Thellimi i reformës administrative një ndër detyrat parësore të qeverisë
- Deklaron kryeministri Aleksandër Meksi -
Thellimi i reformës administrative mbetet një ndër detyrat parësore të qeverisë demokratike në vitin që sapo hymë - deklaroi ditët e fundit kryeministri Aleksandër Meksi.
Thellimi i reformës administrative mbetet një ndër detyrat parësore të qeverisë demokratike në vitin që sapo hymë - deklaroi ditët e fundit kryeministri Aleksandër Meksi; Ai tha se; ne me Bankën Botërore po punojmë për një ristrukturim të përgjithshëm të administratës shqiptare. Në të njëjtën kohë; të gjithë ata që gjatë këtyre muajve dhanë prova se nuk janë të devotshëm; në kuptimin e mirë të fjalës; nuk dëshirojnë të angazhohen me reformën dhe e kanë mendjen për punë të tjera politike apo punë biznesi privat; nuk kanë vend në administratën shtetërore; Këta do të largohen. Nga ana tjetër; Qeveria ka marrë një vendim që rreth 10 deri në 20 për qind në institucionet buxhetore do të shkurtohen; në dobi kjo të rritjes së të ardhurave për investimet dhe punë të tjera.
Lidhur me luftën kundër korrupsionit; kryeministri Meksi theksoi se Shërbimi i Kontrollit të Shtetit që ka detyrën kryesore; krahas revizionit me përgjegjësi; është duke punuar; Ne kemi ndërmend të bëjmë një analizë të përgjithshme në mes të janarit; si është punuar me dekretin e Presidentit: Ka filluar kjo punë; dhe themi që do të ketë rezultate: Korrupsioni; për fat të keq; do të jetë një shqetësim i ekonomisë së tregut; ashtu siç do të jetë përherë lufta kundër tij një konstante e punës qeveritare.
(ATSH)
MARSHIM MËKATARESH NË DIASPORE
- Marrë nga revista «Mërgimi» që botohet në Zvicër -
Të mëmë edhe diaspora është bërë një objekt për ta orientuar, për ta larguar nga rruga e bashkimit kombëtar çështja e interesave të mëdha. Po kush e bën këtë sulm?
Kush e ka këtë objektiv? Mund të themi me plot gojën se këtë sulm të ri e organizojnë po ata konjunktë komunistë-enveristë e të tjerë të këtij kallëpi, ata që e mbajtën diasporën në izolim të plotë për shtatëmë, ata që ndanë nënën nga djali, vëllain nga vëllai, ata që edukuan emigrantët ekonomikë dhe të tjerët me shpirt patriotik e demokratik në emrin «armik», tani na shfaqen në hartën e diasporës të përqafuar e të mallëngjyer, të veshur me një kostum të ri, «socialist». Opinioni i diasporës duhet sqaruar e duhet të kuptojë si në dritën e diellit se socialistët e Fatos Nanos, Bashkim Zeneli e Namik Dokle nuk kanë të bëjnë fare me atë grupin socialist të majtë të Evropës Perëndimore. Partia e Punës e Shqipërisë, si shprehje e drejtëpërdrejtë e fuqisë së diktaturës Enver Hoxha, një ditë të bukur ndërroi vetëm emrin, kopjoi një program socialist vetëm e vetëm për të vazhduar rrugën antikomuniste. Kjo ide bëhet më e qartë po të lexosh, qoftë dhe pak ditë gazetë dalin në Shqipëri, ose kur dëgjon qëndrimet e deputetëve socialistë në Parlament. Organi qendror i kësaj Partie «Zëri i popullit», vazhdon dhe sot e kësaj dite për t'u përpjekur me të ashtuquajturin respekt komunist... socialist. Kështu për figurën tradhtare si atë të Kristo Themelkos me komisi sllave, duke filluar që nga pseudonimi që mbante gjatë Luftës «shulja», që në Shqipëri nënkupton kombinë sllave. E pra, po të shikosh në terrenin praktik të veprimtarisë politike këta mëkatarë brenda Shqipërisë do të kuptosh që asgjë s'ka ndryshuar në jetën e kësaj Partie, aq më tepër që këtë Parti e kryeson ish-bashkëpunëtori i zelimit i Nexhmie Hoxhës në Institutin e ... ... objektuar nëpër burgje nacionaliste atdhetare, djem të Kosovës që vinin në shtetin mëmë për të luftuar për çlirimin nga Serbia, kurse në të vërtetë futeshin dhe vazhdonin më mirë burgun që kishin nisur në Jugosllavi. Një nga këta ishte i ati i Bashkim Zenelit. Dhe i biri s’mund të dalë nga këto shina të përgjakshme antishqiptare. Udhëheqti i tyre, takimet që ato organizuan në diasporë, në Zvicër, janë vazhdim e shumë misionarëve të fshehtë