15/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 janar 1993

Dimension i plotë ligjor për pafajësinë

Miratohet projektligji «Për disa ndryshime në ligjin nr. 7514, dt. 30. 9. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë e ish-të dënuarve o të përndjekurve politikë”» Miratohet projektligji «Për disa ndryshime në ligjin nr. 7514, dt. 30. 9. 1991 “Për pafajësinë, amnistinë e ish-të dënuarve o të përndjekurve politikë”. - Ish të burgosurit politikë fitojnë dëmshpërblim për kohën e qëndrimit në burg dhe kampet e punës. Sentenca e njohur humane: «Më mirë shtatë fajtorë jashtë se sa një i pafajshëm brenda» përbënte kredon e projektligjit në fjalë, prej të cilit përfitojnë të gjithë ata që janë dënuar për krime politike gjatë epokës së diktaturës e më tej. I propozuar prej një grupi deputetësh, të enjtën e përbënte objektin e vetëm të punës për ditën e fundit të punimeve të kësaj jave në Kuvendin Popullor. Domosdoshmëria e këtij projektligji diktohej nga cungimi dhe privimi i të drejtës që ligji ekzistues, bazuar në ligjet e diktaturës, u mohonte një masë të madhe të përndjekurish politikë. Kështu, mes të tjerave është konsideruar veprimtari spiunazhi puna e Fullcit dhe janë dënuar si spiunë studentët dhe të njohurit e tij. Po kështu nuk mund të quheshin kurresë fajtorë ata që nuk janë dënuar me një proces të rregullt gjyqësor si të vdekurit në hetuesi, të pushkatuarit pa gjyqe dhe të vrarët në arrati dhe në kufi, si dhe ata që janë dorëzuar në gjykatat jugosllave dhe dënuar prej tyre. Projektligji i miratuar, u njeh të drejtën ish-të burgosurve politikë të përfitojnë dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg ose kampet e punës. Për efekt pensioni, koha e vuajtjes së dënimit me heqje lirie njihet sa dyfishi i saj. Dëmshpërblimin, në mungesë të ish të dënuarve, e përfitojnë familjarët ose trashëgimtarët e ligjshëm të tyre. Përjashtohen nga përfitimi i pafajësisë ish-të dënuarit që kanë qenë në funksione drejtuese shtetërore dhe partike dënimi i të cilëve ka qenë pasojë e luftës për pushtet dhe jo i mospranimit të tyre me diktaturën. Po këta, kanë të drejtë që nëpërmjet një gjykimi të provojnë, veprimtarinë e tyre kundër diktaturës komuniste. Gjithashtu, çdo forcë politike-shtetërore, organ shtetëror, grup njerëzish apo individ mund të kërkojë rigjykimin e çështjes për të përjashtuar një të dënuar politik nga përfitimi prej këtij ligji. Kështu, me miratimin e këtij ligji, dimensioni ligjor i pafajësisë së ish-të dënuarve politikë bëhet i plotë. Të vuajturit nga diktatura fitojnë kështu kontributin e djeshëm dhe gjakun të tyre në galërën komuniste. Përgatiti: R. SULÇE

