10/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

10 shkurt 1993

U VENDOS QË OPERACIONI I PERZENIES SE REFUGJATËVE SHQIPTARE TË NDERPRITET

Pas një bisede telefonike të presidentit shqiptar, SALI BERISHA, me kryeministrin grek, KOSTANDIN MICOTAQIS - Nga zëdhënësi i Presidentit mësohet se, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, pati të hënën pasdite një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqisë, zotin Kostandin Micotaqis. Biseda u përqëndrua kryesisht në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe gjendjen e krijuar nga përzënia e refugjatëve shqiptarë nga Greqia. Gjatë bisedës, Presidenti Berisha dhe kryeministri Micotaqis, ranë dakord: 1. Që operacioni i përzënies së refugjatëve shqiptarë të ndërpritet. 2. Ministrat e Rendit Publik të Shqipërisë dhe të Greqisë të takohen sa më shpejt për t’i diskutuar sëbashku këto probleme në Athinë. 3. Të ngrihet një komision i përbashkët shqiptaro-grek që të diskutojë dhe punojë për legalizimin e statusit të refugjatëve, çka do të lehtësojë dhe normalizojë qëndrimin e tyre në Greqi. Në këtë bisedë u diskutua gjithashtu mbi përgatitjet e nevojshme në vizitën së kryeministrit Mitsotakis në Athinë. Biseda u zhvillua në frymën e miqësisë dhe të mirëkuptimit të plotë. (ATSH)

NJË SHEF SEKTORI NË DREJTORINË SFIDON BASHKINË E TIRANËS (I)

- Fati i hidhur i një investitori italian - Me dëshirën e mirë për të investuar në Shqipëri, në muajin gusht të vitit të kaluar erdhi në vendin tonë sipërmarrësi i shërbimeve funerale për qytetin e Catanzaros, z. Gentile Ettore. Fillimisht z. Gentile solli këtu disa pajisje fotokopjatrice, frigoriferë për ruajtjen e kufomave, faks, tre autobuzë etj. të cilët ndikuan dukshëm në përmirësimin e shërbimit funeral. Këtë gjë, besoj, e kanë vënë re të gjithë qytetarët të cilëve fati u ka diktuar të kenë nevojë për këtë lloj shërbimi. Për këtë investitor të huaj shkruan edhe dy-tri gazeta. Në NK Dekor - Funeral ishin optimistë se më në fund u zgjidhën të gjitha problemet që kishte kjo ndërmarrje për përballimin e nevojave të qytetarëve të Tiranës. E kemi parë zotin Gentile që rendte zyrave të bashkisë së Tiranës, e të dikasterit dhe na ka bërë përshtypje pasioni i tij për punën. Na ka bërë përshtypje këmbëngulja e tij për të realizuar qëllimet, që do të krijohej, do të ofronte edhe shërbime të tjera, mjaft të domosdoshme për qytetin si: vizimi i trafikut të rrugëve dhe shehseve, përgatitja e vendosja e tabelave të trafikut, të tabelave të emërimit të rrugëve, godinave, parking për mjetet e ndërmarrjes e të të tjerëve, transport urban e interurban, dekor festiv për Tiranën, dekor për salla mbledhjesh, konferencash, kongresesh, mitingjesh etj, konceptim e prodhim të tabelave të emë-[...] shkonin punët. Gjithësesi mendoja se ai kishte zgjidhur çdo gjë. Si të mendoja ndryshe? Në mezi presim investitorë të huaj për t’u hapur rrugë që popullit t’i ngjallesh shpresa se diçka po bëhet për të. Sipas kontratës së nënshkruar në ndërmarrjen Dekor - Funeral, z. Gentile mori përsipër të instalojë kapitalin themelor në vlerën rreth 400 mijë dollarë, ndërsa pala shqiptare do të vinte rreth 159 mijë dollarë. Veç shërbimit funeral ndërmarrja e përbash-[...] …vestitor të huaj shkruan edhe dy-tri gazeta. Në NK Dekor - ka bërë përshtypje këmbëngulja e tij për të realizuar qëllimin për të cilin ndodhej në Shqipëri. Një njeri i qetë dhe i qeshur. Një njeri që sytë i tregonin përherë dashamirësi. Takoheeshim rastësisht në shkallët e bashkisë e Gentile përshëndeste i pari: Ciao giornalista! Ciao - i përgjigjesha unë - e secili në punë të vet. Unë, edhe pse e përshëndetja z. Gentile, nuk e ndalova asnjëherë në rrugë për ta pyetur se si… …këtë, që do të krijojë, do të ofronte edhe shërbimet trafikut të rrugëve dhe shesheve, prodhim të tabelave të emërtimit për ndërmarrje e institucione të ndryshme, prodhim të flamujve kombëtarë e të vendeve të tjera etj. Për të gjitha këto aktivitete të mikut nga Catanza­ro ka qenë dakord drejtori i NK Dekor - Funeral, z. Perikli Shomo, i cili ka nënshkruar kontratën dhe statutin, si dhe Bashkia e Tiranës kryetari… ZEF LLESHI (Vijon në faqen 4) …kratikë të viteve ’90. - në Ballkan. Krijo vërejt më në konsideratë qëndrimin e Ki­ës në favor të zgjedhjes lehtësuar realizimin e reformës në Shqipëri.

