ARRITJE TË DUKSHME, DETYRA MË TË MËDHA
FJALA E Z. EDUARD SELAMI NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD
Këto dy muaj treguan se ato që kërkuam dhe vendosëm për të realizuar për takim tonë të fundit në bisedën plenare ishin plotësisht të drejta e të domosdoshme për ta çuar më tej reformën politike, ekonomike liberale në Shqipëri. Sot në këtë mbledhje bilanci të vendimeve të para dua të them se përgjithësisht këto vendime janë zgjedhur apo kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes. Pra, pika e përcaktimit të prioriteteve të punës në të gjitha nivelet, përcaktimit të kohës, afateve, rrugëve dhe mjeteve për realizimin e tyre duhet gjykuar si më e drejta dhe më e frytshmja.
Dhe kjo praktikë, që ne vendosëm, duhet të ruhet, duhet që më tej si kusht mjaft i rëndësishëm për të bërë të mundur bashkërendimin dhe bashkëkoordinimin e përpjekjeve, punëve e rezultateve si dhe për të parë konkretisht se ku nuk shkon puna e përse. Vendimet dhe prioritetet të cilat ne vumë në këto dy muaj janë ndjekur në vazhdimësi në mbledhjet e përjavshme të kryesisë së PD në qendër dhe në rreth, në mbledhjet e grupit parlamentar plus qeveritar, të këshillave të degëve me deputetët dhe përfaqësuesit e qeverisjes lokale dhe sot vijmë së bashku të bëjmë një bilanc përfundimtar dhe të përcaktojmë përparësi të reja.
Në këto 10 muaj të qeverisjes sonë demokratike duhet thënë se është punuar intensivisht për të zbatuar programin e PD dhe ka patur arritje të dukshme në ecurinë e Reformës. Është fakt se një nga pikat kyçe të fushatës sonë elektorale «Ju sigurojmë Rend dhe qetësi» tashmë pothuajse është përmbushur. Po kështu është ecur intensivisht për zgjidhjen e lidhjeve me Evropën, Amerikën dhe botën dhe është ndjekur një politikë e jashtme në përputhje me interesat tona kombëtare dhe e bashkuar me rrethanat e reja të kohës. Fillimi i reformës ekonomike e politike, e cila shpreh thelbin e programit tonë, duhet konsideruar pozitivisht krahasuar me numrin e problemeve të akumuluara. Në këtë kontekst situata aktuale politike dhe ekonomia e vendit më të varfër dhe më konservator komunist duhet konsideruar përgjithësisht pozitive 10 muaj pas vendosjes së qeverisë së parë demokratike në Shqipëri për 50 vjet diktaturë.
Duhet thënë se vështirësitë reale e të natyrshme të tranzicionit u duhen shtuar edhe shqetësimet që kanë ardhur nga politika destruktive e nihilizmit ekstrem dhe e sulmeve të egra kundër PD, parlamentit dhe qeverisë demokratike nga ana e konservatorëve komunistë shqiptarë të pozicionuar nën emrin e Partisë Socialiste. Kjo frymë destruktive mohuese, e cila disa herë merr përmasat e një fushate antikombëtare, po të kemi parasysh situatën tepër të vështirë të rajonit ku jetojmë, ka si qëllim përmbysjen me çdo kusht të demokracisë, destabilizimin e vendit për ta bërë më të lehtë konvertimin e pushtetit politik në pushtet ekonomik sipas parimit «ujku kërkon mjegull».
