Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori u nis për një vizitë zyrtare e miqësore për në Greqi
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori, në krye të një delegacioni, u nis për një vizitë zyrtare e miqësore për në Greqi, me ftesë të kryetarit të Parlamentit grek. (ATSH)
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë priti komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s
Të hënën paradite shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë gjeneral lejtnant Ilia Vasho priti në Shtabin e Përgjithshëm komandantin e Kolegjit të Mbrojtjes të NATO-s në Romë gjeneral lejtnant Manuel De Abreu Castelo Branka, i cili ndodhet për një vizitë miqësore në vendin tonë. (ATSH)
SOT ZËRI JUAJ NUK GËZON RESPEKT SEPSE NUK MERITON RESPEKT
Letër e hapur z. ILIR HOXHA
Më datën 16 janar 1993, agjencia e lajmeve ROTJER transmetoi një intervistë me zotërinë tuaj, si bir i diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, në të cilën mes të tjerave, ju pohoni se «nuk ka pasur shkelje të ligjit» në kohën e regjimit 46-vjeçar në Shqipëri. (sic).
— Që nga 22 marsi 1992 në Shqipëri asnjë shqiptar nuk ka humbur jetën për faj politik. — Deklarata juaj është një papërgjegjësi. Për një akt të tillë neveritës ju meritoni mallkimin e të gjithë njerëzimit dhe dënimin e historisë si mashtrues i pakorrigjueshëm. — Me datën 16 janar 1993, agjencia e lajmeve ROTJER transmetoi një intervistë me zotërinë tuaj, si bir i diktatorit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, në të cilën mes të tjerave, ju pohoni se «nuk ka pasur shkelje të ligjit» në kohën e regjimit 46-vjeçar në Shqipëri. (sic). Filozofia politike dhe preferencat ideologjike tuajat nuk paraqesin ndonjë interes për mua, të paktën për dy arsye: e para, mendimi politik dhe e drejta e shprehjes së lirë janë një e drejtë e juaja e pamohueshme. Për fat të mirë, fitorja demokratike në Shqipëri mundëson ushtrimin e një të drejte të këtillë për të gjithë, pa përjashtim, megjithëse ju e keni gëzuar këtë të drejtë edhe më parë, si një privilegj të veçantë i klasës suaj atëherë në fuqi. e dyta, sikur interesimin tuaj për «mosshkeljen e ligjit» të kish qenë një angazhim i juaji i koshient dhe serioz, ju duhet t’ i ishte nga ata që kanë protestuar edhe më parë, kur burgjet dhe kampet e përqëndrimit në Shqipëri ishin mbushur plotë përplot me të dënuar politikë dhe familjarët e tyre, duke përfshirë edhe gra, fëmijë e pleq në prag të vdekjes. Si ish-i burgosur politik dhe si njeri nga ata është zbatuar, Z. Hoxha? Ka dy përgjigje: E para, çdo akt i bërë kundër meje që nga dita e arrestimit dhe deri në mbushjen e afatit dhjetëvjeçar të burgimit, ka qenë kundërligjor, arbitrar, dhe prandaj i dënueshëm nga çdo shoqëri e qytetëruar dhe çdo shtet juridik. Kush është fajtor? Ai që urdhëron, apo ai që zbaton urdhrin? Praktika bashkëkohore e legjislacionit ndërkombëtar, që dënon krime të këtilla shtetërore, fajëson legjislatorin dhe ekzekutuesin. Duke pasur parasysh pozitën qendrore të prindërve tuaj në atë pushtet, ata janë të dy përgjegjës direkt dhe koshientë të krimeve të bëra kundër qytetarit Sami Repishti dhe kundër qindra qytetarëve të tjerë shqiptarë si ai, sepse kanë shkelur ligjin në mënyrë flagrante. E dyta, legjislacioni komunist në Shqipëri është konceptuar, përgatitur dhe ekzekutuar pa asnjë parim moral bazë që të justifikojë ekzistencën e vet; ai ka qenë immoral deri në palcë. Ai legjislacion ka qenë kaq kapriçioz sepse i ka shërbyer dëshirave sadiste të udhëheqësve komunistë shqiptarë, duke përfshirë edhe të dy prindërit tuaj, dhe arbitrar sepse ka çuar në qëllim dënimin e personit dhe të drejtën e tij për liri, të drejtat themelore të njeriut… njohura nga dokumentet më të vjetër që nga Dhjetë