16/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

16 janar 1993

DEKLARATË E PRESIDENTIT SALI BERISHA LIDHUR ME SULMIN AJROR KUNDËR OBJEKTIVAVE USHTARAKE TË IRAKUT

Sulmi i djeshëm ajror i SH-BA-së dhe aleatëve kundër objektivave ushtarake të Irakut, ishte përgjigjja e merituar ndaj violencës që diktatori Sadam Husein ju bëri aleatëve dhe rregullave ndërkombëtare, i tha sot Presidenti Sali Berisha korrespondentit të ATSH-së. Më poshtë Presidenti theksoi ky sulm do t’u rikujtojë edhe diktatorëve të tjerë se nuk do të tolerohen në rast se marrin nëpër këmbë rregullat dhe parimet ndërkombëtare; të domosdoshme për t’u respektuar nga gjithë shtetet, pavarësisht nga regjimi i tyre.

SPEKULIMET

e opozitës 10 muj̈she dhe sundimtare 48-vjeçare E pra, pas 48 vjetëve në pushtet, PS tashmë po e mbush muajin e dhjetë që është në opozitë. Intervali nga muaji i parë deri tek i dhjeti ishte një periudhë kohe gjatë së cilës socialistët e kanë denoncuar sistematikisht veten si mjeshtër të spekulimit, Fjala e lirë është përfitimi që demokracia ia siguroi gjithësisë. Edhe socialistëve. Por varet si e përdor këtë liri. Mund të spekulosh me të, në këtë kuptim, nuk ke bërë gjë tjetër veçse e ke shpërdoruar, dhe mund ta respektosh atë. Që të mos mundësh ta shpërdorosh lirinë e fjalës, është e domosdoshme që të ekzistojnë «autocensura». Jo një «autocensurë» e tipit refleks i kushtëzuar për t’u mbrojtur prej ndëshkimeve të rrepta të diktaturës, porse një autocensurë që ka emrin ekzistencën përgjegjësie për atë që flet. Socialistët shquhen për «gusto» në këtë drejtim. Sulmojnë Qeverinë Demokratike pa mëshirë, Presidentin, reformën ekonomike, politikën e jashtme. A thua se PS është e tëra një parti 20-vjeçare. Të cilët nuk kanë asnjë mëkat nga e kaluara. Në disa raste edhe sugjerojnë. Edhe përpiqen të mësojnë. Kur kujton faktin se kanë qenë në pushtet me cilësi tjetër për shumë vite dhe e ballafaqon atë me pozën e tashme, të kujtohen fjalët e një udhëheqësi të një shteti të madh: për njëjtin problem unë kam dy «palë» fjalë. Më i madhi spekulum në morinë e spekulimeve, pa dyshim është tentativa për të gjykuar veprimtarinë e forcave demokratike, për të matur punën e tyre, me zgjedhjen e togut të problemeve të trasheguara nga 12 mandatet e qeverël komuniste. Ishin këto qeveri të cilat e quan vendin në zgrip të humnerës. Ishin këto qeveri që i dhanë kolltukut shkëlqimin marramendës. Athe- risë Demokratike, krimi ishte në lulëzim. Regjimi ndaj tij pothuaj zero. Forcat e rendit me mungesa të theksuara materiale. Tani, forcat e rendit janë kompletuar në një farë mase, si pasojë e ndihmave. Krimineli tani merr haracin që i takon për veprën e tij. C’thënë socialistët për këtë realitet? Ndodhin krime. Pra presupozojnë ekzistencën e një teleskopi gjigant me të cilin mund të shikohen autorë në prag të krimit. Harrojnë pra se krimi është i lidhur me një sërë faktorësh. Qeveria Demokratike krijoi një ministri të tërë për emigracionin dhe po bën përpjekje të mëdha për ta realizuar atë në përmasa të kënaqshme. Socialistët edhe këtu gjejnë të drejta për të folur, a thua se nuk ishin ata që zbatuan një politikë të izolacionit të argumentuar me parimin revolucionar të mbështetjes në forcat e veta. Qeveria zbaton një politikë të jashtme të hapur me të gjitha vendet, socialistët sulmojnë e kërkojnë mohimin e mohuar, a thua se nuk kanë pasur ndonjëherë në dorë që ta ndërtojnë një politikë të jashtme sipas shijes së tyre. Qeveria trashëgoi një hiperinflacion dhe është e detyruar ta luftojë e ta ulë atë, socialistët kapen në një degë tjetër, te pasojat e kësaj manovre. Pra, në qoftë se ulja e inflacionit kërkon një ulje shpenzimesh, socialistët të kritikojnë për nxjerrje në asistencë. Në të kundërt, nëse kjo qeveri do të kujdesej