21/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

21 janar 1993

REXHEP QOSJA

Kujtesa e një kombi është e shenjtë dhe si e tillë ajo duhet mbajtur gjallë e ndezur. Kjo kujtesë mishërohet në historinë e tij. Në këtë kuptim historia është mësuesja e jetës. Nga kjo e vërtetë e stërprovuar nga vetë jeta është krijuar aksioma se po nuk e njohë historinë e kombit tënd nuk mund t’i shërbesh mirë atij. Por historia nuk është as politike e as sociologji, megjithëse është e lidhur me këto dy fusha. Dihet se shkenca politike nuk mund të propozojë mësime që të mos jenë në një farë mënyre, përgjithësim i përvojave historike. Edhe vetë ngjarjet historike nuk mund të analizohen drejt e saktë pa patur koncepte të qarta për zhvillimin shoqëror në përgjithësi. Historia nuk lidhet vetëm me të kaluarën. Ajo është një forcë edhe për të sotmen edhe për të ardhmen. Mirëpo ngjarjet historike nuk zhvillohen se ia do qejfi këtij apo atij individi sado gjenial që të jetë ai. Dihet se shoqëria zhvillohet dhe me zhvillimin e saj piqen, krijohen kushtet për të lindur fenomene të reja e për të ndodhur ngjarje të caktuara, që çojnë në zgjidhje të caktuara historike. Kur njëri kërkon të mos i përfillë këto të vërteta e mundësi që krijohen me zhvillimin historik-shoqëror, atëherë ai peshon disfatën e ngjet Don Kishotin. Dhe për më tepër kur një individ i merr dëshirat e tij subjektive për realitet objektiv, atëherë ai është për t’u mëshiruar, për t’ia qarë hallin në qoftë se këtë e bën pa qëllim të keq. Por kur kjo ndodh me individë që këtë punë e bëjnë me qëllim të mbrapshtë, atëherë çështja ndryshon. Në këtë rrugë ka kohë që është futur Rexhep Qosja. E ç’është e keqja veprimet e tij të mbrapshta përpiqet t’i mbulojë me gjoja «mbrojtjen e çështjes kombëtare shqiptare». 1. Rexhep Qosja në rolin e «mësuesit» të historisë kombëtare. Ka kohë që R. Qosja ia ka ngarkuar vetes këtë rol. Ai kërkon që mendimet e tij të shpallen kategorikisht të vërteta e të pranohen nga të tjerët sipas thënies «Magister dixit» (e thotë mësuesi). Mirë ai që vepron kundër se mbi të me biën rrufe e gurë, hidhet baltë. E kundërta e tij tregon gënjeshtra, shpifje, fyerje. Bile R. Qosja në këtë drejtim shkon aq larg sa që është në gjendje të dëmtojë edhe interesat jetësore të popullit tonë. Kjo u duk në vitet 70 kur R. Qosja boton librin «Morfologjia e një fushate» në një shtypshkronjë serbe, libër që sulmonte intelektualët shqiptarë, që nuk pajtoheshin me mendime e veprime të tij dhe që shkaktoi mjaft zhurmë. Më vonë ai mbajti qëndrimin negativ ndaj forcave që udhëhoqën lëvizjen kombëtare në Kosovë, kryesisht kundër Lidhjes Demokratike dhe drejtuesve të saj. Pastaj vitin e kaluar R. Qosja me disa shokë të tij erdhi në Tiranë me argomana që e karakterizonin tentoi të marrë në dorë frenat e lëvizjes për pajtim të bashkimit kombëtar, duke ndihmuar Partinë Socialiste në veprimtarinë e saj. Për këtë R. Qosja pati takime me drejtues partish e organizatash dhe përdori do mjet për t’i imponuar atyre pikëpamjet e veta jo të drejta e duke krijuar situata jo të brendshme gjatë qëndrimit në Tiranë si u ndos nga Partia Socialiste, në vilën më të mirë të vendit, megjithëse formalisht nuk ishte i ftuar nga organet zyrtare. Në këtë kohë vetëm shoqata e ish DPP reagoi publikisht. Në deklaratën e saj të botuar në gazetën «Liria» të datës 14 shkurt 1992 e të titulluar «Nuk jemi të një mendje me Prof. Rexhep Qosja për pajtimin kombëtar» ndër të tjera thuhej: «Ne i vlerësojmë shumë lart figurat e shquara si zoti Rexhep Qosja, z. Hajru-lla Gërvalla, z. Ramiz Kelmendi dhe të Idriz Ajetit për implikimin e tyre në komisionin ministrial dhe bashkëpunimin me të ashtuquajturin këshill kombëtar e konsiderojmë të gabuar me pasojat që qëllim figuren e tyre kombëtare. Ne nuk jemi në një mendje me Prof. Rexhep Qosen kur tha në konferencën e shtypit fjalë të tilla si «manipulim» etj. janë të tepruara dhe se sipas tij rëndësi ka pasja mirëbërja. Për ne rëndësis ka edhe nisja, pasja mbarëvajtja. Për ne rëndësi ka edhe nisja, sepse nisja do të jetë e mirë edhe mbarëvajtja do të jetë e suksesshme». (Nënvizimi im B. H). Duke qenë egocentrik, megaloman e paranoik, hakmarrës e i papërmbajtur, R. Qosja vazhdon rrugën e tij të shtrëmbër në një «letër të hapur» që i dërgon «Kryetarit të Shqipërisë Sali Berisha», letër që, për mendimin tim, e mbush kupën e veprimeve të tij të lëshuara të bëra prej tij. Duke ruajtur, si pasojë të karakterit të tij, mllefe të vjetra R. Qosja në këtë letër thur shpifje nga më të ulta për S. Berishën dhe ia ngarkon vetes detyrën e «ndëbëjes së shqiptarëve» të kombit shqiptar dhe të mësuesit të popullit tonë duke na treguar se ç’nuk duhet të bëjmë e duhet të bëjmë. Me këtë Letër R. Qosja provon edhe një herë se ai nuk ia do të mirën kombit shqiptar dhe bën «mos për ti përçarë shqiptarët siç thotë kufirit ashtu edhe brenda kufirit të shtetit shqiptar. Rexhep Qosja me sofizmat e demagogjinë e tij me maskuar antishqiptare lufton për të diskredituar dhe eliminuar forcat kombëtare që e udhëheqin popullin tonë në këto caste historike, duke e përçarë dhe duke ndihmuar armiqtë tanë. Në vend që të luftojë për t’ia prerë kthetrat serbo-m… … do të mund të zgjedhë një president e Repub-likës. Rrugova e jo disa B. H., kemi ndarë rolet kemi caktuar ministrat, ambasadorët, sekretarët...» «Se sa duket R. Qosja nuk i ka të qarta konceptet «të lira», «demokratike». Në Republikën e Kosovës zgjedhjet qenë si të lira ashtu edhe demokratike. Kjo për arsye se në këtë Republikë populli votoi lirshëm e në rrugë demokratike. pa presione e dhu-në, për t’u zgjedhur ky apo ai person, megjithëse vendi është i pushtuar. Për analogji, po të nisemi nga pikëpamjet e gabuara të R. Qoses edhe delegatët që morën pjesë në Konferencën historike të Bujanit, u zgjodhën gjatë pushtimit të vendit e rrjedhimisht zgjidhen nuk kanë qenë as të lira e as demokratike. Për rrjedhojë vetë kjo konferencë në vend të veçantë në historinë tonë për nga rëndësia e vendimeve, duhet të fshihet. Qëndrimi negativ ndaj Republikës së Kosovës R. Qosja e shfaqi edhe gjatë vizitës së vjeshtme në Shkodër e Tiranë. Ai nuk e përmendi Republikën e Kosovës, por foli për Kosovën. Po në Letrën e hapur ai akuzon S. Berishën dhe delegacionin e Republikës së Kosovës në Konferencën e Londrës të gushtit 1992 për ish Jugosllavinë (Qosja përdor vetëm fjalën Jugosllavi) se gjoja kanë shitur interesat tona kombëtare R. Qosja nuk e konsideron sukses të Republikës së Kosovës ftesën e bërë për përfaqësuesit e saj në Londër, e kjo është herë e parë që në ftohemi në një mbledhje ndërkombëtare ku diskutohet edhe për të ardhmen tonë. Ndryshta R. Qosja ka mbetur hatri se emri i tij i «shquar» nuk figuron si anëtar i delegacionit pjesëmarrës në Londër. Apo mendon se pa u pyetur dhe pa dhënë ai udhëzime shqiptarët nuk duhet të bëjnë asnjë hap të pavarur? Konceptimi i R. Qoses për historinë është i gabuar. Ai nuk e di se vlerat politike të një individi nuk përcaktohen e as maten me vlerat e krijimtarisë së tij kërkimore-shkencore. Po të ndodhte kjo, nobelistët do t’i shihnim në krye të vendeve të ndryshme, Koncepcioni i R. Qoses në këtë fushë i ka rrënjët me botëkuptimin e tij stalinisto-titoist-enverist mbi rolin e individëve shumë të veçantë, të mëdhenj në histori dhe nxjerrjen e të tjerëve jashtë veprimtarisë shoqëro-politike. Pikëpamja e R. Qoses është se me fatin e një populli kanë të drejtë të merren individë të «zgjedhur», të veçantë, ndërsa të tjerët duhet t’u binden, t’u nënshtrohen. Kjo është një pikëpamje sa anakronike, aq edhe e rrezikshme dhe dëmprurëse. Sot nuk mund të pranohet ideja e elitizmit, e «mendjeve të ndritur të mëdha», që duhet të drejtojnë. Ka kohë që populli ynë po lufton për çlirimin e shenjta e në këtë luftë nuk ka nevojë për shkop dirigjenti individual, qoftë ky i R. Qoses. Me këtë rast nuk mund të mos përmend përgjigjen, që R. Qosja i dha kësaj pyetje: «Pse nuk bëni pjesë si në një parti politike?» «Nuk bëj-ju përgjigj R. Qosja-aga se kështu i shërbej më mirë popullit». Komeni është i tepërt. «Letra e hapur» e R. Qoses është shprehje e mendjemadhësisë arrogancës e intolerancës së tij. Ajo është plot helm e me kërkesën aventuriere. Ajo është dashamirëse dhe nuk i shërben interesave tona kombëtare e demokratike kë-ndej dhe andej kufirit. R. Qosja synon të luajë ro-lin e gjykatësit e të profetit. Akurat, që i bëhen S. Berishës në këtë Letrë, janë më qëllimkëqija që mund të gjenden. Autori i letrës kërkon vetëm të denigrojë, të fyejë e të shpifë. Prof. BUJAR HOXHA (Vijon në faqen 2)

