MINISTRI I MBROJTJES U NIS PËR NË TURQI
Me një avion të posaçëm, u nis për në Turqi, për një vizitë miqësore zyrtare, ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali.
Në vazhdim të punës për formimin e mëtejshëm të lidhjeve e të bashkëpunimit midis dy vendeve e dy ushtrive tona, ministri ynë i Mbrojtjes do të takohet e bisedojë me homologun e vet, Nevzat Ajaz, si dhe me personalitete të larta të Turqisë, rreth problemeve të situatës aktuale në rajon.
(ATSH)
Edhe tri pyetje prof. Qoses
Zoti Rexhep Qosja në shkrimin e tij në “Zëri i popullit” shtron tri probleme për vizitën e zotit Berisha në selinë e NATO-s. Zoti profesor do të donim të bëmë tri pyetje.
Vizita e zotit Berisha në selinë e NATO-s jemi të mendimit se forcon pozitat e Shqipërisë, sigurinë e saj, aleancën dhe bashkëpunimin me demokracitë perëndimore. Atëherë, përse ju dëgj juve, zoti profesor, kjo vizitë e presidentit shqiptar në NATO? Kjo vizitë është e kuptueshme të ketë ngjallë alergji në Beograd. Atakimet ndaj saj, është gjithashtu e kuptueshme, me objektivisht u duken e janë të mirëpritura në Beograd. Një Shqipëri e izoluar, pa miq dhe aleanca mbrojtëse, ka qenë konstante e strategjisë së shovinizmit antishqiptar serbomadh. Këtë shërbim ia bëri atij diktatura e kuqe e Enver Hoxhës. Nga burokracia, fatmirësisht, nuk mund të priten të njëjtat shërbime. NATO dhe misioni i tij nuk vlerësohen më në Shqipëri si në kohën e Enverit. Në Beograd mundet. Dhe kjo është e kuptueshme. Zoti profesor, a e keni lexuar artikullin botuar në gazetën italiane “Corriere della Sera” mbi gjoja deklaratat e gjobat deklaratat e zotit Berisha për të bombarduar Beogradin? Artikulli juaj përngjan me të Vecse, sidoqoftë, ka një ndryshim: gazetari italian jepte të plotë mendimin e zotit Berisha duke e bërë atë një interpretim të shrembër e jasht kontekstit përkatës. Ju kaloni më tej. Ju jepni një interpretim të shrembër të mendimit të zotit Berisha duke mos e dhënë atë të plotë, por duke e gjymtuar, duke e censuruar sipas stilit marksist-leninist në fjalët apo frazat që nuk ju interesojnë e nuk i shkojnë për shtat interpretimit tuaj. Një veprim i tillë nuk ka asgjë të përbashkët me figurën e personalitetin e shkencëtarit, por me atë të spekulatorit dhe të detyruarit të interpretojë sipas skemave që i servirën nga padronët. Ju, zoti profesor, pranoni se përcaktimet «Shqipëri e madhe» etj. të kësaj natyre janë pjellë e milosheviçëve, e shohëjshmit serb. Nga ana tjetër akuzoni zotin Berisha përse akuzoi zotin Berisha përse shpërtheu kundar. Mos duhet që zoti Berisha të solidarizohej me Millosheviçin dhe shovinzin serb duke mbështetur dhe propaganduar konceptet, idetë dhe teoritë përgjithësisht trimë e tyre anti-shqiptare? Ju, zoti profesor, padyshim jeni i shquar si kritik, por Don Kishot në politikë. Madje, donkishotizmi juaj është donkishotizëm i kuq. Ju jeni një qytetar i lirë me ambicie karrieriste të pashtershme që nuk arrini të përfaqësoni një forcë politike. Nga të gjitha partitë politike shqiptare ka vetëm një, Partia e Unitetit Kombëtar, alias partia e marksistë-leninistëve shqiptarë e drejtuar nga mikun shpirtëror, shoku Idajet Beqiri, ajo që ju ndodhet pranë në vetmi në tuaj. Përse të kaqton kjo në fjalë? Por përse të kaqton kjo në fjalë? Përse të kaqton kjo në fjalë? Përse të kaqton kjo në fjalë? (pjesë e palexueshme)
KOMUNISTËT KONSERVATORË NË SULM TË HAPUR KUNDËR REFORMËS
Për një gjysëm shekulli të sundimit komunistët shqiptarë treguan se janë të paaftë të ndërtojnë dhe drejtojnë një shtet të mirëdimensionit njerëzor.
