UNË KAM BESIM TEK FORCA JUAJ, TEK GJERËSIA SHPIRTËRORE E MATURIA POLITIKE
PËRSHËNDETJE E PRESIDENTIT TË REP. SALI BERISHA DREJTUAR KONGRESIT TË RINISË DEMOKRATIKE SHQIPTARE
E nderuar rini, Vendosja e demokracisë në Shqipëri hapi udhë të pashkelura deri më sot. Vendi ynë po kalon nga nata e gjatë komuniste e mjerimit dhe nga psikoz[a?] e frikës, në ditën e demokracisë që do të ndriçojë dinjitetin e lirisë e individit. Diktatura komuniste na la si trashëgimi një vend të rrënuar ekonomikisht e të gjymtuar shpirtërisht. Sot shqiptarët ndodhen para një prove të madhe, para provës së historisë. A do të dimë ne të përdorim liritë e fituara për të ndërtuar Shqipërinë e lirë dhe demokratike, botën e ëndrrave dhe aspiratave tuaja? Rruga që kemi zgjedhur është e vështirë dhe e zënë nga shëmburinat e germadhës komuniste 50-vjeçare, por ajo është plotësisht e kalueshme. Ajo kërkon nga të gjithë sakrifica dhe përpjekje të reja, dhe është e vërtetë se ato i krijon reforma që kemi nisur, por është po kaq e vërtetë se reforma dhe reforma është procesi që i shëron më shpejt dhe më mirë të gjitha plagët e vjetra dhe të reja në trupin e lodhur të Shqipërisë. Reforma, Shqipërinë do ta bëjë të fortë siç jeni ju, të begatë siç e doni ju, të denjë siç jeni ju, bujare siç ka qenë, të hapur siç jeni ju, zonjë siç e deshi Samiu, të bukur siç jeni ju dhe siç e duan fëmijët nënën e tyre. Prandaj ju bëj thirrje ta mbështesni atë. Ju jeni promotori i reformës. Ju që sollët pluralizmin duhet dhe të ndërtoni demokracinë. Detyra është e vështirë, por mundësitë janë të mëdha. Mundësia jonë më e madhe është liria që ju sollët. Unë kam besim tek forca juaj, tek aftësia juaj mendore, tek kultura juaj demokratike, tek gjerësia shpirtërore e maturia politike. Këto cilësi do t'ju bashkojnë më fort me njëri-tjetrin, më fort me Evropën në këtë sfidë madhështore të këtij fund-shekulli. E ardhmja ju përket juve që keni luftuar e luftoni kurse hijet e së kaluarës do të zhytën në «arkivin» e harresës për të mos dalë më kurrë. Më lejoni edhe njëherë të dashur të rinj e të reja, që duke shprehur nderimin tim për të gjitha martirët e demokracisë, t'ju përgëzoj për këtë kongres që i ngjan një preludi në mozaikun e simfonive heroike, të cilat do të shkruhen prej jush me pasion, vendosmëri e urtësi. Rinia që mundi diktaturën është shpresa më e madhe e Shqipërisë, dimensioni i saj më i fuqishëm, më universal, më demokratik. Ju keni përmasat e mëdha të misionit tuaj, të kauzës së lirisë dhe demokracisë, prandaj shpresat dhe besimi më i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve janë tek ju. Zoti ju bekoftë! Tiranë, më 22 dhjetor 1992
Zoti ju bekofte!
Shteti demokratik kërkon pjesëmarrjen aktive të rinisë
Fjala e kryeministrit z. Aleksandër Meksi në Kongresin e FRPD - 23. 12. 1992 -
Të nderuar vajza dhe djem demokratë!
Është kënaqësi për mua që të përshëndes këtë Kongres të Forumit Rinor të PD, këtë asamble të vajzave dhe djemve që luftojnë e aspirojnë për një Shqipëri të re për një shoqëri demokratike e përparimtare, për një shtet të ri juridik dhe të ekonomisë të tregut të lirë. Në këtë luftë titanike dhe paqësore për të shkatërruar dhe çrrënjosur nga themelet sistemin e urryer komunist kanë dhënë një kontribut shumë të vyer e shumë të madh mijëra studentë, punëtorë e intelektualë të rinj mundit dhe djersës të të cilëve më kot mundohen t'i vënë pengesa ata që demokracia ua hoqi pushtetin që marrëzisht e ëndërronin të përjetshëm.
