22/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 janar 1993

FRITJE NE MINISTRINE E PUNEVE TE JASHTME

Kryetari i grupit për çështjet etnike, minoritetet kombëtare dhe minoritetet të Konferencës së Paqes për ish-Jugosllavinë, Geert Ahrens, pati një takim në Ministrinë tonë të Jashtme me drejtorin e Drejtorisë së Bashkëpunimit Shumëpalësh dhe të Organizatave ndërkombëtare, Dervish Dumi, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të kësaj Ministrie. Siç dihet, Ahrens kryeson bisedimet kësaj përfaqësuese [?] shkolla [?] iltat [?]

Një delegacion i Kuvendit Popullor, do të bëjë një vizitë në GREQI

Nga data 24-28 janar 1993, një delegacion i Kuvendit Popullor i kryesuar nga Kryetari i Kryesisë, zoti Pjetër Arbnori, do të bëjë një vizitë zyrtare në Greqi, me ftesë të kryetarit të Parlamentit Grek, thuhet në njoftimin e dërguar nga Kuvendi Popullor. (ATSH)

Dita e parë e presidentit KINTON

Dita e parë e presi- dentit KINTON Bill Klinton e kaloi ditën e tij të parë si President i SHBA në Shtëpinë e Bardhë. Festimet për këtë eveniment vazhduan deri në mesnatë. E veçanta e këtij koncerti ishte që për herë të parë një President i SHBA merr pjesë në koncertin presidencial jo vetëm si spektator. Klinton u ngjit në skenë dhe i ra saksofonit për milionat e amerikanëve që e ndiqnin të entuziazmuar duke treguar dhe njëherë atë që ka deklaruar deri tani se ai do të ndryshojë shumë gjëra nga «Amerika e vjetër». Atmosfera ekzaltuese duket se ndihmoi dhe në fjalimin e Klintonit: i cili ndër të tjera, bëri një deklaratë nga ato që zakonisht bëhen gjatë fushatës elektorale: «Mjaftojnë vetëm 100 ditë — tha ai — që ndryshimet të fillojnë». «Qysh ditën e parë, vetëm një orë pas betimit, Klinton firmosi një dekret mbi vendosjen e rregullave për adminis- administratën e tij, dekret që, sipas tij, do të kufizonte abuzimet dhe korrupsionin e mundshëm në administratë. Së shpejti do të nxjerrë një ligj mbi lejimin e abortit: «Gratë duhet të jenë të lira të zgjedhin vetë për këtë». Me siguri për këtë ligj ka ndikuar dhe gruaja e tij Hilari, avokate. Klinton premtoi, gjithashtu, se shkollat e larta do të bëhen pa pagesë «për studentët», tha ai, «duhet të punojnë vullnetarisht në infermieri; policia dhe të ndihmojnë të varfërit». Po për politikën e jashtme? Gjendja e tensionuar e globit e detyroi Klintonin të merret më njëherë me të. Një vendim shumë domethënës në këtë aspekt është ai që ministri i mbrojtjes, Dik Çenei, të qëndrojë dhe për disa orë të tjera në postin e tij. Gjithashtu nga deklaratat e para duket se Klintoni do të ndjekë linjën e fortë në zgjidhjen e problemeve në pikat e nxehta të globit. Kështu ai deklaroi se do të ketë lidhje me Irakun, por pa Sadamin. Po ashtu ai theksoi se do të ndjekë linjën e fortë dhe për problemin e ish-Jugosllavisë, por, sidoqoftë, fillimisht do të vazhdojë të përpiqet për një zgjidhje paqësore dhe vendosjen e zonës së ndalimfluturimit. Në bazë të Kushtetutës së 17 shtatorit 1787 dhe 25 amendamenteve të aprovuar nga 1791 deri në 1967; Klintoni, si dhe gjithë presidentët e SIBBA, do të qëndrojë në postin e tij 4 vjet. Me siguri që në këta 4 vjet Klinton do të konfirmojë dhe njëherë rolin e shtetit më të madh demokratik në botë duke vendosur drejtësi dhe paqe në botë, si dhe duke çuar përpara veprën e pararendësit të tij, Xhorxh Bush, për vendosjen e demokracisë në të gjitha vendet postkomuniste.

