14/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 janar 1993

Presidenti Berisha priti ministrin e Jashtëm iranian

Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ministrin e Jashtëm iranian, Velajati. Në takim u fol për forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe për konkretizimin e bashkëpunimit në disa fusha si nafta, peshkimi, etj. Në lidhje me krizën në rajon Presidenti Berisha, shprehu qëndrimin e palës shqiptare. Qën- në drim të njëjtë shprehu edhe kreu i diplomacisë iraniane. (ATSH)

GJYQ VEDHESISH ORDINERE??

Të mos dënohesh sot N. Hoxhën dhe të tjerët për genocid do të thotë të mos u njohësh pafajësinë atyre që diktatura dënoi në 50 vjet. Ka disa ditë që ka filluar gjyqi i N. Hoxhës. Është e tepërt të flasim për interesimin me të cilin u prit ky gjyq, dhe jo vetëm brenda vendit. Përpara se gjyqi të fillonte, u fol e u shkruajt shumë për të. Dihej që akuzat që u drejtoheshin ish-bllokmenëve përmbidheshin me abuzimet ekonomike dhe shpërdorimin e detyrës, akuza që nga shumëkush konsideroheshin qesharake. Megjithatë ekzistonte mendimi që këtyre akuzave shumë shpejt do t’u shtohej dhe ajo për genocid ndaj popullit shqiptar. Gjyqi filloi. Prokurori lexoi aktakuzën e mbushur me fakte të rënda. N. Hoxha ndër të tjera do të dënohej për 3 lekëshat e kafes që pinin ata që i shkonin për vizitë. Më vjen keq ta them por kjo më duket si tallje me të gjithë ata që vdiqën burgjeve të diktaturës, tallje me ata që lanë eshtrat në kufi, me ata që as varret nuk u dihen, me ata që lufta e klasave i shkakërroi me breza, me ata që ligjet famëkeqe pa agjitacion e propagandë, veprimtari armiqësore ndaj «pushtetit popullor» u morën rininë dhe jetën, me ata që fjala «armik i Partisë» u hoqi të drejtën të hynin midis llojit të njerëzve dhe së fundi është tallje me ne, me gjithë popullin që u ngrit të shembë diktaturën. Ja pse N. Hoxha ka guximin të protestojë për «të drejtat e njeriut» dhe të thotë se gjyqi mund të manipulohet. Bile, arrin deri atje sa të protestojë duke thënë se ky është gjyq politik. Jo, e shoqja e djallit, ky nuk është gjyq politik, por duhet të bëhet i tillë. Edhe në qoftë e Shkodrës, edhe kjo këtu po ndodh i njëjti fenomen, kërkohen të dënohen kriminelë pse nuk kanë zbatuar ligjet që kanë bërë vetë. Jo, ne u ngritëm kundër diktaturës dhe duhet të dënojmë pikërisht ligjet dhe ata që i bënë ato ligje të diktaturës. Ne kemi kapur një vrasës dhe kërkojmë ta dënojmë jo për vrasje, po pse thikën me të cilën kreu krimin e kishte të vjedhur. Dikush më tha se dhe me akuzat që i drejtohen ata mund të dënohen deri 25 vjet, bile dhe me vdekje, që, me mendimin që kjo ishte e mjaftueshme. Jo, populli nuk kërkon thjesht dënimin e tyre, thjesht vitet e shumta të burgut, populli kërkon drejtësi dhe jo hakmarrje. Të dënohesh N. Hoxhën thjesht për abuzime ekonomike do të thotë që ata që në 50 vjet diktatura i dënoi për politikë të konsiderosh ende fajtorë përderisa ata që i dënuan nuk janë fajtorë për këtë. Si mund t’u japim pafajësi ish-të burgosurve dhe persekutuarve politikë pa treguar dhe dënuar fajtorët e vërtetë?? Ky gjyq nuk është thjesht gjyq ndaj N. Hoxhës, por edhe E. Hoxhës dhe gjithë pasuesve të tij në këtë ose atje botë. Dikush tha se ne nuk bëjmë gjyqe politike dhe bota nuk mund t’i pranojë gjyqe të tilla. Kjo është plotësisht e gabuar. Ne nuk kërkojmë të dënojmë njerëz për bindjet politike, por për krime dhe genocid ndaj popullit. Në gjyqe të tilla kanë dalë dhe po dalin ish-udhëheqës komunistë (Honekëri dhe akuza për përkrahësit e Çekosllovakisë). Bota demokratike institucionet e saj ja ka ngritur mbi parimet demokratike, parime të cilat u shkelën plotësisht nga ligjet e diktaturës në Shqipëri. Prandaj bota kërkon vendosjen e drejtësisë mbi këto parime. Më kujtohet shprehja që mori fytyra e një gazetari holandez ditën e parë të gjyqit kur i shpjegova se perse akuzoheshin ish-bllokmenët, «Si - tha - veç e Hoxhës nuk do të dënohet për genocid por vetëm për vjedhje?» Por ja, për një moment të pranojmë se do të dënohet për vjedhje. Mos vallë vetëm ata kanë abuzuar? Po të mjaftë e tyre (nga një burim që nuk do të identifikohet rezulton se mbas kthimit nga Kalifornia, ku ishte për kurim, Pranvera Hoxha ka lënë në financën e klinikës një faturë me një shumë fantastike dollarrësh). Pra, ose do të dënohon ashtu siç duhet, për genocid dhe krime ndaj shqiptarëve, ose të përgjigjen të gjithë për abuzimet e bëra. Dhe përse jo, për të dyja?! EDI PALOKA