Duke vlerësuar atë ç’ka është bërë në këta 10 muaj, në të njëjtën kohë është e domosdoshme të shihohet edhe çka nuk është bërë e ç’mund të bëhet më mirë në të gjitha nivelet, në nivelin e punës së vetë PD, të parlamentit, të qeverisë lokale dhe qeverisë qendrore. Dhe, në qoftë se do të donim një analizë konkrete për të parë praktikisht si janë rea-
(Vijon në faqen 4)
Z. RUGOVA PËRSËRI NË TIRANË
Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova u ndal dje në Tiranë për një vizitë të shkurtër. Ai u takua dhe zhvilloi bisedime me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Z. Sali Berisha. Në bisedën e tyre u shënua zhvillimet më të fundit në Kosovë, për qëndrimet dhe përpjekjet e ardhshme për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare në rezultatet e deritanishme të OKB-së për zgjidhjen e krizës së tejzgjatur dhe shumë të rrezikshme në ishfederatën jugosllave etj. Gjatë kësaj bisede u shpreh edhe një herë përputhja e opinioneve dhe e qëndrimeve për çështjet e diskutuar.
Koresp. i «RD»
«SHQIPËRIA ËSHTË PËR NJË ZGJIDHJE PAQËSORE PËR KRIZËN RAJONALE»
Nga vizita e delegacionit tonë në RA të EGJIPTIT
TIRANË, 22 janar Zëvendësministri i PJ të Republikës së Shqipërisë, Arjan Starova, përfundoi vizitën zyrtare në RA të Egjiptit. Gjatë qëndrimit në Kajro, zoti Starova dhe delegacioni i kryesuar prej tij, u prit nga zëvendësministri i PJ të RA të Egjiptit, zoti Ismail Mubarak. Në bisedimet midis dy delegacioneve u diskutua rreth marrëdhënieve dy palëshe, mundësive të bashkëpunimit dhe të projektmarrëveshjeve konkrete që do t’i hapin rrugën të mëtejshme këtij bashkëpunimi.
Zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve midis dy vendeve tona, theksoi zëvendësministri Starova, sugjerohet nga optika e re politike e hapur e papar agjykime të Shqipërisë dhe njëkohësisht shpreh vullnetin e mirë të dy palëve. Shqipëria i ofron këtë bashkëpunimi potencialin e saj natyror e shpirtëror. Duke folur për ecurinë e proceseve, ai theksoi angazhimin serioz të Qe-
(Vijon në faqen 2)
Ministri Abdyl Xhaja nuk pranon të prononcohet në shtyp (!)
Për të bërë një intervistë, lidhur me shqetësimet e shumta që vihen re në sektorin e industrisë e veçanërisht në minierat e vendit tonë, iu drejtuam titullarët të këtij dikasteri z. Abdyl Xhaja.
Atë ditë Ministri në fjalë ishte shumë i zënë me pritje e përcjellje të drejtuesve të ndërmarrjeve të ndryshme e deri edhe deputetë të Partisë Socialiste e për këtë arsye pasi rrufiti kafet me ta del nga zyra e me «mirësjellje» më lutet që të dukem një herë pasnesër. Të gjitha këto i pranova, duke menduar se ministri nuk e kishte me shaka, e së vërtetë ka shumë punë përpara, pavarësisht se sa ka zgjidhur deri më sot. Por zoti Xhaja ma sa duket, nuk paska ndërmend të prononcohet në shtyp e ç’të mos prish qejf mendon se mund ta shtyjë me «hajde sot e hajde nesër», a thu se gazetaret nuk paskan tjetër punë veç të rrinë mbrapa tij. Kjo u vërtetua të pas-sërmen kur më në fund ai u «prononcua» duke lënë porosi tek sekretari i tij se nuk kishte ndër- ndërmend të jepte intervistë dhe se do të ngarkonte dikë tjetër prandaj duhej të dukesha ndonjë ditë tjetër(!). Zoti ministër, mungesa e predispozicionit tuaj për të qenë transparent u ngarkon më tepër përgjegjësi se sa grumbullimi i madh i problemeve në sektorin tuaj. Z. LL. riteteve dhe i afateve për realizimin e tyre. Ndër këto prioritete Këshilli Kombëtar konstaton se para së gjithash duhet shqetësuar