NEXHMIA AKUZOHET PËR 764192 LEKË PËRVETËSIM TË PASURISË SHTETËRORE DHE PËR 121739 LEKË SHPËRDORIM

Në gjykatën e Tiranës për 6 ditë rresht u zhvillua gjykimi për të pandehurën Nexhmije Hoxha dhe të pandehurin Kino Buxheli. Gjatë hetimit gjyqësor me pyetjen e më shumë se 45 dëshmitarëve dhe me administrimin e provave e dokumenteve u hodh dritë mbi veprimtarinë e të pandehurës Nexhmije Hoxha në përvetësimin e pasurisë shtetërore për kohën nga viti 1985 e deri në vitin 1991. Pra e shihni u gjykua gjatë 6 ditëve për përvetësime e shpërdorime bllokmene vetëm për 6 vjet. Ajo duhet të përgjigjet edhe për 41 vjet të tjera të sundimit të saj si bllokmene, se drejtoja e saj politike mbas një dëshmitari është krijuar që në vitin 1945 ditën që u hap pallati i brigadave. Mbi të gjitha Nexhmija duhet të përgjigjet edhe për vjedhjet e arit. Përveç kësaj ajo duhet të merret si e pandehur edhe për genocid të ushtruar për 47 vjet kundër popullit. Duhet të përgjigjet për të gjitha këto, se ka qenë, mafia më e rrezikshme e kubesë së kuqe. Skenarët janë thurur nga Nexhija dhe Ramua dhe aprovuar nga diktatori Enver Hoxha. Të gjithë dëshmitarët e pyetur u përgjigjën se urdhërat për abuzime vinin nga kubja e kuqe dhe s’kishte të drejtë jo vetëm ti kundërshtonte, por as ti diskutonte, askush. Drejtorja e Prijtjes ishte e gjelbër. Tani që ju hoq kapaku, ajo lëshoi e fëlliqësirave të kryera për 47 vjet nga mafia e kuqe. Tre dëshmitarë u treguan konsekuentë e të pandehur në veprimtarinë e tyre të ndyrë. Këta ishin Ramiz Alia, kryetar i kubesë së kuqe, i cili kur u pyet në cilësinë e dëshmitarit për përvetësimin e familjes Hoxha, u përgjigj, se çdo gjë është bërë me urdhërin e tij për trajtimin e kësaj familjeje gjatë 6 vjetëve të fundit. Siç duket Ramizit nuk ja mbushin sytë akuzat e shumta që ka mbi kurriz, por do që të mbajë edhe vjedhjet e Nexhmijes. Ja kësaj i thonë devotshmëri prej militanti komunist. Por sa ta shohim shokun Ramiz çfarë mafiozëve, u përpoq që t’i mbulonte duke i quajtur të justifikuara këto shpenzime. Dihet Shane Korbeci ka qenë aktor i mafias së kuqe dhe si i tillë s’ka si ndryshon se po dekonspiroi e pret ligji mafioz që është më i pamëshirshëm se ligjet e kodit Penal. Për të mirën e Shanes, ai duhet të merret si i pandehur për bëmat e tij. Kurse Dashnor Andoni duhet të merrej si i pandehur për urdhërin e dhënë prej tij për djegien e dokumentacionit të postë bllokove të bllokut me 21 shkurt 1991. Dashnor Andoni si doli gjatë hetimit gjyqësor ishte një nga rojet besnike e të besuara të mafies së kuqe. Neni 62 i KP që akuzon Nexhmije Hoxhën është nga 7 vjet e lart. Pra dënimi parashikon, jo më pak se 7 vjet. Nexhmija e thamë më sipër dënohet me këtë nen vetëm për përvetësimin që ka bërë për 6 vjet. Gjyqnahët e tjera do t’i lajë kur të ulet në bankën e të akuzuarve e gjithë kubetja e kuqe me në krye Tano Karidin, siç e ka quajtur populli, Ramiz Alinë. Dita e gjykimit të anëtarëve të byrosë politike është shumë e afërt dhe akuzat kundër tyre janë të rënda. Se krimet e pashoqërste të tyre s’ka njeri në çdo kod penal që i mban. Prokurorit ju dha afati deri më 21. 1. 1993 ditën e enjte për të dhënë pretencën kundër të pandehurve: Nexhmije Hoxha e Kino Buxheli. Kryetari i seancës z. M. Kushi dha urdhër dhe zhvillimi i qytetit të transmetohet nga radio e televizion, puthashtu organet e shtypit janë të lejuara të japin çdo informacion në lidhje me zhvillimin e gjyqit. Seanca gjyqësore rihapet me 20. 1. 1993 Sa do të dënohet Nexhmija? Në kohën e sundimit të saj, një shtesë po të bintë deficit 500.000 lekë të vjetra shkonte padiskutim në plumb. Nexhmija ka në ngarkim vetëm vjedhje 764152 lekë të reja, pra 11 fishin e shumës, që puskato- të Hoxha, u përgjigj, se do nuk ja mbushin veshët akuzat e shumta që ta Nexhmijes. Ja kësaj i thonë çevotshmëri prej militant-komunist. Por do ta shohim shokun Ramiz çfarë do të thotë atë ditë që do të ulet vetë në bankën e të akuzuarit për të dhënë llogari. Dhe ai e di mirë ç’akuza ka në ngarkim. Edhe dëshmitari Shanen Korbeci, ish ministër i tregtisë së jashtme, shpërdorimin e valutës nga fëmijët e hazdisur të Nexhmijes. familjes Hoxha, u përgjigj, se do nuk ja mbushin veshët akuzat e shumta që ta të Nexhmijes.