Nga takimi i zotit Arbnori me zojën Velajati

Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori, priti ministrin e Jashtëm Iranian, Velajati, dhe delegacionin e kryesuar prej tij. Gjatë bisedës, zoti Arbnori, pasi vlerësoi lart traditat e popullit iranian në fushën e kulturës e të artëve, i uroi zotit Velajati suksese në vizitën në Shqipëri. Tashti, që vendi ynë hyri në rrugën e demokracisë, - vuri në dukje ai, - ne po lidhemi me të gjithë vendet e Perëndimit e të Lindjes. Vetë pozicioni gjeografik i Shqipërisë e bën atë një urë të mundshme për krijimin e lidhjeve miqësore e paqësore mes popujve. Ministri i Jashtëm Iranian, Velajati, shprehu besimin për forcimin e miqësisë tradicionale midis dy popujve tanë. Eftesën që i bëri për të vizituar Iranin në emër të Kryetarit të Parlamentit Iranian, zoti Arbnori e mirëpriti dhe i dërgoi atij përshëndetje miqësore. (ATSH)

Ministri i Mbrojtjes Zhulali priti gjeneralin amerikan Lenon

Një delegacion ushtarak amerikan vizitoi vendin tonë Ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali, priti një delegacion ushtarak amerikan, i kryesuar nga gjeneral brigade, Tomas Lenon. Zoti Zhulali, pasi i uroi mirëseardhjen, e njohu mikun amerikan, dhe personat që e shoqëronin, me procesin e reformimit të ushtrisë, sonë, me fazën e tanishme të ristrukturimit të saj, kushtet e zhvillimeve të situatës aktuale në rajon. Nga ana e tij, gjenerali amerikan Lenon, shprehu kënaqësinë për ecurinë e marrëdhënieve ushtarak-industriale, dhe konfirmoi se është shpejti do të fillojë punën në vendin tonë një ekip amerikan i lidhjeve ushtarake, i cili do të njohë problemet, do të japë eksperiencë dhe do të futë në rrugën e zgjidhjes ato. Ai siguroi ministrin tonë të Mbrojtjes se «do të bëjnë gjithçka është e mundur, duke filluar sa më shpejt nga puna». (ATSH)