Urdhërësat e Moisiut, mësimet e Ungjillit dhe Kuranit dhe deri te sukseset më të fundit të Kartës së OKB-së, Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), Aktin Final të Helsinkit (1975) dhe Kartës së Parisit (1990). Legjislacioni komunist shqiptar ka qenë mohimi i të gjitha arritjeve të qytetërimit në fushën politike e sociale, ka qenë mohimi i të gjithë frymëzimeve evropiane të renesancës, humanizmit, iluminizmit, të doktrinave sociale të shkollit të kaluara (duke përfshirë edhe marksizmin) dhe të ideologjive e lëvizjeve humanitare të shekullit tonë. Legjislacioni komunist shqiptar ka qenë suaza e ngushtë e tiranëve dhe satrapëve të Atikitetit e mesjetës, kuadri brenda të cilit u mbytën zërat e lirë dhe shpirtrat fisnikë, ka qenë dhoma e torturës, e vuajtjes, e çnjerëzimit, e vdekjes pa lënë gjurmë, ka qenë shkelmimi i çdo gjëje njerëzore për të cilën aspironjnë qeniet e lira. Ai legjislacion ka qenë, më një fjalë, mishërimi i anti-njeriut, ka qenë anti-Krishti i kodifikuar...! Z. Ilir Hoxha, Një deklaratë e këtillë nga një person i disinteresuar do të ishte thjesht vëzhgim e viktimës vetëm për absurditetin që përmban dhe mund të shqetësojë me thënien provokale: «O Zot! Falë së dënim ç’bën». Por një deklaratë e këtillë del nga goja e një të privilegjuari, i cili asnjëherë s’e ngriti kokën të shohë se ç’bëhet përreth (sic e pohon edhe vetë juaj), nga goja e një të privilegjuari që lindë në luks, u rrit me të gjitha të mirat, u arsimua në shkollat më të zgjedhura, jetoi në komfortet më të plota që i ofruan dhe prindërit monarkë, të pasur dhe të fuqishëm dhe që sot, kur privilegjet princërore i janë sosur dhe i kërkohet të jetojë si të gjithë të tjerët, si «masa të gjera» që ai i përbuzë kaq shumë dhe për një kohë kaq të gjatë, atëherë deklarata e juaj merr karakterin e një fytyre të pamaranduar, të llogaritur për efekt, që të lëndojë plagët akoma të hapura. Ajo deklaratë është dhe një përpjekje me shumë nga ato që shpërndhen dhe kthehen të kaluaren tanë të vdekuri; një here e përkujtuar duke ringjallur idhujt e rënë, duke krijuar një atmosferë ku krimi, korrupsioni dhe gënjeshtra do të lulëzonin përsëri, ashtu siç bënë për 40 vjetet e trembëdhjetë të turpit komunist në Shqipëri. Për cilin ligj flisni ju, Z. Ilir Hoxha? Për të gjithë ne, viktimat e regjimit komunist në Shqipëri, data e 20 shkurtit 1991 do të mbetet e skalitur në mendjet dhe zemrat tona. Atë ditë u rrëzua simboli i tiranisë komuniste, figura më e urryer e regjimit të kuq, Enver Hoxha. Atë ditë u shemb edhe shpresa e fundit e entuziasteve që shpresonin se tufani i demokracisë do t’i kalonte pa shkatërruar ndërtesën e diktaturës që i strehoonte për gjysmën e (Vijon në faqen 4)
e dyta, sikur interesimi juaj për «mosshkëqjen e ligjit» të kishte qenë një angazhim i juaji koshient dhe serioz, ju duhet t’i burgjet dhe kampet e përqendrimit në Shqipëri ishin mbushur plotësisht edhe gra, fëmijë e pleq në prag të vdekjes.
Si ish-i burgosur politik dhe si njeri nga ata fatzezë, familjarët e të cilit kanë vuajtur të zezën e ullirit në kampet komuniste të dëbimit në Shqipëri, dëshiroj vetëm të përgënjeshtroj thënien tuaj me shembullin tim personal.
Jam arrestuar më 22 tetor 1946 «për agjitacion e propagandë kundër shtetit». S’ka rëndësi arsyeja (kërkesa për zgjedhje të lira në 1945 apo zgjidhjen e drejtë të problemit kosovar). Ajo që ka rëndësi është fakti se asnjë nen i kushtetutës së 1946-ës nuk parashikonte dënimin tim. Liria e fjalës, e mendimit, e shtypit, e mbledhjes dhe e organizimit siguroheshin (të paktën formalisht) nga ajo kushtetutë.
Përse u arrestova? Sepse ashtu e kërkonte Partia, një seksion i vogël dhe i privilegjuar i shoqërisë shqiptare (e drejtuar kryesisht nga të dy prindërit tuaj) dhe jo nga ligji.