Festohet 30 vjetori i krijimit të forcave të ruajtjes së rendit

MERR PJESË PRESIDENTI BERISHA Pardje punonjësit e ruajtjes së rendit jetuan një ditë të shënuar. Ata festuan 80 vjetorin e krijimit të policisë. Në përkujtim të këtij përvjetori dita e djeshme që u mbush me plot aktivitete. Në orën 10.00 në Teatrin Kombëtar, filloi mbledhja jubilare e organizuar me këtë rast. Për të marrë pjesë kishin ardhur punonjës të ruajtjes së rendit publik nga të gjitha rrethet e vendit, intelektualë, deputetë ministra drejtues partiçh përfaqësues të shoqatës së të persekutuarve politikë. Në këtë ceremoni kishte ardhur aja e akredituara në Shqipëri etj. Në këtë ceremoni kishte ardhur për të marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha. Pas fjalës së hapjes së Ministrit ... theksoi dimensionin human të policisë shqiptare në rrëgjimin e së sotëm demokratik. Në vazhdim e mori fjalën zoti Sali Berisha, i cili përgëzoi forcat e ruajtjes së rendit e u dërgoi atyre mesazhe të përzemërta me rastin e festës. Punonjësit e rendit theksoi ai mishërojnë njerëzit e ndershëm, njerëzit e sakrificave të mëdha, mbrojtësit e ligjeve të shtetit demokratik. Për merita të veçanta në shërbimin e rendit publik në periudhën e qeverisjes së shtetit demokratik, zoti Sali Berisha i dorëzoi Ministrit të Rendit publik zoti Bashkim Kopliku, «Urdhërin e Lirisë së klasit të parë», ndërsa zotin Astrit Mehja, e gradoi me gradën «Gjeneral major». ...lik z. Hajri Mezini, në emër të forcave të rendit falenderoi të pranishmit dhe siguroi Presidentin dhe Qeverinë se forcat e ruajtjes së rendit janë konsekuente në rrugën e reformës dhe vendosjen e qetësisë publike. Pas mbledhjes së pranishmit vizituan ekspozitën e hapur enkas për këtë rast në Pallatin e Kulturës të MRP. Që këtij të gjithë të ftuarit ndonëse me interes spektaklin e përgatitjes fizike të punonjësve të rendit në Garden e Republikës ku spikatën demonstrimi i elementëve të karatesë, mundjes, boksit hekurit paralele, akrobacira elementare të sampos dhe veçantishte demonstrimin me sukses të këtyre punonjësve në imitimin e kapjes së një bande terroriste. Pasdite për të pranishmit në Qendrën Kulturore të Ushatarakëve u organizua një koktej. Korresp. i «RD» të të gjyra rrënuese e vendit, ministrat, deputetët ministrat drejtues të pushtetit përfaqësues të shoqatës për të përcjelluar politikë nga ambasadat e huaja — ajë të Pas fjalës së hapjes së Ministrit të rendit Publik, z. Bashkim Kopliku, zoti Astrit Mehja zëvendës ministri i Rendit Publik evokoi aktivitetin e forcave të ruajtjes së rendit në këto 80 vjet dhe

“Shqipëria dhe Kroacia kontribuojnë për paqe në Ballkan,”

- Takimi i zotit Arbnori me zotin Mesiç - Mbërri në vendin tonë kryetari i Parlamentit Krot, Stipe Mesiç. Ai u prit dhe zhvilloi bisedime me kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori. Bisedimet u përqëndruan në nevojën e zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe parlamenteve tona. Zoti Arbnori e njohu homologun e tij me drejtimet kryesore të politikës sonë shtetërore, duke (Vijon në faqen 4)

Shovinizmit Serb mund t’i ndalet dora me masa shtrënguese

Kryetari i Komisionit Parlamentar i Politikës së Jashtme të Kuvendit Popullor, Eduard Selami, priti Kryetarin e Parlamentit Krot, Stipe Mesiç, dhe delegacionin kryesuar prej tij. Zoti Selami vlerësoi këtë vizitë si shenjë të bashkëpunimit midis të dy vendeve. Jemi të interesuar për forcimin e marrëdhënieve me Kroacinë e Ballkanas që jemi, për të bashkërenduar forcat për konsolidimin e demokracisë, për paqen dhe sigurinë në (Vijon në faqen 4)