NE ROLIN E AVOKATIT E TË PROFETIT TË AVENTURËS

Qosja përgatit terrenin që shqiptarët t’i futet aventurave vdekjeprurëse. Duke harruar ose duke njohur fare kushtet konkrete të lëvizjes kombëtare në vendet të ndryshme si dhe specifikat e tyre, R. Qosja na jep shembujt e Irlandës së Veriut, Korsikës e Baskisë. Ai nuk e di ose nuk dëshiron ta dijë se lëvizjet kombëtare të tyre zhvillohen në vende të lira me demokraci të zhvilluar si Britania e Madhe, Franca e Spanja, që ndryshojnë si nata me ditën me Serbinë diktatoriale komuniste fashiste, ndërsa partitë politike që drejtojnë këto demokraci nuk i përngjasin Lidhjes së Komunistëve, anëtar i së cilës qenë vetë R. Qosja. Meqë ra fjala për Lidhjen e Komunistëve, duhet t’i rikujtoj R. Qosjes lidhjet e tij duke qarë i ulur në shkallët e Akademisë së Shkencave e Arteve të Republikës së Kosovës, për të mos u përjashtuar prej saj. Pse nuk e thotë troç R. Qosja se ai kërkon që në Kosovë të përdoren po ato metoda e mjete lufte, që përdoren në Irlandë të Veriut, Korsikë, e Baskë? E pyetësim R. Qosjen: Kujt do t’i shkonte për shtat kjo? Shqiptarit pa dyshim jo. Si «historian» e studiues R. Qosja lufton të denigrojë luftën e drejtë të kosovarëve. Këtë nuk e bën hapur, por tërthorazi. Kështu, me qëllim, ironie e mospranufillje R. Qosja i shpall zgjedhjet parlamentare e presidenciale në Republikën e Kosovës si jodemokratike, jo të lira, duke sjellë si argument se ato u zhvilluan nën okupacion serb. Ai shkruan se: «Ne në Kosovë (duhej thënë në Republikën e Kosovës B. H) vërtet i kemi organizuar zgjedhjet «e lira dhe demokratike» (shih thonjëzat e vëna «lira dhe demokratike». B. H.), kemi zgjedhur deputetët presidentë (është zgjedhur një president i Republikës z. Rugova ministrat, ambasadorët, sekretarët...» Me sa duket R. Qosja nuk i ka të qartë pa presione e dhunë, për t’u zgjedhur krye apo person, megjithë-

Të drejtat e invalidëve të luftës për 47 vjet pa ligj të veçantë (!!)