Që nga data 22 tetor 1946 dhe deri më datën 28 nëntor 1947, dënën e gjykimit tim, u mbajta krejtësisht i izoluar në qelitë e Sigurimit të Shtetit në Shkodër. Gjatë kësaj kohe, kriminelë ordinerë si Zoi Themelli, Fadil Kapisysi, Nesti Kopali, Lefter Lakrori dhe këlyshët e tyre, më kanë torturuar, Z. Ilir Hoxha, pa mëshirë dhe papushim, duke më rrahur me dru, me shkop, me kamxhik, duke më varë në litar e më bënë për netë të gjata me radhë në një «pemë» për netë të gjata me radhë, duke më vënë korent elektrik për orë të tëra, duke më lidhur duar e këmbë për 14 muaj me radhë, duke më shtyrë e pështyrë çdo orë, çdo ditë dhe në çdo vend, duke më mohuar bukën, ujin, ajrin e ndihmën mjekësore vazhdimisht dhe për ditë të tëra, duke më mbajtur të mbyllur në qeli të errët e antinjerëzore ku shoqëria e vetme ishin minjtë e nevojtorëve të burgut të mëdhenj sa një mace, duke më ofenduar në nderin tim personal dhe atë të pjesëtarëve të tjerë të familjes njëra qind herë në ditë, duke më vjedhur ato pak ushqime dhe rroba që më dërgonte familja, të cilën e shanin çdo herë, sido-mos nënën time plakë 60-vjeçare e cila kalonte orë të gjata për muaj e muaj pa fund para derës së të burgut me shpresë se një ditë, ndoshta një ditë, ajo do të kishte fatin të shihte njëherë djalin e saj që kishte humbur në errësirat e Sigurimit, sepse ashtu e donte Sigurimi, e jo ligji. Kam lexuar se ju vizitoni rregullisht nënën tuaj të burgosur dhe jam i kënaqur për këtë. Më lejoni t’ju tregoj një shembull:
Një ditë, i rrëthuar nga rojet e kuqe, duke kur po Ethem Haxha nga hetuesia në një qendër Sigurimi, ajo pa e dëshiruar, ashtu si çdo nënë tjetër, të afër-rohej e të prekte me dorë trupin e djalit të vet të nxirë nga torturat. Roja e pa dhe e tërbuar, duke e shtyrë me forcë, të një dorë, i dha plakës një shpullë aq të fortë në bark sa e mjera u përkul aq thellë me një oh që më këputi shpirtin.
Një llà, në parim, konceptohet, përgatitet, diskutohen dhe miratohet gjithherë nga një nevojë e paragjykim për të parandaluar mbrojtjen dhe respektin e çdo qytetari. Në rastin tim, cili
SHQIPËRIA VAZHDON RRUGËN E STABILIZIMIT TË DEMOKRACISË
(Nga raporti ditor i Ministrisë së Jashtme Amerikane)
Në raportin ditor të 23 janarit 1993 të Ministrisë së Jashtme Amerikane mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, thuhet se në vitin 1992 Shqipëria vazhdoi rrugën e stabilizimit të një demokracie shumëpartiake, me garanci ligjore për të drejtat e njeriut.
Në vazhdim ju sjellim kapitullin mbi Shqipërinë.
Në fillim të raportit vihet në dukje se Shqipëria hyri në vitin 1992 e udhëhequr nga një qeveri e përkohshme që u krijua pas tërheqjes së opozitës nga koalicioni i zotëruar nga socialistët. Kjo qeveri drejtoi vendin pas zgjedhjeve të 22 marsit, që u vlerësuan të lira dhe të drejta.
Për herë të parë në një periudhë gjysmëshekullore Shqipëria filloi të udhëhiqet nga një qeveri jo komuniste. Presidenti Ramiz Alia dha dorëheqjen dhe parlamenti shqiptar zgjodhi si president dr. Sali Berishën. Atë nga fundi i vitit 1991 dhe në fillim të vitit 1992, thuhet më tej në raport, pati trazira për shkak të mungesave ushqimore dhe për këtë arsye parlamenti miratoi ligjin për krijimin e forcave të ndërhyrjes së shpejtë, në kompetenca për të vepruar me rastet e prishjes së rendit. Besohet se këto forca janë përgjegjëse për vdekjen e një studenti, i cili u rrah pa masë nga ana e tyre. Nga janari deri në mars të vitit të kaluar thuhet se trazirat në disa qytete për shkak të ushqimeve shpërthyen nga udhëheqësit socialistë nëpër lokalitete, të cilët nuk pranuan të ndanin ndihmat e jashtme humanitare.
Të paktën dy qytetarë shqiptarë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga forcat e sigurimit. Në të dy këto raste nuk u zhvilluan hetime. Kështu vendosja e rregullimit dhe e qetësisë u bë çështja kryesore e fushatës së zgjedhjeve të 22 marsit. Pas zgjedhjeve qeveria e re rivendosi në një mënyrë të shpejtë rendin dhe qetësinë në vend dhe u përpoq të vendosë organizimin ekonomik nga një sistem i gënjyer? [?], në një ekonomi tregu të lirë.
