12/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

12 shkurt 1993

PRESIDENTI I REPUBLIKËS TURKE TURGUT OZAL DO TË BËJË NJË VIZITË ZYRTARE NË SHQIPËRI

- Presidenti i Republikës Turke, shkëlqesia e Tij, Turgut Ozal, do të bëjë një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Gjatë vizitës do të zhvillohen bisedime zyrtare mbi marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë; mbi aspektet e bashkëpunimit të tashëm dhe të ardhshëm; si dhe mbi situatën në Ballkan dhe më gjerë. (ATSH)

PËRGJIGJE SOCIALISTËVE PËR “GJENOCIDIN NDAJ INTELEKTUALËVE”

Në qoftë se ka patur genocid real ndaj intelektualëve ka qenë ai i kohës së Partisë së Punës prej së cilës PD e sotme. Në qoftë se ka patur genocid real ndaj intelektualëve ka qenë ai i kohës së Partisë së Punës prej së cilës lind PD e sotme. NUK HARROJ Shkrimtari Dhimitër Xhuvani pse përshkroi jetën në hidrocentralin e Bistricës ashtu siç ishte, madje duke mos harruar edhe qentë që silleshin vërdallë në guzhina, u linçua. Iu hoq e drejta e autorit, u dërgua si punëtor në Kombinatin Metalurgjik. Nuk harroj edhe më vonë torturat shpirtërore të Koço Kostës për një tregim të botuar në revistën «Nëntori». Shpërblimi ishte; jo vetëm ai në prodhim, por edhe redaktori Xhevair Spahiu, nëse poet i fuqishëm, u largua nga detyra.. Nuk mund të harroj edhe pesë vjetët e dënimit për të mos botuar të Odise Grillos, sepse diku në një vjershë të tij ose të një libri të redaktuar nga ai, i kishte shpëtuar një fjalë që mund të keqkuptohej?!.. Me thoni, zotërinj socialistë, cili intelektual u linçua nga PD pse shprehu mendimet e tij në prozë, poezi ose artikuj publicistikë? Cili gazetar u linçua pse është ngritur kundër Presidentit? Madje ka të tillë që kanë shpifur e megjithatë vazhdojnë të jenë në vetë të lirë, por të kryejnë po ato detyra që kanë patur. E se si është genocidi ndaj intelektualëve vpesni më mirë zotin Thanas Dino në Gjirokastër, i cili për krahasimin fik flet* u dënua nga gazeta «Drita» dhe nga Tirana si njeri i përdorur. Apo i harroni këto? VEÇSE.. Kurresesi s’duhet të ngatërroni ndërrimin e administratave. Nuk ka vend të botës që ndërrimi aktual të administratës amerikane ta quajnë genocid ndaj intelektualëve. Është e natyrshme që në postet kyçe kudo do të vihen demokratët, sepse fitoret i buzeqeshi Bill Klintonit. Në Shqipëri votën populli ia dha PD-së, prandaj në drejtim do të vihen njerëzit që e gjykojnë të arsyeshme ajo. Në Amerikë edhe mund të mos bëhen shumë ndryshime, sepse në përgjithësi atje nëpunësit emërohen edhe në bazë të zotësisë. Ndërsa tek ne ka qenë ndryshe. (Vijon në faqen 2)

MINISTRI I JASHTËM U NIS PËR NË KINË

- U nis për në Republikën Popullore të Kinës ministri i Jashtëm Alfred Serreqi; i cili do të bëjë atje një vizitë zyrtare nga data 12-15 shkurt; i ftuar nga Këshilltari i Shtetit dhe Ministri i Punëve të Jashtme të RP të Kinës; Cien Ci Cen. Gjatë kësaj vizite; ministri Serreqi do të takohet me personalitete të larta shtetërore; me të cilët do të diskutojë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis të dy vendeve. Në këtë kuadër priten të nënshkruhen edhe marrëveshjet për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve; si dhe ajo për kalimin e shkëmbimeve tregtare nga klering në valutë të lirë.

«Do të bëjmë ç’është e mundur që ndihma të jetë e plotë»