Rruga drejt demokracisë mund të jetë e vështirë, por ajo s'ka kthim mbrapa. Prandaj është detyra e të gjithëve që luftojnë kundër çdo orvatjeje destabilizuese të nostalgjikëve të komunizmit dhe të lakejve të tyre të deridjeshëm kundër çdo shkelje të ligjeve dhe normave të demokracisë, sepse demokracia ka armik veç komunizmit magogjinë pseudodemokratike e anarkiste.
Forumi Rinor po bëhet sot një shkollë e vërtetë demokratike në formimin demokratik të rinisë, sepse rinia shqiptare që ju përfaqësoni denjësisht duhet të luajë një rol aktiv në jetën shoqërore ekonomike dhe politike të vendit, një bartëse e mendësive e ideve të reja frymëzuese e tyre në truallin shqiptar, një luftëtare për çështjen kombëtare.
Partia Demokratike dhe Qeveria e saj janë angazhuar prej 8 mu-
ru ar nga murta ja komuniste për mëkëmbjen e ekonomisë për vënien në funksion të saj për fillimin e reformës ekonomike për zhvillimin me sukses të saj, për lehtësimin e dhimbjeve të saj, sidomos për shtresat më të prekshme nga reforma. Rezultate ka, dhe jo të pakta, ashtu siç ka dhe mosarritje. Kemi mbështetjen e të gjithë vendeve, e të gjithë institucioneve ekonomiko - financiare ndërkombëtare të cilat na ndihmojnë, mbikëqyri dhe inkurajojnë. Ndihmat janë të shumta ushqimore, financiare (dhurata e kredi), lëndë të para e asistencë teknike. Kjo e fundit përbën një fushë ku rinia duhet të përfshihet dhe përfitojë në të gjitha aspektet e nivelet. Kjo është një fushë që Forumi Rinor në bashkëpunim me Qeverinë duhet ta konsiderojnë me rëndësi të veçantë për të ardhmen e vendit dhe për përgatitjen e drejtuesve të sotëm e të nesërm.
Me gjithë vështirësitë e shpjegueshme në lëmin e investimeve mjaft firma të huaja po fillojnë ndërtimet për vepra turistike e hoteliere, për industri ushqimore, në bujqësi e gjektë me ndihmat e kreditë e dhëna mjaft të tjera parashihen në vitin e ardhshëm. Vetë shteti do të fillojë të investojë në infrastrukturë, duke shpresuar dhe për bashkëfinancime të huaja. Kështu do të vazhdojnë punimet në rrugën veri-jug, zgjerimi dhe rifunksurimi i rrugës Elbasan-Përrenjas, i asaj Tiranë-Durrës i rrugëve sekondare të cilat të jenë të sigurta se do t'i ndërojnë punëtorët me rrogë dhe jo aksionet famëkeqe me sistemin e angarisë mesjetare. Rrugët krahas fillimit të rrjetit të telekomunikacionit, rindërtimit e zgjerimit të aeroporteve të porteve do të përbëjnë atë infrastrukturë të domosdoshme për një Shqipëri moderne për zhvillimin e turizmit
[të?] shumta aq të nevojshme me botën e përparuar.
Një fushë tjetër e rëndësishme do të jetë ajo e shkollës, shkencës dhe kulturës e arteve, të cilat bashkëkrijësht janë komponentë dhe kushte për një jetë dinjitoze, ku shpresojmë që vitin e ardhshëm të jenë fusha të një zhvillimi të ndjeshëm. Unë ku rinia të gjejë tërësinë për përgatitjen dhe zhvillimin e të gjitha dhuntive të veta për të mirën e vet dhe të vendit.
Është angazhimi i ynë për një zhvillim të ri të reformës në drejtim të investimeve, privatizimeve dhe zgjedhjes së problemeve sociale.
