë për birësimin ndërvendës.
Në fillim të seancës pati pyetje dhe diskutime mes deputetëve specialistëve dhe deputetëve të ndryshëm.
Pastaj, në emër të grupeve parlamentare të PD, PSD dhe PS, përkatësisht zotërinjtë Baleta, Laço dhe Lakrori vlerësuan domosdoshmërinë, cilësinë e kënaqshme të projektligjit dhe deklaruan miratimin në parim të tij.
U kërkua, gjithashtu, që me anë të një prononcimi zyrtar dhe shtetëror të vihen para përgjegjësisë autorët e shkeljeve flagrante në birësimet e qartësuara.
Me shumicë votash projektligji u miratua në parim. Më tej seanca vazhdoi punimet me diskutimin për nen për nen, ku projektligjit iu bënë plotësimet dhe saktësimet e nevojshme.
Korrespondenti «RD»
[Kolona e poshtme pjesërisht e paqartë:] ... edhe në mënyrë të veçantë birësimi i të miturve shqiptarë së një ligji të veçantë për birësimin ndërvendës.
Kod i familjes; që është sot në fuqi rregullon marrëdhëniet më të rëndësishme në fushën e familjes, ndërsa ...
Anast... Kondo, që e solli i pari para opinionit këtë abuzim me të ardhmen e kombit, e ka ndier veten ...
Më ... në këtë kod nuk rregullohet