të ardhur me detyra të ndryshme në diasporë, herë private, e herë tregtare e herë kulturore e, që të gjithë, paguar nga Sigurimi i shtetit shqiptar. Duke spekuluar me ndjenjat kombëtare mbi zemër e madhe të njerëzve të diasporës, duke spekuluar me mallin që kemi në për atdheun dhe duke përçuar frazologji pikante vëllazërore, kujtojmë se po e hedhim lumin e përgjegjësive që kanë përpara kombit e njerëzve të tij. Këta janë aq socialistë sa që gëzohen në emër, për fat të keq të diasporës, vegjetojnë e nostalgji për Enverin dhe marksizëm-leninizmin. Për shqiptarët kudo që janë, të cilët e kanë të qartë se 50 vjetët e komunizmit ishin 50 vjet të krimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk është ndonjë humbje e madhe, madje e përkohshme është që ende ka në radhët e diasporës njerëz të sqaruar për krimin komunisto-enverian. Por ne na shqetëson nevoja urgjente e zbulimit dhe e denasifikimit të atyre njerëzve të paguar nga Sigurimi i Shtetit shqiptar që do të thotë njerëz bashkëpunëtorë me UDB-në, për shpresojmë së shpejti shteti demokratik, Parlamenti, Qeveria dhe Presidenti ynë i nderuar do të nxjerrin në dritë të diellit emrat e atyre njerëzve të cilët deri tani na janë maskuar me farsa patriotike e me veprimtari konkrete antisocialiste. Shteti demokratik në Shqipëri e konsiderton diasporën pjesë të trupit, gjymtyrë të trupit shqiptar. Ai është kundër mashtrimit të tr- mëkatarëve të diasporës, mashtruesve, njerëzve ordinerë që shpesh, pas frazave patriotike, fshehin qëllime financiare ordiniere. Shteti demokratik në diasporë në punën me të, në radhë të parë, i përmbahet legjislacionit botëror të komuniteteve me shtetet ku jeton diaspora jonë, në radhë të dytë, vetë Presidenti ynë i nderuar, zoti Berisha, duke shpallur gjestin më demokratik, dyshtetësinë, na hapi rrugën që të gjithë që të shikojmë ç’bëhet në Shqipëri, jo vetëm si turistë, por të marrim pjesë në jetën ekonomike e politike. Në të njëjtën kohë, shteti demokratik në rezidencat diplomatike që ka Shqipëria kudo në botë, po çon, po emëron ata njerëz të cilët jo vetëm janë të aftë e të ditur, por nga ata kanë vuajtur përsekutimin politik, nga ata që janë përleshur me diktaturën komuniste. Pra, në diasporë, në komunikimin më të, me tubimet e saj sa herë ndër dhe financime, paraqiten ata njerëz që kanë të drejtën morale, ata njerëz që luftojnë për shqiptarizmin dhe me mëkatat e tyre?
figurinë tradhtare si atë të Kristo Themellkos, me komësi «shulja», që në Shqipëri nënkupton komësinë sllave. E pra, po t’i kryeson ish-bashkëpunëtori i regjimit i Nexhmije Hoxhës në Institutin e Studimeve Marksiste - Leniniste, Fatos Nano, i cili, bashkë me të atin, ortodoksin e quajtur Thanas Nano, përbën një nga familjet që kishte e ka aktin e besës të diktatorit Enver Hoxha. I ati i Fatos Nanos, pas goditjeve famëkeqe që mori inteligjenca shqiptare në 1974, dhe pse kishte dalë në pension, u thirr prej Enver Hoxhës dhe mori postin e inkuzitorit kryesor të inteligjencës krijuese shqiptare duke u vënë në krye të Radiotelevizionit Shqiptar. Egërla e këtij ekzekutuesi të censurës mbi inteligjencën është e njohur si një nga rastet më të dhimbshme të inkuzitorëve komunistë. Ja pse nuk është rastësi që Partinë, të ashtuquajtur të re, e kryeson Fatos Nano. Komunizmi kërkon të mbijetojë, kërkon të ruajë të fshehura krimet, kërkon të ndaje pushtetin dhe ta marrë atë sërish me një nën garancie të re. Po kështu Fatos Nano në udhëheqjen e tij drejt diasporës do të merret me vete njerëz të besuar që kanë dhënë prova që i shërbejnë politikës sllavo - komuniste, i tillë është Bashkim Zeneli, me bindër e rreth familjar që kanë futur dhe ekzeku-
Banka Botërore do ta mbështesë Shqipërinë edhe me projekte të reja
Drejtori i Bankës Botërore për Evropën Lindore; zoti Qemal Dervishi; i cili ndodhej këto ditë në vendin tonë; diskutoi me Qeverinë programin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Bankës Botërore.