U vu në dispozicion fondi për ndërtim në zonat e përmbytura

U mblodh Komisioni Qeveritar për menaxhimin e pasojave të përmbytjeve në disa rrethe. Në këtë takim raportuan kryetarët e këshillave të rretheve të përmbytura si dhe përfaqësuesit e ministrive që janë angazhuar për të stabilizuar situatën. Nga takimi dolën masat e marra dhe të shkurtojnë afatin për përmirësimin e gjendjes, sidomos tani që edhe moti është i ftohtë dhe shumë shtëpi janë dëmtuar. Për këtë qëllim, Ministria e Ekonomisë dhe Financave çeli një fond, i cili do të përballojë shpenzimet për ndërtimin e shtëpive dhe urave. Gjithashtu, Ministria e Ndërtimit në bashkëpunim me këshillat e rretheve do të bëjë bashkërendimin e punëve. Zoti Rexhep Uka, kryetar i këtij komisioni tha se do të mbahet përgjegjësi nga ata të cilët do të abuzojnë me fondet e nxjerra nga buxheti i shtetit. Për rimbjelljet janë bërë deri tani 10 milion lekë shpenzime, dhe do të duhen edhe 20 milionë lekë të tjera për ta plotësuar krejt kuotën e nevojshme të mbjelljeve. Nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë janë marrë masa për të vënë në kontroll shëndetin e njerëzve, sepse siç tha zoti Uka, ai është dëmtuar për shkak të kushteve të vështira ku po jetojnë familjet e përmbytura. Deri tani është bërë vaksinimi i popullatës për tifo. Nga sektori i ndihmave qeveritare janë bërë gati dhe pritet të shpërndahen këto ditë 3 600 pako. Komisionet e ngritura për eleminimin e pasojave të përmbytjes në rrethe, si dhe grupet e punës nëpër dikastere do të koordinojnë punën që të fillojë sa më parë faza e dytë e ndërtimeve. (ATSH)