vetëm për kolltukun e saj, nëpërmjet një politike sentimentale të gabuar ekonomike (ligj 80 për qind ekzistence dotacionesh e subvencionesh), atëherë tëhu i kritikave do të ishte në këtë drejtim. Socialistët ngrehin zërin për papunësinë e madhe, por harrojnë se kjo papunësi është pjesë e tyre. Qeveria demokratike vetëm sa e legalizoi këtë papunësi duke hequr ligjin e qeverisë komuniste për pagës me 80 përqind dhe duke zbatuar asistencën sociale. Spekullime të tilla e ndjekin veprimtarinë e PS si opozitë në çdo hap. Ato janë tregues të dekonstruktivitetit të saj, dekontruktivitetet që nuk është spontan, por është pasojë e lakmisë për pushtet pasqyra e mungesës së etikës demokratike për të respektuar fituesin legjitim. SHPEJTËM LUKU — RTSH vendos marrëdhënie të partneritetit të barabartë me qendrat më të mëdha televizive të botës. — RTSH është një institucion intelektual i një populli intelektual; institucion demokratik dhe antikomunist i një shoqërie të lirë. — Arritjet e RTSH në këto pak muaj të ekipit të ri është i papërfillshëm në botë. Me një teknikë të vjetëruar tërësisht është arritur një dimension bashkëkohor i RTSH. Një zgjedhje e programacionit dhe përmirësim i cilësisë të tyre, kjo ndihmën as të qeverisë; as të bolës; vetëm me përpjekjet e punonjësve të RTSH. — RAI do të modernizojë RTSH; Marrëveshje historike për RTSH. — RT Grek dhe qendrat e tjera televizive angazhohen konkretisht për të ndihmuar RTSH në mjete; teknike dhe specializime në Europë: Dhjetra gazetarë e teknikë të RTSH do të specializohen në Europë me afate të ndryshme studimi. Me dt. 14 dhe 15 janar në mjediset e Pallatit të Kongreseve dhe të RTSH, në Tiranë u mbajt një konsultë realizuar nga PNUD-i në bashkëpunim me Kuvendin Popullor dhe Drejtorinë e Përgjithshme të RTSH. Në këtë takim konsultativ, i pari në historinë e RTSH, merrnin pjesë përfaqësues nga 17 Qendrat televizive më të mëdha të botës si RAI, RT Gjerman, RT Francez, RT Amerikan, RT Austriak, RT Belg, RT Zviceran, RT Grek, RT Finlandez etj, si dhe përfaqësues të OKB-së, UNESCO-s, Këshillit të Europës PNUD-it, fondacioni Hanns - Siegel etj. Takimi që përfundoi me sukses të plotë, pati si qëllim gjetjen e mundësive për donator që do të bëjë të mundur rinovimin teknik të RTSH, përgatitjen juridike të personelit; kualifikimin jashtë shtetit të gazetarëve, teknikëve dhe administratorëve të këtij institucioni etj. RTSH një institucion i mendimit intelektual kombëtar. Takimin e mësipërm e hapi z. Pjetër Arbnori, i cili theksoi se ne kemi nevojë për më shumë drejtare që të lidhemi me botën e kulturuar dhe nga dritaret më të rëndësishme është RTSH, i cili duhet të bëhet me një nr. 1 informacionit kombëtar, në mënyrë që t’u afrohen standardeve ndërkombëtare. Dhe për këtë i duhet ndihma e përvojës botërore, e cila shpreh besimin që do të jetë e pranishme edhe sot. Në fjalën përshëndetëse të Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, z. Skënder Bucpapaj, pasi u uroj mirëseardhjen kolegëve nga Bota, vuri në dukje se në si RTSH, na u desh që në kohë të shkurtër të përmbysim rolin jo njerëzor që i kishte caktuar diktatura dhe E. Hoxha atij. T’i armiqësonte shqiptarët me Europën. Sot RTSH i ka vënë shqiptarët në raporte qytetërimi me Evropën; dhe në kontakte të drejtëpërdrejta me të. Sot RTSH, duke qenë institucioni më i madh informativ dhe kulturor radhitet në radhët e para të demokracisë. Është merite e punonjësve të RTSH që në kulmin e acarimit të natës komuniste, u ngritën kundër diktaturës. Takimi i sotëm, vazhdoi Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, është mjaft i rëndësishëm që mbvll atë kapitull të izolimit tonë ndaj Botës. Ai është jetik për ekzistencën e institucionit tonë për më tej. (Vijon në faqen 4)

HAP I RI në historinë e RTSH.