Programi është ndërtuar mbi bazën e një financimi; që do të nxisë ecurinë e ekonomisë sonë në sektorë të ndryshëm të saj. Kështu; 40 milionë dollarë janë parashikuar për importet kritike në sektorët e bujqësisë; të energjetikës dhe të transportit. 60 milionë dollarë do të shfrytëzohen për një projekt të kreditit të sektorit bujqësor; duke përqëndruar në ristrukturimin e NB-ve dhe në reformën e çmimeve të sistemit të subvencionueve; 36 milionë dollarë do të përdoren për lehtësimin e varfërisë në fshat; nëpërmjet ndërtimit të projekteve të ndryshme në zonat më të varfëra. Kështu; do të financohen 142 projekte të vogla në fshat në dhjetë rrethet më të varfëra; dhe do të furnizohen për 50 fshatra. 10 milionë dollarë janë parashikuar për rritjen e ujësjellësit të Durrësit; ndërsa 50 milionë dollarë do të vihen në shërbim të reformës së ndërmarrjeve ekonomike; duke siguruar kredi për lëndë të para e pjesë këmbimi për to; si dhe disa mjete themelore.
Kapitalet e tjera do të shfrytëzohen për asistencë teknike; për përmirësimin e rrugëve; si dhe fuqizimin e sektorit të ndërmarrjeve. Janë dy projekte; njëri për sigurimet shoqërore; që do të mbrojë grupet që rrezikohen më shumë; dhe tjetri; projekti i zhvillimit të tregut të punës. Projekti i parë për transportin; prej 40 milionë dollarësh; përfshin riparimin e 40 kilometrave rrugë dhe zgjerimin e 20 kilometrave rrugë kryesore; përmirësimin e mirëmbajtjen e rrugëve të
(vijon në faqen 3)
Tregtia shkodrane mes dy vitesh
Shkodranës; këtë vit e quajnë si vitin e ndryshimeve. Dhe jo vetëm të sferës politike.
Ndryshimet janë të dukshme edhe në ekonomi. Qyteti ndjeu gjatë këtij viti çlirimin nga vargjet e ekonomisë së planifikuar socialiste; e cila e çoi Shkodrën drejt rënimit ekonomik. Gjatë vitit 1992; në këtë qytet të njohur për tregtinë dhe artizanatin e vet; zhvilluan veprimtari tregtare dhe artizanale afro 1 000 firma private dhe persona juridikë. Me
(vijon në faqen 3)
Peizazh i ri i Tiranës
Gjatë vitit që sapo kaloi; Tirana e ndryshoi peisazhin.
Tregut të zakonshëm të fruta-perimeve e mallrave të tjera iu shtuan ato të artikujve industrialë; ushqimore; tregu i shitjes së makinave dhe i pajisjeve të ndryshme. Në rrugët «Kongresi i Përmetit»; «Konferenca e Pezës»; të Elbasanit; Dibrës; e kudo nëpër kryqëzime; dyqane e njësi private u shërbejnë banorëve me lloj-lloj mallrash të sjella nga Greqia; Italia; Maqedonia; Gjermania; Rusia; Bullgaria; etj.
Këtyre mallrave; të tregtarëve të rinj tiranas; u shtohen dhe të tjera që dërgojnë djemtë që punojnë jashtë vendit. Pranë kinemasë «Ali Demi» në ish-qendrën sportive pranë spitaleve; në Tiranën e Re; pranë pallateve dhe shtëpive private; çdo ditë shtohen dhe blihen artikuj të ndryshëm.