NEXHMJE HOXHA VAZHDON TË MBAJË TË FSHEHUR THESARË

Për nga sipërfaqja dhe popullsia vendi ynë është ndër më të vegjlit në botë, por për nga numri i krimeve dhe viktimave prej diktaturës komuniste padyshim në një nga vendet e para. Deri tani, për shkak të heshtjes zyrtare 47-vjeçare, të mbulimit të qëllimshëm të dokumentacioneve, gjurmëve, fakteve, të vendvarrimeve apo vendpronësive apo për se gjalli, të kyçjes së gojës nga frika e bashkëfajësisë apo nga të paguarit e majmë është e pamundur të përcaktohet një shifër e saktë apo e përafërt e viktimave. Rasti i fundit i kullomave të paidentifikuara në morde në malin strategjiken enveriane të genocidit apo pogromeve masive ka qenë një praktikë tepër e aplikuar-vrasjet pa gjyq dhe dokumentacion, varrimet apo groposjet e disavve në një gropë të paidentifikuar. Të gjitha viktimat ishin njerëz të pafajshëm, bij nënash, shumë prej tyre në lulen e rinisë, rindër të mijëra, tor për Enver Hoxhën dhe «thëllë» të tjerë besnikë të tij deri në kështjellë, ata dënoheshin mbushur pa mëshirë e pa varr. Mijëra të tjerëve që kanë mundur të dalin të gjallë nga ferri i burgjeve apo kampeve enveriane të internimit u janë vrarë fëmijë, jetën familjare, shumë ëndrra, dëshira dhe shpresa njerëzore, u janë harruar për një trip dhe në shpirt blatë që nuk do t'i mbyllen kurrë, që do t'i marrin në varr. Dibra mëra apo nënkuptohet lehtë se atë janë lanë dëshmorët, strategët apo të paktën e këtij genocidi masiv politik. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu kanë vdekur, por vazhdueshëm dhe bashkëpunëtorët e tyre besnikë kanë krijuar dhe palytrësinë në hijen tani sikur kanë ardhur nga një planet tjetër, sikur kanë qenë të varur, të shurdhët, memecë. Sipës këtij plani: forme po vepron me mjeshtëri dhe dinakëri të lindur dhe shoqja e jetës, bashkëpunëtorja më e ngushtë, konsulentja apo revizorja e Enver Hoxrës, Nexhmija. Ajo gati sa nuk po mohon edhe martesën dhe bashkëjetesën e gjatë me të. Ai i paska bërë të gjitha vetë, ta dijininë dhe pa praninë e saj. Sipas kësaj logjike na del se Enveri nuk paska pasur besime të Nexhmi i ti. Por në shkrime, libra, fotografi dhe filma janë paraqitur si çift i dashuruar, si me një me-se. zëmër dhe gojë. Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh, se pas pleniumit të IV, nga mesi i viteve 70, nga kështjella tepër enigmati-ke dhe hermetike e Bllokut doli se Zoi­si ishte i sëmurë, një mumje që mbahej gjallë me zor apo një robot që telekomandohej nga Nexhmija. Edhe për këto rreth 15 vjet ajo përpiqet si engjëll i pafajshëm, të mbulojë apo mohojë rolin e vërtetë të ledi Makbethit. Faktet e shkruara apo të regjistruara në kujtesën e një populli që tregon se në këtë periudhë, inkuizitorët enverianë, me firmën e nën hijen e tij, por sipas skenarit të Ramizit, Nexhmijës, Sulo-s..., e ngritën me shpëtësi malin e tërve të krimeve dhe abuzimeve, duke i ngrënë kokën edhe njerëzve të tyre. Në këtë periudhë, sipas të dhënave të detarisë të pakten, del se është intensifikuar dhe operacioni i rrëmbimit të arit nga thesari i shtetit dhe i fsheshjes si të banka të huaja apo vende të të fshata në Tiranë, Skrapar e tjetrë, që duhet t'i dinë vetë pak njerëz të interesuar drejt përdrejt. Edhe për këtë qëllim kombëtare Nexhmile Hoxha në zyrë përpiqet të tregohet sikur as ka bërë, as ka parë dhe as ka dëgjuar gjë. Natyrisht ajo është aq e zgjuar dhe e kujdesshme në të mos linte gjurmë. Ato që i kanë shpëtuar pa i vënë re, i kanë mbështjellur apo fshehur specialiste të kujdesshëm, mijë e dosjeve të kërmanduar vitet e fundit nga Gramoz Ruci. Për t'i shpëtuar fajësisë drejtëpërdrejtë, edhe pse ka bërë kërdi në buxhetin e varfër të shtetit, ajo i është ruajtur firmës së dokumentave. Kjo e bën atë në gjyq të tregojë e pafajshme si foshnjë, mosperfillëse, cinike, agresive. Çuditërisht ka edhe njerëz që i besojnë dhe ndjekin keqardhje për të. Nuk duhet të «torturohet» kështu një plakë, një kufomë-kështjellë, duke i dalë edhe në mbrojtje. Edhe ajo është viktimë e Enver Hoxhës... Por, a meriton keqardhje, mëshirë kjo ndërmentë me fytyrë njerëzore? A është ajo në të vërtetë viktimë e Enver Hoxhës? Përse të mos mendojmë se Zeusi ka qenë viktimë e saj? Plotucishmi era e saj mbi të na jep të drejtë të mendojmë dhe kështu. Por a të jetë po ja hedhi mbi kurriz të gjitha mëkatet dhe fajet Enveri të vdekur.

U nënshkrua memorandumi i mirëveshjes

Në Ministrinë e Mbrojtjes, u nënshkrua memorandumi i mirëveshjes midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Shtabit të Komandës Amerikane në Evropë, lidhur me veprimtarinë e ekipit amerikan për kontaktet ushtarake. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje ka të bëjë me cuarjen më përpara të marrëveshjeve midis dy palëve. Ajo çel rrugën e zhvillimeve të mëtejshme të kontakteve midis ushtrisë sonë dhe asaj amerikane. Në emër të qeverisë shqiptare, memorandumin e marrëveshjes e nënshkroi ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali. (ATSH)