Për një vit të pluralizmit, përkatësisht në Qeverinë e Stabilitetit, dhanë të kuptojnë në mënyrë të vazhdueshme se me komunistët nuk mund të qeveriset. Kurse gjatë këtyre muajve të Qeverisë Demokratike, kur ata kanë kaluar në opozitë, po shfaqin intolerancën më të theksuar politike, pandershmërinë njerëzore, lojën e keqe politike, frymën destruktive brenda shtetit të vet. Kjo i bën ata të sulmojnë nga çdo pozicion demokracinë, kjo i frymëzon ata të keqpërdorin çdo nen të demokracisë së re, kjo i nxit socialkomunistët shqiptarë të hedhin baltë mbi çdo arritje të qeverisë së re. Le ta vështrojmë në disa plane destruktivitetin e socialkomunistëve.
1. Mbajtja e tensionit politik artificial.
Komunistët konservatorë shqiptarë e filluan vitin 1993 me një sulm të egër kundër Qeverisë Demokratike dhe Presidentit Berisha, thua se shqiptarëve nuk u mjaftonin dimri i vështirë, tranzicioni ekonomik, asistenca, rrethanat e vështira ekonomike. Socialkomunistët në këtë mënyrë iu përpoqën të lëkundin qëndrimin historik të qeverisë ndaj reformës me organizimin në formë lineare të grevave të Bllokut, Ballshit etj. Ideja ka qenë mjaft e qartë: të krijojnë tensione artificiale, të krijojnë rrëmujë, panik; pasiguri politike që të trembin iniciatorët e reformës, që të tkurrin investitorët e huaj dhe ajo që është më e keqja të mbajnë gjallë një tension të brendshëm që u intereson më së shumti diktatorëve të Beogradit. Kjo sjell pamundësinë e shtetit demokratik për të inkuadruar plotësisht në problemet e rajonit, përkatësisht në çështjen e shqiptarëve në Ballkan. Kjo sjell dëme të mëdha ekonomike që e rëndojnë edhe ashtu të rënduar ekonominë tonë.
2. Në përpjekjet për të errësuar perspektivën ekonomike dhe politike të shqiptarëve.
Nuk ka mbledhje organizate bazë të PS, kon-
ligji objektiv të ekonomisë së tregut. Janë ata që duke manipuluar me kërkesat e drejta të naftëtarëve bëjnë që populli ta kalonte dimrin pa ngrohje në minus pesë gradë.
3. Mohimi i arritjeve të Qeverisë Demokratike.
Lufta për paralizimin e Qeverisë Demokratike, sulmi i hapur ndaj saj mbetet një konstante në destruktivitetin e tij.
Ky sulm destruktiv bëhet edhe duke minimizuar punën e saj gjatë këtyre muajve. Ata mohojnë reformën e rëndësishme ekonomike, zbutjen e inflacionit, fillimin e ngritjes së prodhimit, të ardhurat në bujqësi arritjen e vendosjes së rendit, inkuadrimin më shumë organizata ndërkombëtare, tërheqjen e investitorëve të mëdhenj si Banka Botërore dhe Banka Islamike etj.
PS përpiqet që rrënimin ekonomik 50 vjeçar ta paraqesë si vepër të demokracisë, duke harruar se shteti demokratik nuk e solli mjerimin, papunësinë, kushtet e vështira në tërësi.
Qeveria Demokratike u dha mundësi shqiptarëve të punojnë në botë, të shfrytëzojnë avantazhet e tregut të lirë, e shtetit të lirë. Nuk ka njeri në Shqipëri që mund të mohojë faktin se gjatë vitit 1992 shqiptarët u ushqyen më mirë se kurrë, u veshën më mirë se kurrë, dhe blenë më shumë se kurrë. Kjo tregoi arritjet e para të ekonomisë së tregut, ku veçanërisht në fshat ka filluar të japë rezultate. Por Partisë Socialiste i intereson mohimi i çdo arritje, për të komprometuar demokracinë në Shqipëri për të sjellë pakënaqësi dhe humbje besimi ndaj qeverisë së popullit.