Kryetari i degës së tatimeve të rrethit zotni Luan Pustina; thotë se për vitin që sapo kaloi; në Tiranë ushtruan veprimtarinë e tyre më se 8700 subjekte shtetërore dhe private si ndërmarrje të huaja; me kapital të përbashkët etj. dhe pjesën kaq kërkesa nga subjektet; Ndërsa në fillim të veprimtarisë; tregtarët tiranas siguronuan të ardhura për vete dhe siguronuan në buxhetin e shtetit mbi 200 milionë lekë më tepër. Për këtë vit ky vëllim do të rritet dhe të ardhura të tjera do të sigurohen nga aktivitetet e reja; ku do të shërbejnë përvoja e fituar edhe për organizimin dhe kontrollin financiar. Eshme; parashikuar që për vitin 1993; nga vjelja e tatimeve; derdhjet e buxhetin e shtetit për këtë rreth të rriten mbi 200 për qind. Sivjet agjencia e ...
E pandëhura NEXHMIJE HOXHA do të ulet në bankën e të akuzuarit, më 8.1.1993 ditën e premte ora 9.00
Akuza: Vjedhje në përpjestime të mëdha të pasurisë shtetërore dhe shpërdorim të detyrës
Drejtësia shqiptare do të filloi vitin e ri 1993 me luftë kundër mafies së kuqe për korrupsion. Kjo është një shenjë e mirë, sepse po vetë që fillon luftën, por e fillon nga kreu i mafies siç është Nexhmije Hoxha.
Korrupsioni lind në Shqipëri me pushtimin e vendit nga komunizmi. Abuzimet fillin sistematike për 47 vjet të jetës së re në Shqipëri. Ato fillonin nga kreu i kupesë së kuqe; sekretari i parë i KQ e zbraznin shkallë-shkallë. Në kupat e kooperativave bujqësore që i morën jetën Shqipërisë paralel që përvetësimi i arit nga kubaja e kuqe; korrupsioni i qeverisë së stabilitetit dhe abuzimet e mafioz-it enigmatik Hajdin Sejdija.
Nexhmije Hoxha si njëra nga kreu i mafies së kuqe duhet të gjyket e t’i jap llogari për arin e përvetësuar nga byroja politike e KQ. Kur është ndarë thesari; familja e saj ka marrë pjesën e luanit. Ajo duhet të tregojë ku është depozituar ari i vjedhur nga xhaxhat; se pjesëtarët e tjerë të kubesë do të tregojnë vetëm për pjesën e tyre. Sa për akuzën shpërdorim detyre nuk duhet të merret në përgjegjësi; sepse detyra e Nexhmijes ishte të kooptivare bujqësore. Por ata abuzonte mbi popullin dhe të zhvonte luftën e klasave. Sa për këtë ajo është treguar shumë e zellshme. Pra detyrat e ngarkuara i ka kryer në mënyrë shembullore. Ajo duhet të merrret si e shpërblyer edhe për genocid. Gjatë gjykimit për çështjen e arit; do të dalë dhe genocidi i ushtruar nga levat e mafies së kuqe të udhëhequra nga Ledi Nexhi. Sepse floriri është grumbulluar me dhunë; me raprezalja e me jeta njerëzish.
Të urojmë e Nexhmije paç këmbën e mbarë! I marrsh me vete gjithë mafiozët e kuq; bashkëpunëtorët e tu të ngushtë.
Investime nga firma italiane «Libro»
- Ajo synon ngritjen e një impianti për mbushjen e bombolave me gaz për ngrohje -
- Këshilli Bashkiak i Vlorës ka ngritur një grup pune për të shqyrtuar problemin e ngrohjes me gaz; pas ofertës të bërë nga firma italiane «Libro» (SRL), në Palermo të Sicilisë. Kjo firmë do të ndërtojë një impiant për mbushjen e bombolave me gaz për ngrohje. Gazi do të merret nga Ballshi pa italiare që garanton sjelljen e bombolave është në gjendje që impiantin ta montonte brenda 15 ditëve. Me një bombolë me gaz sigurohet ngrohja e një familjeje për 1 muaj. Blerësit do të paguajnë vetëm për gazin; ndërsa ambalazhi do të kthehet për rimbushje në impiant. Firma italiane bërgati edhe 5 mijë soba që do të përdoren me këto bombola; të cilat me vlerë prej 2500 lekë. Ato do të vijnë pasi të fillojë funksionimi i impiantit; që është vendosur të ngrihet në periferi të qytetit; pranë zonës industriale.
