28/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

28 janar 1993

VENDIM I GJYKATËS: Nexhmije Hoxha 9 vjet heqje lirie, Kino Buxheli 4 vjet

Me datën 27. 1. 1993, gjykata e rrethit të Tiranës, pas një hetimi gjyqësor prej 3 javësh i deklaroi fajtorë të pandehurit Nexhmije Hoxha dhe Kino Buxheli. Të pandehurën Nexhmije e deklaroi fajtore për përvetësimin e pasurisë shtetërore në përpjesëtim të mëdha dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie. Kurse Kino Buxhelin e deklaroi fajtor për shpërdorim të detyrës dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. Demokracia është tolerante. KORRESP. I «RD»

VITI 1993 - VIT DECIZIV PER SHQIPERINE

- Aleksandër Meksi, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë - Pas nëntë muajsh të qeverisjes së Partisë Demokratike, nëse do të vështronim rrugën e bërë, do të shikonim rezultate, është si edhe mosarritje. Analiza e tyre është bërë dhe unë nuk do të desha t’i kushtoja veçse pak radhë për të marrë me tepër problemet që duhet të zgjidhen më të ardhmen e afërt. Një ndër detyrat kryesore për qeverinë ishte dhe veprimi i institucioneve, i marrë ky në të dy aspektet e reformës: institucional dhe administrativ. Gjatë muajve që kanë kaluar qeveria ka hartuar një numër të konsiderueshëm ligjesh dhe ndryshimesh në ligjeve në fuqi për të krijuar bazën e nevojshme ligjore për një shtet demokratik dhe një ekonomi tregu të lirë. Këto ligje janë hartuar dhe me ndihmën e këshilltarëve të huaj, përvojën vendase dhe të shteteve të tjera që janë në tranzicion. Mund të themi tani se me hartimin dhe të ligjeve në përgatitje e sipër, (falimentimin e subjekteve private, anti monopronat» dhe ai «antimonopol») krijohet një kuadër përgjegjës i plotë për ecjen e reformës në ekonomi. Për sa i përket reformës administrative po ecet në dy drejtime: krijimi i strukturave administrative dhe mënyrave të punës që mundësojnë reformën ekonomike, si dhe largimi nga instancat drejtuese të atyre që janë evidentuar për mungesën e devotshmërisë dhe mentalitetin antireformist, antidemokratik e të korruptuar. Në aspektin e parë po punohet së bashku me ekspertët e Bankës Botërore dhe mendojmë se nga fillimi i tremujorit të dytë do të jemi në gjendje të gjykojmë konkretisht. Për aspektin tjetër, ne vijim të punës së filluar intensivisht, që në mbledhjen e mëparshme të Këshillit Kombëtar po punohet për thellimin e reformës në të gjitha ministritë, ku, krahas shkurtimeve të parapara dhe në vazhdën e reformës së miratuar këtu (5-10 për qind), po largohen një sërë punonjësish, qëndrimi i të cilëve në dikastere është i panevojshëm, jo i dobishëm dhe në mjaft raste i dëmshëm. Bashkërendimi i ministrive me degën e Tiranës dhe gjykimi i bazuar për secilin rast është i domosdoshëm dhe ka dhënë rezultate. Ana tjetër e problemit është tërheqja e kuadrit të kualifikimeve të tij, mbeten detyrë e ardhshme. Përgatitja e kuadrove të aftë në pikëpamje profesionale, të përkushtuar për reformën e antikomuniste është një detyrë vendimtare për ne. Duhet ta sfrytëzojmë, gjithashtu, çdo rrugë të mundshme, që nga prurja e ekspertëve këtu. Reforma ekonomike, detyra jonë themelore në planin ekonomik e politik, po zhvillohet me sukses, por edhe e vështirësi objektive, që duhen kaluar me çdo kusht. Nuk është vendi të themi se në ç’gradë rrënimi dhe ç’organizim e trashëguam qeverisjen dhe sa pengesa i vëllon reforma. Megjithatë, duke luftuar për të realizuar në praktikë programin e PD, reforma filloi dhe po ecën përgjithësisht mirë me përkrahjen e shtytjen e të gjithë institucioneve financiare