ZBEHET NJË PARADOKS FYĒS — Invalidët - tash më të vërtetë të ndoduar dhe trajtuar nga shteti — — Miratohet projektligji «Për statusin e invalidit të Luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë të popullit shqiptar» — ZBEHET NJË PARADOKS FYĒS Të drejtat e invalidëve të luftës për 47 vjet pa ligj të veçantë (!!) — Invalidët - tash më të vërtetë të ndoduar dhe trajtuar nga shteti — — Miratohet projektligji «Për statusin e invalidit të Luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë të popullit shqiptar» — SI një paradoks fyese e më tepër, prej epokës së errët komuniste në ne vjen edhe realiteti i një të vërtete të hidhur denigruese dhe inçituese: Gjer më sot nuk ka pasur asnjë ligj të veçantë që të përcaktojë të drejtat e invalidëve të luftës kundër pushtuesve nazi-fashistë. Një provë tjetër kjo e demagogjisë dhe e shkeljes moniste mbi gjakun dhe sakrificat sublime të atyre që kontribuan në këtë luftë me idealin e lartë për çlirimin e Atdheut. Gjer më tash ata kanë përfituar vetëm disa të drejta prej ligjit «Për sigurimet shoqërore»; të cilat janë pak; shumë pak dhe tingëllojnë si një tallje cinike përballë atij gjaku dhe aty-re sakrificave. Ardhja dje e këtij projektligji në Kuvend është dyprëmasësh: një pohim i jetra mohimi. Esh-të dimensioneve të vërteta, ligjore - humane të epokës dhe veçërisë së këtij shekulli. Është mohim i akuzave dhe shpifimeve të paprincipta të komunistëve për gjoja denigrimin prej PD dhe deputetëve të saj të gjakut dhe të luftës së shqiptarëve në të fundmen luftë të tyre kundër pushtuesve (!!)... Dhe, në fund të fundit, ata që i ndjejnë, vlerat reale të këtij akti të qeverisë dhe Kuvendit demokratik, si dhe një shërim shpirtëror për ato plagë të pashëruara- ra plumbi dhe zhgënjimi 47-vjeçar, janë vetë invalidët - tash me të vërtetë të denigruar ende nga shteti, nga shteti demokratik... Duke folur për elementët të këtij projektligji mund të përmendim së pari, statusin e invalidit të luftës që e gëzojnë të plagosurit dhe të gjymtuarit, të cilët: a) kanë marrë pjesë në luftë me armë në dorë kundër okupatorëve nazifashistë prej datës 7 prill 1939 deri më 9 maj 1945; b) kanë zhvilluar veprimtari në ilegalitet, në prapavija të armikut ose në zona të çliruara. c) kanë qenë të burgosur ose të internuar në kampet nazifashiste. Ndër të drejtat mund të përmendim nga neni 3: a) Invalidi i luftës merr një shtesë mbi pensionin e invaliditetit, masa e së cilës caktohet nga Këshilli i Ministrave, shtesë kjo që merret edhe kur ai del në pension pleqërie. b) Invalidëve, që nuk kanë asnjë lloj pensioni, u jepet pension invaliditeti i barabartë me pensionin mesatar të invalidit të punës sipas grupit të invaliditetit. c) Në ndihmë të invalidit të grupit të parë që ka nevojë për shërbim, caktohet një person për shërbim, masa e shpërblimit të të cilit caktohet nga Këshilli i Ministrave dhe paguhet nga bashkitë ose komunat. d) Në rast ndryshimi të pagave e pensioneve, pensioni i invaliditetit bëhet bashkë me shpërblimet, posë ndryshimeve përkatëse. Sipas këtij projektligji invalidët do të gëzojnë edhe të drejtën e kujdesit dhe dhënien sipas recetave mjekësore të barnave falas në entet shtetërore. Ata kanë të drejtë të diagnostikohen dhe kurohen në klinikat shtetërore, të pajisen falas me mjete ortopedike, proteza dhe mjete lëvizëse për ta. Udhëtimi me mjetet e komunikacionit urban dhe ndërurban do të bëhet, përkatësisht, falas dhe me gjysmë bilete. Shteti është i detyruar t’u krijojë invalidëve kushte të mira për strehim. Edhe shpenzimet e varrimit për ta përballohen nga shteti. Shoqata e invalidëve të luftës do të financohet nga shteti, duke përfituar përkrahje sociale dhe materiale. Gjithashtu invalidët e Luftës nuk do të paguajnë asnjë lloj takse të drejtpërdrejtë. Përballë këtyre të drejtave të konsakruara, mbi bazë dispozitash kushtetuese të shtetit tonë të ri demokratik, pysim: a mund të mendojnë për invalidët e Luftës ai shtet që invaliditetin e vet humanik s’kish shtrirë gjer në atrofí? Përgatiti: RAKIP SULÇE