- Ministri i Mbrojtjes; Safet Zhulali, priti një delegacion ushtarak turk - - Ministri i Mbrojtjes; Safet Zhulali; priti një delegacion turk; të kryesuar nga Gjeneral Lejtnant Tutali. Në këtë takim; ministri ynë i Mbrojtjes vuri në dukje faktin se bashkëpunimi midis të dy vendeve e dy ushtrive tona ka hyrë në një rrugë të mbarë; duke zbatuar marrëveshjet ushtarake të nënshkruara më parë; si dhe me punën konkrete të komisioneve të përbashkëta. Natyrisht; tha ai; se edhe grupi koordinator i NATO-s do të ndikojë që dhe Turqia; si anëtare e NATO-s; të angazhohet më tej në ndihmën ndaj Shqipërisë. Kryetari i delegacionit ushtarak turk tha se; me vizitën 4 ditore në Shqipëri; njohëm nga afër gjendjen e ushtrisë suaj e e plotë si për ato urgjente dhe më afat të gjatë. Po përpiqemi që të sigurojmë një paketë të madhe ndihme në fushën e logjistikës. Në kuadrin e NATO-s; vazhdoi ai; ndihma e Turqisë do të ishte mjaft domethënëse. Shpresoj se kjo do të hapë rrugë të re midis nesh dhe NATO-s. (ATSH)

Në firmë kimike gjermane mohon eksportimin e skorjeve në Shqipëri

BERLIN. - Firma farmaceutike Berlin Chemie mohoi se ka marrë pjesë në eksportimin ilegal të skorjeve toksike drejt Shqipërisë. Policia zhvilloi një aksion në rajone të ndryshme gjermane lidhur me ngarkesën e 61 tonëve material të përcaktuar si skorke toksike, që shkonte nga Gjermania drejt Shqipërisë. Midis firmave të interesuara është edhe Berlin Chemie, një ndërmarrje që ka qenë shtetërore në ish-RDGJ, privatizuar majin e kaluar me pjesëmarrje edhe të grupit Menarini të Firences.

Përkujtohet njëvjetori i rënies së ish-deputetit PETRIT LLAFTIU

Me rastin e një vjetori të rënies në krye të detyrës të Petrit Llaftiu, deputet i zonës së Shijakut në Kuvendin Popullor të parë pluralist, u bë në homazhe në varrin e tij, si dhe vizita në familje nga z. Eduart Selami e drejtues të tjerë të PD, deputetë të Kuvendit Popullor, përfaqësues të Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë e të tjerë. Ata u shprehën familjarëve respektin dhe konsideratat për veprimtarinë e frytshme që kreu ky dëshmor në shërbim të demokracisë së brishtë në Shqipëri. Korresp. i «RD»

Bllokohet një ngarkesë për në Serbi

TIRANË. - Një karvan prej 10 kamionësh të drejtuar për në Serbi me një ngarkesë prej 200 ton ure, u bllokua nga rojet shqiptare të financës në Elbasan. Karvani ishte ngarkuar me u-re, një substancë që mund të përdoret edhe për fabrikimin e eksplozivëve, dhe zyrtarisht duhej ta transportonte në Slloveni. Rojet e financave i ndaluan kamionat ndërsa po drejtoheshin në kufirin me Maqedoninë. (ATSH)

U MBLODH KRYESIA E LIDHJES SË GAZETARËVE TË SHQIPËRISË

Më datën 10 shkurt 1993 u bë mbledhja e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Kryesia rafiromoi e ndodhi një herë se Lidhja bashkon të gjithë gazetarët e Shqipërisë mbi bazën e kritereve profesionale, pa ... 2. Paralelisht me hartimin e projektstatutit të bëhet regjistrimi i anëtarëve si dhe të rregullohen problemet juridike të Lidhjes. 3. Të merren në dorëzim pa-

U MBLOD H KRYESIA E LIDHJES SE GAZETAREVE TE SHQIPERISE

Më datën 10 shkurt 1993 u bë mbledhja e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë. Kryesia rifilloi e një dhe herë se Lidhja bashkon të gjithë gazetarët e Shqipërisë mbi bazën e kritereve profesionale, pavarësisht nga bindjet dhe përkatësia partiake. së Gazetarëve të Shqipërisë. Kryesia rifilloi e një dhe bazën e kritereve profesionale, pavarësisht nga bindjet dhe përkatësia partiake. Kryesia vendosi: 1. Ngitjen e një komisioni për hartimin e projektstatutit të Lidhjes së gazetarëve, të kryesuar nga kryetari i saj Mero Baze. Projektstatuti do të përgatitet brenda muajit mars dhe do të shtrohet për diskutim në redaksitë e shtypit brenda muajit prill. Të merren në dorëzim pasuria e ish-bashkimit të gazetarëve mbi bazën e vendimit për shkrijen e dy ish-organizatave të mëparshme. 4. Pas diskutimit të statutit, të bëhet mbledhja e përgjithshme e Lidhjes së gazetarëve për të miratuar statutin dhe për të bërë zgjedhjet e rregullta të organeve drejtuese të Lidhjes mbi bazën e atij statuti.