Qeveria po punon në këtë fund viti për programin e punës për vitin e ardhshëm, ku mendojmë që reforma të shkojë përpara ku prona private të marrë përmasa më të mëdha, ku ekonomia e tregut të lirë të marrë një zhvillim e fizionomi më të plotë. Megjithatë duhet të shtojmë ritmin e punës sonë dhe për këtë duhet të shtohen numri i të rinjve të aftë në administratë dhe ekonomi, duhet të thjeshtojmë hallkat dhe procedurat administrative. Për këtë kemi përgatitur një paketë ligjesh dhe vendimesh. Shtimi i numrit të privatizimit do të shpronësojë shtetin në dobi të individëve të aftë, shtimi i investimeve do të shtojë punësimin dhe mirëqenien.
Të gjitha këto mund të bëhen madje dhe shumë më tepër mund të bëjë njeriu i lirë që punon i interesuar për veten e tij, por që të bëhen duhet të respektojmë ligjet të vendosim demokracinë, të spostojmë ferrat dhe gjembat e së kaluarës nga këmbët dhe të punojmë vetëm me ato që janë për reformën dhe për demokracinë. Dhe për këtë një vend i rëndësishëm
jo dhimbje reforma që përfundon drejtim njerëz të rinj demokratë.
Miq grekë në Voskopojë
Më 19 dhe 20 dhjetor u zhvilluan në Voskopojë aktivitete me rastin e vllazërimit të këtij qyteti me qytetin grek Akropoliz të Akropoliz në prefekturën Kalkis.
Më 19 dhe 20 dhjetor u zhvilluan në Voskopojë aktivitete me rastin e vllazërimit të këtij qyteti me qytetin grek Akropoliz në prefekturën Kalkis. Për këtë qëllim erdhi nga Greqia Këshilli Bashkiak i Akropolit me në krye Kryetarin e Bashkisë z. Jani Polihronadhi si dhe përfaqësues të Organizatave e Shoqatave të ndryshme të këtij qyteti.
Me vete kishin sjellë ndihma në veshmbathje; ushqime dhe artikuj shkollorë që u shpërndanë në Komunën e Voskopojës.
Veprimtaria i nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe Prefekti dhe Zv/prefekti i Korçës si dhe deputetët e zonës.
Metafizika e Imamit të PAD-së
Afër dhe larg
Në konferencën e tretë për shtyp të PAD-së; pyetjes së një gazetari se a ka ndonjë konsultim të PAD-së me parti të tjera shqiptare dhe cilët shihen si aleatë apo kundërshtarë sekretar i përgjithshëm; sa përgjegjës i kësaj partie Z. Imami i përgjigjej se aleatët me partitë
dhe kundërshtarët:
Partia! ai shoh se PAD është më forcen më të afërt PD; është posaçërisht më e distancuar e qendrës; ... i dhëma ... [tekst i paqartë]
PSD dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me Partinë Socialiste; si parlamentare.
Imami konstaton mungesën e një opozite dhe siguron se PAD; si parti opozitare; do të konstituohet gradualisht si alternativë kundrejt pushtetit; Nga gjithë sa u tha në këtë konferencë nuk u bë e qartë se ç’është Partia Socialiste; opozita apo HHC!
Mos ndodhta edhe kjo hyn në metafizikën e IMAMIT të PAD-së?
Korresp. i «RD»
Krijohet në Shqipëri filloi i Fondacionit «Ponieckiv»
Me miratimi të Ministrisë së Kulturës u krijua në vendin tonë filloi i Fondacionit amerikan «Poniecki».
Ky fondacion ka karakter bamirës. Misioni i tij është të ndihmojë vendet ish-socialiste nëpërmjet e kalimit nga një ekonomi tregu me drejtim shtetëror të përqendruar në një ekonomi tregu të lirë. Ai e zhvillon veprimtarinë e tij me përkthimin, botimin e shpërndarjen e literaturës, organizimin e seminareve etj. për këto fusha: afarizëm, drejtim ekonomik, arsim, shëndetësi, mbrojtje të mjedisit etj.
Qendra e Fondacionit «Poniecki» është në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjer më sot, fondacioni ka krijuar filialet e tij në Poloni, Bullgari, Çekosllovaki, Armeni, Lituani, Rusi dhe Ukrainë.