Mëbërrinë ndihma turke

Në kuadrin e ndihmave humanitare që qeveria e Republikës së Turqisë vazhdon t’i japë popullit shqiptar, me datën 18 janar 1993 anija «Partizani» solli në portin e Durrësit kontigjentin e parë të ndihmave për vitin 1993. Në këtë ndihma ka 2500 ton miell me vlerë 1.100.000 dollarë dhe 5000 batanije, 100 çadra, 30 barela, 1000 serum, 10 karroca për invalidë e 30.000 injeksione me vlerë 65.000 dollarë. Kronikë e zezë Hajdut i përsëritës Bashkim Muhamet Fuli vjeç 36, u ndalua nga organet e Rendit Publik të Tiranës sepse i ka vjedhur qytetarit Zenel Bacaj me banim Vlorë shumën 250 dollarë USA., Autoveturën e shtetasit kosovar Jonuz Muga e ka vjedhur Mustafa Halit Gatuzi në moshën 23 vjeçare. Ai u ndalua nga organet e rendit të Tiranës. Më 16 janar, shërbimi i organizuar nga policia në qytetin «Studenti» për prishjen e rendit e të qetësisë publike kapi 19 persona, të cilët u gjobitën me nga 4000 lekë, kurse për shkeljet të rregullave të qarkullimit rrugor u proceduan 2 drejtues automjetesh, të cilët u gjobitën me 800 lekë. Dega e Rendit Publik të Elbasanit njofton se u zbulua dhe u ndalua me datën 16 janar krimineli Agron Ali Qafa. Djaloshi me fjalë është 18 vjeç. Që nga 8 gushti, ky bandit kërkohej nga policia. Pikërisht në atë ditë ai ka vrarë shtetasin Spartak Ethem Sherifi. Në qytetin e Bulqizës, Ahmet Hamit Shehu 47 vjeç dhe Ismail Hysen Lami, 27 vjeç, në banesat e tyre kishin grumbulluar 48 copë llokume dinamit, si dhe dy fishekë lufatarake pistoletë. — Në dt. 16.1.1993 në orën 21.30 u ndaluan shtetasit Ilmi Reshit Reshiti 32 vjeç, banues në lagjen 22 Tir-anë, me 5 klasu, i dënuar 2 herë për vjedhje, i papunë; si dhe Nikolin Muharrem Kokalari, 12 kla-së, lagja 21 Tiranë, i pa dënuar e papunë. Ndalimi i tyre u bë në bashkë-këpunim me njëri - tjetrin gjatë vitit ’92, dhe në vazhdim, janë autorë të vjedhjeve të banesave të 10 shtetasve me një shumë të madhe sendesh shtëpiake dhe le-kë. Përgatiti: DYLEJMAN KARAJ

Zoti Selami u kthye në Atdhe

U kthye në Atdhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë z. Eduard Selami. Ai mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues Nr. 1 të Bashkimit Demokratik Europian (EDU) në Estoni, me temë: «Struktura e Europës dhe Politika Europiane». ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

