Ne jemi dhe do të jemi vetëm për ligje demokratike
— Presidenti Berisha priti kryetarin e BSPSH, zotin Xheka, në krye të një delegacioni
Presidenti i Republikës, Sali Berisha priti kryetarin e BSPSH-së, zotin Valer Xheka në krye të një delegacioni në të cilin merrnin pjesë edhe përfaqësues të sindikatave të Bulqizës dhe të Naftës Ballsh. Në këtë takim të hapur, delegacioni sindikalist i shtroi Presidentit të Republikës një seri problemesh. Ata i kërkuan Presidentit që çështja e Bulqizës të zgjidhet nëpërmjet dialogut. Për këtë
(Vijon në faqen 4)
«Reformën ekonomike në Shqipëri nuk do ta ndalë asnjë forcë destabilizuese»
— Deklaratë e Këshillit të Ministrave —
Këshilli i Ministrave u mblodh përsëri për të shqyrtuar gjendjen e krijuar në qytetin e Bulqizës dhe minierat e kromit, ku prej muajsh vazhdojnë përpjekjet për të ndërprerë prodhimin dhe për të rrënuar në një qendër ekonomike bazë të vendit, një nga burimet e pakta të valutës me synimin që të dëmtojnë ekonominë e vendit, të des-
(Vijon në faqen 4)
«SOCIALISTËT» SHQIPTARË NË MBËSHTETJE TË POLITIKËS ANTISHQIPTARE SERBE
Një ditë para Krishtlindjeve, mijëra qytetarë shqiptarë, u bënë dëshmitarë të një truku politik që dominoi parlamentin shqiptar, 38 deputetët e ish-partisë komuniste, paraqitën mocionin e tyre legal ndaj diplomacisë së re shqiptare, duke kryer njëherësh veprimin më antikombëtar të PS për opozitën ndaj kombit shqiptar.
Rrethanat në të cilat u paraqit ky mocion, flasin me fakte për një skenë antikombëtare të skicuar mirë nga qarqet antishqiptare. PS me deputetët e shtypin e saj mbushur boshllëkun politik të tre ditëve të fundit me akuza dhe propagandë naive për 29 nëntorin, në përkujtim të hapur të politikës së Beogradit shovinist. Në maskën e kësaj propagande, PS hyri në parlamentin shqiptar të 24 dhjetorit, me një grusht të qartë, për grusht shteti, për të përmbysur çdo fitore të demokracisë dhe sidomos të diplomacisë sonë, tepër të suksesshme në muajt e pushtetit të PD. Vetëm 72 orë përpara ndërsa socialistët e thurnin lavde aleancës Enver-Tito të 44-ës, duke stimuluar qëllimisht 29 nëntorin dhe goditur 28 nëntorin e pavarësisë, në Beograd triumfoi diktatori i Evropës, shovinisti dhe armiku i betuar i paqes dhe shqiptarëve Slobodan Millosheviç, Pikërisht me fitoren e tij, socialistët shqiptarë kërkojnë revansh politik. Skenari është i njëjtë me grushtin e komploteve ndërsa Gorbaçovi në verën e vitit të kaluar. Edhe atëherë ish-komunistët - socialistë u ngjallën dhe filluan të vepronin. Kurse tani ata zgjojnë veprimin spektakolar të një politike, rrëzimin e diplomacisë dhe shefit të jashtëm të një shteti demokratik. Ata mbajtën ligjërata të gjata në seancën parlamentare, duke u munduar me çdo kusht të kënaqnin padrejtësinë e fshatarëve të lëshuar dhe të lmosh diplomacinë e një shteti demokratik, kur ajo sapo është ndërtuar dhe po vepron, të kërkosh dënimin e saj, kur vetëm disa qindra km larg një diktator antishqiptar triumfon mbi mendjen nacionaliste, kur vetëm 500 km larg ky diktator çdo ditë fut në varre mbi 50 jetë të pafajshme, kjo nuk është as më pak dhe as më shumë se një veprim tejet armiqësor dhe tejet antikombëtar. Deklarata e grupit socialist në mocionin për ministrin e Jashtëm dhe diplomacisë shqiptare, është krejtësisht e njëjtë me shpifjet dhe propagandën që qarqet e Beogradit ndërmarrin kundër nesh. Boshti diplomatik, të cilin duan ta gjejnë socialistët shqiptarë, nuk është gjë tjetër veçse boshti diktatorial i shovinizmit serb, nuk është gjë tjetër veçse synimi i ndërimit të një politike «tip Enver», në aleancë me serbët dhe shovinizmin e qarqeve të caktuara të lindjes.