AKUZOJ ZOTIN CEKA !
Para disa ditësh politikanin N. Ceka, që shfaqet në skenën politike vetëm në momente kur ai mendon se mund të favorizojë spiralen e tij shumëplanëshe drejt pushtetit, gjë që po kthehet tek ai nga një ide fikse, ka botuar në «KJ» intervistën me titull «Ky stalinizëm i ri po e çon vendin jo vetëm në rrënim të plotë ekonomik, por edhe drejt një disfatore të tij. Sikur këto deklaratë ta kishte bërë një i duhur, apo një njeri rrugë kjo do të merrej si një lajthitje qasti, por kur këtë e bën kryetari i PAD, atëherë kjo duhet parë me vëmendje, pasi është nisur nga qëllime të errëta kundërdemokratike.
Përderisa z. Ceka ka shfrytëzuar gjëjen e tij si kryetar partie, përkatësisht gazetën e kësaj partie «KJ» për të bërë thirrje për grusht shteti, unë kam të drejtë ta akuzoj në mënyrë publike si person që kërkon t’i verë flakën vendit, të rrënojë një parti demokratike, të minojë të ardhmen e saj të nxjësë luftën civile. Dhe për këtë ai duhet të përgjigjet përpara organeve të drejtësisë. Ky njeri i përkdhelur i të gjitha partive, në shkurt 1991 pengon demonstruesit e Tiranës për të marshuar në sheshin «Dëshmorët e Kombit», gjë që do t’i shërbente triumfit të demokracisë, dhënies fund të pushtetit komunist dhe ardhjes në fuqi të qeverisë demokratike, çka do të thoshte se në Shqipëri nuk do të vidheshin çdo ditë, nuk do të shkatërroheshin e djegshin nga shkollat e fëmijëve e deri tek muzejtë, çka do të thoshte se ekonomia jonë nuk do të shkonte në nivelin zero dhe jeta drejt një anar[kie] të plotë.
Nervozizmi i të dëshpëruarit dhe lakmuari i karriges së presidentit tjetër nga zyra e presidentit Alia, ngrithet me pafytyrësi kundër Partisë Demokratike, kundër vendimit të Këshillit Kombëtar të PD për të dalë nga Qeveria e Stabilitetit komunist, përkatësisht të lehtëzimit të korrupsionit të Mafies së kuqe.
Është pikërisht zoti Ceka që, i ngarkuar nga parlamenti pluralist për të bërë reformën në SHIK, nuk largon asnjë drejtor drejtorie në poste kryesore ish-punonjës, të sigurimit të shtetit, bile edhe kriminale të deklaruar në shërbim të diktaturës së kuqe.
Unë e kam trajtuar në një shkrim tjetër se çfarë ka ekzistuar mes atij kompromisi të zotit Ceka dhe Sigurimit të Shtetit. Por, kur vështron këmbënguljen e Cekës për t’i shërbyer asaj hijeje deri në çmenduri, atëherë kemi të drejtë të dyshojmë se masazhet e tij, për grusht shteti janë, në fund të fundit, rezultat i ndërrmarjes së tij në shërbim të asaj arme të destabilizimit të vendit. Jo pa qëllim zoti Ceka dhe të dëshmuarit e tjerë politikë që nënrrënojnë partitë në një më muaj i kanë mëshuar tezës së diktaturës, tezës së kundërrevolucionit, tezës së zgjedhjeve të reja të parakohshme, tezës së makrizës së tyre për pushtet. Këna klithës të karrierës me Cekën në krye janë aq të mjerë sa kujtojnë që me të vërtetë populli do t’u duatrokasë drejt një dujetori të ri.