RAMIZ ALIA i lanë një pjesë të borxhit NEXHIMJES

Duke ëndërruar të krijojë dhe përhapë alibinë e pafajësisë së saj, N. Hoxha, u përpoq të mohojë shpërderimet dhe përvetësimet edhe aq sa ka qenë e mundur të dokumentohen tërësisht për pasojat madhore qesharake të punëtorit dhe kooperativistit të thjeshtë. Nexhmije Hoxha nuk paskës kërkuar asgjë, as me gojë e as me shkrim, paska jetuar me ngushticë të madhe me 1300 lekë të pagës mujore, paska qenë mirëshur me prej kohësh nga jeta monotone dhe e varfër në dy vilat e mëdha, me dhjetëra dhoma e mjedise të tjera torturuese. Dhe për të shpëtuar nga ky «fert», një ditë të prillit 1985 i qenka lutur mikut të saj të ngushtë, dhe të vjetër, në skenë dhe prapaskenë, Ramiz Alisë, që t’i marrë dy vila dhe ta lerë të jetojë ngushtë ... vetëm në tri dhoma. Por çudi për, herë të parë në jetën e tij Ramizi ishte bërë trim me fletë dhe ia kishte prishur qefin, duke vendosur sur se ajo dhe gjithë familja Hoxha do të vazhdonte të qëndronte e “burgosura” në dy «kasolle» e saj në bllok. Dhe Nexhmija, për çudi, për herë të parë që nga 50 vitete të mësisë së tyre, i qenka nënshtruar e bindur kësaj teke të Ramizit. Ajo nuk paska dashur dhe të gjitha ato gjëra të mira nga vendi dhe nga bota që i sillnin me forcë njerëz të drejtuesisë së partisë. Kështu na del se ajo qenka tortuar si ajo foshnja që e ushqen e ëma me zor, kur nuk i hahet dhe me një ushqim që nuk i pëlqen. Ajo na paska qenë «torturuar» edhe nga kuzhinjeri, që, pa e pyetur dhe pa u vënë në dijeni, shpesh e shtronte tavolinën me bollëk e me gjithë të mirat edhe për miqtë e mysafirë, të cilët nuk dukeshin paguar nga shteti me thesat të zbrazët. Edhe pèr- dhjetëramijë dollarët e har-xhuar për garderobën e djem-ve, nuseve dhe të fëmijëve të tyre, edhe për 22 mijë dollarët e harxhuar për ta rritur aftësinë seksuale të meshkujve Hoxha... ajo nuk paska ditur gjë! Që shoqja Nexhmije është e pafajshme si ditën kur ka lindur, që ajo është e persekutuar tërë jetën nga personeli i drejtorisë së pritjes dhe ai i shërbimit familjar për këtë u betua me besën e tij të njohur prej burri edhe vetë Ramizi. Çuditërisht ai mori mbi vete edhe shumë fajet e gjynahe të shoqes së vjetër, sikur nuk e dinte fare mbi super maline e vet të krimeve dhe abuzimeve monstruoze. Dhe ai meriton medalje trimërie për këtë akt të fshehtë besnikërie dhe vetmo-himi E. bëri këtë me cilëtri apo nga një detyrim i vjetë-r nga një borxh i përjet-shëm ndaj saj? Më shumë se material, në ar, duhet të jetë një borxh shpirtëror, politik. Në mos është autorja Nexhmija, duhet të jetë regjisore në tragjedinë alla shekspiri-ane në finalen e së cilës Ramiz Alia rrëmben poltronin dhe scepterin e Zeusit të Olimpit shqiptar pasi janë eliminuar me vdekje rivalët e parë Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu. Ndoshta i ka lidhur një dorë e padukshme që i ka përdorur si gur shahu? Ndoshta... Shumë pyetje dhe hamendje mund të bëjmë e përsëri nuk do ta gjejmë tunelin ku ata kanë fshehur thesarin në ar dhe me të vërtetë të tmerrshme, Sidoqoftë, Ramiz Alia me ato faqe që mori përsipër për të mbrojtur Nexhmijen i shtoi fletë të tjera librave voluminoz të krimeve, bëmave dhe gjëmave të tij mbi këtë popull e mbi këtë vend. XHEVAT MUSTAFA

RAMIZ ALIA i lanë një pjesë të borxhit

NEXHMIE… RAMIZ ALIA i lanë një pjesë të borxhit NEXHMIE