Nga Kavendi Popullor Në luftë kundër korrupsionit

- 10 vjet heqje lirie për mitmarrësit. Përgjegjësi penale edhe për mitdhënësit. Falje për ata që denoncojnë sa pa nisur procesi penal. Karakteri dhe fizionomia e shtetit juridik, të atij shteti për të cilin po aspironim në ndërtim të tjera, duket në qëndrimin që mban dhe në luftën që bën kundër korrupsionit, si një fenomen dhe dukuri që në ditët e sotme duhet goditur. Karakteri dhe fizionomia e shtetit juridik, të atij shteti për të cilin po aspironim në ndërtim të tjera, duket në qëndrimin që mban dhe në luftën që bën kundër korrupsionit, si një fenomen dhe dukuri që në ditët e sotme duhet goditur». Kështu u tha në Kuvendin Popullor në fillimin e punimeve të ditës së martë. Këtij qëllimi, pra formimit të luftës kundër korrupsionit i shërben edhe ndryshimet që u aprovuan në nenin 109 të Kodit Penal, sipas të cilit (edhe realist) gjer më tash nuk është luftuar sa dhe si duhet veçanërisht ndaj personave që japin mit. Kështu, si gjer, tani, personat që marrin mit dënohen gjer në 10 vjet heqje lirie. Po kështu u konsiderua si i dënueshëm penalish[t] veprimi i personave që japin mit, i atyre që bëjnë përpjekje për të korruptuar persona të tjerë të ngarkuar me detyra shtetërore të quajtur mitmarrës. Por, për këtë të fundit, për arsye të disa dukurive që janë vënë re në praktikën e përditshme, u vu një kufizim që mendohet si i justifikuar për kushtet tona. Si rrjedhojë, dhënia e mitës, përjashtohet nga përgjegjësia penale në qoftë se deri në ditën e procedimit penal, apo fillimit, të çështjes penale bëjnë vetë denoncimin në organet përkatëse shtetërore për veprat që ka kryer dhe kanë qënë të bër. - Për disiplinimin e likuidimit të vleftës të ndihmave: 10 mijë lekë gjobit. Sekuestrim i mallit gjer

600 MILIONE LEKE PER NDE-RTIMET ME KONTRIBUT VULLNETAR

Nga llogaritja e përafërt të specialistëve përkatës del se për të përfunduar apartamentet e lëna përgjysmë me kontribut vullnetar duhet një investim shtesë prej 600 milionë lekësh. Ndërmarrjet që i kanë filluar tash tregojnë se pafuqsishme për të përballuar shumë të tilla. Për këtë arsye mendohet që së shpejti këto pallate t’u kalojnë subjekteve të tjera të cilat kanë aftësi investuese. KUR BERBERI PAGUHET ME MIRE SE DEPUTETI Lokalin «Rrojtore» që gjendet pranë foto «Skënderbeut» punonjësi i taknë shitur një subjekt tjetër. Tash këta punonjës e kanë vënë festen mbi sy pasi vetëm me interesat bankare të shumës me të cilën kanë shitur lokalin përfiton madje duke qëndruar në shtëpi, një pagë më të lartë se të një deputeti! Z. LLESHI

Kryetari i PDSH, zoti Selami në Estoni

Më 14 Janar, me ftesë të kryetarit të Bashkësisë Demokratike Europian (EDU) u nis për në Estoni, kryetari i PDSH z. Eduard Selami. Ai do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të EDU me temë: «Struktura e Europës dhe Politika Europiane». Zyra e Shtypit dhe Informacionit të Partisë Demokratike

Protestë e minatorëve të Valiasit

Dje para dite me datë 14 Janar 93 një i minatorësh të minierës së Valiasit, protestuan para godinës së Ministrisë së Industrisë-Miniera e të Energjitikës, pasi ky dikaster nuk u ka krijuar kushtet punë. Konkretisht, dje, rreth 1500 minatorë nuk u paraqitën në punë për mungesë transporti. Drejtori i parkut të autobuzëve e ndërpran përpligj mungesën e autobuzëve me faktin se pala kontraktuese nuk i ka bërë likuidimin financiar për shumën 600 mijë lekë.