Pse nuk i pëlqen stabiliteti në Shqipëri zotit Ceka dhe partisë së tij, pse gjithë propaganda e kësaj partie është drejtuar kundër shtetit demokratik, politikës së tij të hapur dhe kombëtare? Këtë mund ta sqarojë pozicioni misterioz i Cekës, lidhjet e dëshpëruara të PAD me qarqet antishqiptare në Ballkan. Megjithatë, pas kësaj akuze të bërë ndaj zotit Ceka, për kërcënimin e tij për grusht shteti, do të pyesnim këtë minievën të demokracisë se për çfarë dyhetori e ka fjalën. «Do t’i kujtonim se kërcënimi i tij vjen pas çlirjes së zotit Islami ...ose për ndrysh vendosjen e popullit vendas, pas rënkimit të zotit Zana». do të kemi Rrapo Hekalë të rinj.
Zoti Ceka, një politikan që kur dështon një herë tërhiqet me nder e jetën e tij private. Kur ka filluar të hajë sërishmi atë që ka këllëhet dhe i kërkohet të largohet bashkë me turpin e tij. Ndërsa, kur pa pikë etike del si donkishot me shpatë kundër demokracisë dhe popullit tënd, atëherë shoqëria demokratike ka të drejtë të përdorë ligjin ndaj tij, si shkatarri i rendit dhe i shoqërisë. Zoteri, ju i keni kaluar të trija këto faza dhe unë i bëj thirrje drejtësisë shqiptare të marrë në shqyrtim deklaratën tuaj.
MUJE BUGPAPAJ
të endërruar, tashmë duhet të gjykohet në bankën e të akuzuarit, si person që, në kundërshtim me dispozitat ligjore të vendit, bën thirrje për grusht shteti, bën thirrje për kundërrevolucion, për anarki tjetër. shqyrtim deklaratën tuaj.
Në mbështetje të demokracisë dhe përparimit
Preokupimi serioz i të rinjve demokratë për ecjen e reformës demokratike, për konsolidimin e demokracisë, dhe nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike që primare në diskutimet e ditës së dytë të Kongresit të Rinisë Demokratike:
Preokupimi serioz i të rinjve demokratë për ecjen e reformës demokratike, për konsolidimin e demokracisë, dhe nxjerrjen e vendit nga kriza e thellë ekonomike që primare në diskutimet e ditës së dytë të Kongresit të Rinisë Demokratike.
Në emunë diskutime u vu re shqetësimi për një organizim më të mirë të Forumit Rinor; riorganizimit të tij në të gjithë vendin. Pasi siç theksuan diskutantët kryesia e Forumit, nuk ka mundur të bëjë një jetë aktive; domethënë nuk është ndihur me degët e rretheve të cilat praktikisht edhe kur janë fituar në qendër; janë bërë thjesht si vota për të zgjedhur dikë në një post, apo karrike. Diskutantët e tjerë kërkuan që reforma në drejtësi të përfundojë sa më parë, të kryhet reforma administrative duke sjellë në drejtim njerëz të rinj demokratë.
U kërkua me insistim që të zgjerohet pasuria e vënë në mënyrë të dyshimta nga mafiozët e kuq.
Të tjera probleme u ngritën lidhur me mbylljen e jetës shpirtërore të rinjve shqiptarë; për të cilën duhet kujtuar me shumë.
Z. Aleksandër Meksi; kryeministër i Shqipërisë; lexoi në tribunën e Kongresit një përshëndetje të ngrohtë. Më pas e mori fjalën Z. Azem Hajdari; i cili theksoi se mbështetja juaj; është e domosdoshme për proceset demokratike në Shqipëri; Prandaj ju nuk do të pushoni kurrë luftën dhe përpjekjet tuaja për afirmimin e demokracisë shqiptare.
Në këtë seancë e mori fjalën dhe një letrar i ri nga Kosova; fjala e tij cilët u prit me duartrokitje dhe thirrjet «Liri-Demokraci».
Zoti Artan Hoxha; ministër i Rinisë kërkoi që të rinjtë demokratë të afirmoheshin më shumë në vendet qeveritare; parlamentare dhe partiake.
Pastaj u lexua një rezolutë e Kongresit të Rinisë dhe u kalua në zgjedhjet e reja. Kryetari i Forumit Rinor të PD u zgjodh zoti Arben Lika.
Konkuroi për këtë post edhe z. Xheni Tapini.
Me kaq u mbyll Kongresi i Parë i Rinisë Demokratike.
Korresp. i «RD»