VARRIM PAS 48 VJETËSH

Një ceremoni varrimi jo e zakonët u zhvillua më datë 10.2.1993, në Shijak. Banorë të qytetit dhe të ardhur nga fshatrat e zonës dhe nga Durrësi i dhanë lamtumirën e fundit (pas 48 vjetësh) at-dhetarit - martir Minella Toçi, i cili u vra barbarisht më 3 nëntor 1944 në Qafë-Kishë të katundit Sharr të Tiranës së bashku me katër atdhetarë të tjerë nga një njësi e Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Me këtë rast në sheshin kryesor të qytetit u organizua një miting i përmortshëm ku morën pjesë mijëra njerëz. Kishin ardhur edhe z. Azem Hajdari, deputet i zonës së Shijakut, z. Uran Butka dhe Ndue Gjika deputetë në Kuvendin Popullor, z. Osman Kazazi, kryetar i Shoqatës së ish-të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, drejtues të PD dhe të pushtetit në Shijak, në Durrës dhe të tjerë. Pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, mitingun e hapi z. Bashkim Seiti, sekretar i bashkisë së qytetit. Z. Skënder Dika, kryetar i bashkisë, foli mbi jetën dhe veprimtarinë e gjallë politike e atdhetare të këtij luftëtari demokrat. Pastaj z. Edmir Kapidani përshëndeti në emër të PD të Durrësit. Z. Shefqet Jakova, bashkëmoshatar, dhe shok i ndjerit (tani propagandist i fesë islame), u solli të pranishmëve kujtime nga jeta dhe veprimtaria e dësh-morit në luftën për çlirim. Në emër të popullit të Mirditës, përshëndeti deputeti i kësaj zone, z. Ndue Gjika, Në fund, në emër të familjes, falenderoi pjesëmarrësit në varrim z. Vlash Toçi. Pastaj arkivoli me eshtrat e dëshmorit të masakruar mori rrugën për në varrezat i shoqëruar nga pjesëmarrësit e mitingut. Ndërsa arkivoli zbriste në varr, një skuadër pushkatarësh e shoqëroi atë me tri breshëri të shtëna. Ndërkaq, gjatë gjithë ceremonisë mortore vazhduan ritet fetare, të cilat kishin nisur qysh më parë në kishën e Durrësit. Korresp. i «RD»

Zgjidhje sociale e problemit të banesave të emigrantëve

Nga java PARLAMENTARE Zgjidhje sociale e problemit të banesave të emigrantëve - Miratohet; mes të tjerave, shtesa në ligjin «Për privatizimin e banesave shtetërore» për problemin e banesave emigrantëve Fillimi të hënën mbasdite i punimeve të Kuvendit Popullor për këtë javë përveç miratimit të rendit të ditës, diskutimit të rendit të ditës, kërkesës së tyre për seanca pyetjesh për disa nga ministrat dhe problemin e skandalit bankar, pati të veçantë edhe debatin mes deputetit Hajdari dhe Dozës në lidhje me spekullimin e gazetës «ZP», etj., për problemet e marrëdhënieve Shqipëri - Greqi. Ditën e martë, sipas rendit të ditës, u diskutuan dhe u miratuan projektligji «Për një shtesë në ligjin «Për ndërmarrjet shtetërore», si dhe ai «Për disa ndryshime në ligjin nr. 7521, dt. 30.10.1991 «Për përkrahjen sociale për personat që dalin të papunë nga zbatimi i Reformës Ekonomike ndryshuar me ligjin nr. 7579, dt. 2.7.1992. Në fillim të seancës së ditës së mërkurë nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Tomor Malasi i ftoi deputetët e pranishëm në sallë të mbanin 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit Petrit Llaftiu i cili në 10 shkurt të vitit 1992 humbi jetën në Itali në krye të detyrës nr. 7579, dt. 2.7.1992. Më tej u diskutua për projektligjin «Për një shtesë në ligjin nr. 7652 dt. 23.12.1992 «Për privatizimin e banesave shtetërore» e lidhur kjo me problemin e banesave të emigrantëve. Përveç variantit të propozuar nga deputeti Arben Meçe së bashku me një grup deputetësh, u paraqit edhe një variant tjetër i qeverisë i propozuar nga Ministri i Ndërtimit zoti Ilir Manushi. Ndërkaq të dy variantet ju kaluan deputetëve për njohje dhe diskutim të mëtejshëm në grupet parlamentare. (Vijon në faqen 4)