SQARIM NGA PROTOKOLLI I PRESIDENCËS

Lidhur me zhurmën e bërë për medaljen e artë të Kortezizës Franceze, që Komiteti organizues i ka akorduar në verë të vitit të kaluar, Presidentit të Republikës, sqarojmë sa vijon: - Medalja e artë Kortezi, Franceze është e njohur nga Gjenerali De Gol, dhe që nga ajo kohë kjo medalje u është dhënë personaliteteve të shumtë politikë, shoqërorë, letrarë, shkencorë; ndër të cilët kryetari shtetesh, si Sandro Pertini, kryeministra si Zhak Shirak, Michel Debre, shkirmta- rë të shquar si Moris Dryon, etj. Presidenti i Komitetit të kësaj medalje është zoti Aleins Poner, ish-kryeministër i Francës dhe aktualisht President i Senatit të Francës. - I ngarkuari për të sjellë medalje, nuk është ngarkuar nga Presidenca as nga protokolli i saj, por ai është dërguar nga Komiteti i kësaj medalje dhe padyshim ka qenë një zgjedhje e gabuar. Po kështu, pakujdesi ka patur edhe nga ana e Protokollit të Presidencës, i cili faktin se ky person i ka dorëzuar medaljen ish-Presidentit të Italisë, Sandro Partini dhe dokumenta të tjera, i ka quajtur të mjaftueshme. Sidoqoftë, nisur nga ky rast, Protokolli i Presidencës ka rievizionuar, riorganizuar të gjithë praktikën protokollare të këtyre rasteve. - Së fundi, për të gjitha këto si dhe për pjesëmarrësit në ditën e ceremonisë së dorëzimit të medaljes, Protokolli disponon të gjitha dokumentat. Kështu që të gjitha dezinformimet dhe insinuatat janë të pa penduara për ata që i sajojnë

Z. Eduard Selami, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit Popullor mbi vizitën e tij në Strasburg DEKLARON:

- Shqipëria plotëson kushtet për të qenë anëtare e Këshillit të Evropës. - Brenda këtij viti unë kam besim se Shqipëria do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, realizim i një ëndërr të përhershme të forcave demokratike e përparimtare dhe një nga idealet e lëvizjes demokratike të viteve ’90. - Anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës do të jetë një afirmim i proceseve demokratike shqiptare, një ndihmesë që ato të ecin edhe më shpejt dhe një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin e trazuar nga lufta në Ballkan.

Z. Serreqi mbi vizitën në Kinë

Në kuadrin e politikës së hapur të Qeverisë to-Demokratike, pa paragjykime e kurrfarë nostal-gjie për miqësinë e dikurshme, do të realizojmë vizitën e parë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Republikën Popullore të Kinës. Dua të theksojmë se kjo vizitë nuk është vazhdim rutine i marrëdhënieve të dikurshme të mbështetur mbi baza ideologjike, por është vizitë e cila merr në konsideratë rolin e Kinës në Skarrierën botërore në Komunitetin ndërkombëtar. Qenia e saj në Këshillin e sigurimit, realitetet e reja politike, ekonomike dhe sociale të vetë Kinës, bëjnë që marrëdhëniet dy palëshe shqiptaro-kineze të afrojnë sa të jetë e mundur. Kjo vizitë merr në konsideratë qëndrimin e Kinë në favor të zgjidhjes politike të krizës në rajonin tonë, dhe në aspektin ekonomik, mundësinë për të rritur kontributin e këtij kooperimi, për të lehtësuar realizimin e reformës në Shqipëri.