Ballafaqimi i parë dinjitoz me BOTËN? INTEGRIM REAL NË TË Ballafaqimi i parë dinjitoz me BOTËN? INTEGRIM REAL NË TË — Zhvilloi punimet në Tiranë takimi konsultativ mes RTSH dhe 17 Qendrave televizive më të mëdha të Botës, organizuar nga PNUD-i, në bashkëpunim me RTSH. — të mëdha televizive të botës. — demokratik dhe antikomunist i një shoqërie të lirë. — ri është i papërfillshëm në botë. Me një tek-

Ç’do t’i sugjeroja Z. NEXHMIE HOKHA ?!

KUJTESË QË MUND T’U VLEJË EDHE TË TJERËVE Kurrë të mos u shkojë në mendje se gjyqi tuaj populli ynë po e përjeton me ndjenjën e kënaqësisë së hakmarrjes, siç mund të pandëhë ndonjë! Është fakt që i mallkuar ai komb e ai popull, udhëheqësit e të cilit i kanë prirë jo më me vite por edhe me dekada për të përfunduar në banëkën e të akuzuarve dhe në në Pantoneon e lavdisë, për shërbimet e çmuara që duhet t’i bënin. Këtë të vërtetë të hidhur e biseduam para pak ditësh edhe me një pedagog amerikan që kishte ardhur në vendin tonë për të na ndihmuar në mësimdhënie. «Kur është fjala për të vërtetën e ai, ne nuk bëjmë asnjë lëshim të nuk pranojmë asnjë kompromis». Në SHBA, kemi respekt të madh për presidentin, kryetarët dhe Çedvik ndaj, kur morëm vesh për skandalin e Uotergejtit të Niksomit, ndjemë dhëmbje thellë në zemër. Veç të gjithë e mposhtëm atë dhëmbje dhe thamë njëzëri: «Po të jetë e vërtetë, ai duhet të japë nga zyra që i kemi besuar, ose më mirë akoma, të ikë vetë! Dhe ai, siç e dini, dha dorëheqjen. Unë nuk po e them me ndonjë ndjenjë krenarie këtë, por më të drejtë, Çedvik, por rrugë tjetër, nuk kishte për ne. Të kthehemi te gjyqi juaj. Të shumtë qenë njerëzit që shprehën se ju, më në fund, do të përfitonit nga rasti që po ju jepte Zoti e do të reflektohët, jo thjeshtë për t’u lehtësuar shpirtërisht para tij, se ju kishit dhënë me kohë prova të shumta se nuk i besonit, por e shtyrë nga motive të tjera më praktike, për të përfituar sadopak nga njëshira e qytetarëve, pra e ligjit, si përfitonit tërë ata që ndihmojnë drejtësinë. Dhe drejtësinë shqiptare, që po përpiqet mundimshëm për t’u ngritur në piedestalin që i takon e ndihmoni ju me të dhënat që mund t’i jepni, për arsyet që dihen. O askush tjetër! Populli dhe individi përfiton nga përvoja e të tjerëve, por më shumë mëson nga përvoja e vet, qoftë ajo edhe e keqe për të, mos gabuar më në të ardhmen. E, pra, kush më tepër se ju mund të hidhte dritë në atë mekanizëm diabolikë dhe vepru përbindshëm për më tepër dyzet vjet e na katandisi në këtë derexhe sa u bëmë turpi i botës, se në vend të krenarisë, e nacionalizmit vetëm mësim të keq na sheh? Kush më tepër se ju do të tregonte për ato korba e qyqe, që lëshuan vezët në furtunën tuaj prej nga dolën ata zogj bastardë që tani po na kërcëkonë përmbysjen nga demokratët ku nëpër tribuna sa demokratë të kulluar e si atdhetarë të zjarrtë kur lëshuan të zjarrtë kur lëshuan keqe për të, mos gabuar më në të ardhmen. (Vijon në faqen 2) demokratike, për të matur punën e tyre, me zgjidhjen e togut të problemeve të trashëguara nga 12 mandatët e qeverisë moniste zgjedh marramendës. Atëherë probleme të tilla «dhurata» prej tyre, me hipnozë e me magji do t’i zgjidhnin forcat demokratike? A është gjë tjetër veç spekulumit, vendosja si detyrë për t’u zgjidhur e tërë problemeve të trashëguara. Ndërkohë që qeveria apo instancat e tjera e kanë njëjë matës të punës pikërisht programet e tyre. Sipër logjikës socialiste të matjes së punës me problemet e trashëguara, një «vogëlush» 4-vjeçar nuk mund të korrigjojë pasojat negative të veprimtarisë së një «gruaja»- 48-vjeçare. Le ta shikojmë arsytimin e tyre. Në kohën e ardhjes në fuqi të Qeverisë së sotme, ju jepte Zoti e do të refleksohët, atdhetarë të zjarrtë kur lëshuan të zjarrtë kur

Në Vjenë nënshkruhet marrëveshja midis Austrisë e Shqipërisë mbi marrëdhëniet dypalëshe ekonomike