ndërkombëtare edhe përmes vështirësisë të situatës politike të rajonit. Mbasi stabilizimit të ekonomisë në kushtet e krizës u hoqën bazat e reformës strukturore të ekonomisë së tregut. Sigurisht që reforma ka krijuar vështirësi për shtresa të caktuara, por ne duhet t’ua lehtësojmë këto vuajtje e sakrifica atyre me një politikë sociale të matur, që nuk stimulon parazitizmin. Shtresa të tjera në qytete po jetojnë më mirë, ashtu si dhe pjesa më e madhe e fshatarësisë. Është shtuar ndjeshëm numri i atyre që punojnë, janë realizuar treguesit bazë të buxhetit, të papapara në këndvështrimin e rezultateve pozitive në sistemin e taksave, tatimeve e doganave. Ne jemi duke përfunduar hartimin e programit të zhvillimit ekonomik për vitin 1993, marrëveshjen me FMN për këtë vit, si dhe po përgatitemi për marrëveshjen afatmesëm me FMN që do të hartohet gjatë pranverës, të cilat janë një hap përpara sa i rëndësishëm, aq dhe i vështirë për reformën ekonomike. Viti 1993 është një vit deciziv për Shqipërinë. Për reformën ekonomike ne duhet të realizojmë objektivat e vendosura në drejtim të buxhetit. Nga këto rezultate do të varet e ardhmja e reformës ekonomike në Shqipëri. Gjatë vitit që kaloi, si të thuash, hodhëm themelet e reformës dhe të një strukture të re të ekonomisë shqiptare. Këtë vit duhet të ndërtojmë këto me riorganizimin e strukturën institucionale të shtetit, me ligjet e nevojshme, me fillimin e investimeve etj. Por, kur flasim për rëndësinë e reformës, duhet të kemi parasysh dhe detyrat që na dalin si parti për mbështetjen e saj. Unë mendoj se është e domosdoshme të bëjmë një punë më të madhe në bazë ku të jemi realizuesit e reformës, të krijojmë një konsensus sa më të gjerë me ato forca që na mbështesin në programin tonë elektoral dhe me sindikatat, të cilat kanë rol të tyre. Mendoj se është e nevojshme, për të mos thënë e domosdoshme, që dhe në Shqipëri të realizohet si konsensus i gjerë mbështetës i nevojshëm për të kryer reformën në këtë vit vendimtar. Dialogu dhe debati i qartë e realist me ta duhet të na japë mundësi të qeverisim të qetë në këtë periudhë vendimtare mbi bazën e një plani të miratuar të reformës, madje dhe në parlament, pa greva që dëmtojnë rëndë ekonominë, kredibilitetin e Shqipërisë etj. (Vijon në faqen 2) dhjen e mëpërshme të gjitha ministritë, krahas shkurtimëve të paparpara dhe në vazhdën e reformës të tjetër e problemit është tërheqja e kuadrit të ri, i cili duhet bërë me kritere të rrepta profesionale dhe të qëndrimit të provuar për reformën. Duhet të pranojmë se kemi një problem mjaft serioz dhe që do të ndikojë në të ardhmen e reformës dhe të punëve të institucioneve tona qendrore, ai i kuadrit të përgatitur për këto detyra të reja. Mendoj se qeveria ashtu dhe Partia Demokratike duhet të punojnë më tepër, me kurse afatshkurtra apo me pasuniversitare. Këto, me dërgim jashtë për programe të qarta specializimi për të përgatitur drejtues jo vetëm për të ardhmen, por edhe për të sotmen e të nesërmen e afërt. Për sa i përket drejtësisë, në veprim përmirësime të vogla dhe mendojmë se me iniciativën e vendosur para një muaji për kursët afatshkurtra do të kemi përmirësime të ndjeshme në muajt e ardhshëm. Qeveria ka treguar gatishmërinë për të përgatitur këto kurse me gjithë vështirësitë eventuale. Muaji shkurt do të jetë vendim për vënien në jetë të masave të parapara për reformimin e Akademisë së Shkencave dhe instituteve të saj e më tej të rrjetit të instituteve shkencore që varen nga dikasteret, riorganizimi i tyre, krahas seleksionimit këtë tyre, krahas seleksionimit