Në emër të këtij grusht-shteti socialist, deputeti Bashkim Zeneli kërkon ekstrem e planit antishqiptar, dorëheqjen e Ministrit të Jashtëm. Ndofja ky njeri, babai i të cilit, vetë të qenurit persekutor i popullit dhe xhelat i diktaturës, thuhet se ka qenë rruar çërb.
Nuk është vetëm 29 nëntori dhe sulmet ndaj Rugovës, nuk është vetëm botimi i montuar i intervistës së presidentit tonë, mbi bombardimet e kroatëve ushatarake serbe; nuk është vetëm fushata antievevicerte dhe propagandimi i bujshëm i fitoreve së Millosheviçit, nuk është vetëm nxitja e tensioneve sociale antievevicerte nëpërmjet pushtimit të minierave, nuk është vetëm thirrja e hapur antikushtetuese për zgjedhje të reja parlamentare, por edhe fushata e shpifjeve antikombëtare ndaj politikës sonë të hapjes; ndaj aderimit në Asamblenë Islamike dhe kontakteve me NATO-n, dhe se fundi ndaj diplomacisë sonë thellësisht kombëtare, që vepronajë në aleanca e fshehta shoviniste, antikombëtare e shovinistëve socialistë dhe pseudoshqiptarë, kërkon me ngulm rrëzimin e shtetit demokratik në Shqipëri.
Në çdo vend të botës, qëndrimi antikombëtar është i papranueshëm dhe i dënueshëm, aq më tepër në Shqipëri; ku pas fitores në zgjedhje të një krimineli serb, bijtë e kriminelëve; kërkojnë nostalgi diktatoriale dhe grusht shteti parlamentar. Është e pafalshme dhe e dënueshme të mohohet politika aktive dhe thellësisht kombëtare e diplomacisë sonë të pas 22 marsit, ku problemi shqiptar gjen tryezë bilaterale në tryezat më të rëndësishme të diplomacisë botërore, ku Shqipërinë, e njeh e ndihmon bota, ku Tiranën e vizitojnë presidentë kryeministra; dhe diplomatët e shquar; ku drejtojnë e shtetit shqiptar; për herë të parë i njohin dhe i presin miqësisht liderë politikanë perëndimorë; lindorë dhe islamikë, ku zëri i 6 milionë shqiptarëve dëgjohet dhe vlerësohet me drejtësi në tribunat më të rëndësishme të diplomacisë botërore. Është e pafalshme dhe e dënueshme, që shovinismi serb thellësisht antishqiptar, që e la Shqipërinë skllave për 50 vjet, të gjejë mbështetje parlamentare në atë qarqe të caktuara partiake e parlamentare të Tiranës, aq më tepër kjo: pikërisht në atë çast kur diktatori i kurorëzuar Millosheviç shpallet i papranueshëm për botën e qytetëruar dhe diplomacinë perëndimore. E sotmja shqiptare dhe e ardhmja s'do ta pranojë kurrë këtë. Demokracia që kemi nisur të ndërtojmë, s'do të lejojë të bjerë në zinxhirët e shovinizmit antikombëtar të social-komunistëve, trashëgimtarëve të diktaturës Hoxha - Alia. Shqipëria është dhe do të mbetet e shqiptarëve, e demokracisë dhe e paqes.
Përputhje me interesat e Millosheviçit
Diskutim i deputetit Tritan Shehu
Në fillim dua të them se ky mocion nuk mund të jetë një mocion votëbesimi se nuk i përmbush kërkesat e rregulloreve për këtë: Megjithatë sot socialistët po paraqesin një mocion votëbesimi për politikën e jashtme të Qeverisë Demokratike shqiptare: Dhe pikërisht ky mocion paraqitet sot kur politika e jashtme shqiptare po çan me sukses pengesat e së kaluarës; si në planin evropian, amerikan e botëror.