Propaganda kundër reformës, IDE FESË E KONSERVATORIZMIT KOMUNIST

Propaganda kundër reformës, IDE FESË E KONSERVATORIZMIT KOMUNIST Pas çdo hapi të ri që shënon një ndryshim tejet cilësor të orientimit të ekonomisë shqiptare; drejt një ekonomie të sipërmarrjes së lirë; antipropaganda ultrakomuniste i bën llogaritë në terrin e shoqërisë; atje ku mafia komuniste ka ndërtuar tërë jetën e vet; hakmarrjen dhe mënyrën për popullin shqiptar. Fenomeni antireformë; i shtjelluar në pretenskin e mbrojtjes së shtresave të patprivilegjuara; fenomeni antireformë i shfaqur si revansh klasik i komunizmit; si formë e mbrojtjes së barazisë sociale është dhe formë dhe taktikë për të minuar demokracinë e sapolindur. Çfarë e frymëzon këtë kategori politike për të ndërmarrë një sulm të tillë kundër reformës Fakti është se kjo antipropagandë është unikale dhe e përhershme e shfaqur në format e sulmit; përkatësisht luftës së njohur në doktrinë komuniste; domethënë luftë legale (me shtyp; parlamente dhe rrugë); luftë ilegale (në formën e aksioneve të fshehta deri te radhët e organizatës bazë, në bazat e vjetra të komunizmit) dhe luftë të koordinuar me aksione konkrete të tipit të grevave të Policantit, Bulqizës, Ballshit. Kjo bën të kuptohet se konservatorizmi komunist është një agresor i rrezikshëm për demokracinë. Kjo edhe për faktin se antipropaganda kundër reformës, kundër Presidentit Berisha dhe shtetit demokratik, është kthyer në një ide fikse, në një çmenduri komuniste. Çfarë i frymëzon realisht këta bolshevikë të raskapitur për të ndërmarrë këtë aksion të koordinuar kundër reformës demokratike? Së pari; nëpërmjet kësaj antipropagande ata përpiqen të paralizojnë reformën administrative; e cila sapo ka filluar në institucionet tona. Në këtë mënyrë; konservatorizmi bolshevik përpiqet të ruajë sa më tepër kontigjentet e veta në radhët e administratës demokratike për t’i shërbyer asaj. Së dyti; propaganda kundër reformës është një propagandë që; nëpërmjet antiprivatizimit; përpiqet të zgjasë sa më tepër tranzicionin; zgjatje e cila do të sjellë lodhjen e njerëzve; humbjen e durimit. Domethënë; do të sjellë; sipas tyre; destabilizimin që dëshirojnë konservatorët. Së treti; dhe që është qëllimi kryesor i gjithë kësaj sulmi bolshevik; është se; nëpërmjet aksioneve; grevave; vjedhjeve; tensioneve politike të bëjnë që reforma të dështojë. Dhe; në pamundësi për të shkuar deri atje; ta bëjnë atë sa më pak produktive. MUJË BUÇPAPAJ

NDËR OHET ARDHJA E KLINTONIT NE SHTEPINE E BARDHE

Qendra Amerikane e Kulturës në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizoi pardje në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar hapjen e foto-ekspozitës mbi zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo veprimtari organizohet me rastin e përurimit të ditës së fillimit të punës së Presidentit amerikan, William Klinton. Pikërisht në orën 19-00 kur organizohej ceremonia e ekspozitës, në SHBA, njeriu i parë i amerikanëve, Bill Klinton, kryente formalitetet e ndërrimit të detyrës së presidentiale. Ambasadori amerikan; Rajerson, duke shënuar rëndësinë e kësaj dite për amerikanët dhe se SHBA i kanë mbështetur dhe do të vazhdojnë t’i mbështesin më tej proceset demokratike në Shqipëri. Ai tha se një Shqipëri demokratike do të përbënte një faktor paqeje në Ballkan dhe se SHBA do të bëjnë ç’është e mundur për zgjidhjen e problemit etnik në Ballkan e posaçërisht të çështjes kosovare. Ishin të ftuar personalitete të larta të shkencës, kulturës dhe politikës si dhe gazetarë të shtypit dhe informacionit. Më pas; për të pranishmit; Z. Cynthia B, Caples, drejtuese e Qendrës Amerikane të Kulturës, dha një koktej. N. CEKA sakrifikon miqë dhe vetveten Lideri i arkeologjisë dhe aleancave politike Neritan Ceka deklaroi me nxitim se në parlamentin shqiptar ndodhen 11 spiunë, ish-bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Deklarata e tij është thjeshtë një trill personal, por një deklaratë partie, deklarim i një force politike që pretendon të zgjedhë 6 deputetë në parlamentin shqiptar. Nuk dihet me saktësi nëse e ka seriozisht Ceka në këtë deklaratë, por, po të merret parasysh fakti që Ceka ka qenë 8 muaj shef i dosjeve dhe i Arkivi Kocollarit; duhet menduar që 11 spiunët e N. Cekës janë të vërtetë. Duke gjykuar mbi faktet e njohura deri tani; del se Neritani ka njëfarë të drejtë. I akuzuar si de-