puna për privatizimin e ekonomisë dhe futjes së investimeve të huaja, përfundimin e disa ligjeve themelore që burojnë nga programi elektoral i PD si kapitulli i kushtetutës mbi të drejtat e liritë e njeriut ligjet mbi pronësinë, ligji mbi shtypin, etj. Thellimi i reformës administrative me synimin e një konceptimi të ri të administratës shtetërore e të prurthje më standarte e shtetit ligjor, thellimi i luftës kundër korrupsionit. Duke patur parasysh ecurinë e punëve të deritanishme në mendosjen se është në interes të rritjes së shkallës së efektivitetit të qeverisë, në thellim i reformës institucionale. Realizimi i përparimeve të përcaktuara nga ky këshill kombëtar do të shtojë e të çojë më tej reformën ekonomike, politike e sociale në Shqipëri si e vetmja rrugëgjidhje për kapërcimin e tranzicionit. Këshilli Kombëtar i PD Këto veç e veçmas, mbi arro-gancën politike të Presidentit Berisha që “s'don t'ia dijë jo më për parlamentin, por as për presidentin e «Aleancës» e gazetën e pavarur «Koha jonë». Zoti Ceka konfirmoi se partia e tij e «respektuar», nuk është për krizë parlamentare, por u shpreh se periudhën tranzit të pushtetarëve demokratë që përkon me stazhin e detyru-shem katërvjeçar të zotërinjve Pashko e Çupi si ish-pushtet, pra menjëherë jashtë lobi-të «Aleancës», dhe jure do ta shfrytëzojë për diversitet elektoral. (Alsni) TRIM eve- apo m e cion tik? 7) të mu- «pava- hkodrane tikullin e «Skandal cion se nencationi istri i Fi- iëse, zoti tare kalon mbargon e avistë në ndërimit ths hme e lidhur dritë muri ur- 1.1993 kon- totit e ndh- ufitare, ajo i i Shtetit nd kontrollit he Malësi en 4)
«Aleanca Demokratike» në Rrëshen
Kohët e fundit «Aleanca Demokratike» organizoi në qytetin pa bustë të Rrëshenit një takim prezantues me socialistë, punistë e pensionistë. Në takim morën pjesë edhe demokratë e intelektualë të pavarur. I pari në presidiumin e nderit e mori fjalën presidenti i nderuar i kësaj partie, zoti Neritan Ceka. Pasi motivoi bindshëm emergjencën historike të kësaj partie, ai proklamoi qartë e thjeshtëza pa përdorur as daltë e as çekiç, taktikën e strategjinë afatshkurtër të kësaj Alternative. Siç doli shkoqur nga vështrimi panoramik i zotit Ceka, kodi politik i kësaj partie ngrihej mbi gabimet fatale të PD, krimin e saj ekonomik, miopinë politike të krerëve të saj me biografi të keqe konfirmoi se partia e tij e «res-
Llogaritë e «presidentit» u ndërpre herë pas here nga duartrokitje e ovacione socialiste, sidomos në ato çaste kur cek të doza eksitimi «gabimet e fatet e palafshme të presidentit Berisha».
Pas Cekës e mori fjalën z. Arben Imami, që rrëkoi në ligjëratën e tij probleme të organizimit të brendshëm të partisë, të politikës së jashtme të qeverisë etj. Ra në sy që organizata, ...
Rezolutë e Këshillit Kombëtar të PD-së
Këshilli kombëtar i PD konstaton se në këto 10 muaj të qeverisjes së demokratëve janë shënuar arritje fondamentale në përputhje me platformën elektorale të PD.
Vendosja e rendit dhe qetësisë publike, kapërcimi i izolimit të gjatë, fillimi i reformës ekonomike, instalimi gradual i shtetit ligjor dhe reforma në administratë janë ndër arritjet e para të këtyre muajve. Parlamentarët dhe qeveritarët demokratë të të gjitha niveleve qëndrore dhe lokale kanë ndjekur politikën e mbrojtjes së interesave kombëtare të Shqipërisë, të instalimit të shtetit ligjor dhe gjetjes së mjeteve më të shpejta të rrugëve më të sigurta për të vendosur ekonominë e tregut.