Në fillim dua të them se ky mocion nuk mund të jetë një mocion votëbesimi se nuk i përmbush kërkesat e rregulloreve për këtë: Megjithatë sot socialistët po paraqesin një mocion votëbesimi për politikën e jashtme të Qeverisë Demokratike shqiptare: Dhe pikërisht ky mocion paraqitet sot kur politika e jashtme shqiptare po çan me sukses pengesat e së kaluarës; si në planin evropian, amerikan e botëror; Nga kjo nuk mund të mos mendosh për të ashtuquajturën e tij: Për ironi të fatit ky mocion paraqitet nga po ata persona që para 50 vjetësh ishin ithtarët e izolimit të Shqipërisë; që me artin kujt e tyre nuk lanë një gjë pa shkruar kundër Komunitetit Evropian; SHBA dhe gjithë botës: Janë po këta persona të cilët e kthyen Shqipërinë në një bunker të madh me 900000 të tjerë të vegjel brenda: Janë po këta persona fizikisht që na quajtën ne me artikujt e temate tyre «anar dricues»: Është shumë ironike gjithashtu që janë po këta socialistët; të cilët sot po e nxijnë politikën tonë të jashtme; të cilët Evropa tonë të jashtme; të cilët Evropa pas fitores së tyre të 31 marsit ja u përplas der në fytyrë: Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se me çfarë u kthye në: Nano pas vizitës që bëri në Evropë e Angli: Gjithashtu është mjaft e çuditshme se janë po këto deputetë që sot kërkojnë transparencë; të cilët pas vizitës së Nanos në Angli votuan kundër propozimit që z: Nano të informonte Parlamentin për sa arriti gjatë vizitës: Të gjitha këto tregojnë se socialistët nuk janë ndarë nga nostalgjia e vjetër për boshtin e kuq të politikës së jashtme; të asaj politike e cila lidhet me 50 vjet izolim me një mbështetje totale të politikës serbe; të një politike krejt antikombëtare: Fakti që pikërisht sot ngrihen këto çështje; sot kur ne po ndajmë nga izolimi; fakti se kush janë ata që po na akuzojnë; tregojnë qartë qëllimet e kësaj akuze: Kjo akuzë nuk mund të jetë veçse një qëllim destabilizimi i izolimit, pra është një akuzë që në thellësi të saj përmban po ato qëllime antikombëtare që pati politika jonë 50 vjeçare: Si e tillë kjo akuzë përputhet krejtësisht me propagandën e padroneve të përjetshëm të komunizmit shqiptar me propagandën serbromadhe të përfaqësuar sot nga Millosheviçi
Ministri i Jashtëm është më i suksesshmi
Diskutim i deputetit Ibrahim Vasjari
Një nga fushat ku qeveria po aplikon më suksesshëm programin e vet është padyshim ajo e politikës së jashtme: Për hir të kësaj politike të orientuar drejt e të mbështetur në interesat e Kombit; të demokracisë që Shqipëria doli përfundimisht nga kulla e ngujimit 50 vjeçar komunist; nga ai harakir i dhimbshëm.
Një nga fushat ku qeveria po aplikon më suksesshëm programin e vet është padyshim ajo e politikës së jashtme: Për hir të kësaj politike të orientuar drejt e të mbështetur në interesat e Kombit; të demokracisë që Shqipëria doli përfundimisht nga kulla e ngujimit 50 vjeçar komunist; nga ai harakir i dhimbshëm: Është për hir të kësaj politike që më së fundi po kthehemi tek vetja jonë; po rimarrim fytyrën tonë; po kthehemi te tradita jonë; tek historia tek miqtë e aleatët tanë të natyrshëm; pas një aventure donkishoteske; nëpër rrugë të pashkelura: po kthehemi në Evropë pas një arratisjeje të gjatë në Siberi; në Kinë; Kore e Kamboxhia: Natyrisht nuk mund të ndodhte ndryshe; sepse politika jonë e jashtme është pjesë përbërëse e programit të një qeverie demokratike; ajo mëshiron; pasqyron dhe mbron realitetet e reja politiko-shoqërore të Shqipërisë si pasojë e përmbysjes së madhe që solli procesi demokratik: Unë mendoj se politika e jashtme e Shqipërisë gjatë këtyre 7-8 muajve ka arritur disa suksese dhe pikërisht në këto drejtime: 1: Orientimi i Shqipërisë nga vendet e Evropës Perëndimore dhe SHBA bëri që në të gjitha situatat e vështira vendi ynë të ketë mbështetjen politike dhe ekonomike të Komunitetit Evropian dhe SHBA; bëri që Shqipërisë t'i hapen dyert jashtë për anëtarësim në shumë forume të rëndësishme ndërkombëtare; Në këtë drejtim një rol të rëndësishëm ka luajtur vetë presidenti Berisha; me vizitat e tij shumë të suksesshme në Itali; Gjermani; Angli; SHBA; Arabi Saudite: Anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike; pavarsisht nga qëndrimi jo realist e jo konstruktiv i opozitës sonë; ishte një veprim diplomatik mjaft i zgjuar e i suksesshëm: Ajo ishte një hapje e re që i shtoi politikës sonë të jashtme një dimension të ri: Lidhjet fetare janë lidhje shpirtërore që bashkojnë popujt; pohimi dhe mishërimi i tyre sjell veç të këqija: Në se anëtarësimi i Shqipërisë në Konferencën Islamike shqetësoi dikë; ky ishte shovinizmi dhe ortodoksizmi greko-sllav: Dhe kjo ishte diçka që pritej: Zëri të këtij shovinizmi u dëgjuan edhe në parlamentin shqiptar: I papritur dhe i pamotivuar ishte mbështetja që i dha grupi socialist idesë së kamufluar anti- (Vijon në faqen 4)
Politikë e drejtë dhe e ekuilibruar
I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë e pjesëmarrës, Kërkesa për mocion ndaj ministrit të jashtëm nga ana e deputetëve të PS nuk ka në gjykimin e kontribuesit të sloganeve ndaj çështjes kombëtare, veçse një plan të parë gjithnjë ideologjik dhe marksist.