Banka Botërore i jep një hua Shqipërisë

Banka botërore i ka akorduar Shqipërisë një hua prej 40 milion dollarësh për të zgjeruar rrjetin e shpërndarjes së ujit në rrethin e Durrësit. 10 milion dollarë janë dhënë për të ristrukturuar rrjetin shpërndarës ku punojnë gja- gjashtë shoqëri të huaja, mes të cilave shoqëria italiane Loti. Pas kësaj shume, Banka Botërore do t’i japë Shqipërisë, edhe 30 milion dollarë të tjera për një ujësjellës të ri, për një stacion pompimi dhe një rezervuar, ndërtimi i të cilëve do lejojë të ketë ujë pa ndërprerje.

PROKURORI DEKLARON FAJTOR TË PANDEHURIT

Më datën 21.1.1993 prokurori i akuzës z. Teodor Mosko mbajti pretencën kundër të pandehurve Ne-Xhimije Hoxha dhe Kino Buxheli, të akuzuar për përvetësim të pasurisë shtetërore në përpjestime të mëdha dhe të shpërdorimit të detyrës. Më datën 21.1.1993 prokurori i akuzës z. Teodor Mosko mbajti pretencën kundër të pandehurve Nexhmije Hoxha dhe Kino Buxheli, të akuzuar për përvetësim të pasurisë shtetërore në përpjestime të mëdha dhe të shpërdorimit të detyrës. Prokurori, në bazë të dokumentave, të të dhënave të dëshmitarëve dhe të deponimeve të vetë të pandehurve, nxori si konkluzion se dy të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin nga viti 1986 e deri në vitin 1991 kanë bërë përvetësime në shuma të mëdha në dëm të shtetit. Në përfundim ai deklaroi fajtorë dhe kërkoi masën e dënimit simbas shkallës së fajësisë për secilin të pandehur. Nexhmije Hoxha u deklarua fajtorë vetëm për vjedhje të pasurisë shtetërore në përpjestime të mëdha dhe, në bazë të nenit 62 të KP, u kërkua të deklarohet fajtorë dhe të dënohet me 14 vjet heqje lirie; kurse Kino Buxheli u deklarua fajtor për vjedhje të pasurisë shtetërore dhe për shpërdorim të detyrës dhe për të dy fajet u kërkua masa e dënimit 9 vjet heqje lirie. Për procesin e këtyre dy të pandehurve ka mendime e opinione nga më të ndryshmet. Disa thonë se ky është një gjyq fars. Nexhmija duhet dënuar për genocid, për vjedhjen e arit dhe për abuzimet 47-vjeçare si bllokmene. Kurse nostalgjikët thonë ky është një gjyq politik dhe Nexhmija dënohet kot si gruaja e Enver Hoxhës. Kjo, thonë ata; bëhet për qëllime politike. Kurse disa të tjerë thonë: «gjynah, merren me një plakë» Tani po u përligj gjyqem me radhë. Të parëve: Ashtu është, duhet të dënohet për genocid dhe për korrupsion 47-vjeçar. Edhe unë jam dakord me ju, se Nexhmija ka qenë ndër skenaristët e të gjitha fëlliqësive që ka bërë Partia mbi pushtetet, ose; siç e quajnë ata; PP-ja, Nena Parti. Por, në demokraci duhen dokumente që të vërtetojnë fajësinë e saj për genocid e vjedhje të arit. Këtu fshihen gjurmët e Nexhit, se ajo, duke mos qenë në funksione direkte, nuk ka as në një dokument firmen e saj për genocid. Por; periudha pas vdekjes së Enver Hoxhës, atë e ngarkon me fajësinë e hajdutes, se ka bërë vetë si ka dashur dhe në të gjitha dokumentet e vjedhjeve ekziston firma e saj. Ajo ka marrë nga shteti jo vetëm atë që si takonte, ka shkelur mbi djersën e popullit. Prandaj, masa e dënimit që u kërkua nga prokurori; më duket e arsyeshme e me vend. Nostalgjikëve: Ju, zotërinj, e shikoni se ky nuk është gjyq politik, por ju doni t’i jepni ngjyra politike për interesat tuaja, për të destabilizuar vendin dhe për të krijuar anarki; por kjo nuk ka për t’u bërë. Historia nuk kthehet më prapa. Populli thotë: «Marro; mushkë Valarene; se Ali Pashanë e prenë». Sa për gjyq politik, mos u bëni merak se do ta shihni e do të dëgjoni shumë shpejt. Do ta shikoni kur të ulen për të dhënë llogari në bankën e të akuzuarve: Kreu i kubes së kuqe; Ramiz Alia; me anëtarët e kubesë; ish-byroistët. Atëherë ju nostalgjikët; ose ish-kriminelët ordinërë; vegla besnike të kubesë së kuqe, nuk do të pipëtini, por do të mbani veshët përpjetë për të dëgjuar edhe emrat tuaj që janë me njolla gjaku. Prandaj heshtni dhe bëni pendesën më mirë; se të përsekutuarit besojnë tek Zoti dhe Zoti ua fal mëkatet të penduarve. Ka disa që u vjen keq së është plakë. Ashtu është. Është plakë. Por, a e dini ju çfarë ka bërë 47 vjet kjo plakë për të cilën ju vjen keq dhe e mëshironi? Ka sunduar në luks. Bënte jetë përrallore. Kur fëmijëve të fshatarëve u thahen buzët për një ... (Vijon në faqen 4) NEXHMIJE HOXHEN ME 14 VJET HEQJE LIRIE. KINO BUXHELIN ME 9 VJET.