Situata politike në Shqipëri pas 10 muajsh të fillimit të reformës është stabilizuar dhe Shqipëria, krahasuar me problemet dhe vështirësitë që trashëgoi hynë në vendet ish komuniste që po absorbon në mënyrë më të qetë tranzicionin e shoqërisë dhe vendosjen e ekonomisë së tregut. Megjithë këto nuk ka dyshim që objektivat tona dhe të gjitha forcave demokratike duhet të jenë në rritje.
Aktivi shprehu mendimin se në fazën aktuale që po kalon reforma në këtë drejtë ballafaqohemi edhe me dobësi dhe të meta që lidhen me mungesën e eksperiencës, vështirësitë dhe papunuarit të tranzicionit.
Vështirësitë të natyrshme që sjell kjo periudhë tranzicioni në konstatojmë se i shtohen edhe shqetësimet që vijnë nga politika destruktive e nihiliste e tipit M-L të komunistëve konservatorë Shqiptarët.
Kjo frymë destruktive e mohuese po të kemi parasysh rëndësinë e momentit historik dhe situatën tepër delikate, të rajonit ku jetojmë merr ngadoherë përmasat e një veprimi antikombëtar.
Duke vlerësuar ecurinë dhe rezultatet e reformës si dhe punën e deritanishme të qeverisë, në të njëjtën kohë në shtrojmë nevojën e shpejtimit të ritmeve dhe rritjes së shkallës së efektivitetit të qeverisë. Puna e deri tanishme tregon se është përcaktuese në mbarëvajtjen e reformës përcaktimi i prioriteteve
Suksesi i reformës, KYÇ për fatet e demokracisë
NGA MBLEDHJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË PD
Dje më dt. 23 janar 1993, filloi punimet Mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të PD.
Takimi i Këshillit Kombëtar kryesor analizën e gjithë veprimtarisë e realizimit të prioriteteve të caktuara nga mbledhja e parë në drejtim të thellimit të reformës demokratike dhe njëkohësisht caktimin e prioriteteve të tjera për periudhën në vazhdim. Në mbledhje asistonin Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, Kryetari i Kuvendit Popullor z. Pjetër Arbnori dhe Kryeministri z. Aleksandër Meksi, përkatësisht anëtarë të Këshillit drejtues të PD.
Z. Eduart Selami, Kryetar i PD, duke hapur mbledhjen, vuri në dukje se të dhënat e vëna në mbledhjen e parë të Këshillit Drejtues janë vlerësuar me seriozitet nga PD dhe qeveria e saj.
Liritë dhe të drejtat e njeriut, dimension i lartë i demokracisë
Presidenti i Republikës z. Sali Berisha, duke marrë fjalën në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, theksoi se vit në vazhdim është vendimtar për fitoren e arsyeshme të demokracisë. Që nga fitorja e 22 marsit deri tani demokracia në Shqipëri shënoi jetën e saj më të gjatë parlamentare, por jo të pakta kanë qenë edhe përpjekjet destabilizuese, konservatore, të cilat kanë dëshmuar. Qeveria Meksi gjatë kësaj periudhe shënoi suksese pozitive përçërisht në politikën e saj të jashtme dhe hedhjen e bazave të nevojshme për thellimin e reformës. Në mënyrë të veçantë, theksoi Presidenti Berisha, janë shënuar arritje në drejtim të respektimit të lirive dhe të të drejtave të njeriut. PD duke qenë parti e qendrës së djathtë është e pozicionuar në mënyrë të veçantë në drejtim të respektimit të këtyre parimeve u-
(Vijon në faqen 4)
Kush vret të vërtetën në emër të foshnjës
Për sa shkruan në «ZP» më 20. I. 1993 do të jepja dy vlerësime me të njëjtën notë në hartim 10 dhe në fantazi (që populli i quan rrena) po 10.