RAMIZ ALIA dëshmon në gjyqin e Nexhmije Hoxhës

- Ramiz Alia kryetar i kubësisë së kuqe dhe anëtarët e kubësë, Manush Myftiu, Hekuran Isai, Qirjako Mihali u paraqitën në procesin e Nexhmije Hoxhës si dëshmitarë. Në orën 10.00 të mëngjesit, kryetari i seancës gjyqësore z. Muharrem Kushi thërret emrin e Ramiz Alisë për të dëshmuar. Në dëshminë e tij zoti Alia deklaroi: «Unë jam konsekuent në ato që kam thënë për trajtimin e familjes Hoxha pas vdekjes së Enverit. Kam thënë se duhet të trajtohet, ashtu siç ka qenë trajtuar gjithmonë, se Enveri ka qenë figura numër një që ka udhëhequr Luftën Nacionalçlirimtare me cilësinë komandant i përgjithshëm dhe udhëheqës i partisë e shtetit për 50 vjet. Gjithashtu i takonte familjes së Enver Hoxhës trajtimi si Enveri kur vdiq, nuk i la familjeve të tij as shtëpi, as tokë as ndonjë pasuri tjetër». Ai foli në favor të të pahundëshur Nexhmije, për t'i treguar asaj se ai nuk tundet nga barrikadat. Qëkur të dalë ajo si dëshmitare në procesin e tij, mos të thënë që nga skenarët e krimeve që kanë hartuar bashkë për 50 vjet rresht. Ramizli në këtë dëshmi tregoi dhe njëherë se ai është i pandershëm dhe i ndërlidhjeshm për krimet që ka kryer pa u dridhur dora dhe as qerpiku i syrit. Pas Ramizit kryetari foli emrin e Hekuran Isait, ish ministrit të minstrisë së zëzu të Punëve të Brendshme, të ministrisë së kafkave të vdekjes. Hekurani hyri në sallë tërë energji. Por kur u pyet në lidhje me trajtimin e familjes Hoxha, ai shpërtheu në duftet e tij: «Më kanë arrestuar për tu hakmarrë». Hekurani, se unë me datën 20 abkut 1991 kur mu dha urdhëri për të qëlluar ... Mbi popullin e irrituar që rrezoi monumentin e Enver Hoxhës, unë nuk e zbatova urdhërin. Qeveria e Stabilitetit me anën e kryehetuesit të hetuesisë së përgjithshme e kërçenoi gruan time, se po foli për udhëheqjen e Partisë sonë që ka dhënë urdhër me 20 shkurt për masakër, atë do ta arrestojnë dhe do t'ja venë përsipër të gjitha vrasjet që janë bërë në kufi. Dhe më arrestuan». Me gjithëse kryetari i seancës e ndërpreu disa herë dhe e paralajmëroi se po dilte nga pyetjet që i bëheshin ai insistonte në të tijën. Hekurani nxori pak majën e fëlliqur të aisbergut të krimeve të kryera gjatë 50 vjetëve nga kubesia e kuqe. Ai do të jetë celësi i genocidëve, por duhet të ruhet se mafia e kuqe mund ta bëjë punën e saj për të mbuluar çdo gjurmë. Manush Myftiu e sollën nga krahnar në sallë. Ai ishte bërë një kufomë e gjallë. Nuk kishte më ai Manush që trembte të gjithë popullin shqiptar me internimet e dëbimet në masë dhe i çonte nëpër kampet e kampeve të çfarosjes. Nuk është më ai Manush, bushulluar që maste baticat dhe zbaticat e Enverit. Pastaj në sallë për të dëshmuar u paraqit gjeneral i kubësë së kuqe Qirjako Mihali. Qirjaka doli për bashkë me shkopin e tij. Ai ulesh në vilë e pinte dhe skota e kuqe e servilëve, e spiunëve të rëndë zinin peshq dhe vrisnin dërra dhe pastaj i paketoni dhe i nisin si dhurata udhëheqjes së lartë të kubësë nga Qirjako gjeneralin. Thonë se Qirjaku edhe njëherë që e shkrep, vrau një nga të skotës së tij. Se mos vetëm Qirjaku kishte vrarë në vend të derrit njeriun. Këte e kishte bërë dhe ish kryeministri kriminel Mehmet Shehu, kur në vend të derrit vrau një ushtar. Bëmat e tyre u kanë të sosur. BEDRI MYFTARI

U nënshkruan memorandum i mirëkuptimit

NJOFTIM

Ditën e shtunë më, 23. 1. 1993, ora 10.00 në sallën e Muzeut Historik Kombëtar do të zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD. (ATSH)