Pardje në Vjenë, në selinë e Ministrisë Federale të Ekonomisë së Austrisë pas tre ditë bisedimesh midis delegacioneve të Ministrisë së Tregtisë dhe të Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë së Shqipërisë dhe të Ministrisë Federale të Ekonomisë të Austrisë u nënshkrua Marrëveshja midis Republikës së Austrisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi marrëdhëniet dypalëshe ekonomike. Në emër të qeverisë shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësministri i Tregtisë dhe i Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë z. Rakip Shkurti, ndërsa për palën austriake nënshkroi zëvendësministri i Ekonomisë së Republikës së Austrisë, Sr. Josef Tschach. Në bazë të marrëveshjes Austria dhe Shqipëria angazhohen t’i zhvillojnë më tej marrëdhëniet e tyre dypalëshe ekonomike, duke krijuar lehtësira të ndryshme të ndërsjella. Pala austriake angazhohet që të kontribuojë me mjete financiare për projektet me përparësi në Shqipëri në fushat e bujqësisë dhe të ekonomisë pyjore, të teknikës bujqësore (makineri, pajisje) industrisë ushqimore, të energjitikës, metalurgjisë, dhe industrisë përpunuese, kërkimit, nxjerrjes e përpunimit të mineraleve dhe të lëndëve të tjera të para nëntokësore. Marrëveshja gjithashtu parashikon intensifikimin e procesit të krijimit të ndërmarrjeve të përbashkëta shqiptaro-austriake dhe investime të drejtpërdrejta në të gjitha fushat ekonomike edhe me pjesëmarrjen e shteteve të treta. Marrëveshja në fjalë parashikon investime të shoqërive farmaceutike austriake në vendin tonë, në fushën e shëndetësisë, industrisë mjekësore e farmaceutike, për mbrojtjen e mjedisit, etj. Gjithashtu, në bazë të Marrëveshjes së lartpërmendur, pala austriake u angazhua të marrë pjesë në disa projekte që do të financohen nga Banka Botërore në fushat e hekurudhave, telekomunikacionit, ekonomisë, ujore, porteve e aeroporteve. Kjo marrëveshje përbën një hap tjetër përpara në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe do të shërbejë si bazë dhe si nxitje për tërheqjen e investitorëve austriakë në Shqipëri. Pala austriake kërkoi nga pala shqiptare që brenda një kohe sa më të shpejtë të paraqesë dokumentacionin përkatës për nënshkrimin në një të ardhme të afërt të marrëveshjes për dhënien e statusit të kombit më të favorizuar në tregti Shqipërisë nga ana e Austrisë. (ATSH)

DEKLARATË E PËRBASHKËT SHQIPTARO - KROATE

DEKLARATË E PËRBASHKËT SHQIPTARO - KROATE Me ftesën e Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori, më 13-14 janar 1993, një delegacion i Parlamentit të Republikës së Kroacisë i kryesuar nga Kryetari i këtij Parlamenti, zoti Stipe Mesic, bëri një vizitë zyrtare miqësore në Republikën e Shqipërisë. Në takimet e bisedat me personalitetet e larta të Kuvendit Popullor dhe të Qeverisë Shqiptare u shkëmbyen mendime për situatën aktuale në rajonin e Ballkanit, të veçanërisht në Bosnjë - Hercegovinë e Kosovë. Të dy palët vërejtën me kënaqësi se kanë qëndrim të njëjtë për shuarjen e flakëve shkatërruese të luftës në ish-Jugosllavi. U pranua se një presion më i fortë i komunitetit botëror ndaj politikës shoviniste - komuniste të Serbisë dhe vazhdimi i bisedimeve për të gjetur rrugët më optimale për vendosjen e paqes janë aktualisht mjetet më të efektshme për stabilizimin e gjendjes. Shpërthimi i luftës në Kosovë do të jetë me pasoja të paparashikuara për popujt e Ballkanit e të Evropës. Thellimi i bashkëpunimit ekonomik e kulturor midis Shqipërisë e Kroacisë është dëshirë e përbashkët e të dy palëve. Në bisedime u shkëmbyen mendime dhe u bënë propozime konkrete për investime kroate në fushën e turizmit dhe për shtimin e eksport - importeve, për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta në fushën e kërkimit e prodhimit të naftës e të gazit, për përpunimin e metaleve, në fushën e transporteve etj. Shqiptarët e Kroacisë janë faktor miqësie e ure lidhje midis kulturave të dy popujve tanë. Ftesa e zotit Mesic për zotin Arbnori për të vizituar Kroacinë u prit me kënaqësi. Kjo vizitë do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve mes dy parlamenteve tona. Vizita e delegacionit parlamentar kroat në Republikën e Shqipërisë pati sukses të plotë. Tiranë, më 14.1.1993,