Jeni ju zonja Fatbardha Dega siç thoni vetë që me detyrën e drejtores së bankës së shtetit në B. Curri shpërndoruat detyrën në mënyrë klasike duke hequr nga arka e saj shumë prej 750 milionë lekësh; në një kohë rekord datë pa asnjë garanci shlyerjeje dhe rregull bankar 430 milionë, të cilat nuk do të kthehen më në arkën e shtetit.
Edhe në gjyq klientët tuaj(?) të cilët kishin marrë nga 10-12 deri 22 milionë lekë kredi, pranuan se nuk do t'i kthejnë kurrë këto lekë në arkën e shtetit. Që t'i japësh një kredi 22 milionësh një personi pa asnjë garanci as hipotekë as kërkesë me shkrim, kjo është e papranueshme për çdo ekonomist. Por vetëm ndëgjegjja juaj e dyshimtë lejoi gjithçka.
1. Po ju akuzoj ndëgjegjen pasi kjo ju shtyu të bëdhë në letër të gjitha ato të pavërteta (gënjeshtra), e filloj me të parën, Pretendoni se, kur jeni arrestuar keni qenë shtatzanë, ndërsa unë them se e para pyetje imja ka qenë kur ju kam ndaluar «a jeni shtatzanë?».
2. Pretendoni se gjatë kohës në izolimit ju ka rënë të fikët dhe kemi kërkuar mjek. Edhe kjo nuk është e vërtetë, Kërkesa juaj për mjëk ka qenë pasi keni pasur kriza në veshka, të cilat, sipas thënieve të burrit tuaj i keni pasur kronike dhe jeni trajtuar me antibiotikë. Unë kam pyetur burrin tuaj: a doni ta dërgoni në Tiranë ku shërbimi mjekësor është më i pranueshëm, por burri juaj më përgjigj të merrja pëlqimin tuaj. Edhe me këtë hedh poshtë pretendimin tuaj se qënkam kallur me ju.
Unë nga natyra nuk kam zakon të gëzohem me fatkeqësinë e tjetrit, ndërsa për ato që thoni ju një gjë është e vërtetë: asnjëherë nuk kam ardhur vetëm në dhomat e izolimit po gjithmonë i shoqëruar dhe, në qoftë se punonjësi i shërbimit vërteton ato që thoni ju, unë do të pranoj si të vërteta të gjithë thëniet tuaja. Pyetja ime ka qenë vetëm kjo: keni nevojë të shkoni në spital - Po. - Ku dëshironi t'ju dërgojmë, këtu në B. Curri, apo në Tiranë, Ju jemi përgjigjur: këtu në B. Curri, pasi jam pranë fëmijëve. Kaq dhe asgjë tjetër.
Edhe diçka tjetër, z. Fatbardha, Duke mos u thelluar në raportin e mangët të mjekes SH. M. unë nuk ngrita asnjëherë dyshimin se raporti kishte një diagnozë të dyshimtë, pasi ka vetëm një firmë të saktë. Kurse e dyta është hedhur në mënyrë pa ju vizituar fare, pasi autorja e saj ka qenë në Shkodër.
Pastrim periodik, që mund të bëjë femra, gjithmonë shoqërohet me viktimë foshnjën, që ajo bukur mbroni dhe ngrini zërin, gjë për të cilën ju përgëzoj.
Përfituat nga demokracia e njerëzit e saj të rinj e humanë. Përfituat nga tranzicioni e korrupsioni dhe notuat mbi lekun e popullit fukara të Tropojës duke i hequr nga goja 750 milionë lekë (kupto vlenin që kishte leku në atë kohë) dhe shënuat emrin si kreditorë e fuqishme në bankën e Hajdin Sejdisë.
Vetëm dy pyetje kisha për ju:
1. Sa njerëz fukarenj morën kredi në bankën tuaj për të ndërtuar shtëpi apo blerë bagëti?
2. Po të ishte kjo bankë private dhe jo ju bankë-kire, çfarë do të bënit kur viti 1992 të mbyllej
(Vijon në faqen 4)
Rezolutë e Këshillit