Presidenti CEKA vazhdon të gënjejë!

Të siguranë të tillat. vjedhë 8 deputetë në parlamentin shqiptar. Nuk duhet 8 muaj shef i dosjeve dhe i Irakli Kocolarit; se Neritani ka njëfarë të drejtë. I akuzuar si nocuës nga viktima e tij; A. Qorri; Cekës s’i ka mbetur gjë tjetër; veçse të dëshmojë se nuk është i vetëm Ai në deklaratë tregohet kompetent e mendon se duhet besuar pikërisht sepse duke qenë vetë brenda; i din fare mirë spiunët kolegë. Duke përmendur shifrën 11; ai me qëllim nuk përmend edhe emrat e kolegëve të tij të punës dhe presidentës moncioniste; Molotov Zeqo dhe Ridvan Peshkëpia; të akuzuar në shtyp nga viktimat e tyre. Siç duket Ceka ka vendosur të sakrifikojë vetveten dhe miqtë; duke pasur në konsideratë parimin se ai që tregon; dënohet më pak: Presidenti CEKA vazhdon të gënjejë! Pas gënjeshtrave të njohura, ish-benjamini i R. Alisë, i pagëzuar me emrin «president» pas kongresit të moncionistëve, vazhdon të gënjejë në mënyrë më origjinale. Dy herë radhazi në deklarata personale N. Ceka ka botuar në shtyp siglën shoqërore: — «Dërguar» «ZP», «RD» etj. Për «ZP» e dimë se ska gjënyer, sepse aty ka botuar, sepse aty e gjen veten; por për «RD» asnjëherë s’ka shkelje material, pra deziformon dhe gënjen paturpësisht. Asnjëherë nga dy deklaratat personale të tij, nuk është sjellë në «RD», siç pretendon Ceka. Me këtë nuk duam të themi se ka bërë keq se s’na i ka sjellë, pasi nuk do të donim t’i botonim lloj-lloj gënjeshtarëve dhe kameleonëve politikë, por duam të themi se kurrë një intelektual s’duhet të bëjë atë që bën Ceka, sepse, përndryshe s’do të ishte i tillë; por një falltor rrugësh; si ajo që bërtet para hotel «Arbëria» çdo mëngjes. Letër nga Drita për avokatin! I nderuar avokat! Po vazhdoni të shkëlqeni në punën tuaj të ndyrë ashtu siç keni bërë vite më parë, ashtu siç ju mësoi partia jonë, së cilës ti i prindërit e tu i shërbenë verbërisht. Bravo! Je i vetmi avokat në botë që në katër faqe formati merr nëpër gojë nderin dhe emrin e 47 politikanëve, gazetarëve, e njerëzve të pafajshëm. Jeni i vetmi intelektual dhe politikan në botë të fyej një gjeneratë të kolegëve, që fijen kombin tënd dhe kryen punën e 30 grave llafazane e të përdala. Jeni i vetmi njeri i drejtësisë që kërkoni ligi shtypi e flisni për shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndërkohë, me autorësi anonime, shkelni të drejtën më elementare të qytetarit; dinjitetin; personalitetin dhe figurën morale të dhjetëra emrave. Pa pikë respekti për pafytyrësinë tuaj dhe fërrin tuaj (Një viktimë e çmendurisë suaj) «R. D»

NJOFTIM

Lajmërohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se ditën e shtunë, më datë 23.1.1993, ora 10.00 do të zhvillohet në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, mbledhja e radhës e këtij këshilli. Zyra e shtypit dhe informa-