- Diskutim i deputetit Tonin Alimehilli - I nderuar kryetar, Të nderuar deputetë e pjesëmarrës, Kërkesa për mocion ndaj ministrit të jashtëm nga ana e deputetëve të PS nuk ka në gjykimin e kontribuesit të sloganeve ndaj çështjes kombëtare, veçse një plan të parë gjithnjë ideologjik dhe marksist: Përgjegjësi e z. Sërreqi pasqyron qartë përmbajtjen e politikës së jashtme për një kohë më pak se një vit të aktivitetit të qeverisë demokratike dhe perspektivës: Fillimi i debatit që po zhvillohet sot për politikën e jashtme tregon se në vendin tonë ekzistojnë rryma e kuallcione të kundërta në ruajtjen demokratike që përpiqen të realizojnë platforma të zëza denigruse: Siç bëjnë edhe e Kataviçis (Poloni) të cilën shtypi ynë përparimtar dhe gazetarët e ndershëm duhet ta denoncojnë për të kuptuar kush është socializmi i r lindjes, strategji e taktikë ndjek për të mbijetuar et: Politika e vazhdimësisë është një politikë e re tërësisht e cila nuk arrin të kuptojë të renë, atë që quhet demokratike e kjo politikë është e thjeshtë e sinqertë kombëtare pa ideologjizime: Ndaj kualicioni socialist ose nuk e percepton epokën e re të marrëdhënieve ndërkombëtare ose nuk i intereson kjo politikë moderne e frutdhënëse, prandaj turren me energji komuniste për ta demaskuar për ta dëmtuar atë: Shokët socialistë akuzojnë qeverinë e ministrin Serreqi për mungesë të boshtit në politikën e jashtme: E harrojmë se boshtet politike të diktaturave Fanatiste, Naziste, dhe sot komunizmit i kanë kushtuar popujve dhe vetë komunistëve kandej shumë e gjithë historia njerëzore e marrë së bashku: Edhe në hije të lëvizja e hapësira nuk mund të jenë vetëm në bosht me dy kohë, para e pas, per. Orientimi njerëzor që në kohëra të lashta ka kërkuan hapësirat në veri, jug; lindje e perëndim: Demokracia është për lidhje ta sinqerta duke respektuar marrëdhëniet ndërkombëtare me të gjitha shtetet demokratike pa preferenca dhe simpati mbi baza të ideologjive: Qeveria jonë po shënon një dinamizëm të lavdërueshëm në hapjen drejt botës për të kompensuar izolimin e tmerrshëm deri në injorancë, të cilin e realizon me cinizëm e deri me masakra në kufi sistemi totalitar i Enverit dhe al epokës së re të Ramiz Alisë: Le të bëjmë një bilanc të shkurtër politikës së jashtme të vitit 1991 kur e kishit pushtetin ju zotërinj socialist dhe 8 muajt të këtij viti të qeverisë demokratike: Në vitin 1991 aktivitetet kryesore ndërkombëtare ka qenë deri në 1 ni; mbajtja e sekret Moskës, nëpërmjet shokut Islami përbaqi e të cilit nuk dihet edhe sot: (Vijon në faqen 4)