Destruktivitet komunistë dëshirojnë që të bashkëqeverisin, qoftë edhe mbi gërmadhat e një Shqipërie, dhe ky është ideali i tyre politik, prandaj edhe përpiqen të paraqesin sa më zi punën e deritanishme të Qeverisë tonë.
4. Mbrojtja e enverizmit dhe kriminelëve të diktaturës komuniste aleanca me konservatorizmin komunist sllav.
Qëndrimi antireformë në praktikën e ecurisë së deritanishme të PS është shoqëruar me më-
të shqiptarëve.
Nuk ka mbledhje organizate bazë të PS, konferencë, kongres apo artikull të «ZP» që nuk përpiqet të sjellë zi për shpirtin e shqiptarëve, që nuk përpiqet të bëjë antipropagandë për qeverinë demokratike. Kjo ka filluar me njoftime në «ZP» për ndërprerje ndihmash të KE, kjo është vazhduar me mesazhe të zeza për izolim, për vdekje në këtë dimër të gjatë, për papunësi të tejskajshme, për mungesë investimesh, për rënim ekonomik, për keqinterpretim të vazhdueshëm që i bën çdo thirrjeje të PD për vendosmëri në rrugën e reformave dhe ka përfunduar me idenë e rrënimit të përgjithshëm që na pret. Ky destruktivitet i errët shprehet në mënyrë si e ato parandjenj fatin e shqiptarëve. Socialkomunistët me propagandën, terrorin dhe praktikën, sjellin dhe mendime përpjekjen të nxjerrin në rrugë njerëzit. Gjithnjë me logjikën e tyre komuniste, gjithnjë duke mohuar çdo që të rënduar ekonominë ecurrisë së deritanishme të PS është shoqëruar me mbështetje të enverizmit konservator. Qëndrimi antireformë në praktikën e deritanishme të PS, është shoqëruar me rezistencën aktive që i ka bërë rrjedhimeve logjike të saj. Masat ekonomike të reformës ato janë përpjekur t'i interpretojnë si revansh politik, spastrim etj. Organet e shtypit të PS kanë mbrojtur haptazi kriminelët e diktaturës, të cilët dolën dhe po dalin në gjyq, për shkak të kompromenimit që ka kjo parti në përvojën dhe të saj. Kjo aleancë e fshehtë është përdorur dhe përdoret vazhdimisht për t'ju përshtatur situatave të ashtuquajturën rigjallërim të komunizmit ballkanik, me qendër në Serbi, posaçërisht pas fitores së diktatorit bolshevik Millosheviç. Dhe realistët komunistët shqiptarë kanë treguar guxim më të (Vijon në faqen 4)
Problemi i KOSOVËS nuk mund të zgjidhet kurrë nëpërmjet terrorizmit
I lutur të komentojë artikullin e Rexhep Qoses të botuar para dy ditësh në gazetën “ZP” zëdhënësi i Presidentit të Republikës tha se:
Rexhep Qosja dhe çdo intelektual shqiptar janë të lirë të shprehin mendimet e tyre për çështjen shqiptare. Si në çdo çështje tjetër edhe për këtë çështje diversiteti i mendimeve duhet të jetë një konstante e qëndrueshme. Por, konkretisht për shkrimin në fjalë dua të sqaroj se: 1. Problemi i Kosovës në asnjë mënyrë nuk mund të zgjidhet nëpërmjet akteve të terrorizmit siç sugjeron autori, duke evokuar lëvizjet të quajtura revolucionare që zhvillojnë veprimtari terroriste dhe do të bazuara në platforma M-L në zona të ndryshme të Evropës. Për mendimin tonë; metodat terroriste që përdoren nga lëvizje bashkë, irlandeze apo korsikane jo vetëm që nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por kanë patur efekt të kundërt. Kurse suksesi i madh i lëvizjes në Kosovë, që qëndruar padyshim në mjetet dhe metodat qytetare dhe jo terroriste që përdori dhe përdor kjo lëvizje. Shpresojmë se ky ka qenë një moment dashamirësi për z. Qosje dhe jemi të bindur se shqiptarët në ish Jugosllavi do vazhdojnë përpjekjet e tyre për të drejta njerëzore dhe kombëtare duke u përmbajtur pa u lëkundur parimeve të mëdha të aktit të Helsinkit, sepse vetëm në kuadrin e tyre do mund të gjejë zgjidhjen e plotë çështja e drejtë e shqiptarëve. 