FMN konfirmon suksesin e reformës ekonomike në Shqipëri

SALI BERISHA: «I jam thellësisht mirënjohës FMN dhe gjithë institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë ndihmuar Shqipërinë në kapërcimin e vështirësive të kësaj reforme.» SALI BERISHA: «I jam thellësisht mirënjohës FMN dhe gjithë institucioneve ndërkombëtare të cilat kanë ndihmuar Shqipërinë në kapërcimin e vështirësive të kësaj reforme. Por i jam thellësisht mirënjohës dhe qytetarëve shqiptarë, të cilët me kurajon e tyre të madhe e me fisnikëri po përballojnë dhimbjet e reformës e cila padyshim do krijojë Shqipërisë të ardhmen e saj.» Më 26 janar u nënshkrua në Tiranë «Karta e mirëkuptimit» ndërmjet Shqipërisë dhe FMN. Dokumenti i nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i FMN z. Mishel Kamdesy u nënshkrua në Presidencë dhe nga Presidenti Berisha. Përpara nënshkrimit të këtij akti z. Berisha priti dhe zhvilloi një takim me delegacionin e FMN të kryesuar nga z. Markus Rodlajer, Drejtues i Misionit të FMN për Shqipërinë. Gjatë këtij takimi z. Berisha pasi falenderoi për ndihmën që FMN dhe institucionet e tjera po i japin Shqipërisë në këtë periudhë të vështirë për ecurinë e reformës, paraqiti disa kërkesa që lidhen me vështirësitë aktuale të reformës. Kështu z. Berisha kërkoi ndihmën e FMN për rregullimin e gjendjes së pensioneve, të cilat janë shumë të ulta. Gjithashtu z. Berisha bëri kërkesë për një ndihmë më të madhe për njerëzit e dalë në asistencë, të cilët sipas Presidentit Berisha, duhet të aktivizohen sa më shpejt. Gjatë takimit u diskutua dhe mbi mënyrat e vendosjes së 40 orshit të punës gjatë një jave (pra me dy ditë pushim në javë për çdo njeri). Z. Rodlajer falenderoi fillimisht qeverinë dhe popullin shqiptar për mirëkuptimin e treguar mbi dhimbjet e reformës, duke kuptuar që reforma është rruga e vetme drejt stabilizimit. Më pas z. Rodlajer duke folur për 6 muajt e parë të reformës, i vlerësoi ato dhe i quajti të suksesshme. Këto suksese i hasin rrugën realizimit të fazës së dytë të reformës. - U nënshkrua «Karta e mirëkuptimit» midis Shqipërisë dhe FMN si dhe marrëveshja midis qeverisë shqiptare dhe FMN për fazën e dytë të programit të stabilizimit ekonomik - Në fund z. Rodlajer theksoi dhe një herë përkrahjen e FMN dhe organizmave të tjera ndërkombëtare. Mbas këtij takimi z. Berisha tha këto fjalë për gazetat: Unë jam shumë i kënaqur që tani sapo nënshkruam letrën e mirëkuptimit me zotin Kamdesy dhe fillojmë fazën e dytë të reformës. cilat kanë ndihmuar Shqipërinë në kapërcimin e të cilët me kurajon e tyre të madhe, do t’i krijojë Shqipërisë të ardhmen e saj. (Vijon në faqen 4)

Pensionistët një ditë në muaj në radhë torturuese

KUJDES TË MOSHUARIT! Të ther në zemër kur sheh përditë pranë avokate të kursimit dhe dhjetëra e dhjetëra njerëz. Ata mund të rrinë duke pritur 3-5 orë. Dhe, kur nuk mbajrojnë pu-në, t’ia nisin nga e para të nesërmen. Madje, kohët e fundit, në këtë palcë dimri, nuk i fusin as brenda. Jashtë, në të ftohtë, të gjorët pensionistë presin të mbledhur kruspull, ndërsa një rrogëtar mban rregullin (s’duhet ky). Edhe sa kohë do të vazhdojnë të torturohen kështu pensionistët tanë? Po arkat e kursimit, Banka e Kursimeve e më lart, të cilat deri tash kanë qëndruar në hije, a e ndiejnë për detyrë t’i çlirojnë të moshuarit nga ky keqtrajt im? VEZHGUESI

Letër nga AREDIN SHYTI për «RD»

Zoti kryeredaktor, Gazeta juaj e datës 14 janar 1993, në një nga shkrimet e saj më cilësonte kriminal dhe, duke dashur të replikojë, ironizonte mbi ato që janë shkruar për mua; vinte kështu në dyshim ato veti themelore që përbëjnë primtarinë time dhe me qëllimet e mia nuk i kam lënë shtang asnjë partie dhe as gazetave të tyre të më atakojnë. Nga ana tjetër, mendoj se kushdo që merr lapsin të shkruajë, ashtu edhe gazeta që boton, nisët nga ajo çka ndien, ose ajo që i intereson. Këto janë motivet më kryesore... [teksti vazhdon jashtë kufirit të figurës] ajo që i intereson. Këtë janëm motivet më kryesore si i mendoj unë. Nuk ndodhem në kushte dhe s’jam në gjendje të bëj analizë për të arritur në përfundime në lidhje me motivet që shtynë njërin a tjetrin të shkruajë për mua, por në rastin e gazetës suaj, përsa i përket personit tim, mendoj se nuk justifikohet asnjëri nga motivet bazë. Nuk ju njoh, por kjo nuk pengon të uroj. Ju paçi kurdoherë të mira dhe gazeta të thotë gjithnjë të vërtetën. Tiranë më 16.01.1993 AREDIN SHYTI P.S. Të gjithë viktimave të gjalla dhe familjarëve të viktimave të vdekur të Aredin Shy[t]it u drejtojmë pyetjen: A është apo nuk është kriminel ky njeri? Ti japim sëbashku përgjigjen. REDAKSIA