SQARIM

Në komunikatën e Partisë Socialdemokrate, botuar në datë 2.2.93 në gazetën «Alternativa» thuhet: «...të dyja palët i quajtën të papërgjegjshme dhe dashakeqe disa deklarata të bëra nga disa persona të veçantë në Parlament dhe në shtyp për aleanca të paqena». Në lidhje me çka thuhet më sipër nuk është biseduar në këtë takim. ZYRA E SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TË PARTISË DEMOKRATIKE

Projektligji për «Shtypin dhe mjetet e tjera të informimit publik»

Ju ftojmë të diskutojmë. A është i nevojshëm ky Në mbështetje të nenit 16 të Ligjit «Për përsosjen kryesore Kushtetuese» me propozim të Këshillit të Ministrave Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë: VENDOSI: Neni 1 Askujt nuk mund t’i mohohet e drejta të shpërndajë dhe përhapë lirisht mendimet e tij nëpërmjet shtypit dhe mjeteve të tjera të informimit publik. Neni 2 Asnjë publikim që bëhet nëpërmjet shtypit dhe mjeteve të tjera të informimit publik mund t’i nënshtrohet censurës. Kufizimi paraprak i lirisë së publikimit mund të bëhet vetëm në rastet e pornografisë, të cenimit të rendit të moralit publik, kur bëhet thirrje për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues, për terrorr e kryerjen e krimeve të tjera të rënda. Neni 3 Kushdo ka të drejtë të ketë ose të krijojë mjete të informimit publik. Krijimi, regjistrimi si dhe lejimi i përdorimit të mjeteve private të informimit publik bëhen sipas rregullave të caktuara për personat juridikë. Neni 4 Mjetet e informimit publik kanë të drejtë të marrin informacionin e nevojshëm, kur nuk është e mundur ndryshe, nëpërmjet zëdhënësve drejtuesve a personave të tjerë të organeve, institucioneve organizatave e ente­ve të ndryshme. Neni 5 Askush nuk ka të drejtë të pengojë ose të detyrojë publikimin e të dhënave nga mjetet e informimit publik. Neni 6 Kushdo mund të publikojë informacion pa emër ose me pseudonim. Mjeti i informimit publik detyrohet të tregojë autorësinë e materialit vetëm në rastet e procedimit penal me autorizim të gjykatës. Neni 7 Gazetat, botimet e agjencive informative dhe periodikët e çdo lloji tjetër duhet të tregojnë vendin dhe datën e botimit, vendndodhjen e shtypshkronjës, titullin, emrin dhe mbiemrin e botuesit dhe të redaktorit. Mosrespektimi i këtyre kërkesave dënohet me gjobë deri në 50.000 lekë. Neni 8 Në rastet e parashikuara nga neni 2 prokurori i rrethit ka të drejtë të kërkojë në gjykatë ndalimin e shpërndarjes ose të shitjes së gazetave a botimeve të tjera. Në raste të ngutshme prokurori i rrethit ka të drejtë të ndalojë përkohësisht shpërndarjen ose shitjen e gazetave ose të botimeve të tjera. Kundër këtij urdhëri bëhet ankim në gjykatë e cila detyrohet të japë vendim brenda 24 orëve nga marrja e ank­esës. Neni 9 Kushdo që boton ose shpërndan shtypin e paregjistruar ose të ndaluar dënohet me gjobë deri në 100.000 lekë ose me heqje lirie deri në një vit. Neni 10 Për veprat penale të kryera nëpërmjet shtypit përgjegjësinë e vull­sit në mënyrë solidare autorët e tyre pronari si edhe botuesi. Neni 11 Shkelja e rregullave të parashikuara në nenin 2 të këtij ligji dënohet me gjobë deri në 150.000 lekë ose me heqje lirie deri në 5 vjet. Neni 12 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

…vestitor të huaj shkruan edhe dy-tri gazeta. Në NK Dekor - Funeral ishin optimistë se më në fund u zgjidhën të gjitha problemet që kishte kjo ndërmarrje për përballimin e nevojave të qytetarëve të Tiranës.

…këtë, që do të krijojë, do të ofronte edhe shërbimet të tjera, mjaft të domosdoshme për qytetin si:

Ministrisë së Tregëtisë dhe marrëdhënieve me Jashtë TIRANË

Nga ana e kësaj Bashkie huaj z. Gentile Ettore; si dhe mundësia z. Gentile Ettore të nisur nga gjendja aktuale e kushteve që sanksionohen në investojë në këtë sektor të Ndërmarrjes Dekor-Funeralit; kontratë dhe statusin e saj; mbi shërbimeve komunale. si dhe avantazhet që na afron bazë dhe ligjit nr 7594 Dt. Kryetari i Bashkisë për krijimin i një ndërmarrjeje 08.92: «Për investimet e huaja»: SALI KELMENDI të përbashkët me investitorin e jemi të mendimit që t’i jepet Tiranë më 5. 1. 1993