2. Nuk do merrem me analizën e shkrimit pasi autori në pikat që shtron, fatkeqësisht i ka lexuar vehtes të përdorë armën e spekullimit duke iu hequr frazave fjalë apo fjali, duke i shkëputur ato nga kuptimi që kanë në paragraf, gjë që i ka dhënë shkrimit një karakter të theksuar spekulativ. Por me këtë rast dua të theksoj se: a. Presidenti i Republikës jo vetëm në fjalën e mbajtur dhe në përgjigjet që ai dha para Këshillit të Atlantikut Verior, në intervistën që ai dha pas kthimit, por edhe më parë, gjatë vizitës së tij, në Gjermani, Austri dhe në intervistën që ka dhënë pas kthimit, ka theksuar se, nocioni Shqipëria e Madhe është aktualisht krijim i propagandës serbomadhe, me të cilën Milosheviçi përpiqet të justifikojë, përgjigje politike e dhunës dhe terrorit që ndjek për krijimin e Serbisë së Madhe dhe se padiskutim këtë ide nuk e mbështesin forcat politike serioze shqiptare. Theksojmë se na duket absurde të mendosh se shqiptarët e nxitur do mbështesin idenë e Shqipërisë së Madhe që propaganda e qarqeve shoviniste serbe dhe vorioepirote po e trumbetojnë sot me kaq zhurmë duke u përpjekur të dëmtojnë rëndë me këtë zgjidhjen e çështjes shqiptare. Ne i sugjerojmë edhe autorit të mos bjerë në kurthe të tilla, sidomos që është i lirë të bëjë zgjidhjen që do. b. Po kështu për problemin e kufijve Presidenti i Republikës dhe të gjitha forcat politike shqiptare serioze mendojnë se Shqipëria duhet t’u përmbahet pa mëdyshje aktit final të Helsinkit dhe dokumentave të tjera të cilat nuk lejojnë ndryshimin e kufijve me dhunë. Pikëpamje të kundërta me këtë, domethënë që sugjerojnë dhunën, jo vetëm që nuk do ndihmonin, por do përgatisnin dhunën dhe agresionin në mbarë gadishullin Ballkanik, çka do të ishte një tragjedi e vërtetë shqiptare dhe ballkanike. Deri sot këtë e dëshiron vetëm udhëheqja serbe dhe forcat politike që qëndrojnë prapa saj. Duke përfunduar duhet të ritheksojmë se çështja e shqiptarëve në ish Jugosllavi nuk mund të zgjidhet nëpërmjet terrorizmit, leksioneve të stilit marksist, spekulimit, romantizmit, por vetëm nëpërmjet realizimit dhe politikës së qëndrueshme dhe realiste me përpjekje të bashkërenduara të forcave politike shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar, duke ju përmbajtur parimeve të Helsinkit dhe Kartës së OKB-së të cilat njohin si të pa prekshme të drejtat njerëzore dhe kombëtare të popujve aty ku jetojnë. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT PRANË PRESIDENTIT TIRANË, më 19.01.1993
NERITAN CEKA përgenjeshtron NERITAN CEKEN
Pas një periudhe të gjatë kohe më së fundi në Fier u shfaq arkeologu Neritan Ceka: Por vizita e tij këtê radhë nuk kishte të bënte as me Arkeologjinë dhe as me Bylisnë
e lashtë të cilat ai i ka vjelur dhe mjellur aq shumë. Këtë herë ai vinte si president i partisë AD për të prezentuar programin e partisë së tij: Por vetëm kjo do të ishte me të vërtetë arsyeja e ardhjes së Z. Ceka në Fier?