Për Vlorën dhe qytetin e Fierit; që gjithashtu ka lidhur kontratë me këtë firmë; parashikohet të vijnë 300000 soba; që do të shpërndahen në bazë rajonesh.
(ATSH)
Kuvendi Popullor do t’i filloi punimet më 6 janar
Kryesia e Kuvendit Popullor njofton se Kuvendi Popullor do t’i zhvillojë punimet në seancë plenare me datën 6 janar 1993, ditën e mërkurë në orën 10.00. Ndërsa mbledhjet e komisioneve të përhershme fillojnë më 4 janar. Në mbledhjet e komisioneve do të shqyrtohen sipas përcaktimeve projektligjet e paraqitura nga Këshilli i Ministrave dhe dekretet normative
(ATSH)
e kudo nëpër kryeqytete, të sjellë të tregëtarëve dhjetë punonjës në çdo ditë shiten dhe blihen artikuj të përdorimit të gjerë, shitëpijake, mallra ushqimore, pije, veshje etj. Vijnë e kaluor filloi tregu i shitjes së mjeteve të transportit, të veturave dhe këta vit do të hapet edhe një treg tjetër, ai i shitjes së banesave shtetërore. Licenca për ushtrimin e aktivitetit privat, regjistrimi i patentave për shpikje dhe punime të ndryshme shkencore janë ndër veprimtaritë e mirëfillta në kryeqytet që rriten vitin e kaluar dhe do të thellohen më tej këtë vit. Por le t’u referohemi fakteve:
Shtetasi shqiptar që ka në fillim të veprimtarisë private, tregtarët tiranas siguruan të ardhura për vete dhe siguruan për do të shërbejë përvoja e fituar dhe për organizimin dhe kontrollin financiar. Është parashikuar që për vitin 1993, nga vjelja e tatimeve, detyrimet në për qind. Sivjet agjencia e privatizimit do të hedhë në ankand objektin e punim-trikotazhit, njësi e dyqane të tjera, duke përfunduar privatizimin e sektorëve të tregtisë dhe atë komunal brenda muajit janar.
Ndërkohë, në disa ndërmarrje ka filluar puna dhe gjatë 3 ditëve u çanë prodhimet e para dhe u shërbime të ndryshme. Pra në mjediset e Bankës Kombëtare u dukën kambistë e parë të cilët shitën dhe blenë me çmime që ata vetë i vendosin, dollarë, marka, franga, lireta; dhrahmi etj.
Urim emërim episkopal
Emërimi prej Shenjtërisë së Tij; Papa Gjon Pavli II i Dom Rrok Mirditës; si Kryepeshkop i Tiranës dhe i Durrësit; për besnikët Katolikë të Shqipërisë; u prit me gëzim të madh dhe kënaqësi të veçantë nga gjithë kleri dhe populli i Kishës Ortodokse Shqiptare të Boston-it:
Monsinjor Rrok Mirdita është një klerik i devotshëm dhe i përgatitur mirë në fushën e tij; në rrugë e Perëndisë. Si familjar i kishës Katolike Shqiptare të Nju Jorkut; ai ka bashkëpunuar me nder dhe vendosmëri me të gjithë bashkatdhetarët Shqiptaro-Amerikan; Mysliman dhe Ortodoks; këtu n’Amerikë.
Si njeri i Perëndisë; si Shqiptar i mençur e i urtë; ai është një mik i ngushtë e i shtrenjtë; për të cilin kemi personalisht një respekt thellë dhe vëllazëror;
Urojmë Popullin Shqiptar të fe së katolike për zgjedhjen e Atit të tyre shpirtëror fort të nderuar; Urojmë Dom Rrok Mirditën; dhe kandidatët e tjerë të denjë; dalur nga kleri i Shqipërisë; suksese për misionin e tyre të bekuar për mbarëvajtjen e lumturinë e popullit tonë të shumëvuajtur dhe kreshnik.
Lusim Shpëtimtarin tonë; Jesu Krisht; të pranojë lutjen tonë për ruajtjen e shenjtë ku do të ecin të zgjedhurit e Tij.
Përfundoi me thirrjen tonë tradicionale: I Vyeri! I Vyeri! I Vyeri!
At Arthur Llojini
Kancelar i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare n’Amerikë