Megjithëse në përgjithësi gjendja e të drejtave të njeriut është përmirësuar pasi qeveria dhe gjykatat vunë në zbatim ligjin e vitit 1991, Shqipëria gjendet përballë problemeve serioze, thuhet në raport. Në shkurt parlamenti miratoi ligjin e zgjedhjeve sipas të cilit u ndaluan partitë me baza etnike të merrnin pjesë në zgjedhjet e marsit. Si pas të dhënave pas vitit 1992 nuk ka patur vrasje me motive politike, por në disa raste forcat e ruajtjes së rendit kanë përdorur armë zjarri kundër demonstruesve.
Në dhjetor u gjykuan dhe u dënuan personat përgjegjës për vrasjen e 4 dëshmorëve të Pavarësisë Demokratike në prill të vitit 1991 në Shkodër. Po ashtu nuk ka të dhëna për arrestime arbitrare dhe thuhet se gjendja nëpër burgje nuk duhet të jetë e rrezikshme për jetën e të burgosurve. Qeveria e re është përpjekur për respektimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut, si liria e fjalës dhe e shtypit, liria e mbledhjeve dhe e organizimit, liria e ushtrimit të besimit fetar, liria e udhëtimit brenda dhe jashtë vendit si dhe të gjitha të drejtat politike pa dallim race e gjinie, përkatësie fetare, gjuhe ose statusi shoqëror. Por megjithëse këto masa forcat rivale akuzojnë qeverinë demokratike për shkeljen e të drejtave të tyre dhe për incidente të ndryshme dhune. Fakte bindëse për këto akuza nuk janë raportuar. (ATSH)
PSD mbështet Qeverinë dhe REFORMËN
Mesazh nga takimi midis përfaqësuesve të PD dhe PSD
Ditën e martë, më datë 26. 1. 1993, në selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të PD, zotërinjve Dosti e Toto dhe përfaqësuesve të PSD, zotërinjve Gjimushi, Milo dhe Aliko. Në takim u bisedua në lidhje me situatën ekonomike dhe politike në vend.
Z. Dosti theksoi qëndrimin e PD për të zhvilluar në hapësirë e forma të reja koalicionin me PSD duke ruajtur, natyrisht, individualitetin. Ai kërkoi që pozicionimi politik i PSD ndaj reformës dhe Qeverisë Demokratike të jetë publik.
Z. Gjimushi, nga ana e tij, evidentoi rezultatet pozitive të aleancës së partive në pushtetin lokal dhe kërkoi që kjo aleancë të jetë më e pranishme në instancat më të larta. Ai, duke shprehur qëndrimin e PSD, theksoi se ajo mbështet qeverinë dhe reformën në tërësi.
Të dyja palët gjetën mirëkuptim në idenë e stabilitetit politik, aq të nevojshëm për Shqipërinë. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore.
ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT
TË PD
Nexhmije Hoxha, për herë të fundit do të flasë ... më tribunë
- KËTË RADHË PËR TË MBROJTUR PIKEPAMJET
Në seancën gjyqësore të procesit të familjes Hoxha që mbahet në Tiranë më 26.1.1993, i pari u mor fjala nga Z. Beshiri, avokati mbrojtës i të pandehurës Nexhmije Hoxha.
Ai, si argument kryesor për të mbrojtur klienten e tij, solli faktin se të gjithë urdhrat për trajtimin e familjes Hoxha nga sekretari i parë i PPSH nga Adil Çarçani e anëtarë të tjerë të Byrosë së kuqe.
Kjo i nderuar, avokat ... dihet nga të gjithë se ...
PËRGENJESHTRIM
Skandal qeveritar apo abuzim e sensacion publicistik?
Në numrin e saj 1 (7) të muajit Janar 1993 gazeta «e pavarur» e përjavshmja shkodrane «Lajmëtari» në kryeartikullin e saj boton shkrimin «Skandal qeveritar».
Në të jepet definicion se «nëpërmjet një dokumentacioni të firmosur nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, zoti Genc Ruli, nafta shqiptare kalon kufirin duke thyer embargon e OKB-së ndaj Jugosllavisë në hapësirën kohore të ndërtimit të viteve».
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për të hedhur dritë mbi të vërtetën dërgon urgjentisht më datë 21.1.1993 kontrollin në Han të Hotit e ndihmuar nga Policia Kufitare, ajo Financare, Kontrolli i Shtetit si dhe nga organet të kontrollit të rretheve Shkodër dhe Malësi
(Vijon në faqen 4)