Nga Kuvendi Popullor. Në luftë kundër korrupsionit

- 10 vjet heqje lirie për mitmarrësit. Përgjegjësi penale edhe për mitdhënësit. Falje për ata që denoncojnë sa pa nisur procesi penal. Karakteri dhe fizionomia e shtetit juridik, të atij shteti për të cilin po aspironim në ndërtim të tjera, duket në qëndrimin që mban dhe në luftën që bën kundër korrupsionit. penalish gjer ... Në vlerën e palikuiduar. Këtij disiplinimi do t’i shërbejë projekt-dekreti i Presidentit i paraqitur fillimisht me predispozitën «Për disiplinimin e likuidimit të vleftës së ndihmave ushqimore, por, që me propozimin e deputetëve, në të u përfshi gama e të gjitha llojeve të ndihmave, pra: «Për disiplinimin e likuidimit të vleftës së ndihmave». Edhe një hap ky më se i domosdoshëm në këtë kohë, kur kaq shumë po spekulohet me ndihmat. Fuqia vepruese e këtij dekreti u vendos që të shtrihet mbi të gjitha ndihmat shtetërore që kanë ardhur gjer më sot në Shqipëri. Në rast shkelje të këtyre afateve për herë të parë parashikohet që kundërvajtësit të gjobiten më 10 mijë lekë. Në rast përsëritjeje sekuestrohet malli gjer në vlerën e palikuiduar. Miratohët projekt-ligji «Për farërat dhe fidanët». Në seancën e mbasditës, pas miratimit të projekt-dekretit të Presidentit për disiplinimin e likuidimit të vlerave të ndihmave, Kuvendi i vazhdoi punimet me diskutimin e projektligjit, me vlerë për standin aktual të bujqësisë, «Për farërat dhe fidanët». Diskutimi dhe miratimi nën për-dhë në tërësi i këtij projektligji mbylli punimet e ditës së martë. Ditën e mërkurë punimet e Kuvendit vazhduan në grupet parlamentare. Korresp. i «RD»

TIRANA INFORMACION

SHËRBIMI I KONTROLLIT TË SHTETIT NË VEPRIM Në zbatim të dekretit të Presidentit, kontrolli i shtetit ka hedhur në veprim në Tiranë, por edhe në rrethe të tjera, grupe të kontrollit. Ata po verifikojnë rregullsinë e zhvillimit të aktivitetit privat, burimet e të ardhurave të tij për ndërtimet pa leje etj. FIRMËS «HOXHEJ» NUK I LIROHET SHESHI I NDËRTIMIT Edhe pse firma «HOXHEJ» është e gatshme të investojë me shumën fillestare prej 64 milionë dollarësh për ndërtimin e Qendrës Tregtare Administrativë e të Banimit, në qendër të kryeqytetit, ajo nuk ka filluar ende punimet. Siç shpjegon përfaqësuesi i kësaj firme, ehkak për këtë është bërë Dhoma e Tregtisë, e cila nuk pranon të lirojë sheshin e ndërtimit. IDAJET BEQIRI NUK TUNDET NGA ISTIKAMI Edhe pse Bashkia e Tiranës ka vendosur që PUK-ja të lirojë zyrat e të kalojë në disa mjedise të godinës së ZERIT TE POPULLIT, z. IDAJET BEQIRI nuk tundet nga istikami. Me sa duket ai pret ta nxjerrë policia përndryshe. HAPA TË RINJ DREJT PRIVATIZIMIT Ndërmarrjet e sistemit të tregtisë po përgatisin dokumentet e nevojshme e së shpejti ato do t’i nënshtrohen proceset të privatizimit. 10 MIJE TONE QYMYR NGA RUSIA - JASHT STANDARDIT Bëhet e ditur që në kuadrin e masave për ngrohjen e popullsisë nga Ministria e Nërtimit... u kontratua me një firmë ruse një sasi e konsiderueshme qymyrguri. Kështu të dirëhd kontigjenti i parë prej 10 mijë tonësh. Por që kur u hap «thesish» qymyri rezultoi në gjendje pluhuri, pra i papërdorshëm për popullatën. Ende nuk është bërë e qartë, në se hilen e kishim këtë brënda apo ajo ishte e importuar.

RIM ve-po n e ion ik?