Pas prezentimit si «gjysmë fierak» ku këtë të drejtë, si pas tij, ia japin 6 vjet e punës në Fier. Neritan arkeologu shpejt zbulon «vizitin» e tij. I misuar të bëjë spektakle në parlamentin shqiptar si në zyrën e ish-presidentit Alia, edhe kësaj here në Fier Neritan nuk mbeti pa i lënë gojëhapur pjesëmarrësit e «shumtë» që ishin në sallë. Pas shpërthimi arsyet e krimit të partisë së tij, të cilën vetë Neritan e krijoi për të vënë një kolltuk, Z. president nuk la gurë e kusur për të shpjeguar të metat e Qeverisë Demokratike si dhe të shfrynte mllefin e vet ndaj anëtarëve të PD dhe presidentit S. Berisha.
«Pas 22 marsit - deklaroi Ceka - pushteti politik u vu mbi pushtetin ligjor. Këto dhe ndërhyrjet e presidentit mbi gjykatësit krijonin idenë e zëvendësimit të një sistemi me një sistem tjetër nepotist.» Bravo, Neritan arkeologu. Shumë gjëra the, por as the marsit - deklaroi Ceka - gjëra the, por as the si teorizuat për pakte politike dhe reforma reale si dhe folët për bashkëpunimin me PS në qoftë se e do interesi kombëtar, ju, z. Ceka, ju përgjigjët pyetjeve të pranishmëve në sallë, të cilat ju vunë shumë në siklet.
Pyetjes se në ç'raport qëndron partia juaj me partitë e tjera, ju përgjigjët pa modestí se «Ne jemi partia më e mirë e Shqipërisë». — Të lumtë! Me këtë përgjigje ia kaluat një gjë konkrete që të na mbushte mendjen nuk na tregove, që të besonim. Por ç'të besonim ne, vallë, kur pak më vonë ju do të deklaronit se «Partia Demokratike nuk i thirri për reformën intelektuale?»! Por, vallë, sipas jush, i ndruam pre-sident, intelektualë janë vetëm ata që ju mbajtën ison juve dhe grupit mocionist? Pa edhe Belul Gjerakinës. Por ajo do të shkaktonte më shumë ragim në sallë ishte një pyetje që ju drejtohej juve lidhur me deklaratën që keni bërë për të mos u marrë më politikë. «Unë - flet ju - nuk jam deklaruar se nuk do të merrem më me politikë. Kjo thënie nuk është shprehja ime. Unë do ta quaja turp në qoftë se nuk do të merresha me politikë.»
Edhe njëherë gabuat, Z. Ceka. Por nuk do të ishte ky gabimi i fundit. Menjëherë pas kësaj ju kryet edhe një gabim tjetër kur deklaruat se «Në parlamentin shqiptar janë 11 spiunë, që njihen me pseudonime». Kur salla kërkoi me forcë që ju të prononcoheshit për emrat e tyre ju thatë vetëm një emër. Emrat e 10 deputetëve të tjerë ju i latë të pashpallur. Pra, doni apo s'doni ju, Z. Ceka, u bë një hapës dosjesh. Por populli nuk e ha sapunin për djathë, Z president Ceka. Kur ju pak më vonë deklaruat se «Astrit Qorrin nuk e njoftuar fare dhe se atë e kam hedhur në gjyq, gjyq i cili është ndërprerë nga prokuroria e Tiranës», ju gënjyt hapur. Si ka mundësi që një arkeolog të mos njohë një arkeolog tjetër? A thu se arkeologët në Shqipëri ishin aq shumë? Jo i nderuari Ceka. Këtu nuk të beson njeri në sallën e Fierit, ashtu siç nuk ju besuan edhe për gjëra të tjera. Si përfundim dy fjalë të themi hapur Z. president i A. D: Në Fier ju nënshkruat një pjesë nga dështimi juaj. Të paktën janë mundësitë t'ju ndjekë kudo pas.
— «Ne jemi Partia më e mirë në Shqipëri — «Unë nuk kam deklaruar se nuk do të merrem më me politikë.» —
— «Thënia që nuk do të merrem më me politikë nuk është shprehja ime. Do ta quaja turp në qofte se nuk do të merresha me politikë.» —
— «Gazeta «Koha jonë» është një gazetë trimë...» —
— 11 spiunë janë në parlamentin shqiptar që njihen me pseudonime.» —
2. Në përpjekjet për të errësuar perspektivën ekonomike dhe politike të shqiptarëve.