I DISKREDITUARI SPARTAK BRAHO DISKREDITON PS

Sa herë që RTSH, ka paraqitur ceremonitë e zhvillimit të intelektualëve shqiptarë, përveç të tjerash mallkimi ynë ka shkuar edhe tek çështësia komuniste dhe njerëzit e saj, që përdhunuan të drejtën njerëzore të mendimit të lirë, hapësirën e jetës jashtë kornizave të shtetit komunist, që edhe në varr i dërguan intelektualët e mendimit kombëtar të lidhur me zinxhirë. Janë pikërisht këta që fundrrina të kombit dhe pseudo intelektualë të natyrës së Spartak Brahos që sot gjoja u qakan hallin intelektualëve të sotëm shqiptarë. Janë pikërisht këto këlyshë të verbër të diktaturës enveriane dhe dhunës të ligjit të spekt rit të shlyer të tipit të Spartak Bra-hos, që i është hequr me të drejtë, mundësia e ushtrimit të profesionit të juristit për falsifikim, që merr përsipër të mbrojë intelektualët në artikullin «Genocidi ndaj intelektualëve afron diskreditimin e plotë të PD» (ZP, dt. 10.2. 1993). Është turp për intelektualët shqiptarë që lejоjnë të bëhet zëdhënës tyre një njeri i diskredituar publikisht në gjithë Durrësin si Spartak Braho, një njeri që Durrësi la vënë damkën me kohë e që nuk ka fare të bëjë me intelektualët e nderuar të PS, të paktën siç mund të mendojmë ne Është zë i madh për intelektualët që vërtetë janë njerëz gjirizesh komunistë si Spartak Braho, një vëllë e bindur e PP, një hijë e ngritur me pushtet për hir të trashëgimeve me familjen Hoxha dhe Grad-ecit, i mallkojë me tonalitët të lartë demokracinë shqiptare, të etiketoje mendimin intelektual kombëtar. Është turp i madh për PS dhe gazetën «ZP» që boton referate të tilla që mbahen në mbledhjet e fshehta të Partisë Komuniste të nxjerrë jashtë ligjit, ç’ka vërteton prionjet neonaziste dhe antikomuniste të PS, ç’ka vërteton në mënyrë të patundun bazën enveriste të PS, ç’ka vërteton se ajo udhëhiqet nga klani i rrezikshëm i ish sigurimit të shtetit nga qendra deri në bazë. A nuk është dhe vetë Spartak Braho një pionll i sigurimit të shtetit që po e vazhdon veprën e të jatit me të njëjtën devotshmëri, me të njëjtën egërsi dhe sadizëm siç ka vepruar babai i tij? Ja pra ky është mediokëri Spartak Braho, njeriu antintelektual që edhe sot e kësaj dite banon në një vilë të të blerë me dhunë një ish pronari të ndershëm, si dhuratë e Partisë së tij. Ne artikullin e tij, S. Braho akuzon PD për politikë antintelektuale për qërim hesapesh, për «buletin blu» që qarkullohet në seksionet e saj etj. Lëshitje të natyrës së ish-sigurimsave të vërbër dhe tellallëve të ngordhur të PP (S). Sulmi që i bëhet PD në atë artikull dhe në tërë shkrimet e tjera me ketë temë, janë lajthitje. PD nuk disponon as-një buletin blu. Në çdo paragraf të programit të saj është shprehur qartë dimensioni njerëzor, toleranca dhe mirëkuptimi. PD i ka qëndruar dhe do t'i qëndrojë besnikët programit të saj, që tashmë njihet botë-risht, si program bashkëkohor që ka marrë përsipër ndërtimin e shtetit demokratik shqiptar, të shoqërisë demokratike. Ky program është krejt e natyrshme të ketë edhe dhimbje të natyrës së asistencës dhe papunësisë, por kjo do të jetë kalimtare. PD ka garantuar me ligj të drejtën e pronësisë të ushtrimit të profesionit etj. Por gjithashtu është fakt se ish bosët e kuq janë kthyer në bosë ekonomik, në aventurierë dollarësh, në nisiatorë korrupsioni. Po kaq e vërtetë është se me mijëra ish të burgosur jetojnë në kushte të vështira strehimi e jetese, me mijëra demokratë janë në asistencë dhe u nënshtrohen pa u qarë ligjeve të reformës. Zoti Braho është kaq për të që Shqipërinë e krahasоn me fashizmin. Ti o komunist, sikur edhe një orë të ishte ajo që fantazon ti, do të përfundonte atje ku kanë përfunduar, me qindra e mijëra shqiptarë të spiunuar e denuar prej babait tënd, prej teje e shokëve të tu. Por ja, kjo qenka demokracia që të lejon ty edhe ndaj të diktaturës të marrin pozat e shenjtit të martirizuar. Megjithatë bota e ligjit duhet të ndalet përpara akuzave të tilla të pabaza që kërkon destabilitet dhe thirrje për revoltë. Kjo tregon se mekanizmi i vjetër i ish sigurimit të shtetit dhe nomenklaturës së kuqe vepron me një mllëf patologjik. A nuk e kanë këputur me kohë që tua tregojmë vendin? MUJE BUÇPAPAJ